{"id":4030,"date":"2014-02-05T14:27:07","date_gmt":"2014-02-05T14:27:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4030"},"modified":"2014-02-05T14:29:26","modified_gmt":"2014-02-05T14:29:26","slug":"shqiperia-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4030","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA E MADHE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4031\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po i rrokim t\u00eb plota p\u00ebrmasat e Shqip\u00ebris\u00eb natyrore, me sy, me vesh\u00eb, me zem\u00ebr, pasi p\u00ebrdit\u00eb zbulojm\u00eb an\u00eb t\u00eb panjohura t\u00eb saj. <!--more-->Tash pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi kushedi mund t\u00eb shkelim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike etnike shqiptare. Por t\u00eb kap\u00ebrthyer n\u00eb ng\u00ebr\u00e7in e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, zvetnimit moral, zhaurim\u00ebs politik\u00ebs, dhun\u00ebs verbale n\u00eb Parlament e her\u00eb-her\u00eb dhe asaj t\u00eb tritolit, sikur nuk e p\u00ebrcjellim me gjith\u00eb v\u00ebmendjen e duhur k\u00ebt\u00eb ngjarje, q\u00eb nuk ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, por me zhvillimet politike t\u00eb mbas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. E kishim t\u00eb ndaluar Shqip\u00ebrin\u00eb e madhe p\u00ebr nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb vjet dhe tash q\u00eb e kemi t\u00eb mundur p\u00ebr ta kundruar skaj m\u00eb skaj, nuk vemi sa duhet kudo ku ajo \u00ebsht\u00eb. A thua ngaq\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb modern\u00eb e malet tash na duken \u201carkaike\u201d? Sidoqoft\u00eb, e mira ka ndodhur, Radika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb problem i shqiptar\u00ebve n\u00eb shtetin maqedonas, si\u00e7 mund t\u00eb ishte vite m\u00eb par\u00eb, po dhe problem shqiptar e i shqiptar\u00ebve k\u00ebndej. N\u00ebse flet sot p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se ke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shtetit fqinj. As n\u00ebse flet p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Ulqinit, n\u00ebse jep nj\u00eb koncert t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me artist\u00ebt e Tuzit, por dhe n\u00ebse si qeveri jep ca lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi lindje n\u00eb Preshev\u00eb. Kjo sot \u00ebsht\u00eb e mundur e nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala Shqip\u00ebrin\u00eb pa korniz\u00eb. Gazetari i Televizionit Shqiptar, Ilir Bu\u00e7papaj, para nj\u00eb viti e gjysm\u00eb realizon nj\u00eb dokumentar mjaft t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr Plav\u00ebn e Gucin\u00eb, duke u ngjitur deri n\u00eb maj\u00ebn e Jezerc\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb or\u00eb shikuesi njihet me shum\u00eb\u00e7ka t\u00eb nj\u00eb treve shqiptare etnike, si t\u00eb kishte shkelur vet\u00eb n\u00eb ato vise t\u00eb parrokura me par\u00eb nga kamerat e televizioneve t\u00eb Tiran\u00ebs. Por nj\u00eb i vuthjan, i Gjonbalaj, q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb Alpet shqiptare bashk\u00eb me t\u00eb af\u00ebrmit e tij, p\u00ebrfshi dhe f\u00ebmij\u00ebt, u shpreh se ato vende vizitohen m\u00eb shm\u00eb nga t\u00eb huajt sesa nga vendasit dhe kjo \u00ebsht\u00eb e trishtueshme. Ne ende nuk i kemi \u00e7elur udh\u00ebt p\u00ebr tek ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e jona shpirt\u00ebrisht, historikisht, kulturalisht, ani se jo gjithkund dhe territorialisht. T\u00eb jet\u00eb tranzicioni, hutia e dalldia tij, apo k\u00ebshtu indiferent\u00eb kemi qen\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb ndaj viseve tona? Studiuesi i njohur kor\u00e7ar Stavri Frash\u00ebri, q\u00eb n\u00eb vitin 1930 shoq\u00ebronte n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut nj\u00eb antropolog amerikan, n\u00eb nj\u00eb nga veprat e tij t\u00eb asaj kohe na qorton vend\u00e7e: \u201cShqiptar\u00eb jemi e Shqip\u00ebrin\u00eb nuk e njohim.\u201d Jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ata q\u00eb p\u00ebrpiqen ta kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb njohje p\u00ebr vete dhe p\u00ebr ne. Monika Stafa, p\u00ebrmes kameras s\u00eb Top Channel-it, na ka marr\u00eb \u201cp\u00ebrdore\u201d n\u00ebp\u00ebr vendet historike t\u00eb harruara t\u00eb Ulqinit, duke na i rr\u00ebfyer nj\u00eb e nga nj\u00eb monumentet e qytet\u00ebrimit ilir t\u00eb Shasit, fshehur nga sllav\u00ebt deri n\u00eb koh\u00ebt e vona, kur rajoni yn\u00eb p\u00ebsoi ndryshime t\u00eb thella politike, apo Ilir Ikonomi na ka \u00e7uar n\u00ebp\u00ebr gjurm\u00ebt e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb Faik Konic\u00ebs, matan\u00eb kufirit me Greqin\u00eb. Pa ndonj\u00eb tharm nacionalist gazetar\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrvut\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb d\u00ebshmi autentike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb historike nga mbar\u00eb trojet etnike. Ashtu si televizioni 21 i Kosov\u00ebs na sh\u00ebtit p\u00ebrmes telereportazheve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr bjeshk\u00ebt e Tetov\u00ebs, mes barinjve e blegtor\u00ebve, bukurive t\u00eb pashoqe t\u00eb bjeshk\u00ebve am\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb ekzotik\u00eb kreshnik\u00ebsh, me or\u00eb e zana, por ajo Shqip\u00ebria pa korniz\u00eb q\u00eb lypet ta njohin jo vet\u00ebm ekspert\u00ebt e gjeografis\u00eb, pyjeve, mineraleve, uj\u00ebrave, ekologjis\u00eb, mjedisit, turizmit, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt, q\u00eb duhet ta m\u00ebsojn\u00eb visarin shqiptar pa u frikur se ajo cop\u00eb Shqip\u00ebri andej \u00ebsht\u00eb e huaj. Kjo q\u00eb themi nuk prish as nuk vendos kufinj. Koha e kufinjve klasik\u00eb ka kaluar. Vendet tona bjeshk\u00ebtare nuk i kan\u00eb liqenet, lumenjt\u00eb, burimet ujore, rudinat m\u00eb t\u00eb pabukura se Zvicra, por k\u00ebtyre u ka munguar zhvillimi urbanistik e turistik. Ndaj lajmi nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq se u mblodh\u00ebn dy qeveri shqiptare n\u00eb Prizren, nj\u00ebqind vjet pas 1913-s, por se ato fol\u00ebn e venduan dhe p\u00ebr nj\u00eb status tjet\u00ebr ekonomik t\u00eb k\u00ebtyre rajoneve shqiptare. Ndryshimi mund t\u00eb nis\u00eb nga gjera n\u00eb dukje t\u00eb vogla: vendosja n\u00eb librat shkollor\u00eb e ca toponimeve shqipe (padrejt\u00ebsisht t\u00eb sllavizuara), ca udh\u00ebtime m\u00eb shum\u00eb nga student\u00ebt e profesor\u00ebt, ca guida e bujtina p\u00ebr turist\u00ebt, pastaj projektet e m\u00ebdha t\u00eb zhvillimit rajonal, jo p\u00ebr t\u2019iu b\u00ebr\u00eb nder atyre vendeve t\u00eb ep\u00ebrme, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin shqiptar ndaj asaj \u00e7ka \u00ebsht\u00eb shqiptare. D\u00ebgjojm\u00eb prej nj\u00ebzet vitesh t\u00eb flitet p\u00ebr strategji zhvillimi t\u00eb zonave malore e strategji nuk ka, vet\u00ebm projekte t\u00eb pjesshme. Apo n\u00eb ligj\u00ebrimin e tranzicionit strategjit\u00eb jan\u00eb fjal\u00eb pa fund e pa pesh\u00eb dhe jo realizime t\u00eb prekshme p\u00ebr komunitetin e banor\u00ebve. N\u00eb Plav\u00eb e Guci, ashtu si n\u00eb Theth e Rugov\u00eb duhet shkuar p\u00ebrmes rrug\u00ebsh bjeshk\u00ebtare n\u00eb standarde, e jo ve\u00e7 duke k\u00ebnduar \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u201d se si kemi qen\u00eb trima. Ne duam t\u00eb ndihmojm\u00eb Preshev\u00ebn shqiptare, n\u00ebn shtet\u00ebsin\u00eb serbe, por atje nuk vemi dot leht\u00ebsisht, qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb a dasm\u00eb te t\u00eb af\u00ebrmit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vende e popuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs, Azis\u00eb, Afrik\u00ebs. P\u00ebrndryshe integrimi europian do t\u00eb ishte nj\u00eb formalitet burokratik me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Logjike \u00ebsht\u00eb q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb hysh e dal\u00ebsh lirisht te v\u00ebllau yt, apo fqinji, jo jet\u00ebm si vizitor k\u00ebshtjellash a p\u00ebr plazh gjat\u00eb ver\u00ebs, por i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tregjet, sip\u00ebrmarrjet, natyrisht dhe n\u00eb institucionet europiane, n\u00eb Bruksel, Vjen\u00eb, Strasburg etj. Shqiptar\u00ebt e duan me nj\u00eb vokacion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Ulqinin, por kan\u00eb mjaft joshje p\u00ebr t\u00eb shkuar si turist\u00eb dhe n\u00eb Budva etj.<\/p>\n<p>Studiuesit shqiptar\u00eb nga Tirana, Prishtina etj. u mblodh\u00ebn n\u00eb Plav\u00eb n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe kumtuan p\u00ebr historin\u00eb, gjeografin\u00eb, folklorin, etnologjin\u00eb, pa cenuar ask\u00ebnd nga fqinj\u00ebt, thjesht\u00eb treguan se \u00e7\u2019kishte qen\u00eb Kelmendi, at\u00ebher\u00eb kur shqiptar\u00ebt ishin nj\u00eb dhe mes tyre nuk kishte kufi. Por do t\u00eb kishim dashur q\u00eb atje t\u00eb mblidhej dhe ndonj\u00eb forum ekonomik, pasi problemi \u00ebsht\u00eb e sotmja. Njer\u00ebzit e asaj mal\u00ebsie n\u00eb z\u00eb kan\u00eb dal\u00eb me koh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb etj., por dhe mal\u00ebsit\u00eb k\u00ebndej t\u00eb nj\u00ebjtin fat kan\u00eb patur, braktisjen masive t\u00eb trojeve e bashtinave, si Vuthajt matan\u00eb kufirit, si Valbona e Thethi k\u00ebndej, nj\u00eb bukuri q\u00eb vret, nj\u00eb bukuri pa njer\u00ebz, nj\u00eb bukuri q\u00eb th\u00ebrret p\u00ebr ta shp\u00ebtuar e q\u00eb pak e d\u00ebgjojm\u00eb. Fjal\u00ebt e thjeshta t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve jan\u00eb nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb prek\u00ebse dhe programatike se vet\u00eb forumet n\u00eb salla mondane qeveritare e nd\u00ebrqeveritare. \u201cKur vijn\u00eb p\u00ebr pushime nipat tan\u00eb, q\u00eb kan\u00eb emigruar me familjet, m\u00eb shum\u00eb flasin n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj se n\u00eb shqip, ndaj kam frik\u00eb se kur t\u00eb mos jemi ne t\u00eb vjetrit dhe prind\u00ebrit e tyre, ata do ta harrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe nuk do t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb k\u00ebtu\u201d, thot\u00eb nj\u00ebri prej tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb drama komb\u00ebtare e sotme dhe n\u00eb gjykimin tim kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e madhe q\u00eb nuk duhet t\u00eb shuhet n\u00eb vlerat e saj njer\u00ebzore e etnokulturore, dhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb saj natyror\u00eb, n\u00eb dispor\u00eb e emigracion, kudo ku rrojn\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt bash p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb bjerrje organizojn\u00eb festivale popullore n\u00eb Malt t\u00eb Zi e Maqedoni, n\u00eb Angli etj. P\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej me arm\u00ebt e kultur\u00ebs e integrimit \u00e7do shtet e komb europian p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt dhe jo vet\u00ebm. Ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo zhbimje t\u00eb mos ndodh\u00eb, q\u00eb t\u2019i zhvillojm\u00eb k\u00ebto vende dhe pasardh\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb mos lakmojn\u00eb vet\u00ebm alpet e Europ\u00ebs, por dhe ato t\u00eb origjin\u00ebs, si dhe Lur\u00ebn, Voskopoj\u00ebn etj. Prej tre vitesh zhvillohet projekti \u201cMajat e Ballkanit\u201d, ku njer\u00ebz t\u00eb pasionuar pas turizmit malor kalojn\u00eb shtigjeve n\u00ebp\u00ebr bukurit\u00eb alpine shqiptare, dhe pse ato jan\u00eb n\u00eb tre shtete. Duhen vet\u00ebm pak or\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar nga Peja n\u00eb Vuthaj e nga Vuthajt n\u00eb Theth. Ministria e Turizmit e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb merret dhe me zhvillimin urban, si dhe ato t\u00eb Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi e Maqedonis\u00eb t\u00eb linj\u00ebs, mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto territore t\u00eb \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe\u201d t\u00eb jetueshme p\u00ebr banor\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebrkuara nga vizitor\u00ebt, me infrastruktur\u00eb bashk\u00ebkohore, turiz\u00ebm t\u00eb zhvilluar etj., n\u00eb kuadrin e nj\u00eb zhvillimi ballkanik, n\u00eb partneritet me shtete t\u00eb tjera t\u00eb rajonit etj. Pritet q\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi kreu i qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Beograd. N\u00eb fakt nuk duhej q\u00eb kjo t\u00eb ndodhte kaq von\u00eb, pas afro 70 vitesh q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kryeminist\u00ebr shqiptar kishte qen\u00eb atje. Apo m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb? Merret me mend se thelbi i vizit\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunimi midis dy vendeve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb. Rajoni ballkanik, m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, por po shkon drejt europeizmit, p\u00ebrmes nj\u00eb politike ndryshe nga ajo e shkuar me konflikte t\u00eb shumta shekullore. Ndaj dhe \u201cShqip\u00ebria e madhe\u201d do t\u00eb ishte nj\u00eb konvencion i ri n\u00eb bot\u00ebn moderne, sot p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb flitet p\u00ebr bashk\u00ebpunimin ekonomik mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs e nes\u00ebr dhe me t\u00eb tjer\u00ebt. Por ia vlen t\u00eb veprohet dhe n\u00eb rrafshin kulturor, q\u00eb librat shqip t\u00eb l\u00ebvizin pa kurr\u00ebfar\u00eb pengimi nga Tirana n\u00eb Manastir, nga Shkodra n\u00eb Shkup, nga Saranda n\u00eb Mitrovic\u00eb, nga Elbasani n\u00eb Preshev\u00eb, nga Tetova n\u00eb Tuz dhe jo vet\u00ebm mes shqiptar\u00ebsh. Diplomacia ekonomike dhe diplomacia kulturore jan\u00eb ato q\u00eb vendosin disa kufij t\u00eb paparagjykuesh\u00ebm, as nga Kongresi i Berlinit, as Konferenca e Ambador\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; P\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po i rrokim t\u00eb plota p\u00ebrmasat e Shqip\u00ebris\u00eb natyrore, me sy, me vesh\u00eb, me zem\u00ebr, pasi p\u00ebrdit\u00eb zbulojm\u00eb an\u00eb t\u00eb panjohura t\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4030","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4030"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4030\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4033,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4030\/revisions\/4033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}