{"id":421,"date":"2012-04-02T14:20:25","date_gmt":"2012-04-02T14:20:25","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=421"},"modified":"2012-04-02T14:20:37","modified_gmt":"2012-04-02T14:20:37","slug":"me-rastin-e-2-prillit-fragment-nga-romani-polici-me-kuran","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=421","title":{"rendered":"Me rastin e 2 Prillit ( Fragment nga romani &#8221; Polici me Kuran&#8221;)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/polici-me-kuran1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-423\" title=\"polici me kuran\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/polici-me-kuran1-217x300.png\" alt=\"\" width=\"217\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/polici-me-kuran1-217x300.png 217w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/polici-me-kuran1.png 581w\" sizes=\"auto, (max-width: 217px) 100vw, 217px\" \/><\/a>Pjesa e tret\u00eb e kreut pa num\u00ebr<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb jo e zakont\u00eb i kishte hedhur vellon e zez\u00eb dhe t\u00eb tymt\u00eb nj\u00eb qyteti mij\u00ebravje\u00e7ar, nd\u00ebrsa Presidenti z\u00ebholl\u00eb rrekej t\u00eb ngush\u00ebllonte t\u00eb af\u00ebrmit e viktimave. Asgj\u00eb s\u2019i shkonte n\u00eb at\u00eb fjalim, n\u00eb t\u00eb cilin vajtonte m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnien e pashmangshme t\u00eb vetes dhe regjimit t\u00eb tij, se sa ndodhin\u00eb n\u00eb qytetin ku kishte lindur. Ishte qyteti i tij\u00a0 dhe i ishin vrar\u00eb kat\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Qeveria ngush\u00ebllonte nat\u00ebn, ministri ngush\u00ebllonte nat\u00ebn, regjimi p\u00ebrgjonte nat\u00ebn e t\u00eb vriste dit\u00ebn, nd\u00ebrsa selia blu e qytetit nuk i kishte mbyllur dyert p\u00ebr asnj\u00eb moment prej m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dit\u00ebsh. Kol\u00ebs nuk i zinte vendi vend, sa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e viktimave, sa n\u00eb selin\u00eb prej ku kishin dal\u00eb sot n\u00eb m\u00ebngjes, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb. I kujtoheshin episodet n\u00eb takimin e par\u00eb me presidentin e fundit komunist, kur Arbri s\u2019kishte denjuar t\u2019i jepte dor\u00ebn, nd\u00ebrsa Presidenti, q\u00eb sonte mundohej t\u2019i rotullonte fjal\u00ebt ngushlluese,<!--more--> i kishte f\u00ebrkuar krah\u00ebt me ironi. E kishte kuptuar Kola f\u00ebrkimin e krah\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte biseduar edhe me Aleksin dhe Shanin. Presidenti nuk do ia harronte mosp\u00ebrfilljen e djaloshit t\u00eb ri t\u00eb nj\u00eb qyteti model, q\u00eb e vuante lirin\u00eb, m\u00eb shum\u00eb\u00a0 se \u00e7do vend tjet\u00ebr. Tek i mendonte t\u00eb gjitha k\u00ebto, desh t\u00eb organizonte edhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb sulm shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm kund\u00ebr deg\u00ebs s\u00eb rendit, por Aleksi dhe Shani, me maturin\u00eb e tyre, nuk desh\u00ebn t\u00eb derdhnin m\u00eb gjak. \u201cPolic\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllezrit tan\u00eb,- thot\u00eb Shani me nj\u00eb maturi njer\u00ebzore tep\u00ebr gjakftoht\u00eb. \u00c7\u2019kishin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb e b\u00ebn\u00eb. Murit nuk i bihet me kok\u00eb. N\u00eb mos sot, nes\u00ebr Arbrit do t\u2019i ndodhte kjo. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb bijt\u00eb e shejtanit, hakmerren gjith\u00ebsesi.\u201d Natyra impulsive e Kol\u00ebs nuk desh t\u2019ia dinte p\u00ebr ask\u00ebnd, por shumica e uli t\u00eb mendonte ndryshe, t\u00eb pakt\u00ebn sonte. Forcat e tij nuk ishin thyer, por mendja i thonte di\u00e7ka tjet\u00ebr. U ul n\u00eb katin e par\u00eb. Posht\u00eb shkall\u00ebve ishte nj\u00eb tavolin\u00eb e vog\u00ebl. Ra n\u00eb gjunj\u00eb dhe mb\u00ebshteti ballin mbi d\u00ebrras\u00ebn e ftoht\u00eb. Ishte vet\u00ebm. Donte t\u00eb qante n\u00eb heshtje, n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk e shihte askush.Podetyrohej t\u00eb\u00a0 rrinte duarkryq n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb si kjo. N\u00eb mendjen e tij kjo nat\u00eb duhej ndezur. N\u00eb forc\u00ebn dhe rinin\u00eb e tij vras\u00ebsit duheshin nd\u00ebshkuar, jo m\u00eb larg se sonte. Nes\u00ebr do t\u00eb ishte tep\u00ebr von\u00eb.Pokush ishin vras\u00ebsit? Edhe pse ishte n\u00eb rreshtin e par\u00eb nuk kishte arritur t\u00eb dallonte qartazi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e q\u00ebllimit mbi djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetit. Ishte q\u00eblluar shum\u00eb dhe nga shum\u00eb drejtime. Dini e kishte par\u00eb disa her\u00eb n\u00eb sy, por nuk kishte arritur ta kuptonte shprehjen e veshtrimit t\u00eb tij, q\u00eb heshturazi i thonte: \u201c Largohu t\u00eb lutem, nuk e sheh se k\u00ebta jan\u00eb kafsh\u00eb, nuk na sheh se si na kan\u00eb armatosur, thua se po e ruajm\u00eb qytetin nga serb\u00ebt.\u201d Qau me d\u00ebnes\u00eb dhe krejt n\u00eb heshtje. Sa e dhimbshme qenka\u00a0 pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb. N\u00eb k\u00ebto \u00e7aste nuk kishte pik\u00eb fuqie. Muskujt i dridheshin, ishte tep\u00ebr nervoz dhe konfuz me veten. Ku t\u00eb shkonte? T\u00eb ngjitej lart\u00a0 pa Arbrin q\u00eb deri sot ishte me ta, pa t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb i h\u00ebngri\u00a0 stuhia e bolshevik\u00ebve t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb, pa qindra e mij\u00ebra q\u00eb ishin kalbur e harruar, vrar\u00eb\u00a0 e d\u00ebnuar nga dora gjakatare e regjimit. Shumica prej tyre akoma nuk kishin varr. Ua mor\u00ebn n\u00ebnave nga gjiri dhe i varrosen si qent\u00eb, ku mund\u00ebn. Nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebt i dridheshin, mendonte dhe i thonte vetes: \u201c Sikur t\u00eb m\u00eb kishin vrar\u00eb edhe mua. M\u00eb mir\u00eb i vrar\u00eb, se i pazoti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka, p\u00ebr ata q\u00eb po shkojn\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019do t\u2019i kemi nes\u00ebr k\u00ebtu.\u201d Askush nuk e dinte gjendjen depresive t\u00eb Kol\u00ebs, ve\u00e7 Aleksit, q\u00eb tashm\u00eb e njihte mir\u00eb, por q\u00eb sonte nuk i ndodhej af\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Arbrit asgj\u00eb nuk pip\u00ebtinte. Nata kishte ardhur si vdekje. Thua se askush nuk merrte fryme, ashtu si\u00e7 nuk merrte m\u00eb frym\u00eb Arbri, vendosur ndryshe nga nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. Mes duarve\u00a0 motra i kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb me lule. N\u00eb fytyr\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb nj\u00eb nur i v\u00ebrtet\u00eb. Sikur ishte n\u00eb gjum\u00eb dhe u buz\u00ebqeshte t\u00eb gjith\u00ebve. Rreth arkivolit, veshur krejt n\u00eb t\u00eb zeza ishin n\u00ebna, motra, kush\u00ebrirat e af\u00ebrta. Q\u00ebndronin kokulur dhe vet\u00ebm qanin n\u00eb heshtje. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishte trokitur ora tre mbas mesnate. Babai dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tjer\u00eb\u00a0 t\u00eb Arbrit, n\u00eb dhomat e tjera rrinin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe shp\u00ebrndanin duhan. Prisnin pyetjet e t\u00eb pranishm\u00ebve jo si n\u00eb \u00e7do vdekje, por krejt ndryshe. Aty nga fundi i dhom\u00ebs s\u00eb par\u00eb, nj\u00eb i ri e pyeti Gonin:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Si thua ti Gon dhe ju t\u00eb tjer\u00ebt? A mund ta zbardhim sonte k\u00ebshtu n\u00eb heshtje?<\/p>\n<p>Si mund t\u2019i l\u00ebm\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb flen\u00eb rehat dhe nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb na p\u00ebrqeshin. Un\u00eb jam gati t\u00eb leviz q\u00eb tani.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Jo Mond, &#8211; iu p\u00ebrgjigj\u00a0 Goni. Sonte do nderojm\u00eb k\u00ebta, q\u00eb s\u2019do t\u2019i kemi nes\u00ebr. Ata le t\u00eb flen\u00eb dhe, dy pika lot i rr\u00ebshqiten rr\u00ebmbimthi n\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb zbeht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ka t\u00eb drejt\u00eb Goni, &#8211; vazhdoi babai, nd\u00ebrsa n\u00eb dor\u00ebn q\u00eb i dridhej vazhdonte t\u00eb digjej nj\u00eb cigare. Arbri nuk donte kurr\u00eb, q\u00eb askush t\u00eb vuante p\u00ebr t\u00eb. Ju na duheni sonte, na duheni nes\u00ebr, na duheni p\u00ebrher\u00eb. I duheni qytetit ton\u00eb, si\u00e7 i duhej gjaku i Arbrit dhe i shok\u00ebve t\u00eb tij. Por, tani na duheni Ju. Arbri nuk rikthehet m\u00eb n\u00eb jet\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Arbri do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe me ne, &#8211; vijoj Aleksi duke shpjeguar se i po k\u00ebtij mendimi ishte dhe Kola, por ne kemi kat\u00ebr viktima t\u00eb k\u00ebtij terrori, kemi dhjetra t\u00eb plagosur, q\u00eb ende nuk dihet p\u00ebr fatin e tyre. Babait t\u00eb Arbrit, gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve,\u00a0 gjith\u00eb neve shok\u00ebve t\u00eb tij, gjith\u00eb atyne q\u00eb sonte nuk i kan\u00eb djemt\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, Zoti t\u2019u jap\u00eb forc\u00eb, t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr nes\u00ebr, pasi secili prej nesh e ka pas koke, fatin e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me kafet\u00eb q\u00eb servireshin sa m\u00eb shpesh, Gjoni iu drejtua daj\u00ebs, i cili e kishte humbur mendjen.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pa\u00e7i t\u00eb tjer\u00ebt e Zoti u dhasht\u00eb forc\u00eb! Kam pi shum\u00eb e vuaj nga tensioni. Nuk dua q\u00eb sonte t\u00eb merreni me mua.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Disa prej t\u00eb pranishmeve e kthyen Gjonin me tabakan\u00eb plot. Tymi i duhanit dhe aroma e kafeve q\u00eb bluheshin t\u00eb fresk\u00ebta e kishin b\u00ebr\u00eb ajrin tep\u00ebr t\u00eb renduar. Pothuajse deh\u00ebs. N\u00eb dhom\u00ebn ku ruhej\u00a0 xhenazja u d\u00ebgjua nj\u00eb zhurm\u00eb. \u201c Nana, nana \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb, &#8211; th\u00ebrriste Shpresa, duke u drejtuar nga burrat. Asaj i kishte r\u00ebn\u00eb tensioni dhe bul\u00ebza t\u00eb bardha djerse i kishin mbuluar ballin. E kishte humbur vet\u00ebdijen dhe nuk jepte shenja frym\u00ebmarrje. Doktor Naimi q\u00eb gjendej aty, nxori nga \u00e7anta aparatin e\u00a0 tensionit dhe vrapoi p\u00ebr te N\u00ebn\u00eb Dija. T\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb largoheni! &#8211; iu drejtua ai atyre q\u00eb e rrethonin. Asgje nuk ka. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr pak pushim. Dhimbja dhe lodhja e kan\u00eb r\u00ebnduar. M\u00eb sillni pak uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dhe mos ia zini frym\u00ebn. Tensioni kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb shifrat minimale. Pulsi mezi rrihte. P\u00ebrmendja e Nan\u00eb Dijes vonoi, kur Shpresa iu drejtua t\u00eb atit dhe t\u00eb pranishm\u00ebve:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nana shp\u00ebtoi, duke iu hedh t\u00eb atit n\u00eb gjoks.Pomerr frym\u00eb dhe po na sheh!<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 S\u2019ka faj, &#8211; tha daja,- \u00ebsht\u00eb dhimbja m\u00eb e madhe q\u00eb ka pas\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dini u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, aty nga mesi i nat\u00ebs. Asgj\u00eb nuk pranoi t\u00eb hante. Asgj\u00eb dhe p\u00ebr asgj\u00eb nuk foli. Gruaja dhe f\u00ebmija e kishin marr\u00eb vesh ngjarjen. Nuk i than\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb qytet ishin vrar\u00eb kat\u00ebr vet\u00eb. Kat\u00ebr t\u00eb rinj t\u00eb pafajsh\u00ebm. Nat\u00ebn nuk e kishn nxir\u00eb polic\u00ebt, &#8211; mendonte me vete, por ndoshta dhe e kishin nxir\u00eb. T\u00eb rinj\u00ebt nuk i kishin vrar\u00eb polic\u00ebt, por ndoshta dhe i kishin var\u00eb. Protest\u00ebn nuk e kishin filluar polic\u00ebt, por ndoshta dhe e kishin filluar, urdh\u00ebrin p\u00ebr vrasje nuk e dhan\u00eb polic\u00ebt, por polic\u00ebt q\u00eblluan ama. M\u00ebdyshjet e Dinit ishin aq t\u00eb shumta, sa dhe vet\u00eb ai habitej se nga i vini gjith\u00eb ato mendime. Treti kapelen n\u00eb fund t\u00eb dhom\u00ebs dhe hoqi k\u00ebpuc\u00ebt rr\u00ebmbimthi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 M\u00eb b\u00ebj gati dushin, grua!<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Po Din, e ke gati. Nd\u00ebrresat i ke n\u00eb varsen pas der\u00ebs<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pse nuk keni fjetur? &#8211; vazhdoi Dini disi \u00e7apraz.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Si t\u00eb flinim more burr\u00eb. Ti e di se \u00e7\u2019ka ndodhur.Kushka fjetur sonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet? Dark\u00ebn e ke gati.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dushet me vajguri ishin t\u00eb rrezikshme, ndaj Leta p\u00ebrgjonte se mos ndodhte ndonj\u00eb e keqe nga pakujdesia. Dini dukej tep\u00ebr i lodhur dhe si i shastisur, q\u00eb n\u00eb veprimet e para q\u00eb u fut\u00a0 n\u00eb sht\u00ebpi pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet or\u00ebsh. Nuk u pyet dhe as nuk i pyeti si e kishin kaluar keto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr qytetin e tyre, gj\u00eb jo normale p\u00ebr tipin e Dinit. Leta e kishte menduar t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn dhe kishte lutur Zotin t\u00eb mos i ndodhte gj\u00eb, por q\u00eb edhe ai t\u00eb mos binte pre e urdh\u00ebrave t\u00eb k\u00ebtyre debilve komunist, q\u00eb e donin pushtetin m\u00eb shum\u00eb se jet\u00ebn e tyre. E ulur n\u00eb minderin, mbi t\u00eb cilin kishte kishte vendos nj\u00eb batanije, futi koken mes duarve, duke menduar se si do ta fillonte bised\u00ebn me Dinin pas dushit. Ai nuk ishte mir\u00eb, di\u00e7ka jo e mir\u00eb kishte ndodhur sot. At\u00eb e shprehte qendrimi i tij jo normal. Asnj\u00eb fjal\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb po e prisnin babin e tyre, asnj\u00eb fjal\u00eb mua, &#8211; mendonte Leta. Pse? Di\u00e7ka nuk shkonte n\u00eb pun\u00ebn e tij, e cila i ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbi tavolin\u00eb e priste gjella me mish. I p\u00eblqente gatimi i Let\u00ebs, sidomos mishi me patate dhe sallata. Edhe pse ishte ende her\u00ebt p\u00ebr sallat\u00ebn, Leta i kishte b\u00ebr\u00eb ca ullinj, nj\u00eb gjys\u00ebm qepe dhe ca t\u00eb regjura dhe, pran\u00eb tyre nj\u00eb dopio raki, q\u00eb zakonisht i shijonte Dinit.<\/p>\n<p>Doli nga dushi duke f\u00ebrkuar kok\u00ebn, mbi t\u00eb cil\u00ebn dallohej duksh\u00ebm vija e kapel\u00ebs. Nata ishte e qet\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb, por nuk kishin fjetur. Edhe ata donin q\u00eb ta linin t\u00eb qet\u00eb babain e lodhur, por edhe q\u00eb t\u2019u krijonin rast t\u00eb bisedonin bashk\u00eb. Jasht\u00eb nuk pip\u00ebtinte. N\u00eb dhom\u00eb d\u00ebgjohej ve\u00e7 frym\u00ebmarrja e tyre, q\u00eb sa vinte e v\u00ebshtir\u00ebsohej. Edhe Dini kishte nevoj\u00eb t\u2019i shprehej dikuj. Kujt i besonte m\u00eb shum\u00eb se Let\u00ebs. Tanim\u00eb i shfaqeshin para syve sikur t\u00eb ishte dje, koha kur ishin njohur, afro nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb, takimet dhe letrat q\u00eb kishin shk\u00ebmbyer, martesa, lindjet, gjith\u00eb jeta s\u00eb bashku. Patjet\u00ebr ai do t\u2019i thonte Let\u00ebs di\u00e7ka. Si t\u2019ia thonte dhe, pse t\u2019ia thonte? Nuk ishte profesioni i saj policia. Puna e saj n\u00eb kopshtin e lagjes ishte tjet\u00ebr gj\u00eb, por men\u00e7uria e saj e ndihmonte p\u00ebr t\u2019i besuar. Leta kurr\u00eb s\u2019kishte fjetur, pa i hapur der\u00ebn Dinit, pa u kujdesur p\u00ebr dark\u00ebn e tij, p\u00ebr dushin, p\u00ebr veshjen e nes\u00ebrme, deri te lustrimi i k\u00ebpuc\u00ebve. I meritonte Dini t\u00eb gjitha, edhe pse Leta lodhej po aq sa Dini, por n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr familjen si \u00e7erdhen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zhvillimit\u00a0 t\u00eb nj\u00eb kombi, ajo ia b\u00ebnte hallall t\u00eb gjith\u00eb mundin. N\u00eb fund t\u00eb fundit ishte Zoti i sht\u00ebpis\u00eb dhe meritonte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 E ke gati dark\u00ebn Din. Besoj nuk \u00ebsht\u00eb ftohur. Pije dhe nj\u00eb got\u00eb se t\u00eb \u00e7lodh.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00c7\u2019dark\u00eb moj Let\u00eb? As q\u00eb m\u00eb bie n\u00eb m\u00ebndje t\u00eb ha. Kur kisha uri, nuk kisha \u00e7t\u00eb haja, tani q\u00eb kam \u00e7\u2019t\u00eb ha, dua t\u00eb fle. Kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Po, more burr\u00eb. Si do t\u2019i lija f\u00ebmij\u00ebt pa ngr\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Dol\u00ebn sot andej nga demostratat?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Jo, Din, kisha frik\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb rinj e nuk din\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb. M\u2019u lut Diti, por nuk e kisha lejen t\u00ebnde. Disa shok\u00eb e thirr\u00ebn, por ai u tha se nuk ndjehej mir\u00eb. Qendroi i mbyllur dhe u m\u00ebrzit shum\u00eb. Besi luajti deri von\u00eb, t\u00eb priti ty dhe tani e zuri gjumi. Asnj\u00eb fjal\u00eb nuk ia the, more burr\u00eb. Ai gjith\u00eb dit\u00ebn t\u00eb ka p\u00ebrmendur. \u201cDo vij babi, do m\u00eb sjell biskota\u201d, &#8211; thonte dhe, mezi e b\u00ebra t\u00eb haj gjell\u00ebn. E ke m\u00ebsuar keq. Gjith\u00eb koh\u00ebn, kur nuk je n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb ka n\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ashtu n\u00eb kanatjere dhe n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb tuta, q\u00eb e nxirrnin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb nga \u00e7\u2019ishte, ende i pathar\u00eb mir\u00eb, ishte ulur para pjat\u00ebs dhe sikur lutej me duart e v\u00ebn\u00eb rreth e rreth fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00c7\u2019pret more burr\u00eb? Ne kemi ngr\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Nuk t\u00eb kan\u00eb mbetur as kat\u00ebr or\u00eb e do ngrihesh, apo nuk keni pun\u00eb nes\u00ebr?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nuk m\u00eb b\u00ebh\u00ebt t\u00eb shkoj m\u00eb, &#8211; u p\u00ebrgjigj Dini dhe nj\u00eb ofsham\u00eb e thell\u00eb doli nga gjoksi i tij leshtor, ku qindra her\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb kok\u00ebn Leta, duke gjetur prehje n\u00eb kulmin e nervave t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat i thonte \u00e7do nat\u00eb Dinit.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Din!-iu drejtua Leta e veshur me nj\u00eb fustan t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb, edhe pse jo i shtrenjt\u00eb, i shkonte shum\u00eb, duke i v\u00ebn\u00eb kok\u00ebn n\u00eb supin e djatht\u00eb. T\u00eb kujtohet sa her\u00eb jam m\u00ebrzitur un\u00eb me pun\u00ebn dhe ti m\u00eb ke ndihmuar t\u00eb gjej forca t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb ndryshe puna jote moj Let\u00eb\u2026 Ty nuk t\u00eb japin urdh\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh arm\u00ebn. A e din se sonte n\u00eb qytetin ton\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb kat\u00ebr djem n\u00ebnash?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Leta kishte marr\u00eb vesh, se di\u00e7ka kishte ndodhur para Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, se ishin plagosur shum\u00eb qytetar, por jo se ishin vrar\u00eb. Gjith\u00eb mbasdit\u00ebn dhe n\u00eb dark\u00eb nuk e kishte hapur radion, e harruar n\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Por , dhe ardhja e vonte e Dinit, ishte normalitet n\u00eb familjen e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Sa keq more burr\u00eb! Pse u desh t\u00eb ndodh kjo hata? Kujt i kishin faj ata? Nd\u00ebrkoh\u00eb, iu duk se tavani i kishte r\u00ebn\u00eb mbi krye?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mos u vra ndonj\u00eb p\u00ebr fajin t\u00ebnd? Kemi f\u00ebmij\u00eb dhe Zoti na sheh. E njihje ndonj\u00ebrin prej tyre?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Jo, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebrit q\u00eb u vra i pari. At\u00eb m\u00eb duket se e kisha par\u00eb edhe her\u00eb tjet\u00ebr.\u00a0 Mua nuk m\u00eb dukej t\u00eb ishte problematik n\u00eb qytetin ton\u00eb. Biles, mesa thonin, ai ishte nj\u00eb nga student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga ministria. Ata po analizojn\u00eb nj\u00eb e p\u00ebr nj\u00eb situat\u00ebn dhe po p\u00ebrgaditen p\u00ebr nes\u00ebr, pasnes\u00ebr, dit\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje djall\u00ebzore, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb keq e m\u00eb keq. Jan\u00eb zemruar shum\u00eb p\u00ebr djegien e komitetit, p\u00ebr thyerjen e policis\u00eb dhe aspak p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ve\u00e7 t\u2019i shihje si turfullonin dhe na b\u00ebnin ne me faj. N\u00eb nj\u00eb rast, edhe shefi q\u00eb ishte me ne gjat\u00eb gjith\u00eb operacionit, na fyu, gati &#8211; gati t\u00eb na thonte, se ne ishim bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me ta, ve\u00e7se ndryshe nga ata, mbanim arm\u00ebt e shtetit, rrob\u00ebn e shtetit dhe an\u00ebn e protestuesve. \u00c7far\u00eb njer\u00ebzish jan\u00eb k\u00ebta. Ku e gjejn\u00eb k\u00ebt\u00eb forc\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa e tret\u00eb e kreut pa num\u00ebr &nbsp; Nj\u00eb nat\u00eb jo e zakont\u00eb i kishte hedhur vellon e zez\u00eb dhe t\u00eb tymt\u00eb nj\u00eb qyteti mij\u00ebravje\u00e7ar, nd\u00ebrsa Presidenti z\u00ebholl\u00eb rrekej t\u00eb ngush\u00ebllonte t\u00eb af\u00ebrmit e viktimave. Asgj\u00eb s\u2019i shkonte n\u00eb at\u00eb fjalim, n\u00eb t\u00eb cilin vajtonte m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnien e pashmangshme t\u00eb vetes dhe regjimit t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-421","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-proze"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=421"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/421\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/421\/revisions\/426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}