{"id":3928,"date":"2014-01-23T13:54:27","date_gmt":"2014-01-23T13:54:27","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3928"},"modified":"2014-01-23T13:54:27","modified_gmt":"2014-01-23T13:54:27","slug":"ermira-babamusta-studimet-ne-harvard-dhe-politika-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3928","title":{"rendered":"Ermira Babamusta, studimet n\u00eb Harvard dhe politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Babamusta-11.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3929\" title=\"Babamusta-11\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Babamusta-11-261x300.jpg\" alt=\"\" width=\"261\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Babamusta-11-261x300.jpg 261w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Babamusta-11.jpg 500w\" sizes=\"auto, (max-width: 261px) 100vw, 261px\" \/><\/a><\/strong><em>Ne foto Ermira Babmusta<\/em><\/p>\n<p><strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Blerina BRAHO<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ermira Babamusta, studentja dhe aktivistja shqiptaro-amerikane vler\u00ebsohet p\u00ebr arritje t\u00eb shk\u00eblqyera nga Harvard<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Shqiptar\u00ebt q\u00eb po japin nj\u00eb kontribut t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb emrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe nj\u00ebra nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb edhe shqiptarja me fam\u00eb Ermira Babamusta,<!--more--> e cila studion e punon n\u00eb Amerik\u00eb. Me kontributin e saj Ermira sh\u00ebrben si ambasadore e kultur\u00ebs dhe vlerave shqiptare n\u00eb bot\u00eb. Ermira njihet p\u00ebr arritjet e saj n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb dhe politik\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe gjithashtu p\u00ebr promovimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb talentuar n\u00eb bot\u00eb. Ajo mbahet mend m\u00eb s\u00eb shumti si nj\u00eb nga personat q\u00eb ka punuar n\u00eb administrat\u00ebn e Presidentit Obama dhe p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb ka marr\u00eb nga Kongresi Amerikan. Por s\u00eb fundmi ajo ka sh\u00ebnuar edhe nj\u00eb arritje tjet\u00ebr n\u00eb list\u00ebn e saj t\u00eb sukseseve e fitoreve. Ermir\u00ebs i \u00ebsht\u00eb akorduar nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb nga universiteti prestigjioz i Harvardit p\u00ebr arritjet e saj akademike. Se si arriti ajo t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Harvardit, cil\u00ebt profesor\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leksione dhe si do e ndihmojn\u00eb k\u00ebto njohuri n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb lexoni intervist\u00ebn me posht\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Momentalisht Ermira Babamusta po merret me sondazhin p\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr hulumtimin e saj t\u00eb doktoratur\u00ebs. Ekspert\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb marrin pjes\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.prishtinapress.info\/sondazh\">www.prishtinapress.info\/sondazh<\/a>. <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Koh\u00ebt e fundit nj\u00eb tjet\u00ebr arritje \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb list\u00ebn tuaj t\u00eb fitoreve akademike dhe personale. Juve ju \u00ebsht\u00eb akorduar certifikata e mjesht\u00ebris\u00eb nga universiteti prestigjioz Harvard. Mund t\u00eb na tregoni di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> Dashurin\u00eb p\u00ebr edukim, kultur\u00eb dhe njohuri ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dy prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb arsimtar\u00eb. Si fis (Babamusta dhe Cani) e kemi pasur tradit\u00eb shkollimin jasht\u00eb shtetit dhe shkollimin e lart\u00eb. Ibrahim Babamusta, nipi i gjyshit tim, mori Medaljen e Art\u00eb nga Perandori Franc Ferdinand i Austris\u00eb. Babai im, Neki Babamusta, \u201cM\u00ebsues i Merituar\u201d ka zhvilluar l\u00ebvizjen arsimore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe Kosov\u00eb, ka mbajtur shum\u00eb kumtesa historike n\u00eb Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb tek Ministria e Arsimit, ka d\u00ebrguar materiale historike tek Instituti i Historis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb fal\u00ebnderuar nga ish drejtori i saj z.Stefanaq Pollo. P\u00ebr shkenca ekzakte n\u00eb Shqip\u00ebri kontribut shum\u00eb t\u00eb madh kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb japin t\u00eb af\u00ebrmit e par\u00eb t\u00eb mi si Agron Babamusta, (Drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb Apollo n\u00eb Tiran\u00eb), Neritan Babamusta, (ish -shef kuadri n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, m\u00eb pas n\u00eb Institutin e Studimeve), Ismail Babamusta bashk\u00eb me v\u00ebllan\u00eb (hulumtues rezultativ n\u00eb shkenca mjek\u00ebsore farmaceutike), etj.. Gjithmon\u00eb e kam patur synim doktoratur\u00ebn dhe tani kam edhe fatin t\u00eb shtoj Harvardin n\u00eb rezymen\u00eb time. Nuk e kisha imagjinuar se do studioj n\u00eb Harvard. Ky program q\u00eb u pranova ishte i rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr 500 student\u00eb nga e gjith\u00eb bota me konkurs. U g\u00ebzova kur pash\u00eb emrin tim n\u00eb list\u00ebn fituese t\u00eb pranimit dhe jam e lumtur q\u00eb arrita t\u00eb fitoj edhe certifikat\u00ebn e mjesht\u00ebris\u00eb. Krenohem q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb program q\u00eb fillova ver\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p><strong>Si ndodhi q\u00eb ju u pranuat tek programi Sigurimi Komb\u00ebtar dhe Strategjia (National Security &amp; Strategy) dhe \u00e7far\u00eb risish mor\u00ebt nga ky program?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> N\u00eb gusht 2013 aplikova p\u00ebr programin e certifikat\u00ebs p\u00ebr kursin Strategjia dhe Sigurimi Komb\u00ebtar Amerikan. Si pjes\u00eb e aplikimit dhe konkursit t\u00eb programit duhet t\u00eb shkruaja nj\u00eb ese q\u00eb k\u00ebrkonte formulimin e nj\u00eb memorandumi duke paraqitur strategji p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurimi rreth Siris\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb pas, n\u00eb shtator m\u00eb lajm\u00ebruan q\u00eb nga mij\u00ebra q\u00eb aplikuan, isha zgjedhur nj\u00eb nga 500 student\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e programit. Ky program kishte p\u00ebrzgjedhur student\u00eb nga shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe un\u00eb u zgjodha si studente e Universitetit West Virginia dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. N\u00eb dhjetor, kur mbaroi programi, isha nj\u00eb nga 290 student\u00ebt q\u00eb u akorduan me certifikat\u00ebn e mjesht\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm gjysma e pjes\u00ebmarr\u00ebsve nga 500 vetat q\u00eb u pranuan arrit\u00ebn ta fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb certifikat\u00eb me sukses, dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb isha midis tyre. T\u00eb tjer\u00ebt ose e lan\u00eb programin, sepse ishte mjaft i v\u00ebshtir\u00eb, ose nuk arrit\u00ebn t\u00eb fitojn\u00eb notat dhe pik\u00ebt e duhura p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb certifikat\u00ebn. Semestrin e ri t\u00eb pranver\u00ebs filloj kursin e dyt\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe e mbaroj nga vera 2014. Q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb programit, n\u00eb seminarin e par\u00eb q\u00eb u zhvillua, kam m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se sa kam m\u00ebsuar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs time si studente, me dy mastera dhe doktoratur\u00eb q\u00eb kam deri tani. Harvardi ka nj\u00eb metod\u00eb m\u00ebsimi krejt ndryshe nga universitetet e tjera dhe m\u00eb la shum\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb diskutohet teori, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi tipik i arsimit n\u00eb t\u00eb gjitha universitetet amerikane sot, por ndryshimi n\u00eb Harvard \u00ebsht\u00eb se, profesor\u00ebt, q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, na m\u00ebsuan edhe aspektin praktik t\u00eb pun\u00ebs. N\u00ebse fillon pun\u00eb, p\u00ebr shembull n\u00eb Departamentin e Mbrojtjes, \u00e7far\u00eb duhet patur parasysh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i suksessh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mbajtur pozit\u00ebn dhe k\u00ebrkesat nga shefi. Na m\u00ebsuan si t\u00eb shkruajm\u00eb memorandume q\u00eb i drejtohen Presidentit ose Sekretarit t\u00eb Shtetit dhe lider\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Profesor\u00ebt flisnin nga p\u00ebrvojat e tyre gjat\u00eb pun\u00ebs<br \/>\nn\u00eb administrat\u00ebn amerikane. Kam marr\u00eb shum\u00eb m\u00ebsime t\u00eb mira, por p\u00ebrfitimi m\u00eb i madh ka qen\u00eb aspekti praktik se si funksionon zyra dhe cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat administrative n\u00eb nivelet e larta qeveritare p\u00ebr ato q\u00eb synojn\u00eb k\u00ebto funksione. Njohuri t\u00eb tilla m\u00ebsohen natyrisht me p\u00ebrvoj\u00eb pune dhe nuk ceken n\u00eb arsim. K\u00ebshtu m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje q\u00eb Harvardi p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb metod\u00eb. Harvardi jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb lidh me ekspert\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb ishin pjes\u00eb e forumeve dhe diskutimeve t\u00eb programit, por t\u00eb m\u00ebson edhe k\u00ebshillon si t\u00eb arrish suksesin n\u00eb pun\u00eb. Ky besoj ka qen\u00eb p\u00ebrfitimi m\u00eb i madh p\u00ebr mua.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb metodash keni m\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb program t\u00eb Harvard-it?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> Gjat\u00eb programit kemi analizuar disa hipoteza dhe situata t\u00eb imagjinuara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonim si t\u00eb analizonim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike \u00e7\u00ebshtje sensitive n\u00eb lidhje me sigurimin e shtetit. Kemi shqyrtuar disa shembuj si Siri, Irani, Uikileaks, Korea, etj., p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb politik\u00ebn e jashtme, interesat e nj\u00eb shteti dhe procesin e vendimmarrjes s\u00eb lider\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb metod\u00eb mjaft interesante ishte koncepti i \u201cRed Teaming\u201d (ekipi i kuq), q\u00eb u zhvillua gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Sovjetik ishin n\u00eb konkurrenc\u00eb. E ka marr\u00eb emrin nga Rusia e kuqe at\u00ebher\u00eb, dhe Amerika blu. Koncepti i \u201cekipi i kuq\u201d do t\u00eb thot\u00eb adoptimi i pozit\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ato marrin vendime dhe cilat p\u00ebrgjigje ose veprime do merrnin ato n\u00eb politik\u00eb. Thelbi i k\u00ebtij koncepti \u00ebsht\u00eb ta imagjinosh veten si kund\u00ebrshtari, qoft\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, nj\u00eb person ose nj\u00eb biznes, dhe e koncepton bot\u00ebn nga syt\u00eb e tyre, duke kuptuar interesat, alternativat dhe veprimet e mundshme t\u00eb tyre. Kjo metod\u00eb p\u00ebrdoret sot n\u00eb komunitetin e inteligjenc\u00ebs dhe mbrojtjes. Brenda analiz\u00ebs s\u00eb inteligjenc\u00ebs duke p\u00ebrdorur alternativ\u00ebn \u201cEkipi i Kuq\u201d m\u00eb t\u00eb suksesshmet jan\u00eb k\u00ebto teknika: \u201cAnaliza e Ekipit A\/B\u201d, \u201cMbrojtja e Djallit\u201d, \u201cAnaliza \u2018po n\u00eb qoft\u00eb\u00a0 se\u2019, lista e supozimeve kryesore etj..\u00a0 \u201cAnaliza e Ekipit B\u201d ka p\u00ebr detyr\u00eb shqyrtimin e analiz\u00ebs s\u00eb Ekipit A, q\u00eb pranohet si njohuri e zakont\u00eb ose e pranueshme. Duke u nisur nga kjo analiz\u00eb e Ekipit A si pik\u00ebfillim, Ekipi B duhet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa grupi \u201cMbrojtja e Djallit\u201d pasi merr n\u00ebn shqyrtim t\u00eb gjitha pikat e d\u00ebshmis\u00eb duhet t\u2019i lidhi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb del n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim krejt ndryshe nga konkluzionet fituese. K\u00ebto metoda nxitin formimin e ideve t\u00eb reja dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb grup ose mendimin n\u00eb grup q\u00eb sfidon mendimin e zakont\u00eb ose at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/babamusta1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3931\" title=\"babamusta1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/babamusta1.jpg\" alt=\"\" width=\"219\" height=\"146\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb debateve dhe analizave, profesori im i Harvardit, Graham Allison na b\u00ebnte gjithmon\u00eb pyetjen \u201cSi mund t\u00eb jem un\u00eb gabim?\u201d Kjo pyetje njihet si pyetja e Gjeneralit George Marshall, q\u00eb ka punuar si Sekretar Shteti dhe Sekretar i Mbrojtjes gjat\u00eb Presidentit Harry Truman. Mbas tij \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar edhe Plani i Marshallit, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar Europ\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb Bot\u00ebrore. Si strateg ushtrie dhe mbrojtje gjenerali Marshall gjithmon\u00eb b\u00ebnte pyetjen \u201csi mund t\u00eb jem un\u00eb gabim\u201d p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb argumentin e tij, t\u00eb gjej dob\u00ebsit\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb konkluzionet, vendimet dhe veprimet e tij. Besoj se k\u00ebto metoda mund t\u00eb aplikohen jo vet\u00ebm n\u00eb nivele t\u00eb larta qeveritare, ose n\u00eb organizata e administrata, por edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb analizat dhe mendimet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb 2004 koncepti i Ekipit t\u00eb kuq u b\u00eb ligj dhe n\u00eb legjislatur\u00ebn amerikane n\u00ebp\u00ebrmjet Aktit Reformues t\u00eb Inteligjenc\u00ebs n\u00eb 2004, ku brenda 180 dit\u00ebve Drejtori i Inteligjenc\u00ebs Nacionale ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb filloj\u00eb procesin e caktimit t\u00eb personave me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzione alternative p\u00ebr komunitetin e inteligjenc\u00ebs. Kjo me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb evituar d\u00ebshtimet e inteligjenc\u00ebs si rastet, Komisioni i 9\/11 (2004), Komisioni i Arm\u00ebve t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb (2005). N\u00eb 2006 hyri n\u00eb ligj edhe Akti i Autorizimit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Atdheut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur analiz\u00ebn Ekipi i Kuq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa paraprake ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve terroriste ose arm\u00ebve kimike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni ndonj\u00eb kuriozitet p\u00ebr profesor\u00ebt e tuaj n\u00eb Harvard. Ka persona t\u00eb njohur publik mes tyre? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> Kam patur fatin t\u00eb m\u00ebsoj nga profesor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Profesori Graham Allison \u00ebsht\u00eb drejtori i qendr\u00ebs p\u00ebr shkenca dhe pun\u00eb t\u00eb jashtme \u201cBelfer Center\u201d tek shkolla JFK School of Government n\u00eb Harvard. Ka punuar si k\u00ebshilltar special p\u00ebr Sekretarin e Mbrojtjes gjat\u00eb Presidentit Reagan, dhe si asistent sekretar i mbrojtjes p\u00ebr politik\u00eb dhe plane p\u00ebr presidentin Klinton. Ka fituar \u00e7mimin e lart\u00eb civil nga Departamenti i Mbrojtjes dhe ka publikuar shum\u00eb libra shkencor n\u00eb lidhje me politik\u00ebn. Librin e tij \u201cEsenca e Vendimeve\u201d po e p\u00ebrdor si baz\u00eb e tem\u00ebs time t\u00eb doktoratur\u00ebs. Nd\u00ebrsa profesori David Sanger, \u00ebsht\u00eb korrespondenti kryesor i Uashingtonit p\u00ebr \u201cNju Jork Tajms\u201d. Ka fituar \u00e7mimin \u201cPulitzer\u201d, ka botuar disa libra dhe jep m\u00ebsim n\u00eb \u201cHarvard\u201d p\u00ebr politik\u00eb publike. Ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shtat\u00eb vjet si korrespondent i \u201cThe Times\u201d p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Profesori tjet\u00ebr Dr. Derek Reveron \u00ebsht\u00eb drejtori i Strategjive t\u00eb Sigurimit dhe Drejtori i Kolegjit \u201cUS Naval War College\u201d n\u00eb Njuport. Secili prej tyre ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb m\u00ebsim duke na m\u00ebsuar nga p\u00ebrvojat e tyre n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb forumet e shumta q\u00eb kan\u00eb organizuar kemi patur debate mjaft interesante.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb Harvard \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga universitet m\u00eb prestigjioze dhe t\u00eb d\u00ebshiruara n\u00eb bot\u00eb. Dijet q\u00eb merren n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb konceptohen si unike dhe efektive n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, por si t\u00eb ndihmojn\u00eb \u00e7ka ke m\u00ebsuar n\u00eb Harvard p\u00ebr ta aplikuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> P\u00ebrsa i p\u00ebrket interesave komb\u00ebtare kam m\u00ebsuar nga Harvardi piramid\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb propozuar nga Dr. Derek Reveron dhe James Cook: (1) jet\u00ebsore, (2) t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe (3) periferike. E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbijetes\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb, e sistemit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mir\u00ebqenien, sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb e vendit. P\u00ebr \u00e7far\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vdesim. E dyta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbrojtjen e interesave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (p.sh. ndalimi i gjenocideve). Dhe e treta k\u00eb mund t\u00eb financojm\u00eb, ose interesa me m\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi. Mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrcaktimi i strategjis\u00eb q\u00eb lidh m\u00ebnyrat dhe arritjet tregon suksesin e objektivave. Sipas Reveron dhe Cook strategjia \u00ebsht\u00eb n\u00eb dy nivele: (1) strategjia e madhe, q\u00eb p\u00ebrfshin nivelet m\u00eb t\u00eb larta diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, p\u00ebr shembull \u2018strategjia e sigurimit komb\u00ebtar\u2019, p\u00ebrgatitur nga Presidenti p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb sfide dhe (2) \u2018strategjia teatrale\u2019, e cila bazohet n\u00eb strategjin\u00eb e madhe nacionale, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar vizionin dhe implementimin e funksioneve dhe koordinimin e aktiviteteve\/veprimeve.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/babamusta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3930\" title=\"babamusta\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/babamusta.jpg\" alt=\"\" width=\"128\" height=\"160\" \/><\/a><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb patur zhvillim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb k\u00ebto dy strategji duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb caktuara s\u00eb pari. \u201cStrategjia e madhe\u201d cakton konceptet dhe planet, nd\u00ebrsa e dyta p\u00ebrcakton veprimet dhe implementimet, si dhe lidhjen me institucionet, duke u bazuar n\u00eb planin e madh komb\u00ebtar. Duke analizuar misionin, objektivat dhe rrug\u00ebn e implementimit t\u00eb dyja strategjit\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb mjaft t\u00eb suksesshme. N\u00eb aspektin ekonomik, interes jet\u00ebsor do ishte zhvillimi i tregut; sa prodhime vendore bujq\u00ebsore ka n\u00eb treg, sa e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomia dhe sa t\u00eb zhvilluara jan\u00eb fabrikat, uzinat dhe prodhimet e tjera\/industria e r\u00ebnd\u00eb. A mund t\u00eb vet\u00ebfurnizohet Shqip\u00ebria dhe Kosova me prodhimet e saj vendore? Interesat e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua do hynte lidhja me tregun e huaj, eksporti dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i mjeteve, teknologjis\u00eb, rritja e iniciativave, p\u00ebrkrahje shtet\u00ebrore, etj. N\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk forcohen ekonomisht dhe ushtarakisht, nuk mund t\u00eb luajn\u00eb rol t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Duke u nisur nga praktika politike ju aktualisht jeni duke p\u00ebrgatitur edhe nj\u00eb anket\u00eb me target grup Kosov\u00ebn dhe popullsin\u00eb e saj. Ku konsiston realisht ky anketim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> Momentalisht po merrem me hulumtimin e dyt\u00eb shkencor duke p\u00ebrdorur modelin e profesorit Graham Allision t\u00eb Universitetit t\u00eb Harvardit, bashk\u00eb me pes\u00eb profesor\u00eb t\u00eb komitetit tim t\u00eb tem\u00ebs nga universiteti i West Virginia-s. K\u00ebt\u00eb hulumtim e fillova n\u00eb Kosov\u00eb, ku jetova disa muaj n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb 2012-13. Fal\u00ebnderoj Ministrin\u00eb e Diaspor\u00ebs dhe Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e tyre, si dhe personat e tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb angazhuar deri tani.<\/p>\n<p>Ftoj ekspert\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Kosov\u00ebs si polic\u00eb, profesor\u00eb, avokat\u00eb, politikan\u00eb, ekonomist\u00eb, qeveritar\u00eb, gazetar\u00eb, administrator\u00eb, etj., t\u00eb marrin pjes\u00ebn n\u00eb Faz\u00ebn I t\u00eb anket\u00ebs time zyrtare p\u00ebr qeverisjen e Kosov\u00ebs q\u00eb do punohet n\u00eb lib\u00ebr dhe n\u00eb tem\u00ebn e doktoratur\u00ebs. M\u00eb nevojit\u00ebn sa m\u00eb shume ekspert\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim. Ju ftoj ta plot\u00ebsoni tek <a href=\"http:\/\/www.prishtinapress.info\/sondazh\">www.prishtinapress.info\/sondazh<\/a>.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj z. Engj\u00ebll, Blerin\u00ebn dhe stafin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Telegrafit, q\u00eb kan\u00eb treguar nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb promovimin e talenteve shqiptare n\u00eb vend dhe diaspor\u00eb. Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dashamir\u00ebsi q\u00eb tregoni. Suksese.<\/p>\n<p><strong>Presidenti Obama u shpall si njeriu i dyt\u00eb m\u00eb i admiruar n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr vitin 2013. Ju keni punuar p\u00ebr administrat\u00ebn e Presidentit Obama. \u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr eksperienc\u00ebn e pun\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermira Babamusta:<\/strong> P\u00ebrg\u00ebzoj Presidentin Obama p\u00ebr pun\u00ebn e tij, p\u00ebr vlerat e larta, kushtimin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb popullit amerikan, realizimin e programit q\u00eb premtoi gjat\u00eb kandidatur\u00ebs. Presidenti ka arritur sukses n\u00eb uljen e papun\u00ebsis\u00eb, sidomos mbas kriz\u00ebs s\u00eb 2008-s q\u00eb e t\u00ebr\u00eb Amerika e p\u00ebrjetoi. Puna ime tek administrata e Presidentit Obama, n\u00eb 2008 dhe 2012, ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb dha nga af\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njihem me popullin amerikan, t\u00eb kuptoj dhe luftoj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet dhe t\u00eb drejtat e tyre dhe vlerat demokratike dhe njer\u00ebzore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb ardhmen synoj t\u00eb punoj tek Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. E vler\u00ebsoj dhe respektoj shum\u00eb sistemin amerikan, si at\u00eb politik dhe at\u00eb juridik. Vler\u00ebsoj dhe pun\u00ebn e Presidentit Nishani, q\u00eb kam patur rastin ta takoj disa her\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten e tij, znj. Odeta, n\u00eb Nju Jork n\u00ebp\u00ebrmjet komunitetit shqiptar dhe Vatr\u00ebs. Z. Nishani ka p\u00ebrkrahur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer bashk\u00ebpunimin Amerik\u00eb-Shqip\u00ebri dhe lobimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrg\u00ebzoj k\u00ebtu edhe pun\u00ebn e p\u00ebrkryer t\u00eb Ambasador\u00ebve z. Bekim Sejdiu dhe z. Ferit Hoxha p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e shk\u00eblqyer t\u00eb imazhit shqiptar n\u00eb bot\u00eb. Ndjehem krenar me figura t\u00eb denja dhe t\u00eb larta t\u00eb kombit ton\u00eb q\u00eb po e \u00e7ojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb duhur. I uroj t\u00eb dyja shteteve zhvillim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto Ermira Babmusta Blerina BRAHO \u00a0 Ermira Babamusta, studentja dhe aktivistja shqiptaro-amerikane vler\u00ebsohet p\u00ebr arritje t\u00eb shk\u00eblqyera nga Harvard \u00a0 Shqiptar\u00ebt q\u00eb po japin nj\u00eb kontribut t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb emrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe nj\u00ebra nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb edhe shqiptarja me fam\u00eb Ermira Babamusta,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3928","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3928"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3928\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3932,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3928\/revisions\/3932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}