{"id":4211,"date":"2014-03-25T19:13:24","date_gmt":"2014-03-25T19:13:24","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4211"},"modified":"2014-03-25T19:13:24","modified_gmt":"2014-03-25T19:13:24","slug":"driteroi-trendafili-ne-gote-dhe-pak-nostalgji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4211","title":{"rendered":"DRIT\u00cbROI, \u201cTR\u00cbNDAFILI N\u00cb GOT\u00cb\u201d  DHE PAK NOSTALGJI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Drit\u00ebro_Agolli..jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4212\" title=\"Drit\u00ebro_Agolli.\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Drit\u00ebro_Agolli.-300x263.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"263\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Drit\u00ebro_Agolli.-300x263.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Drit\u00ebro_Agolli..jpg 738w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ne foto Dritero Agolli<\/p>\n<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Drit\u00ebroi flet her\u00eb pas here p\u00ebr njer\u00ebzit e k\u00ebtij vendi, ngjarjet bashk\u00ebkohore dhe zhvillimet politike, i k\u00ebshillon e qorton politikan\u00ebt, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga ata burra q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb populli nuk u bie fjala n\u00eb tok\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriark q\u00eb nuk mplaket kurr\u00eb, me pamje profeti. <!--more-->Tregimtari i sagave mirditase, Bardhok Pulaj, teksa ecim rrug\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Burrelit (nga Uraka) kujtohet p\u00ebr nj\u00eb dokumentar t\u00eb hersh\u00ebm, ku gazetari i ri Drit\u00ebro Agolli, n\u00eb minier\u00ebn e Kurbneshit n\u00eb vitet \u201960, shihet p\u00ebr pak \u00e7aste \u201cudh\u00ebtar\u201d n\u00eb krah t\u00eb makinistit n\u00eb elektrovozin (trenin e vog\u00ebl) q\u00eb shpiente mineralin e bakrit nga gryka e galeris\u00eb kryesore n\u00eb fabrik\u00ebn e pasurimit. At\u00ebher\u00eb ajo ishte nga minierat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit dhe nj\u00eb kujtim i till\u00eb ka dhe nostalgji. \u201cNga ura e Fanit n\u00eb Gurin e Gjonit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga reportazhet e Agollit i vitit 1964. \u00cbsht\u00eb po ashtu nga publicitika e tij e atyre viteve dhe nj\u00eb p\u00ebrshkrim brilant p\u00ebr gruan mirditore, jeta e s\u00eb cil\u00ebs shkruan ai ka qen\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e legjend\u00ebs, \u201cme djepin e saj shekullor n\u00eb shpin\u00eb\u201d, \u201cse mos vet\u00ebm djepin ka mbajtur shpina e saj?\u201d, \u201ct\u00eb duket sikur gjith\u00eb malet kan\u00eb qen\u00eb mbi at\u00eb shpin\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb kthyer shkrimtari dhe n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme mes njer\u00ebzve fisnik\u00eb t\u00eb Selit\u00ebs, ja me Bardhokun, me Ndre Legisin e t\u00eb tjer\u00eb, kur miniera tashm\u00eb po shuhej, por po b\u00ebnte p\u00ebrpara e mbrapa politika, ka pir\u00eb ndonj\u00eb got\u00eb raki a birr\u00eb me ta, ka qerasur f\u00ebmij\u00ebt me karamele, ka folur p\u00ebr politik\u00ebn pluraliste, ka recituar Fisht\u00ebn e B\u00ebrnsin, shkurt, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka harruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb zakonin e tij prej poeti t\u00eb lindur. Kush e ka ndjekur poezin\u00eb e tij prej koh\u00ebsh, kujton motivet nga Munella \u201cku r\u00ebnkon nj\u00eb sharr\u00eb e nj\u00eb qysqy\u201d, pasi ai ishte poeti i \u201cshtigje malesh dhe trotuare\u201d. Ishte koha kur udh\u00ebtimet prej gazetari i falnin Agollit lirika t\u00eb ndjera pa fund. \u201c\u00cbsht\u00eb e pabesueshme, por un\u00eb, kur isha gazetar, m\u00eb shum\u00eb shkoja n\u00eb veri, sesa n\u00eb jug\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mirditor\u00ebt.<\/p>\n<p>Them se nuk \u00ebsht\u00eb pa vend t\u00eb rr\u00ebfej me dy fjal\u00eb se si kryetari Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve e ka pritur gjith\u00eb mir\u00ebsi autorin e k\u00ebtyre radh\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb studion e tij, n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1978, ku kisha shkuar p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar \u00a0ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e studimit p\u00ebr let\u00ebrsi, si\u00e7 asokohe ngjiste jo rrall\u00eb me letrar\u00ebt e rinj, q\u00eb kishin nj\u00eb penges\u00eb a nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr shkollimin e tyre. \u201c\u00c7\u2019ka ajo partia e Mirdit\u00ebs me ty?\u201d ishte shprehja befasuese e dal\u00eb nga goja e Drit\u00ebroit, mes tymit t\u00eb cigares, si nga nj\u00eb realitet tjet\u00ebr, ku ai q\u00eb fliste nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb thoshte; dhe pse un\u00eb, merret me mend, s\u2019kisha shkuar t\u2019i ankohesha atij p\u00ebr partin\u00eb, por ai n\u00ebn rreshta e kishte kapur se nyja ishte lidhur aty. Mundej q\u00eb at\u00eb \u00e7ast ai t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb me vete, po \u00e7\u2019kan\u00eb ata t\u00eb Mirdit\u00ebs k\u00ebshtu, a nuk nd\u00ebrhyra deri lart q\u00eb t\u00eb rehabilitohej poeti Gjok Beci, pas disa vitesh q\u00eb e kishin \u00e7uar p\u00ebr riedukim pun\u00ebtor n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e nd\u00ebrtimit, q\u00eb t\u00eb shkruante k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Festivalin e Gjirokastr\u00ebs? Histori t\u00eb tilla me Drit\u00ebroin kan\u00eb jo pak shkrimtar\u00eb dhe letrar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb asaj kohe dhe sot ato nuk rr\u00ebfehen p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb nder atij, por p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se gjithnj\u00eb ka patur personalitete t\u00eb kultur\u00ebs e shkenc\u00ebs me renom\u00eb komb\u00ebtare, para t\u00eb cil\u00ebve politika, sado e ashp\u00ebr t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb menduar, prej fjal\u00ebs s\u00eb tyre ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe mbrapsht nga qendrimet politike tepruese, gjithsesi di\u00e7ka e mir\u00eb nga kjo ka mundur t\u00eb ngjas\u00eb.<\/p>\n<p>Drit\u00ebroi ka b\u00ebr\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e tij t\u00eb qendrueshme p\u00ebrtej \u00e7do kohe, lirik\u00ebn shqiptare t\u00eb njeriut dhe tok\u00ebs, me simbolik\u00ebn e balt\u00ebs s\u00eb Devollit, poem\u00ebn naltuese t\u00eb baballar\u00ebve, portrete njer\u00ebzish t\u00eb krisur dhe komisar\u00ebsh t\u00eb Luft\u00ebs, ka pikturuar me ngjyra groteske tejet origjinale \u201cshokun Zylo\u201d, n\u00eb shk\u00eblqimin dhe mjerimin e tij, dhe kjo let\u00ebrsi asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk k\u00ebrkon, ve\u00e7se t\u00eb lexohet nga t\u00eb rinjt\u00eb e shkollave. Agolli ka shkruar dhe romanin \u201cTr\u00ebndafili n\u00eb got\u00eb\u201d, botuar me 1980 dhe ribotuar pas afro nj\u00ebzet vitesh pa ndryshuar asgj\u00eb. E kam lexuar at\u00ebher\u00eb, madje si student\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb seminar special n\u00eb Fakultetin e Let\u00ebrsis\u00eb, Shkod\u00ebr, e kam lexuar dhe pas 90-\u00ebs, ua kam rekomanduar miqve dhe pres ta rilexoj prap\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Jam habitur at\u00eb koh\u00eb si romani pati kaluar pa jehon\u00ebn e veprave t\u00eb tjera t\u00eb Drit\u00ebroit dhe jam ndjer\u00eb mir\u00eb kur Mustafa Nano para pak vitesh ka shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb roman si p\u00ebr nj\u00eb xhevahir t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb. Tash e di pse ky lib\u00ebr at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb roman i \u201cfort\u00eb\u201d, nga ata q\u00eb kritika nganj\u00ebher\u00eb i kthente n\u00eb \u201cbest-seller\u201d t\u00eb soc-realizmit, pik\u00ebrisht ngaq\u00eb nuk ishte i atill\u00eb, madje ting\u00ebllonte nj\u00eb vep\u00ebr jasht\u00eb atij konteksti. Minai, protagonisti i romanit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar q\u00eb shkon n\u00eb sharrat e Puk\u00ebs me leje krijuese, njeh tipa dhe karaktere sharr\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb nuk jan\u00eb nga ata \u201cheronjt\u00eb pozitiv\u00eb\u201d, si n\u00eb disa filma t\u00eb asaj kohe, shpesh sipas modeleve sovjetike, por personazhe disi t\u00eb \u201ckrisur\u201d. Vet\u00eb shkrimtari, hero i romanit, nuk ishte nj\u00eb zhdanovist, por njeriu i lir\u00eb dhe pa komplekse q\u00eb Agolli kishte n\u00eb kok\u00eb, si nj\u00eb alter ego i tij krijues.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb shkrim q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn e nj\u00eb romani lirik si \u201cTr\u00ebndafili n\u00eb got\u00eb\u201d, k\u00ebto pasazhe jan\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr autorin, romanin dhe ata njer\u00ebz mes t\u00eb cil\u00ebve ai rroi si gazetar, e \u201cp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rroi\u201d, do t\u00eb shtonte poeti Spiro Dede. \u00cbsht\u00eb e trishtueshme sot t\u00eb shkosh aty ku u mbruajt ky roman i bukur, pasi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as bjeshka me ahe e pisha, as njer\u00ebzit e saj t\u00eb pun\u00ebs, as lirizmi q\u00eb nj\u00eb poet e zbulon dhe n\u00eb nj\u00eb fije bari, por nj\u00eb braktisje e pam\u00ebshirshme ka ndodhur. \u201cGri\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb agolliane, nga m\u00eb t\u00eb spikaturat e poezis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb von\u00eb, ndaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme t\u00eb kesh nostalgji p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte dhe u zhb\u00eb. Nostalgjia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr njeriun e jo p\u00ebr kantieret e pankartat me grushtet lart dhe Drit\u00ebro Agolli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i madh i shpirtit njer\u00ebzor. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpelegrin\u201d i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, poezis\u00eb me motive t\u00eb pavdekshme universale, deradiane, serembiane, naimjane, mjediane, fishtiane, lasgushiane etj. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb Agolli \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb rrall\u00ebt poet\u00eb sot q\u00eb i huajt\u00ebn poezit\u00eb nga librat dhe p\u00ebrcillen nga nj\u00ebri lexues te tjetri, p\u00ebrmes Facebook-ut etj., apo afishohen n\u00eb mure zyrash, si th\u00ebniet e urta t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Ismail Kadares\u00eb etj.<\/p>\n<p>Prozatori mirditor me t\u00eb cil\u00ebn e nis\u00ebm shkrimin, Bardhok Pulaj, i vler\u00ebsuar nga Agolli p\u00ebr nj\u00ebrin nga librat e tij, ka botuar dhe nj\u00eb tregim me titullin \u201cKolla\u201d, kushtuar minitor\u00ebve t\u00eb Kurbneshit (Selit\u00ebs), vendlindjes s\u00eb tij. Ata e kishin koll\u00ebn p\u00ebshqesh nga lag\u00ebshtira e n\u00ebntok\u00ebs, por kjo ishte m\u00eb e pakta, pasi vdekja e tyre e paralajm\u00ebruar ishte fshehur te silikoza, p\u00ebrndryshe s\u00ebmundja e mushk\u00ebrive nga pluhurat e silicit, n\u00eb frontet e minier\u00ebs. Por p\u00ebr at\u00eb, ashtu si p\u00ebr gjith\u00eb gjenerat\u00ebn letrare pararend\u00ebse, Drit\u00ebro Agollin, Dhimit\u00ebr Xhuvanin, Zija \u00c7el\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr dramat dhe kumtet e pun\u00ebtoris\u00eb shqiptare, ashtu si dhe p\u00ebr Emil Zolan\u00eb e \u201cZherminal-it\u201d, miniera e v\u00ebrtet\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb galerit\u00eb dhe puset e n\u00ebntok\u00ebs, por njeriu. \u201cMiniera e b\u00ebn njeriun minier\u00eb\u201d, na vjen nd\u00ebrmend nj\u00eb reportazh yni i atyre viteve, n\u00eb kuptimin q\u00eb miniera e pasuronte njeriun me virtytin e pun\u00ebs, pse jo dhe heroizmit (konteksti i koh\u00ebs), ku sot mund t\u00eb shtohet se e \u201cpasuronte\u201d dhe me mundimet prej Krishti. Njeriu i pun\u00ebs q\u00eb e kryq\u00ebzoi ajo koh\u00eb dhe q\u00eb e \u201cvrau\u201d kjo koh\u00eb. Le t\u00eb m\u00ebrzitet mbase politika nga k\u00ebto rreshta t\u00eb fundit, duke nxituar t\u00eb rr\u00ebshtoj\u00eb fitoret e demokracis\u00eb, q\u00eb natyrisht i dim\u00eb dhe i \u00e7mojm\u00eb fort, por kjo nuk e b\u00ebn t\u00eb paqen\u00eb realitetin e p\u00ebrmbysur t\u00eb maleve tona n\u00eb k\u00ebto 20 e ca vite. Derisa nj\u00eb dit\u00eb, fal\u00eb politikave moderne t\u00eb zhvillimit, ato t\u00eb rilindin p\u00ebrmes veprash si Rruga e Kombit, q\u00eb Drit\u00ebroi e pati bekuar n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrtohej, duke th\u00ebn\u00eb se pas nj\u00ebzet vitesh do t\u00eb harrohej p\u00ebrfolja e saj dhe do t\u00eb shihej vet\u00ebm vlera q\u00eb rruga kishte p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe zhvillimin rajonal ballkanik. Nuk thon\u00eb m\u00eb kot se poet\u00ebt jan\u00eb si profet\u00ebt, Agolli kur b\u00ebnte \u201capologjin\u00eb\u201d e asaj rruge, duhej t\u2019i kishte parapar\u00eb nismat, projektet, apo mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta mes qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe asaj t\u00eb Kosov\u00ebs, ku e para mbledhje u mbajt n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>Drit\u00ebroi \u00ebsht\u00eb aty, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, i vizituar nga gazetar\u00ebt e m\u00eb pak nga politikan\u00ebt, si gjithnj\u00eb besnik i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, \u201ct\u00ebshtim\u00eb\u201d e liris\u00eb. Ai ka n\u00eb stilin e tij ligj\u00ebrues dhe humorin, po ku t\u2019i gjesh sot batudat e Agollit, kur parlamenti shpesh p\u00ebrfshihet nga nj\u00eb gjuh\u00eb e shthurur sa t\u00eb vjen ndot. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrimtari deputet ishte nj\u00eb model p\u00ebr t\u2019u ndjekur, madje deputet\u00ebve t\u00eb till\u00eb nuk iu mbaron kurr\u00eb mandati, fisnik\u00ebria e fjal\u00ebs ve\u00e7sa shtohet me vitet e thinjat&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto Dritero Agolli NDUE DEDAJ &nbsp; Drit\u00ebroi flet her\u00eb pas here p\u00ebr njer\u00ebzit e k\u00ebtij vendi, ngjarjet bashk\u00ebkohore dhe zhvillimet politike, i k\u00ebshillon e qorton politikan\u00ebt, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga ata burra q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb populli nuk u bie fjala n\u00eb tok\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriark q\u00eb nuk&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-4211","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4211"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4213,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4211\/revisions\/4213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}