{"id":4008,"date":"2014-02-05T01:02:51","date_gmt":"2014-02-05T01:02:51","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4008"},"modified":"2014-02-05T01:02:51","modified_gmt":"2014-02-05T01:02:51","slug":"10-koincidencat-me-te-cuditshme-ne-histori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4008","title":{"rendered":"10 koincidencat m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb histori"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/10-koincidencat.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4009\" title=\"10 koincidencat\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/02\/10-koincidencat.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"195\" \/><\/a>Koincidencat ndodhin vazhdimisht: dikush na telefonon fiks n\u00eb \u00e7astin q\u00eb po mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ose d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb radio k\u00ebng\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn po k\u00ebndonim me vete. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, k\u00ebto koincidenca nuk kan\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. Lista rendit 10 koincidenca t\u00eb \u00e7uditshme historike dhe impaktin q\u00eb ato kan\u00eb shkaktuar.<!--more--><\/strong><strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>10. V\u00ebllez\u00ebrit binjak\u00eb<\/strong><br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb histori e \u00e7uditshme, sido ta shoh\u00ebsh. N\u00eb vitin 2002, binjak\u00eb identik\u00eb 70-vje\u00e7ar\u00eb nga Raahe, Finland\u00eb, u godit\u00ebn dhe mbet\u00ebn t\u00eb vdekur, nd\u00ebrsa po ecnin me bi\u00e7iklet\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb stuhie d\u00ebbore. \u00c7udia? U vran\u00eb n\u00eb aksidente t\u00eb ve\u00e7anta gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, vet\u00ebm 1 milje larg nj\u00ebri-tjetrit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur ndodhi aksidenti i dyt\u00eb, dy or\u00eb pas t\u00eb parit, v\u00ebllai i dyt\u00eb nuk e kishte marr\u00eb lajmin se v\u00ebllai i tij ishte vrar\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 kjo sa p\u00ebr t\u00eb eliminuar mund\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebvrasjes. N\u00eb fakt, koincidencat e pazakonta mes binjak\u00ebve identik\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pad\u00ebgjuara; ka duzina rastesh kur binjak\u00ebt t\u00eb ndar\u00eb q\u00eb n\u00eb lindje ritakohen dhe zbulojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtat e tyre, madje ka raste kur edhe grat\u00eb me t\u00eb cilat jan\u00eb martuar kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi vdekja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>9. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur<\/strong><br \/>\nAktori i njohur Anthony Hopkins u g\u00ebzua kur d\u00ebgjoi se do t\u00eb merrte nj\u00eb rol n\u00eb nj\u00eb film t\u00eb bazuar n\u00eb librin \u201cVajza nga Petrovka\u201d e autorit George Feifer. Pak dit\u00eb pas n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn, Hopkins udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb librit. Ai shkoi n\u00eb disa librari, por asnj\u00eb prej tyre s\u2019e kishte librin. Nd\u00ebrsa priste trenin p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb sheshin e n\u00ebndhesh\u00ebm \u201cLeicester\u201d ai vuri re nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb harruar n\u00eb nj\u00eb stol. Mrekullisht ishte libri \u201cVajza nga Petrovka\u201d. Kjo n\u00eb vetvete ishte mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb koincidenc\u00eb, por ishte vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb zinxhiri t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ngjarjes. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb xhirimeve n\u00eb Vjen\u00eb, Hopkins viziton autorin George Feifer. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, Feifer i tha Hopkins se nuk kishte asnj\u00eb kopje t\u00eb librit t\u00eb tij. Ai ia kishte huazuar kopjen e fundit, n\u00eb t\u00eb cilat kishte sh\u00ebnimet e tij, nj\u00eb miku i cili e kishte harruar diku n\u00eb Lond\u00ebr. Me nj\u00eb shenj\u00eb \u00e7udie, Hopkins i zgjat Feiferit librin q\u00eb kishte gjetur: \u201cMos \u00ebsht\u00eb ky?\u201d. Ishte i nj\u00ebjti lib\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>8. Vrasja e Franz Ferdinand-it, fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<\/strong><br \/>\nKa pak gjasa q\u00eb 20-vje\u00e7ari boshnjak t\u00eb ket\u00eb ditur se veprimi i tij do t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kurs t\u00eb till\u00eb historik, q\u00eb do t\u00eb ndikonte gjith\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shekullit XX dhe jo vet\u00ebm. N\u00eb fakt, burri q\u00eb q\u00eblloi dy her\u00eb me pistolet\u00eb liderin austro-hungarez Archduke Franz Ferdinand dhe gruan e tij Sophie, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur qershori n\u00eb vitin 1914, hapi nj\u00eb periudh\u00eb ngjarjesh zinxhir: preteksti p\u00ebr Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb nd\u00ebr luft\u00ebrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb histori dhe pastaj krijimin e regjimeve totalitare: komunizmit dhe nazizmit. E trishta e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb q\u00eb asgj\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur sikur t\u00eb mos kishte qen\u00eb nj\u00eb koincidenc\u00eb e vog\u00ebl: Princip, ishte pjes\u00eb e nj\u00eb bande konspirator\u00ebsh q\u00eb kishin si synim vrasjen e Archduke-s at\u00eb dit\u00eb, por ai kishte hequr dor\u00eb, pasi nj\u00eb p\u00ebrpjekje e m\u00ebparshme p\u00ebr ta vrar\u00eb at\u00eb me bomb\u00eb kishte d\u00ebshtuar. Duke shkuar n\u00eb kafe p\u00ebr t\u00eb shprehur zhg\u00ebnjimin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb vaktin p\u00ebrkat\u00ebs, ai vuri re se makina e Archduke-s q\u00ebndroi para syve t\u00eb tij, jo m\u00eb shum\u00eb se 20 k\u00ebmb\u00eb larg. Shoferi kishte marr\u00eb kthes\u00ebn e gabuar dhe teksa po kthente makin\u00ebn, Princip shfryt\u00ebzoi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar Archduke-n dhe bashk\u00ebshorten e tij. Ai shkrepi pistolet\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb, histori. E gjith\u00eb kjo sepse shoferi i Archduke-s mori kthes\u00ebn e gabuar dhe se Principit i hahej proshut\u00eb.<\/p>\n<p><strong>7. Vrasje e dyfisht\u00eb<\/strong><br \/>\nDy gra, Barbara Forrest dhe Mary Ashford, ishin viktima t\u00eb nj\u00eb krimi t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Erdingtonit, rreth 5 milje nga Birmingamit n\u00eb Angli. T\u00eb dy 20-vje\u00e7aret \u2013 t\u00eb cilat kishin lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, u p\u00ebrdhunuan dhe u vran\u00eb, nd\u00ebrsa trupat e tyre u gjet\u00ebn rreth 300 kopshte larg nga nj\u00ebri-tjetri. T\u00eb dyja u gjet\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 27 mars, por me 157 vite distanc\u00eb (1817 dhe 1974). T\u00eb dyja sapo kishin vizituar nj\u00eb mik at\u00eb mbr\u00ebmje, t\u00eb dyja ndryshuan fustanin dhe shkuan p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer. Aty takuan edhe vras\u00ebsin e tyre. Nuk mjafton? T\u00eb dy burrat e akuzuar p\u00ebr vrasje kishin mbiemrin Thornton dhe t\u00eb dy u liruan nga akuza. Koincidenc\u00eb? Ringjallje? Kush e di!<\/p>\n<p><strong>6. Booth dhe Lincoln<\/strong><br \/>\nJo John Wilkes dhe Abraham Lincoln. K\u00ebsaj radhe Edwin dhe Robert. Pak muaj para se John Wilkes Booth t\u00eb vriste Presidentin Lincoln n\u00eb Teatrin Ford, djali i Presidentit, Robert Todd Lincoln po priste n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb nj\u00eb tren n\u00eb Jersey dhe papritur i shkau k\u00ebmba n\u00eb vendin ku pas pak do t\u00eb kalonte nj\u00eb mjet mallrash. Dikush e shp\u00ebtoi. Ai u kthye p\u00ebr ta par\u00eb dhe u habit kur pa se shp\u00ebtimtari i tij ishte aktori i mir\u00ebnjohur Edwin Booth, v\u00ebllai i John Wilkes. Djali i Presidentit u shp\u00ebtua nga v\u00ebllai i vras\u00ebsit t\u00eb Presidentit. M\u00eb von\u00eb, djali i vet\u00ebm i gjall\u00eb i Lincoln-it do t\u00eb p\u00ebrjetonte koincidenca t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7uditshme. Ai ishte i pranish\u00ebm n\u00eb vrasjen e Presidentit Garfield n\u00eb vitin 1881 dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Presidentit McKinley n\u00eb vitin 1901.<\/p>\n<p><strong>5. Saga e Mark Chapman-ve<\/strong><br \/>\nN\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1980, k\u00ebng\u00ebtari, shkruesi i teksteve dhe kitaristi i Beatles-ave, John Lennon, u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje nga nj\u00eb fans i obsesuar n\u00eb Kompleksin e Apartamenteve Dakota n\u00eb Nju Jork. Vras\u00ebsi tij quhej Mark Chapman, nj\u00eb roje nate skizofren, i cili \u00ebsht\u00eb i burgosur n\u00eb burgun Attica n\u00eb Nju Jork. Pes\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, NBC vendosi t\u00eb realizonte nj\u00eb film biografik p\u00ebr Lennon dhe gruan e tij, Yoko Ono, t\u00eb titulluar \u201cJohn dhe Yoko: nj\u00eb histori dashurie\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb keq, aktori q\u00eb ata mor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luajtur Lennon-in, rastisi t\u00eb quhej Mark Chapman. Sapo doli lajmi, studioja filloi k\u00ebrkimet p\u00ebr nj\u00eb aktor tjet\u00ebr dhe jeta vijoi normalisht. Megjithat\u00eb, Mark Chapman \u2013 aktori, jo vras\u00ebsi \u2013 luajti rolin e Lennon-it n\u00eb nj\u00eb serial t\u00eb vitit 2007, t\u00eb titulluar \u201cKapitulli 27\u201d. Si duket n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, roli i John Lennon-it, i luajtur nga nj\u00eb aktor q\u00eb kishte emrin e vras\u00ebsit t\u00eb tij, p\u00ebr kushedi \u00e7far\u00eb arsyesh, nuk ishte m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>4. Vdekjet e President\u00ebve Jefferson dhe Adams<\/strong><br \/>\nPavar\u00ebsisht se ata ishin rival\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb politik\u00eb n\u00eb karrierat e vona (Jefferson ishte n\u00ebnpresident i Adams, derisa e sfidoi at\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 1800), t\u00eb dy ndanin dashurin\u00eb p\u00ebr vendin. Si t\u00eb till\u00eb, t\u00eb dy ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb hartimin e projektit p\u00ebr Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, e cila, si\u00e7 dihet, u n\u00ebnshkrua m\u00eb 4 korrik 1776. Ajo q\u00eb nuk dihet megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dy burrat kan\u00eb vdekur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, m\u00eb 4 korrik 1826, fiks 50 vite pas dit\u00ebs kur dokumenti u ratifikua.<\/p>\n<p><strong>3. Fjal\u00ebkryqi nxjerr n\u00eb pah kodet e pushtimit t\u00eb dit\u00ebs D<\/strong><br \/>\nN\u00eb maj 1944 nj\u00eb m\u00ebsues n\u00eb pension, Leonard Dawes, i cili hartonte fjal\u00ebkryqe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen \u201cTelegraph\u201d n\u00eb Lond\u00ebr, p\u00ebr mbi 20 vite, krijoi nj\u00eb fjal\u00ebkryq, n\u00eb t\u00eb cilin donte t\u00eb p\u00ebrfshinte emrat e dy plazheve \u2013 Utah dhe Omaha, bashk\u00eb me kode t\u00eb tjera sekrete si Overlord, Mulberry dhe Juno, t\u00eb cilat supozohej se nuk i dinte askush jasht\u00eb stafit Eisenhower. Duke menduar se Dawes ishte agjent gjerman, ata e mor\u00ebn n\u00eb pyetje, por m\u00eb pas e l\u00ebshuan, pasi u bind\u00ebn se fjal\u00ebt ishin zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb rast\u00ebsishme dhe t\u00eb paq\u00ebllimt\u00eb. Fjal\u00ebkryqi i Dawes p\u00ebrmbante plot pes\u00eb fjal\u00eb-kod, t\u00eb cilat p\u00ebrdoreshin nga sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb Anglis\u00eb. Duket se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet q\u00eb kan\u00eb probabilitet ndodhie 1 n\u00eb 1 miliard.<\/p>\n<p><strong>2. Titanik dhe Titan<\/strong><br \/>\nN\u00eb vitin 1898, autori Morgan Robertson (1816-1915) shkroi nj\u00eb novel\u00eb t\u00eb titulluar \u2018Kot\u00ebsia, ose Mbetjet e Titanit\u2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rr\u00ebfente p\u00ebr udh\u00ebtimin e nj\u00eb anijeje luksoze britanike, HMS Titan, e cila goditi nj\u00eb ajsberg, teksa kalonte n\u00eb Atlantikun e Veriut dhe m\u00eb pas u fundos. Mij\u00ebra njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb barkave t\u00eb shp\u00ebtimit. Ngjashm\u00ebrit\u00eb mes k\u00ebtij trillimi dhe historis\u00eb s\u00eb Titanikut t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb 14 vite m\u00eb von\u00eb, jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme; n\u00eb t\u00eb dy rastet anija luksoze ishte trekat\u00ebshe, rreth 800 k\u00ebmb\u00eb e gjat\u00eb, goditi nj\u00eb ajsberg n\u00eb muajin prill, \u00e7ka shkaktoi vdekjen e 2500 jet\u00ebve. Ndon\u00ebse jo identike n\u00eb \u00e7do detaj (anija n\u00eb historin\u00eb e Robertson p\u00ebr shembull u fundos shpejt), ngjashm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p><strong>1. Ngjashm\u00ebrit\u00eb e Lincoln dhe J.F. Kennedy<\/strong><br \/>\n<strong>Jeta<\/strong><br \/>\n&#8211; T\u00eb dy president\u00ebt kishin 7 shkronja n\u00eb mbiem\u00ebr<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy studiuan juridik.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy kishin probleme t\u00eb nj\u00ebjta me syt\u00eb<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy vuanin nga s\u00ebmundje gjenetike<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb ushtri<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy s\u2019kishin frik\u00eb nga vdekja dhe i p\u00ebrbuznin badigard\u00ebt<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy kishin konstatuar se sa leht\u00eb mund t\u00eb ishte t\u2019i q\u00eblloje nj\u00eb presidenti. Linkoln ka th\u00ebn\u00eb: N\u00ebse dikush do q\u00eb t\u00eb marr\u00eb jet\u00ebn time, un\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb q\u00eb ta parandaloj. Kenedi ka th\u00ebn\u00eb: N\u00ebse dikush do t\u00eb m\u00eb q\u00eblloj\u00eb nga nga dritarja me nj\u00eb pushk\u00eb, askush s\u2019mund ta ndaloj\u00eb. N\u00eb anglisht k\u00ebto fjali kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr fjal\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Vdekja<\/strong><br \/>\n&#8211; T\u00eb dy president\u00ebt u q\u00eblluan n\u00eb kok\u00eb, dit\u00ebn e mart\u00eb<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy ishin ulur pran\u00eb bashk\u00ebshorteve kur u q\u00eblluan.<br \/>\n&#8211; Linkoln u q\u00ebllua n\u00eb teatrin \u201cFord\u201d. Kenedi u q\u00ebllua n\u00eb nj\u00eb produkt t\u00eb Fordit, n\u00eb nj\u00eb limuzin\u00eb \u201cLinkoln\u201d<br \/>\n&#8211; Zonja Kenedi insistoi q\u00eb funerali i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, t\u00eb b\u00ebhej si ai i Linkolnit.<\/p>\n<p><strong>Vras\u00ebsit<\/strong><br \/>\n&#8211; T\u00eb dy vras\u00ebsit p\u00ebrdornin tri emra: John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy emrat e vras\u00ebsve kan\u00eb 15 shkronja<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy vras\u00ebsit kishin lindur n\u00eb mes viteve \u201930. Booth n\u00eb 1838, dhe Oswald n\u00eb 1939-\u00ebn.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy vras\u00ebsit kishin nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb babait n\u00eb jet\u00eb. Babai i Booth, vdiq kur ai ishte 13 vje\u00e7, nd\u00ebrsa i Owsald, vdiq para se ai t\u00eb lindte.<br \/>\n&#8211; Booth q\u00eblloi Linkolnin n\u00eb teat\u00ebr dhe u fsheh n\u00eb nj\u00eb depo. Oswald q\u00eblloi Kenedin nga nj\u00eb depo dhe u fsheh n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy vras\u00ebsit u arrestuan nga dy oficer\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb quajtur Baker.<\/p>\n<p><strong>Familja dhe miqt\u00eb<\/strong><br \/>\n&#8211; T\u00eb dy president\u00ebt u quajt\u00ebn si gjysh\u00ebrit e tyre<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy ishin f\u00ebmij\u00ebt e dyt\u00eb t\u00eb familjes<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy u martuan me vajza 24-vje\u00e7are brune.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy grat\u00eb vdiq\u00ebn rreth mosh\u00ebs 64-vje\u00e7are.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy grat\u00eb njiheshin p\u00ebr ndjekjen e mod\u00ebs<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy grat\u00eb rinovuan Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy \u00e7iftet kishin nga kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, dy prej t\u00eb cil\u00ebve vdiq\u00ebn para mosh\u00ebs 10 vje\u00e7.<br \/>\n&#8211; T\u00eb dy \u00e7iftet humb\u00ebn nj\u00eb djal\u00eb nd\u00ebrsa jetonin n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Willie Lincoln vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 12 vje\u00e7 dhe Patrick Kenedi, vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 2 vje\u00e7are<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koincidencat ndodhin vazhdimisht: dikush na telefonon fiks n\u00eb \u00e7astin q\u00eb po mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ose d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb radio k\u00ebng\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn po k\u00ebndonim me vete. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, k\u00ebto koincidenca nuk kan\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. Lista rendit 10 koincidenca t\u00eb \u00e7uditshme historike dhe impaktin q\u00eb ato kan\u00eb shkaktuar.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4008","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4008"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4010,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4008\/revisions\/4010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}