{"id":4170,"date":"2014-03-18T17:15:32","date_gmt":"2014-03-18T17:15:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4170"},"modified":"2014-03-18T17:15:32","modified_gmt":"2014-03-18T17:15:32","slug":"ka-perfunduar-koha-e-pansllavizmit-komunist-ne-trojet-e-arbrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4170","title":{"rendered":"Ka p\u00ebrfunduar koha e pansllavizmit komunist n\u00eb Trojet e Arbrit"},"content":{"rendered":"<p><strong style=\"font-size: 0.8em;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/NueOroshi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4171\" title=\"NueOroshi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/NueOroshi-300x199.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"199\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/NueOroshi-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/NueOroshi.jpg 301w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Mr.sc.Nue Oroshi<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shpesh\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, t\u00eb bukur\u00ebs dhe t\u00eb madh\u00ebrishm\u00ebs si dhe ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb keq\u00ebs, djall\u00ebzor\u00ebs t\u00eb mallkuar\u00ebs dhe mefistofilis\u00eb. K\u00ebshtuq\u00eb, edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn e Dyt\u00eb bot\u00ebrore u ndan\u00eb n\u00eb dy taborre.<!--more--> N\u00eb at\u00eb, nacionalist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i sh\u00ebrbenin kombit shqiptar dhe u flijuan p\u00ebr t\u00eb, dhe komunist\u00ebt apo djall\u00ebzor\u00ebt q\u00eb i sh\u00ebrbyen sllavizmit, dhe u v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb djallit, t\u00eb keqit mefistofilit duke i sh\u00ebrbyer komunizmit proletar q\u00eb s\u2019njeh komb as fe. Derisa komunist\u00ebt edhe pse i sh\u00ebrbyen djallit dhe pansllavizmit, f\u00ebmij\u00ebt e tyre g\u00ebzuan privilegje t\u00eb shumta, si dhe pat\u00ebn mund\u00ebsi q\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre t\u2019ju ngrisin nga nj\u00eb lapidar me shenj\u00ebn e mefistofilit dreqit dhe t\u00eb mallkuarit, pra, t\u2019ju vendosin yllin e kuq komunist n\u00eb varr. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb atdhetar\u00ebve nacionalist\u00eb nuk pat\u00ebn fare mund\u00ebsi q\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre t\u2019ju ngrisin nj\u00eb lapidar, sepse iu mungonin eshtrat e tyre, pra nacionalist\u00ebt q\u00eb luftuan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb shar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrbuzur, dhe eshtrat e tyre sot e asaj dite prehen n\u00eb varre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ndersa f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtyre nacionalist\u00ebve sot e asaj dite k\u00ebrkojn\u00eb eshtrat e tyre dhe s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb s\u00eb paku t\u2019ju ngrisin nj\u00eb lapidar ku do t\u00eb shkruanin fjal\u00ebt, k\u00ebtu pushon Luft\u00ebtari i Shqip\u00ebris\u00eb Etnike.<\/p>\n<p>Derisa t\u00eb par\u00ebt f\u00ebmij\u00ebt e komunist\u00ebve ju gdhend\u00ebn n\u00eb lapidare yllin komunist simbolin e dreqit prind\u00ebrve t\u00eb tyre, k\u00ebta t\u00eb dyt\u00ebt f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit e nacionalist\u00ebve ende sot jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb eshtrave t\u00eb tyre edhe tani e shtat dekada, q\u00eb s\u00eb paku n\u00eb lapidar tju g\u00ebdhendin shqiponj\u00ebn dykrenare simbolin e Shqiptaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin u flijuan atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb gjetjes s\u00eb eshtrave t\u00eb prind\u00ebrve dhe t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb tyre jan\u00eb shum\u00eb atdhetar\u00eb dhe familje t\u00eb ndershme nacionaliste, por sot e asaj dite nuk kemi asnj\u00eb reflektim nga ana e atyre q\u00eb i vran\u00eb dhe i gjuajt\u00ebn n\u00ebp\u00ebr varret e p\u00ebrbashk\u00ebta; nuk kemi asnj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb ish udh\u00ebheq\u00ebsve komunist\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, dhe femij\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmeve t\u00eb tyre q\u00eb s\u00eb paku t\u00eb na i tregojn\u00eb vendet se ku u masakruan atdhetar\u00ebt nacionalist\u00eb q\u00eb t\u2019i vorrosim, sepse edhe ata pat\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb ta ken\u00eb nj\u00eb varr ku pasardh\u00ebsit e tyre t\u00eb shkojn\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb lule t\u00eb fresk\u00ebta dhe t\u2018u thojn\u00eb fjal\u00ebt, ju kujtojm\u00eb me mall\u00eb p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb ringjallure ide e ideologji, q\u00eb as nj\u00eb mendje e sh\u00ebndosh\u00eb komb\u00ebtare nuk mundet t\u2018i pranon. P\u00ebrve\u00e7 rrymave t\u00eb vehabizmit q\u00eb tanim\u00eb jan\u00eb kancerogjene p\u00ebr shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe e kan\u00eb vendosur Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nderkombtar, dhe, se diplomacis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ia ka bllokuar t\u00eb gjitha rrug\u00ebt, kjo \u00ebsht\u00eb plotsuar\u00a0 edhe\u00a0 me veprimet e pap\u00ebrgjeshme t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb ku jan\u00eb zhytur n\u00eb krim, korrupsion, familjariz\u00ebm dhe shum\u00eb izma tjer\u00eb, fatkeq\u00ebsisht tani e kemi edhe nj\u00eb sihariq m\u00eb t\u00eb ri. Nj\u00eb grup komunist\u00ebsh te kryesuar nga Kryetarja e Komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, Mimoza Kusari Lila, e cila kishte b\u00ebr\u00eb mashtrime elektorale moderne, por q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb duke e zbuluar br\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb saj, duke u munduar t\u00eb ringjall\u00eb reliktet komuniste q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jugosllavizmit dhe kund\u00ebr atdhtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetje edhe nga tre komunist\u00eb tjer\u00eb, historianin komunist Jusuf Bajraktarin, komunistin partizan Vehap Shita dhe komunistin Pajazit Nushi. Kjo \u00a0treshe e kuqe komuniste vendosi q\u00eb, s\u00ebrish t\u2018ju qesin hi syve shqiptar\u00ebve duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb falsifikimin e historis\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb shekullin 21!<\/p>\n<p>K\u00ebta tre komunist\u00eb, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00eb projekt shkencor, e, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb s\u00eb paku eshtrat e atdhetar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Tivar, ku, si\u00e7 shkruan Azem Hajdin- Xani n\u00eb Librin \u201cMASAKRA E TIVARIT\u201d (MEMOARE), Prishtin\u00eb, 1998, f. 17-18, tekstualisht shkruan: \u201cM\u00eb 31.3.1945, 4310 shqiptar\u00eb u masakruan nga serb\u00ebt e malazez\u00ebt, n\u00eb Tivar. Djem e burra t\u00eb zgjedhur nga t\u00eb gjitha vise etnike shqiptare: t\u00eb Mitrovic\u00ebs, t\u00eb Shal\u00ebs s\u00eb Bajgor\u00ebs, t\u00eb Drenic\u00ebs, t\u00eb Sk\u00ebnderajt e t\u00eb Gllogofcit, t\u00eb Vushtrris\u00eb, t\u00eb Podujev\u00ebs, t\u00eb Llapit e Gallapit, t\u00eb Kamenic\u00ebs, t\u00eb Preshev\u00ebs e Bujanovcit, t\u00eb Vitis\u00eb, Gjilanit, Prishtin\u00ebs t\u00eb Lipjanit, t\u00eb Ka\u00e7anikut e Ferizajt, t\u00eb Suharek\u00ebs, Prizrenit, Dragashit, Opoj\u00ebs, t\u00eb Pej\u00ebs e Gjakov\u00ebs, t\u00eb Klin\u00ebs e Istogut, t\u00eb Tetov\u00ebs, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, th\u00ebrrasin politikan\u00ebt tan\u00eb, historian\u00ebt, poet\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, dhe t\u00eb gjitha istitucionet shkencore shqiptare, me sa z\u00eb kan\u00eb: -Ku \u00ebsht\u00eb gjaku yn\u00eb, ku gjenden eshtrat tan\u00eb?\u201d K\u00ebta atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb ishin vrar\u00eb nga forcat okupuese serbomalazeze, me lej\u00ebn, dijenin\u00eb, ndim\u00ebn dhe bekimin Enver Hoxh\u00ebs, Fadil Hoxh\u00ebs, Ramiz Alis\u00eb, Mehmet Shehut, Rrahman Parllakut dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr atdhetar\u00eb q\u00eb punuan deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit p\u00ebr b\u00ebrjen e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, ende sot e asaj dite nuk ju ipet vendi i merituar n\u00eb Histori! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe historian\u00ebt\u00a0 q\u00eb sot mirren me studime historike, kryesisht\u00eb me periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, e n\u00eb ve\u00e7anti me Ripushtimin e Kosov\u00ebs dhe viseve tjera Etnike Shqiptare (1945-1999) jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Historian\u00ebt, studiuesit q\u00eb p\u00ebrkrahin rrym\u00ebn e Nacionalizm\u00ebs Shqiptare, ku kryesisht shkruajn\u00eb p\u00ebr\u00a0 atdhetar\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb mbledhur rreth Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, Ballit Komb\u00ebtar, Grupit Nacional Independent, Bes\u00ebs Komb\u00ebtare dhe organizatave tjera nacionaliste, duke filluar nga Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frash\u00ebri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail V\u00ebrlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Kor\u00e7a, Shaban Polluzha, Ndue P\u00ebrlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sere\u00e7i, profesor Ymer Berisha, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhem\u00eb Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Uk\u00eb Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet G\u00ebrguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Mulla Maliq Bali Gashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kol\u00eb Parubi, Gjergj Martini, Dem\u00eb Ali Pozhari, Kol\u00eb Margjini, Mulla Ram\u00eb Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pat\u00ebr Danjell Dajani, Pat\u00ebr Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlia, Imzot Zef Oroshi, Karl Gurakuqi, Zhuk Haxhia, Kol\u00eb Bib Mirakaj, Pashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaji, Rexhep Xheli, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqit\u00ebrni, Mehmet Ag\u00eb Rashkoci, Mufaili i Vog\u00ebl, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj, Mark Staka, Syl\u00eb Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u theksuar se, shum\u00eb prej k\u00ebtyre nacionalist\u00ebve kishin nj\u00eb p\u00ebrgaditje t\u00eb lart\u00eb shkollore duke mbaruar studimet n\u00ebp\u00ebr Univerzitet per\u00ebndimore, kryesisht n\u00eb Itali, Austri e Gjermani, por edhe n\u00eb vende tjera. Duke k\u00ebrkuar falje prej shum\u00eb e shum\u00eb nacionalist\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike, q\u00eb p\u00ebrkulem para vepr\u00ebs s\u00eb tyre dhe q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk po i sh\u00ebnoi emrat. K\u00ebto figura q\u00eb i p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb duhet t\u00eb vendosen n\u00eb piedestalin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtar dhe t\u00eb shpall\u00ebn heronj\u00eb t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Si dhe, historian\u00ebt e grupit komunist, q\u00eb p\u00ebrkrahen nga Isuf Bajraktari dhe ndonj\u00eb historian tjet\u00ebr komunist, por q\u00eb fatbardh\u00ebsisht kan\u00eb mbetur t\u00eb pak\u00ebt. Ky grup i historian\u00ebve komunist vazhdon ta mbron\u00eb Fadil Hoxh\u00ebn, Svetozar Vukmanoviq Tempon, Josip Broz Titon, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Ramiz Sadikun, Boro Vukmiroviqin, dhe komplet periudh\u00ebn e tyre historike. Pra, vazhdojn\u00eb t\u2018i mbrojn\u00eb gjelat\u00ebt komunist\u00eb, q\u00eb, me forc\u00ebn e arm\u00ebve arriten ta k\u00ebthejn\u00eb Kosov\u00ebn dhe viset e tjera Etnike Shqiptare n\u00ebn sundimin e ish Jugosllavis\u00eb komuniste. Keto ndarje te historian\u00ebve dhe studiusve nuk datojn tani por jan me t\u00eb hershme. Ku dhe baza e k\u00ebsaj ndarje fillon qysh gjat\u00eb sundimit t\u00eb diktaturave komuniste, si n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu edhe n\u00eb viset Etnike Shqiptare n\u00eb ish Jugosllavi kemi krijimin e dy blloqeve politike, kulturore dhe shkencore tek shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kemi bllokun per\u00ebndimor politik dhe kulturor q\u00eb udh\u00ebhiqej prej intelektual\u00ebve, studiusve, organizatave dhe partive politike n\u00eb m\u00ebrgim si dhe prej personaliteteve t\u00eb m\u00ebdha politike, shkencore dhe komb\u00ebtare, si dhe bllokun politik lindor i cili politik\u00ebn, kultur\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb shqiptare e orientoi drejt ideologjis\u00eb ruso-jugosllave. Dhe, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebrve\u00e7 konfrontimit politik dhe ushtarak, kemi edhe konfrontimin historik dhe kulturor, n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy rrymave politike.<\/p>\n<p>Vetvetiu gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb sundimit t\u00eb diktaturave komuniste n\u00eb viset Etnike Shqiptare u krijuan dy histori, u krijuan dy let\u00ebrsi, e, nj\u00ebra ishte historia e v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb shkruhej nga studiuesit m\u00eb taban komb\u00ebtar, por me akribi shkencore si\u00e7 ishin, profesor dr. Ernest Koliqi, prof. dr Zef Valentini, prof.dr.Athanas Gegaj, prof dr Isuf Luzaj, Kapidan Ndue Gjomarku, dr.Halim Begeja, Imzot Zef Oroshi, Mithat Frash\u00ebri, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr blloku i historian\u00ebve lindor\u00eb, e q\u00eb fallsifikonte historin\u00eb shqiptare me metodologji ruso-jugosllave.<\/p>\n<p>\u00c7do kund\u00ebrshtar politik e quanin tradhtar, kolaboracionist, revezionist dhe shum\u00eb terma t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb din\u00eb t\u2019i pjell\u00eb vet\u00ebm mendja e orientimit t\u00eb idologjis\u00eb komuniste. Derisa t\u00eb par\u00ebt kishin orientim politik konceptin e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit me pluraliz\u00ebm, demokraci per\u00ebndimore, bashk\u00ebpunimin politik dhe ekonomik me per\u00ebndimin, t\u00eb dyt\u00ebt komunist\u00ebt orientimin e tyre e kishin drejtuar rreth nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit diktatorial, sistemin nj\u00ebpartiak, vrasjen e atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb, burgosjen e familjeve t\u00eb tyre dhe internimet, dhe si mjet i fundit ishin edhe historian\u00ebt me pikpamje komuniste, p\u00ebr fallsifikimin e historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata atdhetar\u00eb q\u00eb vepronin n\u00eb orientimin per\u00ebndimor t\u00eb politik\u00ebs dhe shtetit shqiptar. Koha e v\u00ebrtetoi se politkan\u00ebt q\u00eb vepruan n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar pat\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb. Sepse, ata qysh\u00eb her\u00ebt kishin krijuar ura lidh\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe shteteve per\u00ebndimore n\u00eb Evrop\u00eb si dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Amerik\u00eb. Dhe, ne tani si historian\u00eb t\u00eb rinj\u00eb para vet\u00ebs kemi dy lloj historish\u00eb, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb ajo e fallsifikuara sidomos gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e pjes\u00ebrisht edhe gjat\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe periudha tjera historike, dhe tjetra ajo e shkruar me metodologji shkencore t\u00eb nivelit per\u00ebndimor. Gjat\u00eb krahasimit t\u00eb k\u00ebtyre dy variantave t\u00eb shkrimit t\u00eb historis\u00eb shihet qart\u00eb se historian\u00ebt komunist\u00eb e fallsifikuan historin\u00eb p\u00ebr nevojat e politik\u00ebs s\u00eb tyre ditore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Meq historia don fakte, at\u00ebher\u00eb dua t\u2019ju rikujtoj opinionit t\u00eb gj\u00ebr shqiptar edhe pse \u00ebsht\u00eb i njoftuar edhe m\u00eb par\u00eb se pik\u00ebrisht tash e gati 70 vite m\u00eb par\u00eb u n\u00ebnshkrua me dat\u00ebn 8, 9, 10 korrik 1945 akti i tradhtis\u00eb s\u00eb madhe pik\u00ebrisht n\u00eb Prizrenin e shum\u00eb Beslidhjeve Shqiptare, k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb tradhtis\u00eb e q\u00eb po i vuajm\u00eb pasojat e tij sot e asaj dite, e n\u00ebnshkruan k\u00ebta delegat\u00eb t\u00eb zgjedhur apo t\u00eb em\u00ebruar. Pra, emrat e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Prizrenit q\u00eb e n\u00ebnshkruan tradh\u00ebtin\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb Kosova t\u00eb i bashkangjitet Serbis\u00eb, para 69 vitesh, jan\u00eb: Milija Kova\u00e7eviq, Fadil Hoxha, Pavle Joviqeviqi, Ibrahim Gashi, Nikolla Vida\u00e7iq, Hasan Kryeziu, Rexhep Butovci, Spasoje Gjakoviq, Qazim Bajgora, Fahir Ragipi, Sahit Zatriqi, Dushan Mugosha, Fahri Fetahu, Shaban Kajtazi, Boshko \u00c7akiq, Xhevat Sojeva, Hajdar Hamza, Milutin Milkoviq, Pajazid Abedini, Zhivoin \u00c7urqic, Rifat Berisha, Alush Zatriqi, Isa Xhemajli,\u00a0 Abaz Rexhepi, Hysen Thaqi, Alush Gashi, Hilmi Zariqi, Adem Stan\u00e7iq, Halil Fejzullahu, Boshko Filipoviq, Xhavit Nimani, Osman Rifati, Predrag Ajtiq, Salih Meta, Mehmet Hoxha, Bajram Uka, Asllan Fazlija, Mustaf\u00eb Hoxha, Sejdi Musaja, K\u00ebrste Filipoviq, Zekeria Rexha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Ali Shukriu, Milija Cvetiniq, Kadri Reufi, Gjoko Pajkoviq, Murat Kadria, dhe Misha Mi\u00e7koviq. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky vendim antikomb\u00ebtar u aprovua plot\u00ebsisht edhe nga komunist\u00ebt e Tiran\u00ebs t\u00eb kryesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Koqi Xoxe, Adil \u00c7arqani, Petrit Dume dhe komunist\u00eb tjer\u00eb. <\/strong><strong>Me k\u00ebto vendime antikomb\u00ebtare komplet tokat shqiptare ran\u00eb n\u00ebn orientimin dhe pushtimin e pansllavizmit rus e jugosllav. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00ebt u orientuan drejt nj\u00eb rruge qorre e cila ishte e ditur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb do t\u00eb d\u00ebshtonte. Por q\u00eb i kushtoi kombit shqiptar me dhjet\u00ebra e mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb masakruar, t\u00eb burgosur e t\u00eb shp\u00ebrngulur. Ajo q\u00eb dhemb ishte humbja e rrug\u00ebs n\u00eb oborr apo mosmund\u00ebsia e orientimit t\u00eb drejt komb\u00ebtar, \u00a0sepse k\u00ebto rexhime gjakatare dhe kriminele n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit ia shp\u00ebrlan\u00eb trurin t\u00eb rinj\u00ebve dhe t\u00eb rejave duke i futur n\u00eb ideologjin\u00eb e komunizmit dhe duke krijuar \u201cnjeriun e ri\u201d, <em>pa<\/em> <em>komb e pa fe, pa<\/em><\/strong><em> dinjitet e pa atdhe, apo si\u00e7 thoshte Fishta yn\u00eb\u00a0 madhe: \u201c\u00c7ka t\u00eb lan\u00eb kta kat\u00ebr uq\u00eb\/ q\u00eb i turr\u00ebn shoqi shojt\/, do t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb djall\u00eb i kuq\u00eb\/ q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb do tja fut thojt\u201d.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb fakt i njohur dhe i vertetuar me argument shkencore se Partia Komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb si dhe Partia Komuniste e Kosov\u00ebs u krijuan nga jugosllav\u00ebt, apo si\u00e7 thoshte atdhetari Prenk Cali n\u00eb nj\u00eb dialog me komunistin Mehmet Shehu edhepse i z\u00ebn\u00eb tradh\u00ebtisht n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dyve, u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thot Prenk Calit: E more Prenk Cali, t\u00eb pat ardhur koha q\u00eb ta mbyllje historin\u00eb me shkronja ari po t\u2019u b\u00ebje me ne Komunistat, pse veprove k\u00ebshtu. E vigani i Mal\u00ebsis\u00eb Prenk Cali i p\u00ebrgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u b\u00ebt\u00eb me anmikun shekullor t\u00eb shqiptarit me shkaun.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu theksuar\u00eb fakti, se shqiptari komunist si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb i del n\u00eb p\u00ebrkrahje sllavit komunist vet\u00ebm se e kishin t\u00eb njet\u00ebn ideologji, kund\u00ebr v\u00ebllait t\u00eb gjuh\u00ebs, gjakut dhe flamurit. Pra, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb dhe sllav\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb, meqen\u00ebse historia do fakte, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bazohemi n\u00eb librin (Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit p\u00ebr mbrojtjen e Kosov\u00ebs, Bruxelles 1964, i cili shkruan: P\u00ebr me shtyp\u00eb e shkat\u00ebrrue fare k\u00ebt\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb me kryeneq\u00ebsi q\u00eb sapo shuhej m\u00eb nj\u00eb an\u00eb, plaste papritmas n\u00eb tjetr\u00ebn, k\u00ebrkohet prap kontributi i shqiptar\u00ebve t\u00eb zez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb inkuadruem n\u00eb tri Brigada, njana e (V-ta) n\u00ebn komand\u00ebn e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) n\u00eb at\u00eb t\u00eb Rrahman Parllokut, q\u00eb kishte p\u00ebr sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak n\u00eb gjendje me zotnue situat\u00ebn. Brigada t\u00eb cilat arrijn\u00eb m\u00eb shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue n\u00ebp\u00ebr Librazhd-Klenj\u00eb-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dod\u00ebs n\u00eb Lusen t\u00eb Lum\u00ebs ku i plas\u00eb pushka dhe mbas nj\u00eb ndeshje t\u00eb p\u00ebrgjakshme mbet\u00ebn 14 d\u00ebshmor\u00eb prej Lusne, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr vriten 180 nga efektivat e Brigad\u00ebs, e cila kalon n\u00ebp\u00ebr Topojan, Shishtavec dhe s\u00eb andejmi n\u00eb Gjemashic\u00eb-Bellush\u00eb-Prizren, prej kah n\u00eb Gjakov\u00eb, Pej\u00eb e vise tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, ku q\u00ebndron p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue n\u00ebp\u00ebr malet e Dukagjinit, e n\u00ebp\u00ebr Mal\u00ebsi t\u00eb Gjakov\u00ebs, n\u00eb Junik dhe prej andej n\u00eb Pej\u00eb e vende tjera t\u00eb Kosov\u00ebs. Kurse, nj\u00eb tjet\u00ebr brigad\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon n\u00eb Dib\u00ebr t\u00eb Madhe, K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, Gostivar,Tetov\u00eb e Shkup p\u00ebr t\u2019ja dor\u00ebzuar patronit-aleat viset e Maqedonis\u00eb Shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Forcat komuniste maqedone q\u00eb deri n\u00eb mbarim t\u00eb vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit t\u00eb fuqive nacionaliste Xhem\u00eb Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigad\u00ebs Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri n\u00eb at\u00eb sektor, ku masakruan me qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm n\u00eb Tetov\u00eb 4000, n\u00eb Gostivar 700, dhe n\u00eb K\u00ebrqov\u00eb 500 veta. Se, rexhimi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri vepronte nj\u00ebtrajtshm\u00ebrisht me rexhimin komunist n\u00eb ish Jugosllavi dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb tregon edhe rasti i dy atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb, kolonel Fuad Dibr\u00ebs dhe profesor Kol\u00eb Margjinit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebta atdhetar\u00eb kishin shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare por q\u00eb forcat komuniste nga Shqip\u00ebria i dor\u00ebzuan t\u00eb dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku m\u00eb pas u vran\u00eb q\u00eb t\u00eb dy. Profesor Kol\u00eb Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, t\u00eb cilat ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e d\u00ebnoi me burgim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nd\u00ebrsa UDB-a e likuidoi n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Sremit, m\u00eb 1949. Nuk i dihet varri se ku \u00ebsht\u00eb gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 n\u00ebntor 1944 u shoq\u00ebrua nga forcat e Brigad\u00ebs s\u00eb V-t\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb ku u arrestua dhe iu dor\u00ebzua autoriteteve jugosllave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>U d\u00ebnua me vdekje dhe u ekzekutua n\u00eb Korish\u00eb t\u00eb Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejt\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Tahir Zaimit dhe historian\u00ebve tjer\u00eb, jan\u00eb vrar\u00eb nga sllavokomunist\u00ebt n\u00eb viset etnike Shqiptare jasht Shqip\u00ebris\u00eb Londineze 47.300 shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Vlen\u00eb t\u00eb ve\u00e7ohet fakti se Nacionalist\u00ebt Shqiptar\u00eb, Kosov\u00eb, i kan\u00eb quajtur n\u00eb shkrimet e tyre t\u00eb gjitha viset shqiptare t\u00eb cilat kan\u00eb mbetur jasht\u00eb shtetit shqiptar, pra p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb kufijt\u00eb etnik\u00eb t\u00eb Dardanis\u00eb antike. K\u00ebt\u00eb shtrirje gjeografike e p\u00ebrdor\u00eb edhe Tahir Zaimi kur jep t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr vrasjen dhe masakrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto krahina.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"left\">P\u00ebr fund, duhet ndaluar ringjallja e ideologjis\u00eb komuniste n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Komunizmi si ideologji \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, ai i ka sjellur bot\u00ebs me miljona viktima; ka b\u00ebr\u00eb vrasje, persekutime, dhunime, burgosje dhe shum\u00eb gj\u00ebra tjera t\u00eb sh\u00ebmtuara. Derisa e t\u00ebr\u00eb bota demokratike e lufton k\u00ebt\u00eb ideologji pansllaviste, ajo po tenton t\u00eb ringjallet s\u00ebrish n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe kjo ringjallje nuk po tentohet t\u00eb b\u00ebhet nga ndonj\u00eb nostallgjik titist apo enverist po pik\u00ebrisht nga Kryetarja e Komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo kryetare bazohet n\u00eb faktin, se kemi 5000 n\u00ebnshkrime t\u00eb qytetar\u00ebve gjakovar, me k\u00ebt\u00eb e pranojm\u00eb faktin se, Gjakova paska gjall\u00eb ende 5000 komunist\u00eb. Por harron z.Kusari Lila se, Gjakova ka 95.000 banor\u00eb. Dhe, n\u00ebse kjo shif\u00ebr p\u00ebrpjestohet at\u00ebher\u00eb del se vet\u00ebm 6 p\u00ebrqind t\u00eb qytetar\u00ebve gjakovar jan\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e P\u00ebrmendor\u00ebs s\u00eb komunistit Fadil Hoxha, nd\u00ebrsa 94 p\u00ebrqind jan\u00eb kund\u00ebr. Lajmi se Asambleja Komunale e Gjakov\u00ebs ka vendosur m\u00eb 17 vota p\u00ebr, dhe 15 kund\u00ebr, q\u00eb t\u00eb hiqet nga rendi i dit\u00ebs propozimi i Kryetares Mimoza Kusari-Lila q\u00eb komunistit Fadil Hoxha t\u2019i ngritet nj\u00eb bust n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb dhe fillim i vet\u00ebdisimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky lajm thot\u00eb, se gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndryshimi i pikave t\u00eb parapara. Si\u00e7 raporton Radio Gjakova, kuvendari nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Artan Nimani, ka k\u00ebrkuar q\u00eb nga rendi i dit\u00ebs t\u00eb hiqet caktimi i lokacionit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bustit t\u00eb Fadil Hoxh\u00ebs, duke konsideruar at\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb d\u00ebme q\u00eb i jan\u00eb shkaktuar Kosov\u00ebs, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ish-pushtetit jugosllav. Kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga AAK dhe Vetvendosja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, m\u00eb pastaj \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb debat i gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. N\u00eb fund, ky propozim doli n\u00eb votim dhe 17 vota pro k\u00ebsaj k\u00ebrkes\u00eb dhe 15 kund\u00ebr, u vendos q\u00eb pika e rendit t\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr caktimin e lokacionit p\u00ebr ngritjen e lapidarit t\u00eb Fadil Hoxh\u00ebs t\u00eb hiqet nga rendi i dit\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo pik\u00eb assesi nuk duhet t\u00eb votohet. Dhe, gjithmon\u00eb me shumic\u00eb votash duhet t\u00eb bije. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka befasuar \u00ebsht\u00eb fakti se, pse Dega e LDK-s\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb si dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i asambles\u00eb z Luan Golaj q\u00eb vjen nga kjo deg\u00eb e LDK-s\u00eb e ka p\u00ebrkrahur k\u00ebt propozim!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb po e them p\u00ebr faktin, se LDK-a \u00ebsht\u00eb parti e Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb, ish udh\u00ebheq\u00ebsi i saj dr.Ibrahim Rugova kryetari historik i LDK-s\u00eb dhe i Kosov\u00ebs, ka qen\u00eb nj\u00eb antikomunist i p\u00ebrbetum. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta dij\u00eb edhe Kryetari i ri i LDK-s\u00eb Isa Mustafa, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij Luan Golaj, se, n\u00ebse LDK-ja pranon q\u00eb t\u2019ju sh\u00ebrbei ringjalljes s\u00eb relikt\u00ebve komuniste n\u00eb Kosov\u00eb at\u00ebher\u00eb ajo automatikisht do ta humb\u00eb vendin e saj si pjes\u00eb e Grupit te Partive Popullore Evropiane, sepse partit\u00eb popullore Evropiane jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndieshme, n\u00ebse ndonj\u00eb simot\u00ebr e saj do t\u00eb punon n\u00eb ringjalljen e relikteve komuniste.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dr.Isa Mustafa kryetar i LDK duhet t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebrejtjen Luan Golajt q\u00eb mos t\u00eb punoi n\u00eb ringritjen e relikteve t\u00eb p\u00ebrmbysura komuniste, se, vet LDK do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha e sidomos tani kur po p\u00ebrgaditet q\u00eb t\u00eb qeveris Kosov\u00ebn, dhe ku defakto edhe politika Evropiane dhe Amerikane \u00ebsht\u00eb pajtuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por q\u00eb pritet q\u00eb dejure ta merr verdiktin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e Qershorit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore, n\u00eb Gjakov\u00eb pati dy akademi t\u00eb organizuara pik\u00ebrisht nga Kryetarja e k\u00ebsaj komune. Pra, pati nj\u00eb akademi p\u00ebr komunistin Fadil Hoxha, ku dhe referuan komunist\u00ebt: Isuf Bajraktari, Vehap Shita, Pajazit Nushi dhe ndonj\u00eb komunist\u00eb tjet\u00ebr, si dhe Akademi p\u00ebr atdhetarin Kadri Kusari. V\u00ebrtet\u00eb sa i p\u00ebrket Akademis\u00eb p\u00ebr Kadri Kusarin k\u00ebtu e p\u00ebrg\u00ebzoi Kryetaren e Gjakov\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb me ket\u00eb p\u00ebrkujtim. Kadri Kusari ka qen\u00eb nj\u00eb atdhetar i madh dhe \u00a0nacionalist i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare. K\u00ebt\u00eb e kam m\u00ebsuar nga goja dhe shkrimet e te madhit atdhetar Teki Dervishi, e sidomos nga vepra e Teki Dervishit Palimpsest\u00ebt e Dush Kusarit, vep\u00ebr e p\u00ebrkryer e Teki Dervishit. Por i b\u00ebj me dije z.Kusari Lila se Kadri Kusari atdhetar, dhe Fadil Hoxha komunist e projugosllav nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb. Kadri Kusari u burgos pik\u00ebrisht nga rexhimi i Fadil Hoxh\u00ebs, q\u00eb me devotshm\u00ebri sh\u00ebrbente n\u00ebp\u00ebr koltuqet e Beogradit, derisa\u00a0 Kadri Kusari me shok\u00eb torturoheshin e maltretoheshin pik\u00ebrisht nga rexhimi i Fadil Hoxh\u00ebs me shok\u00ebt e tij komunist\u00eb jugosllav\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj i propozoj z Kusari Lila, q\u00eb t\u00eb ngre nj\u00eb iniciativ\u00eb, q\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen p\u00ebrmendor\u00ebt e Teki Dervishit, Mark Avdylit Ndreja, Kadri Kusarit. Dhe, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, shqiptar\u00ebt t\u2019i gjuajn\u00eb n\u00eb koshin e plehrave historike figurat q\u00eb i sh\u00ebrbyen projugosllavizmit, sepse ka p\u00ebrfunduar koh\u00eb e pansllavizmit komunist n\u00eb Trojet e Arbrit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mr.sc.Nue Oroshi &nbsp; Shpesh\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, t\u00eb bukur\u00ebs dhe t\u00eb madh\u00ebrishm\u00ebs si dhe ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb keq\u00ebs, djall\u00ebzor\u00ebs t\u00eb mallkuar\u00ebs dhe mefistofilis\u00eb. K\u00ebshtuq\u00eb, edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn e Dyt\u00eb bot\u00ebrore u ndan\u00eb n\u00eb dy taborre.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4170","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4170"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4170\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4172,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4170\/revisions\/4172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}