{"id":4225,"date":"2014-03-30T13:23:16","date_gmt":"2014-03-30T13:23:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4225"},"modified":"2014-03-30T13:23:16","modified_gmt":"2014-03-30T13:23:16","slug":"demonstrata-e-8-prillit-ne-uashington-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4225","title":{"rendered":"DEMONSTRATA E 8 PRILLIT N\u00cb UASHINGTON (I)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/demostrata.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4226\" title=\"demostrata\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/demostrata-300x199.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"199\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/demostrata-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/demostrata.jpg 709w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Ramiz LUSHAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Kryeqyteti i Amerik\u00ebs, Uashington D.C. m\u00eb 8 prill 2014 do t\u00eb jet\u00eb \u201ckryeqytet i shqiptar\u00ebve\u201d, pasi aty, para t\u00eb ndritmes Sht\u00ebpi e Bardh\u00eb e selis\u00eb s\u00eb ambasasad\u00ebs Malazeze, shqiptaro-amerikan\u00ebt <!--more-->do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb aktive e masive kund\u00ebr kryepolitikanit malazez, Milo Gjukanovi\u00e7, kryeminist\u00ebr shoven i pa cak i diskriminimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e t\u00eb vazhduesh\u00ebm, i asimilimit mafioz e i shp\u00ebrnguljes s\u00eb detyruar t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik n\u00ebn Malin e Zi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Tempullin e Demokracis\u00eb Bot\u00ebrore do t\u00eb protestohet nga shqiptar\u00ebt drejtp\u00ebrdrejt kund\u00ebr liderit ma jet\u00ebgjat\u00eb e diktatorit t\u00eb fundit n\u00eb politik\u00ebn ballkanike e europiane, kund\u00ebr Gjukanovi\u00e7it kund\u00ebrshqiptar, i zgjedhur nj\u00eb her\u00eb president (1998-2002), shtat\u00eb her\u00eb kryeminist\u00ebr (nga 15 janari 1991 deri m\u00eb 4 dhjetor 2012), nj\u00eb her\u00eb minist\u00ebr i mbrojtjes (2006), prej vitit 1998 edhe kryetar i Partis\u00eb Socialiste Demokrate (DPS), parti n\u00eb pushtet n\u00eb k\u00ebto tri dekadat e fundit. Kaq koh\u00ebgjat\u00eb me mandate n\u00eb pushtet nuk i ka asnj\u00eb lider aktual ballkanik e euro-atlantik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lideri politik, Milo Gjukanovi\u00e7 guxon e reklamon veten e Malin e Zi si \u201ckampion t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d, po tashma ai \u00ebsht\u00eb kthye n\u00eb nj\u00eb \u201cgospodar\u201d i Malit t\u00eb Zi, i cili n\u00eb mendje, biseda e veprime e ka p\u00ebr shemb\u00ebllim paraardh\u00ebsin e tij t\u00eb hersh\u00ebm, antishqiptarin Krajl Nikolla I, e po don me \u00e7do kusht t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ckrajl i ri\u201d dhe k\u00ebsaj ia ka mbrri pa v\u00ebshtir\u00ebsi tue shkel \u00e7do \u201csemafor\u201d t\u00eb demokracis\u00eb euro-atlantike, tue i d\u00ebmtue pa fund e skej shqiptar\u00ebt etnik n\u00eb viset e veta trojenike, etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fakte e gjasa d\u00ebshmojn\u00eb se Gjukanovi\u00e7i e ka kap \u201cpeng\u201d shtetin e vog\u00ebl bregdetar e alpin t\u00eb Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb kthye sikur tw ishte nj\u00eb \u201cFidel Kastro\u201d i dyt\u00eb i Europ\u00ebs euro-atlantike. Prej nga 15 shkurti 1991, n\u00eb 29 vjetorin e dit\u00eblindjes s\u00eb tij, udh\u00ebheq shum\u00ebfisht\u00eb Malin e Zi, si president apo kryeminist\u00ebr; si kryetar i partis\u00eb (DPS) n\u00eb pushtet; si klan politik p\u00ebrtej koalicioneve mazhoritare; si klan ekonomik para e larg syve t\u00eb popullit e bot\u00ebs; me ndikime me an\u00eb t\u00eb dy kishave ortodokse serbe e malazeze q\u00eb ende luftojn\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi e territore; me lidhjet e t\u00eb (pa)njohura me struktura t\u00eb specializuara policore, v\u00ebzhgimore, hetimore, etj., etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7i 52 vje\u00e7ar e ka fut n\u00eb dar\u00eb t\u00eb vet treshe krejt Malin e Zi(!) Presidenti 60 vje\u00e7ar Filip Vujanovi\u00e7 me seli presidenciale n\u00eb \u00c7etin\u00ebn e krajlis\u00eb, ka lind e rrit dhe krye studimet universitare n\u00eb Beograd, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i partis\u00eb (DPS). Ai, prej 5 shkurtit 1998 ka tet\u00eb mandate rradhazi: dy her\u00eb kryeminist\u00ebr, nj\u00eb her\u00eb kryeparlamentar, pes\u00eb her\u00eb president (22 dhjetor 2002, 9 shkurt 2003, 11 maj 2003, 6 prill 2008, 7 prill 2013).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kotorrasi 52 vje\u00e7ar Ranko Krivokapi\u00e7, pasuniversitar i Beogradit, prej vitit 1989 deputet i Malit t\u00eb Zi e i Jugosllavis\u00eb s\u00eb Milloshevi\u00e7it, prej vitesh kryetar i Partis\u00eb Social-Demokrate (SDP) me gjasht\u00eb deputet\u00eb n\u00eb Parlament e n\u00eb koalicion qeveris\u00ebs me Gjukanovi\u00e7in, prej 30 korrikut 2003 \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb kat\u00ebr mandate t\u00eb nj\u00ebpasnjish\u00ebm kryetar i Parlamentit Malazez.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb qeverin\u00eb e fundme t\u00eb Gjukanovi\u00e7it, ndon\u00ebse shum\u00eb sish me tituj e grada shkencore e mosh\u00eb mesatare t\u00eb mir\u00eb, prap\u00eb ka zv\/kryeministra apo ministra t\u00eb blinduar n\u00eb kabinete qeveritare qyshse para Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dora e hekurt e Gjukanovi\u00e7it, ish mik e bashk\u00ebpun\u00ebtor i Milloshevi\u00e7it, ia ka mbrri ta vorbulloj\u00eb Malin e Zi n\u00eb at\u00eb far\u00eb soj rrjete klanore sa ta keqkthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin pa m\u00ebdyshje: \u201cMali i Zi i Nikshiqit\u201d. Kjo nuk ngjet n\u00eb asnj\u00eb vend euro-atlantik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Nikshiqi, vendlindja e kryeministrit kund\u00ebrshqiptar Milo Gjukanovi\u00e7, komuna ma e madhe e Malit t\u00eb Zi, me 2.065 km<sup>2\u00a0\u00a0<\/sup>e rreth 60.000 banor\u00eb, jan\u00eb n\u00eb pika ky\u00e7e t\u00eb shtetit malazez: Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, 60 vje\u00e7ari Zarko Sturanovi\u00e7, i cili e mban k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb prej vitit 2003. Ministre e Mbrojtjes, dr. Milica Pejanovi\u00e7-Gjurisi\u00e7, q\u00eb sivjet feston 55 vjetorin e lindjes n\u00eb Nikshiq. I nokshiqas \u00ebsht\u00eb edhe ministri i Kultur\u00ebs, Branislav Mi\u00e7unovi\u00e7.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7i m\u00eb 10 n\u00ebntor 2006 u \u201ct\u00ebrhoq\u201d nga dera kryeministrore n\u00eb Podgoric\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me biznes, ku i ngriti shpejtas e fuqish\u00ebm pes\u00eb biznese t\u00eb suksesshme, \u201cUniversitas\u201d, \u201cCapital Invest\u201d, \u201cPrimary Invest\u201d, \u201cSelect Investmens\u201de fundit, Global Montenegro\u201d(25 shkurt 2008), hyri aksioner n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb vllait, nj\u00eb nga ma t\u00eb njohurat n\u00eb Ballkan. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Gjukanovi\u00e7i kund\u00ebrshqiptar ishte edhe kryetar i partis\u00eb kryesore n\u00eb pushtet, deputet n\u00eb Parlament, kryetar i Komisionit t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb shtetit t\u00eb ri malazez.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7i me kompromis politik e vetjak e p\u00ebrzgjodhi pasardh\u00ebs t\u00eb tij nj\u00eb nikshiqas tjet\u00ebr: 44 vje\u00e7arin Zheljko Sturanovi\u00e7, m\u00eb 10 n\u00ebntor 2006. Prap\u00eb, n\u00eb 46 vjetorin e lindjes, n\u00eb shkurt 2008, Gjukanovi\u00e7i rikthehet n\u00eb krye t\u00eb ekzekutivit malazez, edhe ma i fuqish\u00ebm nga \u00e7\u2019mund ta mendonin kund\u00ebrshtar\u00ebt e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I nikshiqasi Zheljko Sturanovi\u00e7, tashma 60 vje\u00e7ar, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebnkryetar i partis\u00eb t\u00eb DPS prej vitit 2007, bile u rizgjodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb edhe n\u00eb kongresin VI t\u00eb saj (21 maj 2011). P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ky bashk\u00ebvendas i Gjukanovi\u00e7it kund\u00ebrshqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tre n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, i zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb post prej vitit 2009, n\u00eb dy legjislatura. Ky i mbron mjaft mir\u00eb interesat e Gjukanovi\u00e7it n\u00eb Parlamentin me kryetar nga partia e dyt\u00eb n\u00eb koalicion, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i kryen me pasion e aksion \u00e7do detyr\u00eb kund\u00ebrshqiptare t\u00eb misionuar prej tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Demonstrata e 8 prillit 2014 n\u00eb Uashington D.C. do t\u2019i tregoj e m\u00ebsoj Milo Gjukanovi\u00e7it se shqiptaro-amerikanwt n\u00eb Amerik\u00eb nuk do ta lejojn\u00eb t\u2019i diskriminojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Ulqin e Podgoric\u00eb, n\u00eb Tivar e Tuzi, n\u00eb Plav\u00eb-Guci e Rozhaj\u00eb, etj. nuk do ta lejojn\u00eb ta kthejn\u00eb Malin e Zi multietnik n\u00eb nj\u00eb shtet pa shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqiptaro-amerikan\u00ebt e trojeve etnike n\u00ebn Malin e Zi do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kit\u2019 demonstrat\u00eb, sepse i \u00e7ojn\u00eb atje edhe mbi 9 mij\u00eb km<sup>2\u00a0<\/sup>\u00a0q\u00eb iu mor\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb Etnike me pushtime e aneksime nga principata e mbret\u00ebria e Malit t\u00eb Zi pas betej\u00ebs t\u00eb Ostrogut (1853) e t\u00eb Grahov\u00ebs (1858), n\u00eb koh\u00ebn e Krajl Nikolla I (1860-1918). Me kwto toka etnike\u00a0\u00a0shqiptare Mali i Zi e trefishoi sip\u00ebrfaqen e saj territoriale shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb kan\u00eb vendlindjen, etno-gjenez\u00ebn, farefisnin\u00eb, kullat e trojet n\u00eb vise shqiptare n\u00ebn Malin e Zi, i \u00e7on n\u00eb demonstrat\u00ebn e 8 prilli 2014 n\u00eb Uashington D.C. edhe shkelja e Kushtetut\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi e 19 tetorit 2007, e cila shprehimisht ligj\u00ebron: \u201cNdalohet \u00e7do diskriminim i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb ose i t\u00ebrthort\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo baze&#8230;\u201d(Neni 8) etj. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb shtet i cili nuk mund t\u00eb shpallte pavar\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb 21 majit 2006 pa votat e shqiptar\u00ebve dhe nj\u00eb Kushtetut\u00eb e miratuar edhe me votat e tyre, t\u00eb shkelet kryesisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik nga Gjukanovi\u00e7i e Co?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky diskriminim \u00ebsht\u00eb i gjithansh\u00ebm, ofensiv, tragjik, i fokusuar n\u00eb disa plane t\u00eb prejkohshme e t\u00eb sotme:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00c7\u2019popullimi i viseve shqiptare n\u00ebn Malin e Zi.<\/p>\n<p>Sipas disa p\u00ebrllogaritjeve, n\u00eb koh\u00ebn e Krajl Nikolla I, popullsia shqiptare \u00ebsht\u00eb<\/p>\n<p>ulur mbi tre her\u00eb nga vrasjet e burgosjet, nga shp\u00ebrnguljet e dhunshme t\u00eb spastrimeve etnike, nga asimilimet, etj. N\u00eb k\u00ebto mbi dy dekada t\u00eb sundimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi nga krajli i ri, Milo Gjukanovi\u00e7, popullsia shqiptare me ndeje vendalie n\u00eb trevat e veta etnike \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb rreth dy her\u00eb pasi nga politikat e mbrapshta e t\u00eb ashpra kund\u00ebrshqiptare jan\u00eb detyruar edhe p\u00ebr t\u00eb emigruar jasht\u00eb trojeve t\u00eb veta, si n\u00eb Amerik\u00eb ku gjendet nj\u00eb \u201cMal\u00ebsi e Dyt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Mos lejimi i perdorimit t\u00eb lirsh\u00ebm i simboleve komb\u00ebtare. Ligji i\u00a0\u00a0Parlamentit<\/p>\n<p>t\u00eb Malit t\u00eb Zi, i miratuar m\u00eb 23 dhjetor 2011, pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb tw Shqipwrisw, me an\u00eb t\u00eb nenit 23 t\u00eb tij, t\u00eb d\u00ebnon me gjob\u00eb apo burgosje p\u00ebr shpalosje publike t\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb shkelur Kushtetuta, neni 13 i saj dhe Akte e Konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>mbi p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe. Ka plot fshatra me popullsi t\u00eb madhe shqiptare si n\u00eb bregdetin e Tivarit e Ulqinit, Ultin\u00ebn e Podgoric\u00ebs, Plav\u00eb-Guci e Rrozhaj\u00eb dhe nuk gjen n\u00eb territorin e tyre as tabela e mbishkrime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.\u00a0\u00a0N\u00eb qytetin e Tivarit nuk ka asnj\u00eb shkoll\u00eb shqip. N\u00eb qytetin e Rozhaj\u00ebs vjen nj\u00eb tregtar kinez e shitoren e tij e shkruan n\u00eb shqip \u201cdyqan kinez\u201d, nd\u00ebrsa shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Dacaj (Mal\u00ebsia e Rozhaj\u00ebs) i hapin probleme t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr mbylljen e saj, p\u00ebr shuarjen e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb me 432 km<sup>2\u00a0<\/sup>n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit mbi 80 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb ishte shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>4)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Ndryshimi i ligjit p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e popullit Shqiptare n\u00eb Kuvendin e Malit<\/p>\n<p>t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><sup>\u00a0<\/sup><\/p>\n<p>5)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00c7\u00ebshtja e pambyllur e (demarkacionit) p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve tok\u00ebsor, detar e<\/p>\n<p>liqenor t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn. Edhe nga l\u00ebvizjet e kufijve nd\u00ebrmjet komunave brenda shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi po dalin problematika me pronat, etj. sikurse rasti i komun\u00ebs s\u00eb Beran\u00ebs e cila ia mori 2.700 ha pyje t\u00eb sh\u00ebndetshme komun\u00ebs s\u00eb Rozhaj\u00ebs, mbi gjysma e tyre jan\u00eb prona t\u00eb shqiptar\u00ebve, si t\u00eb vllaznis\u00eb Bralaj, etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>6)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Arrestimet dhe burgosjet gjat\u00eb aksionit fam\u00ebkeq e terrorizues \u201cFluturimi i<\/p>\n<p>Shqiponj\u00ebs\u201d n\u00eb Tuzi; arrestimet e 23 shqiptar\u00ebve n\u00eb fshatin Martinaj t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>7) Injorimi dhe mos dh\u00ebnja e t\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb komun\u00ebs urbane t\u00eb Tuzit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb komun\u00eb m\u00eb vete n\u00eb ndarjen administrative-territoriale t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>8) Tentimi p\u00ebr ndryshimin e struktur\u00ebs demografike duke sjell ardhacak\u00eb nga veriu i Malit t\u00eb Zi n\u00eb komun\u00ebn urbane Tuzi, ku jetojn\u00eb fiset e historis\u00eb Hoti, Gruda, etj.. Para disa dit\u00ebsh, kryebashkiaku i Podgoric\u00ebs, Miomir Mugosha i partis\u00eb s\u00eb Gjukanovi\u00e7it ishte s\u00ebbashku me t\u00eb vet\u00ebt n\u00eb Tuzi, n\u00eb fisin e Grud\u00ebs, tek vendbanimi Dheu i Zi, ku \u00ebsht\u00eb ngrit\u00eb nj\u00eb lagje me boshnjak\u00eb t\u00eb ardhur nga brigje t\u00eb deg\u00ebve lumore t\u00eb Limit dhe po e ngrejn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi lokale, shkoll\u00eb, etj. Akte t\u00eb tilla shoviniste t\u00eb asimilimit e spastrimit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve po manifestohen prej koh\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjitha komunat etno-historike shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>9) Ndarja cop\u00ebtuese p\u00ebr arsye asimilimi e krahin\u00ebs etno-historike e komunare t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb (n\u00eb t\u00eb Plav\u00ebs e t\u00eb Gucis\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces drejt p\u00ebrfundimit ligjor n\u00eb institucionet e larta t\u00eb Podgoric\u00ebs e \u00c7etin\u00ebs. Eksproprimi i pron\u00ebs private n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krijimit t\u00eb parqeve nacionale n\u00eb pronat private t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pasoja t\u00eb atilla q\u00eb sapo kan\u00eb nisur dhe nuk kan\u00eb t\u00eb mbyllur; etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>10) Marrja e kompetencave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare p\u00ebr pasurit\u00eb detare t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, konfiskimi i pronave private t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Gjirin e Valdanosit; etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>11) N\u00eb Rozhaj\u00eb (Tregovishta) nuk po iu kthehen shqiptar\u00ebve t\u00eb atysh\u00ebm mbi 5.000 ha me male, pyje e kullota t\u00eb tyre si n\u00eb Lug t\u00eb Shtjerrave n\u00eb kufi me Drag\u00ebn e Jabllanic\u00ebn, n\u00eb Plluncaj, Peshkaj, Llazin e Rexhit, Husaj, etj. K\u00ebto ua ka pas\u00eb marr\u00eb\u00a0\u00a0dikur shteti monist jugosllav e tashti iu takojn\u00eb ligj\u00ebrisht vllaznive shqiptare Dacaj, Vukli, Laj\u00e7i i Buxhovit, Dreshajt, Nik\u00e7\u00ebt (Rexhiq\u00ebt), Bralajt, Haxhisejd\u00ebt, etj., t\u00eb cil\u00ebt enden n\u00eb pafund\u00ebsi dyer\u00ebve t\u00eb gjykatave malazeze n\u00eb p\u00ebrballje me padrejt\u00ebsit\u00eb, nuk iu lejohet t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb as p\u00ebr dru dhe as p\u00ebr kullota tokat e tyre etnike, nuk iu mund\u00ebsohet mbajtja e bag\u00ebtive, etj. Kjo sjell varf\u00ebri e shp\u00ebrngulje t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>12) Mal\u00ebsia e Rozhaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i vetmi territor n\u00eb shtetin e Malit t\u00eb Zi, ku forcat militare e paramilitare serbe hyjn\u00eb n\u00eb prill-qershor 1999 dhe kryejn\u00eb vrasje, tortura, djegje t\u00eb sht\u00ebpiv\u00eb, pasurive, etj. si n\u00eb Qaf\u00eb Hajle, Buk\u00ebl t\u00eb Sirm\u00eb, Dacaj, Husaj, etj. Shqiptar\u00ebt etnik\u00eb t\u00eb Rozhaj\u00ebs, sikurse edhe ata t\u00eb Kosov\u00ebs martire, u detyruan t\u00eb largohen p\u00ebrkohor nga vatrat e tyre. Damet sipas vler\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb komisioni zyrtar kapin mbi 1.5 milion\u00eb Euro. Ende 37 familje shqiptare presin shp\u00ebrblimin p\u00ebrfundimtar. P\u00ebrndryshe: n\u00eb Murin\u00eb t\u00eb komun\u00ebs t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb ura mbi lumin Lim v\u00ebrtet u shkat\u00ebrrua nga bombardimet e NATO-s ve\u00e7se u nd\u00ebrtua brenda nj\u00eb muaji e nj\u00ebkoh\u00ebsisht e njejt\u00ebsisht u ndihmuan me financime e material nd\u00ebrtimor edhe familjet malazeze t\u00eb d\u00ebmtuara nga detonimet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra, Gjukanovi\u00e7i ndjek dy standarde: p\u00ebrkrahje p\u00ebr malazez\u00ebt e diskriminim ndaj shqiptar\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb trojet e veta mij\u00ebravje\u00e7are.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramiz LUSHAJ &nbsp; 1. Kryeqyteti i Amerik\u00ebs, Uashington D.C. m\u00eb 8 prill 2014 do t\u00eb jet\u00eb \u201ckryeqytet i shqiptar\u00ebve\u201d, pasi aty, para t\u00eb ndritmes Sht\u00ebpi e Bardh\u00eb e selis\u00eb s\u00eb ambasasad\u00ebs Malazeze, shqiptaro-amerikan\u00ebt<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-4225","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4227,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4225\/revisions\/4227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}