{"id":4345,"date":"2014-05-05T14:52:06","date_gmt":"2014-05-05T14:52:06","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4345"},"modified":"2014-05-05T14:52:06","modified_gmt":"2014-05-05T14:52:06","slug":"mosha-e-trete-nje-tjeter-vizion-social","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4345","title":{"rendered":"MOSHA E TRETE, NJ\u00cb TJET\u00cbR VIZION SOCIAL"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4346\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p align=\"center\">1<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ka patur parasysh gjykata e Milanos kur ka vendosur q\u00eb Silvio Berluskoni, ish-Kryeministri i Italis\u00eb, n\u00eb p\u00ebmbushje t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj tij p\u00ebr mashtrim, duhet t\u00eb vizitoj\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb moshuarish nj\u00eb her\u00eb <!--more-->n\u00eb jav\u00eb dhe\u00a0t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb aty p\u00ebr s\u00eb paku kat\u00ebr or\u00eb, duke iu sh\u00ebrbyer personave t\u00eb moshuar. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb thjesht nj\u00eb vuajtje d\u00ebnimi e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mosh\u00ebn e kavalierit, ndryshe, ta z\u00ebm\u00eb, nga ujitja e tr\u00ebndafilave n\u00eb nj\u00eb park n\u00eb natyr\u00eb a ndonj\u00eb pun\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Por ne duam t\u2019i b\u00ebjm\u00eb leximin ton\u00eb k\u00ebtij fakti, n\u00eb funksion t\u00eb ides\u00eb s\u00eb shkrimit. P\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer t\u00eb moshuarve secili nga ne duhet t\u00eb \u201cvuaje\u201d nj\u00eb mas\u00eb d\u00ebnimi pran\u00eb e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, pa na e caktuar gjykata, por vet\u00ebdija si qytetar\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi europian. Aq m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kan\u00eb pushtetar\u00ebt, p\u00ebr t\u2019iu krijuar t\u00eb moshuarve komoditetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr jetes\u00eb normale. Mosha e tret\u00eb lyp nj\u00eb tjet\u00ebr v\u00ebmendje nga deri m\u00eb sot. P\u00ebrdit\u00eb, gra q\u00eb mbushin 60 vje\u00e7 dhe burra q\u00eb mbushin 65 vje\u00e7 shk\u00ebputen nga puna zyrtarisht, marrin librez\u00ebn e pensionit dhe pas k\u00ebsaj ata p\u00ebrfshihen n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet mosha e tret\u00eb. Por \u00e7\u2019ndodh me k\u00ebt\u00eb kategori sociale? Si kujdeset familja? \u00c7far\u00eb b\u00ebn shoq\u00ebria p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb, apo ata tash e mbrapa vet\u00ebm mund t\u00eb luajn\u00eb domino n\u00eb shkall\u00ebt e pallatit? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh yni po q\u00eb nuk duam ta shohim. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Slloveni, n\u00eb qytetin e vog\u00ebl Nova Gorica, p\u00ebrkufi me Italin\u00eb, u zhvillua nj\u00eb seminar trajnues nj\u00ebjavor me pjes\u00ebmarr\u00ebs nga vende t\u00eb rajonit dhe nga Shqip\u00ebria, Instituti i Sh\u00ebndetit Publik Tiran\u00eb, k\u00ebshillat e qarqeve etj. Plakja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e mir\u00eb, pasi tek e fundit tregon jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb njer\u00ebzve, por mosha e tret\u00eb nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb barr\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb. Institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrpiqen t\u2019u dalin p\u00ebrpara dukurive sociale n\u00eb p\u00ebrvijim, para se ato t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Sipas OKB-s\u00eb, n\u00eb vitin 2050, numri i personave t\u00eb moshuar n\u00eb vendet e zhvilluara do t\u00eb jet\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i madh se numri i f\u00ebmij\u00ebve, dhe n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim ky num\u00ebr pritet t\u00eb dyfishohet. Kjo do t\u00eb ket\u00eb efekte t\u00eb thella n\u00eb shum\u00eb vende dhe individ\u00eb,\u00a0shprehet Ban Ki-Moon. Kambana si\u00e7 shihet ka r\u00ebn\u00eb e bo bie. Po te ne \u00e7\u2019ndodh? P\u00ebrtej seminareve.<\/p>\n<p align=\"center\">2<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb njeriu q\u00eb e sfidon mosh\u00ebn, plakjen, pleq\u00ebrin\u00eb. Profesor Dhori Laci \u00ebsht\u00eb 103 vje\u00e7. Dikush me shaka thot\u00eb se ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e pest\u00eb. E megjithat\u00eb e takuam n\u00eb nj\u00eb promovim libri n\u00eb Tiran\u00eb mes koleg\u00ebsh, ku foli me pasion jo vet\u00ebm p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, po dhe p\u00ebr pellazg\u00ebt. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb e bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare, njoh\u00ebs nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt i saj, q\u00eb ka studiuar jasht\u00eb shtetit, me disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, nj\u00eb \u201cminist\u00ebr\u201d bujq\u00ebsie i pashpallur i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, sipas specialist\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs, i nj\u00ebkohsh\u00ebm me Abedin \u00c7i\u00e7in e mir\u00ebnjohur, q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb agronomi m\u00eb i vjet\u00ebr i gjall\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, se sa p\u00ebr n\u00eb Ballkan nuk ka dyshim, thot\u00eb Marash Mirashi, gazetar i Televizionit Shqiptar, q\u00eb sapo i ka marr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb. \u201cKy n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb vjen n\u00eb takim me librin, kurse t\u00eb rinjt\u00eb ven\u00eb n\u00eb kafe\u201d, tha nj\u00ebri nga miqt\u00eb e tij jo pa sarkaz\u00ebm. Si t\u00eb mos e admirosh k\u00ebt\u00eb njeri, q\u00eb nj\u00eb shekull e ka hedhur pas krah\u00ebve dhe ec\u00ebn n\u00eb t\u00eb dytin pa iu dridhur q\u00ebrpiku. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Dhori Laci q\u00eb p\u00ebrjeton nj\u00eb rini t\u00eb bukur n\u00eb nj\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb thell\u00eb, por dhe personalitete t\u00eb tjera si Kristo Frash\u00ebri, q\u00eb e kemi p\u00ebrdit\u00eb n\u00ebp\u00ebr faqet e gazetave me intervista e shkrime t\u00eb spikatura historike, apo profesor Mark Krasniqi n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb deri para pak koh\u00ebsh ishte dhe parlamentar. Mos i pyesni k\u00ebta njer\u00ebz p\u00ebr mosh\u00ebn, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo p\u00ebr ta nuk ka nj\u00eb kufi. As nj\u00eb popull nuk i tret p\u00ebrvojat e fituara n\u00eb shekuj, p\u00ebrkundrazi i ka gur\u00eb themeli. Dhe nj\u00eb plak q\u00eb mbillte pem\u00eb n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e tij, se do t\u00eb hanin ata nes\u00ebr, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrtonte kroje n\u00eb Mok\u00ebr, se do t\u00eb pinin kalimtar\u00ebt e jo si tash q\u00eb \u201cvidhen\u201d burimet e \u00e7ohen te sht\u00ebpia jon\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt buz\u00ebthar\u00eb. Prandaj t\u00eb moshuarit nuk jan\u00eb kurr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, ata jan\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesit e brezineve t\u00eb reja, n\u00ebse kemi vullnet t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb e ndjekim nga pas. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb individi i moshuar, \u00e7far\u00eb ai b\u00ebn p\u00ebr veten, por shoq\u00ebria q\u00eb e zbut pleq\u00ebrin\u00eb e njeriut dhe e zbukuron plakjen. Ve\u00e7se jo m\u00eb me at\u00eb k\u00ebng\u00ebn \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka pleq\u00ebri\u201d, pasi pleq\u00ebri ka dhe shum\u00eb njer\u00ebz e kalojn\u00eb at\u00eb si s\u2019ka m\u00eb keq, n\u00eb varf\u00ebri e pa njeri af\u00ebr. Ka dhe statistika p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por me siguri ato jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare.<\/p>\n<p align=\"center\">3<\/p>\n<p>Vetmia e mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, braktisur nga f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb emigracion \u00ebsht\u00eb drama e koh\u00ebs son\u00eb. Kjo u shkakton atyre m\u00ebrzi, stres e gjer depresion. Ndihen t\u00eb zhvler\u00ebsuar dhe pa ndonj\u00eb rol n\u00eb jet\u00eb. Nuk ftohen t\u00eb kuontribuojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb shoq\u00ebri me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb. M\u00ebsuesit t\u00eb hyjn\u00eb her\u00eb pas here ne mjediset e shkollave, ish-polic\u00ebt t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rregullimin e trafikut n\u00eb or\u00ebt e pikut t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, si\u00e7 dhe ka patur ndonj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Ata duan dhe mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb pa shp\u00ebrblim, kurse ne nuk i p\u00ebrfillim. Nuk ka kuptim q\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb socializuar njer\u00ebz q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb integruar n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb Tiran\u00eb koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb hapur dhe ndonj\u00eb qend\u00ebr e biznesit social, me frekuentim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm apo ditor t\u00eb t\u00eb moshuarve, p\u00ebrkundrejt tarifave t\u00eb mundshme, me t\u00eb gjitha kushtet, si \u201cSht\u00ebpia e Zot\u00ebrinjve\u201d, p\u00ebrgjith\u00ebsuar p\u00ebr standardin europian t\u00eb saj etj. Si\u00e7 jan\u00eb dhe disa qendra ditore t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq p\u00ebr t\u00eb moshuarit. Nj\u00eb fillim i mbar\u00eb q\u00eb do t\u00eb pasohet nga t\u00eb tjera qendra t\u00eb ngjashme. T\u00eb moshuarit nuk mund t\u00eb trajtohen m\u00eb p\u00ebr \u201cm\u00ebshir\u00eb\u201d, por si zot\u00ebrinj. Dita e t\u00eb moshuarve \u00ebsht\u00eb 1 tetori, kur iu drejtohen thirrje qeveritar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shtuar kujdesin ndaj k\u00ebsaj kategorie. Shum\u00eb retorik\u00eb n\u00eb vite e pak v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb. Dhe se di\u00e7ka po ndryshon. Koh\u00ebt e fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u mbajt nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, po ku nuk na zuri syri asnj\u00eb minist\u00ebr, dhe pse prind\u00ebrit e shum\u00eb prej tyre jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, e qoft\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhej q\u00eb dikuj nga ata t\u2019i kishte tepruar koha p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty. L\u00eb pastaj me ndonj\u00eb projekt komb\u00ebtar p\u00ebr mosh\u00ebn e tret\u00eb. N\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb tjet\u00ebr konferenc\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e tret\u00eb, organizuar nga Komuniteti Sant\u2019Egidio dhe zyra rajonale e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror t\u00eb qarkut. Fokusi i saj ishte \u201cPleq\u00ebria n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Aty u tha se personat e mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 8-9 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb, kurse n\u00eb vende t\u00eb tjera kjo shif\u00ebr arrin n\u00eb mbi 20 p\u00ebrqind. Sipas studimeve demografike, pas nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ari e gjysm\u00eb, popullsia e moshuar do t\u00eb z\u00ebr\u00eb af\u00ebrsisht 33 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vendet europiane. Edhe nga kaq e kupton se gjendja \u00ebsht\u00eb jo pak alarmante. Ndaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyrimin ton\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jo gjeste simbolike, por vepra humane ndaj t\u00eb moshuarve, se ua kemi p\u00ebr borxh. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Karitasi q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb, por dhe sh\u00ebrbimet sociale, bashkit\u00eb dhe komunat, biznesmen\u00ebt etj. N\u00eb Rr\u00ebshen bashkia ka krijuar mjedise \u00e7lodh\u00ebse, lulishte me stola e gjelb\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe jo vet\u00ebm. Biznesmen\u00ebt shkodran\u00eb Paulin Radovani,\u00a0Ferdinant Melgushi, Keti Bazhdari kan\u00eb ndihmuar t\u00eb moshuarit dhe veprimtarit\u00eb publike kushtuar tyre. Por ende shembujt pozitiv\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb bollsh\u00ebm. Mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrkohet nj\u00eb tjet\u00ebr vizion social kulturor ndaj mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Duam apo nuk duam, ajo \u00ebsht\u00eb e \u201cnes\u00ebrmja\u201d e t\u00eb gjith\u00ebve, edhe atyre q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb kopshte dhe as q\u00eb e perceptojn\u00eb dot se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mosh\u00eb nga ajo e tyrja. Ndoshta q\u00eb k\u00ebtu duhet t\u00eb nis\u00eb sensibilizimi, se f\u00ebmij\u00ebt v\u00ebrtet i duan shum\u00eb gjysh\u00ebrit, por dhe t\u00eb din\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr ta n\u00eb sht\u00ebpi, rrug\u00eb e kudo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ 1 Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ka patur parasysh gjykata e Milanos kur ka vendosur q\u00eb Silvio Berluskoni, ish-Kryeministri i Italis\u00eb, n\u00eb p\u00ebmbushje t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj tij p\u00ebr mashtrim, duhet t\u00eb vizitoj\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb moshuarish nj\u00eb her\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4345","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4345"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4347,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4345\/revisions\/4347"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}