{"id":4145,"date":"2014-03-14T16:52:00","date_gmt":"2014-03-14T16:52:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4145"},"modified":"2014-03-14T16:52:00","modified_gmt":"2014-03-14T16:52:00","slug":"ne-shengjinin-e-at-zef-pllumit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4145","title":{"rendered":"N\u00cb SH\u00cbNGJININ E AT ZEF PLLUMIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/shengjini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4146\" title=\"shengjini\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/shengjini.jpg\" alt=\"\" width=\"669\" height=\"419\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/shengjini.jpg 669w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/shengjini-300x187.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 669px) 100vw, 669px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Ramiz LUSHAJ<\/strong><\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Nderi i Kombit e Pena e Art\u00eb, At Zef Pllumi, frat fran\u00e7eskan, publicist e shkrimtar i mir\u00ebnjohur, i thirrun \u201cArkipelagu Gulak\u201d shqiptar, u lind n\u00eb zabelin e malit t\u00eb Rencit (Lorencit) t\u00eb qytetit turistik bregdetar t\u00eb Sh\u00ebngjinit , q\u00eb thuhet se do t\u00eb jet\u00eb \u201cport i Kosov\u00ebs\u201d e pritet t\u00eb bahet \u201cport kinez\u201d.<!--more--><\/p>\n<p>N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij Zefi veronte tek mixha i vet, Pashko Toma, i shkrelas plot mir\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto male historike, i cili bjeshknonte vitpasviti n\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb T\u00ebrthores n\u00eb hymje t\u00eb Thethit t\u00eb Shal\u00ebs. N\u00eb kit\u2019 vis mal\u00ebsie Zefit i pat\u00eb ra fati me u njoft me At Gjergj Fish\u00ebn, At Anton Harapin, At Bona Gje\u00e7aj, t\u00eb cil\u00ebt ia drit\u00ebn udh\u00ebnisjen drejt misionit fetar e letrar t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. N\u00eb mbi 30 vite Zef Pllumi me formimin e tij klasik n\u00eb filozofi, teologji e let\u00ebrsi, njoh\u00ebs e fol\u00ebs i italishtes, latinishtes, frengjishtes, gjermanishtes, greqishtes s\u00eb vjet\u00ebr, ka sherbye si xhakoj, dhjak e meshtar n\u00eb Sh\u00ebngjin, Shkod\u00ebr, Dukagjin (Shal\u00eb, Shosh) e n\u00eb Nikaj-M\u00ebrtur, e n\u00eb vite t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Tiran\u00ebn metropoliane. Diktatura sllavo-komuniste e d\u00ebnoi dy her\u00eb me 26 vite burgim p\u00ebr bindje e veprimtari fetare e demokratike, pasi sistemi i asaj kohe ushtronte genocid ndaj klerit katolik e frym\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb kompleksin e bukur \u201cRafaelo\u201d n\u00eb Sh\u00ebngjin teksa P\u00ebllumb Boshi i Shal\u00ebs m\u00eb flet me pasion p\u00ebr At Zef Pllumin, p\u00ebr jehon\u00ebn n\u00eb Italin\u00eb e Berluskonit t\u00eb vepr\u00ebs \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d m\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebr mend disa listime. Edhe Shala e deg\u00ebzimi i saj n\u00eb Valbon\u00eb (Rrogami i Shal\u00ebs) shpesh e p\u00ebrdorin emrin Pllumbi n\u00eb breznit\u00eb e veta si p\u00ebr t\u00eb tregue bardh\u00ebsit\u00eb e vendlindjes e t\u00eb shpirtit t\u00eb vet, p\u00ebr t\u00eb simbolizue lajme t\u00eb mira. Rreth nj\u00ebqind vjet ma her\u00ebt, shkrimtarja e gazetarja amerikane Rose Wilder Lane (1886-1968) ishte edhe n\u00eb Dukagjin e me mbresat e saj t\u00eb jasht\u00ebzakonshme botoi n\u00eb Lond\u00ebr (1922) librin betseller \u201cPeaks of Shala, Being a Record of Certain Wanderings among the Hill-tribes of Albania\u201d (Majat e Shal\u00ebs: p\u00ebrshkrim i disa rrug\u00ebve mes fiseve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) e nj\u00eb nga k\u00ebto tet\u00eb maja, at\u00eb t\u00eb Boshit, Pllumbi e mban p\u00ebr mbiem\u00ebr. Ai ka edhe nj\u00eb biznes t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb e disa rrethe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, furrat e buk\u00ebs \u201cThethi\u201d, em\u00ebr i kryeq\u00ebndres etno-historike e komunare-turistike s\u00eb fisit t\u00eb tij t\u00eb Shal\u00ebs. K\u00ebto fakte jan\u00eb magji e madh\u00ebshti njer\u00ebzore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sotme moderne e globale, ku n\u00eb komuniz\u00ebm u treguam shum\u00eb internacionalist\u00eb dhe tani n\u00eb demokraci po mbingarkohemi me kozmopolitiz\u00ebm t\u00eb tep\u00ebrt n\u00eb emra e veprimtari.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme prania e kulturologut e biznesmenit atdhetar P\u00ebllumb Boshi n\u00eb delegacionin zyrtar ceremonial n\u00eb senatin italian n\u00eb fillim marsi 2014 kur u promovue aty madh\u00ebrish\u00ebm vepra e At Zef Pllumbit \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d i botuar n\u00eb 12 milion\u00eb kopje n\u00eb gjuh\u00ebn italiane (\u201cIl Sangue di Abele-Vivi per testimoniare&#8221;) me parathanie brilante e kujdes atnor t\u00eb Silvio Berluskonit. Veprimtari shoq\u00ebror, P\u00ebllumb Boshi, i cili m\u00eb paska njohur mue qyshse n\u00eb Tropoj\u00eb e m\u00eb thot\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr shkrimet p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe n\u00eb tre shtete (n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb) e ka d\u00ebshmue genetikisht e mir\u00ebsisht at\u00eb \u00e7ka thot\u00eb Rose Wilder Lane p\u00ebr shaljan\u00ebt e Thethit me \u201csjellje princ\u00ebrore\u201d, pasi n\u00eb vendlindje ka ngrit\u00eb nj\u00eb muze etnografik n\u00eb kull\u00ebn alpine t\u00eb Lulash Keqi Boshit, nj\u00eb kull\u00eb tejet funksionale e me ve\u00e7an\u00ebsi mbi nj\u00eb shkamb 9 metra i lart\u00eb, ku turist\u00ebt gjejn\u00eb tradit\u00ebn e mik\u00ebpritjes e at\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs materiale. Nga kjo kull\u00eb iu duarnis me mir\u00ebnjohje t\u00eb pa cak kavalierit Silvio Berluskoni nj\u00eb kostum komb\u00ebtar mal\u00ebsor i Shal\u00ebs, q\u00eb u p\u00eblqye nga miku i madh i shqiptar\u00ebve, botuesi e \u00e7muesi i vepr\u00ebs s\u00eb At Zef Pllumbit t\u00eb Sh\u00ebngjinit e Shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Sh\u00ebngjinit, Salvador Ka\u00e7aj e themeloi s\u00ebbashku me Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs \u00e7mimin\u201cAt Zef Pllumi\u201d, i cili ndahet prej tre vitesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet portual mjaft i bukur e me ardhm\u00ebri n\u00eb pellgun e Mesdheut.<\/p>\n<p>Ky \u00e7mim tashma komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb piedestal nderi i kryebashkiakut Ka\u00e7aj p\u00ebr At Zef Pllumin, veprimtar margaritar i kish\u00ebs, i Urdhnit Sh\u00ebn Fran\u00e7esku, i letrave shqipe, i Kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>Ky nder shp\u00ebrblyes meritor iu ka fatnue p\u00ebr veprat e tyre t\u00eb ve\u00e7anta personaliteteve: Ismail Kadare, Pre\u00e7 Zogaj, Spartak Ngjela, Dom Gjergj Meta, Alfred Lela, Bardhyl Londo, Ridvan Dibra, Zija \u00c7ela, Bashkim Shehu. Edhe juria e k\u00ebtij \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb dinjitare, pasi n\u00eb fundvitin 2013 ajo kishte p\u00ebr kryetar Agron Gjekmarkaj, e antar\u00eb Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Aleksand\u00ebr \u00c7ipa e Parid Teferi\u00e7i.<\/p>\n<p>Sivjet, n\u00eb fillim marsi 2014, ky \u00e7mim kap\u00ebrceu Adriatikun e iu dha me ceremoni klasike kavalierit 78 vje\u00e7ar Silvio Berluskoni, ish kryeminist\u00ebr i Italis\u00eb, kryetari emblematik i \u201cForza Italia\u201d, nj\u00eb nga pasanik\u00ebt ma t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb globit me mbi 9 billion USD. Berluskoni njihet nd\u00ebr shqiptar\u00ebt jo vet\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtjetjet e tij politike ndaj Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr mir\u00ebsit\u00eb e tij pro-shqiptare, po edhe p\u00ebr fam\u00ebn e ekipit t\u00eb tij t\u00eb futbollit \u201cMilano\u201d, p\u00ebr kontributin e dhan\u00eb me mediat e tij televizive tue na m\u00ebsue masivisht italishten e ndri\u00e7ue me k\u00ebrkue demokracin\u00eb euro-atlantike. Tani, s\u00eb fundit, e botoi edhe triologjin\u00eb e At Zef Pllumit. Mediat italiane i kan\u00eb cil\u00ebsue vepren e At Zef Pllumit e fjalimin e Silvio Berluskonit mbi komunizmin si \u201ckalin e luft\u00ebs\u201d t\u00eb Kalavierit dhe \u201c\u00cbngjelli Blu\u201d,etj.<\/p>\n<p>I madhi Berluskoni mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm n\u00eb at\u00eb ceremoni tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ku auditorit t\u00eb nderuar e bot\u00ebs mesdhetare e nd\u00ebrplanetare iu drejtua me fjal\u00ebt margaritare: \u201cKomunizmi ishte nj\u00eb ideologji q\u00eb parashikohej t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb fuqi ushtarake duke l\u00ebn\u00eb pasdore industrin\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb mjerim. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ideologji, por nj\u00eb s\u00ebmundje, nj\u00eb \u00e7menduri e v\u00ebrtet\u00eb, e pa shpres\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb p\u00ebrshkruar dhunime t\u00eb nj\u00eb niveli, q\u00eb un\u00eb as mund ta imagjinoja. E lexova k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe nuk mund t\u00eb flija\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb eventin e \u00e7mimit\u201cAt Zef Pllumi\u201d p\u00ebr kavalierin Berluskoni ishte i pranish\u00ebm nj\u00eb delegacion zyrtar, simbolik e ceremonial me nism\u00ebtar\u00ebt kryebashkiakun Salvador Ka\u00e7aj, deputeti e kryetari i PDK, Nard Ndoka, apo kujdestar\u00ebt p\u00ebrkryes: E Ngarkuara me Pun\u00eb n\u00eb Vatikan, diplomatja Majlinda Doda, ish ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, Llesh Kola, e nderimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si p\u00ebrkthyesja Keida Kaceli, kulturologu Pllumb Boshi.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar disa dit\u00eb nga eventi mesdhetar i promovimit t\u00eb librit t\u00eb At Zef Pllumbit e dhani\u00ebs t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb madh me emrin e tij edhe n\u00eb Senatin Italian, po n\u00eb memorien, n\u00eb fjal\u00ebt e n\u00eb t\u00eb qeshur\u00ebn e kulturologut P\u00ebllumb Boshi ende mbetet gjith\u00e7ka e fresk\u00ebt e domethan\u00ebse sikurse n\u00eb nj\u00eb koktej pas veprimtaris\u00eb \u201cAshti i Kombit\u201d n\u00eb Sh\u00ebngjin, m\u00eb cek humorin e Berluskonit: \u201cFaleminderit, por nuk jam m\u00ebsuar me \u00e7mime, por vet\u00ebm me sentenc\u00eb d\u00ebnimi\u201d.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Sh\u00ebngjini me 8 km bregdet mban emrin e shenjtorit Gjin. Njeriu i madh i letrave e revolucionari i hapit t\u00eb vog\u00ebl, elitari Fan Noli, me propozim t\u00eb ambasadorit faik Konica n\u00eb Ushington ia pat vnue n\u00eb vitin 1924 qytetit emrin e presidentit amerikan Uilson, engj\u00eblli mbrojt\u00ebs i shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb em\u00ebr nuk ia hoq\u00ebn as zogist\u00ebt, as fashist\u00ebt, as nazist\u00ebt ve\u00e7se komunist\u00ebt sapo hyp\u00ebn n\u00eb (mbi)pushtet.<\/p>\n<p>Edhe qytetit t\u00eb naft\u00ebs, Ku\u00e7ov\u00ebs, ia ban\u00eb naft\u00ebn tue ia ngjit emrin: \u201cQyteti Stalin\u201d. Gazeta \u201cZani i Dragobis\u00eb\u201de qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit d\u00ebshmon se m\u00eb 1945 n\u00eb qytetin bregdrinas t\u00eb Kuk\u00ebsit u hoq\u00ebn emra simbolik t\u00eb identitetit shqiptar e i pag\u00ebzuan me emra kryesisht t\u00eb heronj\u00ebve e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs partizane: Sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d u thirr Avni Rrustemi, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt nga Lidhja e Prizrenit u kthye n\u00eb Ibish Milaimi, nga Uillson n\u00eb Hasan Qarri, nga Haxhi Zeka n\u00eb Qemal Stafa, nga Ali Pash\u00eb Gucia n\u00eb Meriman Jakupi, nga Sylejman Vokshi n\u00eb Ibish Shehi, nga Lek\u00eb Dukagjini n\u00eb Myslim Peza, nga Isa Boletini n\u00eb Sokol Shpendi, etj.<\/p>\n<p>Krejt ndryshe veproi kryebashkiaku i Sh\u00ebngjinit, Salvador Ka\u00e7aj. Prap\u00eb, si nj\u00eb amanet nolian, n\u00eb qershor 2013 ia ktheu prap\u00eb truallit t\u00eb Sh\u00ebngjinit, sheshit kryesor t\u00eb qytetit portual, emrin e Uillsonit t\u00eb madh. N\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrurimit ishte kryeministri Sali Berisha. Kishte ardh\u00eb edhe nj\u00eb delegacion i komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs me kryekomunarin dr. Pal Lekaj.<\/p>\n<p>Kjo e emrit t\u00eb Uillsonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato faktet d\u00ebshmuese se figura publike e kryebashkiakut Salvador Ka\u00e7aj m\u2019i p\u00ebrnget asaj t\u00eb Nolit. P\u00ebrndryshe, nuk e teproj po t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cFan Noli i Demokracis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>\u00c7dokush ndihet i nderuar e lumturuar kur vjen n\u00eb Sh\u00ebngjinin me det, mal, pisha, me r\u00ebr\u00ebn kurative, me objektet turistike, etj. po m\u00eb 11 marsin e dit\u00eblindjes s\u00eb Azem Hajdarit ndihesha edhe ma i nderuar pasi aty, n\u00eb lulishten e kompleksit turistik \u201cRafaelo\u201d, u tok\u00ebm me gjeneralin e luft\u00ebs e t\u00eb liris\u00eb dardane, me Ramush Haradinaj, t\u00eb cilin e kam dy her\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d, t\u00eb vendorigjin\u00ebs e t\u00eb vendlindjes time \u2013 komuna Tropoj\u00eb (Shipshan-Gash i Gurit) e qyteti alpin Bajram Curri.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb dukej dy her\u00eb ma i af\u00ebrt se t\u00eb tjer\u00ebt, po n\u00eb at\u00eb tavolin\u00eb me fllad deti e er\u00eb mali ishte edhe kryebashkiaku Salvador Ka\u00e7aj q\u00eb e kishte dy her\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d: n\u00eb Sh\u00ebngjin e Lezh\u00eb. Regjisori Fran Vukaj, bashkudh\u00ebtar, val\u00ebt e z\u00ebrit t\u00eb cilit u ngrit\u00ebn dallg\u00eb deti kur recitoi p\u00ebr Azem Hajdarin, dijenon se edhe ai e kishte dy her\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d Ramush Haradinajn, n\u00eb Puk\u00eb prej nga u shp\u00ebrngul para disa vitesh dhe n\u00eb banimin e tij t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb qytetin e Kamz\u00ebs. Nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aty sa ishim n\u00eb kompleksin \u201cRafaelo\u201d, poeti e dramaturgu tropojas Azem Baliaj nga Gashi i Gurit e i lindur n\u00eb B.Curri, me banim t\u00eb vonsh\u00ebm n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs e \u00e7do vit p\u00ebrkohor, dystinor, n\u00eb plazhin e mir\u00eb t\u00eb Sh\u00ebngjinit, e kishte Ramush Haradinaj kat\u00ebr her\u00eb t\u00eb af\u00ebrt si \u201cQytetar Nderi\u201d. Biznesmeni e veprimtari Mi\u00e7o Duka i Radik\u00ebs, i ardhur nga Dibra e Madhe n\u00eb Sh\u00ebngjin n\u00eb promovimin e librit t\u00eb fundit t\u00eb Azgan Haklajt na dijenon se Hajadinaj \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cQytetar Nderi\u201d edhe n\u00eb Tetov\u00eb.<\/p>\n<p>Poeti lab, Luan Y. Memisha\u2013Lepenica, i sapo takuar me mikun e tij t\u00eb vjet\u00ebr, gazetarin Preng Baloj, hidhet e thot\u00eb se Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d edhe i qytetit t\u00eb Flamurit, i qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, titull i cili iu dha me merit\u00eb e ceremoni n\u00eb 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. Edhe mua m\u2019u kujtua se asokohe, n\u00eb n\u00ebntor 2012, gjenerali i madh ishte i prangosur n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Hag\u00ebs, ndaj titullin e mori Anita, bashk\u00ebshorte fisnike e bashk\u00ebluft\u00ebtare moderne e tij, e p\u00ebrkushtuara, e sakrifikuara dhe e lumturuara p\u00ebrkrah tij, e cila \u00ebsht\u00eb \u00e7ik\u00eb e Prizrenit, studente n\u00eb Tiran\u00eb, nuse n\u00eb Gllogjan t\u00eb De\u00e7anit, gazetare n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb nga femrat emblematike n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lideri popullor Ramush Haradinaj q\u00eb me pafaj\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb Hag\u00eb \u00e7ertifikoi drejt\u00ebsin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d n\u00eb vendlindjen e Ismail Qemalit, Sali Berish\u00ebs, Mbretit Leka i Dyt\u00eb&#8230;e t\u00eb Salvador Ka\u00e7ajt dhe n\u00eb mbasditen e 11 marsit 2014, n\u00eb dit\u00eblindjen e Azem Hajdarit, edhe n\u00eb qytetin e Kamz\u00ebs, n\u00eb bashkin\u00eb e gjasht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nga madh\u00ebsia e popullsia e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebto vler\u00ebsime \u201cQytetar Nderi\u201djan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dimension i ri e i madh i legjendarit t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs, Hag\u00ebs e Paqes, Ramush Haradinaj, t\u00eb cilin presidenti i Unionit Artistik t\u00eb Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj e krahasimon si \u201cDe Goli shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>5.<\/p>\n<p>Nuk kam folnue ndonj\u00eb her\u00eb me zotin Ka\u00e7aj p\u00ebrtej p\u00ebrshendetjes, po n\u00eb koft se ndokush prej jush shkon n\u00eb Sh\u00ebngjin ka me kujtue se mos Salvadori \u00ebsht\u00eb i zgjedhur aty kryebashkiak jo nga 8 maji 2011 po prej se nga 6 prilli 1911 i Flamurit t\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019 Lulit.<\/p>\n<p>N\u00eb biseda t\u00eb lira gjat\u00eb rrug\u00ebs autostradore dhe aty n\u00eb kompleksin e bukur \u201cRafaelo\u201d skej detit sh\u00ebngjinas dveta p\u00ebr t\u00eb disaten her\u00eb se cil\u00ebn forc\u00eb politike p\u00ebrfaq\u00ebson Salvador Ka\u00e7aj. P\u00ebrgjigjet ishin t\u00eb atilla q\u00eb flisnin p\u00ebr nj\u00eb kryebashkiak n\u00eb pes\u00eb parti: PS, PD, LSI, i Demokristian\u00ebve, i Aleanc\u00ebs Komb\u00ebtare Arbnore. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb huti politike e imja a dikujt tjet\u00ebr, po dimension i ri i kryebashkiakut Salvador Ka\u00e7aj, nj\u00eb arritje e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Epoka dixhitale hap flet\u00ebt. KQZ jep t\u00eb dhana: n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 8 majit 2011 Salvador Ka\u00e7aj ishte kandidat i koalicionit t\u00eb majt\u00eb Aleanca p\u00ebr t\u00eb Ardhmen, ku fitoi me 10 p\u00ebr qind ma shum\u00eb vota se sa ish kryebashkiaku i djatht\u00eb, kandidati i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Qytetarin. Prandaj edhe n\u00eb publikime mediatike e quajn\u00eb si kryebashkiak i PS. N\u00eb fakt kryebashkiaku sh\u00ebngjinas q\u00ebnka i PDK (demokristian), forc\u00eb politike e cila n\u00eb elektoriad\u00ebn e vjetme parlamentare kan\u00eb l\u00ebviz djathtas, jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, partia udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak t\u00eb Sh\u00ebngjinit \u00ebsht\u00eb Aleanca Arbnore Komb\u00ebtare e Gjet Ndojit, drejtori i sot\u00ebm i Arkivave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka marr\u00eb 698 vota, pothuaj ma shum\u00eb se dy forcat politike kryesore: PS (405 vota) e PD (347 vota).<\/p>\n<p>Kryebashkiak i Sh\u00ebngjinit, Salvador Ka\u00e7aj po t\u00eb krahasimohet me votat p\u00ebr k\u00ebshillin bashkiak ka marr\u00eb 6 her\u00eb ma shum\u00eb se PS, mbi 23 her\u00eb ma shum\u00eb se PDK, etj. Kryeministri Sali Berisha n\u00eb Sh\u00ebngjin ka investue shum\u00eb si rrallkund edhe n\u00eb vitet e fundit, pavar\u00ebsisht se pushtetin lokal n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet portual ia mori Salvadori me koalicionin e majt\u00eb, pavar\u00ebsisht se ishte n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajturen nga vet Berisha si \u201cdark\u00eb e gabuar\u201d ajo treor\u00ebshe n\u00eb dit\u00eblindjen e 55-t\u00eb t\u00eb Zogajt, s\u00ebbashku me Frangaj, Fevziun, Ngjel\u00ebn, Kok\u00ebdhim\u00ebn etj. Kjo p\u00ebrkujdesje e Berish\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebngjinin turistik t\u00eb krijonte imazhin e iden\u00eb se kjo bashki bregdetare i p\u00ebrket PD-s\u00eb, po paska q\u00ebn\u00eb e kund\u00ebrta, e cila na flet p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr realitet politik e demokratik bashk\u00ebkohor. Berisha gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij i pa me t\u00eb dy syt\u00eb bashkit\u00eb e komunat e Shqip\u00ebris\u00eb e jo njan\u00ebn me syrin e djatht\u00eb e tjetr\u00ebn me syrin e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Tashti po i bindem realitetit bashk\u00ebkohor: Salvadori paska dal\u00eb kryebashkiak prej Salvadorit.<\/p>\n<p>Kryesocialisti Edi Rama ve\u00e7 nj\u00ebher\u00eb publikisht, me ceremoni e para kamerave ia ngriti dor\u00ebn lart Salvador Ka\u00e7ajt at\u00eb dit\u00eb kur fitoi si kryebashkiak demokristian i Sh\u00ebngjinit. Tashti, nuk e di n\u00ebse kryeministri apo ndokush tjet\u00ebr, po don me ia ul\u00eb krahun&#8230;(!) Po di\u00e7ka tjet\u00ebr m\u00ebsova n\u00eb Sh\u00ebngjin: Salvador Ka\u00e7ajt nuk i shkojn\u00eb aq p\u00ebr shtat kostumet e t\u00eb tjer\u00ebve, aq ma keq nj\u00eb kostum politik i vet\u00ebm. Ai, nj\u00eb i till\u00eb si Salvador Ka\u00e7aj, q\u00eb ngren rrug\u00eb autostradore p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt nga rranx\u00eb malit t\u00eb gjelb\u00ebr drejt detit t\u00eb kalt\u00ebr, nuk munden ta (peng)ndalin t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb autostrad\u00ebn e tyre, p\u00ebr ma tep\u00ebr, ma i lan\u00eb ata pa korsi apo me i fut n\u00eb\u201cxhepa\u201d an\u00ebs saj.<\/p>\n<p>Lezha mesdhetare e qytet\u00ebrimit ilir, kalas\u00eb mesjetare e Beslidhjes Sk\u00ebnderbegiane, me Sh\u00ebngjinin portual, n\u00eb tan\u00ebsin\u00eb e saj territoriale me tok\u00eb e ishuj, me det e mal, me rrug\u00eb antike e autostrada t\u00eb reja, ka nj\u00eb sof\u00ebr t\u00eb madhe me poet\u00eb, gazetar\u00eb e shkrimtar\u00eb, ka disa pena q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb nder \u00e7do kohe e treve, si Ndoc Gjetja e Pre\u00e7 Zogaj, Nikoll\u00eb Lesi e Aleksand\u00ebr Frangaj, Rudolf Marku e Agim Isaku, Tonin \u00c7obani e Remzi Lani, Mark Simoni e Pjet\u00ebr Jaku, Arben Rrozhani e Kujtim Dashi, Silvana Gjebrea e Shpresa Kapisyzi, Gjovalin Gjeloshi, Dashnor Kalo\u00e7i, Edmond Ka\u00e7eli, Zef Shtjefni, Mirash Marashi, e dhjetra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e para dy viteve kan\u00eb ardh\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjinin portual mesdhetar tre ish president\u00eb t\u00eb rajonit: Moisiu i Shqip\u00ebris\u00eb, Sejdiu i Kosov\u00ebs, Mesi\u00e7 i Kroacis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontribut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr paqen e progresin n\u00eb Ballkan, t\u00eb cil\u00ebve kryebashkiaku Salvador Ka\u00e7aj ua ndau me ceremoni titullin \u201cQytetar Nderi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebngjinin e At Zef Pllumit, m\u00eb 11 mars 2014, n\u00eb dit\u00eblindjen e Azem Hajdarit, n\u00eb kompleksin turistik \u201cRafaelo\u201d,u p\u00ebrurua vepra e kat\u00ebrt e Azgan Haklajt \u201cAshti i Kombit\u201d, veprimtari dinjitare e p\u00ebrbashk\u00ebt e UAKSH e bashkis\u00eb s\u00eb Salvador Ka\u00e7ajt, ku merrnin pjes\u00eb edhe ish kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, gjenerali i luft\u00ebs e i paqes, Edi Paloka, deputet\u00ebt e kryetar i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Mbreti Leka II, deputeti Arben Imami, ish minist\u00ebr i Mbrojtjes, ambasadori i Malit t\u00eb Zi n\u00eb Tiran\u00eb, e dhjetra personalitete t\u00eb politik\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb, gazetaris\u00eb e kultur\u00ebs nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb vog\u00ebl globale edhe Sh\u00ebngjini i At Zef Pllumbit po bahet p\u00ebrdit\u00eb e ma i madh si qytet elitar i turizmit, i personaliteteve, i kultur\u00ebs. Sot kur bot\u00ebn e kemi n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs n\u00eb celular, kryebashkiaku Salvador Ka\u00e7aj me arritjet e veprimtarit\u00eb e tij na e sjell\u00eb para syve Sh\u00ebngjinin me t\u00eb gjitha bukurit\u00eb e madh\u00ebshtit\u00eb e tij. Ka t\u00eb drejt\u00eb kulturologu Pllumb Boshi i Thethit kur m\u00eb thoshte se Sh\u00ebngjini po rrezaton&#8230; V\u00ebrtet Sh\u00ebngjini i Sh\u00ebn Gjinit, i At Zef Pllumit e i kryebashkiakut Salvador Ka\u00e7aj po rrezaton ashtu si dikur n\u00eb Antikitet e pas Mesjet\u00ebs s\u00eb Von\u00eb kur rrug\u00ebt niseshin nga limani i tij n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb Alpeve dhe deri n\u00eb Nish e Shkup, me Beslidhjen e Lezh\u00ebs t\u00eb shtetit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.. Sh\u00ebngjini po rrezaton edhe n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb me portin e tij n\u00eb rritje, me turizmin e tij elitar, me historin\u00eb e tij antike e moderne, me kultur\u00ebn e tij plot gjall\u00ebri, risi e jehon\u00eb n\u00eb dy brigjet e Adriatikut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramiz LUSHAJ 1. Nderi i Kombit e Pena e Art\u00eb, At Zef Pllumi, frat fran\u00e7eskan, publicist e shkrimtar i mir\u00ebnjohur, i thirrun \u201cArkipelagu Gulak\u201d shqiptar, u lind n\u00eb zabelin e malit t\u00eb Rencit (Lorencit) t\u00eb qytetit turistik bregdetar t\u00eb Sh\u00ebngjinit , q\u00eb thuhet se do t\u00eb jet\u00eb \u201cport i Kosov\u00ebs\u201d e pritet t\u00eb bahet \u201cport&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4145","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4145"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4145\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4148,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4145\/revisions\/4148"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}