{"id":4358,"date":"2014-05-15T01:39:56","date_gmt":"2014-05-15T01:39:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4358"},"modified":"2014-05-15T01:39:56","modified_gmt":"2014-05-15T01:39:56","slug":"muzeu-i-nostalgjikeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4358","title":{"rendered":"MUZEU I NOSTALGJIK\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4359\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>Vera \u00ebsht\u00eb pije e shijshme zot\u00ebrinjsh kur \u00ebsht\u00eb e paprishur, nd\u00ebrsa kur \u201ck\u00ebrcet\u201d ajo b\u00ebhet uthull e sh\u00ebrbehet vet\u00ebm p\u00ebr sallat\u00ebn. Ndoshta s\u2019\u00ebsht\u00eb dhe aq e gjetur, por k\u00ebshtu dhe nostalgjia, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri shpirt\u00ebrore e njeriut, <!--more-->derisa nuk \u00ebsht\u00eb ideologjizuar, dometh\u00ebn\u00eb \u201cthartuar\u201d. Nostalgji p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, vendlindjen, prind\u00ebrit, dasmat, koh\u00ebn sh\u00ebrbimit mbret\u00ebror, koh\u00ebn e luft\u00ebs partizane, shkoll\u00ebn, pun\u00ebn n\u00eb miniera, uzina, ferma, gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet m\u00eb ty dhe historin\u00eb t\u00ebnde njer\u00ebzore, familjare, pse jo, dhe at\u00eb politike, p\u00ebr aq sa kjo e fundit ka qen\u00eb e pranishme tek ti. Pasi nuk \u00ebsht\u00eb se ka patur ndonj\u00ebher\u00eb koh\u00eb jopolitike, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ishin t\u00eb \u00e7liruar prej saj. Tjet\u00ebr politika moderne si promotor zhvillimi, ku shoq\u00ebria nuk mund t\u00eb kuptohet pa t\u00eb. Por nuk ka m\u00eb vend nostalgjia politike e s\u00eb kaluar\u00ebs, spekulimi dhe p\u00ebrdorimi politik i nj\u00eb ngjarje historike, sado e vlefshme, i nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar komb\u00ebtare, si dita e d\u00ebshmor\u00ebve, e cila dhe pse merr shkas nga r\u00ebnia e Qemal Staf\u00ebs me 1942 \u00ebsht\u00eb dita e gjith\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit q\u00eb nga Pavar\u00ebsia. Edhe k\u00ebt\u00eb 5 Maj s\u00ebrish drejt \u201cN\u00ebn\u00ebs Shqip\u00ebri\u201d, ashtu si n\u00eb Dit\u00ebn e \u00c7lirimit, u nis\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb kurora. Me fjalime t\u00eb shkurt\u00ebra rituale e poza solemne t\u00eb fjalimmbajt\u00ebsve si p\u00ebrher\u00eb. Nuk munguan as komunist\u00ebt me portretin e Enver Hoxh\u00ebs, si dhe n\u00eb n\u00ebntor, por k\u00ebsaj here nuk u lejuan q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e protokollit shtet\u00ebror, duke u ndaluar nga sh\u00ebrbimet e Gard\u00ebs derisa t\u00eb mbaronte ceremonia zyrtare. Duke par\u00eb sekuencat filmike nuk mund t\u00eb mos vije re se e gjith\u00eb gj\u00ebja q\u00eb ata donin t\u00eb paraqitnin me krenari ishte portreti i Komandantit (dhe ai jo me veshjen partizane), dhe asnj\u00eb portret tjet\u00ebr i figurave ky\u00e7e t\u00eb Luft\u00ebs, si Spiro Moisiu, Ymer Dishnica, Gjin Marku, Nako Spiru, Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi, Mehmet Shehu, Omer Nishani, Haxhi Lleshi etj. Le pastaj t\u00eb kishte aty portrete t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb m\u00ebparshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk duhej t\u00eb kishte kurr\u00ebfar\u00eb portretesh, si n\u00eb manisfestimet politike t\u00eb viteve \u201980! Natyrisht q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujtimore nuk \u00ebsht\u00eb konferenc\u00eb shkencore e historis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs, por pas 70 vitesh simbolikat e saj duhej t\u00eb ishin qart\u00ebsuar e gjith\u00ebpranuar, kuptohet duke p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do nderim bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit (kolaboracionist\u00ebt), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u201camnisti\u201d e lavdi. Gjithsesi, p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd duket se ora ka ngecur aty, te nostalgjia e pakufishme p\u00ebr \u201cudh\u00ebheq\u00ebsin legjendar\u201d e s\u2019ka tjet\u00ebr. Ai portreti i tij n\u00eb sfond, n\u00ebse n\u00eb Tiran\u00eb u shmang, ishte n\u00eb ceremonin\u00eb n\u00eb Skrapar, si\u00e7 diku tjet\u00ebr nostalgjik\u00ebt i kishin v\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb nderonin me grusht, pa ia ditur ata adoleshent\u00eb dometh\u00ebnien atij gjesti t\u00eb tyre. E me ngjas\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb ndodh\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti, diku portreti i kreut komunist do t\u00eb ndalohet e diku tjet\u00ebr do t\u00eb lejohet, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb aspak serioze p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb civilizuar. Po t\u00eb ishte fjala thjesht\u00eb p\u00ebr Komandantin e Luft\u00ebs mund dhe t\u00eb kishte nj\u00ebfar\u00eb pranimi (pos atyre q\u00eb e quajn\u00eb Luft\u00ebn Nacional\u00e7lirimtare n\u00eb vitin e fundit t\u00eb saj si luft\u00eb civile), por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh Diktatori e k\u00ebtu gjerat komplikohen. Pa u shtyr\u00eb nj\u00eb regjim m\u00eb tej, at\u00eb t\u00eb Zogut, apo zogist, quajeni si t\u00eb doni, me t\u00eb tjer\u00eb nostalgjik\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr si jehon\u00eb historike se sa si veprim politik, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb e larg\u00ebt e shum\u00eb nacionalist\u00eb nuk rrojn\u00eb m\u00eb. Megjithat\u00eb as ata nuk kan\u00eb ndenjur dyarkryq n\u00eb lart\u00ebsimin e t\u00eb pamerituarve, kur u \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsia, duke ngritur n\u00eb ndonj\u00eb qytet shtatore individ\u00ebsh t\u00eb dominuar nga krimi. Sidoqoft\u00eb ata nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb agresion kund\u00ebr \u201cdiktatorit\u201d, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb koh\u00ebt e fundit nostalgjik\u00ebt komunist\u00eb q\u00eb i hodh\u00ebn litarin n\u00eb qaf\u00eb \u201cmbretit\u201d, si nj\u00eb hakmarrje e asaj q\u00eb pati ngjar\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1991 n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Ky qendrim aspak i denj\u00eb me historin\u00eb e shekullit t\u00eb kaluar mund t\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqiptar, por nuk \u00ebsht\u00eb se dhe vet\u00eb Europa e ka t\u00eb zgjidhur plot\u00ebsisht problemin e saj me t\u00eb kaluar\u00ebn. Ende ngjarjet politike kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr. Mend\u00ebsia konservatore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet e k\u00ebsaj. Po ashtu ndasia ideologjike q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb kufijt\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngush\u00ebllim p\u00ebr qendrimin (lexo: mjerimin) ton\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrme, ku \u00e7do qeveri q\u00eb vjen ngre grupin e vet t\u00eb historian\u00ebve p\u00ebr rishkrimin e historis\u00eb, si\u00e7 ka ngjar\u00eb dhe s\u00eb fundi me nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Duket se asgj\u00eb nuk mund t\u00eb pranohet nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, prandaj secili del e promovon vlera, gjysm\u00ebvlera apo sajesa historike, kulturore p\u00ebr llogari t\u00eb vet. Gjysma nuk e pranon assesi gjysm\u00ebn tjet\u00ebr. Nuk ka kuptim q\u00eb pleq t\u00eb lodhur nga mosha t\u00eb zihen n\u00eb rrjetet sociale, prap\u00eb si partizan\u00eb e ballist\u00eb. Dhe sidomos nuk ka kuptim q\u00eb brenda s\u00eb majt\u00ebs, dikush t\u2019i dal\u00eb m\u00eb p\u00ebrzot Luft\u00ebs e ta ket\u00eb m\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr se t\u00eb tjer\u00ebt, pasi k\u00ebsaj i bie era kapital politik dhe p\u00ebrfitim elektoral. Disa parti duhet th\u00ebn\u00eb minore jan\u00eb ende shpejt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi historin\u00eb. Partit\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb e shkojn\u00eb dhe ngjarjet e m\u00ebdha \u00a0p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se prerja e tyre politike dhe t\u00eb gjitha politikat s\u00eb bashku. Ndaj, pa dashur t\u00eb l\u00ebndojm\u00eb ask\u00ebnd n\u00eb ndjenjat e veta, t\u2019i l\u00ebm\u00eb heronjt\u00eb dhe D\u00ebshmor\u00ebt e Atdheut pa parti, pasi m\u00eb e pakta gj\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb patur n\u00eb jet\u00eb ka qen\u00eb pik\u00ebrisht partia, cilado qoft\u00eb ajo, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se partia e tyre ishte Shqip\u00ebria. Dhe kjo jo p\u00ebr ndonj\u00eb patetik\u00eb, porse partit\u00eb shqiptare kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr jet\u00ebshkurt\u00ebra p\u00ebr t\u00eb patur heronj me idealin e tyre, ato ishin ose pa ndonj\u00eb pesh\u00eb reale, si ato para 39-s, ose ilegale dhe disa vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs, si PK. P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb gjitha kambanat dhe t\u2019i lexojn\u00eb t\u00eb gjitha letrat e historis\u00eb, thuhet q\u00eb 25 p\u00ebrqind e partizan\u00ebve ishin nacionalist\u00eb, bile dhe shum\u00eb nga drejtuesit e formacioneve nacional\u00e7lirimtare, ndon\u00ebse deri n\u00eb fund mbeti i till\u00eb vet\u00ebm Myslim Peza, si nj\u00eb ikon\u00eb jokomuniste e rezistenc\u00ebs antifashiste. Nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb realist, pse jo historiografik kritik, do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb nostalgjin\u00eb dhe nostalgjik\u00ebt do t\u2019i sajdiste me nj\u00eb muze. Tash nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq puna e tyre e kaluara, por e brezave m\u00eb t\u00eb von\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhet ta m\u00ebsojn\u00eb pa pasione politike historin\u00eb. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb disa grupe veteran\u00ebsh, q\u00eb thon\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gjera para lapidar\u00ebve, t\u00eb t\u00ebrhiqeshin disi dhe t\u00eb venin t\u00eb rinjt\u00eb e shkollave n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb tyre. Se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb me Varrezat e d\u00ebshmor\u00ebve kur ata t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb? Kush do t\u2019i shpjer\u00eb lulet atje? D\u00ebshmor\u00ebt nuk jan\u00eb \u201cmonopol\u201d i veteran\u00ebve dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tyre. Do t\u00eb ishte e mir\u00ebpritur dhe dalja nga klisheja, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb lideri i s\u00eb djatht\u00ebs t\u00eb shkonte me 5 maj te varri i Vojo Kushit, dhe ai s\u00eb majt\u00ebs te memoriali i Abaz Kupit, etj. Nd\u00ebrsa askush nuk shpie nj\u00eb kuror\u00eb te Ramize Gjebrea, pasi ajo nuk i p\u00ebrket (politikisht) askujt, t\u00eb djathtit nuk i qasen se ishte partizane, t\u00eb majtit nga droja se mos se na zem\u00ebrohen \u201cshok\u00ebt\u201d e udh\u00ebheqjes q\u00eb urdh\u00ebruan gjyqin pushkatues t\u00eb saj. Si\u00e7 harrohen thuajse gjithnj\u00eb kurorat p\u00ebr varret e ushtarak\u00ebve t\u00eb huaj r\u00ebn\u00eb p\u00ebr shtetin shqiptar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Historia doemos q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kjo, e nuk do t\u00eb jet\u00eb as nes\u00ebr k\u00ebshtu\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Vera \u00ebsht\u00eb pije e shijshme zot\u00ebrinjsh kur \u00ebsht\u00eb e paprishur, nd\u00ebrsa kur \u201ck\u00ebrcet\u201d ajo b\u00ebhet uthull e sh\u00ebrbehet vet\u00ebm p\u00ebr sallat\u00ebn. Ndoshta s\u2019\u00ebsht\u00eb dhe aq e gjetur, por k\u00ebshtu dhe nostalgjia, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri shpirt\u00ebrore e njeriut,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4358","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4358"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4360,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4358\/revisions\/4360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}