{"id":3990,"date":"2014-01-31T02:36:03","date_gmt":"2014-01-31T02:36:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3990"},"modified":"2014-02-01T01:41:52","modified_gmt":"2014-02-01T01:41:52","slug":"ja-perse-gjendemi-nen-pushtetin-e-bandave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3990","title":{"rendered":"Ja p\u00ebrse gjendemi n\u00ebn pushtetin e bandave"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Astrit-Patozi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3997\" title=\"Astrit-Patozi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Astrit-Patozi-300x211.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"211\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Astrit-Patozi-300x211.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Astrit-Patozi.jpg 448w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Astrit Patozi<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishim imituar Partin\u00eb Socialiste, m\u00ebnyr\u00ebn se ju si b\u00ebt\u00eb opozit\u00eb n\u00eb tet\u00eb vjet, n\u00eb diskutimin e k\u00ebtij projektligji, do t\u00eb ishim tani duke akuzuar Mimi Kodhelin, p\u00ebr ato q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb t\u00eb ardhmen,<!--more--> pasi Ministria e Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb dikasteri q\u00eb merret me tregtin\u00eb e arm\u00ebve. Ne sigurisht, q\u00eb nuk e kemi at\u00eb mendje.<br \/>\nDhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend sinqeriteti nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende zakon, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs sime, se un\u00eb, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndoshta, kam nd\u00ebrmend t\u00eb dal pak nga tema. Por besoj, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim fare i vog\u00ebl, n\u00eb raport me faktin q\u00eb ne kemi nj\u00eb qeveri t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb ka dal\u00eb plot\u00ebsisht nga tema.<br \/>\nSepse, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb rendi dhe siguria e k\u00ebtij vendi jan\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit, kryeministri Rama b\u00ebn inspektime t\u00eb befasishme dhe thot\u00eb se problemi kryesor, q\u00eb ka Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb estetika e doganave.<br \/>\nPo marr p\u00ebrsip\u00ebr, pa asnj\u00eb arsye t\u00eb qen\u00ebsishme, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Ridvan Bodes, apo dikujt tjet\u00ebr, p\u00ebr vendstrehimin jodinjitoz t\u00eb doganier\u00ebve. B\u00ebjuani t\u00eb reja dhe sa m\u00eb luksoze doganier\u00ebve tuaj! Por ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se problemi kryesor i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie nuk \u00ebsht\u00eb dhoma, ku punon doganieri, por trau q\u00eb ulet dhe ngrihet me urdh\u00ebr politik.<br \/>\nUn\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj n\u00eb lul\u00ebzimin e doganave shqiptare, vet\u00ebm p\u00ebr faktin se shikoj drejtoresh\u00ebn e re, q\u00eb edhe kur lexon nj\u00eb raport rutin\u00eb p\u00ebr hyrje-daljet e zakonshme mujore, e shoq\u00ebron at\u00eb me gjejste dhe intonacion si t\u00eb ishte n\u00eb mitingun p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb ndonj\u00eb fushate elektorale.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr jasht\u00eb teme, sepse nd\u00ebrsa ekonomia dhe financat e shtetit jan\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb, Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot dollibashi i cdo seminari bosh dhe pa buk\u00eb, q\u00eb organizohet n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj se tatimet e vendit po rim\u00ebk\u00ebmben, kur d\u00ebgjoj fjalit\u00eb e pafajshme t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb re, e cila ndjehet qart\u00eb q\u00eb ende nuk e ka kuptuar se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E l\u00eb m\u00eb pastaj, kur kujtoj skandalin e serverave t\u00eb tatimeve, i cili mund t\u00eb jet\u00eb i vetmi rast n\u00eb bot\u00eb, kur qeveria vjedh t\u00eb dh\u00ebnat e arkivave t\u00eb veta.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb teme, sepse n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kryeministri deklaron se \u201cm\u00eb e keqja na paska kaluar\u201d, ministri i Financave i k\u00ebrkon falje biznesit p\u00ebr paket\u00ebn fiskale, ende pa u botuar n\u00eb fletoren zyrtare buxheti i shtetit. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj, si t\u2019i thuash dikujt m\u00eb fal, pasi e ke vrar\u00eb. Un\u00eb nuk jam i sigurt n\u00ebse e ka b\u00ebr\u00eb me leje apo pa leje Shk\u00eblqim Cani at\u00eb deklarat\u00eb, pasi nuk ka asnj\u00eb interes publik fati i karrier\u00ebs s\u00eb tij politike. Por ky sh\u00ebrben si nj\u00eb shembull tipik se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri jasht\u00eb teme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri e pap\u00ebrgjegjshme.<br \/>\nPor meq\u00eb jemi tek arm\u00ebt dhe tek ratifikimi i k\u00ebtij traktati, Shqip\u00ebria, sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, nuk e rrezikon paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajon edhe po t\u00eb merret, ndonj\u00ebher\u00eb apo her\u00eb pas here, me tregti arm\u00ebsh. Por ne jemi nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim shum\u00eb i madh dhe shum\u00eb serioz p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb eskportimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, i cili b\u00ebn qejf n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo m\u00eb larg se dje, u provua se banda e kapur e tritolit kryente aksione dhe merrte porosi edhe n\u00eb vendet fqinje me Shqip\u00ebrin\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr faktin se tritoli, ky lloj armatimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sport komb\u00ebtar, prej t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb muajsh n\u00eb Shqip\u00ebri po p\u00ebrdoret me leht\u00ebsin\u00eb dhe dendurin\u00eb e fishekzjarreve gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb Vitit t\u00eb Ri.<br \/>\nT\u00eb nderuar koleg\u00eb,<br \/>\nDje, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb muaj, Saimir Tahiri u duk se e pa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb nga dita kur u em\u00ebrua si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Por entusiazmi i momentit i ngeli n\u00eb gryk\u00eb, kur nj\u00eb tjet\u00ebr bomb\u00eb tritoli shp\u00ebrtheu mu n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e lajmit t\u00eb bujsh\u00ebm p\u00ebr arrestimin e band\u00ebs nga Vlora.<br \/>\nDuke inkurajuar me gjith\u00eb forc\u00ebn pun\u00ebn e policis\u00eb n\u00eb luft\u00eb me krimin e organizuar dhe duke e p\u00ebrg\u00ebzuar at\u00eb edhe p\u00ebr aksionin e djesh\u00ebm, un\u00eb e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj n\u00eb suksesin e k\u00ebsaj qeverie n\u00eb p\u00ebrballjen me mafian.<br \/>\nSepse un\u00eb mendoj, se megjith\u00eb efektet, q\u00eb ka pasur dhe do t\u00eb ket\u00eb masakra politike n\u00eb radh\u00ebt e policis\u00eb, q\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs nd\u00ebrmori q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb saj, ky shfrim i krimit n\u00eb cdo cep t\u00eb Shqipq\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem thjesht policor.<br \/>\nPor sepse kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja qeveri n\u00eb bot\u00eb e cila nuk ka rrezatuar asnj\u00eb grim\u00eb entusiazmi n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb vet, e cila reflektohet kryesisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dramatike t\u00eb rendit dhe t\u00eb siguris\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit.<br \/>\nKam bindjen se \u00ebsht\u00eb rast unikal p\u00ebr nj\u00eb qeveri, kur ministri i Veprimit, se e till\u00eb \u00ebsht\u00eb Ministria e Brendshme, llap gjith\u00eb dit\u00ebn ekran m\u00eb ekran, si nj\u00eb prezantues spektaklesh televizive, kurse ministrit t\u00eb Fjal\u00ebs, dhe e till\u00eb mund t\u00eb konsiderohet Ministria e Kultur\u00ebs, nuk i ndihet z\u00ebri i goj\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb shmang cdo keqkuptim p\u00ebr zonj\u00ebn Kumbaro, sepse e kisha thjesht si referenc\u00eb krahasuese, dhe jo se kam ndonj\u00eb rezerv\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj. Personalisht, do t\u00eb doja q\u00eb edhe p\u00ebr Kultur\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebhej, sesa t\u00eb flitej. Me k\u00ebt\u00eb, q\u00eb po them, jam ndoshta n\u00eb rregull edhe me Aleanc\u00ebn e Grave Deputete.<br \/>\nPor q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb tem\u00eb. Pse mund t\u00eb thuhet sot, me plot goj\u00ebn, se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb Republik\u00ebn e tritolit.? Dhe pse gjendja n\u00eb rrug\u00ebt dhe qytetet tona \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj e r\u00ebnd\u00eb si n\u00eb vitin 1997? T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, se jan\u00eb rikthyer t\u00eb gjitha fenomenet e asaj kohe, q\u00eb nga maskat n\u00eb rrug\u00eb, e deri tek vrasjet e sofistikuara me telekomand\u00eb, q\u00eb nga vjedhjet banale e deri tek grabitjet e m\u00ebdha shtet\u00ebrore.<br \/>\nMendoj se arsyet jan\u00eb disa, por m\u00eb kryesoret jan\u00eb dy. S\u00eb pari, sepse malavita kudo n\u00eb bot\u00eb e ka shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb instiktin e miut, i cili e parashikon i pari t\u00ebrmetin. Miqt\u00eb e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb ndjer\u00eb ende asgj\u00eb. Sepse t\u00ebrmet, as ka pasur dhe as nuk do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr ta. Ata e kan\u00eb kuptuar t\u00eb par\u00ebt se k\u00ebta kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr vete dhe se nuk ka asgj\u00eb misionare dhe, aq m\u00eb pak komb\u00ebtare, n\u00eb konceptin e Edi Ram\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs p\u00ebr qeverisjen. Ndaj edhe miqt\u00eb bandave ndjehen t\u00eb qet\u00eb n\u00eb anijen e tyre, e cila \u00ebsht\u00eb duke lundruar qet\u00ebsisht drejt brigjeve t\u00eb d\u00ebshiruara p\u00ebr ta.<br \/>\nN\u00eb vitin 2005, se ajo \u00ebsht\u00eb etapa m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019u krahasuar midis nesh, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb shkurt\u00ebr, bandat m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb vendit u fsheh\u00ebn vrimave. Nuk jam aq naiv dhe aq patetik sa t\u00eb mendoj se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kishte merit\u00ebn kryesore ministri i asaj kohe, Sokol Olldashi, i cili sot nuk jeton m\u00eb. E v\u00ebrteta ishte se mafia e ndjeu n\u00eb palc\u00eb se kishin ardhur koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb, ndaj edhe nxitoi t\u00eb futet skutave. Dhe, \u00ebsht\u00eb aksiom\u00eb kjo, sa her\u00eb q\u00eb krimi ul kok\u00ebn dhe trembet, policia e shtetit e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb triumfoj\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb misionin e saj.<br \/>\nBandat e kuptuan menjeher\u00eb se qeveria e Parrtis\u00eb Demokratike e kishte seriozisht. Dhe nuk e kishin menduar gabim, ndaj edhe u shp\u00ebrtalluan. Kjo nuk po ndodh sot, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye e fort\u00eb, pse krimi, jo vet\u00ebm persiston, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb i fort\u00eb.<br \/>\nArsyeja e dyt\u00eb, dhe po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb fakti se kjo qeveri ka shum\u00eb fije t\u00eb dukshme dhe t\u00eb padukshme, q\u00eb e lidhin me bot\u00ebn e krimit. Ka zyrtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb drekojn\u00eb dhe darkojn\u00eb me eksponent\u00eb nga m\u00eb t\u00eb rrezikshmit e bandave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, ka killera serial\u00eb, q\u00eb ruhen gati zyrtarisht nga policia p\u00ebr shkak t\u00eb rivalitetit me bandat e tjera. E them me dhimbje dhe me keqardhje t\u00eb thell\u00eb k\u00ebt\u00eb. Natyrisht, q\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e them dot p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance, sepse do t\u00eb isha i padrejt\u00eb dhe i pandersh\u00ebm.<br \/>\nDhe t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb, q\u00eb sa her\u00eb krimi i ndjen shpatullat e ngrohta, ai b\u00ebhet p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues, p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb imponues, fiks sic po ndodh k\u00ebto koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jan\u00eb lidhje t\u00eb vjetra dhe t\u00eb reja q\u00eb po konsolidohen nga flirti i pushtetit me bandat n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\nPor a kemi edhe ne si opozit\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb mbyt\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri? Un\u00eb mendoj se PO. Gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb qeverisjes son\u00eb, 2005 deri 2013, ne denoncuam shpesh lidhjes e krimit me segmente t\u00eb caktuar t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb asaj kohe, por detyra jon\u00eb kryesore nuk ishte kjo. Ne ishim votuar q\u00eb t\u2019i prisnim rr\u00ebnj\u00ebt cdo bande, ndoshta edhe pa e th\u00ebn\u00eb dhe deklaruar kurr\u00eb, por duke e b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim, si n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb 2005-\u00ebs. Dhe sot, kemi mb\u00ebrritur n\u00eb dit\u00ebn e zez\u00eb, kur krimi, dikur n\u00eb opozit\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb pushtet, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu shum\u00ebfish m\u00eb i rreziksh\u00ebm.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb, sipas meje, arsyet kryesore se pse Shqip\u00ebria p\u00ebrjeton sot nj\u00eb situate t\u00eb frikshme dhe dramatike, gati sikur t\u00eb ishim n\u00eb luft\u00eb.<br \/>\nDhe si t\u00eb mos mjaftonin t\u00eb gjitha k\u00ebto, ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb shohim cdo dit\u00eb shfaqje televizive me ministrin e Brendsh\u00ebm. I cili vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, pati guximin t\u00eb drejtoj\u00eb gishtin tek Sh\u00ebrbimi Informativ, p\u00ebr gjendjen alarmante dhe katastrofike t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb vend. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte faj\u00ebsuar prokurin\u00eb, dhe nuk do t\u2019i nxihej fare faqja, jam i sigurt, po t\u00eb vijonte edhe me ILDKP-n\u00eb apo me cdo institucion tjet\u00ebr, q\u00eb kjo qeveri e konsideron si armik.<br \/>\nUn\u00eb, personalisht, nuk kam asnj\u00eb vokacion p\u00ebr sh\u00ebrbimet sekrete, si me ato t\u00eb diktatur\u00ebs, ashtu edhe p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb sotmet, ndon\u00ebse diferenca mes tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Ndaj edhe nuk gjej ndonj\u00eb motiv t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb avokati i tyre. Por \u00ebsht\u00eb sa e trash\u00eb, aq edhe e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde direkte, ta shkarkosh mbi dik\u00eb tjet\u00ebr, dhe k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebsh publikisht. Kjo, t\u00eb nderuar koleg\u00eb, nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb vjet, qeverit\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, pas 2005-\u00ebs, nuk jan\u00eb justifikuar asnj\u00ebher\u00eb nga mosbashk\u00ebpunimi i SHISH, i Bari Shaqirit apo dikujt tjet\u00ebr, p\u00ebr suksesin apo mossukesin e luft\u00ebs me krimin e organizuar. Sepse do t\u00eb ishte, sa e padenj\u00eb, aq edhe e pabesueshme. Por ja q\u00eb kjo qeveri po e b\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur.<br \/>\nPor meq\u00eb nuk keni nd\u00ebrmend t\u00eb ndaleni, po ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb arrini nj\u00eb dit\u00eb t\u2019i shtini n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e pavarura, q\u00eb i kini futur n\u00eb list\u00eb p\u00ebr t\u2019i pushtuar, si do t\u00eb justifikoheni pastaj? Do t\u00eb tregoni gishtin tek ne, do t\u2019u thoni njer\u00ebzve q\u00eb nuk po na l\u00eb opozita? Dikush prej jush e ka b\u00ebr\u00eb, paturp\u00ebsisht, edhe k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb nxehta, por kur nj\u00ebra nga bandat e tritolit u zbulua, u pa qart\u00eb se krimi kulloste, n\u00eb fakt, livadheve t\u00eb pushtetit. E konfirmoi k\u00ebt\u00eb edhe prefekti i Vlor\u00ebs, zoti Besnik Dervishi.<br \/>\nPor, po ua them q\u00eb sot, se ju q\u00eb mburreni me 1 milion shuplakat e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bindni njeri, kur t\u00eb vij\u00eb ajo dit\u00eb. Sepse, opozita edhe po t\u00eb doj\u00eb, nuk ju pengon dot, sepse ju i keni votat p\u00ebr t\u00eb vepruar edhe t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr gjithcka. Sepse k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb, do ta keni kurdoher\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb cdo organi tjet\u00ebr ligjzbatues, sa her\u00eb t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn ndaj krimit dhe t\u00eb korrupsionit, ndryshe nga c\u2019b\u00ebt\u00eb ju n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<br \/>\nPor ju e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta zhvilloni, e jo m\u00eb ta fitoni, k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr motivet q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja se pse ministri juaj i Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb qeveri, p\u00ebrvec Edi Ram\u00ebs, q\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga mandati i deputetit, ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Sepse i duhet, gjith\u00ebsesi, nj\u00eb streh\u00eb ku t\u00eb fus\u00eb kok\u00ebn, kur t\u2019i vij\u00eb fundi i pashmagsh\u00ebm i karrir\u00ebs s\u00eb vet politike, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin.<\/p>\n<p>Fjala e mbajtur n\u00eb Kuvend, m\u00eb 30 janar 2014<\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Astrit Patozi &nbsp; Po t\u00eb kishim imituar Partin\u00eb Socialiste, m\u00ebnyr\u00ebn se ju si b\u00ebt\u00eb opozit\u00eb n\u00eb tet\u00eb vjet, n\u00eb diskutimin e k\u00ebtij projektligji, do t\u00eb ishim tani duke akuzuar Mimi Kodhelin, p\u00ebr ato q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb t\u00eb ardhmen,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3990","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3990"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3996,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3990\/revisions\/3996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}