{"id":4308,"date":"2014-04-20T23:56:32","date_gmt":"2014-04-20T23:56:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4308"},"modified":"2014-04-20T23:56:32","modified_gmt":"2014-04-20T23:56:32","slug":"ajo-pasdite-shtatori-me-gabriel-garcia-marquez-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4308","title":{"rendered":"Ajo pasdite shtatori me Gabriel Garcia Marquez-in"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/MIRA-MEKSI.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4311\" title=\"MIRA MEKSI\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/MIRA-MEKSI.jpg\" alt=\"\" width=\"172\" height=\"240\" \/><\/a>Nga\u00a0<a href=\"http:\/\/mapo.al\/new\/author\/\">Mira Meksi<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Odiseja e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrkthyeses Mira Meksi p\u00ebr ta takuar Marquez-in. \u201cAi qe nisur rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00ebTokio\u00a0, ku s\u00eb bashku me regjisorin e famsh\u00ebm japonez, Kurosav\u00ebn, do t\u00eb punonte p\u00ebr xhirimin e Vjeshta e patriarkut, \u2013 thot\u00eb p\u00ebrkthyesja, t\u00eb cil\u00ebn Marquez e \u201cpag\u00ebzoi\u201d me emrin \u201clulja pirate\u201d<!--more--><\/em><\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Tarazona-n\u00eb Aragon\u00a0-Aragoni n\u00eb Spanj\u00eb. Mjeshtre n\u00eb luft\u00ebra e n\u00eb traktate paqeje, luft\u00ebtare mij\u00ebvje\u00e7are kund\u00ebr kartagjenasve,romak\u00ebve dhe vizigot\u00ebve, e shkat\u00ebrruar dhe e rind\u00ebrtuar qindra her\u00eb, vendq\u00ebndrim i mbret\u00ebrve katolik\u00eb, rezonanc\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb politike dhe intime\u00a0p\u00ebr Isabel\u00ebn dhe Fernandon, p\u00ebrzierje e kulturave kristiane, hebraike dhe islamike, me nj\u00eb katedrale s\u00eb cil\u00ebs iu desh\u00ebn gjasht\u00eb shekuj p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar, duke filluar nga ai XII, dhe ku ndeshen t\u00eb gjitha stilet: romanik, gotik, arab, plateresk, barok; qyteti i alkimis\u00eb, i legjendave, i fantazmave, i manastirit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Veruel\u00ebs, ku punoi poeti i madh romantik i Spanj\u00ebs, Bekeri; qyteti i Kryqit t\u00eb Zi t\u00eb Bekerit dhe i koridave-Tarazona, me nj\u00eb diell qindravje\u00e7ar t\u00eb ng\u00ebrthyer mbi krye, dhe me tring\u00ebllim\u00ebn e p\u00ebrhershme t\u00eb kambanave, mikprit\u00ebse si asnj\u00eb vis \u00a0tjet\u00ebr i Spanj\u00ebs, mbante n\u00eb gjirin e saj nj\u00eb \u201cBabel\u201d gjuh\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cBabeli\u201d \u2013 \u201cSht\u00ebpia e P\u00ebrkthyesit\u201d, e vetmja n\u00eb Spanj\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar para dy vjet\u00ebsh me nism\u00ebn e zotit Francisco Uriz, p\u00ebrkthyes, poet, dramaturg. Aty punova dy muaj, njoha p\u00ebrkthyes t\u00eb tjer\u00eb, poet\u00eb, shkrimtar\u00eb, si dhe \u201caleat\u00eb\u201d n\u00eb adhurimin tim ndaj Gabriel Garcia Marquez-it \u00a0Zoti Uriz ishte miku i tij, ashtu si\u00e7 kishte qen\u00eb miku i ngusht\u00eb i Julio Cortazar-it dhe i Pablo Neruda-s. Odiseja e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb mia p\u00ebr ta takuar Marquez-in filloi nj\u00eb pasdite shtatori, kur n\u00eb \u201cEl Pais\u201d lexova njoftimin se Marquez-i ndodhej n\u00eb Madrid. Ai qe nisur rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Tokio, ku s\u00eb bashku me regjisorin e famsh\u00ebm japonez, Kurosav\u00ebn, do t\u00eb punonte p\u00ebr xhirimin e \u201cVjeshta e patriarkut\u201d. Gabo-ja (si\u00e7 mora vesh q\u00eb e th\u00ebrrisnin miqt\u00eb e tij) e kishte marr\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb nge dhe, si ata shkollar\u00ebt q\u00eb ndalen vitrinave p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, po ecte: Havan\u00eb-Bogota-Madrid-Barcelon\u00eb-Paris-Mosk\u00eb-Tokio.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb takoje Marquez-in n\u00eb Barcelon\u00eb (p\u00ebr t\u00eb: qyteti m\u00eb i dashur i Spanj\u00ebs), duhej t\u00eb kaloje patjet\u00ebr nga Carmen Balcels-i, agjentja e tij e plotfuqishme letrare, e cila qe v\u00ebrtet nj\u00eb mur pothuaj i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shum\u00eb telefonatave-nd\u00ebrhyrje, q\u00eb zoti Uriz i b\u00ebri Carmen-it, me t\u00eb cilat k\u00ebrkonte nj\u00eb takim disaminut\u00ebsh p\u00ebr p\u00ebrkthyesen shqiptare t\u00eb \u201cDashuria n\u00eb koh\u00ebrat e koler\u00ebs\u201d me Marquez-in \u2013ajo \u00a0iu p\u00ebrgjigj negativisht.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, m\u00ebngjesin e tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shtatorit, zemra e art\u00eb e Carmen-it u dor\u00ebzua \u00e7udit\u00ebrisht, dhe mua m\u2019u akordua takimi i shum\u00ebd\u00ebshiruar po at\u00eb pasdreke n\u00eb Barcelon\u00eb, n\u00eb Selin\u00eb e Agjencis\u00eb Letrare t\u00eb Carmen Balcels-it, n\u00eb Rrug\u00ebn Diagonal.<\/p>\n<p>Af\u00ebr mesdit\u00ebs nisi udh\u00ebtimi im i \u00e7mendur drejt Barcelon\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Kur Carmen Balcels-i m\u00eb futi n\u00eb sallon, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se Gabo-ja qe duke folur n\u00eb telefon me Kolumbin\u00eb, un\u00eb s\u2019e kisha marr\u00eb akoma veten nga dalldia e shk\u00eblqimit t\u00eb Barcelon\u00ebs.Dalldi Barcelone plus dalldi Marquez-i.Kushedi se \u00e7\u2019pamje t\u00eb mpir\u00eb kisha, sepse ajo nxitoi t\u00eb m\u00eb pyeste n\u00eb doja di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb.\u201cUj\u00eb, \u2013 i thash\u00eb.\u2013 B\u00ebn shum\u00eb vap\u00eb.\u201dVap\u00eb b\u00ebnte, v\u00ebrtet, por, kur pash\u00eb Carmen-in t\u00eb hynte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb der\u00eb me kan\u00ebn e ujit n\u00eb dor\u00eb dhe me \u201cEl Gabo-n\u201d n\u00eb krah, ndjeva t\u00eb m\u00eb b\u00ebheshin duart akull.\u201cEl Gabo \u2013 Mira\u201d, \u2013 prezantoi ajo, q\u00eb, p\u00ebr \u00e7udi, m\u2019u duk shum\u00eb i plakur, shtatshkurt\u00ebr (megjith\u00ebse nuk qe i till\u00eb) dhe joreal. Gabo-ja i Madh! E kisha par\u00eb n\u00eb fotografi dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb \u201cEl\u00a0 Pais\u201d shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ri e m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Truke fotografish ose aberracione vizuale, mendova vet\u00ebtimthi, nd\u00ebrsa hidhja k\u00ebmb\u00ebt drejt tij. Q\u00ebndruam t\u00eb dy p\u00ebrball\u00eb disa \u00e7aste: ai buzagaz, un\u00eb fytyr\u00ebngrysur (ndoshta) p\u00ebrpara nj\u00eb m\u00ebdyshjeje vdekjeprur\u00ebse: ta p\u00ebrqafoja apo t\u2019i jepja vet\u00ebm dor\u00ebn? As nj\u00ebra, as tjetra.Topitja me kriza disasekond\u00ebshe ishte s\u00ebmundja q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi gjat\u00eb gjith\u00eb takimit. Ma dha ai dor\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cEsta jovencita, es mi traductora.\u201d (Kjo \u00e7up\u00eblina, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyesja ime).E tha me aq \u00ebmb\u00eblsi dhe dashuri, saq\u00eb un\u00eb nuk u zem\u00ebrova aspak q\u00eb m\u00eb quajti \u00e7up\u00eblin\u00eb, por i shkova pas me ca idera supersticioni n\u00eb kok\u00eb q\u00eb t\u00eb ulesha pran\u00eb tij. Vura re se kishte veshur po at\u00eb k\u00ebmish\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn pati shkuar n\u00eb ceremonin\u00eb e \u00e7mimit Nobel, tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Nuk m\u00eb g\u00ebnjenin syt\u00eb, ishte po ajo k\u00ebmish\u00eb e bardh\u00eb kolumbiane! Zura ta sodisja me kujdes, duke b\u00ebr\u00eb krahasimet me t\u00ebr\u00eb ato fotografi revistash e gazetash q\u00eb kisha par\u00eb n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e P\u00ebrkthyesit\u201d: sy t\u00eb trishtuar (madje, dhe kur qeshte, mbeteshin po ashtu), dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebrsos\u00ebrisht t\u00eb bardh\u00eb, flok\u00eb thinjosh\u00eb dhe stilografi i zi i gjithhersh\u00ebm n\u00eb xhepin e k\u00ebmish\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb cilin s\u2019mund ta ndaja dot nga tiparet e Gabo-s. Mendimin tim duhet t\u00eb ket\u00eb pasur edhe karikaturisti, i cili p\u00ebr t\u00eb ilustruar nj\u00eb artikull mbi Marquez-in, kishte vizatuar stilografin e tij t\u00eb zi n\u00eb p\u00ebrmasa vigane dhe, t\u00eb fshehur pas stilografit, portretin voc\u00ebrrak t\u00eb Gabo-s.<\/p>\n<p>&#8211; Po \u00e7\u2019b\u00ebn ti k\u00ebtu n\u00eb Spanj\u00eb, moj Mira Meksi? \u2013 m\u00eb pyeti. (Emrin tim e kishte t\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb pusullk\u00eb!)<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrkthej n\u00eb shqip garcie marquez -in, \u2013 iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb, \u2013 m\u00eb tha. \u2013 Po \u00e7\u2019vep\u00ebr t\u00eb tij?<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nisa t\u2019i tregoja se si n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e P\u00ebrkthyesit\u201d n\u00eb Tarazona, Paco Uriz-i m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb broshurk\u00eb me novel\u00ebn e tij \u201cGjurm\u00ebt e gjakut t\u00ebnd mbi d\u00ebbor\u00eb\u201d.E lexova me nj\u00eb frym\u00eb novel\u00ebn-perl\u00eb dhe nisa ta p\u00ebrktheja.E kisha mbaruar p\u00ebrpara disa dit\u00ebsh. Gabos i p\u00eblqeu shum\u00eb fjala \u201cperl\u00eb\u201d q\u00eb p\u00ebrdora dhe m\u00eb rr\u00ebfeu se si kishte pasur nd\u00ebr mend t\u00eb shkruante edhe shtat\u00eb novela t\u00eb tjera, ku t\u00eb rr\u00ebfente aventurat e latino-amerikan\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, e t\u2019i p\u00ebrmblidhte pastaj n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. (Prandaj edhe kjo novel\u00eb akoma s\u2019qe botuar si lib\u00ebr dhe as ishte lejuar p\u00ebrkthimi i saj.)<\/p>\n<p>&#8211; Por s\u2019munda dot t\u00eb shkruaj tjet\u00ebr novel\u00eb. U harxhova i t\u00ebri n\u00eb t\u00eb, moj Mira. (Emrin tim e thoshte me shum\u00eb leht\u00ebsi, ndryshe nga spanjoll\u00ebt q\u00eb, zakonisht, her\u00ebn e par\u00eb e shqiptonin Mila). \u2013 Syt\u00eb e tij ishin fiksuar n\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb abstraksioniste n\u00eb murin p\u00ebrball\u00eb, autorin e t\u00eb cil\u00ebs s\u2019e mora dot vesh. Pastaj, duke zbritur nga qiejt e piktur\u00ebs, u kujtua dhe m\u00eb pyeti: \u2013 Po mir\u00eb, ti e ke p\u00ebrkthyer dhe tani ke nd\u00ebr mend ta botosh \u201cperl\u00ebn\u201d q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb botuar asgj\u00ebkund?<\/p>\n<p>&#8211; Po, \u2013 iu p\u00ebrgjigja un\u00eb e vendosur, pa e vrar\u00eb shum\u00eb mendjen se kjo cenonte t\u00eb drejtat e autorit.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu? \u2013 tha Gabo-ja, duke qeshur. \u2013 Po ti qenke nj\u00eb lule piratye!<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, mes miqve t\u00eb mi n\u00eb Spanj\u00eb, m\u00eb mbeti emri \u201cLulja pirate\u201d ose \u201cLulja pirate e Gabo-s\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas biseda u fut n\u00eb shkurret gjemba\u00e7e t\u00eb p\u00ebrkthimit.Gabo-ja fliste si p\u00ebrkthyes i regjur, pyeste, jepte k\u00ebshilla.M\u00eb pyeti, p\u00ebr shembull, p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kisha hasur n\u00eb p\u00ebrkthimin e romanit t\u00eb tij \u201cDashuria n\u00eb koh\u00ebrat e koler\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Po me fjal\u00ebt q\u00eb t\u00eb duket se lexuesi nuk i kupton, si ia b\u00ebn? \u2013 m\u00eb tha.<\/p>\n<p>&#8211; Kollaj fare! \u2013 iu p\u00ebrgjigja. \u2013 U ngjis nga nj\u00eb yll\u00ebz dhe ua shpjegoj kuptimin n\u00eb fund t\u00eb faqes.<\/p>\n<p>Dukej se Gaboja k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje kishte pritur, se s\u2019m\u00eb la ta mbaroja fjal\u00ebn dhe thirri:<\/p>\n<p>&#8211; Kollaj, kollaj, por kujdes me ato shpjegimet\u2026 A e di se si i ka shpjeguar los higuerones (pem\u00eb fiku e Amerik\u00ebs Latine) te \u201cKronika e nj\u00eb vdekjeje t\u00eb paralajm\u00ebruar\u201d p\u00ebrkthyesi im italian? D\u00ebgjo, un\u00eb q\u00eb i vog\u00ebl i kam pasur llahtari k\u00ebto pem\u00eb, gjithmon\u00eb m\u00eb jan\u00eb dukur kobzeza dhe \u00ebndrrat e frikshme m\u00eb jan\u00eb shpifur p\u00ebrher\u00eb me to.Te \u201cKronika\u201d los higuerones mbajn\u00eb gjith\u00eb pesh\u00ebn e tmerrit. Mir\u00ebpo p\u00ebrkthyesi italian i ngjiti fjal\u00ebs at\u00eb yll\u00ebzin t\u00ebnd dhe i dha shpjegimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb e m\u00eb t\u00eb shp\u00eblar\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, duke ia hequr t\u00eb gjith\u00eb ngjyrimin artistik: pem\u00eb fiku q\u00eb rritet n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, me dru t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb bukur, q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb orendi dhe anije\u2026 Prandaj edhe jam kund\u00ebr shpjegimeve.<\/p>\n<p>Marquez-i ishte entuziast p\u00ebr krijimin e \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb P\u00ebrkthyesit\u201d n\u00eb Tarazona, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin midis p\u00ebrkthyesve dhe sidomos midis autorit dhe p\u00ebrkthyesit. M\u00eb pyeti kush e financonte. \u201cUn\u00eb vet\u00eb, \u2013 m\u00eb tregoi, \u2013 kam ngritur nj\u00eb shkoll\u00eb kinematografike n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, ku studiojn\u00eb dy mij\u00eb student\u00eb, p\u00ebr tre vjet.\u201d Pastaj m\u00eb tregoi se merrej me skenar\u00eb televiziv\u00eb, se e krahasonte veten me nj\u00eb makin\u00eb krijuese, q\u00eb shkruante, madje, edhe n\u00eb avion gjat\u00eb fluturimeve t\u00eb gjata, p\u00ebr t\u00eb mos iu fikur motori.<\/p>\n<p>&#8211; Po tani \u00e7\u2019keni n\u00eb dor\u00eb? \u2013 e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Tani po merrem me kujtime, \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj. \u2013 Por\u2026 \u2013 M\u2019u afrua m\u00eb pran\u00eb e m\u00eb tha z\u00ebul\u00ebt: \u2013 zakonisht tjet\u00ebr them tjet\u00ebr shkruaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb shihja me bisht t\u00eb syrit or\u00ebn q\u00eb rendte si e \u00e7mendur, duke e l\u00ebn\u00eb disa her\u00eb pas nj\u00eb\u00e7erekor\u00ebshin takim me Gabo-n q\u00eb m\u00eb kishte premtuar Carmen-i fuqiplot\u00eb, dhe mbaja syt\u00eb me frik\u00eb nga dera se mos shfaqej ajo \u2013 dhe biseda jon\u00eb merrte fund.Por biseda vazhdoi gjat\u00eb e paturbulluar. Fol\u00ebm e fol\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr politik\u00eb, p\u00ebr miqt\u00eb politikan\u00eb t\u00eb El Gabo-s, p\u00ebr Amerik\u00ebn Latine, p\u00ebr Kolumbin\u00eb, \u201cvendin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs\u201d, si\u00e7 e quante Marquez-i, s\u00eb cil\u00ebs po i fironte gjaku nga droga\u2026<\/p>\n<p>Dhe takimi yn\u00eb i gjat\u00eb mori fund ashtu si\u00e7 e pata parashikuar: me shfaqjen n\u00eb der\u00eb t\u00eb engj\u00ebllit \u2013 mbrojt\u00ebs t\u00eb El Gabo-s, q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb \u201cGjenerali n\u00eb labirintin e tij\u201d, vepr\u00ebn e fundit t\u00eb Marquez-it. Ai e mori librin dhe hoqi stilografin e zi nga xhepi i k\u00ebmish\u00ebs. \u00c7o\u00e7 do t\u00eb ndodhte q\u00eb stilografi i zi po nd\u00ebrronte vend! Gaboja shfletoi disa faqe dhe zuri ta rr\u00ebshqiste stilografin mbi let\u00ebr.Fytyra i ndriste nga nj\u00eb buz\u00ebqeshje f\u00ebmij\u00ebrore.Zgjata kok\u00ebn. Po vizatonte nj\u00eb lule tet\u00ebpetaleshe me bisht t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb gjat\u00eb, sa i hante fleta, dhe p\u00ebrbri: \u201cNj\u00eb lule pirate p\u00ebr Mir\u00ebn. Gabriel, \u201990.\u201d<\/p>\n<p>Kur u nisa p\u00ebr t\u2019u kthyer s\u00ebrish n\u00eb Tarazona, Barcelona dukej si e mbytur n\u00eb nj\u00eb dallg\u00eb t\u00eb purpurt nga nj\u00eb muzg tejet i p\u00ebrflakur.<\/p>\n<p>Pas mesnate, n\u00eb Tarazona, u kujtova se nuk i kisha th\u00ebn\u00eb El Gabo-s gj\u00ebn\u00eb m\u00eb kryesore: se e adhuroja at\u00eb si shkrimtar dhe vepr\u00ebn e tij. At\u00ebher\u00eb nisa e i shkrova nj\u00eb kartolin\u00eb, ku, me dy fjal\u00eb, ia thash\u00eb t\u00eb gjitha.\u00a0<strong><em>(Tarazona 1991)<\/em><\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/gabriel-marquez.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4312\" title=\"gabriel marquez\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/gabriel-marquez.png\" alt=\"\" width=\"265\" height=\"190\" \/><\/a>Gabriel Garcia Marquez<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0Q\u00ebndruam t\u00eb dy p\u00ebrball\u00eb disa \u00e7aste: ai buzagaz, un\u00eb fytyr\u00ebngrysur (ndoshta) p\u00ebrpara nj\u00eb m\u00ebdyshjeje vdekjeprur\u00ebse: ta p\u00ebrqafoja apo t\u2019i jepja vet\u00ebm dor\u00ebn? As nj\u00ebra, as tjetra.Topitja me kriza disasekond\u00ebshe ishte s\u00ebmundja q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi gjat\u00eb gjith\u00eb takimit. Ma dha ai dor\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb:\u00a0\u201cEsta jovencita, es mi traductora.\u201d (Kjo \u00e7up\u00eblina, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyesja ime)\u00a0<\/em><\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>19 Prill 2014<\/p>\n<p><strong>Markezi n\u00eb shqip<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Nj%C3%ABqind_vjet_vetmi\">Nj\u00ebqind vjet vetmi<\/a><\/p>\n<p>Vjeshta e patriarkut<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Varrimi_i_N%C3%ABn%C3%AB_Madhes&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Varrimi i N\u00ebn\u00ebmadhes<\/a><\/p>\n<p>Histori e Miguel Litinit, ilegal n\u00eb Kili<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Kolonelit_nuk_ka_kush_t%E2%80%99i_shkruaj%C3%AB&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Kolonelit nuk ka kush t\u2019i shkruaj\u00eb<\/a><\/p>\n<p>Kronik\u00eb e nj\u00eb vdekjeje t\u00eb paralajm\u00ebruar<\/p>\n<p>Gjethurinat<\/p>\n<p>Nj\u00eb histori me paskuint\u00eb<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Dashuri_n%C3%AB_koh%C3%ABn_e_koler%C3%ABs\">Dashuri n\u00eb koh\u00ebn e koler\u00ebs<\/a><\/p>\n<p>Gjenerali n\u00eb labirinthin e tij<\/p>\n<p>P\u00ebr dashurin\u00eb dhe demon\u00eb t\u00eb tjer\u00eb<\/p>\n<p>Historia e nj\u00eb rr\u00ebmbimi<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Kujtim_kurvash_t%C3%AB_trishta\">Kujtim kurvash t\u00eb trishta<\/a><\/p>\n<p>Dymb\u00ebdhjet\u00eb tregime pelegrine<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Mira Meksi &nbsp; Odiseja e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrkthyeses Mira Meksi p\u00ebr ta takuar Marquez-in. \u201cAi qe nisur rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00ebTokio\u00a0, ku s\u00eb bashku me regjisorin e famsh\u00ebm japonez, Kurosav\u00ebn, do t\u00eb punonte p\u00ebr xhirimin e Vjeshta e patriarkut, \u2013 thot\u00eb p\u00ebrkthyesja, t\u00eb cil\u00ebn Marquez e \u201cpag\u00ebzoi\u201d me emrin \u201clulja pirate\u201d<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-4308","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4308"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4313,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4308\/revisions\/4313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}