{"id":4130,"date":"2014-03-08T04:54:42","date_gmt":"2014-03-08T04:54:42","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4130"},"modified":"2014-03-08T04:54:42","modified_gmt":"2014-03-08T04:54:42","slug":"shpallja-nen-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4130","title":{"rendered":"Shpallja n\u00ebn dialog"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Albin-Kurti-per-publikim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4131\" title=\"Albin-Kurti per publikim\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Albin-Kurti-per-publikim-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" \/><\/a>Albin Kurti<\/strong><\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb gjasht\u00eb vjet q\u00eb prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Gjasht\u00eb vjet mund t\u00eb duken shum\u00eb, gjasht\u00eb vjet mund t\u00eb duken pak, varet se p\u00ebr \u00e7ka flasim dhe kush flet. Po them edhe p\u00ebr \u00e7ka edhe kush sepse tema e shtetnd\u00ebrtimit politik<!--more--> dhe institucional dhe ajo e zhvillimit socio-ekonomik kundrohet ndryshe prej njer\u00ebzve t\u00eb ndrysh\u00ebm, e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm sepse u p\u00ebrkasin klasave t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore dhe kan\u00eb bot\u00ebkuptime t\u00eb ndryshme politike. Shpeshher\u00eb, nga vler\u00ebsimet q\u00eb japin njer\u00ebzit p\u00ebr gjendjen n\u00eb Kosov\u00eb, njeriu m\u00eb shum\u00eb m\u00ebson p\u00ebr gjendjen e vet\u00eb atyre personave sepse p\u00ebr gjendjen n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr qytetar\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, ose p\u00ebr qytetar\u00ebt e shp\u00ebrngulur nga veriu i Mitrovic\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs, gjasht\u00eb muaj e mbase edhe gjasht\u00eb jav\u00eb jan\u00eb shum\u00eb se l\u00ebre m\u00eb gjasht\u00eb vjet. P\u00ebr ata q\u00eb u rehatuan bashk\u00eb me familjar\u00ebt dhe kush\u00ebrinjt\u00eb n\u00ebp\u00ebr pozita pushteti gjasht\u00eb vjet jan\u00eb fare pak dhe do t\u00eb duhej t\u00eb kalojn\u00eb k\u00ebshtu edhe shum\u00eb e shum\u00eb vite t\u00eb tjera e s\u00ebrish t\u00eb mos ju duken as shum\u00eb e as mjaft vitet e boll\u00ebkut t\u00eb pamerituar.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, vler\u00ebsime e konstatime duhen b\u00ebr\u00eb dhe ato gjithsesi nuk mbesin t\u00ebr\u00ebsisht subjektive kur mb\u00ebshtetemi te koncepti thelb\u00ebsor demokratik, pra te koncepti i shumic\u00ebs. Porsa analizojm\u00eb gjendjen e shumic\u00ebs pasqyra fiton objektivitetin e nevojsh\u00ebm. Duke trajtuar e shtjelluar se si jeton dhe sa p\u00ebrfiton shumica e kuptojm\u00eb nivelin si t\u00eb zhvillimit e t\u00eb demokracis\u00eb po ashtu edhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e t\u00eb shtetnd\u00ebrtimin. Nuk do mend q\u00eb mendimet dhe p\u00ebrshtypjet e shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebrputhen me raportet e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe statistikat p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, korrupsion e krim i organizuar nga i cili kan\u00eb p\u00ebrfituar disa e kan\u00eb humbur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, dialog i vazhduesh\u00ebm me Serbin\u00eb i cili nuk po sjell as sovranitet e integritet territorial p\u00ebr shtetin dhe as integrim t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb kjo mund t\u00eb shpjegohet diku me gabimet e qeveris\u00eb e diku me dashakeq\u00ebsin\u00eb e saj, diku me paaft\u00ebsin\u00eb e qeveritar\u00ebve e diku me meskinitetin e tyre, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb ta shikojm\u00eb ca edhe vet\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb cil\u00ebs iu festua gjasht\u00ebvjetori. Shum\u00eb mir\u00eb na kujtohet teksti i deklarat\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb ku tet\u00eb her\u00eb p\u00ebrmendej Ahtisaari e tri her\u00eb gjithsej pavar\u00ebsia (p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe titullin e deklarat\u00ebs). Qysh at\u00ebher\u00eb ishte e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb kishim disi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shpallje sesa pavar\u00ebsi, n\u00eb kuptimin q\u00eb m\u00eb par\u00eb po shpallej Plani i Ahtisaarit sesa pavar\u00ebsia e Republik\u00ebs. Mandej, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb u b\u00eb t\u00eb diel\u00ebn e 17 shkurtit 2008: dit\u00eb pushimi n\u00eb Serbi dhe p\u00ebr qeverin\u00eb e saj dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas publikimit n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Dokumentit t\u00eb Veprimit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb juridikisht e themelonte EULEX-in.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, sikurse \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas fest\u00ebs u pasua me koncesione t\u00eb reja ndaj Serbis\u00eb s\u00eb pak\u00ebnaqur. Faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb udh\u00ebheqeshin p\u00ebrher\u00eb nga principi i nj\u00ebjt\u00eb: le t\u00eb mos i g\u00ebzojm\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt dhe le t\u00eb mos e hidh\u00ebrojm\u00eb shum\u00eb Serbin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe shqiptar\u00ebt edhe Serbia vazhdonin me sjelljen e nj\u00ebjt\u00eb: t\u00eb par\u00ebt kollaj g\u00ebzoheshin, e dyta kollaj hidh\u00ebrohej. Marr\u00ebdh\u00ebnia e k\u00ebtill\u00eb u normalizua (gjersa q\u00ebllimi i ri u quajt pik\u00ebrisht &#8216;normalizim i marr\u00ebdh\u00ebnieve&#8217; i cili realisht asnj\u00ebher\u00eb nuk u definua se \u00e7ka paraqet sakt\u00ebsisht). Dialog me Serbin\u00eb para \u00e7lirimit e pas \u00e7lirimit, para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e pas shpalljes s\u00eb saj, dialog q\u00eb d\u00ebshmonte var\u00ebsin\u00eb e vazhdueshme nga Serbia t\u00eb pushteteve n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb ajo e lir\u00eb ose jo, qoft\u00eb ajo e pavarur ose jo.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj m\u00ebnyre, m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb pavarur ishim mu n\u00eb momentin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Q\u00eb prej at\u00ebher\u00eb jemi n\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr porsi dialogu q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ecje e sip\u00ebr. Dialogu zhvillohet p\u00ebr t&#8217;u kuptuar. P\u00ebr t&#8217;u kuptuar se p\u00ebr \u00e7ka nuk po pajtohemi, ama jo p\u00ebr t&#8217;u pajtuar meqen\u00ebse normalisht q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr antagoniz\u00ebm interesash. Dialogu eliminon keqkuptimin, jo mosmarr\u00ebveshjen. Konfliktin e thell\u00eb midis kombit shqiptar dhe Serbis\u00eb si shtet, kryeministri Tha\u00e7i orvatet ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb keqkuptim n\u00ebp\u00ebrmjet dialogut me kryeministrin e Serbis\u00eb, Da\u00e7iq. Nd\u00ebrmarrje m\u00eb absurde se kjo nuk mund t\u00eb imagjinoj dot: \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb provosh t\u00eb hash shpageta me lug\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht dialogut, dy \u00e7\u00ebshtjet themelore q\u00eb do ta vendosin fatin e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs (jo aq t\u00eb ri tashm\u00eb) jan\u00eb Mitrovica dhe pun\u00ebsimi. Pra, kur dhe si do t\u00eb bashkohet Mitrovica; dhe, kur dhe si do t\u00eb ket\u00eb pun\u00ebsim p\u00ebr popullsin\u00eb. T\u00eb dyja k\u00ebto, madje cilado prej k\u00ebtyre dyjave, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fakt, realizimi i pavar\u00ebsis\u00eb matet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy arritjeve t\u00eb munguara t\u00eb shtetit gjasht\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Kosov\u00ebs. Bashkimi i Mitrovic\u00ebs e nxjerr Serbin\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkaq pun\u00ebsimi p\u00ebr qytetar\u00ebt i mban ata brenda Kosov\u00ebs.<br \/>\nBruksel, 18 shkurt 2014<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albin Kurti U b\u00ebn\u00eb gjasht\u00eb vjet q\u00eb prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Gjasht\u00eb vjet mund t\u00eb duken shum\u00eb, gjasht\u00eb vjet mund t\u00eb duken pak, varet se p\u00ebr \u00e7ka flasim dhe kush flet. Po them edhe p\u00ebr \u00e7ka edhe kush sepse tema e shtetnd\u00ebrtimit politik<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4130","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4130"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4130\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4132,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4130\/revisions\/4132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}