{"id":430,"date":"2012-04-04T14:55:05","date_gmt":"2012-04-04T14:55:05","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=430"},"modified":"2012-04-04T14:55:05","modified_gmt":"2012-04-04T14:55:05","slug":"ju-rrefej-personalitetin-e-ahmet-zogut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=430","title":{"rendered":"Ju rr\u00ebfej personalitetin e Ahmet Zogut"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/zogu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-431\" title=\"zogu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/zogu.jpg\" alt=\"\" width=\"196\" height=\"300\" \/><\/a><strong>Ju rr\u00ebfej personalitetin e Ahmet Zogut<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Eqrem bej Vlora<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fitorja e fundit e partis\u00eb s\u00eb bejler\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb vitin 1923 Partia Konservatore e bejler\u00ebve arriti nj\u00eb fitore t\u00eb plot\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb fundit! Po t\u2019i kishte kuptuar m\u00eb mir\u00eb ndryshimet e ndodhura dhe t\u00eb kishte pasur m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebn e kast\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb fitore ajo do t\u00eb kishte siguruar, madje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme, udh\u00ebheqjen n\u00eb Shqip\u00ebri edhe p\u00ebr disa dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<!--more--><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00eb 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1923, kur u shpall\u00ebn zgjedhjet p\u00ebr Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare legjislative, im at\u00eb dhe miqt\u00eb e mi ngul\u00ebn k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb vija edhe un\u00eb kanditatur\u00ebn. Formova at\u00ebher\u00eb, pa entuziazmin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ekipin tim me persona t\u00eb kall\u00ebpit konservativ, t\u00eb cil\u00ebve iu ecte fjala dhe kishin nj\u00ebfar\u00eb peshe n\u00eb krahin\u00ebn e Vlor\u00ebs. Dhe m\u00eb dukej si gj\u00ebja m\u00eb e natyrshme n\u00eb bot\u00eb q\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u2019i fitoja s\u00ebrish nj\u00ebz\u00ebri. Miqt\u00eb, po edhe armiqt\u00eb me mend\u00ebsi konservative, m\u00eb mb\u00ebshtesnin pa rezerva. M\u00eb tej doli qart\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se shumica e popullit nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr parullat e fryra t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb pasur sukses, mua nuk m\u2019u desh t\u00eb harxhoja asnj\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb investoja asnj\u00eb lek, nuk pata nevoj\u00eb t\u00eb kurdisja asnj\u00eb komedi propagandistike. M\u00eb zgjodh\u00ebn mua dhe grupin tim thjesht, sepse nuk mund t\u00eb mendohej q\u00eb t\u00eb zgjidhej njeri tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 beut dhe, sepse prej meje pritej nj\u00eb Zot e di se \u00e7far\u00eb. Por dometh\u00ebn\u00ebs ishte fakti se ai grusht zgjedh\u00ebsish t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb (n\u00eb rrethin e Vlor\u00ebs ata ishin 75), t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt nga populli nuk ma dhan\u00eb vot\u00ebn e tyre. Ata ishin rekrutuar nga radh\u00ebt e shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe ishin njer\u00ebz q\u00eb kishin par\u00eb sa e sa t\u00eb mira nga sht\u00ebpia jon\u00eb. Nd\u00ebrmjet tyre ishte edhe nj\u00eb fshatar imi, ortodoks nga fshati Poro. Kureshtar, e thirra nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe e pyeta p\u00ebrse nuk donte t\u00eb ma jepte vot\u00ebn. \u201cTi je bej denbabaden, i p\u00ebrk\u00ebdhelur prej Zotit dhe k\u00ebsmetit. Ti nuk m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb t\u00eb keqe e megjithat\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb votoj p\u00ebr ty, se dua q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh vesh edhe ti, nj\u00ebher\u00eb, sa t\u00eb dh\u00ebmb kur nuk b\u00ebhet d\u00ebshira dhe vullneti yt!\u201d Un\u00eb nuk i mbajta m\u00ebri fshatarit p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb \u00e7iltra dhe t\u00eb hapura, ndon\u00ebse edhe krejt arkaike dhe nuk i mora n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike. Por, pa dashur, m\u2019u kujtua p\u00ebrgjigjja e atij fshatarit grek q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gjyq t\u00eb kurdisur kund\u00ebr Alkibin\u00ebs, u shpreh p\u00ebr d\u00ebbimin e tribunit t\u00eb popullit, pa e njohur fare at\u00eb. Kur e pyet\u00ebn pastaj, p\u00ebrse votoi kund\u00ebr k\u00ebtij bashk\u00ebqytetari t\u00eb nderuar, fshatari i ndersh\u00ebm u p\u00ebrgjigj: \u201cE di q\u00eb ai meriton vet\u00ebm l\u00ebvdata dhe mir\u00ebnjohje! Por po b\u00ebhen ama kaq e kaq vjet q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00ebm ditirambin e tij! Mjaft m\u00eb! T\u00eb m\u00ebsoj\u00eb edhe ai nj\u00ebher\u00eb si shijon kur t\u00eb shajn\u00eb!\u201d M\u00eb von\u00eb un\u00eb m\u00ebsova se rebelimi vetjak I fshatarit tim kishte nj\u00eb motiv mjaft prozaik: nj\u00eb saraf nga Narta, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i klas\u00ebs s\u00eb re n\u00eb ngjitje t\u00eb pazarit, i kishte premtuar nj\u00eb zgjatje afati p\u00ebr larjen e borxhit, me kusht q\u00eb t\u00eb votonte kund\u00ebr meje. Dhe p\u00ebr ta bindur xhelatin e tij se po i q\u00ebndronte besnik ujdis\u00eb, fshatari i mir\u00eb kishte dashur ta b\u00ebnte publik opozicionin e tij. Fundja nuk rrezikonte shum\u00eb \u2013 t\u00eb gjith\u00eb e dinin q\u00eb \u201cbeu i zvet\u00ebnuar\u201d nuk merrej me k\u00ebso hakmarrjesh t\u00eb vogla. Gjat\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, krahu gjoja demokratik n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb siguronte fitoren e kandidat\u00ebve t\u00eb tij, duke p\u00ebrdorur mashtrimet, shpifjet dhe dhun\u00ebn m\u00eb t\u00eb pabesueshme (me ndihm\u00ebn edhe t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb). Dhe m\u00eb kot! N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut u zgjodh vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e tyre (21 nga t\u00eb 102 deputet\u00ebt). Por propaganda e shfrenuar midis n\u00ebpun\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb dhe n\u00eb rrethet e klas\u00ebs s\u00eb mesme ishte kaq e zhurmshme, e paturpshme dhe e bezdisshme<\/p>\n<p>(ata kishin njer\u00ebzit e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha zyrat qeveritare dhe n\u00eb ushtri), saq\u00eb nj\u00eb njoh\u00ebs I sip\u00ebrfaqsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare do t\u00eb krijonte p\u00ebrshtypjen se gjith\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ta. Nd\u00ebrsa Partia Konservatore e bejler\u00ebve q\u00eb luftonte n\u00eb heshtje, me k\u00ebmb\u00ebngulje dhe me stilin e vjet\u00ebr, arriti nj\u00eb fitore t\u00eb plot\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb fundit! Po t\u2019i kishte kuptuar m\u00eb mir\u00eb ndryshimet e ndodhura dhe t\u00eb kishte pasur m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebn e kast\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb fitore ajo do t\u00eb kishte siguruar, madje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme, udh\u00ebheqjen n\u00eb Shqip\u00ebri edhe p\u00ebr disa dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por sqima dhe kapadaill\u00ebku, m\u00ebnyra e saj e veprimit, mungesa e shpirtit organizues, paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur mend\u00ebsin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, b\u00ebn\u00eb q\u00eb ata t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb pe (1923) p\u00ebrpara disa qindra poterexhinjve, t\u00eb maskuar prapa nj\u00eb etikete demokratike, nd\u00ebrsa vet\u00ebm pak m\u00eb von\u00eb, kur fati ua dha edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dor\u00eb pushtetin (1925), ndihmuan t\u00eb hip\u00eb n\u00eb shal\u00eb nj\u00eb diktator nga klani i tyre, nj\u00eb njeri q\u00eb as mendonte fare t\u00eb ruante interesat e tyre. Bejler\u00ebt ishin degraduar, ve\u00e7se jo n\u00eb kuptimin q\u00eb mendonte klasa e mesme. Ata nuk ishin as cuba dhe as tiran\u00eb, por ata nuk ushtronin m\u00eb asnj\u00eb funksion. M\u00eb tej ata nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb mbronin as interesat e tyre vetjake, as interesat e tyre kolektive, ata jetonin me nj\u00eb t\u00eb kaluar tashm\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcyer. Shumica e tyre ishin varf\u00ebruar dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ishin edhe t\u00eb paarsimuar, popullariteti i tyre kishte r\u00ebn\u00eb, ata ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr vendin ose p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes s\u00eb tyre demokratike, ose se, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb \u201cder\u00ebn e madhe\u201d, kishin b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb l\u00ebshime, saq\u00eb tani me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi mund t\u00eb quheshin si \u201cprimi inter pares\u201d. Nd\u00ebrsa shqiptari at\u00eb q\u00eb do ta njoh\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebs k\u00ebrkon ta shoh\u00eb \u201ct\u00eb madh\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb personaliteti kishte kryeministri Zogu<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si filloi ngritja e Ahmet bej Zogut<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb krahasim me bejler\u00ebt e tjer\u00eb, Zogu nuk kishte mjete, madje mund t\u00eb themi, ishte i varf\u00ebr. Por kishte gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb nuk i kishin ata: ishte m\u00eb I zgjuar, m\u00eb trim, m\u00eb energjik, m\u00eb serioz, m\u00eb bind\u00ebs dhe m\u00eb popullor se ata.<\/strong><\/p>\n<p>Dhe m\u00eb 1923\/1924 i till\u00eb mund t\u00eb ishte n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb bej \u2013 Ahmet bej Zogu. Ndaj edhe p\u00ebrreth tij u mblodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkonin udh\u00ebheqje dhe p\u00ebrfitim. N\u00eb krahasim me bejler\u00ebt e tjer\u00eb, Zogu nuk kishte mjete, madje mund t\u00eb themi, ishte I varf\u00ebr. Por kishte gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb nuk I kishin ata \u2013 ishte m\u00eb i zgjuar, m\u00eb trim, m\u00eb energjik, m\u00eb serioz, m\u00eb bind\u00ebs dhe m\u00eb popullor se ata. Atij i duhej t\u00eb luftonte q\u00eb, s\u00eb pari, t\u00eb afirmohej mes s\u00ebr\u00ebs s\u00eb vet, pra p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve u kishte r\u00ebn\u00eb nga qielli. Ndaj edhe meritat e tij ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, kurse sukseset m\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjura dhe m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1923, kur ne deputet\u00ebt e Asambles\u00eb Komb\u00ebtare Legjislative u mblodh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, ai ishte kryeminist\u00ebr dhe pa dyshim, personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebsonte ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, asnj\u00ebri nga ne nuk e dinte mir\u00eb, por paraqitja e tij ishte aq bind\u00ebse, rrezatonte aq ep\u00ebrsi dhe ai vet\u00eb besonte aq fort n\u00eb misionin dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e vet, saq\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019I shmangeshe fuqis\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb personalitetit t\u00eb tij. Por, po k\u00ebto veti e kishin \u00e7uar deri n\u00eb pik\u00ebn e vlimit edhe urrejtjen e zilin\u00eb e ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij demokrat\u00eb. Tirana e at\u00ebhershme ishte nj\u00eb fshat, ndon\u00ebse n\u00eb rritje, me t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat dhe k\u00ebrkesat e nj\u00eb selie. Ardhja e menj\u00ebhershme e disa qindra vet\u00ebve, disi me pretendime, e keq\u00ebsoi edhe m\u00eb tep\u00ebr ngushtic\u00ebn, edhe m\u00eb par\u00eb, t\u00eb ndjeshme, t\u00eb strehimit. Zoti Vianxoni, hotelieri italian q\u00eb mbante n\u00eb Vlor\u00eb \u201cHotel Albania\u201d kishte improvizuar n\u00eb dy sht\u00ebpi tiranase nj\u00eb si pension evropian. Pajimi i tyre \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruhet, sepse konceptet evropiane nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasqyruar nj\u00eb primitivitet t\u00eb till\u00eb. Dhe neve, deputet\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare, q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar nga trimat tan\u00eb, shkonim r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e baltosura e plot gropa p\u00ebr n\u00eb vendin e mbledhjes, na dukej vetja si ca burra t\u00eb m\u00ebdhenj shteti dhe udh\u00ebheq\u00ebs, edhe pse n\u00eb thelb, nuk ishim e shumta ve\u00e7se ca kryepleq fshatrash q\u00eb kapardiseshim si mis\u00ebrok\u00eb. Kjo ishte fusha ku zhvillohej gara midis pothuajse gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb panairit politik n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ahmet Zogu, i mbrojtur nga autoriteti i shtetit dhe i trimave t\u00eb vet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij apo n\u00eb zyr\u00eb, vriste mendjen seriozisht p\u00ebr mjetet dhe rrug\u00ebt q\u00eb mund ta \u00e7onin p\u00ebrpara ngjitjen e tij, por edhe q\u00eb t\u00eb konsolidonin iden\u00eb e shtetit dhe organizimin e tij. Kjo pun\u00eb i duhej l\u00ebn\u00eb atij! Kur k\u00ebsaj I v\u00eb p\u00ebrbri veprimtarin\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, intrigat e p\u00ebrhershme, spicat dhe paralizimin e bisedimeve n\u00eb Asamble, at\u00ebhere nuk t\u00eb habit edhe zhvillimi i m\u00ebtejsh\u00ebm I ngjarjeve. Tirana n\u00eb at\u00eb vjesht\u00eb dhe dim\u00ebr t\u00eb 1923\/24-s nuk t\u00eb ofronte, si\u00e7 vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb edhe sot disa fantast\u00eb, pamjen e nj\u00eb qendre liberale, demokratike, por n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mire t\u00eb nj\u00eb \u00e7erdheje mjerane intrigash, ku nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb zhvillonin pun\u00ebt e tyre t\u00eb err\u00ebta llafazan\u00ebt dhe cubat arm\u00ebvring\u00ebllit\u00ebs. Ata pak q\u00eb kishin koncepte t\u00eb tjera p\u00ebr konkurrenc\u00ebn demokratike, rrinin m\u00ebnjan\u00eb dhe v\u00ebshtronin nga larg me neveri, duke dashur t\u00eb mos ndyenin duart n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Midis tyre isha edhe un\u00eb. Un\u00eb nuk kasha asnj\u00eb dyshim se kujt duhej t\u2019ia jepja vot\u00ebn, apo cil\u00ebn an\u00eb duhej t\u00eb mb\u00ebshtesja \u2013 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bindjet e mia konservatore ishin tashm\u00eb t\u00eb pjekura \u2013 por shpesh kisha ndjesin\u00eb se me bot\u00ebkuptimin, parimet dhe kultur\u00ebn time, un\u00eb q\u00ebndroja m\u00eb af\u00ebr grupit t\u00eb urryer demokratik, sesa grupit konservativ, i cili me munges\u00ebn e tij t\u00eb plot\u00eb t\u00eb q\u00ebllimeve, m\u00eb dukej krejt i huaj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb fati ma kishte caktuar edhe karrigen pran\u00eb grupit demokratik. Un\u00eb rrija n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb me peshkopin ortodoks, Fan Noli, njeri shum\u00eb I kulturuar dhe simpatik, udh\u00ebheq\u00ebs i Partis\u00eb Demokratike, me t\u00eb cilin m\u00eb hahej muhabeti p\u00ebr mrekulli. K\u00ebt\u00eb e pat\u00ebn zbuluar shpejt ca spiun\u00eb demokratik\u00eb dhe e kishin diskutuar n\u00eb nj\u00eb mbledhje partie. Por nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr i tyre, Luigj Gurakuqi, nj\u00eb shqiptar I shkolluar dhe i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i asaj kohe, i shprehu me k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb q\u00eblluara dyshimet e tij: \u201cSi mund t\u00eb jeni kaq budallenj dhe t\u00eb besoni se Eqrem beu mund t\u00eb kaloj\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb? Si mund t\u00eb besoni se ai, p\u00ebrparimet e r\u00ebndomta t\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb shkall\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb gjimnazit i njoftoheshin vazhdimisht telegrafisht t\u00eb jatit nga Ministria e Jashtme p. dhe m. n\u00eb Vjen\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet, befas, demokrat? Ai \u00ebsht\u00eb aristokrati m\u00eb i shkolluar dhe m\u00eb i regjur nga t\u00eb gjith\u00eb: po t\u00eb ishte nevoja, qoft\u00eb edhe kund\u00ebr pik\u00ebpamjeve t\u00eb veta, ai do t\u00eb bashkohej edhe me djallin, mjaft q\u00eb t\u00eb na kund\u00ebrvihej neve!\u201d Ky zjarr i kryq\u00ebzuar komplimentesh t\u00eb dyanshme, nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb, megjithat\u00eb edhe aq i rreziksh\u00ebm, t\u00eb mos kishte kaluar grupi demokratik n\u00eb disa veprime t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr. Paladin\u00ebve t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb demokratike u kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr poste dhe ofiqe zyrtare; me demokraci ata n\u00ebnkuptonin artin p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb post drejtues dhe p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb pastaj, sipas qejfit. Por meqen\u00ebse kjo ishte e pamundur me rrug\u00eb legale parlamentare (sepse ata nuk mund t\u00eb shpresonin kurr\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn n\u00eb parlament), ata k\u00ebrkonin t\u2019i arrinin q\u00ebllimet e tyre me m\u00ebnyra jolegjitime dhe t\u00eb dhunshme, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb e para, ishte m\u00ebnjanimi i kund\u00ebrshtarit q\u00eb u dukej m\u00eb i rreziksh\u00ebm, Ahmet Zogut.<\/p>\n<p><strong>Shk\u00ebputur nga libri \u201cKujtime\u201d<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju rr\u00ebfej personalitetin e Ahmet Zogut \u00a0 Nga\u00a0Eqrem bej Vlora Fitorja e fundit e partis\u00eb s\u00eb bejler\u00ebve N\u00eb vitin 1923 Partia Konservatore e bejler\u00ebve arriti nj\u00eb fitore t\u00eb plot\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb fundit! Po t\u2019i kishte kuptuar m\u00eb mir\u00eb ndryshimet e ndodhura dhe t\u00eb kishte pasur m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebn e kast\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb fitore ajo do&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-430","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=430"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":433,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/430\/revisions\/433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}