{"id":3978,"date":"2014-01-29T13:24:17","date_gmt":"2014-01-29T13:24:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3978"},"modified":"2014-01-29T13:24:17","modified_gmt":"2014-01-29T13:24:17","slug":"persekutimi-i-ekzekutimi-i-lef-nosit-nga-diktatura-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3978","title":{"rendered":"Persekutimi i ekzekutimi i Lef Nosit nga diktatura komuniste"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/edmon-maalaj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3979\" title=\"edmon maalaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/edmon-maalaj.png\" alt=\"\" width=\"263\" height=\"192\" \/><\/a>Dr. Edmond Malaj<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasqyruar sa m\u00eb sakt\u00eb persekutimin dhe d\u00ebnimin e tij nga shteti komunist u mb\u00ebshteta kryesisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dokumentare arkivore. Dhe n\u00eb disa artikuj t\u00eb botuara n\u00eb shtypin shqiptar vite ma par\u00eb. Se kush ishte Lef Nosi, <!--more-->dhe cili qe kontributi i tij i shumansh\u00ebm tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nga un\u00eb, pasi t\u00eb pranishmit e nderuar e d\u00ebgjuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar nga parafol\u00ebsit. Un\u00eb k\u00ebtu do t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb, apo do t\u00eb th\u00ebrras n\u00eb kujtes\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, periudh\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb e v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb. E kam fjal\u00ebn k\u00ebtu p\u00ebr p\u00ebrndjekjen, procesin gjyq\u00ebsor dhe ekzekutimin me vdekje t\u00eb Lef Nosit nga diktatura komuniste.<\/p>\n<p><span style=\"font-size: 0.8em;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<h2>P\u00ebrndjekja e Lef Nosit<\/h2>\n<p>Tani, p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrndjekjes s\u00eb Lef Nosit, ai u p\u00ebrndoq gjat\u00eb gjith\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 1945, deri m\u00eb 7 gusht 1945, dat\u00eb kur ai u arrestua. Sipas Stiliano Nosit,<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn1\">[1]<\/a> Lefi nga nj\u00ebra an\u00eb shpresonte q\u00eb ndryshimi i gjendjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ndryshonte situat\u00ebn edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, prandaj fillimisht nuk donte q\u00eb t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, pse Nosi nuk iku, ishte edhe, se ai tashm\u00eb ishte 68 vje\u00e7 dhe vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, n\u00ebse ai do ti t\u00eb kalonte n\u00eb emigracion. Ai zgjodhi k\u00ebshtu rrug\u00ebn e arratisjes n\u00ebp\u00ebr male brenda territorit shqiptar. Nosi fillimisht q\u00ebndroi n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e Dukagjinit, duke u fshehur s\u00eb bashku me pat\u00ebr Anton Harapin. Ai ik\u00eb nga Mal\u00ebsit\u00eb e Shkodr\u00ebs p\u00ebr shkak, se jeta atje ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, duke pasur parasysh edhe mosh\u00ebn q\u00eb kishte, dhe furnizimi me ushqime ishte b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Nosi<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn2\">[2]<\/a> kishte ndenjur p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kemi gjetur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, ai vjen n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb muajin shkurt t\u00eb viti 1945. Megjithat\u00eb ai m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrroi mendje, n\u00eb lidhje opsionin e arratisjes. K\u00ebshtu me shpres\u00eb se britanik\u00ebt do ta ndihmonin, ai paraqitet tek Misioni Anglez si shit\u00ebs antikash, dhe i k\u00ebrkon k\u00ebtij misioni ndihm\u00eb, p\u00ebr tu larguar nga vendi, porse britanik\u00eb e zhg\u00ebnjejn\u00eb duke i\u00a0 th\u00ebn\u00eb, se nuk kishin mund\u00ebsi q\u00eb ta nxirrnin jasht\u00eb.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn3\">[3]<\/a> Nga Tirana kishte marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Elbasan me Vasilin Nosin.<\/p>\n<p>Fillimisht Lefi q\u00ebndroi n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Gjonit dhe takimet gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe i b\u00ebnte me Vasilin n\u00eb nj\u00eb vende t\u00eb caktuara t\u00eb fshehta.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn4\">[4]<\/a> M\u00eb pas (qershor 1945) \u00a0ai vazhdoi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb rrethinat e Elbasanit, dhe pik\u00ebrisht n\u00eb fshatin Godolesh, dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mbante lidhje me Vasilin dhe me Stiliano Nosin, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u00eb takuar Lefin shkonin aty si t\u00eb maskuar. Megjithat\u00eb fjala ishte p\u00ebrhapur tashm\u00eb, q\u00eb Lefi ndodhej diku n\u00eb rrethina. Si rrjedhoj\u00eb <em>\u201ckomanda e Mbrojtjes s\u00eb Popullit d\u00ebrgoi menj\u00ebher\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Godolesh p\u00ebr t\u00eb filluar kontrollet, pa treguar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr arrestimin e Lefit<\/em>.\u201d<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn5\">[5]<\/a> Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe \u00a0Lefi banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Adem Samurit. Nosi ka q\u00ebndruar i fshehur edhe n\u00eb Fshatin Fikas e pastaj n\u00eb nj\u00eb pyll, ku ndenji pa ngren\u00eb p\u00ebrreth dy a tre dit\u00eb dhe nga aty \u00ebsht\u00eb zhvendosur pastaj tek sht\u00ebpia e Ademit. <a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn6\">[6]<\/a> Adem Samuri me Lef Nosin kishte nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr pasi edhe gjyshi i Ademit kishte qen\u00eb mik i Lef Nosit. Pastaj ngaq\u00eb gjendja e ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme nga kontrollet e partizan\u00ebve, Lef Nosin e kishin shp\u00ebn\u00eb n\u00eb fabrik\u00ebn e alkoolit n\u00eb dalje t\u00eb Elbasanit, fabrik\u00eb kjo q\u00eb ishte pron\u00eb e familjes Nosi.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn7\">[7]<\/a><\/p>\n<p>M\u00eb pas aktiviteti i Ademit p\u00ebr fshehjen e Lef Nosit qe zbuluar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Ademi u arrestua dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb hetuesi e pastaj n\u00eb burg. Nosi m\u00eb tej u d\u00ebrgua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Vasilit, a pastaj ka q\u00ebndruar i fshehur n\u00eb lagjen Kala n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e Kol\u00eb Gignasit dhe Ahmet Daklit dhe prej aty qe transportuar p\u00ebr n\u00eb tiran\u00eb, ku qe fshehur fillimisht tek Mulliri i Xhemal Fark\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn8\">[8]<\/a> Inxhinieri hebre Mark Menahem i gjen strehim dhe e d\u00ebrgon Lefin tek sht\u00ebpia e nj\u00eb m\u00ebsueseje shkodrane q\u00eb quhej Fahrije Haveriku banuese n\u00eb Tiran\u00eb, e cila kishte miq\u00ebsi me Menahemin q\u00eb n\u00eb vitin 1937 n\u00eb Sarajev\u00eb ku Fahrija kishte kryer shkoll\u00ebn e vajzave.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn9\">[9]<\/a><\/p>\n<p>Fahrie Haveriku njihej p\u00ebr urrejtjen e saj ndaj pushtetit komunist dhe kishte vepruar p\u00ebr ti krijuar Lefit mund\u00ebsi t\u00eb tjera strehimi n\u00eb Tiran\u00eb, pasi ishte e nd\u00ebrgjegjshme se Lef Nosi nuk ishte tradhtar, si\u00e7 e paraqiste propaganda, por nj\u00eb patriot i k\u00ebtij vendi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kishte refuzuar t\u00eb merrte t\u00eb holla p\u00ebr ta strehuar at\u00eb.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn10\">[10]<\/a> Sht\u00ebpin\u00eb e Fahrijes Lefi detyrohet ta l\u00ebj\u00eb sepse kishte dyshime, se mos b\u00ebheshin kontrolle dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye at\u00eb e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Xhelal N.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn11\">[11]<\/a> (Emrin e k\u00ebtij personi nuk kam mundur ta gjej t\u00eb plot\u00eb). Xhelal N. Ishte rekrutuar nga \u201cDrejtoria e Mbrojtjes s\u00eb Popullit\u201d i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabes\u00eb e \u00e7oi Lef Nosin n\u00eb duart e forcave q\u00eb e arrestuan.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn12\">[12]<\/a> Lef Nosi u arrestua m\u00eb 7 gusht 1945 n\u00eb Tiran\u00eb. Me arrestimin e Lefit jan\u00eb marr\u00eb Siri \u00c7ar\u00e7ani dhe Edip \u00c7u\u00e7i, Manol Milo dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr me inicialet Z. M.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn13\">[13]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2>Sekuestrimi i Pasuris\u00eb s\u00eb tij<\/h2>\n<p>N\u00eb lidhje me sekuestrimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij, disponojm\u00eb nj\u00eb dokument nga arkivi qendror, i cili paraqet nj\u00eb list\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb asaj q\u00eb u inventarizua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Lef Nosit. Dokumentin p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka po e sjellim t\u00eb plot\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201c<em>Pasunia e t\u2019arratisunit politik Lef Nosi:<\/em><\/p>\n<p><em>Nji kopsht me pem\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb semtin e kull\u00ebs e p\u00ebrbame prenj nj\u00eb pend\u00eb dheje Kufijt nga L. Ibrahim Bicoku, n\u00eb per\u00ebndim Xhemali Filja, n\u00eb Veri Demir Lulja e nga Juga Sht\u00ebpia e englesk\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>V\u00ebrejtje: Ky kopsht administrohet prej vet\u00eb pronarit.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjendja familjare e politike e pronarit p\u00ebrbahet prej nji personi, gjendja politike e tij para se t\u00eb arratiset sih pjestar\u00eb i ballit komb\u00ebtar dhe tash m\u00eb banim t\u00eb paditun. Firmos\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij dokumenti jan\u00eb: Hajrullah Demeli, Kostandin Doku, Pavli Kavaja, Selim Shehu.<\/em><\/p>\n<p><em>II Sht\u00ebpi n\u00eb lagjen Xhomi Elbasan Tre kate<\/em><\/p>\n<p><em>Kati I tre dhoma si depo, njena bibliotek\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Kati II tre dhoma e nji banj\u00eb komplete e nj\u00eb kuzhin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Kati III dy dhoma e nji sallon<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kufi me Vasil Nosin. Gjendja e sht\u00ebpis\u00eb <\/em><\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnim: \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb Sht\u00ebpi banon komandanti i Qarkut shoku Arif Konica si dhe Matilde Nikoll Nosi (n\u00ebna e Frederik Nosit) Matilde deklaron se sht\u00ebpia s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha mobiljet q\u00eb gjenden brenda i kemi me Lef Nosin.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjendja politike ish organizues i Ballit Komb\u00ebtar.\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn14\">[14]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e dyt\u00eb t\u00eb dosjes nga ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dokumenti i m\u00ebsip\u00ebrm jepet urdh\u00ebr q\u00eb pasuria t\u00eb sekuestrohet, por n\u00eb rast se jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr jo. <em>\u201cMegjithat\u00eb, n\u00eb ato raste qi pasuria asht e madhe ose punohet me bujq komisioni i sekuestron dhe i administron sikurse pasunit e t\u2019arratisunve politik\u00eb e bejler\u00ebve\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn15\">[15]<\/a> Pra, nga ky dokument nuk del n\u00eb drit\u00eb, se \u00e7far\u00eb u mor n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Lef Nosit. Megjithat\u00eb ky dokument \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb inventar dhe por m\u00eb von\u00eb d\u00ebnimi me vdekje i Lef Nosit, Pat\u00ebr Anton Harapit dhe Maliq Bushatit, kishte t\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe sekuestrimin e pasuris\u00eb s\u00eb tundshme dhe t\u00eb patundshme, sepse ata persona q\u00eb d\u00ebnoheshin <em>\u201cnga gjyqet ushtarake me burgosje q\u00eb nga nj\u00eb e gjer m\u00eb 30 vjet\u00eb, ose me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm ose me vdekje dhe me konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb tundshme dhe t\u00eb patundshme dhe me humbje t\u00eb p\u00ebrhershme ose t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb t\u00eb drejtave politike.\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn16\">[16]<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj Lefi pati edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb studimesh q\u00eb u ndal\u00ebn n\u00eb vitin 1944 e p\u00ebr fatin e keq nuk u botuan, por ngel\u00ebn n\u00ebp\u00ebr arkiva, nga ku nj\u00eb pjes\u00eb, me sa duket \u00ebsht\u00eb vjedhur. Megjithat\u00eb n\u00eb Arkivin Qendror Shqiptar ka nj\u00eb fond t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhje me Lef Nosin. Humbja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe pasi Sht\u00ebpia e Lef Nosit ishte nj\u00eb muze materialesh t\u00eb ndryshme q\u00eb kishin vlera t\u00eb m\u00ebdha, dhe librat e bibliotek\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrfunduan n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme, dhe mesa duket nj\u00eb pjes\u00eb e tyre gjendet edhe n\u00eb Bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Ai botoi m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1937 dokumentin historik t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb,<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn17\">[17]<\/a> por sot ky dokument nuk gjendet.<\/p>\n<h2>Procesi gjyq\u00ebsor ndaj atyre q\u00eb e ndihmuan<\/h2>\n<p>M\u00eb 9 tetor 1945 prokuroria me aktakuz\u00ebn q\u00eb e kishte nxjerr\u00eb nga\u00a0 procesverbalet e hetimeve t\u00eb para, i d\u00ebrgon Gjykat\u00ebs Ushtarake t\u00eb Tiran\u00ebs aktet kund\u00ebr t\u00eb pandehurve Vasil Nosi, Stilian Nosi, Marko Menahem, Adem Samuri, Fahrie Haveriku dhe Xhemal Farka. Ata akuzoheshin se kishin \u201cstrehuar kriminelin e luft\u00ebs Lef Nosin duke qen\u00eb dhe nd\u00ebrlidh\u00ebs\u201d<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn18\">[18]<\/a>. Mbi k\u00ebt\u00eb prokuroria k\u00ebrkonte caktimin e nd\u00ebshkimit t\u00eb tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb artikullit 1 t\u00eb ligjit nr. 21, botuar n\u00eb \u201cGazet\u00ebn Zyrtare\u201d, dat\u00eb 23 dhjetor 1944, pra nj\u00eb ligji q\u00eb u botua m\u00eb von\u00eb dhe hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 15 dhjetor 1944. K\u00ebt\u00eb ligj po e citoj m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201c<strong>Artikulli 1<\/strong>. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sabotojn\u00eb luft\u00ebn dhe pushtetin e popullit, ata q\u00eb fshehin kriminel\u00ebt e luft\u00ebs dhe ata q\u00eb ndiqen prej ligjit, ata q\u00eb kan\u00eb dije mbi k\u00ebta dhe nuk tregojn\u00eb, ata q\u00eb vjedhin pasurin\u00eb e Shtetit dhe t\u00eb popullit, ata q\u00eb spekulojn\u00eb dhe falsifikojn\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kontraband\u00eb, ata q\u00eb fshehin sende t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ushqimin, strehimin e popullit dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vendit, d\u00ebnohen nga gjyqet ushtarake me burgosje q\u00eb nga nj\u00eb e gjer m\u00eb 30 vjet\u00eb, ose me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm ose me vdekje dhe me konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb tundshme dhe t\u00eb patundshme dhe me humbje t\u00eb p\u00ebrhershme ose t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb t\u00eb drejtave politike.\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn19\">[19]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00eb 21 tetor 1945, gjykata e formuar nga Irakli Bozo (kryetar), Q. De\u00e7ka, R. Kruja, n\u00eb bashk\u00ebpunim me prokurorin Sk\u00ebnder Kosova i ka shpallur fajtor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 1 t\u00eb ligjit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur i ka d\u00ebnuar si vijon<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn20\">[20]<\/a>:<\/p>\n<ol>\n<li>Vasil Nosi u d\u00ebnua me 6 vjet burgim dhe humbjen e t\u00eb drejtave politike e civile p\u00ebr aq koh\u00eb, ai vdiq i burgosur n\u00eb fabrik\u00ebn e alkoolit n\u00eb Elbasan;<\/li>\n<li>Mark Menahem u d\u00ebnua me 4 vjet burg dhe humbjen e t\u00eb drejtave politike e civile p\u00ebr aq koh\u00eb;<\/li>\n<li>\u00a0Stiliano Nosi u d\u00ebnua me 3 vjet burg dhe humbjen e t\u00eb drejtave politike e civile p\u00ebr aq koh\u00eb. Ai vdiq n\u00eb vitin 1983;<\/li>\n<li>Fahrie Haveriku u d\u00ebnua me 3 vjet burg dhe humbjen e t\u00eb drejtave politike e civile p\u00ebr aq koh\u00eb dhe m\u00eb pas, s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, u arratis\u00ebn nga Shqip\u00ebria dhe shkuan n\u00eb nj\u00eb shtet evropian;<\/li>\n<li>Xhemal Farka u d\u00ebnua me 2 vjet burg dhe humbjen e t\u00eb drejtave politike e civile p\u00ebr aq koh\u00eb. \u201cM\u00eb pas u rid\u00ebnua me pushkatim p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb misionin ushtarak anglo-amerikan\u201d;<\/li>\n<li>Kurse Adem Samuri u d\u00ebnua me 6 vjet burg, nga t\u00eb cilat vuajti 4 prej tyre. Ai vdiq n\u00eb\u00a0 sht\u00ebpin\u00eb e tij si mik i familjes Nosi.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pas procesit t\u00eb tyre disa muaj m\u00eb von\u00eb nisi nj\u00eb proces tjet\u00ebr, ai i Lef Nosit dhe i dy personave t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebta ishin Maliq Bushati dhe kleriku fran\u00e7eskan Pat\u00ebr Anton Harapi OFM.<\/p>\n<h2>Gjyqi ndaj Lef Nosit<\/h2>\n<p>Lef Nosi q\u00ebndroi n\u00eb hetuesi p\u00ebr 5 muaj, deri n\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb 1946, kur ai u nxor n\u00eb gjyq m\u00eb 31 janar 1946. Aty prokuroria e Gjykat\u00ebs Ushtarake t\u00eb Tiran\u00ebs l\u00ebshon aktakuz\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb tre t\u00eb arrestuarve, duke i akuzuar \u00a0ata si \u201ckriminel\u00eb lufte dhe armiq t\u00eb popullit\u201d, dhe me shum\u00eb akuza t\u00eb tjera, q\u00eb sigurisht nuk ishin t\u00eb v\u00ebrteta. Procesverbalin me Akuza po e japim n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cRepublika P. e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjykata Ushtarake e Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nr. 24 i Librit Themeltar <\/strong><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb, m\u00eb 31 janar 1946 <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Procesverbal <\/strong><\/p>\n<p><em>Prokuroria e k\u00ebsaj Gjykate me akt-akuz\u00ebn dat\u00eb 31 janar 1946 na deferon p\u00ebr gjykim bashk\u00eb me aktet tre t\u00eb pandehurit: Lef Nosi nga Elbasani, Pat\u00ebr Anton Harapi nga Shkodra dhe Maliq Bushati po nga Shkodra, t\u00eb akuzuar pse si kriminela lufte dhe armiq t\u00eb popullit: dy t\u00eb par\u00ebt n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tyre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Regjenc\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e okupacionit nazist, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe i kan\u00eb sh\u00ebrbyer k\u00ebtij okupatori n\u00eb d\u00ebm t\u2019interesave t\u00eb larta t\u00eb Atdheut dhe jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha krimet, shkat\u00ebrrimet dhe d\u00ebmet materiale t\u00eb kryera n\u00eb vendin ton\u00eb dhe i treti ka p\u00ebrgatitur, n\u2019 bashk\u00ebpunim me tradhtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, terrenin p\u00ebr okupimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia Fashiste, ka sabotuar rezistenc\u00ebn e popullit shqiptar\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij Kryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e okupacionit fashist ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me okupatorin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit shqiptar dhe ka mobilizuar e subvencionuar forca armate p\u00ebr kundra luft\u00ebs Nc. \u00c7l, etj, etj. Aktet u regjistruan n\u00ebn Nr. 24 t\u00eb Librit themeltar t\u00eb k\u00ebtij vjeti dhe p\u00ebr dit\u00eb gjykimi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes u caktuan data 1 fruer 1946, ora 9, duke iu njoftuar t\u00eb pandehurve q\u00eb ndodhen t\u00eb arrestuar.\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn21\">[21]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra m\u00eb 1 shkurt 1946, nj\u00eb trup gjykues prestar\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ishin Irakli Bozo, Tonin Jakova dhe Gjon Banushi, n\u00eb pranin\u00eb e prokurorit Misto Treska, hap\u00eb gjyqin n\u00eb kineman\u00eb \u201cKosova\u201d n\u00eb Tiran\u00eb (sot Teatri Komb\u00ebtar).<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn22\">[22]<\/a> Gjykimi u mbajt, n\u00eb tet\u00eb sesione, t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb q\u00eb vazhdimisht e nd\u00ebrpritnin procesin dhe me tallje dhe sharje.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn23\">[23]<\/a> I pari \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje Lef Nosi, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokat Zoi Xoxa. Nd\u00ebr shum\u00eb akuza t\u00eb tjera Lef Nosi, nga prokurori u akuzua edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e 50 mij\u00eb vet\u00ebve, pavar\u00ebsisht se e gjith\u00eb lufta nuk kishte m\u00eb shum\u00eb se 3 \u2013 4 mij\u00eb t\u00eb till\u00eb. T\u00eb tre nd\u00ebr t\u00eb tjera u mbajt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha humbjet q\u00eb pati Shqip\u00ebria gjat\u00eb luft\u00ebs.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn24\">[24]<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi politik ku nuk doli asnj\u00eb akuz\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga ato q\u00eb m\u00ebtoheshin nga prokurori dhe vendimi i gjykat\u00ebs, qe d\u00ebnimi me vdekje p\u00ebr t\u00eb tre t\u00eb pandehurit. Pra, m\u00eb 12 shkurt 1946 Gjykata Ushtarake e Tiran\u00ebs mori vendimin p\u00ebr d\u00ebnim me vdekje p\u00ebr Lef Nosin, Maliq Bushatin dhe Pat\u00ebr Anton Harapin. Dokumentin e Vendimit po e sjellim m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201c<strong>Akt-Gjykim<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata e Lart\u00eb Ushtarake e formuar prej: N\/Kolonel Gaqo Floqi Kryetar, Major Frederik Nosit An\u00ebtar, Kapiten Ire Veledin Zejneli, an\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Me ligj<\/em><\/strong><em>:<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi i gjykat\u00ebs s\u00eb faktit \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb dispozitat ligjore p\u00ebrkat\u00ebse, sasia e nd\u00ebshkimit caktuar me VDEKJE p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me fajet dhe veprat e kryera prej tyre:<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Prandaj<\/em><\/strong><em>:<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata e Lart\u00eb duke p\u00eblqyer edhe mendimin e Prokurorit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 31 t\u00eb Ligjit Nr. 41 dat\u00eb 14 Janar 1945 mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Vendosi<\/em><\/strong><em>: <\/em><\/p>\n<p><em>Aprovimin e akt-gjykimit Nr. 24 dat\u00eb 12. II. 1946 t\u00eb Gjykat\u00ebs Ushtarake t\u00eb Tiran\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur nd\u00ebshkimi me VDEKJE t\u00eb pandehurve: Lef Nosi nga Elbasani, Pat\u00ebr Anton Harapi nga Shkodra dhe Maliq Bushati nga Shkodra, me t\u00eb cil\u00ebn humbin t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat qytetare dhe politike, sekuestrimin e pasuris\u00eb s\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme.\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn25\">[25]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lef Nosi nuk pranoi t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebrkes\u00eb faljeje. Megjithat\u00eb organet e at\u00ebhershme b\u00ebn\u00eb nj\u00eb dokument, q\u00eb gjoja Lef Nosi kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ti falej jeta. Dokumentin e p\u00ebrmendur do sjellim si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cVdekje Fashizmit liri e popullit<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 P. T. Asambles\u00eb kushtetuese Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 I n\u00ebnshkruemi Lef Nosi kam nderin me parashtrue sa m\u00eb posht\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Gjykata Ushtarake e Tiran\u00ebs me vendimin e saj dat\u00eb 12 t\u00eb muajit vazhdues m\u00eb \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 ka nd\u00ebrshkue me vdekje.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Tue p\u00ebrs\u00ebrit gjith\u00e7ka kam th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb rrjedhimit t\u00eb gjykimit lutem t\u00eb kini \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb falet jeta <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Tiran\u00eb 12\/2\/1946 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Me nderime Lef Nosi (firma).\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn26\">[26]<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb dokument me p\u00ebrmbajtje pak a shum\u00eb t\u00eb ngjashme gjeta edhe p\u00ebr pater Anton Harapin, kurse <em>\u201ck\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr falje\u201d<\/em> t\u00eb Maliq Bushatit nuk munda ta gjej. Vendimi u la n\u00eb fuqi edhe dy dit\u00eb m\u00eb pas nga Gjykata e Lart\u00eb Ushtarake, Lef Nosi u ekzekutua tek <strong><em>\u201cKodrat e Priftit\u201d <\/em><\/strong>n\u00eb Tiran\u00eb, por ka edhe nj\u00eb version tjet\u00ebr ku thuhet se ai u pushkatua n\u00eb Kodr\u00ebn e Kryegjyshat\u00ebs Bektashiane.<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn27\">[27]<\/a><\/p>\n<p>Sipas Katriot Dervishit, <em>\u201cLef Nosi i ka \u201cftuar\u201d xhelat\u00ebt e tij t\u2019i jepnin fund k\u00ebsaj komedie si\u00e7 e kishin nisur duke mos pasur as besimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cdrejt\u00ebsi t\u00eb popullit\u201d q\u00eb nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se vegla e Partis\u00eb Komuniste n\u00eb ekzekutimin e planit fam\u00ebkeq p\u00ebr zhdukjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ditur t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn28\">[28]<\/a><\/p>\n<p>Adelina Kosturi, pak vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 92-vje\u00e7are, n\u00eb lidhje me ekzekutimin e Lef Nosit kujton: <em>\u201cFill pas pushkatimit, kunati im, Jorgaq Kosturi, q\u00eb ka vdekur prej shum\u00eb vitesh, mori dy pun\u00ebtor\u00eb, i mbuloi me dh\u00e9, se ishin varrosur shum\u00eb cek\u00ebt dhe vendosi nj\u00eb kavanoz tek k\u00ebmb\u00ebt e Lefit p\u00ebr ta identifikuar m\u00eb von\u00eb. Ky varr nuk \u00ebsht\u00eb gjetur akoma\u201d.<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn29\">[29]<\/a> Personin q\u00eb tradhtoi Lef Nosin, sipas Adelina Kosturit, <em>\u201cm\u00eb pas e graduan nga kapiten n\u00eb major dhe me sa di un\u00eb, b\u00ebri 10 vjet burg, u lirua pas viteve &#8217;90 dhe sot g\u00ebzon statusin e t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik, madje shkruan edhe kujtime?!\u201d<\/em><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftn30\"><em><strong>[30]<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<p align=\"left\">\n<h1>Literatura e p\u00ebrdorur<\/h1>\n<p align=\"left\">Arkivi Qendror Shqiptar<\/p>\n<p align=\"left\">Arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb pun\u00ebve t\u00eb Brend\u00ebshme<\/p>\n<p align=\"left\">AMB, F. 1, D.1068. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<br \/>\nAMB, F.1, D.9273. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<\/p>\n<p align=\"left\">1912-1937 Dokumenti i shpalljes s\u2019Indipendenc\u00ebs Kob\u00ebtare n\u00eb Vlon\u00eb m\u00eb 28 Nanduer 1912 edhe fytyrat e p\u00ebrfasuesvet t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb paten fatin e lumtun me e shpall\u00eb. E boton Lef Nosi. Ribotimi asht I rezervum. Tiran\u00eb 28 Naduer 1937. (Dokument i fotokopjuar.)<\/p>\n<p>De\u00e7ja, Klevisa, \u201cKur injoranca nd\u00ebshkonte intelektual\u00ebt\u2026.\u201d URL:\u00a0 http:\/\/www.lajmishqip.com\/?p=13958 (23. 11. 2012)<\/p>\n<p>De\u00e7ja, Klevisa, \u201cProceset fam\u00ebkeqe: diktatura e gjykoi tradhtar Lef Nosin\u201d. Standard. &#8211; Nr. 1559, 29 maj, 2010, f. 16 &#8211; 17.<\/p>\n<p align=\"left\">Elsie, Robert, <em>Historical Dictionary of Albania. <\/em>Second edition<em>. <\/em>Maryland: Scarecrow Press 2010, f. 335.<\/p>\n<p align=\"left\">Gazeta Zyrtare, 23 dhjetor 1944, Nr. 2, f. 2.<\/p>\n<p align=\"left\">Historia e Sigurimit t\u00eb Shtetit, 2, botim i brendsh\u00ebm i MPB-s\u00eb, sekret.<\/p>\n<p>Sadiku, Miranda, \u201cDokumentet, si u pushkatua Lef Nosi, miku i Qemal Staf\u00ebs\u201d, Gazeta Panorame, dt. 31 Janar, 2012. Online: URL: http:\/\/www.panorama.com.al\/2012\/01\/31\/dokumentet-si-u-pushkatua-lef-nosi-miku-i-qemal-stafes\/ (19. 11. 2012)<\/p>\n<p>Zane, Hyqmet, \u201cDit\u00ebt e fundit t\u00eb Lef Nosit Para Pushkatimit\u201d, n\u00eb: \u201dhttp:\/\/www.voal-online.ch\/index.php?mod=article&amp;cat=SHQIPTAR%C3%8BT&amp;article=19779 (dt. 19. 11. 2012)<\/p>\n<div><br clear=\"all\" \/><\/p>\n<hr align=\"left\" size=\"1\" width=\"33%\" \/>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref1\">[1]<\/a> N\u00eb lidhje me d\u00ebnimet e personave t\u00eb sip\u00ebrsh\u00ebnuar shih: AMB, F. 1, D. 1068. -AMB, F. 1, D. 9273. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref2\">[2]<\/a> Po \u00a0aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref3\">[3]<\/a> Po\u00a0 aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref4\">[4]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref5\">[5]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref6\">[6]<\/a> Po\u00a0 aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref7\">[7]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref8\">[8]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref9\">[9]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref10\">[10]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref11\">[11]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref12\">[12]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref13\">[13]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref14\">[14]<\/a> AQSH, F. b 497 V. 1945, D. 1945, Dt. 17 prill 1945,\u00a0 Fl. 16\/12.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref15\">[15]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref16\">[16]<\/a> \u201cGazeta Zyrtare\u201d, Tiran\u00eb e shtun\u00eb m\u00eb 23 dhjetor 1944, Nr. 2, f. 2.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref17\">[17]<\/a> 1912-1937 Dokumenti i shpalljes s\u2019Indipendenc\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb Vlon\u00eb m\u00eb 28 Nanduer 1912 edhe fytyrat e p\u00ebrfasuesvet t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb paten fatin e lumtun me e shpall\u00eb. E boton Lef Nosi. Ribotimi asht I rezervum. Tiran\u00eb 28 Naduer 1937. (Dokument i fotokopjuar.)<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref18\">[18]<\/a> AMB, F. 1, D. 1068, AMB, F. 1, D. 9273. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref19\">[19]<\/a> \u201cGazeta Zyrtare\u201d, Tiran\u00eb e shtun\u00eb m\u00eb 23 dhjetor 1944, Nr. 2, f. 2.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref20\">[20]<\/a> N\u00eb lidhje me d\u00ebnimet e personave t\u00eb sip\u00ebrsh\u00ebnuar shih: AMB,F.1, D.1068. -AMB, F.1, D.9273. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref21\">[21]<\/a> Klevisa De\u00e7ja, \u201cKur injoranca nd\u00ebshkonte intelektual\u00ebt\u2026.\u201d URL\u00a0 http:\/\/www.lajmishqip.com\/?p=13958 (23. 11. 2012)<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref22\">[22]<\/a> AMB,F.1 , D. 1068. -AMB, F. 1, D. 9273. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref23\">[23]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref24\">[24]<\/a> <em>\u201cLef Nosi was brought to trial in February 1946, together with Anton Harapi and former prime minister Maliq bey Bushati. According to the British Military Mission, which covered the trial: The trial took place, in eight sessions, in a squalid cinema in Tirana before a house packed by Party members who constantly interrupted and jeered, while three military judges on the stage kept hurling accusations and abuse at the defendants, jointly and severally. All three were held responsible for, among other things, Albania&#8217;s entire war losses&#8230;. Defendant&#8217;s counsel was howled down as a \u2018fascist\u2019 and never succeeded in making himself heard&#8230; The three accused were shot two days afterwards, on 15 February.\u201d<\/em> Robert elsie, <em>Historical Dictionary of Albania. <\/em>Second edition<em>. <\/em>Maryland: Scarecrow Press 2010, f. 335.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref25\">[25]<\/a> Klevisa\u00a0 De\u00e7ja,\u00a0 \u201cKur injoranca nd\u00ebshkonte intelektual\u00ebt\u2026.\u201d URL\u00a0 http:\/\/www.lajmishqip.com\/?p=13958 (23. 11. 2012)<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref26\">[26]<\/a> AQSH, F. 889, V. 1946, D. 204, fl, 55.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref27\">[27]<\/a> Hyqmet Zane, \u201cDit\u00ebt e fundit t\u00eb Lef Nosit Para Pushkatimit\u201d, n\u00eb: \u201dhttp:\/\/www.voal-online.ch\/index.php?mod=article&amp;cat=SHQIPTAR%C3%8BT&amp;article=19779 (dt. 19. 11. 2012)<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p align=\"left\"><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref28\">[28]<\/a> AMB,F.1, D.1068. -AMB, F.1, D.9273. Material i Arkivit t\u00eb MPB v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kastriot Dervishi.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref29\">[29]<\/a> Hyqmet Zane, \u201cDit\u00ebt e fundit t\u00eb Lef Nosit Para Pushkatimit\u201d, n\u00eb: \u201dhttp:\/\/www.voal-online.ch\/index.php?mod=article&amp;cat=SHQIPTAR%C3%8BT&amp;article=19779 (dt. 19. 11. 2012)<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/user\/Documents\/edmond%20malaj.docx#_ftnref30\">[30]<\/a> Po aty.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Edmond Malaj &nbsp; P\u00ebr t\u00eb pasqyruar sa m\u00eb sakt\u00eb persekutimin dhe d\u00ebnimin e tij nga shteti komunist u mb\u00ebshteta kryesisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dokumentare arkivore. Dhe n\u00eb disa artikuj t\u00eb botuara n\u00eb shtypin shqiptar vite ma par\u00eb. Se kush ishte Lef Nosi,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3980,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3978\/revisions\/3980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}