{"id":4149,"date":"2014-03-14T17:01:08","date_gmt":"2014-03-14T17:01:08","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4149"},"modified":"2014-03-14T17:01:08","modified_gmt":"2014-03-14T17:01:08","slug":"bisede-me-babain-e-poetit-te-pushkatuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4149","title":{"rendered":"Bised\u00eb me babain e poetit t\u00eb pushkatuar"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Blloshmi-sami.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4150\" title=\"Blloshmi sami\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Blloshmi-sami-225x300.png\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Blloshmi-sami-225x300.png 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Blloshmi-sami.png 480w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a>Beqir Sina, New York<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi : &#8220;Mi mor\u00ebn nga duart f\u00ebmij\u00ebt &#8211; nj\u00ebrin ma pushkatuan tjetrin ma d\u00ebnuan 25 vjet\u00eb burg&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje e t\u00ebr\u00eb q\u00eb gjat\u00eb sundimit komunist kaloi vujtjet e tmerrshme n\u00eb burgjet e kampet e interrnimit n\u00eb Shqip\u00ebri :Vilson Blloshmi &#8211; pushkatuar ne 1977 ,<!--more--> Bedri Blloshmi arrestuar ne 1977 liruar ne 1991, Sami Blloshmi 15 vite burg, Hajdar Blloshmi i pushkatuar, Hasan Blloshmi vdekur ne burg, p\u00ebr t\u00eb mos harruar dhe pjes\u00ebn e internimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tani historia e patriot\u00ebve, Blloshm\u00ebve t\u00eb Elbasanit dhe persekutimi i tyre si fis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e sundimit komuniz\u00ebmit q\u00eb sh\u00ebnuan emrin n\u00eb histori dhe rr\u00ebfehet p\u00ebr gazet\u00ebn ton\u00eb, 85 vje\u00e7ari i mbijetuari i Blloshm\u00ebve, babai i poetit t\u00eb pushkatuar Sami Blloshmi.<\/p>\n<p><strong>Zoti Blloshmi, ardhja juaj n\u00eb Amerik\u00eb, a ka ndonje shkak(motivim), dhe a gjet\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend at\u00eb q\u00eb e kishit menduar m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi &#8211;<\/strong> Shkaqet jan\u00eb disa: e para se kam birin Selman Blloshmin k\u00ebtu se bashku me familjen e tij, edhe bij\u00ebn time Lirije Xhydollari, po s\u00eb bashku me familjen e saj, kam gjithashtu edhe vellain tim Bukurosh Blloshmin me familjen e tij, dhe e dyta realizova nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb kahershme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb kam vuajtur, dhe ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkelja n\u00eb Tok\u00ebn e Premtuar, shpres\u00ebn e vetme dhe t\u00eb fundit q\u00eb kam pasur un\u00eb dhe familja ime, q\u00eb syt i kishim gjith\u00eb jet\u00ebn nga Amerika, dhe faleminderit q\u00eb erdhi nj\u00eb kjo dit\u00eb dhe i madhi Zot ma realizoi k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Juve jeni nj\u00eb familje q\u00eb megjith\u00ebse pat\u00ebt humbje t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore dhe materiale, nga ai regjim prap\u00eb -se -prap\u00eb, i mbijetuat diktatorit komunist. Si e kishit gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> N\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke respektuar edhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e mi &#8211; m\u00eb duhet t\u00eb pranoj\u00eb se familja ime nuk mund t\u00eb quhet e ve\u00e7ant\u00eb, megjithse kemi edhe ne specifikat tona, por do t\u00eb thoja n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pytjes suaj n\u00eb Shqip\u00ebri ka patur shum\u00eb familje t\u00eb tilla, q\u00eb pat\u00ebn humbje t\u00eb m\u00ebdha , por fal\u00eb moralit t\u00eb lart\u00eb shpirt\u00ebror, familjes, origjin\u00ebs s\u00eb tyre, dhe besimin n\u00eb Zot, besimin n\u00eb nder e drejt\u00ebsi edhe ne si bashk\u00ebvuajt\u00ebsit tan\u00eb, megjith\u00ebse me vuajtje t\u00eb m\u00ebdha ia arrit\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbetemi egzistent &#8211; t\u00eb mbetmi gjall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Blloshmi mbasi jeni edhe pak n\u00eb mosh\u00eb, pyetja \u00ebsht\u00eb se kur do t\u00eb fillonte jeta juaj nga ju, mbani mend ato \u00e7far\u00eb keni p\u00ebrjetuar? \u00c7far\u00eb historie mbani mend you ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Un\u00eb mbaj mend mir\u00eb periudh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb Shqipatre e cila pati nj\u00eb sistem organizimi t\u00eb p\u00ebrsosur, por kryesisht nj\u00eb sistem juridik shum\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm q\u00eb e b\u00ebnte popullin t&#8217;i g\u00ebzoheshe asaj q\u00eb kishte, vendosur Mbreti Shqiptar at\u00ebhere. Ne kishim pronat tona t\u00eb cilat ishin t\u00eb mbrojtura me kushtetut, ishte liria e besimit, feja ishte e shenjt\u00eb, mbrohej me ligj rendi edhe qet\u00ebsia, sa q\u00eb nj\u00eb xhandar n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb dhe ishte i mjaftesh\u00ebm. Leku shqiptar ishte i fort dhe njer\u00ebzit paguheshin me mir\u00eb,. Ajo q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e \u00e7do njeriu l\u00ebvizja e lir\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Mbretit Zog i Par\u00eb, ishte realitet, rrug\u00ebt e shqiptar\u00ebve me pashaport\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ishin t\u00eb hapura edhe paraja ishte e garantuar.<\/p>\n<p>Un\u00eb mbaj mend dhe dit\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb okupimit fashist, q\u00eb jo vet\u00ebm na pushtoi vendin, por na prishi dhe at\u00eb q\u00eb e kishim filluar aq bukur edhe mir\u00eb t&#8217;a nd\u00ebrtonim.Okupimin e paguam me shum\u00eb gjak djemsh t\u00eb rinj q\u00eb ishin nacionalist t\u00eb v\u00ebrtet. P\u00ebr shkak t\u00eb ardhjes s\u00eb mortajes s\u00eb kuqe, e ila erdhi gjat\u00eb asaj lufte kur u formuan edhe partit\u00eb e ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk e gjet\u00ebn gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, por u gjakos\u00ebn me nj\u00ebra tjetr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb vllavrar\u00ebse. Kjo e keqe natyrisht, q\u00eb solli ato plag\u00eb q\u00eb po b\u00ebn tre\u00e7erek shekulli n\u00eb demokraci, q\u00eb klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ende nuk ka pasur vullnet q\u00eb t&#8217;i mbylli plag\u00ebt e krijuara n\u00eb periudh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Tani kur kujtoj\u00eb diktatur\u00ebn, mendoj\u00eb q\u00eb nga fjala diktatur\u00eb na jep t\u00eb kuptonim se \u00e7far\u00eb do prisnim nga ajo gj\u00ebm\u00eb e keqe. Mbas luft\u00ebs me t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Shqip\u00ebria, q\u00eb u pranua n\u00eb Lidhjen e Kombeve, rezultoi se ajo ishte e kund\u00ebrta me vendet e tjera. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb model p\u00ebr ask\u00ebnd dhe nj\u00eb sistem q\u00eb erdhi duke u degraduar.Pasoja m\u00eb e madhe q\u00eb solli komunizmi ishte \u00e7&#8217;veshja e njer\u00ebzve nga personaliteti, dinjiteti, edhe nga p\u00ebrgjegjshm\u00ebri individuale komb\u00ebtare, ndaj internacionalizmit &#8211; partia pushtet donte dhe i formoj\u00eb njer\u00ebzit, sipas modelit t\u00eb saj &#8211; si\u00e7 predikonin ata &#8220;Njeriun e Partis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>45 vjet\u00eb t\u00eb sundimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, kan qen\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr mua dhe bashk\u00ebvujat\u00ebsit e mi, por edhe p\u00ebr popullin shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjeth\u00ebsi vitet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb ka kaluar ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria dhe populli yn\u00eb. Vendosja e ligjeve t\u00eb k\u00ebqija ishin forma m\u00eb e keqe e tiranis\u00eb, shpronsimet deri n\u00eb dhimbje dhe shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs private. T\u00eb zotit ju hoq e drejta q\u00eb t\u00eb kishte vend n\u00eb Shqip\u00ebri. Lufta e klasave shkoi deri atje sa diktatori h\u00ebngri edhe bijt e vet:- E \u00e7far\u00eb t&#8217;u rr\u00ebfej\u00eb m\u00eb shum\u00eb, vet\u00ebm lutem q\u00eb mos ardht\u00eb kurr\u00eb m\u00eb ajo koh\u00eb e mos ju d\u00ebgjoft\u00eb emri kurre atyre q\u00eb drejtuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Tani,un\u00eb po jetoj edhe k\u00ebto 23 vjet q\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nga periudha komuniste p\u00ebr mua n\u00eb k\u00ebto vite kan b\u00ebr\u00eb si m\u00eb th\u00ebn\u00eb &#8220;duel e mira me t\u00eb keqen e drejta me t\u00eb pa drejt\u00ebn si edhe mentalitetet perendimore me ato lindore&#8221;. Shqip\u00ebtar\u00ebt nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh hipur n\u00eb dy kuaj, se k\u00ebshtu gjithmon\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb aksidente!. Ata duhet t\u00eb hypin n\u00eb at\u00eb kal\u00eb q\u00eb thot\u00eb Europa edhe t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb destinacion. Juve jeni t\u00eb rinj edhe me durim dhe p\u00ebrpjekje por do tja arrini t\u00eb shp\u00ebtoni nga kanceri komunist.<\/p>\n<p><strong>Si nisi tragjedia e familjes suaj dhe a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur deri tani? apo keni m\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb&#8230;.\u00e7far\u00eb mendoni ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Familja jon\u00eb ka q\u00ebn\u00eb e njohur prej shume shekujsh, me vet-dije komb\u00ebtare,me pushk\u00eb edhe pen ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar territoret e saj n\u00eb shum\u00eb kuvende komb\u00ebtare. Im at\u00eb Selman Blloshmi ka qen\u00eb kryetar krahinor, i thoshin n\u00eb ato koh\u00eb. Ai ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar krahin\u00ebn ton\u00eb dhe Pogradecin n\u00eb Kongresin e Elbasanit m\u00eb 1908. Ai ka dh\u00ebn\u00eb ndihmens\u00ebn p\u00ebr shkrimin &#8211; k\u00ebndimin e gjuh\u00ebs shqipe. Ai i vuri qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shkollimit t\u00eb bijve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Birin e tij t\u00eb madh dhe v\u00ebllain ton\u00eb Aziz Blloshmi e d\u00ebrgoi p\u00ebr studimet e larta ushtarake n\u00eb Austri dhe kur mbaroi ai sh\u00ebrbeu n\u00eb administrat\u00ebn e qeveris\u00eb mbret\u00ebrore shqiptare. Ardhja e komunizmit k\u00ebrkoi eleminimin e k\u00ebtij kuadri me kultur\u00eb perendimore edhe ashtu ndodhi. Azizi m\u00eb 1944 u pushkatua nga komunist\u00ebt, k\u00ebtu filloi tragjedia e familjes tone e cila vazhdoi me cil\u00ebsimin kulak, ky cil\u00ebsim solli shkat\u00ebrrimin e plot\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb q\u00eb e kishin vendosur nd\u00ebr breza.<\/p>\n<p>Persekutimi komunist ndaj familjes ton\u00eb nuk do t\u00eb mbaronte, arrestuan v\u00ebllain ton\u00eb q\u00eb vinte mbas Azizit, Hasan Blloshmit, me akuza politike t\u00eb stisuara ja hoq\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb p\u00ebr 25 vite. N\u00eb vazhdim me arrestuan edhe mua. Ligji i agjetacion-prapagand\u00ebs(Neni 55) nuk donte shum\u00eb mundim p\u00ebr t&#8217;a burgosur nj\u00eb njeri n\u00eb Shqip\u00ebrin e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. M\u00eb d\u00ebnuan 7 vjet heqje lirie. Komunist\u00ebt e kishin planifikiuar q\u00eb meshkujt nga sht\u00ebpia jon\u00eb duhet t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb burg. 1976 m\u00eb arrestuan dy 2 djemt\u00eb e mi Vilson Blloshmi e Bedri Blloshmi, kuadri komunist n\u00eb Librazhd, k\u00ebrkonte eliminimin e tyre. Ata t\u00eb vetmin krim q\u00eb kishin kryer ishte se dashuronin let\u00ebrsin\u00eb &#8211; lexonin libra n\u00eb shqip e n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj dhe shkruanin fraza dhe rrjeshta poezish lirike dhe patriotike. T\u00eb dy i d\u00ebnuam me vdekje pushkatim. Por fat\u00ebmir\u00ebsisht Bedriut ja lan\u00eb me 25 vjet heqje lirie. Vilsonin ma vran\u00eb, m\u00eb muarn\u00eb nga duart e mi drit\u00ebn e syrit, pik\u00ebrisht ata q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe hiqen sikur nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Mbasi na sakatuan shpirt\u00ebrisht , na internuan duke na shp\u00ebrngulur nga sht\u00ebpia dhe po at\u00eb dit\u00ebn e internimit riarrestuan v\u00ebllain ton\u00eb Hasan Blloshmi, q\u00eb porsa ishte liruar nga burgu i par\u00eb dhe ai nuk doli m\u00eb i gjall\u00eb nga burgu vdiq atje.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr sa koh\u00eb do ishit i persekutuar? Dhe do t\u00eb jetonit me frik\u00ebn e regjimit t\u00eb privuar dhe n\u00eb burgje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Ne si familje do t\u00eb jetonim n\u00ebn terrorin komunist, prej nga 1944 deri sa perendimi do t\u00eb triumfonte mbi lindje dhe do t\u00eb likudoheshin relikat komuniste n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Viti 1990 ishte viti i filles\u00ebs s\u00eb liris\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr familjen ton\u00eb, por p\u00ebr gjith\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebt. Tani jemi n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb konsolidohet liria dhe drejt\u00ebsia dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb drejt\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vet\u00ebm mbet\u00ebm duke shpresuar si un\u00eb dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e mi.<\/p>\n<p><strong>Gjith\u00eb kjo vujatje sa t\u00eb shkruash libra. Cili ishte shkaku, ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Shkaku pse neve jemi familje e njohur p\u00ebr patriotiz\u00ebm, atdhedash\u00ebs, luft\u00ebtar, intelektual dhe pronar , ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar t\u00eb gjitha familjet si ne ne kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, nga Veriu n\u00eb Jug, sepse k\u00ebshtu ata do t\u00eb mbeteshin gjall\u00eb e do t\u00eb sundonin p\u00ebr 45 vjet me rradh\u00eb e q\u00ebndruar n\u00eb fuqi. Ata ishin t\u00eb bindur q\u00eb komunizmin neve si sistem nuk e donim, dhe megjith\u00ebse e pan\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i soll\u00ebm d\u00ebm, p\u00ebrkundrazi e kishim ndihmuar n\u00eb luft\u00ebn ndaj okupatorit fashist dhe nazismit, pra-se prap ne ishim m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdjekurit ashtu si dhe shum\u00eb familje t\u00eb m\u00ebdha shqiptare q\u00eb p\u00ebsuan t\u00eb nj\u00ebtin fat me ne.<\/p>\n<p><strong>Familja Blloshmi,mendoni se e ka marre vlersimin e nderimin q\u00eb meriton gjat\u00eb k\u00ebtyre 23 viteve t\u00eb demokracis\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Nuk mund t\u00eb themi q\u00eb fare jo. \u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb emri i Vilsonit n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb qytetin e Librazhdit, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb vedosur nj\u00eb bust n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Gencit edhe Vilsonit dy poeteve t\u00eb pushkatuar. Shok\u00ebt e letrave t\u00eb Vilsonit e Gencit i kan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar ata duke i p\u00ebrmbledhur n\u00eb vepra shkrimet e tyre. N\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb tyre jan\u00eb shkruar skenare televizive dhe ato trasmetohen n\u00eb ekranet e televizioneve me rast datash p\u00ebrkujtimesh. \u00cbsht\u00eb premtuar s\u00eb sht\u00ebpia e lindjes t\u00eb Vilsonit n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet muze, por akoma jo!. N\u00eb dhom\u00ebn Muze t\u00eb Vilsonit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vizita kryetari i Parlamentit Shqiptar shkelqesia i tij i ndjeri zoti Pjeter Abnori si dhe presidenti i nderuar shkleq\u00ebsia e tij zoti Bamir Topi, si dhe shum\u00eb ministra e deputet. K\u00ebto p\u00ebr mua jan\u00eb sasi e konsiderueshme morale, por vlersim kapital ende mbete p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju nuk keni ndonj\u00eb pension t\u00eb posa\u00e7\u00ebm prej djalit tuaj Vilsonit t\u00eb pushkatuar ? Po gruaja e tij edhe f\u00ebmij\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Mua si babai i Vilsonit nj\u00eb vlersim i till\u00eb deri tani nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. As n\u00ebna e Vilsonit nuk e ka patur, por as vajza e tij Eni nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar me nj\u00eb pension t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb mos gabohem n\u00eb 8 vjet\u00ebt e fundit: para-d\u00ebmshp\u00ebrblimi keni marr\u00eb si t\u00eb p\u00ebrndjekur poliitik q\u00eb keni qen\u00eb? apo jo !<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Qeveria e kaluar kishte planifikuar q\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimet n\u00eb vlere leku t&#8217;i paguante me shum\u00eb k\u00ebste q\u00eb un\u00eb tani nuk i kujtoj dot sa sa jan\u00eb por un\u00eb kam marr vet\u00ebm 2 k\u00ebste, me shuma t\u00eb vogla p\u00ebr \u00e7do k\u00ebst.<\/p>\n<p><strong>Vijm\u00eb tek nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e rihapur disa her\u00eb . A jeni ju, t\u00eb rihapetdosja e Vilson Blloshmit, po p\u00ebr dosjet e tjera?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> P\u00ebr sa di un\u00eb, n\u00eb shtyp e n\u00eb libra jan\u00eb botuar shum\u00eb materiale nga dosja e Vilsonit, mbase jo t\u00eb gjitha kan\u00eb dal\u00eb dhe emrat e atyre q\u00eb \u00e7uan n\u00eb pushkatim Vilsonin. Por me kot, politikan\u00ebt e sot\u00ebm i kan\u00eb veshur me pushtet. Akoma sot politika n\u00eb Shqip\u00ebri ka besim n\u00eb k\u00ebt\u00eb administrat\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7udia me e madhe n\u00eb demokracin\u00eb e sotme. P\u00ebrsa i p\u00ebrket dosjeve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si thoni ju un\u00eb mendoj se ajo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e err\u00ebt e k\u00ebtij vendi, q\u00eb ato dosjet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbyllura n\u00eb qilar\u00ebt e zeza t\u00eb k\u00ebtij vendi q\u00eb quhet shtet . Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb me k\u00ebmbngulje e zmbraps \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr hapjen e tyre. Klasa politike sot n\u00eb Shqip\u00ebri u jep mesazh qet\u00ebsimit t\u00eb gjithe veglave t\u00eb diktatur\u00ebs, spiun\u00ebve, hetuesve, torturuesve, duke u th\u00ebn\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast : &#8220;Rrini t\u00eb qet\u00eb se jeni t\u00eb mbrojtur nga te gjitha krah\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pambrojtur nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Zoti Blloshmi! A ju takon ndonj\u00ebher n\u00eb Tiran\u00eb apo Librazhd t&#8217;i hasni rast\u00ebsisht ata q\u00eb i ndjeni si shkakat\u00ebr e tragjedis\u00eb tuaj ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Sot, n\u00eb demokraci natyrisht q\u00eb levizja e lir\u00eb e tyre na takon shpesh q\u00eb t\u00eb shihemi me nj\u00ebri tjetrin , por edhe po nuk u pam\u00eb fizikisht shifemi n\u00ebp\u00ebrmjet ekranit t\u00eb televizorit ky fytyrat e tyre jan\u00eb pothujase \u00e7do dit\u00eb n\u00eb politik apo jet\u00ebn sociale. Ata kan\u00eb nj\u00eb kurajo t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme &#8211; dhe hiqen sikur nuk kan asnj\u00eb faj\u00eb dhe nuk kan qen\u00eb at\u00eb q\u00eb na b\u00ebn\u00eb gj\u00ebm\u00ebn mua dhe mij\u00ebra bashk\u00ebvujat\u00ebsve t\u00eb mi. Tek, syt e tyre un\u00eb p\u00ebr vete nuk shoh\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb ndjejne se kan b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka, asnj\u00eb shenj\u00eb pendese. Bile do t\u00eb thoja se :&#8221; Ata tregohen kryelart\u00eb sikur t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit &#8211; dhe u err\u00ebn syt ku na shohin ne sot q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ka p\u00ebrparuar dhe jan\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. Dhe tani q\u00eb jan\u00eb edhe me pushtet, kur na shohin me shum\u00eb fodullik, jan\u00eb gati t\u00eb na thon\u00eb &#8221; Ja ku neve na keni p\u00ebrs\u00ebri dhe jemi n\u00eb pushtet dhe nuk keni se cfar\u00eb t\u00eb na b\u00ebni ashtu sikur nuk kisht t\u00eb na b\u00ebni&#8221;. Dua t\u00eb them se ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb sot politika e k\u00ebtyre 23 viteve demokraci. Bile aq m\u00eb keq se bij\u00ebt e tyre shkruajn sikur u vjen keq p\u00ebr vujatjen ton\u00eb &#8211; \u00e7far\u00eb hipokrizie q\u00eb sa ndodhur n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs !<\/p>\n<p><strong>Si e vlersoni ju zgjedhjen e Bedri Blloshmit, n\u00eb krye t\u00eb institutit t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik n\u00eb Shqip\u00ebri, si nj\u00eb pendes\u00eb e socialist\u00ebve p\u00ebr familjen Blloshmi, apo nj\u00eb privilegj politik n\u00eb pazaret politike? ku ai aderon apo jo n\u00eb FDR<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Un\u00eb mendoj\u00eb se zgjedhja e Bedriut n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr mua q\u00eb e njoh mir\u00eb se e kam djal\u00eb dhe e kam rritur vet \u00ebsht\u00eb se nuk mund t&#8217;a paragjykoj. Ajo ka qen\u00eb, mendoj un\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje e Kryeministrit t\u00eb ri. N\u00eb programet q\u00eb kjo qeveri thot\u00eb se ka p\u00ebr shtres\u00ebn e persekutuar nga qeveria komuniste, n\u00eb se mund t&#8217;a quaj nj\u00eb korigjim p\u00ebr realizimin e programit. Bedri Blloshmi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm Blloshmin, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb shtres\u00ebn e t\u00eb persekutuarve nga komunizmi, dhe n\u00eb mos ai dikush do t\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, dhe kjo vlen ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb iu p\u00ebrgjigjur pyetjes suaj &#8221; p\u00ebrsa i p\u00ebrket pazareve politike&#8221;. Bedriu, p\u00ebr sa e njoh un\u00eb si birin tim &#8211; nuk ka natyr\u00eb kompromentimi q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb vet. Ai po qe se do t\u00eb shohi se qeveria do t&#8217;i japi shenjat e nj\u00eb &#8220;djallezie&#8221;, Bedriu menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nga ata q\u00eb e denancon. Ai \u00ebsht\u00eb i pa kompromentuesh\u00ebm do t\u00eb thoja me plot bindjen time.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sa duhet p\u00ebr t\u00eb persekutuarit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi- <\/strong>Ka 23 vjet q\u00eb sistemi i diktatur\u00ebs thuhet se nuk ekziston dhe si i till\u00eb, me k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb klasa politike shqip\u00ebtare duhet t\u00eb kishte mbaruar pun\u00eb, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb dhe t\u00eb mos egzistone m\u00eb kjo pyetje, sepse, t\u00eb thuash ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sa duhet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr vet k\u00ebt\u00eb shtet q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb demokraci, pyetja duhet t\u00eb i drejtohet tani drejtuesve politik t\u00eb vendit se : &#8220;Kur do t\u00eb integrohet shtresa e persekutuar dhe pse \u00ebsht\u00eb defaktorizuar deri tani kjo shtres\u00eb ?<\/p>\n<p><strong>Cfare mesazhi kishit p\u00ebr bashk\u00ebvuajtesit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi- <\/strong>Duke ju falenderuar juve si gazet\u00eb q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb rastin t\u00eb komunikoj me lexuesin e gazetes tuaj, mbas k\u00ebsaj moshe 85 vje\u00e7are timen, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e mi i ngush\u00eblloj p\u00ebr dhimbjet shpirt\u00ebrore e fizike q\u00eb p\u00ebsuam nga djalli i kuq komunist dhe i uroj t\u00eb ken\u00eb durim durim e durim se e drejta do t\u00eb triumfoj\u00eb mbi ata &#8220;V\u00ebrtet vonon por kurr nuk harron !&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Ju faleminderit q\u00eb gjet\u00eb koh\u00eb t\u00eb bisedoni me gazet\u00ebn ton\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sami Blloshmi-<\/strong> Gjithashtu, pranoni edhe juve faleminderimet tona q\u00eb na dhat\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flasim me gazet\u00ebn tuaj .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir Sina, New York \u00a0 Sami Blloshmi : &#8220;Mi mor\u00ebn nga duart f\u00ebmij\u00ebt &#8211; nj\u00ebrin ma pushkatuan tjetrin ma d\u00ebnuan 25 vjet\u00eb burg&#8221; &nbsp; Nj\u00eb familje e t\u00ebr\u00eb q\u00eb gjat\u00eb sundimit komunist kaloi vujtjet e tmerrshme n\u00eb burgjet e kampet e interrnimit n\u00eb Shqip\u00ebri :Vilson Blloshmi &#8211; pushkatuar ne 1977 ,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4149","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4149"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4151,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4149\/revisions\/4151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}