{"id":4107,"date":"2014-03-04T04:16:56","date_gmt":"2014-03-04T04:16:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4107"},"modified":"2014-03-04T04:18:07","modified_gmt":"2014-03-04T04:18:07","slug":"nje-tentative-e-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4107","title":{"rendered":"Nj\u00eb tentativ\u00eb e d\u00ebshtuar"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/dy-kryetarte-vatra.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-4108\" title=\"dy kryetarte-vatra\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/dy-kryetarte-vatra-1024x682.png\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/dy-kryetarte-vatra-1024x682.png 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/dy-kryetarte-vatra-300x200.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ne foto: \u00a0Nga e majta\u00a0<em>Dr. Gjon Bu\u00e7aj dhe kandidati tjeter per kryetar te Vatres, i cili nuk kishte as dy muaj antaresi ne kete Federate, Nik Markolaj, ne momentin e zgjedhjeve.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(V\u00ebzhgime nga Kuvendi i Vatr\u00ebs mbajtur ne New York me daten 27 Prill 2013)<\/p>\n<p><strong><em>Pjet\u00ebr Jaku<!--more--><\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kisha lexuar p\u00ebr lakmin\u00eb\u00a0 e madhe q\u00eb kishin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e Vatr\u00ebs, q\u00eb nga koha kur u krijua e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, ndaj dhe nuk e besoja pse brezi \u00a0\u201ci vjet\u00ebr\u201d e ruante me aq fanatiz\u00ebm k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, q\u00eb u krijua n\u00eb bashkimin e tri shoqatave t\u00eb asaj kohe, duke ruajtur\u00a0 vijim\u00ebsin\u00eb nacionaliste dhe detyrimin e vazhduesh\u00ebm ndaj Atdheut. Me disa vatran\u00eb nga Detroiti udh\u00ebtuam me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e delegat\u00ebve t\u00eb Vatr\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u takuar e njohur edhe me delagat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ardhur nga Florida, Washingtoni etj..<\/p>\n<p>E enjtja drobit\u00ebse e nj\u00eb udh\u00ebtimi 12 or\u00ebsh, ku lodhjen m\u00eb t\u00eb madhe e pati Kujtim Qafa, i cili, megjith\u00ebse ishte i p\u00ebrq\u00ebndruar te drejtimi mjetit, her\u00eb mbas here dhe, pothuajse vazhdimisht, ishte i pranish\u00ebm n\u00eb bisedat tona, m\u00eb s\u00eb shum\u00ebti lidhur me tem\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cilin po shkonim ne New York. Kjo ishte e enjtja e dat\u00ebs 25 Prill\u2026<\/p>\n<p><strong>E premte, 26 Prill, nj\u00eb dit\u00eb para Kongresit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hollin e hotelit do takoheshim me aktivistin e njohur dhe vatranin Zef Bala, me t\u00eb cilin pat\u00ebm rastin t\u00eb rrinim dhe nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. Poashtu vatrani tjet\u00ebr Simon Qafa do t\u2019i bashkangjitej deg\u00ebs ton\u00eb mbasdite, edhe pse mbr\u00ebm\u00eb na takoi. Alfons Grishaj, kryetari i Deg\u00ebs s\u00eb Detroitit do na trokiste n\u00eb dyert e dhomave t\u00eb Hotelit Crowne Plaza White Plain q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 7 e 30. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb 127-t\u00ebs, ku kisht\u00eb z\u00ebn\u00eb Alfonsi, te 123-shi ishin\u00a0 Paulini dhe Luvigji, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, te 131-shi\u00a0 Kujtimi dhe Pjetri. Disa kate m\u00eb lart Mondi Rakaj me bashk\u00ebshorten dhe Valentin Lumaj po me bashk\u00ebshorten, nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i thirrur, pasi n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve zbrisnin n\u00eb holl para nesh.<\/p>\n<p><strong>Mbasdite e tensionuar<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb drek\u00ebn te \u201cLa Grotta II\u201d filloi shqet\u00ebsimi p\u00ebr Kuvendin e nes\u00ebrm, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb\u00a0 m\u00eb prezent n\u00eb mbasditen dhe dark\u00ebn te \u201c Le Jardin\u201d, nj\u00eb resorant n\u00eb breg t\u00eb oqeanit me pronarin shqiptar Gazmend Lita. N\u00eb telefonatat e shpeshta flitej p\u00ebr nj\u00eb kandidat t\u00eb ri, q\u00eb deshironte t\u00eb dilte n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs. Lidhur me Deg\u00ebn m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Vatr\u00ebs t\u00eb\u00a0 South Wetchester, Konsulli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Dritan Mishto do t\u00eb pyeste Simon Qafen dhe Zef Balen. \u00a0Zefi, si an\u00ebtar i Bordit nuk kishte pas\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ishte ne takimin organizues t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi, por pak a shum\u00eb ishte i informuar rreth krijimit t\u00eb deg\u00ebve muajn e fundit. Nd\u00ebrsa Simon Qafa, anat\u00ebr i Deg\u00ebs m\u00eb t\u00eb re, theksoi mund\u00ebsin\u00eb e kandidimit t\u00eb kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj dege p\u00ebr kryetarin \u00eb Vatr\u00ebs. Si mund t\u00eb ndodhte kjo, kur delegat\u00ebt n\u00eb Kuvend duhet t\u00eb kishin t\u00eb pakt\u00ebn dy vjet an\u00ebtar\u00ebsi?! Thua t\u00eb p\u00ebrfolurit t\u00eb mos e dinin Kushtetuten e k\u00ebsaj Federate? \u00c7far\u00eb i shtynte ata t\u00eb\u00a0 k\u00ebrkonin postin e Kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs, pa nj\u00eb muaj kontribut?<\/p>\n<p>Darka e paguar nga Konsulli, tregonte interesimin q\u00eb kishte shteti shqiptar p\u00ebr Vatr\u00ebn, ndaj edhe kishte nj\u00eb shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Crowne Plaza<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse\u00a0 po mbrrinte mesnata Kryetyari i Vatr\u00ebs, Dr. Gjon Bu\u00e7aj do t\u00eb takohej me delegat\u00ebt e\u00a0 Detroitit. Interesimi yn\u00eb por edhe impenjimi i Kryetarit, b\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb flitej p\u00ebr nes\u00ebr. Delegat\u00ebve t\u00eb rinj, &#8211; thot\u00eb Dr. Gjoni,- do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019ua japim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs dhe t\u00eb zgjedhjes, pasi Kryesia e Kuvendit ta hedh\u00eb n\u00eb vot\u00eb kalimin e k\u00ebsaj norme statutore. Pas disa replikash miq\u00ebsore, Kryetari spjegon demokracin\u00eb e k\u00ebsaj Organizate, duke ua dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb secilit t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb konkuroi p\u00ebr drejtimin e Vatr\u00ebs, pasi t\u2019i bind delegat\u00ebt se pse ai (ajo) duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb\u00a0 drejtim. Me si ndodhi t\u00eb nes\u00ebrmen, bindemi se n\u00eb holle te tjera po bisedohej p\u00ebr mjetet, q\u00eb mund t\u2019i sillnin n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs, ata q\u00eb Vatr\u00ebn e\u00a0 takuan dje, pa u futur kurr\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb saj, pa kontribuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb, edhe pse\u00a0 Vatra dhe ata kishin dekada q\u00eb kundronin nj\u00ebri-tjetrin, me nj\u00eb af\u00ebrsi p\u00ebr t\u2019u prekur.<\/p>\n<p><strong>Detaje q\u00eb flasin<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb fillim pa mikrofon, por jo pa bez\u00ebn e stend\u00ebs Markolaj, nj\u00eb deg\u00eb q\u00eb u krijua me ngut, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konkuruar n\u00eb zgjedhje, dhe nj\u00eb interesim pas kuintave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Vatr\u00ebn, t\u00eb bien n\u00eb sy si nj\u00eb akt qesarian i mir\u00ebstudiuar prej muajsh. Duhej t\u00eb ishe m\u00eb shum\u00eb se naiv p\u00ebr t\u00eb mos e kuptuar k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, por mosha Gashi, Bu\u00e7aj, Mirakaj dhe P\u00ebrndoci dhe thinjat e tyre nuk mund t\u00eb lejonin q\u00eb nj\u00eb askush deri m\u00eb sot ( themi p\u00ebr Vatr\u00ebn) t\u00eb k\u00ebrkoi marrjen e\u00a0 Vatr\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb saj, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rinimit t\u00eb saj, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb digjitalizimi t\u00eb saj!<\/p>\n<p><strong>Le t\u2019ia l\u00ebm\u00eb fjal\u00ebn Kuvendit\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Deg\u00ebs m\u00eb t\u00eb re, por edhe kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj dege do t\u2019i jipej m\u00eb shum\u00eb vend se akujt p\u00ebr t\u00eb diskutuar. Disa nd\u00ebrhyrje dukeshin si t\u00eb tep\u00ebrta p\u00ebr nj\u00eb deg\u00eb q\u00eb sapo ishte krijuar dhe nxitja nga salla e \u201cdelgat\u00ebve\u201d t\u00eb saj, binin n\u00eb sy p\u00ebr nj\u00eb interesim synues dhe imponues n\u00eb bindje t\u00eb\u00a0 delegat\u00ebve q\u00eb do t\u00eb votonin. N\u00eb faz\u00ebn kryesore, at\u00eb t\u00eb votimit, Kuvendi vendos p\u00ebrfshirjen n\u00eb votime edhe t\u00eb\u00a0 delegat\u00ebve n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit an\u00ebtar\u00ebsi! Pra, edhe atyre q\u00eb synonin t\u00eb merrnin Vatr\u00ebn, me moton \u201c Your time is done!\u201d, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb von\u00eb do e shprehte hapur kandidati i ri p\u00ebr kryetar t\u00eb Vatr\u00ebs, Nik Markolaj. Koha e kujt kishte mbaruar? E atyre q\u00eb p\u00ebr gjys\u00ebm shekulli e m\u00eb shum\u00eb kishin mbajtur gjall\u00eb Vatr\u00ebn? E atyre q\u00eb kontribuan mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar kjo Federat\u00eb? E atyre q\u00eb vun\u00eb mbi gjith\u00eb\u00e7ka nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar, q\u00eb Vatra t\u00eb mos binte duart e atyre q\u00eb do ta shisnin nacionalizmin per rinovim serbo-grek, socialkomunist etj etj? K\u00ebrkesa p\u00ebr Vatr\u00ebn, ( edhe imja e dikurshme) ishte mbajtja e Kuvendit, organizimi dhe gjall\u00ebrimi\u00a0 i saj, \u00e7ka edhe po ndodh prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh, por jo dor\u00ebzimi i saj!<\/p>\n<p><strong>Thua..?!<\/strong><\/p>\n<p>Thua Dega m\u00eb e re t\u00eb ishte krijuar vet\u00ebm p\u00ebr kryetarin e Vatr\u00ebs?! Thua t\u2019u intersonte socialist\u00ebve shqiptar ta kishin Vatr\u00ebn me vete n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar zgjedhjesh!? Thua t\u00eb ishte nj\u00eb dor\u00eb e jasht\u00ebme n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cbetej\u00eb\u201d p\u00ebr Vatr\u00ebn, perderisa k\u00ebmb\u00ebngulej aq shum\u00eb marrja e drejtimit t\u00eb saj, n\u00ebp\u00ebrmjet ekspozmit t\u00eb nj\u00eb plan-biznesi, ndoshta dhe i ndihmuar nga segmente t\u00eb\u00a0 brend\u00ebshme t\u00eb Vatr\u00ebs, kur t\u00eb dh\u00ebnat ishin marr\u00eb prej saj. Nj\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 vidioprojektim me dy foto dhe gjasht\u00eb pika mb\u00ebshtet\u00ebse, nuk mund t\u00eb bindnin vatran\u00ebt, q\u00eb p\u00ebr vite ishin n\u00eb roje t\u00eb k\u00ebsaj krijese komb\u00ebtare me nj\u00eb histori brilante t\u00eb demokracis\u00eb amerikane. Biles, as\u00a0 t\u2019i thyenin ata me \u201cargumente\u201d ndryshuese, q\u00eb do ta b\u00ebnin Vatr\u00ebn nj\u00eb Federat\u00eb mij\u00ebra antar\u00ebshe, kur viteve t\u00eb fundit n\u00eb diasporen shqiptare kan\u00eb lul\u00ebzuar dhjetra shoqata e fondacione, mbi baza\u00a0 lokale e krahinore, duke marr\u00eb si pik\u00eb referimi vitin 1970.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb asnj\u00ebra prej k\u00ebtyre hamendjeve, por interesi i past\u00ebr p\u00ebr Vatr\u00ebn demokratike dhe nacionaliste, p\u00ebr Vatr\u00ebn e vatranve patriot, q\u00eb nuk kursyen asgj\u00eb p\u00ebr \u00a0shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen, p\u00ebr Vatr\u00ebn e s\u00eb nes\u00ebrmes, duke respektuar dhe mbajtur amanetin e atyre shkuan! Vet\u00ebm k\u00ebshtu, dhe kur kandidati i ri, t\u2019i ket\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn\u00a0 4-5 vjet n\u00eb Vat\u00ebr, do t\u2019i bind vatran\u00ebt ta votojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin at\u00eb, t\u2019i besojn\u00eb atij!<\/p>\n<p>Vatra nuk ka koh\u00eb t\u00eb b\u00ebj eksperimente me veten!<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0Shkruar me 30 Prill 2013<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Shenim: <\/em><\/strong><em>Ky shkrim u realizua si analiz\u00eb fill pas\u00a0 Kuvendit, por nuk u publikua, duke menduar se nuk do te shkojne kaq larg. Tani qe Kryesia e Vatres doli me pergjigje duke i kerkuar edhe rikthim \u00a0ketij grupimi, e shoh me vend ta publikoj.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: \u00a0Nga e majta\u00a0Dr. Gjon Bu\u00e7aj dhe kandidati tjeter per kryetar te Vatres, i cili nuk kishte as dy muaj antaresi ne kete Federate, Nik Markolaj, ne momentin e zgjedhjeve. &nbsp; (V\u00ebzhgime nga Kuvendi i Vatr\u00ebs mbajtur ne New York me daten 27 Prill 2013) Pjet\u00ebr Jaku<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-4107","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4107"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4110,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4107\/revisions\/4110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}