{"id":4375,"date":"2014-05-16T23:34:06","date_gmt":"2014-05-16T23:34:06","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4375"},"modified":"2014-05-16T23:34:06","modified_gmt":"2014-05-16T23:34:06","slug":"ukraina-shuplake-per-eliten-politike-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4375","title":{"rendered":"Ukraina, shuplak\u00eb p\u00ebr elit\u00ebn politike ruse"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/8shevcova.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4376\" title=\"8shevcova\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/8shevcova-300x222.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"222\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/8shevcova-300x222.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/8shevcova.jpg 500w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Prof. dr.Lilia Shevcova\/<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e disa kombeve dhe popujve nganj\u00ebher\u00eb ndodhin momente t\u00eb nj\u00eb vullneti, t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie me shp\u00ebrthime maksimale. K\u00ebto momente quhen pasionare dhe me to n\u00ebnkuptohet gatishm\u00ebria p\u00ebr sakrifica <!--more-->p\u00ebr arritjen e nj\u00eb objektivi t\u00eb caktuar. Ka kombe, t\u00eb cil\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb taksur t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb momente t\u00eb tilla. Ato jetojn\u00eb, ekzistojn\u00eb dhe zhduken pa p\u00ebrjetime t\u00eb tilla.<br \/>\nUkraina, qoft\u00eb edhe jo t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve, arriti t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb dy momente t\u00eb tilla, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kombe t\u00eb tjera vet\u00ebm mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb.<br \/>\nRusin\u00eb e dit\u00ebve tona un\u00eb do ta p\u00ebrcaktojha si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\nNdiqni cilindo kanal televiziv t\u00eb Ukrain\u00ebs ose filma dokumentar\u00eb me metrazh t\u00eb shkurt\u00ebr ku transportuesit e blinduar pa shenja dalluese dhe ushtarak\u00eb me shirita t\u00eb shqyer patrullojn\u00eb Sevastopolin dhe Simferopolin. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Rusia. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ju mund ta prisni nga Rusia e dit\u00ebve tona.<br \/>\nPo e filloj me nj\u00eb thirrje. Hajde t\u2019i hedhim syt\u00eb matan\u00eb gardhit ukrainorus, p\u00ebrtej t\u00eb cilit ndodhet bota globale. Jo vet\u00ebm Evropa dhe Amerika, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht ajo q\u00eb quhet rend bot\u00ebror. Dhe do t\u00eb v\u00ebm\u00eb re se kjo bot\u00eb, besoj, nuk \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb dashamir\u00ebset as me ju, as me ne gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 viteve q\u00eb kan\u00eb kaluar, ose, s\u00eb paku, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka kaluar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<br \/>\nPse? Sepse bota ka p\u00ebrfunduar n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja? Sepse demokracit\u00eb liberale, edhe Evropa, edhe Amerika, edhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, e kan\u00eb humbur orientimin dhe trajektoren, kan\u00eb humbur rrug\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ose me nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb zez\u00eb, ose me nj\u00eb zon\u00eb gri, kush e merr vesh. Dhe tani e vetmja gj\u00eb q\u00eb i bashkon demokracit\u00eb liberale, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebsynimi i udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb n\u00eb kryeqytetet per\u00ebndimore p\u00ebr ta ruajtur gjith\u00e7ka me \u00e7do kusht n\u00eb gjendjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb, duke i hedhur pas krah\u00ebve vlerat, parimet, idet\u00eb. Ukraina, bota arabe, Rusia nuk i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb demokracis\u00eb liberale, e cila ka humbur orientimin, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb problemet e veta se at\u00eb e ka pllakosur kriza. Rezulton se Per\u00ebndimi, p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: ai nuk mund t\u00eb zhvillohet ndryshe, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrmes krizave. Por ama kjo kriz\u00eb q\u00eb ka filluar nga ajo financiare dhe q\u00eb po vazhdon edhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thella gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka kaluar q\u00eb prej viteve \u201930 t\u00eb shek, XX. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kriz\u00eb ekonomike. Ajo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb e vet\u00eb parimeve dhe e formave t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb e partive, e parlamentit, e presidentit.<br \/>\nFukujama thot\u00eb:<br \/>\n\u201cO Per\u00ebndi, Amerika n\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb kriz\u00eb, si t\u00eb dilet prej saj?\u201d.<br \/>\nFjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr parimet themelore. Prandaj n\u00ebse demokracit\u00eb liberale dhe rendi bot\u00ebror global kan\u00eb p\u00ebrfunduar ose n\u00eb qorrsokak, ose n\u00eb ngj\u00eb gjendje pa rrug\u00ebdalje, ose n\u00eb grop\u00eb, ose n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb presin m\u00eb prej tyre? N\u00eb situat\u00ebn kur Per\u00ebndimi po mbyllet n\u00eb guask\u00ebn e vet, shtetet e tjera i ngacmon josha p\u00ebr ta mbushur k\u00ebt\u00eb vakum, qoft\u00eb edhe sikur k\u00ebto shtete t\u2019i p\u00ebrkisnin shekullit t\u00eb kaluar apo edhe shek. XVI.<br \/>\nPrandaj jan\u00eb duke lindur tre shtete n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht se e kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht \u00e7airin e vet, pavar\u00ebsisht se nuk i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb shek. XXI, jan\u00eb duke luajtur nj\u00eb rol pseudopasionar nga m\u00eb aktiv\u00ebt. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr Rusin\u00eb, p\u00ebr Kin\u00ebn dhe p\u00ebr Iranin.<br \/>\nK\u00ebto shtete jan\u00eb aktivizuar, ato e ndiejn\u00eb veten si pole antiper\u00ebndimore, antievropiane, si pole antivlerash. Ato jan\u00eb duke luajtur. M\u00eb me agresivitet sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke luajtur Rusia, por edhe k\u00ebto dy t\u00eb tjerat, po ashtu, nuk mbeten prapa. Prandaj, duke folur p\u00ebr Rusin\u00eb dhe p\u00ebr Ukrain\u00ebn, ju jeni duke i hedhur nj\u00eb sy mbar\u00eb bot\u00ebs dhe po e kuptoni se nuk mund t\u00eb prisni kushedi se \u00e7\u00eb nga fakti se kush nuk ka dal\u00eb nga kriza. Ju duhet t\u00eb mb\u00ebshteteni mbi forcat e veta.<br \/>\nMomenti i dyt\u00eb. P\u00ebr Rusin\u00eb. Rusia \u00ebsht\u00eb edhe s\u2019\u00ebsht\u00eb Rusi. Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontradiktore, qoft\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb faktori t\u00eb vet\u00ebm. Putini \u00ebsht\u00eb po aty, t\u00eb nj\u00ebjtat fytyra jan\u00eb po aty, Moska s\u2019ka l\u00ebvizur nga vendi, Kremlini po ashtu, kurse regjimi \u00ebsht\u00eb ndryshe.<br \/>\nGjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e Ukrain\u00ebs, t\u00eb Moldavis\u00eb, t\u00eb Bjellorusis\u00eb dhe t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mundohen t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga p\u00ebrqafimet tona ngulmuese, Kremlini arriti t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb regjim cil\u00ebsisht t\u00eb ri. Deri n\u00eb vitin 2011, filozofia e pushtetit rus n\u00eb Kremlin ishte e k\u00ebtill\u00eb:<br \/>\n\u201cNe jemi po ashtu, si edhe Evropa, ne po imitojm\u00eb Evrop\u00ebn, ne jemi demokraci\u201d.<br \/>\nPutini po e strukturonte pushtetin e vet mbi baz\u00ebn e faktit q\u00eb ai i drejtohej mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb: edhe liberal\u00ebve, edhe nacionalist\u00ebve, edhe t\u00eb majt\u00ebve. N\u00eb parim, ky ishte nj\u00eb autoritariz\u00ebm i but\u00eb, mjaft pluralist, i cili e lejonte shoq\u00ebrin\u00eb t\u00eb jetonte sipas qejfit. Ky ishte nj\u00eb regjim plastik q\u00eb nuk ekziston m\u00eb.<br \/>\nTani n\u00eb Rusi ka lindur nj\u00eb i till\u00eb regjim, t\u00eb cilin nuk mund ta quash t\u00eb eg\u00ebr. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim krejt\u00ebsisht i ri, nj\u00eb regjim jo fort i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr ne. Po, kjo \u00ebsht\u00eb autokraci, por e nj\u00eb tipi t\u00eb ri, me nj\u00eb tjet\u00ebr cil\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autokraci q\u00eb u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 1991, para momentit t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo autokraci mb\u00ebshtetet tani mbi parimin: ne jemi ndryshe, ne nuk jemi Per\u00ebndim dhe ne do t\u2019i v\u00ebm\u00eb fre Per\u00ebndimit.<br \/>\nRusia, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rolin e Bashkimit Sovjetik. Dhe Rusia e Putinit tani ka pretendime shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa thjesht t\u2019i v\u00ebr\u00eb fre Per\u00ebndimit n\u00eb Ukrain\u00eb: n\u00eb Krime, n\u00eb Donjeck ose n\u00eb Lvov. Rusia putiniste ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ambicje. Rusia putiniste e shikon se fusha ka mbetur bosh. N\u00eb stadium nuk ka k\u00ebmb\u00eb njeriu. Duhet hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb, duhet sjell\u00eb topi me vete, duhet dal\u00eb me propozime, duhet diktuar, duhen shtruar k\u00ebrkesa dhe duhen shtuar rregullat e veta t\u00eb loj\u00ebs: si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje \u2013 asnjeri s\u2019b\u00ebhet i gjall\u00eb. Dhe askush s\u2019e hap goj\u00ebn.<br \/>\nKoncepti i Putinit sot nuk ka si synim q\u00eb thjesht t\u2019i dal\u00eb ballazi Per\u00ebndimit kudo ku \u00ebsht\u00eb e mundur, me t\u00eb gjitha forcat. Ai ka si q\u00ebllim t\u2019i propozoj\u00eb Per\u00ebndimit konceptin e vet, vlerat e veta tradicionale, t\u2019i mbush\u00eb menbdjen pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs q\u00eb t\u2019i miratoj\u00eb parimet tona. Dhe, natyrisht, t\u00eb rivendos galaktik\u00ebn, t\u00eb rivendos\u00eb Aleanc\u00ebn Evroaziatike. Kjo ide ka qen\u00eb gjithmon\u00eb antiper\u00ebndimore. Kjo ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb ftohje e Rusis\u00eb me Per\u00ebndimin. Ukraina n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept antiper\u00ebndimor ka luajtur gjithmon\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7. Pse? Ka shum\u00eb shpjegime n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. Po p\u00ebrmend disa prej tyre.<br \/>\nUkraina \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb projekt personal i Putinit, duke filluar q\u00eb prej vitit 2004. Udh\u00ebheqja politike e Rusis\u00eb e konsideron Ukrain\u00ebn si nj\u00eb vend q\u00eb s\u2019ka arritur t\u00eb b\u00ebhet shtet, si dik\u00eb q\u00eb s\u2019ka arritur t\u00eb b\u00ebhet njeri, si nj\u00eb bashk\u00ebsi q\u00eb nuk ka komb, q\u00eb nuk ka identitet. Prandaj jo m\u00eb kot Putini i deklaroi Bushit n\u00eb vitin 2008:<br \/>\n\u201cXhorxh, \u00e7far\u00eb po thua p\u00ebr Ukrain\u00ebn, se ajo, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb shtet dhe i till\u00eb s\u2019ka p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb\u201d.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb t\u00eb tjerave, Ukraina, p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Rusi, konsiderohet si kryen\u00ebna e shtetit rus, pik\u00ebrisht si puna e Kosov\u00ebs p\u00ebr serb\u00ebt. Dhe madje m\u00eb shum\u00eb. Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shuplak\u00eb q\u00eb Majdani i dha elit\u00ebs politike ruse.<br \/>\nFjala \u00ebsht\u00eb jo p\u00ebr natyr\u00ebn perandorake t\u00eb Rusis\u00eb kur Rusia nd\u00ebrhyn n\u00eb Krime dhe n\u00eb Ukrain\u00eb. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa p\u00ebr natyr\u00ebn perandorake. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr faktin se ukrainasit, me shembullin e tyre prej budallenjsh, po tregojn\u00eb rrug\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb rus\u00ebt. Prandaj Ukraina nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet i suksessh\u00ebm, ajo nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ukrainasit q\u00eb, sipas udh\u00ebheqjes ruse, nuk jan\u00eb komb, por jan\u00eb deg\u00eb e vetes son\u00eb. N\u00ebse dora apo k\u00ebmba jon\u00eb u distancua nga ne n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre dhe sakaq p\u00ebrftoi logjik\u00ebn e vet, k\u00ebsaj i thon\u00eb goditje p\u00ebr trupin. Prandaj Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e qytet\u00ebruar dhe nj\u00eb faktor ekzistues p\u00ebr pushtetar\u00ebt e Kremlinit. Kjo shpjegon shum\u00eb gj\u00ebra nga ato q\u00eb neve do t\u00eb na duhet t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb.<br \/>\nDy momente t\u00eb tjera. Ku \u00ebsht\u00eb opozita ruse? Mos vall\u00eb vet\u00ebm pushteti paska dal\u00eb t\u00eb vall\u00ebzoj\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb fush\u00eb ruse? Aha, opozita ruse \u00ebsht\u00eb shpartalluar. Liberal\u00ebt praktikisht jan\u00eb kooptuar. T\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb mbetur brenda getos, s\u00eb cil\u00ebs s\u00eb shpejti do t\u2019ia nd\u00ebrpresin oksigjenin. Kush mund t\u00eb jet\u00eb forc\u00eb active? Ne nuk e dim\u00eb.<br \/>\nPor n\u00eb Rusi ka ndodhur di\u00e7ka e habitshme p\u00ebr ne, e habitshme p\u00ebr mua, si liberale. Un\u00eb vura re se e vetmja arritje, s\u00eb paku, e viteve t\u00eb fundit q\u00eb bie n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb nacionalizmi rus n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Putinit, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kremlinit, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr sistemit. \u00cbsht\u00eb interesante se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes askush nuk e di se ku do t\u00eb \u00e7oj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. T\u00eb majt\u00ebt jan\u00eb pasionar\u00eb kudo, t\u00eb majt\u00ebt jan\u00eb gati p\u00ebr shp\u00ebrthime. Por n\u00eb kushtet e Rusis\u00eb, kur vidat jan\u00eb duke u shtr\u00ebnguar, kur po mbyllen dritaret, kur shoq\u00ebria ndodhet n\u00eb situat\u00ebn \u201cme lakun n\u00eb qaf\u00eb\u201d, \u00e7do forc\u00eb e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb.<br \/>\nPo shoq\u00ebria? Ajo doli n\u00eb protesta n\u00eb vitet 2011-2012, por at\u00eb e rras\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ilegalitet. Sot, q\u00eb t\u00eb jemi konkret, shoq\u00ebrin\u00eb po e betonojn\u00eb. Betoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e brisht\u00eb, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb \u00e7an dhe rritet bari. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne kur e kemi humbur orientimin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kur po na z\u00eb frym\u00ebn dhoma e gazit, kur jemi zhveshur nga pik\u00ebsynimi p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit, kur jan\u00eb shuar d\u00ebshirat, ambiciet?<br \/>\nNatyrisht q\u00eb regjimi i tanish\u00ebm do t\u00eb shembet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme. Kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb \u00e7mimi q\u00eb duhet t\u00eb paguhet dhe thjesht pun\u00eb kohe. Por \u00ebsht\u00eb interesante se ky regjim gjen mb\u00ebshtetje te vet\u00ebm 5-10% e popullsis\u00eb.<br \/>\nRus\u00ebt e urrejn\u00eb Putinin. Rus\u00ebt e urrejn\u00eb pushtetin. N\u00ebse ju do t\u00eb vinit n\u00eb Mosk\u00eb, ju nuk do t\u00eb takonit asnj\u00eb njeri n\u00eb rrug\u00ebt e Mosk\u00ebs q\u00eb do t\u00eb votonte p\u00ebr Putinin, q\u00eb do t\u00eb votonte p\u00ebr partin\u00eb \u201cRusia e Bashkuar\u201d.<br \/>\nPor ama kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsi e \u00e7uditshme. Njer\u00ebzit e urrejn\u00eb njeriun n\u00eb Kremlin, e p\u00ebrbuzin, njer\u00ebzit i p\u00ebrbuzin t\u00eb gjith\u00eb rreth e rrotull tij. Por njer\u00ebzit tani nuk dalin n\u00eb rrug\u00eb sepse ata nuk shikojn\u00eb ndonj\u00eb alternativ\u00eb. Por edhe sepse nuk e ndiejn\u00eb veten dhe aq keq. \u00cbsht\u00eb renta shum\u00eb e lart\u00eb e gazit p\u00ebr gjithsecilin, ka shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Por kjo qet\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e brisht\u00eb, shum\u00eb e rreme. N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fundit, s\u00eb paku, n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta, ja se \u00e7far\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi na pret: njer\u00ebzit do t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb. Por kur popullsia q\u00eb ka duruar gjat\u00eb do t\u00eb dyndet sakaq n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qyteteve ruse dhe nuk ka kurrfar\u00eb kanalesh komunikimi \u2013 as parti \u201cGrusht\u201d, as parti \u201cBatkivshina\u201d (Bashkimi Mbarukrainas \u2013 partia e Julia Timoshenkos \u2013 p\u00ebrkthyesi), as shtyp t\u00eb lir\u00eb, as internet, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb n\u00eb rrug\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb dalin edhe m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz dhe do t\u00eb nisin t\u00eb thyejn\u00eb xhamat. Dhe kjo ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndodh\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim i fuqish\u00ebm me fuqi kinetike q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e provinc\u00ebs, e cila e urren pushtetin, pasurimin e bos\u00ebve t\u00eb tanish\u00ebm dhe t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Kjo ngjall edhe m\u00eb shum\u00eb urrejtje, ngjall m\u00eb shum\u00eb etje p\u00ebr revansh. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mungon opozita politike, e cila k\u00ebt\u00eb energji do t\u00eb mund ta grumbullonte n\u00eb nj\u00eb drejtim m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar, m\u00eb pluralist, m\u00eb demokratik dhe m\u00eb liberal. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnim.<br \/>\nS\u00eb dyti, sh\u00ebmtir\u00ebn Putin, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendjeje, kan\u00eb p\u00ebr ta flakur nga Kremlini vet\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij. Dhe sistemi i autokracis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin fola, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi, por p\u00ebr llogari t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb regjimit. Dhe p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nDhe aspekti i fundit. P\u00ebr Ukrain\u00ebn. Bot\u00ebn nuk e shqet\u00ebson aspak fakti q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn evropiane t\u00eb kontinentit \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb agresion. Ukraina \u00ebsht\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb komb evropian, \u00ebsht\u00eb shtet evropian. N\u00eb Ukrain\u00eb kryhet okupimi i nj\u00eb pjese t\u00eb Ukrain\u00ebs nga nj\u00eb shtet fqinj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht e re pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Dhe bota vazhdon t\u00eb hesht\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, bota parap\u00eblqen t\u00eb mos i quaj\u00eb gj\u00ebrat me emrin e vet. K\u00ebshilli i Sigurimit q\u00eb u mblodh para pak koh\u00ebsh, presidenti Obama, si edhe kryeministrat e vendeve evropiane thon\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n\u201cSikur n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb kishte ndodhur nj\u00eb acarim, sikur t\u00eb ishte kryer ndonj\u00eb agresion, \u2013 thot\u00eb Obama, \u2013 kjo do t\u00eb kishte pasur pasoja shum\u00eb serioze\u201d.<br \/>\nSikur nuk po ndodh asgj\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb nuk dua t\u00eb p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201ci bashkuan\u201d, por, s\u00eb paku, tri fuqi t\u00eb m\u00ebdha \u2013 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Britania e Madhe dhe Franca \u2013 s\u00eb bashku me Rusin\u00eb, n\u00eb vitin 1994 ishin n\u00ebnshkrueset e s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs marr\u00ebveshje t\u00eb Memorandumit t\u00eb Bukureshtit dhe garantonin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Ukrain\u00ebs.<br \/>\nPo mir\u00eb, po e hedhim prapa krah\u00ebve k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb shkelur sa e sa marr\u00ebveshje. Por le t\u00eb sjellim nd\u00ebr mend faktin q\u00eb Ukraina dhe NATO-ja pat\u00ebn n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, po ashtu, jepen garanci p\u00ebr nj\u00eb stabilitet t\u00eb caktuar n\u00eb Ukrain\u00eb. Po edhe NATO-ja, po ashtu, n\u00eb takimin e vet t\u00eb ministrave t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme, deklaroi:<br \/>\n\u201cSikur n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb kishte gj\u00ebra serioze, at\u00ebher\u00eb, ndoshta, di\u00e7ka\u2026\u201d<br \/>\nDhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr paqe, p\u00ebr rend e k\u00ebshtu me radh\u00eb. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, NATO-ja e ka nj\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb kthyer krah\u00ebt. Ukraina nuk iu drejtua NATO-s. Dhe kur Tur\u00e7inovi ngrihet e flet dhe flet drejt p\u00ebr pun\u00ebn e agresionit, nuk dihet se cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ai i drejtohet presidentit Putin:<br \/>\n\u201cNdoshta, do t\u00eb merremi vesh n\u00eb ndonj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre\u201d.<br \/>\nKurse Putini thot\u00eb:<br \/>\n\u201cPo ne jemi duke vepruar n\u00eb kuadrin e marr\u00ebveshjes me Janukovi\u00e7in p\u00ebr gjendjen e Flot\u00ebs s\u00eb Detit t\u00eb Zi n\u00eb gadishullin e Krimes\u00eb\u201d.<br \/>\nDhe Per\u00ebndimi e mbylli goj\u00ebn.<br \/>\nJu po mendoni p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: vendin tuaj e okupuan, te ju po kryhet nj\u00eb agresion nga ana e nj\u00eb vendi fqinj, pushteti juaj nuk mund t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebdalje nga kjo situat\u00eb, nuk mund t\u2019i drejtohet askujt, n\u00eb p\u00ebrputhje me ca norma t\u00eb caktuara. Iu drejtuat K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. A e dini se pse? Sepse K\u00ebshilli i Sigurimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbeturin\u00eb e paralizuar e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i drejtohen K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, nuk marrin asnj\u00eb p\u00ebrgjigje prej tij, sepse t\u2019i drejtohesh K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u2019i drejtohesh ndonj\u00eb sht\u00ebpie pleqsh, duke e ditur se atje nuk do t\u00eb merret kurrfar\u00eb vendimi. Atje jan\u00eb dy fuqi t\u00eb m\u00ebdha, Rusia dhe Kina, t\u00eb cilat do ta bllokojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe gjithmon\u00eb<br \/>\nUkrainasit nuk i drejtohen NATO-s, sepse Tur\u00e7inovit dhe qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Ukrain\u00ebs, vendet e NATO-s dhe kryeqytetet evropiane, u than\u00eb:<br \/>\n\u201cD\u00ebgjoni, djema, nga ne mos k\u00ebrkoni gj\u00eb, ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk do t\u00eb p\u00ebrzihemi. Ne do t\u2019ju d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb komision, at\u00eb, ndoshta, do ta lejojn\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Krime. Dometh\u00ebn\u00eb, ju, ore djema, nga Krimeja i lat\u00eb duart. Nuk e dim\u00eb se n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb e p\u00ebrjeton nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb vet\u00ebvet\u00ebsia juaj komb\u00ebtare, por \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb jetoni tashm\u00eb me ca skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<br \/>\nPo cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i rus\u00ebve ndaj Ukrain\u00ebs? Ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb \u201cQendra-Levada\u201d i ka vjel\u00eb n\u00eb mesin e muajit shkurt. Nga ato t\u00eb dh\u00ebna duket se deri n\u00eb \u00e7\u2019shkall\u00eb \u00ebsht\u00eb e demokratizuar shoq\u00ebria ruse. Por ajo nuk \u00ebsht\u00eb fajtore, sepse asaj i drejtohet vet\u00ebm pushteti p\u00ebrm\u00ebs kanaleve televizive mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Vet\u00ebm pushteti, or\u00eb e \u00e7ast, \u00e7do jav\u00eb, \u00e7do or\u00eb i detyron njer\u00ebzit t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verb\u00ebr. Njer\u00ebzit nuk marrin informacion, jo t\u00eb gjith\u00eb e ndjekin internetin.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndjenjash u ngjalli rus\u00ebve sheshi Majdan m\u00eb 20 shkurt?<br \/>\n\u201cAdmirim\u201d \u2013 1%, \u201cMiratim\u201d \u2013 3%, \u201cSimpati\u201d \u2013 16%, \u201cAcarim\u201d \u2013 12%, \u201cNeveri\u201d \u2013 36%, \u201cFrik\u00eb dhe Tmerr\u201d \u2013 15%, \u201cKurrfar\u00eb ndjenjash nuk p\u00ebrjetojn\u00eb dhe nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar\u201d \u2013 14%.<br \/>\nDhe e fundit. Cila \u00ebsht\u00eb ndjesia ekzistenciale e Rusis\u00eb nga vet\u00eb rus\u00ebt. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi sepse Rusia ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb mbetet p\u00ebr Ukrain\u00ebn nj\u00eb lojtar kryesor gjeopolitik dhe brendapolitik, p\u00ebrderisa ju vazhdoni t\u00eb ndodheni n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri. Dhe madje kur t\u2019i jepni karar t\u00eb dilni nga kjo zon\u00eb gri, Rusia, pa\u00e7ka se n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt ajo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend jomiq\u00ebsor, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet nj\u00eb lojtar kryesor dominues. Kjo edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb Ukrain\u00eb ekziston Juglindja dhe nj\u00eb lob i fuqish\u00ebm prorus.<br \/>\nGjendja jon\u00eb e tanishme \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e nj\u00eb anekdote t\u00eb vjet\u00ebr:<br \/>\nNj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb th\u00ebrret \u201cndihm\u00ebn e shpejt\u00eb\u201d. Kur ajo erdhi dhe e mori, i s\u00ebmuri pyet doktorin:<br \/>\n&#8211; Ku po m\u00eb m\u00eb \u00e7oni?\u201d<br \/>\n&#8211; N\u00eb morg.<br \/>\n&#8211; Por un\u00eb ende nuk kam vdekur.<br \/>\n&#8211; Por ne ende nuk kemi arritur.<br \/>\nJa kjo \u00ebsht\u00eb gjendja e kombit rus<br \/>\nA kemi ne t\u00eb ardhme, e keni ju vall\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb p\u00ebr s\u00eb mbari? Sigurisht. Me sa duket, kjo do t\u00eb na k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb apo, besoj, m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet. Stabiliteti i tanish\u00ebm neve na mjafton p\u00ebr nja tre vjet. Pas k\u00ebtij afati askush nuk garanton ndonj\u00eb stabilitet. Dhe as vet\u00eb nuk e dim\u00eb n\u00ebse kjo val\u00eb do t\u00eb na p\u00ebrfshij\u00eb vet\u00ebm ne, apo mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb na rrethon.<br \/>\nPor ama ekziston nj\u00eb siguri absolutisht e qart\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr:<br \/>\nFaktori rus jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimtar, por edhe p\u00ebr Ukrain\u00ebn normale, konstruktive, p\u00ebr Ukrain\u00ebn e vlerave, \u00ebsht\u00eb duke luajtur disa role. Un\u00eb mendoj se Putini lau duart nga Ukraina normale. Faktori rus, n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, edhe sikur Ukrain\u00ebs t\u2019i merret ndonj\u00eb pjes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Krimen\u00eb, ka p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin e konsoliduesit t\u00eb identitetit t\u00eb ri ukrainas, ka p\u00ebr ta shtytur Ukrain\u00ebn drejt Evrop\u00ebs.<br \/>\nTashm\u00eb nuk ka dyshim se Ukraina ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo zon\u00eb gri n\u00eb nj\u00eb drejtim, n\u00eb drejtimin evropian. Pik\u00ebrisht p\u00ebr faktin se ju keni Majdanin, i cili nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb vis i caktuar, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb pik\u00eb gjeografike, Majdanin ju e keni n\u00eb kok\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nP\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7mimit q\u00eb duhet paguar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk dihet se kush duhet t\u00eb hedh\u00eb fall. Ashtu si\u00e7 dihet se askush nuk do t\u00eb hedh\u00eb fall p\u00ebr koh\u00ebn dhe p\u00ebr horizontin kohor. Por ama gjith\u00e7ka brenda kuadrit t\u00eb brezit t\u00eb tanish\u00ebm (Citohet sias: Lilia Shevcova. \u201cUkraina, nj\u00eb shuplak\u00eb p\u00ebr elit\u00ebn politike ruse\u201d. Marr\u00eb nga faqja e internetit \u201cLB.ua\u201d. 02 mars 2014).<br \/>\n* Lilia Shevcova, e lindur n\u00eb vitin 1949, \u00ebsht\u00eb politologe ruse, doktor i shkencave historike, profesore e Katedr\u00ebs s\u00eb Politologjis\u00eb Krahasuese t\u00eb Institutit Shtet\u00ebror Rus t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, bashk\u00ebpun\u00ebtore shkencore p\u00ebrgjegj\u00ebse e Qendr\u00ebs Karnegi t\u00eb Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>Analiz\u00ebn e saj e p\u00ebrktheu dhe e p\u00ebrgatiti p\u00ebr botim Prof.dr. Eshref Ymeri.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. dr.Lilia Shevcova\/ N\u00eb jet\u00ebn e disa kombeve dhe popujve nganj\u00ebher\u00eb ndodhin momente t\u00eb nj\u00eb vullneti, t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie me shp\u00ebrthime maksimale. K\u00ebto momente quhen pasionare dhe me to n\u00ebnkuptohet gatishm\u00ebria p\u00ebr sakrifica<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4375","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4375"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4375\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4377,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4375\/revisions\/4377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}