{"id":4246,"date":"2014-04-07T01:29:57","date_gmt":"2014-04-07T01:29:57","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4246"},"modified":"2014-04-07T01:29:57","modified_gmt":"2014-04-07T01:29:57","slug":"personalitete-te-shquara-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4246","title":{"rendered":"Personalitete t\u00eb shquara shqiptare t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"first-image-inside\" src=\"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/public\/uploads\/image\/2014\/04\/633x347\/sh_9067.jpg\" alt=\"\" width=\"633\" height=\"347\" data-original=\"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/public\/uploads\/image\/2014\/04\/633x347\/sh_9067.jpg\" \/><\/p>\n<div>\n<ul data-url=\"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/arte\/cilet-ishin-200-shqiptaret-pushtetaret-me-te-larte-te-turqise-6687\/\">\n<li>GAZETAEXPRESS\u00a0E diel, 06 Prill 2014 10:41<\/li>\n<\/ul>\n<\/div>\n<h2><\/h2>\n<p>Kombin shqiptar rrjedhat e historis\u00eb e lidh\u00ebn gjat\u00eb me Perandorin\u00eb Osmane. Jan\u00eb evidentuar shum\u00eb burra shteti dhe figura t\u00eb shquara me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb kan\u00eb derdhur gjakun dhe djers\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb osmane e sidomos kan\u00eb kontribuar p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb shqiptaro-turke. Shum\u00eb nga ata kishin z\u00ebn\u00eb edhe pozita t\u00eb larta, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si kryeministra (t\u00eb pakt\u00ebn 35 shqiptar\u00eb), ministra, pashallar\u00eb, admiral\u00eb etj. Sigurisht q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre vepruan n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb kombit shqiptar.<!--more--><\/p>\n<p>N\u00eb Arkivin e Institutit t\u00eb Historis\u00eb, n\u00eb Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 flet\u00eb, gjenden emrat e 225 personaliteteve t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Dokumentet jan\u00eb t\u00eb shtypura n\u00eb flet\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se formati a4 dhe n\u00eb secil\u00ebn prej tyre \u00ebsht\u00eb stema e mbret\u00ebris\u00eb shqiptare dhe intestimi: Instituti Mbretnuer i Studimeve Shqiptare.<\/p>\n<p>Autori i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj dosjeje ka shfryt\u00ebzuar k\u00ebto burime: Librat e historis\u00eb turke, librat e huaj q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr historin\u00eb turke, shkurtimin e ferman\u00ebve, Sixhill\u2019i Osmani-Stamboll 1307. Datat jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara simbas kalendarit t\u00eb Hixhris, sikund\u00ebr se jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb origjinalet e Ferman\u00ebve. Llogaritja dhe transkriptimi i tyne n\u00eb datat e kalendarit ton\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet leht\u00ebsisht (ndryshimi \u00ebsht\u00eb me plus 579 vite).<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, po publikojm\u00eb p\u00ebr lexuesin e \u201cStandard\u201d, disa t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb jan\u00eb administruar n\u00eb Dosjen A. III. 19, p\u00ebr 36 personalitete shqiptare t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p><strong>1) Ibrahim Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i vjehrri i Kara Mahmut Pash\u00eb (Bushatit). U b\u00eb pash\u00eb me 2 tuga. Mbasi dh\u00ebndri i Ibrahim Pash\u00ebs, p\u00ebr sjelljet e tija t\u00eb pap\u00eblqyeshme ra nga syni i Mbretit, ky me gjith\u00eb t\u00eb birin Karaman beun ju fal e ju dor\u00ebzua Mbretit. Por mbas k\u00ebsaj u v\u00ebrtetua se mbante korrespondenc\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb me t\u00eb dh\u00ebndrin dhe prandaj u burgos dhe u vra m\u00eb 1203.<\/p>\n<p><strong>2) Ibrahim Pash\u00eb Bushati<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebllai i Valiut t\u00eb Shkodr\u00ebs Mahmut Pash\u00ebs. M\u00eb 1203 m\u00eb 17 Ramazan ju dha Sanxhaku i Ohrit. M\u00eb 1211, mbas vrasjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga i Shkodr\u00ebs. M\u00eb 1218 u b\u00eb Pash\u00eb (Vezir) me 3 tuga dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht u emrue Serasqer i Rumelis\u00eb. M\u00eb 1220 u ba Vali (Bejler beu) i Rumelis\u00eb. N\u00eb muajin e Rexhepit 1221 u hoq nga kjo pozit\u00eb duke ju lan\u00eb Shkodra. Vdiq m\u00eb 1227. Djemt\u2019 e tij jan\u00eb Ragip Pasha dhe Tahir Pasha. Ishte nj\u00eb Vezir i zoti i kordh\u00ebs e i mendjes.<\/p>\n<p><strong>3) Ahmet Pash\u00eb Dukagjini<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDuk\u201d do me than\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt \u201cBej\u201d. Duka i \u201cMenobarit\u201d(?) kish dy djem q\u00eb s\u2019e kishin shokun n\u00eb bot\u00eb. Sulltan Fatih Mehmeti e d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb dhe tha: \u201cSikur t\u00eb b\u00ebheshin mysliman\u00eb k\u00ebta djemt, se \u00e7\u2018fitim do t\u00eb kish pas feja n\u00eb Shqipni\u201d. Ky d\u00ebshir\u2019 i tij hyjnor do ket\u00eb qen\u00eb shtysi moral, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebta djem erdh\u00ebn n\u00eb Stamboll dhe u b\u00ebn\u00eb mysliman\u00eb. Emrat ju vun\u00eb Ahmet dhe Mahmut dhe u pranuan n\u00eb pallat si \u201cpazh\u00eb\u201d. Mahmuti vdiq pas pak kohe. Ahmet beu u b\u00eb komandant i shquem i ushtris\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Selimit I u ba Vezir dhe m\u00eb 920 u vra n\u00eb luft\u00ebn e Amasjas. I fort\u00eb, i k\u00ebnduem, i urt\u00eb, i squet. I biri \u00ebsht\u00eb Mehmet Pasha.<\/p>\n<p><strong>4) Ahmet Pasha Dervish<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga komandant\u00ebt e famsh\u00ebm shqiptar. Me 1157 u b\u00eb mytesarifi i Prizrenit, m\u00eb 1158 i Dukagjinit. Pas pak vitesh vdiq.<\/p>\n<p><strong>5) Ahmet Pasha Bushati<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Mytesarifit t\u00eb Shkodr\u00ebs Mehmet Pash\u00ebs. Me nd\u00ebrhymjen e v\u00ebllait t\u00eb tij Mahmut Pash\u00ebs u b\u00eb Pasha me 1 tug\u00eb (Miri Miran) dhe m\u00eb 1198 Mytesarif i Ohrit. M\u00eb 1201 n\u00eb muajin Sheval u ekzekutua.<\/p>\n<p><strong>6) Iskander Bej Dukagjini<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga fisi i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Dukagjin\u00ebve, i shoqi i Neslishah Han\u00ebm-Sulltan\u00ebs. Vdiq m\u00eb 990 dhe asht varrosun n\u00eb Ejub. Ka l\u00ebn\u00eb shkolla dhe vepra mirbam\u00ebse t\u00eb shumta. Djali i tij \u00ebsht\u00eb Mustafa Suni beu q\u00eb vdiq rreth vitit 1000, ishte poet. I nipi \u00ebsht\u00eb Mehmet Beu q\u00eb vdiq m\u00eb 1032. Nj\u00eb tjet\u00ebr nip i tij ish Mustafa Beu i biri i Hasan Pash\u00ebs q\u00eb vdiq m\u00eb 1041.<\/p>\n<p><strong>7) Ismail Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga familja e Gjinollit, i biri i Xhin Ali Pash\u00ebs, Vezir i Prishtin\u00ebs. N\u00eb Rebiul-evel t\u00eb vitit 1187, u b\u00eb Pasha me 2 tuga. P\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera n\u00eb luft\u00ebn e k\u00ebtij viti m\u00eb 1197 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Ak-Sheher dhe u d\u00ebrgua n\u00eb luft\u00ebn e Bagdadit me ushtrin\u00eb e Prishtin\u00ebs. M\u00eb 1198 ju dhan\u00eb Sanxhak\u00ebt e Karasi-s dhe Izmir-it dhe ju ngarkue mbrojtja (si komandant) i nj\u00ebsive Yzi dhe Prizren, dhe pas pak kohe vdiq aty.<\/p>\n<p><strong>8) Ismail Pasha Qeqo<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Ali Pash\u00eb Qeqos. U b\u00eb Kapuxhi-bash, m\u00eb pas Pash\u00eb me 1 tug\u00eb dhe u ngarkua t\u00eb ekzekutoj Ahmet Pash\u00eb Ohrin, mision t\u00eb cilin e kreu dhe u b\u00eb n\u00eb vendin e t\u00eb ekzekutuemit komandant i Hotinit. N\u00eb Dhil \u2013 Kade 1199 u b\u00eb Vali n\u00eb T\u00ebrhall dhe n\u00eb Sheval 1201 komandant n\u00eb Delvin\u00eb. Rreth vitit 1206 vdiq.<\/p>\n<p><strong>9) Iljas Pasha Beqo (Njonjo)<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga bejler\u00ebt e Shqipnis\u00eb<sup>*<\/sup>. N\u00eb Sheval t\u00eb vitit 1201 u ba Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit. Vdiq rreth vitit 1207.<\/p>\n<p><sup>*<\/sup>Thuhet se f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i njohun edhe me mbiemnin \u201cNjonjo\u201ddhe lindun n\u00eb Prizren. M\u00eb duket se m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrgjamje t\u00eb jet nga Janina.<\/p>\n<p><strong>10) Emrullah Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga \u201cHanedani\u201d i Prizrenit<sup>*<\/sup>. N\u00eb Sheval 1184 u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe komandant n\u00eb \u201cAda-Kebir\u201d. Sa vazhdoj lufta q\u00ebndroi aty, m\u00eb pas vdiq.<\/p>\n<p><sup>*\u00a0<\/sup>Ky f\u00ebmij\u00eb rrjedh nga Sulejman Beu (Sanxhak) beu i Dukagjinit q\u00eb u vra n\u00eb luft\u00ebn e Xhalld\u00ebran-it, 920). Thuhet se kjo familje s\u2019kan pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>11) Texheli Dhylfikar Efendi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. U b\u00eb tregtar privat i Mustafa Pash\u00ebs nga Teqfur-Dagu, mbasandej Profesor, sekretar referendar i ushtris\u00eb k\u00ebmb\u00ebsore dhe vdiq m\u00eb 1069.<\/p>\n<p><strong>12) Sabit Mehmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Hanedani i Dibr\u00ebs. M\u00eb 1201 u ba Pash\u00eb me 2 tuga dhe u \u00e7ue n\u00ebp\u00ebr Sanxhak\u00ebt e Bosnjes. Mbas k\u00ebsaj vdiq atje.<\/p>\n<p><strong>13) Hasan Pasha (1)<\/strong><\/p>\n<p>(Ejublli= nga Ejupi)<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Mustafa Beut nga Mati. Duke qen\u00eb se ky u vendos n\u00eb Ejup (Stamboll) mori k\u00ebt\u00eb mbiemnim. Ishte m\u00eb para Agaj i port\u00ebs s\u00eb Kara Mustafa Pash\u00ebs dhe hyni n\u00eb pallatin Mbretnor me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje. U b\u00eb \u00e7ak\u00ebrxhi-bashi (Kryetar i pirjevet) dhe Mir-Alem (Kryetar i rojtjes flamurit) por m\u00eb 1105 u pensionue. Kur hypi n\u00eb fron Sulltan Mustafaj i II m\u00eb 1106 u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Kapuxhiler Qethudasi (Mbikqyr\u00ebs i rojtar\u00ebve t\u00eb portavet). M\u00eb 1109 u b\u00eb Vezir dhe Vali n\u00eb Bosnj\u00eb, m\u00eb pas u d\u00ebrgue n\u00eb Baba-Dag dhe n\u00eb Edirne si komandant (Muhafiz). M\u00eb 1110 u b\u00eb Vali n\u00eb Halep, m\u00eb 1111 n\u00eb Rek\u00eb, m\u00eb 1113 Serasqer n\u00eb Bagdad, m\u00eb 1114 Vali n\u00eb Diari-Beqir, n\u00eb Shehri Zor, n\u00eb Baser, n\u00eb Kastamoni dhe n\u00eb Muahrrem t\u00eb vitit 1116 Vali n\u00eb Bagdad. Shtroj k\u00ebtej popullatat shetit\u00ebse t\u00eb Arabis dhe q\u00ebndroi 20 vjet sundimtar i k\u00ebtij vendi. Vdiq m\u00eb 1136. Ishte trim, madh\u00ebshtor, i pash\u00ebm fort, admninistrator e luft\u00ebtar i rrall\u00eb dhe i men\u00e7ur. Nj\u00eb Vezir pa shok. Nj\u00eb shtyll\u00eb e fort\u00eb e Perandoris\u00eb. La tre djem: Ahmet, Abdurahman dhe Ali Pash\u00ebn, q\u00eb sh\u00ebrbyen n\u00eb pozita t\u00eb nalta.<\/p>\n<p>(1) Duket se ka qen\u00eb prej fisit \u201cZog-ogllu\u201d q\u00eb duke emigrue n\u00eb Stamboll preu marr\u00ebdh\u00ebnien me familjen dhe u humb\u00eb.<\/p>\n<p><strong>14) Halil Demir Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb djali i djalit (nipi) i Koxha Halil Pash\u00ebs. M\u00eb 1108 u b\u00eb Bejlerbej n\u00eb Shkod\u00ebr. Pas pak kohe vdiq.<\/p>\n<p><strong>15) Dervish Xhelepi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Prishtina. U lart\u00ebsue nga dega e sekretaris; m\u00eb 987 u ba \u201cResiul Qytab\u201d (Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm). Por u pushue pas pak kohe dhe vdiq. Ishte njeri me pak zot\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>16) Ragib Mehmet Pash\u00eb Bushati<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Ibrahim Pash\u00eb Bushatit nga Shkodra. N\u00eb Sefer 1225 u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe u d\u00ebrgua si Komandar n\u00eb luft\u00ebn e atij viti. \u00cbsht\u00eb shque me zot\u00ebsin e me trimnin e tija n\u00eb t\u00eb gjitha luftrat. U b\u00eb m\u00eb von\u00eb komandant n\u00eb Nanapoli dhe m\u00eb 1233 n\u00eb Adaj-Qebir (Nisia e Madhe). M\u00eb pas vdiq.<\/p>\n<p><strong>17) Rexhep Pasha Kallkandelen<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqiptar nga Tetova. U b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif n\u00eb Shkup m\u00eb 1201. Vdiq rreth vitit 1212.<\/p>\n<p><strong>18) Rexhep Pasha Kallkandelen<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Tetova. Thuhet se fisi i tyre vjen prej katundit Ball. \u00cbsht\u00eb nga familja e bejler\u00ebve t\u00eb vendit, i biri i Hasan Pash\u00ebs. M\u00eb 1244 u b\u00eb pash\u00eb m\u00eb 2 tuga dhe u emrue komandant n\u00eb luft\u00ebn kundra Serbis\u00eb. Mbasandej u d\u00ebrgue n\u00eb Ada-Qebir dhe mbeti ca koh\u00eb aty. V\u00ebllaj i tij Salih beu u ba Kapuxhi-bash. Vdiq rreth vitit 1250.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb e tij jan\u00eb Hifzi, Abdurrahman dhe Hasan Pashallar\u00ebt. Djali i Hasan Pash\u00ebs, Esad Pasha, vdiq m\u00eb 1312, djali i Abdurrahman Pash\u00ebs, Rexhep Pasha m\u00eb 1313.<\/p>\n<p><strong>19) Seid Mehmet Xhelepi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Tetova. N\u00eb Misir ishte p\u00ebrfaqsuesi dhe sekretari i i Bejtul Malit (Pjes\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb tokave t\u00eb pushtueme). Ishte poet i shquem. Vdiq m\u00eb 940.<\/p>\n<p><strong>20) Seit Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. U b\u00eb komandant i Kalas\u00eb s\u00eb Nikshikut dhe Pash\u00eb me 1 tug\u00eb. M\u00eb 1224 ja la vendin t\u00eb v\u00ebllajt Mahmut Pash\u00ebs dhe shkoj n\u00eb luft\u00ebn e Serbis\u00eb. Dhe vdiq andej.<\/p>\n<p><strong>21) Seid Efendi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. N\u00eb koh\u00ebn e Fatih Sulltan Mehmetit u muer n\u00eb Pallat, u st\u00ebrvit me m\u00ebsime t\u00eb nalta dhe m\u00eb s\u00eb fundi u b\u00eb m\u00ebsuesi i Princavet. N\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Bajazitit II ishte poet dhe shkrimtar i famsh\u00ebm. Kishte nj\u00eb v\u00eblla dhe ai vet\u00eb poet i njohur n\u00eb literatur\u00ebn turke, q\u00eb quhej Nehari. Vdiq n\u00eb koh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mbretnimit t\u00eb Sulltan Sulejman Kanuniut.<\/p>\n<p><strong>22) Sylejman Bej<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. U b\u00eb Sanxhak bej n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe u vra n\u00eb luft\u00ebn e \u00c7alld\u00ebranit m\u00eb 920.<\/p>\n<p><strong>23) Sylejman Pash\u00eb Kryezi (?)<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Mehmet Pash\u00eb Gjakov\u00ebs. U b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif n\u00eb Shkup m\u00eb 1148. M\u00eb 1156 u b\u00eb Vali n\u00eb Janin\u00eb, m\u00eb pas u pushue dhe vdiq m\u00eb 1177.<\/p>\n<p><strong>24) Shaban Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqiptar, komandant ushtrie. M\u00eb 1176 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Dukagjin dhe vdiq aty.<\/p>\n<p><strong>25) Salih Bej<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga oficer\u00ebt e artileris\u00eb shqiptar. M\u00eb 1158 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Prizren, mbasandej vdiq.<\/p>\n<p><strong>26) Tahip Tevfik Efendi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dibran. \u00cbsht\u00eb i njoftun me mbiemrin Elmas Zade. \u00cbsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i Ali Efendiut n\u00eb shkencat teologjike. Vet\u00eb shkrimtar, filozof, ka vdekur m\u00eb 1299 dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb Edirne Kapu (Stamboll).<\/p>\n<p><strong>27) Tahir Pasha Begolli<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Hanedani i Pej\u00ebs, i biri i Mahmut beut. U b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe m\u00eb 1126 Mytesarif i Dukagjinit. M\u00eb 1152 i Konj\u00ebs. Pas k\u00ebsaj vdiq.<\/p>\n<p><strong>28) Tahir Pash\u00eb Bushati<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb djali i Ibrahim Pash\u00ebs. Tue qen\u00eb se ka qen\u00eb edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Qehajaj i tij, u b\u00eb m\u00eb 1219 Pash\u00eb me 2 tuga. M\u00eb 1224 u b\u00eb Valiu i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>29) Durmish Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga komandant\u00ebt e ushtris\u00eb shqiptare. M\u00eb 1129 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Shkod\u00ebr, mbas pak vjet vdiq.<\/p>\n<p><strong>30) Osman Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqiptar, nga komandant\u00ebt e ushtris\u00eb vullnetare. M\u00eb 1083 ka qen\u00eb Mytesarif n\u00eb Prizren, ku q\u00ebndroi p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>31) Osman Mazhar Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga komandant\u00ebt shqiptar\u00eb. U b\u00eb Mytesarif n\u00eb Shkod\u00ebr. M\u00eb 1265 u b\u00eb Vezir (Pash\u00eb me 3 tuga). M\u00eb 1270 u emnue Vali n\u00eb Selanik. M\u00eb 1272 n\u00eb Trabullusi Garb. Vdiq m\u00eb 1277. Ishte i zoti i pun\u00ebs, i men\u00e7\u00ebm, rregullues.<\/p>\n<p><strong>32) Ali Pasha Beqo (zade)<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga komnadant\u00ebt shqiptar\u00eb. U b\u00eb pasha me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit ku q\u00ebndroi p\u00ebr shum\u00eb vjet. Ka vdekur rreth vitit 1158. Djemt\u00eb e tij jan\u00eb Ismail Pasha, Sejfullah Pasha dhe Iljas Pasha.<\/p>\n<p><strong>33) Ali Pash\u00eb Tepelena<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Ajanit (Paris\u00eb-V.H.) t\u00eb Tepelen\u00ebs, Veli Beut. Kur vdiq i ati dhe mbasi mori nj\u00eb nam n\u00eb disa p\u00ebrpjekje t\u00eb vendit u farue dhe bani miq\u00ebsi me Ajanin e Ohrit dhe me Kurd Ahmet Pash\u00ebn, u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif n\u00eb Janin\u00eb. Kur vdiq Kurd Pasha, vendin e tij e zuri Ibrahim Pash\u00eb Vlora, nga kjo lindi kund\u00ebrshtimi nd\u00ebrmjet t\u00eb dyve. Me radh\u00eb Ali Pasha u b\u00eb Vali i Jeni-Sheherit, Selanikut dhe Manastirit. Mbas ca kohe hodhi n\u00eb dor\u00eb edhe Sanxhakun e Vlor\u00ebs (1810) dhe e internoj Ibrahim Pash\u00ebn, ma par\u00eb n\u00eb Konic\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb Kalan\u00eb e Janin\u00ebs. Ali Pasha kish m\u00eb tep\u00ebr se 200 \u00e7ifliqe dhe nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe. N\u00eb luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebri kundra francez\u00ebve n\u00eb Prevez\u00eb pati sukses. Si shp\u00ebrblim u b\u00eb Vezir m\u00eb 1223. M\u00eb 1226 u b\u00eb Valiu i Rumelis\u00eb dhe Serasqer; vitin e ardhsh\u00ebm Vali i Rumelis\u00eb u b\u00eb tjet\u00ebr kush dhe Ali Pasha u emrue \u201cDerbendat Naziri\u201d, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i mbrojtjes dhe sigurimit t\u00eb rrug\u00ebve. Por m\u00eb 1226 u pushue dhe i mbeti vet\u00ebm valill\u00ebku i Janin\u00ebs. M\u00eb 1237 u ekzekutua. \u00cbsht\u00eb i varrosun (vet\u00ebm kryet, se trupi \u00ebsht\u00eb n\u00eb Janin\u00eb) n\u00eb Silivrikapu t\u00eb Stambollit bashk\u00eb me djemt\u00eb e tij. N\u00eb shum\u00eb luftra ka tregue zot\u00ebsi. U b\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 e lart. Djemt\u00eb e tij jan\u00eb Muhtar Pasha, Veli Pasha, Mehmet Pasha dhe Salih Pasha. Djali i Muhtar Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hysejn Pasha; djemt\u00eb e Veli Pash\u00ebs jan\u00eb Selim Pasha dhe Ismail Pasha.<\/p>\n<p><strong>34) Ali Efendi<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Jakova. Ish-profesor i Teologjis\u00eb i shquem dhe rektor. Vdiq m\u00eb 1293. Ka qen\u00eb njeri fort i ditur.<\/p>\n<p><strong>35) Ali Pash\u00eb Gusija<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nga Gusija. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trim i shquem nd\u00ebrmjet trimave shqiptar\u00eb. N\u00eb luftrat kundra Malit t\u00eb Zi bani sh\u00ebrbime t\u00eb m\u00ebdha, shp\u00ebtoi vendin e vet. Nga ky shkak u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga. M\u00eb von\u00eb u pranue n\u00eb deg\u00ebn ushtarake me grad\u00ebn Gjeneral Brigade. M\u00eb 1305 vdiq aksidentalisht. Ishte atdhetar, besnik, i drejt\u00eb, guximtar, burr\u00eb i fjal\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebto cil\u00ebsi Mbreti urdh\u00ebroj q\u00eb me shpenzimet e veta t\u2019i ngrihet nj\u00eb tyrbe. (AIH, Dosja A. III. 19, f. 218)<\/p>\n<p><strong>36) Galib Abdurrahman Pasha<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i biri i Jashar Pash\u00ebs nga Prishtina, nga Hanedan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Tue marr\u00eb parasysh pozit\u00ebn e trash\u00ebgueme q\u00eb kish n\u00eb vendin e tij, u b\u00eb mytesarif n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb pas u emrue n\u00eb Aqe, n\u00eb Berat, dhe n\u00eb Seres. U b\u00eb pash\u00eb me 2 tuga q\u00eb n\u00eb Rini. Ishte burr\u00eb shteti me gjith\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e duhura. Ishte i zoti, m\u00ebshirplot\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, ishte trim pa shembull, rregullues. Kur hoqi dor\u00eb nga n\u00ebpun\u00ebsia dhe vajti me q\u00ebndrue n\u00eb Prishtin\u00eb, vdiq aty. Ka ba kudo vepra bamir\u00ebsie. Kur q\u00ebndroj n\u00eb Prishtin\u00eb, ngriti nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><em>Burimet<\/em><\/p>\n<p><em>Arkivi i Institutit t\u00eb Historis\u00eb, Dosja A. III. 19<\/em><\/p>\n<p><em>Nexhip P. Alban, Shqiptar\u00ebt n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, \u201cAlbin\u201d, Tiran\u00eb, 1997<\/em><\/p>\n<p><em>100 vjet pavar\u00ebsi komb\u00ebtare, Uegen, Tiran\u00eb, 2012<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb shkruash historin\u00eb me toleranc\u00eb\u2026\u201d, Fermane, \u201cArb\u00ebria\u201d, Tiran\u00eb, 2005.<\/em><\/p>\n<p><em>Vilajeti i Kosov\u00ebs n\u00eb dokumentet arkivore osmane, Stamboll, 2007.<\/em><\/p>\n<p>(Veli Haklaj, Standard)<\/p>\n<p data-type=\"button_count\" data-href=\"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/arte\/cilet-ishin-200-shqiptaret-pushtetaret-me-te-larte-te-turqise-6687\/\">\n<div><strong>Data:<\/strong>\u00a006 Prill 2014 10:41<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GAZETAEXPRESS\u00a0E diel, 06 Prill 2014 10:41 Kombin shqiptar rrjedhat e historis\u00eb e lidh\u00ebn gjat\u00eb me Perandorin\u00eb Osmane. Jan\u00eb evidentuar shum\u00eb burra shteti dhe figura t\u00eb shquara me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb kan\u00eb derdhur gjakun dhe djers\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb osmane e sidomos kan\u00eb kontribuar p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb shqiptaro-turke. Shum\u00eb nga ata kishin z\u00ebn\u00eb edhe pozita t\u00eb larta, t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4246","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4246"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4248,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4246\/revisions\/4248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}