{"id":4257,"date":"2014-04-11T00:51:28","date_gmt":"2014-04-11T00:51:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4257"},"modified":"2014-04-11T00:51:28","modified_gmt":"2014-04-11T00:51:28","slug":"vetegjyqesi-ballkanike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4257","title":{"rendered":"VET\u00cbGJYQ\u00cbSI BALLKANIKE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4258\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia greke ka formuluar akuz\u00ebn mbi faj\u00ebsin\u00eb e gardian\u00ebve t\u00eb burgut t\u00eb Nigritas p\u00ebr vdekjen p\u00ebrmes tortur\u00ebs t\u00eb shqiptarit t\u00eb d\u00ebnuar Ilia Kareli pa v\u00ebn\u00eb mir\u00eb k\u00ebmb\u00ebn aty, teksa mbartej nga burgu i Malandrinos, <!--more-->ku ai kishte kryer nj\u00eb vrasje t\u00eb paprecedent\u00eb, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb gardiani gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, familjes s\u00eb t\u00eb cilit i p\u00ebrcjellim ngush\u00ebllime dhe prej k\u00ebndej. Por disa pyetje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb proces zor se do t\u00eb marrin ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje, sado t\u00eb p\u00ebrpiqen hetuesit, prokuror\u00ebt, Avokat\u00ebt e Popullit t\u00eb t\u00eb dy shteteve, t\u00eb shkruajn\u00eb mediat andej dhe k\u00ebndej kufirit grek, pasi ato e kap\u00ebrcejn\u00eb cakun e k\u00ebsaj kohe dhe t\u00eb ligjit modern. Si ndodhi q\u00eb shqiptari i d\u00ebnuar arriti deri aty sa t\u00eb vriste gardianin e tij, pa patur ndonj\u00eb konflikt vetjak me t\u00eb, por ngaq\u00eb organet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit nuk e kishin lejuar at\u00eb t\u00eb shihte n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb, dhe ai i r\u00ebnduar psikologjikisht ishte hakmarr\u00eb duke b\u00ebr\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsi ndaj nj\u00eb njeriu me uniform\u00ebn e shtetit. T\u00eb tjer\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar shqiptar\u00eb kishin thyer burgjet, kurse ky zgjodhi m\u00ebnyr\u00ebn e shpagimit t\u00eb lasht\u00eb, si\u00e7 kaher\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Ballkan, n\u00eb vendin e tij t\u00eb lindjes dhe n\u00eb vendin fqinj ku e kishte \u00e7uar fati t\u00eb ishte emigrant dhe vuajt\u00ebs i nj\u00eb d\u00ebnimi. Ja, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb procesin e hapur n\u00eb shtetin fqinj p\u00ebr vrasjen e tij, jo se gjykat\u00ebsit atje nuk e din\u00eb se ai vinte nga vendi i nj\u00eb kanuni q\u00eb e p\u00ebrmbante vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb, porse kjo nuk i intereson gjyqit grek p\u00ebr di\u00e7ka n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb t\u00eb pabesueshme, q\u00eb dhe vdekja e shqiptarit erdhi nga vet\u00ebgjyq\u00ebsia\u2026 ve\u00e7se k\u00ebsaj here nga ajo shtet\u00ebrore!? Shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e paprecedent\u00eb se vrasja e par\u00eb, e kryer nga rrog\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti an\u00ebtar i Bashkimit Europian, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, n\u00eb grupazh, si te Franc Kafka i viteve \u201920 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. N\u00ebse vet\u00ebgjyq\u00ebsia e kryer nga nj\u00eb njeri i d\u00ebshp\u00ebruar, me depresion, n\u00eb qeli prej shum\u00eb vitesh, mund t\u00eb shpjegohet (n\u00eb paarsyen e vet) me revolt\u00ebn e njeriut q\u00eb e ka humbur lirin\u00eb dhe besimin se ajo mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, si mund t\u00eb kuptohet n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar, n\u00eb atdheun e Homerit, q\u00eb nj\u00eb i d\u00ebnuar i cil\u00ebsdo komb\u00ebsi merret me makin\u00ebn e shtetit, me gardian\u00ebt e tij p\u00ebr t\u2019u transportuar n\u00eb nj\u00eb burg me siguri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb (kinse p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb mbrojtje, q\u00eb t\u00eb mos i ndodhte gj\u00eb aty ku ai kishte kryer krimin e tij) dhe pik\u00ebrisht n\u00eb dor\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb ligjit dhe \u201cbes\u00ebn\u201d e shtetit gjen vdekjen e papritur nga marr\u00ebsit e tij n\u00eb ruajtje? Gj\u00ebma ndodh si t\u00eb ishte e orkestruar, me shpejt\u00ebsi, me an\u00eb t\u00eb tortur\u00ebs q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cinstitucion\u201d i ligjsh\u00ebm si n\u00eb mesjtet\u00eb, nj\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsi e v\u00ebrber, q\u00eb kap\u00ebrcen ligjin grek dhe \u00e7do ligj t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb problem i madh, q\u00eb asgj\u00eb nuk ka ndryshuar nga fillesa e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb, at\u00eb e b\u00ebn si nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb i pashpres\u00eb, q\u00eb rast\u00ebsisht i gjenden n\u00eb duar mjete t\u00eb forta, si nj\u00eb grup polic\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u2019iu duhet p\u00ebr t\u00eb mos e shkuar as nd\u00ebrmend vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb. Por jemi n\u00eb Ballkan dhe gjerat nuk jan\u00eb aq europiane sa duken. Kemi d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebnduara nga ushtar\u00ebt grek\u00eb q\u00eb do t\u2019iu \u201cpinin gjakun\u201d shqiptar\u00ebve dhe mbase as not\u00eb proteste nga qeveria jon\u00eb nuk ka patur. Nuk kan\u00eb mjaftuar marr\u00ebdh\u00ebniet e mira mes shqiptar\u00ebve dhe grek\u00ebve n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet e kat\u00ebr vite, kur njer\u00ebzit tan\u00eb gjet\u00ebn n\u00eb tok\u00ebn helene pun\u00eb, para e shpesh dhe bujari, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb shfaqje nacionaliste etj. Nuk ka mjaftuar statusi i shtetit an\u00ebtar i BE-s\u00eb q\u00eb ushtar\u00ebt e tij t\u00eb mos vrasin n\u00eb kufi shqiptar\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur para disa vitesh, apo q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb tortura n\u00eb burgjet greke. Pas vdekjes s\u00eb Ilias, dikush nga grek\u00ebt q\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Nigrita, d\u00ebshmoi se aty t\u00eb d\u00ebnuarit torturoheshin. Organizata e njohur e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut Amnesty International v\u00ebren se n\u00eb policin\u00eb greke ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb prej koh\u00ebsh kultura e mosnd\u00ebshkimit, racizmit dhe dhun\u00ebs, duke iu referuar dhe rastit t\u00eb fundit t\u00eb Karelit, \u201cautopsia e t\u00eb cilit zbuloi se ishte rrahur p\u00ebr vdekje n\u00eb qeli n\u00eb shputat e k\u00ebmb\u00ebve dhe n\u00eb gjoks dhe se kishte djegie n\u00eb duar\u201d, sipas deklarat\u00ebs p\u00ebr shtyp t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb k\u00ebsaj organizate. P\u00ebrndryshe tortura \u00ebsht\u00eb quajtur si nj\u00eb shtet brenda shtetit n\u00eb burgjet e Malandrinos, Nigritas, apo Trikallas. \u201cRasti i Ilia Karelit nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb nj\u00eb i d\u00ebnuar shqiptar vdes nga torturat n\u00eb qelit\u00eb e burgjeve greke, ka plot raste t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi jan\u00eb dhunuar p\u00ebr vdekje dhe jan\u00eb deklaruar sikur jan\u00eb vet\u00ebvarur\u201d, shprehet i denuari A. R. nga burgu ku vuan d\u00ebnimin. Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar i d\u00ebnuar, n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb Kret\u00ebs, rr\u00ebfen torturat q\u00eb gardian\u00ebt grek\u00eb ushtrojn\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve: ata na torturojn\u00eb, diskriminojn\u00eb, madje dhe flamurin shqiptar q\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb qeli na e p\u00ebshtyjn\u00eb dhe grisin\u201d, thot\u00eb ai.\u00a0T\u00eb duket se flitet p\u00ebr t\u00eb tjera koh\u00ebra, p\u00ebr njer\u00ebz dhe ngjarje n\u00eb kufijt\u00eb e legjend\u00ebs, por jo, \u00ebsht\u00eb rajoni ballkanik ku ti je banor p\u00ebrher\u00eb i trazuar nga rrokullimat politike, nd\u00ebretnike, antiligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kundraj\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, Ballkani do koh\u00eb t\u00eb shp\u00eblahet nga krimi kund\u00ebr njeriut n\u00eb burgje. Ende nuk jan\u00eb shuar plag\u00ebt e gjenocidit serb ndaj shqiptar\u00ebve, dhuna e torturat e ushtruara n\u00eb qeli e gjer asgj\u00ebsimi n\u00eb burgje i tyre. Dhuna ndaj shqiptar\u00ebve etnik\u00eb ka qen\u00eb e dukshme dhe n\u00eb ngjarjet e Maqedonis\u00eb n\u00eb vitin 2001 etj. N\u00eb vendet pa demokraci \u00ebsht\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsia shtet\u00ebrore q\u00eb e b\u00ebn ligjin her\u00eb pas here, dhe se jemi n\u00eb shekullin XXI dhe formula politike e dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb integrimi europian. Ndaj organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ia vlen t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb v\u00ebzhgim a inspektim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb burgjet ballkanase, p\u00ebrtej rastit t\u00eb fundit grek. \u00c7far\u00eb psikologjie kan\u00eb policit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve, \u00e7far\u00eb trajnimi dhe vet\u00ebdijesimi t\u00eb ligjit ka n\u00eb nj\u00eb burg, kur 15 veta me uniform\u00eb bien n\u00eb ujdi p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb shpirtin nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pambrojtur? D\u00ebshmit\u00eb e gardian\u00ebve t\u00eb Nigritas n\u00eb prokurorin\u00eb greke jan\u00eb shokuese. Ajo q\u00eb ka ndodhur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e err\u00ebt mesjetare, kur korbat e zez t\u00eb nxirrnin syt\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, ty shtegtarit fatkeq q\u00eb endeshe n\u00eb dhera t\u00eb tjer\u00eb, por nj\u00eb krim sh\u2019njer\u00ebzor i dit\u00ebve t\u00eb sotme ku merr pjes\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr e t\u00ebr\u00eb \u201cpushkatimi\u201d pa\u00a0 gjyq. Kudreti\/Ilia e humbi jet\u00ebn n\u00eb rrethana misterioze, n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb shteti ku ishte n\u00eb tavolin\u00eb Kushtetuta dhe Kodi Penal i nj\u00eb republike demokratike, parimet e s\u00eb cil\u00ebs kishin qen\u00eb shkruar q\u00eb nga Platoni dhe q\u00eb kishin qen\u00eb bash ato t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa analizojm\u00eb rastin e dh\u00ebn\u00eb, mund thot\u00eb ndokush se ngjarje k\u00ebsodore mund t\u00eb ndodhin dhe n\u00eb shtete t\u00eb zhvilluara, njer\u00ebz me uniform\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast pushtohen nga ndjesia e dhun\u00ebs ekstreme ka dhe tjet\u00ebrkund, \u201cGuantenamo\u201d nuk \u00ebshte vet\u00ebm greke etj. Krime t\u00eb tilla monstruoze me rrob\u00eb shtet\u00ebrore ndodhin vet\u00ebm n\u00eb vende ku demokracia nuk \u00ebshte reale, ku nacionalizmi nuk \u00ebsht\u00eb fashitur jo vet\u00ebm t\u00eb gardian\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb burgjesh, por as te deputet\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb partie si Agimi i Art\u00eb. Nj\u00eb shtet q\u00eb sindromin e dhun\u00ebs e ka ende n\u00eb politik\u00eb, e ka t\u00eb v\u00ebshtitir\u00eb q\u00eb ta heq\u00eb tortur\u00ebn nga qelit\u00eb e burgjeve pa diell dhe pa kamera. Pa th\u00ebn\u00eb se kriza ekonomike q\u00eb e ka p\u00ebrshkuar Greqin\u00eb vitet e fundit e ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebn e vet dhe n\u00eb rojat e burgjeve, komandot dhe komandant\u00ebt e tyre. Sepse, merret me mend, q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb irritim gardian\u00ebsh dhe aq.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar, dhe pse e ka t\u00eb domosdoshme vot\u00ebn greke n\u00eb qershor n\u00eb Bruksel, lypet t\u00eb sillet m\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dinjitetin e nevojsh\u00ebm ndaj rastit \u201cKareli\u201d. Ballkani per\u00ebndimor vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb nis\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga e kaluara e vet jo pak tragjike\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Drejt\u00ebsia greke ka formuluar akuz\u00ebn mbi faj\u00ebsin\u00eb e gardian\u00ebve t\u00eb burgut t\u00eb Nigritas p\u00ebr vdekjen p\u00ebrmes tortur\u00ebs t\u00eb shqiptarit t\u00eb d\u00ebnuar Ilia Kareli pa v\u00ebn\u00eb mir\u00eb k\u00ebmb\u00ebn aty, teksa mbartej nga burgu i Malandrinos,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4257","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4257"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4260,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4257\/revisions\/4260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}