{"id":4330,"date":"2014-04-29T18:16:00","date_gmt":"2014-04-29T18:16:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4330"},"modified":"2014-04-29T18:16:00","modified_gmt":"2014-04-29T18:16:00","slug":"shqiptaret-ne-maqedoni-pse-nuk-i-moren-tre-deputetet-e-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4330","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb MAQEDONI PSE NUK I MOR\u00cbN TRE DEPUTET\u00cbT E DIASPOR\u00cbS?!"},"content":{"rendered":"<div>\n<div><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/ramiz-lushaj11.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4331\" title=\"ramiz lushaj1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/ramiz-lushaj11.png\" alt=\"\" width=\"188\" height=\"254\" \/><\/a>Nga Ramiz\u00a0 LUSHAJ<\/strong><\/div>\n<div><strong><\/strong><\/div>\n<div><strong>1.<\/strong><\/div>\n<div>Risi: n\u00eb Elektoriad\u00ebn 2011 u shtuan edhe tri nj\u00ebsi zgjedhore. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e kahershme edhe e partive politike shqiptare. Nga k\u00ebto nj\u00ebsi elektorale, kemi si thuhet n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri: \u201cDeputet\u00ebt e Diaspor\u00ebs\u201d. K\u00ebsaj nuk ia ka mbrri ende as Shqip\u00ebria, as Kosova, as Mali i Zi.<!--more--><\/div>\n<div>K\u00ebshtu, Kuvendi i Maqedonis\u00eb ka 123 deputet\u00eb gjithsej.<\/div>\n<div>N\u00eb dy zgjedhjet e fundit (2011, 2014) kjo risi prodhoi vet\u00ebm fitore p\u00ebr partin\u00eb maqedonase n\u00eb pushtet, VMRO-DPMNE. T\u00eb tre deputet\u00ebt n\u00eb dy herat elektorale jan\u00eb t\u00eb saj.<\/div>\n<div>N\u00eb koft se VMRO-DPMNE nuk do t\u2019i kishte fitue k\u00ebta tre deputet\u00eb, at\u00ebher\u00eb situata paszgjedhore n\u00eb Maqedoni do t\u00eb ishte disi ndryshe, pasi kjo forc\u00eb politike q\u00eb doli e para n\u00eb zgjedhjet e 27 prillit do t\u00eb kishte 58 deputet\u00eb. Prap\u00eb ky num\u00ebr i deputet\u00ebve do t\u00eb ishte ma i larti q\u00eb koalicioni VMRO-DPMNE me 22 parti politike ka siguruar n\u00eb tet\u00eb pal\u00eb zgjedhje parlamentare. Mir\u00ebpo nuk do ta kishte fuqi aq t\u00eb madhe p\u00ebr diktat e hjek\u00ebsi n\u00eb zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Parlamentit, n\u00eb ndamjen e portofoleve ministrore me partit\u00eb shqiptare, etj.<\/div>\n<div>P\u00ebrndryshe: k\u00ebto tre mandate t\u00eb Diaspor\u00ebs e kan\u00eb ngrit\u00eb partin\u00eb e Gruevskit n\u00eb kuot\u00ebn e 61 deputet\u00ebve gati sa n\u00eb vitin elektoral 2008. Ajo sot mundet t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb koalicion vet\u00ebm me koalicionin maqedonas GROM (Partia Opsioni Qytetar p\u00ebr Maqedonin\u00eb, Partia Liberale, Partia P\u00ebrparimtare Serbe n\u00eb Maqedoni, Lidhja e Forcave t\u00eb Majta t\u00eb Titos e Partia e Demokrat\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb) q\u00eb ka fitue nj\u00eb deputet.<\/div>\n<div>K\u00ebsisoj, Koalicioni Qeveris\u00ebs i Gruevskit kap 28 parti politike nga 47 parti q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundprillit 2014. Numerikisht mbi gjysm\u00ebn e tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>2.<\/strong><\/div>\n<div>\u00c7\u00ebshtja shtrohet hapur e qart\u00eb: A munden partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb tre deputet\u00ebt e Diaspor\u00ebs nd\u00ebrkontinentale? Sigurisht q\u00eb po. Shembujt flasin vet. Po i hedhim nj\u00eb sypamje Amerik\u00ebs.<\/div>\n<div>\u201cK\u00ebr\u00e7ova e dyt\u00eb\u201d n\u00eb \u00c7ikago (SHBA) n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013 i dha fitoren shqiptare pas 70 vitesh komun\u00ebs s\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs tue zgjedh nj\u00eb kryetar komunar shqiptar (Fatmir Dehari i BDI), pasi rreth 1.000 shqiptaro-amerikan\u00eb k\u00ebr\u00e7ovas, me vullnetar komb\u00ebtar e shpenzimet e tyre mort\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim.<\/div>\n<div>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs metropolitane, Lulzim Basha, n\u00eb janar 2013 n\u00eb p\u00ebrurimin e xhamis\u00eb s\u00eb Sahatit n\u00eb Dib\u00ebr t\u00eb Madhe n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrcolli simbolik\u00ebn e\u00a0\u00a0\u201cTri Dibrave\u201d, ku nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.\u00a0\u00a0Rreth 15.000 dibran\u00eb thuhet se jetojn\u00eb n\u00eb Nju Jork me rrethina, aqsa \u201cStaten Island\u201d thirret edhe \u201cishulli i dibran\u00ebve\u201d, t\u00eb cil\u00ebt i dhan\u00eb tone luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00ebMaqedoni e fitoren e thell\u00eb kandidatit t\u00eb BDI mr. Ruzhdi Lata n\u00eb Dib\u00ebr t\u00eb Madhe.<\/div>\n<div>N\u00eb Nju Jork, n\u00eb zon\u00ebn e \u201cTri Shteteve\u201d, kemi diaspor\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve t\u00eb Strug\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i dhan\u00eb fitoren n\u00eb komun\u00ebn e Strug\u00ebs, Ziadin Sel\u00ebs, kandidatit t\u00eb PDSH.<\/div>\n<div>Nj\u00ebsia zgjedhore nr. 8 e \u201cdy Amerikave\u201d n\u00eb vitin 2011 ka pas\u00eb 1.824 votues t\u00eb regjistruar n\u00eb 24 vendvotime n\u00eb Nju Jork, Uashington, \u00c7ikago, Detroit (SHBA) e Toronto (Kanada) po votuan vet\u00ebm 994 prej tyre. Fitoi VMRO-DPMNE, partia e Gruevskit.<\/div>\n<div>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb sivjetme (sipas t\u00eb dhanave paraprake) n\u00eb SHBA-Kanada ishin t\u00eb regjistruar 3.337 votues e mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votime 1.776 prej tyre. Kandidati Pavle Sazdov i VMRO-DPMNE fitoi mandatin e dyt\u00eb si \u201cdeputet i Diaspor\u00ebs\u201d, ashtu sikurse edhe kandidati Tefik Abdullahi i BDI n\u00eb \u00c7ikago (me komunitet t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve nga K\u00ebr\u00e7ova e Prespa) mori rreth dy her\u00eb ma shum\u00eb (351 vota) se kandidati i VMRO-DPMNE.<\/div>\n<div>Dihen t\u00eb gjitha ndikimet elektorale t\u00eb partis\u00eb maqedonase VMRO-DPMNE me koalicionin e saj, si shkelja ekstreme e Kodit Zgjedhor, ndihma shtet\u00ebrore infrastrukturore p\u00ebr votuesit e saj maqedonas (si d\u00ebrgimi n\u00eb qendra votimi me autobuza, etj.), p\u00ebrfshirja e ambasadave e konsullatave t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb partis\u00eb maqedonase n\u00eb pushtet, votimi me pasaporta t\u00eb vjetra, etj. Dihen dhe mungesa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb emrave t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve nga K\u00ebr\u00e7ova, Dibra e Madhe, Struga, etj. t\u00eb cil\u00ebt figuronin edhe n\u00eb lista votimi n\u00eb vendlindje qyshse nga zgjedhjet lokale, etj. Po asnjana nga partit\u00eb, as BDI e aq ma pak PDSH, as LSDM e opozit\u00ebs maqedonase nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rip\u00ebrseritjen e zgjedhjeve n\u00eb \u201cDy Amerikat\u201d pasi nuk ua mund\u00ebson as rezultati i tyre elektoral i pak\u00ebt.<\/div>\n<div>BDI e Ali Ahmetit duhet ta ket\u00eb aksiometrike fitoren e deputetit t\u00eb saj n\u00eb Diaspor\u00eb (Dy Amerikat) p\u00ebr dy arsye: Flitet se numri i shqiptar\u00ebve nga FYROM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb) n\u00eb Amerik\u00eb (n\u00eb zon\u00ebn e \u201cTre Shtetshit\u201d) si kumton gazetari dibran Beqir Sina n\u00eb Nju Jork, kalon mbi 25 mij\u00eb vet\u00eb. Kan\u00eb votuar vet\u00ebm 478 shqiptaro-amerikan\u00eb p\u00ebr dy partit\u00eb politike shqiptare: BDI e PDSH. Nj\u00eb shifer q\u00eb mund t\u2019i bahen dhjetra komente nga ma t\u00eb ndryshmet. Tjet\u00ebr: PDSH duhet t\u2019i matin ma mir\u00eb forcat e veta politike, pasi kandidati i saj Ferki Bekteshi n\u00eb Amerik\u00eb-Kanada ka marr\u00eb vet\u00ebm 3 apo 4 vota(!) Ndoshta PDSH duhej t\u2019i hapte rrug\u00eb elektorale BDI n\u00eb \u201cDy Amerikat\u201d, pasi prania e saj nuk pati vota elektorale, po krijoi imazhin n\u00eb Diaspor\u00eb se \u201cshqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb parti politike\u201d, etj. \u00e7ka ndikoi sadopak n\u00eb pjesmarrjen n\u00eb votime, sidomos diaspora e Strug\u00ebs, etj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>3.<\/strong><\/div>\n<div>N\u00eb nj\u00ebsin\u00eb zgjedhore nr. 7 q\u00eb p\u00ebrfshin n\u00eb hart\u00ebn elektorale shtetet n\u00eb\u00a0\u00a0Europ\u00eb-Afrik\u00eb, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2011, gati u trefishue numri i t\u00eb regjistruar\u00ebve p\u00ebr votim dhe u mbi trefishue numri i pjesmarrjes s\u00eb votuesve. Natyrisht u rrit edhe numri i votuesve shqiptar\u00eb. Ishin gjithsejt rreth 3.500 vet\u00eb. P\u00ebrndryshe mbi 1.000 shqiptar\u00eb ma shum\u00eb se \u00e7\u2019ishin krejt votues nga Maqedonia n\u00eb vitin 2011 n\u00eb zon\u00ebn Europ\u00eb-Afrik\u00eb.<\/div>\n<div>Votimi n\u00eb Europ\u00eb-Afrik\u00eb drit\u00ebroi nj\u00eb fakt t\u00eb err\u00ebt t\u00eb partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni: koalicioni politik elektoral n\u00eb mes tyre. Sikur tri partit\u00eb politike shqiptare: BDI, RDK (Rilindja Demokratike Komb\u00ebtare e Rufi Osmanit) e PDSH t\u00eb dilnin s\u00ebbashku me nj\u00eb kandidat fitorja ishte m\u00ebse e sigurt p\u00ebrball\u00eb kandidatit Risto Man\u00e7ev (inxhinier n\u00eb Itali) t\u00eb VMRO-DPMNE, i cili fitoi mandatin e dyt\u00eb si deputet i Diaspor\u00ebs Maqedonase. Po mundej t\u00eb ndodhte edhe tjetra: t\u00eb fitonte i vet\u00ebm edhe kandidati i BDI gostivarasi Ismail Beluli, biznesmen n\u00eb Zvic\u00ebr, i cili mori rreth 3.000 vota. Kandidati i RDK, Enver Osmani, mori rreth 500 vota, nd\u00ebrsa kandidati i PDSH, Shpend Saiti (n\u00eb Zvic\u00ebr) mbi 100 vota (sipas t\u00eb dhanave jo p\u00ebrfundimtare).<\/div>\n<div>N\u00eb nj\u00ebsin\u00eb zgjedhore nr. 9 Australi-Azi, ku figurojn\u00eb t\u00eb regjistruar p\u00ebr votim 3782 votues, mbi kat\u00ebr her\u00eb ma shum\u00eb se n\u00eb vitin 2011. Mir\u00ebpo pjesmarrja n\u00eb votim ishte e pak\u00ebt. Kjo nj\u00ebsi zgjedhore mund t\u2019i lihej edhe PDSH t\u00eb Menduh Tha\u00e7it e mb\u00ebshtetur nga t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera shqiptare. Mir\u00ebpo, BDI doli e vetme me kandidatin e saj Driton Maliku, ku edhe mund t\u00eb fitonte po t\u00eb kryente ma shum\u00eb pun\u00eb kryehere, pasi numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Australi t\u00eb shkuar nga Maqedonia \u00ebsht\u00eb i madh, disa her\u00eb ma i madh se numri i t\u00eb regjistruar\u00ebve p\u00ebr votim.<\/div>\n<div><strong>\u00a0<\/strong><\/div>\n<div><strong>4.<\/strong><\/div>\n<div>N\u00eb tri nj\u00ebsit\u00eb zgjedhore p\u00ebr \u201cdeputet i Diaspor\u00ebs\u201d (n\u00eb ato nr. 7, 8, 9) n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 27 prillit 2014 figurojn\u00eb t\u00eb rregjistruar rreth 21.000 shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb (edhe shqiptar\u00eb) me t\u00eb drejt\u00eb vote. Sipas nj\u00eb p\u00ebrllogaritje: mbi tre h\u00ebr\u00eb ma shum\u00eb se n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 5 qershorit 2011.<\/div>\n<div>Ish Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb (FYROM) ende nuk e ka t\u00eb sakt\u00ebsueme diaspor\u00ebn e saj shumetnike, pasi n\u00eb regjistrimet e saj manipulon her\u00eb pas here e ma s\u00eb forti n\u00eb dam t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik. Agjensia p\u00ebr Emigrim flet p\u00ebr 433.233 shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb (edhe shqiptar\u00eb) n\u00eb diaspor\u00eb. Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebr 125.000 vet\u00eb. Komisioni Shtet\u00ebror Zgjedhor i Maqedonis\u00eb publikon se vet\u00ebm 68.000 shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb tre nj\u00ebsit\u00eb zgjedhore n\u00eb Diaspor\u00eb.<\/div>\n<div>Sidoqoft\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, ma sakt\u00eb: BDI e Ali Ahmetit, ishte af\u00ebr mund\u00ebsis\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb fituar tre \u201cdeputet\u00eb t\u00eb Diaspor\u00ebs\u201d apo, tekefundja vet\u00ebm dy prej tyre, n\u00eb Amerik\u00eb e n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebshtu, BDI do t\u00eb ishte sot me 21 apo 22 deputet\u00eb n\u00eb Parlamentin e Maqedonis\u00eb.<\/div>\n<div>N\u00ebse sivjet partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni ua mir\u00ebkuptojm\u00eb shfaj\u00ebsimet e ndryshme, etj., n\u00eb elektoriad\u00ebn tjet\u00ebr parlamentare do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike e qytetare p\u00ebr mos fitoren e tre \u201cdeputet\u00ebve t\u00eb Diaspor\u00ebs\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Tiran\u00eb, 29 prill 2014<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz\u00a0 LUSHAJ 1. Risi: n\u00eb Elektoriad\u00ebn 2011 u shtuan edhe tri nj\u00ebsi zgjedhore. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e kahershme edhe e partive politike shqiptare. Nga k\u00ebto nj\u00ebsi elektorale, kemi si thuhet n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri: \u201cDeputet\u00ebt e Diaspor\u00ebs\u201d. K\u00ebsaj nuk ia ka mbrri ende as Shqip\u00ebria, as Kosova, as Mali i Zi.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4330","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4330"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4333,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4330\/revisions\/4333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}