{"id":4362,"date":"2014-05-16T04:40:18","date_gmt":"2014-05-16T04:40:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4362"},"modified":"2014-05-16T04:40:18","modified_gmt":"2014-05-16T04:40:18","slug":"grate-plaka-te-kolziut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4362","title":{"rendered":"GRAT\u00cb \u201cPLAKA\u201d T\u00cb KOLZIUT"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>(Portret fisnik\u00ebrie i munguar)<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/deda.n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4363\" title=\"deda.n\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/deda.n.jpg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"320\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/deda.n.jpg 213w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/deda.n-199x300.jpg 199w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/a>Nga Ndue Dedaj<\/p>\n<p>Ato nuk ishin plaka, p\u00ebrkundrazi ishin gra t\u00eb reja, por duke qen\u00eb gjithnj\u00eb me veshje t\u00eb zez\u00eb, pa burra (nj\u00ebra e kishte t\u00eb vdekur e tjetra t\u00eb gjall\u00eb, ve\u00e7se n\u00eb arrati p\u00ebrtej oqeanesh) dhe pa ask\u00ebnd tjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, ngjanin si plaka n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb asaj ane, <!--more-->ku pik\u00ebpritej Dibrri me katundet e Oroshit t\u00eb Posht\u00ebm. Ishin dy gra t\u00eb fisme, me sjellje sojnike, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb u b\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet plaka, se u moshuan. Nuk i b\u00ebnin keq askujt, syt\u00eb e tyre ishin t\u00eb but\u00eb, miq\u00ebsor\u00eb, dhe se nuk prisnin asgj\u00eb nga e nes\u00ebrmja, s\u2019kishin asnj\u00eb shpres\u00eb. Ishin Dranja e Llesh Kolziut (Kaziut) dhe Prena e Ndrec\u00eb Kolziut (Kaziut), dy v\u00ebllez\u00ebr, i pari i vrar\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore si nacionalist dhe pse kishte qen\u00eb partizan i \u201843-it n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga Brigadat Sulmuese, i dyti ishte arratisur dhe gjendej n\u00eb Amerik\u00eb si antikomunist. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit flitej ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, si p\u00ebr nj\u00eb njeri nga bota e p\u00ebrtejme, kur sillte ndonj\u00eb let\u00ebr apo ndonj\u00eb dollar n\u00eb familje, te gruaja e vajzat, ku nj\u00ebra sosh ishte e martuar te Gerajt, n\u00eb Shp\u00ebrdhaz\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi e persekutuar politikisht. Bashk\u00ebshorti i saj, Biba, nj\u00eb armator i zoti i minier\u00ebs, qe futur n\u00eb burg politik, me akuz\u00ebn p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, se e rrezikonte pushtetin popullor me an\u00eb t\u00eb vjehrrit \u201camerikan\u201d, q\u00eb nuk e kishte takuar kurr\u00eb dhe zor se do ta takonte ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Edhe Dranja, m\u00eb e moshuar, nj\u00ebr\u00ebn nga vajzat e kishte t\u00eb martuar n\u00eb Kashnjet. Ato t\u00eb dyja nuk kishin djem, por dhe po t\u00eb kishin, do t\u2019u ishin kalbur n\u00ebp\u00ebr burgje e tretur n\u00eb internime, ku ishin t\u00eb gjith\u00eb Kolzinjt\u00eb, i madh e i vog\u00ebl, t\u00eb lindur e t\u00eb palindur, nga Tepelena n\u00eb Plug t\u00eb Lushnj\u00ebs, deri n\u00eb vitin 1991. \u00cbsht\u00eb drama tipike e nj\u00eb familjeje shqiptare, q\u00eb nuk e l\u00ebn\u00eb t\u00eb ngre kryet p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli. Rr\u00ebnimi i madh nisi dit\u00ebn q\u00eb Deda, v\u00ebllai i madh i Lleshit e Ndrec\u00ebs, ish-kryetar i k\u00ebshillit nacional\u00e7lirimtar t\u00eb fshatit Buk\u00ebmir\u00eb, u hodh kund\u00ebr pushtetit, \u201cdoli n\u00eb mal\u201d si\u00e7 thuhej asokohe, duke t\u00ebrhequr pas fatin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00eb gjith\u00eb familjes. Pas shuarjes s\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhenj, arratisjes s\u00eb t\u00eb tretit, kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb internim v\u00ebllai i kat\u00ebrt i Kazez\u00ebve, Gjergji, me shpres\u00ebn e ringjalljes s\u00eb familjes. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb shteti i vuri flak\u00ebn kull\u00ebs s\u00eb Kaziut dhe ajo nuk u ngrit m\u00eb, duke hyr\u00eb e dal\u00eb si hije n\u00eb t\u00eb dy grat\u00eb e sip\u00ebrth\u00ebna, Drania e Prena.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/drane-ll.-kryeziu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4364\" title=\"drane ll. kryeziu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/drane-ll.-kryeziu.jpg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"320\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/drane-ll.-kryeziu.jpg 213w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/drane-ll.-kryeziu-199x300.jpg 199w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><span style=\"font-size: small;\">Drane Llesh Kolziu<\/span><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/prena-n.-kryeziu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4365\" title=\"prena n. kryeziu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/prena-n.-kryeziu.jpg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"320\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/prena-n.-kryeziu.jpg 213w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/prena-n.-kryeziu-199x300.jpg 199w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Prena Ndrec\u00eb Kolziu<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kolzez\u00ebt ishin nga Oroshi i Mirdit\u00ebs. Sht\u00ebpia e tyre e vjet\u00ebr kishte qen\u00eb n\u00eb Bulshar, por dhe n\u00eb Livadh\u00ebz e Buk\u00ebmir\u00eb, mbi nj\u00eb shk\u00ebmb t\u00eb zi, mes disa arash tepsi t\u00eb rrafshta, kredhur n\u00eb blerim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, n\u00eb an\u00eb t\u00eb Zallit t\u00eb Kalorit, ku her\u00ebt kishte pas qen\u00eb dyqani i nj\u00eb tregtari shkodran, n\u00eb rrug\u00ebn Shkod\u00ebr-Orosh-Prizren. P\u00ebrndryshe ai vend quhej Va Kryp\u00eb dhe banohej nga Kolziu dhe Xhaferri, n\u00eb fqinj\u00ebsi me kalor\u00ebsit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb lumit. Ishte nj\u00eb banes\u00eb e rr\u00ebnuar, nj\u00ebkat\u00ebshe, q\u00eb mezi mbahej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga dy grat\u00eb e vetmuara, q\u00eb krejt familjen e madhe (fisin) e kishin n\u00eb internim politik n\u00eb fushat e Myzeqes\u00eb. Jan\u00eb v\u00ebrtet ngjeth\u00ebse kujtimet e shkruara e t\u00eb pashkruara t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve, q\u00eb mund\u00ebn t\u00eb mbijetonin e t\u00eb mb\u00ebrrinin demokracin\u00eb. \u201cPlakat\u201d e Kaziut, grat\u00eb e vuajtura t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb son\u00eb, askush nga populli nuk i urrente, ndon\u00ebse nga qeveria e re komuniste shiheshin si armike. Shteti i kishte tjet\u00ebrsuar n\u00eb armiq t\u00eb klas\u00ebs Kazez\u00ebt etj. N\u00ebse burrat e sht\u00ebpis\u00eb kishin qen\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit politik, pse duhej q\u00eb kalvari t\u00eb zgjaste dhe pas vdekjes s\u00eb tyre, t\u00eb nipat e mbesat.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebn e analizon sot se si ngjau p\u00ebrplasja e madhe klasore mirditore, habitesh si gj\u00ebrat ndryshuan rrjedh\u00eb aq shpejt. Pritej q\u00eb Kazez\u00ebt t\u00eb ishin familja prij\u00ebse e Buk\u00ebmir\u00ebs, Livadh\u00ebzit e m\u00eb gjer\u00eb, si\u00e7 dhe nisi. Por n\u00eb mal ishte ende i biri i Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs, Mark Gjomarkaj dhe presioni i tradit\u00ebs ishte i fort\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se mes dy ideve, rrymave, asaj komuniste dhe asaj nacionaliste, k\u00ebta burra do t\u00eb zgjidhnin tradit\u00ebn. Ata kishin qen\u00eb antifashist\u00eb, por nuk ishin t\u00eb bindur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dhe komunist\u00eb, si dhe t\u00eb tjer\u00eb mirditor\u00eb t\u00eb shquar, si Pashk Curri n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs, ish-drejtues i \u00c7et\u00ebs Partizane Puk\u00eb-Mirdit\u00eb, luft\u00ebtar dhe poet q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb burgjet e regjimit komunist si disident. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje e madhe historike p\u00ebr shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb para, ndoshta t\u00eb gjitha, q\u00eb u zgjidh n\u00eb favor t\u00eb tradit\u00ebs, pavar\u00ebsisht \u00e7mimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe disa nga komunist\u00ebt e par\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs ishin nga k\u00ebto dyer fisnike: Bardhok Biba rridhte nga Dera e Gjomarkajve (Kapidanit), Pal M\u00eblyshi ishte nipi i Bajraktarit t\u00eb Kthell\u00ebs, Ndrec Ndue Gjoka nga nj\u00eb sht\u00ebpi e njohur e Fanit, ashtu si dhe sht\u00ebpia e Pjet\u00ebr Ndue Mardo\u00e7it n\u00eb Kthell\u00eb, q\u00eb pati nd\u00ebr antifashist\u00ebt, nacionalist\u00ebt dhe komunist\u00ebt e par\u00eb vendas. Kolzez\u00ebt dikur kishin qen\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb z\u00eb, n\u00eb bajrakun e tyre oroshian, me shum\u00eb miq e shok\u00eb. Ata vinin nga Kola i Zi, si\u00e7 kishte qen\u00eb aty n\u00eb Orosh dhe Lleshi i Zi i famsh\u00ebm i Kapidan\u00ebve. Nj\u00eb her\u00eb ata kishin pas prer\u00eb p\u00ebr fest\u00eb \u201ckaun e zi\u201d p\u00ebr t\u00eb gostitur t\u00eb ftuarit, duke marr\u00eb me at\u00eb rast bujar dhe nj\u00eb mbiem\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb, Kaziu\u2026<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Por ky shkrim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb kujtes\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr dy gra q\u00eb nuk rrojn\u00eb m\u00eb. Tek ato t\u00eb dyja koha kishte ngecur n\u00eb vend, qysh n\u00eb vitet e para pas Luft\u00ebs. I mbaj mend kur vinin ndonj\u00ebher\u00eb te ime gjyshe, Dila e Ded\u00eb Preng\u00ebs, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb Qaf\u00eb-Vorr\u00ebs, dhe kuvendonin s\u00eb bashku n\u00eb hijen e manit t\u00eb madh n\u00eb oborr, duke pir\u00eb kafe. Se \u00e7\u2019bisedonin ne f\u00ebmij\u00ebt nuk mund ta dinim, pasi ato nuk flisnin n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb, sapo ne afroheshim e ulnin z\u00ebrin dhe flisnin si me shenja. Drania e Prena ishin pak a shum\u00eb bashk\u00ebmoshatare me n\u00ebn\u00ebn time, Gjel\u00ebn dhe thuajse nga nj\u00eb lagje, vet\u00ebm Zalli i Kalorit i ndante sht\u00ebpit\u00eb e tyre, ajo kishte lindur aty ku ato kishin ardhur nuse, k\u00ebshtu q\u00eb ishte nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb ato dy gra t\u00eb urta t\u00eb vuajtura, ndon\u00ebse rrall\u00eb, sa p\u00ebr nj\u00eb kafe, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ne ishim familje e lidhur me regjimin, si t\u00eb thuash n\u00eb skajin tjet\u00ebr t\u00eb litarit. Por kodet njer\u00ebzore e kan\u00eb kap\u00ebrcyer shpesh ideologjin\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e asaj kohe p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd.<\/p>\n<p>P\u00ebr kat\u00ebr vite, dy grat\u00eb \u201cplaka\u201d t\u00eb Kaziut i shihja p\u00ebrdit\u00eb tek ruanin ato pak dele e dhi me t\u00eb cilat mbaheshin, pasi udha p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb fillore, n\u00eb Fush\u00ebn Pap\u00ebrdhok, kalonte rr\u00ebz\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre. Nuk m\u00eb kujtohet t\u2019i kem par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb duke qeshur. Ishte mir\u00ebsia e tyre q\u00eb ato n\u00eb vet\u00ebdijen time nuk mbet\u00ebn si armike, por si gra pa fat, q\u00eb kishin vet\u00ebm g\u00ebzimin e ndonj\u00eb nipi a mbese. N\u00eb at\u00eb mes vitesh \u201860, kur isha 7-8 vje\u00e7, gj\u00ebja q\u00eb nuk mund ta hiqja nga mendja ishte i shoqi i Pren\u00ebs, Ndreca, q\u00eb ishte n\u00eb Amerik\u00eb dhe kurr\u00eb nuk vinte. Se si m\u00eb dukej q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb nga an\u00ebt tona t\u00eb ishte n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs, ani se ai vend quhej \u201cToka e Premtuar\u201d. Nuk mund ta kuptoja at\u00ebher\u00eb si kishte ndodhur ashtu, t\u00eb ndaheshin burri e gruaja p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, duke qen\u00eb t\u00eb dy gjall\u00eb, dhe se ai nuk ishte i vetmi rast nga Mirdita apo Shqip\u00ebria, por si ai kishte dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb vendi i vet i kishte tretur si zogjt\u00eb e korbit. I kishte ndar\u00eb Lufta e Ftoht\u00eb ata q\u00eb nuk i kishte ndar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb historia e nj\u00eb a dy mij\u00eb vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bar-bufe rr\u00ebz\u00eb Drinit n\u00eb Lezh\u00eb,pi nj\u00eb kafe me Silva Kolziun, punonj\u00ebse e DAR-it, e diplomuar p\u00ebr fizik\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb e di mir\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb botuar dhe nj\u00eb monografi. Ajo \u00ebsht\u00eb mbesa e Gjergj Kolziut t\u00eb kalvarit t\u00eb internimeve. I them se do t\u00eb doja t\u2019i shihja fotografit\u00eb e Dranes dhe Pren\u00ebs, si nj\u00eb homazh jo vet\u00ebm p\u00ebr ato, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato gra t\u00eb shuara t\u00eb asaj familje mirditore, nga n\u00ebna plak\u00eb q\u00eb mori nj\u00ebrin pas tjetrit lajmin e zi t\u00eb vdekjes s\u00eb dy bijve dhe arratisjes s\u00eb t\u00eb tretit. Dhe Silva m\u2019i siguroi bujarisht, q\u00eb t\u2019i njoh\u00eb dhe lexuesi. Un\u00eb besoj se k\u00ebto dy portrete t\u00eb asaj kohe flasin m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt e mia. Lufta gjithnj\u00eb kishte marr\u00eb burrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe ato q\u00eb kishin hequr mundimet e saj mbi kurriz kishin qen\u00eb grat\u00eb, me ferrin p\u00ebr vete e paqen p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u2026 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rac\u00eb grash fisnike t\u00eb paepura q\u00eb po shuhet dita-dit\u00ebs dhe pse ne ende nuk e kemi vjel\u00eb gjith\u00eb kujtes\u00ebn e tyre t\u00eb trandur. N\u00eb vorbull\u00ebn e rr\u00ebmujshme t\u00eb tranzicionit i harruam ato, padrejt\u00ebsisht, ndaj ndihem mir\u00eb me k\u00ebto pak radh\u00eb, q\u00eb munda t\u00eb plot\u00ebsoj nj\u00eb detyrim q\u00eb ia kisha f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime\u2026 por dhe nj\u00eb Historie ende t\u00eb pashkruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Portret fisnik\u00ebrie i munguar) Nga Ndue Dedaj Ato nuk ishin plaka, p\u00ebrkundrazi ishin gra t\u00eb reja, por duke qen\u00eb gjithnj\u00eb me veshje t\u00eb zez\u00eb, pa burra (nj\u00ebra e kishte t\u00eb vdekur e tjetra t\u00eb gjall\u00eb, ve\u00e7se n\u00eb arrati p\u00ebrtej oqeanesh) dhe pa ask\u00ebnd tjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, ngjanin si plaka n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb asaj&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4362","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4362"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4366,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4362\/revisions\/4366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}