{"id":4124,"date":"2014-03-05T17:00:40","date_gmt":"2014-03-05T17:00:40","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4124"},"modified":"2014-03-05T17:00:40","modified_gmt":"2014-03-05T17:00:40","slug":"nga-kush-kercenohet-rexhep-qosja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4124","title":{"rendered":"NGA KUSH K\u00cbRC\u00cbNOHET REXHEP QOSJA?&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4125\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga rrethe akademike? Nga politika? Nga e djeshmja? E sotmja? Apo akademiku i njohur i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare nuk k\u00ebrc\u00ebnohet nga asgj\u00eb e till\u00eb, por thjesht nga vetja?&#8230;<!--more--><\/p>\n<p>Nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh nga Shqip\u00ebria marrin n\u00eb mbrojtje Rexhep Qosen, 37 vet\u00eb t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm, pa asnj\u00eb nga Kosova. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb askush nuk e merr n\u00eb \u201cmbrojtje\u201d Rugov\u00ebn, dhe pse ai tashm\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr akuzat q\u00eb i b\u00ebn Qosja p\u00ebr s\u00eb vdekuri. E habitshme \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb grup intelektual\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qoft\u00eb dhe nj\u00eb promemorie p\u00ebr Ukshin Hotin, le pastaj ndonj\u00eb manifestim proteste (ndaj organeve serbe) p\u00ebr filozofin e \u00e7eshtjes shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ismail Kadare i ka kushtuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Qosja sulmon dhe ata q\u00eb ai i godet pa m\u00ebshir\u00eb nuk paskan nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje, kurse ai e paska t\u00eb nevojshme t\u00eb mbrohet! Historia e memorieve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr, ajo zakonisht i drejtohet nj\u00eb stukture shtet\u00ebrore represive, p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebshkuar dik\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, por ja q\u00eb del nj\u00eb grup profesor\u00ebsh n\u00eb z\u00eb dhe merr n\u00eb mbrojtje nj\u00eb akademik, ndaj kritikave q\u00eb atij i b\u00ebhen n\u00eb shtyp nga t\u00eb tjer\u00eb akademik\u00eb, q\u00eb i mendojn\u00eb gjerat ndryshe nga ky akademiku i privilegjuar. Kjo \u00ebsht\u00eb liria e shprehjes n\u00eb demokraci dhe nuk mund t\u00eb urdh\u00ebrohet q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb, kur dikush nuk ndjehet mir\u00eb nga ato q\u00eb thuhen p\u00ebr t\u00eb n\u00eb mediume t\u00eb ndryshme. Rexhep Qosja nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjithkujt q\u00eb i ka interesuar, Kadares\u00eb, Rugov\u00ebs, Berish\u00ebs, Mark Krasniqit, gjer Jozefina Topallit, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt ta \u201csulmojn\u00eb\u201d at\u00eb pa u kursyer. Njer\u00ebz-mite n\u00eb koh\u00ebt moderne nuk ka, askush nuk \u00ebsht\u00eb i pakritikuesh\u00ebm. As et\u00ebr e baballar\u00eb t\u00eb kombit s\u2019ka. As patriark\u00eb ekskluziv\u00eb t\u00eb letrave shqipe e t\u00eb mendimit shqiptar nuk ka si t\u00eb ket\u00eb qysh nga Barleti. Teoria me gjeneral\u00eb e me ushtar\u00eb nuk funksionon k\u00ebtu. Nuk ka kurr\u00ebfar\u00eb nevoje q\u00eb dikush t\u00eb merret n\u00eb mbrojtje me \u201cp\u00ebrkdhelje\u201d e dikush tjet\u00ebr t\u00eb lihet n\u00eb shejnin\u00eb e vet, pun\u00eb e madhe se \u00e7far\u00eb hidhet mbi figur\u00ebn e tij, tr\u00ebndafila apo balt\u00eb. Nuk ka qen\u00eb i pakritikuesh\u00ebm as Ibrahim Rugova n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, puna \u00ebsht\u00eb se tani nuk kan\u00eb m\u00eb vler\u00eb kritikat e bashk\u00ebkoh\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse \u201cai e p\u00ebrziente uiskin me uj\u00eb\u201d apo jo, figur\u00ebn e tij do ta rilevoj\u00eb historia. N\u00eb qoft\u00eb se ai g\u00ebzon sot nj\u00eb nderim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij t\u00eb madh demokratik, n\u00eb vendin e tij dhe n\u00eb kancelarit\u00eb euroatlantike, si frym\u00ebzues i paqes n\u00eb nj\u00eb Ballkan asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb paqt\u00eb, dhe si i pari kryetar i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb dy u nis\u00ebn nga let\u00ebrsia, kritika letrare dhe studimet letrare, por n\u00ebse Qosja mbeti titullari i padiskutuesh\u00ebm i historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, por nuk ndriti n\u00eb politik\u00eb, p\u00ebrkundrazi kjo ndodhi me \u201crivalin\u201d e tij, Rugov\u00ebn, q\u00eb u ngjit n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes kosovare, natyrisht duke e nd\u00ebrprer\u00eb kontributin e vyer n\u00eb let\u00ebrsi. Kjo \u00ebsht\u00eb historia q\u00eb nuk e ke n\u00eb dor\u00eb ta kthesh hullin\u00eb e saj andej nga do t\u00eb vinte p\u00ebrmbar\u00eb. As rrethanat, as fati, as vetvetja nuk t\u2019i japin dot t\u00eb gjitha. Natyrisht q\u00eb k\u00ebto i di dhe akademiku kosovar, dhe zot\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb e marrin n\u00eb mbrojtje, problemi \u00ebsht\u00eb se ne ende ecim me paragjykime p\u00ebr disa e me lavde p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, sado mveshjes akademike t\u00eb marr\u00ebsve n\u00eb mbrojtje t\u00eb zotit Qosja, nuk mund t\u00eb mos dallohet nj\u00eb sfond politik i nj\u00ebansh\u00ebm dhe jo rast\u00ebsisht, por se kund\u00ebrv\u00ebnia n\u00eb vite e akademikut e atill\u00eb \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ai ka qen\u00eb tep\u00ebr kritik me intelektual\u00ebt e djatht\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i atyre me orientim t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Qosja mbrohet as m\u00eb pak e as me shum\u00eb se sa nga kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, akademik Hivzi Islami, njeriu i \u201csht\u00ebpis\u00eb\u201d. Lexuesi me t\u00eb drejt\u00eb pyet, po pse e drejta nuk qenka n\u00eb an\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit, n\u00eb kuptimin q\u00eb ai mund t\u2019i drejtoj\u00eb jo 55 pyetje, por dhe dhjet\u00ebfishin e tyre nj\u00eb kolegut t\u00eb tij akademik, qoft\u00eb ky dhe zoti Qosja? Po sikur t\u00eb ngrihet nj\u00eb grup tjet\u00ebr profesor\u00ebsh dhe t\u00eb rreshtohet n\u00eb mbrojtje t\u00eb kryetarit Islami? Pastaj si nuk q\u00eblloi ndonj\u00eb akademik i Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreshtimin e profesor\u00ebve nga Tirana? Kjo puna e rreshtimeve k\u00ebsodore, q\u00eb ka ka ndodhur jo pak k\u00ebto vitet e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, ngjan si fort e tejkaluar. N\u00eb mos t\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllen me ato p\u00ebrcjelljet me nj\u00eb dyzin\u00eb n\u00ebnshkrimesh, kur shuhej ndonj\u00eb nga antar\u00ebt e Byros\u00eb Politike n\u00eb vendet e Lindjes. Praktika kur dikush shkruan nj\u00eb let\u00ebr dhe nxiton p\u00ebr ta firmosur nxitimthi te nj\u00eb grup mb\u00ebshtet\u00ebsish e ka origjin\u00ebn nga politika, kur nj\u00eb grup deputet\u00ebsh merr nj\u00eb inisiativ\u00eb parlamentare etj., dhe deri te lobimet private t\u00eb dikujt p\u00ebr ta shpallur tat\u00ebn \u201cQytetar Nderi\u201d, \u00e7ka n\u00eb qasjen akademike na duket e pavlefshme. Thua me vete si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kaq shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb till\u00eb \u201cnj\u00ebshkolon\u00eb\u201d p\u00ebr nj\u00eb \u00e7eshtje(?), p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb shikim bardh\u00eb e zi, nj\u00eb tipar i shkoll\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr? Po ashtu gjykon si ka mund\u00ebsi kaq shum\u00eb firma p\u00ebr nj\u00eb asgj\u00ebsend dhe nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb as gjysma e tyre p\u00ebr t\u2019u shprehur p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ndodh me Mitrovic\u00ebn, p\u00ebr shtremb\u00ebrimet n\u00eb Enciklopedin\u00eb maqedonase t\u00eb para disa viteve, le pastaj p\u00ebr lumin e Radikes? P\u00ebr gjera t\u00eb tilla do t\u00eb kishim d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mbanin qendrime akademik\u00ebt tan\u00eb dhe akademit\u00eb tona dhe jo se k\u00ebshtu i tha Qoses Islami dhe Qosja Islamit.<\/p>\n<p>Nuk e fsheh q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, nuk ndjehem mir\u00eb me k\u00ebto radh\u00eb, pasi jo pak nga ata q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb mbrojtjen e panevojshme t\u00eb Qoses jan\u00eb pedagog\u00ebt e mi t\u00eb studimeve pasuniversitare n\u00eb Tiran\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb miq t\u00eb nderuar krijues prej vitesh, por gjykoj se jam n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn time ta them ashtu si e mendoj k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cngat\u00ebrruar\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb e nuk ka arsye t\u00eb \u201cshkat\u00ebrrohet\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn studimore letrare t\u00eb historianit skrupuloz t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, Rexhep Qosja, por p\u00ebr qendrime t\u00eb tijat individuale, p\u00ebr t\u00eb cilat akademiku \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i zoti p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, si\u00e7 dhe ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes ndonj\u00eb deklarate, duke sqaruar pozicionin e tij p\u00ebr an\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn kulturore, akademike dhe etiko-morale n\u00eb Ish-Jugosllavi. Po t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb rreshtim i till\u00eb nj\u00ebzet vite m\u00eb par\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrsekutimit t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshi dhe zotin Qose, nga regjimi shnjer\u00ebzor i Milloshevi\u00e7it, nuk do t\u00eb mjaftonin nj\u00ebqind mij\u00eb flet\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar, por kjo mbrojtja e fundit \u201cakademike\u201d e Qoses nga Tirana nuk besoj se i hyn n\u00eb pun\u00eb as atij vet\u00eb, as atyre q\u00eb e kan\u00eb firmosur n\u00eb vrap.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, akademik\u00ebve tan\u00eb t\u00eb vyer, kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, sh\u00ebndet e vepra t\u00eb shquara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb, sa m\u00eb pak zem\u00ebrim energjibjerr\u00ebs me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Dhe sidomos as-pak promemorie t\u00eb tilla, p\u00ebr nj\u00eb flak\u00eb kashte\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Nga rrethe akademike? Nga politika? Nga e djeshmja? E sotmja? Apo akademiku i njohur i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare nuk k\u00ebrc\u00ebnohet nga asgj\u00eb e till\u00eb, por thjesht nga vetja?&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-4124","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4124"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4127,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4124\/revisions\/4127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}