{"id":4301,"date":"2014-04-17T22:52:32","date_gmt":"2014-04-17T22:52:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4301"},"modified":"2014-04-17T22:52:32","modified_gmt":"2014-04-17T22:52:32","slug":"shqiperia-dhe-turqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4301","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria dhe turqit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/konica.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4302\" title=\"konica\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/konica.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" height=\"295\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/konica.jpg 450w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/konica-300x196.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a>Faik Konica<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Ngjarjet e Armenis\u00eb, nxitur nga intrigat angleze, e kan\u00eb shmangur disi v\u00ebmendjen nga \u00e7\u00ebshtja shqiptare, po aq interesante p\u00ebr Franc\u00ebn, duke qen\u00eb\u00a0<span style=\"text-decoration: underline;\">se<\/span>\u00a0Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi ku luhen intrigat italiane.\u00a0<!--more--><\/em><\/p>\n<p><em>Kemi marr\u00eb letr\u00ebn e m\u00ebposhtme, autori i s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebshiron t\u00eb mbetet i panjohur, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqiptar dhe mban nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb njohur n\u00eb histori. Po riprodhojm\u00eb k\u00ebtu paragraf\u00ebt thelb\u00ebsor\u00eb, duke shprehur keqardhjen q\u00eb mungesa e vendit nuk na lejon ta japim letr\u00ebn t\u00eb plot\u00eb. (Hyrje redaksionale, ashtu sikurse edhe n\u00ebntitujt).\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Politika\u00a0 e Sulltanit. Agjent\u00ebt provokator\u00eb.\u00a0<\/strong><br \/>\nZgjimi i ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare q\u00eb prej disa vitesh tek popujt e Perandoris\u00eb osmane, n\u00eb Armeni, Kret\u00eb, Maqedoni, Shqip\u00ebri, nuk ka si t\u00eb mos shqet\u00ebsoj\u00eb hordhit\u00eb mongolike q\u00eb shtypin k\u00ebta popuj. Por k\u00ebto hordhi e hedhin v\u00ebshtrimin e tyre gjith\u00eb ankth n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb dy popujve t\u00eb fundit. Q\u00ebkurse ne kemi ngritur kryet dhe po mjekojm\u00eb plag\u00eb pes\u00eb her\u00eb shekullore, q\u00ebkurse disa prej v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shenj\u00eb jete, Turqve iu fut\u00ebn t\u00eb dridhurat, ndjen\u00eb se po afron ora kur ne \u2013 p\u00ebr t\u00eb huazuar nj\u00eb shprehje origjinalisht t\u00eb fort\u00eb \u2013 \u201cdo t\u2019u fusim zjarrin n\u00eb byth\u00eb\u201d dhe do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u2019i turren ngushtic\u00ebs p\u00ebr t\u2019u kthyer nga kan\u00eb ardh.<br \/>\nSulltani ka gjithnj\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tij disa qindra agjent\u00eb provokator\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00e7ka, qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn. D\u00ebrgoi k\u00ebshtu nj\u00eb num\u00ebr prej tyre n\u00eb Armeni e u dha urdh\u00ebr nga ana tjet\u00ebr guvernator\u00ebve t\u2019u venin n\u00eb ndihm\u00eb me t\u00ebr\u00eb mjetet. Shum\u00eb shpejt filluan hekatombet e Armen\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, masakronte edhe disa Turq, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ua hidhte fajin Armen\u00ebve. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njoftime t\u00eb shkurtra, t\u00eb thata e t\u00eb rralla t\u00eb Agjencis\u00eb Havas flisnin p\u00ebrciptazi p\u00ebr \u00e7ka kish ndodhur n\u00eb Maqedoni, nj\u00eb dor\u00eb e padukshme u krijonte \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Armenis\u00eb jehon\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. V\u00ebmendja e mbar\u00eb Evrop\u00ebs natyrisht u kthye nga\u00a0<span style=\"text-decoration: underline;\">ajo<\/span>\u00a0an\u00eb, dhe komiteti maqedonas, duke par\u00eb q\u00eb fuqit\u00eb nuk interesoheshin h\u00ebp\u00ebrh\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb e qet\u00ebsoi stuhin\u00eb revolucionare.<br \/>\nB\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gjetjen e mjetit p\u00ebr t\u00eb shtypur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe t\u00eb efektshme revolt\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pa pasur Evropa t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, dhe pa mundur vet\u00eb populli t\u00eb ankohet. Me nj\u00eb fjal\u00eb, k\u00ebrkohej t\u00eb fshiheshin prapa ligjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb gjitha barbarit\u00eb dhe t\u00eb gjitha mizorit\u00eb turaniane. \u00c7\u00ebshtja ishte e v\u00ebshtir\u00eb, por u gjet nj\u00eb p\u00ebrfundim: u mendua se regjimi parlamentar i jepte p\u00ebrgjigje si jo m\u00eb mir\u00eb. Kjo zgjidhje do duket e \u00e7uditshme p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb studiuar nga af\u00ebr struktur\u00ebn e Perandoris\u00eb osmane; por mjaft t\u00eb ndiqem n\u00eb arsyetimin tim dhe do krijohet bindja se krijimi i nj\u00eb parlamenti nuk ka q\u00ebllim tjet\u00ebr dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb efekt tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb tirani m\u00eb t\u00eb madhe mbi popujt jo turq t\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrrmuar p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p><strong>Parlamenti turk : nj\u00eb mashtrim\u00a0<\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga kushtet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb kandidatur\u00ebn p\u00ebr deputet do t\u00eb ishte sigurisht njohja e turqishtes si gjuh\u00eb e Parlamentit. Mir\u00ebpo, llogaritet jo m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb vet\u00eb numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kretasve, Maqedonasve dhe Shqiptar\u00ebve q\u00eb flasin gjuh\u00ebn turke. Dhe ata q\u00eb e flasin, natyrisht q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb partin\u00eb turaniane. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb Armen\u00ebve q\u00eb e kuptojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn osmane \u2013 gjith\u00eb popujt, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Arab\u00ebt do detyrohen ta shohin veten t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cturqizuesit\u201d, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrher\u00eb do votojn\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po sikur, n\u00eb \u00e7do vend patriot\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jen\u00eb arsimuar n\u00eb gjuh\u00ebn turke?<br \/>\n&#8211; Dale, prisni pak; Turqit jan\u00eb m\u00eb hileqar\u00eb nga sa duken. Kan\u00eb parashikuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb rreziku t\u00eb till\u00eb; prandaj kan\u00eb vendosur q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb mos zgjidhen me votim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ata do \u201cem\u00ebrohen nga administratat e ngritura n\u00eb Perandori\u201d. (Po p\u00ebrmend nj\u00eb nga krer\u00ebt e k\u00ebsaj partie, Shk\u00eblq. e T. Murad-bej). Por p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar Grek\u00ebt, thuhet se k\u00ebshillat e patriarkatit do t\u00eb p\u00ebrfshihen brenda administratave t\u00eb ngritura e rrjedhimisht, do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim.<br \/>\nNisur nga kjo, duhet n\u00ebnvizuar se: 1\u00b0 as q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfillur ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebshillat e patriarkatit, edhe sikur t\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb opozit\u00eb, meqen\u00ebq\u00eb z\u00ebrat e tyre do jen\u00eb vazhdimisht n\u00eb minoritet; 2\u00b0 katolik\u00ebt, duke mos pasur k\u00ebshilla patriarkati, nuk do jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar; 3\u00b0 deputet\u00ebt e popullsis\u00eb muhamedane vet\u00ebm p\u00ebr nga emri, si p\u00ebr shembull popullsia shqiptare \u2013 e cila, sikur t\u00eb ishte e lir\u00eb, do ta hidhte n\u00eb gjiriz \u00e7allm\u00ebn e Muhametit \u2013 do t\u00eb em\u00ebrohen nga administratat me p\u00ebrb\u00ebrje muhamedane, duke u p\u00ebrzgjedhur mes radh\u00ebve t\u00eb pakic\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrfillshme t\u00eb fanatik\u00ebve, e rrjedhimisht, nuk do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ndjenjat e v\u00ebrteta t\u00eb bashk\u00ebpatriot\u00ebve t\u00eb tyre.<br \/>\nDhe me t\u2019u krijuar ky parlament bukurosh, Turqve nuk u mbetet ve\u00e7 t\u00eb f\u00ebrkojn\u00eb duart. Do votojn\u00eb ligjet q\u00eb u p\u00ebrshtaten dhe jo ato q\u00eb u nevojiten kombeve t\u00eb ndryshme. Ca nga ca, krejt lirit\u00eb komunale q\u00eb ende ekzistojn\u00eb do zhduken; dhe p\u00ebr rebelimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, qeveria do d\u00ebnoj\u00eb me vdekje qindra t\u00eb pafajsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse populli proteston, do t\u2019i thon\u00eb: Ne zbatojm\u00eb ligjet e votuara nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj; dhe n\u00ebse Evropa nd\u00ebrhyn, do t\u2019i p\u00ebrgjigjen n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebrit t\u00eb deputet\u00ebve: \u201cS\u2019ka \u00e7\u2019ju duhet, jemi t\u00eb autorizuar prej atyre q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb t\u2019ju v\u00ebm\u00eb n\u00eb dijeni se nd\u00ebrhyrja juaj \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt!\u201d\u2026.. (n\u00eb origjinal rresht me pika, si edhe n\u00eb vijim).<br \/>\nToleranca (!) e Turqve<br \/>\nMurat-bej mburr \u201cbut\u00ebsin\u00eb\u201d, \u201ctoleranc\u00ebn\u201d e Turqve. Por un\u00eb do k\u00ebnaqesha p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur duke i p\u00ebrmendur nj\u00eb fakt: pavar\u00ebsisht nga nj\u00eb artikull i Tanzimatit p\u00ebr t\u00eb lejuar lirin\u00eb fetare, por q\u00eb Turqit nuk e pranojn\u00eb, \u00e7do Muhamedan, q\u00eb kthehet n\u00eb t\u00eb krishter d\u00ebnohet me vdekje. Po e n\u00ebnvizoj dy her\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb kjo ve\u00e7ori, e panjohur nga shumica e Francez\u00ebve, t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifreskuar m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebrshpirtshm\u00ebrin\u00eb shum\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kremtojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb \u2013 prift\u00ebrinj t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr \u2013 mesh\u00ebn p\u00ebr nder t\u00eb Toleranc\u00ebs mongolike. Nuk po e zgjas n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por do shkruaj p\u00ebr nj\u00eb revist\u00eb nj\u00eb artikull me titullin: \u201cToleranca n\u00eb Turqi\u201d, ku k\u00ebta prift\u00ebrinj me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do gjejn\u00eb n\u00eb t\u00eb holl\u00ebsi nga m\u00eb t\u00eb larmishmet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur devotshm\u00ebrin\u00eb e tyre. Theksoj vet\u00ebm se do duhej nj\u00ebfar\u00eb guximi n\u00ebse do zihej n\u00eb goj\u00eb \u201cbut\u00ebsia\u201d e Turqve n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk e ka fshir\u00eb ende kujtimin e but\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb Siris\u00eb, ku shum\u00eb nga bijt\u00eb e saj u ther\u00ebn me nj\u00eb posht\u00ebrsi pa em\u00ebr\u2026\u2026.<\/p>\n<p><strong>Lidhja shqiptare\u00a0<\/strong><br \/>\nNj\u00eb hokatar, emri i t\u00eb cilit nuk m\u00eb kujtohet, pohonte para disa vitesh n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb pati nj\u00ebfar\u00eb jehone se \u201cLidhja shqiptare\u201d nuk ekzistonte, \u2013 sikur ne t\u00eb qenk\u00ebshim t\u00eb detyruar t\u2019i hapeshim k\u00ebtij n\u00eb mir\u00ebbesim p\u00ebr t\u2019ia shtuar vler\u00ebn librit t\u00eb vet! Tipi i tij \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb legjendar n\u00eb Orient, si njeri i shkath\u00ebt q\u00eb s\u2019e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga Evropa p\u00ebr pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb, t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb vizitoj\u00eb Sh\u00ebn Sofin\u00eb dhe t\u00eb intervistoj\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb duzin\u00eb \u201ckaikexhinjsh\u201d e shit\u00ebsish \u201csalepi\u201d dhe q\u00eb, me t\u2019u kthyer n\u00eb vendin e tij, ia jep britm\u00ebs maj\u00eb t\u00ebr\u00eb \u00e7ative p\u00ebr kompetenc\u00ebn e vet n\u00eb njohjen e zakoneve, let\u00ebrsis\u00eb, karakterit, prirjeve dhe gjendjes s\u00eb mbar\u00eb popujve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb perandorin\u00eb osmane dhe, k\u00ebshtu, revistat, \u201ct\u00eb mirinformuara\u201d, ia paguajn\u00eb artikujt me \u00e7mim t\u00eb shtrenjt\u00eb.<br \/>\nAs q\u00eb e shkoj nd\u00ebr mend t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre ndonj\u00eb sukses t\u00eb bujsh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019u nxitur sadopak drejt t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr interesat e vendit tim. Ve\u00e7se do desha t\u00eb pohoj me forc\u00eb se ka tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb Lidhje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shquar, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb admirueshme. Ajo ka p\u00ebr moto p\u00ebrkthimin n\u00eb shqip t\u00eb k\u00ebtyre dy vargjeve t\u00eb Lamartinit:<br \/>\nN\u00ebse shpata ju q\u00ebllon t\u2019ju dridhet n\u00eb dor\u00eb,<br \/>\nT\u00eb djeshmen kujtoni, t\u00eb nes\u00ebrmen \u00ebnd\u00ebrroni!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga patriot\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb e t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb parashikuar \u00e7do tradhti, asnj\u00eb Shqiptar funksionar i qeveris\u00eb nuk pranohet n\u00eb t\u00eb. Num\u00ebron shtat\u00ebdhjet\u00eb e dy mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbajn\u00eb arm\u00ebt. Hierarkia \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kishtare t\u00eb themi, dhe organizimi \u00ebsht\u00eb i till\u00eb saq\u00eb hipopotam\u00ebt e Anadollit nuk do arrijn\u00eb kurr\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb fijen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<br \/>\nShtoni k\u00ebtu q\u00eb Maqedonasit kan\u00eb edhe ata Lidhjen e tyre, dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, m\u00eb pak n\u00eb num\u00ebr dhe m\u00eb pak e fsheht\u00eb, dhe rrjedhimisht m\u00eb e ekspozuar, por prap\u00eb, e fort\u00eb dhe plot zell. Sikur t\u00eb mos ishim treguar m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm nga Armen\u00ebt, do kishim ngritur krye q\u00eb tani. Do t\u2019i kishim hequr kollaj qafe nj\u00eb grusht Mongol\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb tek ne. Nuk do kishim madje as nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bezdis\u00eb kordhat tona. Do t\u2019ua kishim shkulur vesh\u00ebt dhe do t\u2019ua kishim p\u00ebrdredh\u00eb qaf\u00ebn thjesht duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim muskujt tan\u00eb. Por ne e dim\u00eb q\u00eb Mongol\u00ebt jan\u00eb kok\u00ebshkret\u00eb dhe se t\u00eb mbijetuarit e tyre do vinin pareshtur p\u00ebr t\u00eb mos na l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb pra t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb ngushtic\u00ebn, p\u00ebr t\u2019u kthyer nga kan\u00eb ardhur.<br \/>\nPrandaj presim p\u00ebr t\u00eb shtuar radh\u00ebt tona. At\u00ebher\u00eb, nj\u00eb shkrirje \u00ebsht\u00eb e mundshme me Maqedonasit me pik\u00ebsynimin e nj\u00eb veprimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; dhe kur nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb Sllav\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve ndoshta do t\u2019u shtohen disa mij\u00ebra Grek\u00eb, do vihen n\u00eb l\u00ebvizje, sulltanit s\u2019i mbetet ve\u00e7 t\u00eb marr\u00eb grat\u00eb e thesaret q\u00eb ka dhe, pasuar nga hordhit\u00eb e veta t\u2019ia mbath\u00eb nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb Azi t\u00eb Vog\u00ebl. Me nj\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh njer\u00ebzish aq t\u00eb guximsh\u00ebm Stamboll-i- keqmbrojturi do b\u00ebhet hi dhe mbi \u00e7allmat e shqyera dhe rr\u00ebnojat e xhamive do ngulet krenarisht flamuri i adhuruar i liris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Faik Konica \u00a0 Ngjarjet e Armenis\u00eb, nxitur nga intrigat angleze, e kan\u00eb shmangur disi v\u00ebmendjen nga \u00e7\u00ebshtja shqiptare, po aq interesante p\u00ebr Franc\u00ebn, duke qen\u00eb\u00a0se\u00a0Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi ku luhen intrigat italiane.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4301","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4301"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4303,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4301\/revisions\/4303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}