{"id":4243,"date":"2014-04-05T14:33:51","date_gmt":"2014-04-05T14:33:51","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4243"},"modified":"2014-04-05T14:33:51","modified_gmt":"2014-04-05T14:33:51","slug":"ramush-haradinaj-mision-i-pambaruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4243","title":{"rendered":"RAMUSH HARADINAJ: MISION I PAMBARUAR!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/hajradinaj-ramush.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4244\" title=\"hajradinaj ramush\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/04\/hajradinaj-ramush.jpg\" alt=\"\" width=\"284\" height=\"178\" \/><\/a><\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs ka familje q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb lider epokal, ushtarak epope, po askund nuk gjen nj\u00eb t\u00eb till\u00eb sui generis: dera, kulla Hilmi Haradinaj i ka dhan\u00eb kombit tre gjeneral\u00eb t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. <!--more-->Dy prej tyre heronj t\u00eb liris\u00eb, gjeneral Luan Haradinaj (6 maj 1997), gjeneral-kolonel Shk\u00eblzen Haradinaj (19 prill 1999). Si emrat e tyre edhe vet jeta, betejat e r\u00ebnia heroike.<\/p>\n<p>Tjetri vlla, gjeneral Ramush Haradinaj, nj\u00eb legjend\u00eb e gjall\u00eb. P\u00ebrndryshe, edhe \u201cKalor\u00ebs i Liris\u00eb\u201d,si e \u00e7mon denj\u00ebsisht nj\u00eb titull nderi dhan\u00eb k\u00ebto dit\u00eb pranvere nga UAKSH. Ishte komandant i ZO t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit. Kreu detyr\u00ebn e n\u00ebnkomandantit t\u00eb Trupave Mbrojt\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs (TMK). Prej 29 prillit 2000 kalor\u00ebs edhe i politik\u00ebs: kryetar i partis\u00eb s\u00eb re Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK). Prej 3 dhjetorit 2005, mbi tre muaj, edhe kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky burr\u00ebshtetas panshqiptar, pas triumfalizmit ekselencial n\u00eb Hag\u00eb, i nderuar nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb me Urdhrin e lart\u00eb \u201cGjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu\u201d, po pegason n\u00eb vizione e aksione t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Moderne Shqiptare si nj\u00eb maratonamak komb\u00ebtar politik shqiptar i dy shekujve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>De\u00e7ani ka frym\u00ebn e vet pellazgjike, si tok\u00eb etnike dardane n\u00eb \u00e7do koh\u00eb ka lind luft\u00ebtar e heronj yjetar n\u00eb qiellin e historis\u00eb shqiptare t\u00eb brezave.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj ane, kah magjistralja e sotme Pej\u00eb-Gjakov\u00eb, legjendat flasin se trokoi heroi Gjergj Elez Alia me fustanell\u00eb e me kalin e bardh\u00eb t\u00eb betejave. N\u00eb Gryk\u00ebn e De\u00e7anit thon\u00eb se kan\u00eb luftue kreshnik\u00ebt Muja e Halili t\u00eb ramun nga pellget natyrore t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb shekuj ma her\u00ebt se serb\u00ebt e Nemanjas\u00eb t\u00eb ngrinin mbi tok\u00ebn e shqiptarit Hasi Ku\u00e7i e me projekt t\u00eb protomjeshtrit katolik Vita i Kotorrit, mbi themele t\u00eb kish\u00ebs katolike t\u00eb Gashit t\u00eb X\u00ebrx\u00ebs, manastirin ortodoks t\u00eb De\u00e7anit q\u00eb sot UNMIK-ohet me 23 ha sip\u00ebrfaqe kishtare. Hyu-t pellazgjik, De\u00e7anit, edhe mbret\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb mesjetare si Stefan Uroshi III desh\u00ebn me e marr\u00eb emrin p\u00ebr mbiem\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsor, pasi e ndjenin veten t\u00eb vog\u00ebl pa k\u00ebt\u00eb madh\u00ebshti dardane n\u00eb brigje t\u00eb Lumabardhit e lart\u00ebsi alpine t\u00eb Gjerovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Heroi i Popullit Sulejman Vokshi, rr\u00ebnjas nga visi i Vokshit t\u00eb De\u00e7anit, ka luftuar edhe n\u00eb Preshev\u00eb e n\u00eb Mitrovic\u00eb, si kund\u00ebr sllav\u00ebve edhe otoman\u00ebve. Heroi i Popullit Isa Boletini (Maksutaj) i Mitrovic\u00ebs ka djeplindje t\u00eb tij Isniqin e De\u00e7anit, po shkoi krah Ismail Qemalit n\u00eb Vlor\u00ebn e Flamurit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, derisa vritet nga hjek\u00ebsia e pushka malazeze n\u00eb ur\u00ebn e Ribnic\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb. Heroi i Popullit Asim Vokshi, i trungut vokshian, u vra p\u00ebr Spanj\u00ebn n\u00eb luft\u00eb internacionale. Luft\u00ebtari gjoks lufte Dem\u00eb Ali Pozhari i De\u00e7anit mori pjes\u00eb n\u00eb beteja p\u00ebr mbrojtjen e Sanxhakut Shqiptar n\u00eb Tregun e Ri dhe n\u00eb Plav\u00eb-Guci po i p\u00ebrndjekur nga serb\u00ebt u detyrua t\u00eb emigroj\u00eb deri n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Rrall\u00ebkush e din se kah fundmarsi 1998, pas Drenic\u00ebs s\u00eb Adem Jasharit, forca policore e (para)militare t\u00eb Serbis\u00eb e m\u00ebsyn\u00eb p\u00ebrflaksh\u00ebm e p\u00ebrgjaksh\u00ebm kull\u00ebn historike t\u00eb Haradinjave n\u00eb Gllogjan t\u00eb De\u00e7anit, ku has\u00ebn n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb luftarake krahinore. Gjat\u00eb luftimeve ball\u00ebp\u00ebrball\u00eb plagoset rand\u00eb gjeneral Ramush Haradinaj e, n\u00eb ato kushte t\u00eb v\u00ebshtira lufte n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit, shp\u00ebtoi mir\u00ebsisht vet\u00ebm nga mjekime me ila\u00e7e tradite, si pshere djathi, etj. Tevona, prap\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, merr plag\u00eb nga plumba t\u00eb ushtar\u00ebve rus\u00eb. Sllav\u00ebt e stepave e t\u00eb shkrepave e kan\u00eb n\u00eb thep si luft\u00ebtar komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj me plag\u00eb, pranga, hapa, vizione, pegason n\u00eb luft\u00eb e paqe n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare e politike panshqiptare e m\u00eb p\u00ebrnget si nj\u00eb Gjergj Elez Ali modern.<\/p>\n<p>N\u00eb shek. XXI bota nuk ka askund tjet\u00ebr si Ramush Haradinaj lider me plag\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebherash e koh\u00ebpaskohe: gjeneral lufte, lider i partis\u00eb parlamentare AAK, kryeminist\u00ebr p\u00ebrkohor i vendit t\u00eb tij, t\u00eb ket\u00eb shkuar n\u00eb GjND n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb jet\u00eb me mision kariere politike t\u00eb pambaruar, t\u00eb hapur, p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj n\u00eb 8 vite emigrant kryesisht n\u00eb Zvic\u00ebr kontribuoi n\u00eb (i)legalitet me sakrifica n\u00eb p\u00ebrgaditjet p\u00ebr Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb Maqedonis\u00eb e t\u00eb Preshev\u00ebs, s\u00ebbashku me Ali Ahmetin, Hashim Tha\u00e7in, e gjithata t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj ishte nga ata strateg\u00eb ushtarak q\u00eb kur drejtonte e luftonte me U\u00c7K-n\u00eb n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit, n\u00eb koh\u00eb \u201cBetej\u00ebn e Koshares\u201d- n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cTermopile Shqiptare\u201d, i kontribuoi thyerjes m\u00eb 9 prill 1999, pas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, t\u00eb kufinit shqiptaro-shqiptar n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj me 8 vite q\u00ebndrestari e apologji n\u00eb GjN n\u00eb Hag\u00eb, pas dy burgosjeve e gjyqeve t\u00eb gjata, me lirin\u00eb e pafaj\u00ebsin\u00eb e tij, u kthye n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt\/or (nd\u00ebr)komb\u00ebtar t\u00eb \u00e7ertifikimit t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj ka plot nj\u00eb \u00e7erek shekulli veprimtari komb\u00ebtare politike kontributore meritore n\u00eb Zvic\u00ebr e Hag\u00eb, n\u00eb De\u00e7an e Prishtin\u00eb, n\u00eb \u00e7do vis t\u00eb Kosov\u00ebs, si edhe n\u00eb gjithato vise t\u00eb trojeve etnike shqiptare n\u00eb Ballkan, n\u00eb disa diaspora shqiptare n\u00eb bot\u00eb, saq\u00eb \u00ebsht\u00eb kthye, si e portretizon sakt\u00eb edhe ish-deputeti e presidenti i UAKSH, Azgan Haklaj, n\u00eb nj\u00eb \u201cDe Gol Shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj, tri her\u00eb gjeneral: n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb politik\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i formatit t\u00eb madh (nd\u00ebr)komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kur ishte kryeminist\u00ebr me mandat t\u00eb pap\u00ebrfunduar, kur shkoi n\u00eb Hag\u00eb her\u00ebn e par\u00eb dhe her\u00ebn e dyt\u00eb, kur u kthye n\u00eb Kosov\u00eb, ka marr\u00eb gjithato vler\u00ebsime nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nga ish ministra t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Madlen Ollbrajt, i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Robin Kuk etj. Disa her\u00eb edhe ish senatori e tani Z\u00ebvend\u00ebs President i ShBA, Joe Biden ka mbajt q\u00ebndrime t\u00eb drejta p\u00ebr mir\u00eb ndaj Ramush Haradinaj, edhe kur u thirr n\u00eb Hag\u00eb qyshse her\u00ebn e par\u00eb, edhe kur u lirua i pafajsh\u00ebm n\u00eb bank\u00ebn e nga dyert e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup kryengrit\u00ebsish revolucionar\u00eb i \u201cAleanca Forca Demokratike\u201d n\u00eb Uganda e ka lyp \u201cgjeneralin e politik\u00ebs\u201d Ramush Haradinaj n\u00eb shkurt 2009 q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs n\u00eb bisedime nd\u00ebrmjet tyre e Qeveris\u00eb Ugandase n\u00eb Kampala.<\/p>\n<p>Gjithato qytete n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Shqip\u00ebri, etj. e kan\u00eb shpall\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d t\u00eb tyre si Kruja e Sk\u00ebnderbeut, Vlora e Ismail Qemalit, Tropoja e Sali Berish\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj n\u00eb q\u00ebnien e tij, n\u00eb vet\u00ebdijen e udh\u00ebn e tij, ka nj\u00eb lum\u00eb \u201cLumabardh\u201d e nj\u00eb mal \u201cGjerovic\u00eb\u201d. Askush nuk mund ta ndalin t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201clumabardh\u201d i koh\u00ebs, ashtu sikurse e v\u00ebshtir\u00eb ta pengojn\u00eb t\u00eb bahet nj\u00eb \u201cgjerovic\u00eb\u201d apo nj\u00eb nga \u201cgjerovicat\u201d e Kosov\u00ebs e t\u00eb Kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>5.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj, i de\u00e7anas, kryetar i partis\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe qytetar i lagjes \u201cArb\u00ebria\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga ato personalitete komb\u00ebtare, nga ta burr\u00ebshtetas shqiptar, q\u00eb q\u00ebndron vargni e lart\u00ebsi tek germa \u201cA\u201d e Liris\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb, zhvillimit e progresit t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Lideri historik e biblik Ramush Haradinaj ka nj\u00eb mision t\u00eb pambaruar: Vet\u00ebm 96 dit\u00eb ndejti kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs. Nuk e plot\u00ebsoi as 100-dit\u00ebshin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes, \u201c100 dit\u00ebshin Ruzveltian\u201d t\u00eb p\u00ebrcaktuar sipas presidentit amerikan Franklin D. Ruzvletit (Ruzvelti i LDB). Nuk ia mbrrini me e ba bilancin e mir\u00eb t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tij si kryeminist\u00ebr. Nuk pati koh\u00eb e mund\u00ebsi t\u00eb na e baj publike ai vet\u00eb, sepse shkoi vullnetarisht n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mision tjet\u00ebr p\u00ebr Kosov\u00ebn e Kombin.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga emblemat komb\u00ebtare, politike, ushtarake e shoq\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij bashk\u00ebkohor burimon energji e vitalitet, prodhon ide, udh\u00ebheq veprime, ka plot vizione p\u00ebr t\u00eb shkrue Alfabetin e tij politik deri tek germa \u201cZh\u201d.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj i pandalur nga plumbat e luft\u00ebs me Sllav\u00ebt e Jugut, i papenguar nga prangat e GJN n\u00eb Hag\u00eb, ka asish e k\u00ebsish q\u00eb duan ta rrethatojn\u00eb tek germa \u201cZ\u201d n\u00eb pamund\u00ebsi reale e imagjinare p\u00ebr ta ndal\u00eb krejt, qoft\u00eb edhe n\u00eb hapin e parafundit, para finales politike horizont hapur.<\/p>\n<p>Kjo simbolika politike \u201cZ\u201d n\u00eb historin\u00eb moderne shqiptare \u00ebsht\u00eb \u201cZona Asnjan\u00ebse e Junikut\u201d, e krijuar juridikisht me vendim t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Paris n\u00eb n\u00ebntor 1921 si zon\u00eb ndar\u00ebse mes Shqip\u00ebris\u00eb Londineze e Mbret\u00ebris\u00eb Serbe-Kroate-Sllovene (MSKS). Kjo \u201cZ.A.J\u201d (q\u00eb p\u00ebrfshinte 18 fshatra t\u00eb Junikut, De\u00e7anit, etj. n\u00eb mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Gllogjani i Ramush Haradinajt). Kjo q\u00ebndroi si e till\u00eb n\u00ebn mbikqyrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve deri n\u00eb caktimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb kufirit n\u00eb mes k\u00ebtyre dy shteteve nga delegat\u00eb komisionier\u00eb t\u00eb Anglis\u00eb, Franc\u00ebs, Italis\u00eb e Japonis\u00eb. Zona Asnjan\u00ebse e Junikut\u201d ishte vis e vat\u00ebr e mbi 2.000 atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb me prij\u00ebs Hasan Prishtin\u00ebn, Bajram Currin, Azem Galic\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin bashkimin komb\u00ebtar shqiptar, por n\u00eb janar 1923, edhe nga diplomacia e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha pushoi s\u00eb ekzistuari e u aneksua nga Serbia.<\/p>\n<p>A thue k\u00ebsisoj, k\u00ebso forme, po iu lypset Prishtin\u00ebs zyrtare a ndokujt tjet\u00ebr me e kantonue n\u00eb nj\u00eb oaz politik n\u00eb \u201cZon\u00ebn Junik-De\u00e7an\u201d edhe gjeneralin e luft\u00ebs e t\u00eb paqes, t\u00eb kombit e politik\u00ebs, Ramush Haradinaj?! Iu duket kund\u00ebrshtar\u00ebve se ia mbrrin\u00eb k\u00ebsaj \u201cfitoreje\u201d ndaj tij n\u00eb zgjedhjet lokale 2013 n\u00eb Kosov\u00eb, ku u \u201crrudh\u201d n\u00eb vet\u00ebm dy komuna: De\u00e7an e Junik, e me vende p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb AAK n\u00eb disa komuna t\u00eb tjera. Mir\u00ebpo kjo i avitet \u201cFitores s\u00eb Pirros\u201d.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj i ka thye disa her\u00eb kufijt\u00eb: e \u201ctheu\u201d kufinin e Serbis\u00eb e shkoi n\u00eb Zvic\u00ebr (1990); e theu kufinin mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Koshare (9 prill 1999); e \u201ctheu\u201dkufinin prangor t\u00eb Hag\u00ebs me pafaj\u00ebsin\u00eb e tij, e theu kufinin&#8230;me Preshev\u00ebn, me Maqedonin\u00eb edhe p\u00ebrtej Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Po e \u201cthyen\u201d kufirin me Malin e Zi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale shtet\u00ebrore me hapjen e rrug\u00ebs s\u00eb munguar De\u00e7an-Plav\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e sivjetme Parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb Ramush Haradinaj me partin\u00eb e tij, me aleancat e tij, ka me e thye k\u00ebt\u00eb kufi politik \u201cZ\u201d t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb \u201cLokaleve, 2013\u201d, si dikur n\u00eb marsin 1998 t\u00eb Gllogjanit, n\u00eb pranver\u00ebn 1999 t\u00eb De\u00e7anit, n\u00eb dimrin e 3 dhjetorit 2005 t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb n\u00ebntorin 2012 t\u00eb Hag\u00ebs, e ka me mbrri deri tek germa Zh\u201d&#8230;<\/p>\n<p>\u201cLumabardhi\u201dRamush Haradinaj, apostull biblik i Kosov\u00ebs e Kombit qyshse n\u00eb Zvic\u00ebr, Ante n\u00eb rritje me plag\u00ebt e luft\u00ebs n\u00eb trup, kreshniku \u201cGjergj Elez Alia\u201d i koh\u00ebs moderne, \u201cPrometheu\u201d i Hag\u00ebs, \u201cDe Goli Shqiptar\u201d, gjenerali i luft\u00ebs e i paqes, i ka vargit \u201cGjerovicat\u201d e veta. E pret Kosova n\u00eb piedestale t\u00eb reja, sepse ky njeri epope e epokal, i lart\u00ebsive e vazhdim\u00ebsive, tashma \u00ebsht\u00eb kthye n\u00eb Simbol, \u00ebsht\u00eb Institucion m\u00eb vete, ka emrin e mbiemrin e tij: \u201cRamush Haradinaj i De\u00e7anit, i Kosov\u00ebs, i Kombit\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ramiz LUSHAJ<\/strong><\/p>\n<p>Drejtor Ekzekutiv i Q\u00ebndres Shqiptare t\u00eb Studimeve Amerikane e Britanike,<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Foto1 Mbremje festive nga Fondacioni Plave-Guci ne New York SHBA per lirim e Ramush Haradinaj. Dhjetor 2012.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. N\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs ka familje q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb lider epokal, ushtarak epope, po askund nuk gjen nj\u00eb t\u00eb till\u00eb sui generis: dera, kulla Hilmi Haradinaj i ka dhan\u00eb kombit tre gjeneral\u00eb t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4243","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4243"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4243\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4245,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4243\/revisions\/4245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}