{"id":4011,"date":"2014-02-05T01:27:41","date_gmt":"2014-02-05T01:27:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4011"},"modified":"2014-02-05T01:27:53","modified_gmt":"2014-02-05T01:27:53","slug":"raporti-britanik-si-e-genjeu-tito-enverin-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4011","title":{"rendered":"Raporti Britanik: Si e g\u00ebnjeu Tito Enverin p\u00ebr Kosov\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/si-e-genjeu-tito-enverin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4012\" title=\"si e genjeu tito enverin\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/si-e-genjeu-tito-enverin-300x164.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"164\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/si-e-genjeu-tito-enverin-300x164.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/si-e-genjeu-tito-enverin.jpg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Britanik\u00ebt kan\u00eb analizuar me kujdes edhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe atyre jugosllav\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dokument prej 5 faqesh t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike q\u00eb mban dat\u00ebn Mars 1945, analizohen k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<!--more--> Dokumenti i gjetur n\u00eb arkivin britanik analizon n\u00eb detaje marr\u00ebdh\u00ebniet mes L\u00ebvizjes Nacional \u00c7lirimtare Shqiptare dhe asaj Jugosllave. Sipas k\u00ebtij raporti, m\u00ebsohet se Marshalli Tito u ka premtuar komunist\u00ebve shqiptar\u00eb se pas luft\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb referendum n\u00eb Kosov\u00eb i cili do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhjen e saj.<\/p>\n<p>Po sipas k\u00ebtij raporti, Tito ka premtuar se kufiri do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shumica e vendos k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u201cU raportua se Tito l\u00ebshoi nj\u00eb komunikat\u00eb n\u00eb 4 dhjetor 1943 ku thoshte se \u201ce ardhmja e Kosov\u00ebs do t\u00eb vendoset nga nj\u00eb plebishit dhe kufiri do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d. Kjo formul\u00eb u pranua nga LN\u00c7 t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb theksuar se Kosmet dhe Kosova jan\u00eb pjes\u00eb e sfer\u00ebs s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Titos\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e deklasuar britanik.<\/p>\n<p>Por britanik\u00ebt analizojn\u00eb m\u00eb tej edhe marr\u00ebdh\u00ebnie mes dy l\u00ebvizjeve. Sipas tyre, Tito shprehej hapur se LN\u00c7 shqiptare kontrollohej dhe drejtohej nga ai vet\u00eb. \u201cM\u00eb 17 maj 1944 nj\u00eb raport i OSS (sh\u00ebrbim amerikan) citonte Titon q\u00eb thoshte se \u201cFronti Nacional \u00c7lirimtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje jugosllave ku pik\u00ebpamjet dhe aktivitetet e saj nuk jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ato t\u00eb L\u00ebvizjes Nacional \u00c7lirimtare Jugosllave e cila u jep urdhrat dhe e komandon; e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr aktiviteti i partizan\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave Nacional \u00c7lirimtare pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb edhe partizan\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb baza e asaj t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Radion Jugosllavia e Lir\u00eb ku deklaroi se \u201cForcat tona Nacional \u00c7lirimtare mor\u00ebn Beratin dhe Tiran\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb raport. Sipas britanik\u00ebve n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1945, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb injorosh ambicien serbe e jugosllave n\u00eb raport me marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ata raportojn\u00eb se komunist\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb veproj\u00eb lirsh\u00ebm e pa nd\u00ebrhyrjen jugosllave, \u00e7ka shihet si arsyeja kryesore pse Enver Hoxha nuk ngrinte pretendime p\u00ebr Kosov\u00ebn edhe pse Tito premtoi referendum m\u00eb 1943.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn ka pasur nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm s\u00eb fundmi, me udh\u00ebzim t\u00eb Titos, vet\u00ebm trupa me ushtar\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs lejohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. Gjithsesi \u00ebsht\u00eb evidente se lidhja me Jugosllavin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngusht\u00eb dhe s\u2019mund q\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl si Shqip\u00ebria dhe me nj\u00eb regjim si t\u00eb FN\u00c7 t\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb e pavarur n\u00eb Ballkan n\u00eb kushtet e dit\u00ebve t\u00eb sotme\u201d, thot\u00eb raporti i marsit 1945, i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike.<\/p>\n<p>Dokumenti i plot\u00eb<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet me vendet fqinje. Marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave<\/p>\n<p>Hyrje<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb minoritet prej 2 milion\u00ebsh n\u00eb Ballkan. Si pasoj\u00eb, kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb af\u00ebr mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dominim t\u00eb mundsh\u00ebm nga nj\u00eb etni numerikisht superiore n\u00eb Ballkan dhe ka tentuar t\u00eb lidhet me \u00e7do fuqi mb\u00ebshtet\u00ebse jasht\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Kur kombet e tjera ballkanike gjet\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb nga lufta Ruso-Turke 1877-1878 p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr pavar\u00ebsi kund\u00ebr turqve, Shqip\u00ebria me nj\u00eb popullsi prej 70 % myslimane, mb\u00ebshteti Sulltanin. Sipas traktatit pasues t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit dhe Berlinit, nj\u00eb pjes\u00eb e vilajeteve shqiptare u ndan\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, dhe gjat\u00eb nj\u00eb procesi m\u00eb t\u00eb von\u00eb u d\u00ebbuan 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb me forc\u00eb dhe me nj\u00eb brutalitet t\u00eb njohur. U krijua nj\u00eb lidhje p\u00ebr rimarrjen e territoreve, Lidhja e Par\u00eb e Prizrenit, me q\u00ebllimin e mbajtjes s\u00eb sovranitetit t\u00eb Sulltanit, por duke rezistuar deri n\u00eb vdekje ndaj \u00e7do tentative e shteteve fqinj\u00eb p\u00ebr t\u00eb aneksuar territor shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo lidhje me Perandorin\u00eb Osmane u d\u00ebmtua seriozisht gjat\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet n\u00eb turqve t\u00eb rinj q\u00eb soll\u00ebn nacionalizmin turk duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndarje mes mysliman\u00ebve dhe t\u00eb krishter\u00ebve dhe kjo i ktheu shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb komb t\u00eb huaj ndon\u00ebse ata kishin qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb perandori duke u mb\u00ebshtetur edhe tek feja e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb kur shtete ballkanike u revoltuan kund\u00ebr dominimit Osman, edhe Shqip\u00ebria nisi luft\u00ebn duke shpallur pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912. Gjithsesi, ushtria e 3-t\u00eb serbe gjeti mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb aneksuar territore t\u00eb tjera duke marr\u00eb edhe Durr\u00ebsin dhe Elbasanin. Ata u t\u00ebrhoq\u00ebn pa d\u00ebshir\u00eb si rezultat i urdhrit nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha por si hakmarrje b\u00ebn\u00eb masakra dhe e kthyen vendin n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb bot\u00ebrore, aspiratat shqiptare u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb moll\u00eb sherri mes Italis\u00eb e Serbis\u00eb duke iu trembur influenc\u00ebs s\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Adriatik. Ushtria serbe avancoi n\u00eb Shqip\u00ebri drejt asaj q\u00eb ata e quanin \u201clinj\u00eb strategjike\u201dpor q\u00eb merrte pothuaj gjysm\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb veriut q\u00eb u nda m\u00eb 1913 e populluar me afro 126 mij\u00eb shqiptar\u00eb. Sigurisht q\u00eb kjo solli dhun\u00eb t\u00eb re nd\u00ebrsa qeveria shqiptare b\u00ebri me dije statistika nga masakrat dhe shkat\u00ebrrimet n\u00eb Lidhjen e Kombeve. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 1921, trupat serbe u detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqen. Kufiri aktual q\u00eb ndau Kosov\u00ebn duke ia kaluar Jugosllavis\u00eb m\u00eb 1913, u fiksua m\u00eb 1926.<\/p>\n<p>Komiteti i Kosov\u00ebs 1920<\/p>\n<p>Tre shembuj historik\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb posht\u00eb jan\u00eb urrejtja shqiptare dhe frika ndaj serb\u00ebve. M\u00eb 1920 kur u b\u00eb e qart\u00eb se Kosova do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Jugosllavis\u00eb, nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb formuan nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr rimarrjen e territorit e njohur si Komiteti i Kosov\u00ebs i drejtuar nga Hasan Prishtina i cili m\u00eb von\u00eb u b\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr edhe Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Kriza politike e vitit 1924 mes Peshkopit Fan Noli dhe Ahmet Zogut, gjithsesi i dha mund\u00ebsi Jugosllavis\u00eb t\u00eb zgjeronte influenc\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrkundrejt Italis\u00eb. Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Jugosllav n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb Duart e Bardha vun\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb Ahmet Zogut nj\u00eb num\u00ebr forcash. Me vendosjen n\u00eb pushtet, k\u00ebrkesat p\u00ebr Kosov\u00ebn u t\u00ebrhoq\u00ebn dhe Prishtina iku n\u00eb ekzil.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs mes luft\u00ebrave 1918-1939 minoriteti shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb mbajti nj\u00eb K\u00ebshill Minoriteti e dominuar nga Beogradi si subjekt i disa marr\u00ebveshjeve t\u00eb vogla. Ky k\u00ebshill u mb\u00ebshtet nga Komiteti q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb rikthente territoret n\u00eb Kosov\u00eb kryetari i s\u00eb cil\u00ebs s\u00eb fundmi ka qen\u00eb Ferhat Draga. Dr Xhafer Deva nga Mitrovica u p\u00ebrdor nga serb\u00ebt t\u00eb dominoj\u00eb K\u00ebshillin. Kjo periudh\u00eb ndihet p\u00ebr intriga dhe vrasje.<\/p>\n<p>Pushtimi italian 1939-1943<\/p>\n<p>Me mb\u00ebshtetjen e Gjermanis\u00eb, ambicia e Italis\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebrkundrejt Jugosllavis\u00eb u realizua. Irredentizmi shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur terrenin q\u00eb t\u00eb aneksohej nga Shqip\u00ebria. Kjo ndodhi me nj\u00eb traktat me Bullgarin\u00eb m\u00eb 15 Qershor 1941.<\/p>\n<p>Reaksioni serb e malazez ishte si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1)Gjat\u00eb ver\u00ebs 1941 u sulmua p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Malin e Zi n\u00eb zon\u00ebn e Gostinj\u00ebs.<\/p>\n<p>2)Gjat\u00eb dimrit 1941 pati sulme p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Serbin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Mitrovic\u00ebs, Novi Pazarit dhe Sjenic\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto u neutralizuan nga aksione mes trupash shqiptare dhe italiane nd\u00ebrsa shefat shqiptar\u00eb t\u00eb zon\u00ebs mor\u00ebn medaljen e argjend nga duart e Musolinit p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb aksione. Italian\u00ebt krijuan nj\u00eb Gard\u00eb Shqiptaro-Kosovare n\u00ebn drejtimin e gjeneralit Prenk Prevezi dhe nj\u00eb Komitet Mbrojtje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn presidenc\u00ebn e l\u00ebvizshme mes Prenk Prevazit, Bedri Pojanit e Iliaz Agushit.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 1943, \u00e7etnik\u00ebt e Djurisic dhe Mihailovic pushtuan s\u00ebrish Kosov\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb shkat\u00ebrrime dhe masakruar popullsin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Bihorit dhe Rozhaj. Shqiptar\u00ebt pretenduan p\u00ebr 4626 t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb plagosur dhe 200 gra e vajza t\u00eb rr\u00ebmbyera. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, italian\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtesnin Djurisic dhe Mihailovic nuk nd\u00ebrhyn\u00eb dhe ky fakt padyshim q\u00eb ndikoi n\u00eb rritjen e nj\u00eb frym\u00eb kund\u00ebr italiane mes shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pushtimi gjerman<\/p>\n<p>Me arm\u00ebpushimin italian, Lidhja e dyt\u00eb e Prizrenit u shfaq p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb Kosova t\u2019i mbetet Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb kongres i mbajtur n\u00eb Prizren m\u00eb 18 shtator 1943 t\u00eb cil\u00ebt ngrit\u00ebn nj\u00eb asamble e cila u njoh si gjysm\u00eb autonome nga K\u00ebshilli i Regjenc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 14 mars 1944. Q\u00ebllimi kryesor i organizat\u00ebs ishte t\u00eb mbronte territoret e liruara nga serb\u00ebt, kontrollonte administrimin n\u00eb zona si dhe 4 batalione me milic\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Major Bajazet Bulletinatz. Gjerman\u00ebt e zbuluan k\u00ebt\u00eb frik\u00eb t\u00eb serb\u00ebve dhe regjistruan divizionin SS Sk\u00ebnderbeg me shqiptar\u00eb nga Kosova. Ky divizion u p\u00ebrdor nga gjerman\u00ebt kund\u00ebr Tiros n\u00eb Berane dhe Andrijevica. Kishte nj\u00eb forc\u00eb prej maksimumi 7 mij\u00eb ushtar\u00ebsh q\u00eb drejtohej nga gjerman\u00ebt me regjimentet e Pej\u00ebs, Prizrenit, Prishtin\u00ebs e Gjakov\u00ebs n\u00ebn komand\u00ebn e Schmid Huber. Kur pozicioni gjerman n\u00eb Ballkan filloi t\u00eb shkonte drejt fundit, dr Xhafer Deva u b\u00eb president i Lig\u00ebs s\u00eb Prizrenit dhe Komisar i lart\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cFronti Nacional \u00c7lirimtar\u201d<\/p>\n<p>Kur Partia Komuniste Shqiptare u formua zyrtarisht m\u00eb 1941, k\u00ebrkoi p\u00ebr mb\u00ebshtetje politike tek Partia Komuniste Jugosllave. Komunist\u00ebt serb\u00eb d\u00ebrguan dy oficer\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebs, Ali Dushanovi\u00e7in dhe Miladin Popovi\u00e7in. K\u00ebta dy oficer\u00eb u arrestuan nga italian\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb 1942 dhe u internuan n\u00eb nj\u00eb kamp me malazez\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cil\u00ebt u shp\u00ebtuan nga lideri komunist shqiptar Mustafa Gjinishi. Zgjedhja e Ali Dushanovi\u00e7it, nj\u00eb kosovar nga Peja, ishte finoke.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb direktiv\u00eb nga Moska q\u00eb u l\u00ebshua p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb komuniste, urdh\u00ebroi shuarjen e nacionalizmave dhe krijimin e fronteve nacionale t\u00eb \u00e7lirimit kund\u00ebr pushtuesve. Kjo l\u00ebvizje n\u00eb Shqip\u00ebri u anon\u00e7ua n\u00eb Pez\u00eb n\u00eb shtator 1942 dhe lidhjen me komunist\u00ebt malazez\u00eb, grek\u00eb, jugosllave, maqedonas u zhvilluan e u rrit\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb\u00e7\u00ebshtjet nacionale u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr secilin.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e njohur si Kosmet (Kosovo-Metohija) u krijua nga fundi i 1943 me k\u00ebrkes\u00ebn e Marshall Titos dhe n\u00ebn drejtimin e Mehmet Hoxh\u00ebs dhe Fadil Hoxh\u00ebs. LN\u00c7 e Shqip\u00ebris\u00eb gjithmon\u00eb ka v\u00ebn\u00eb theksin se kjo organizat\u00eb \u00ebsht\u00eb e pavarur. Q\u00ebllimi i saj ndjekur edhe nga direktiva komuniste, ishte t\u00eb mposhtte ndjenjat anti serbe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb janar 1944, nj\u00eb kongres i Kosmetit u mbajt n\u00eb Kolgegaj ku mor\u00ebn pjes\u00eb 52 delegat\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb malazez\u00eb, serb\u00eb si dhe dy ish deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Jugosllav.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 1944 pati disa sulme ndaj gjerman\u00ebve t\u00eb cilat kulmuan n\u00eb bashk\u00ebpunimin mes Titos dhe LN\u00c7 shqiptar. K\u00ebtu duhet t\u00eb beh\u00ebt nj\u00eb dallim, mes sulmeve ndaj armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe sulmeve p\u00ebr urrejtje raciale. Sulmet gjat\u00eb fillimit t\u00eb vitit mund t\u00eb listohen si m\u00eb posht\u00eb;<\/p>\n<p>1)Midis 11 deri 20 shkurt trupa \u00e7etnike serbe dhe t\u00eb Nedicit pushtuan fshatra shqiptare n\u00eb veri t\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>2)M\u00eb 29 maj trupa t\u00eb Titos filluan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sulmesh nga zona e Beranes n\u00eb drejtim t\u00eb Murina, Plav dhe Rozhaj.<\/p>\n<p>3)N\u00eb fund t\u00eb qershorit, Shtati i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Serb q\u00eb punonte n\u00eb nd\u00ebrlidhje me Titon nis\u00ebn pushtimin e Kosov\u00ebs nga zona e Gjilanit.<\/p>\n<p>Reagime t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare<\/p>\n<p>Propaganda gjermane mbi faktin q\u00eb serb\u00ebt dhe malazez\u00ebt duan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mb\u00ebshtetej edhe nga historia ballkanike. LN\u00c7 paraqitej si nj\u00eb organizat\u00eb e cila organizohej dhe drejtohej nga serb\u00ebt.K\u00ebshtu q\u00eb qeveria mblodhi formacione vullnetare, sanksionoi edhe formacione t\u00eb rregullta si\u00e7 ishte Divizioni SS Sk\u00ebnderbeg dhe k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e gjerman\u00ebve n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb kund\u00ebr L\u00ebvizjes Nacional \u00c7lirimtare. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me Kroacin\u00eb, dhe nj\u00eb mir\u00ebkuptim ushtarak dhe politik u tentua me Greqin\u00eb dhe Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Titos dhe L\u00ebvizjes shqiptare Nacional \u00c7lirimtare<\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen si m\u00eb posht\u00eb;<\/p>\n<p>1)U raportua se Tito l\u00ebshoi nj\u00eb komunikat\u00eb n\u00eb 4 dhjetor 1943 ku thoshte se \u201ce ardhmja e Kosov\u00ebs do t\u00eb vendoset nga nj\u00eb plebishit dhe kufiri do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d. Kjo formul\u00eb u pranua nga LN\u00c7 t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb theksuar se Kosmet dhe Kosova jan\u00eb pjes\u00eb e sfer\u00ebs s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Titos.<\/p>\n<p>2)M\u00eb 17 maj 1944 nj\u00eb raport i OSS (sh\u00ebrbim amerikan) citonte Titon q\u00eb thoshte se \u201cFronti Nacional \u00c7lirimtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje jugosllave ku pik\u00ebpamjet dhe aktivitetet e saj nuk jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ato t\u00eb L\u00ebvizjes Nacional \u00c7lirimtare Jugosllave e cila u jep urdhrat dhe e komandon; e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr aktiviteti i partizan\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave Nacional \u00c7lirimtare pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb edhe partizan\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d. Kjo deklarat\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb baza e asaj t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Radion Jugosllavia e Lir\u00eb ku deklaroi se \u201dForcat tona Nacional \u00c7lirimtare mor\u00ebn Beratin dhe Tiran\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>3)Nga vera e 1944 e m\u00eb pas forcat e LN\u00c7 dhe ato t\u00eb Titos nd\u00ebrmor\u00ebn disa aksione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb kulmuan me bashk\u00ebpunimin me forcat serbe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb zonat e Prishtin\u00ebs dhe Gjilanit dhe partizan\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Prizren dhe Gjakov\u00eb. N\u00eb n\u00ebntor 1944 shtypi i Titos shpalli;\u201d Bashk\u00ebpunim n\u00ebn arm\u00eb mes nesh dhe partizan\u00ebve shqiptar\u00eb kund\u00ebr armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>4)Nota diplomatike e miq\u00ebsie me urime u shk\u00ebmbyen p\u00ebrmes dr Nishanit dhe dr Ribar gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit muaj.<\/p>\n<p>5)Q\u00eb nga t\u00ebrheqja gjermane nga Shqip\u00ebria, trupat e partizan\u00ebve shqiptar\u00eb kan\u00eb luftuar p\u00ebrkrah atyre t\u00eb Titos n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Jugosllavi.<\/p>\n<p>6)N\u00eb muajt q\u00eb kan\u00eb kaluar Radiot dhe shtypi nga t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira bashk\u00ebpunimi e miq\u00ebsie.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb injorosh ambicien serbe e jugosllave n\u00eb raport me marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb po ashtu se t\u00eb dyja regjimet n\u00eb disa detaje kan\u00eb orientime t\u00eb forta nacionale, si p\u00ebr shembull; trupat shqiptare n\u00eb Jugosllavi vepruan pa ndihm\u00ebn e Titos dhe v\u00ebshtir\u00eb se trupat shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb u frym\u00ebzuan vet\u00ebm nga idealet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, apo faktin q\u00eb Tito t\u00eb harroj\u00eb q\u00eb trupa shqiptare \u201ckuinslige\u201d luftuan kund\u00ebr tij. N\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn ka pasur nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm s\u00eb fundmi, me udh\u00ebzim t\u00eb Titos, vet\u00ebm trupa me ushtar\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs lejohen t\u00eb qendojn\u00eb. Gjithsesi \u00ebsht\u00eb evidente se lidhja me Jugosllavin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngusht\u00eb dhe s\u2019mund q\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl si Shqip\u00ebria dhe me nj\u00eb regjim si t\u00eb FN\u00c7 t\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb e pavarur n\u00eb Ballkan n\u00eb kushtet e dit\u00ebve t\u00eb sotme.<\/p>\n<p><strong><em>Almakos.com<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Britanik\u00ebt kan\u00eb analizuar me kujdes edhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe atyre jugosllav\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dokument prej 5 faqesh t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike q\u00eb mban dat\u00ebn Mars 1945, analizohen k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4011","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4011"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4014,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4011\/revisions\/4014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}