{"id":3923,"date":"2014-01-22T21:56:39","date_gmt":"2014-01-22T21:56:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3923"},"modified":"2014-01-22T21:56:39","modified_gmt":"2014-01-22T21:56:39","slug":"ajtene-krasniqi-kosovarja-qe-synon-nobelin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3923","title":{"rendered":"Ajtene Krasniqi, kosovarja q\u00eb synon Nobelin"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000066;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/u1_FloraDurmishi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3924\" title=\"u1_FloraDurmishi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/u1_FloraDurmishi.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"261\" \/><\/a>Nga\u00a0<strong>Flora Durmishi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><em>Ajtene Krasniqi \u00ebsht\u00eb nga Prizreni. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga Gjilani nd\u00ebrsa e lindur n\u00eb Gjakov\u00eb dhe e rritur n\u00eb Prishtin\u00eb.\u00a0\u00a0<!--more-->Ajtenja ka nj\u00eb passion t\u00eb vecant\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po I b\u00ebhet edhe mission jet\u00ebsor \u2013 patentimi I nj\u00eb antibiotiku q\u00eb ta l\u00eb si trash\u00ebgimi p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar jet\u00ebn e njeriut. Ky obsession I Ajtenes ze fill q\u00eb n\u00eb\u00a0\u00a0f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj. Gjyshja e Ajtenes ishte nj\u00eb grua q\u00eb e donte shum\u00eb natyr\u00ebn dhe nga natyra shfryt\u00ebzonte barishtet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ilaqet p\u00ebr familjar\u00ebt e saj. Ajtenja po vazhdon tradit\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb sistemuar, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht shkencore. Dit\u00ebt e Ajtenes ka koh\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb duke studiuar bim\u00ebt sidomos, disa bim\u00eb t\u00eb vecanta q\u00eb asaj I duhen p\u00ebr ilaqin e saj, por nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs ajo b\u00ebn\u00eb edhe mbjelljen e k\u00ebsaj bim\u00ebsie n\u00ebp\u00ebr rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajtenja mendon se ilaqi I saj ka fuqi cudib\u00ebr\u00ebse kund\u00ebr baktereve. N\u00eb fakt krahas k\u00ebsaj ajo ka edhe nj\u00eb mission tjet\u00ebr q\u00eb t\u2019u tregoj\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr mrekullit\u00eb q\u00eb fshihen n\u00eb natyr\u00eb. Holl\u00ebsit\u00eb rreth k\u00ebtij pasioni u munduam t\u2019I nxjerrim nga nj\u00eb bised\u00eb e gjat\u00eb me t\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ishe shume e z\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb me mbjelljen e bim\u00ebve n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb.\u00a0\u00a0Si ka ecur puna?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb Flor\u00eb se vjeshta dhe pranvera\u00a0\u00a0p\u00ebr mua jan\u00eb stin\u00eb kur un\u00eb kam shum\u00eb pun\u00eb.\u00a0\u00a0Por un\u00eb u g\u00ebzohem shum\u00eb k\u00ebtyre stin\u00ebve. Popullata ka emigru nga fshati n\u00eb qytet. Bim\u00ebt sh\u00ebruese jan\u00eb n\u00eb zhdukje e sip\u00ebr.\u00a0\u00a0Nj\u00eb prej vazhdim\u00ebsis\u00eb q\u00eb bima t\u00eb jet\u00eb vazhdimisht e gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shtaza.\u00a0\u00a0Shtaza ushqehet me bim\u00ebn, e merr far\u00ebn udh\u00ebton edhe vazhdon bima jet\u00ebn.\u00a0\u00a0T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb ciklin, trek\u00ebnd\u00ebshi I cili konsiderohet cikli\u00a0\u00a0n\u00eb natyr\u00eb.\u00a0\u00a0Bima ka rol jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb popullat\u00ebs. Shum\u00eb pak dihet q\u00eb bima \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej faktor\u00ebve kryesor q\u00eb mbron edhe prej epidemive. Ar\u00ebsyeja q\u00eb un\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb, jo d\u00ebshir\u00eb por obligim, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj shum\u00ebzimin e bim\u00ebs kudo ku ndodhet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebndetit ton\u00eb por edhe q\u00eb un\u00eb t\u00eb kem l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr prodhimin e ilaqeve q\u00eb un\u00eb I prodhoj.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb ke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb KFOR-i! Si filloi ky bashk\u00ebpunim?<\/strong><\/p>\n<p>Ishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb kur fryente era un\u00eb hipja n\u00eb nj\u00eb lis dhe I gjuaja farat me q\u00ebllim q\u00eb ato sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaheshin. Kjo ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Fillova edhe un\u00eb q\u00eb si f\u00ebmija e vegj\u00ebl t\u00eb imagjinoj si t\u00eb fluturoj. KFOR-I kishte v\u00ebrejtur l\u00ebvizjet e mia t\u00eb shpeshta n\u00ebp\u00ebr luadhe e male. Dhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb pyet\u00ebn: cfar\u00eb po b\u00ebni k\u00ebshtu? Un\u00eb iu tregova dhe ata menj\u00ebher\u00eb m\u00eb than\u00eb t\u2019ua b\u00ebj nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim dhe ne, m\u00eb thane ata, nga helikopteri I hedhim farat! Dhe, k\u00ebshtu edhe un\u00eb kam shp\u00ebtuar! Bim\u00ebt po rriten po shumohen. Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur. Jan\u00eb disa lloje t\u00eb cilat kurr\u00eb te ne nuk kan\u00eb egzistuar. Ato jam duke I sjell\u00eb dal\u00ebngadale.<\/p>\n<p><strong>A po u p\u00ebrshtatet klima?<\/strong><\/p>\n<p>Po\u00a0duhet me e gjet\u00eb ku po u p\u00ebrshtatet, jo cdo kund po mundet me u rrit\u00eb bima. Ta z\u00ebm\u00eb: n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Sharit po por, jo edhe n\u00eb Bjesh\u00ebt e Karadakut.<\/p>\n<p><strong>Ajtene, ti je hulumtuese por a mund t\u00eb t\u00eb quajm\u00eb edhe mjeke popullore?\u00a0<\/strong><strong>Po<\/strong><strong>\u00a0flitet q\u00eb ti ke b\u00ebr\u00eb disa ilaqe q\u00eb po trgohen cudib\u00ebr\u00ebse!<\/strong><\/p>\n<p>Cdo literatur\u00eb q\u00eb un\u00eb e kam shfryt\u00ebzuar shkruan: Farmakopea e sotme e ka prejardhjen prej farmakopes\u00eb bimore. Me shtimin e popullat\u00ebs, jan\u00eb sintetizu bar\u00ebrat. Edhe dicka: thon\u00eb q\u00eb kur njeriu vdes nuk merr asgj\u00eb me vete. Por kjo nuk qenka e v\u00ebrtet\u00eb. E merr nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, nj\u00eb dije t\u00eb cil\u00ebn nuk ia ka l\u00ebn\u00eb askujt. Nuk ka shkoll\u00eb adekuate.\u00a0Po\u00a0t\u00eb kishte diku n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, ta dini q\u00eb un\u00eb do t\u00eb isha atje. Ka dashur fati q\u00eb un\u00eb vet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetoj vdekje klinike prej penicilin\u00ebs. Ne jemi rrit\u00eb me besimin q\u00eb antibiotiku \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimtari I bot\u00ebs.\u00a0\u00a0\u00cbsht\u00eb por ja q\u00eb ka edhe kontraefektet e saja.<\/p>\n<p><strong>Por gjithashtu, antibiotiku \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebmtues\u00a0\u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ne e marrim!<\/strong><\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, q\u00eb nga 1994-ta hulumtimet nuk I kam nd\u00ebrprer\u00eb. Kam pasur fat q\u00eb jam rritur n\u00eb Kosov\u00eb dhe bim\u00ebt tona jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht cil\u00ebsore. Kam ardhur deri te ky produkt, n\u00eb vitin 1998 kur edhe \u00ebsht\u00eb konstatuar zbulimi dhe sot e k\u00ebsaj dite konsiderohet antibiotic respektivisht ka veprim baktericid. Baktrie t\u00eb cilat nuk po mund, n\u00eb bot\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohen e ne I shkat\u00ebrrojm\u00eb!\u00a0\u00a0Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb m\u00eb pengon \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb ilaqe tona I shkelim me k\u00ebmb\u00eb duke mos I dit\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrimi\u00a0\u00a0jon\u00eb.<\/p>\n<p><strong><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.zemrashqiptare.net\/images\/article\/2014_01\/34915\/u1_AjteneKrasniqi.jpg\" alt=\"\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"5\" vspace=\"5\" \/>Ajtene, megjithat\u00eb ka shum\u00eb skeptik\u00eb sa I p\u00ebrket k\u00ebtyre hulumtimeve dhe ilaqeve q\u00eb ti ke zbuluar! Kush duhet ta verifikoj\u00eb, konstatoj\u00eb se k\u00ebto ilaqe nuk jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebrkundrazi ndihmojn\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pse popullata \u00ebsht\u00eb e prirur t\u00eb mos besoj\u00eb ose\u00a0\u00a0heziton t\u00eb besoj\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb e dijn\u00eb q\u00eb bim\u00ebt\u00a0\u00a0jan\u00eb sh\u00ebruese. Flor\u00eb, cka na ka rrit\u00eb ne? Me cka jemi ushqyer? A jemi ushqyer me bim\u00eb? As 10% nuk I kemi konsumuar produktet me prejardhje shtazore. At\u00ebher\u00eb si pati forc\u00eb natyra t\u00eb na rris\u00eb, t\u00eb na b\u00ebj\u00eb 50 vjec, 2 metra t\u00eb gjat\u00eb e t\u2019I kemi 100 kg. pesh\u00eb?\u00a0\u00a0Natyrisht q\u00eb natyra ka forc\u00eb edhe p\u00ebr sh\u00ebrimin ton\u00eb. Mir\u00ebpo, problem \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit laik\u00eb merren me b\u00ebrjen e ilaqeve dhe askush nuk e p\u00ebrcjell pun\u00ebn e tyre. Sot \u00ebsht\u00eb e patolerueshme ta shpall\u00ebsh veten q\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb ilaq dhe q\u00eb dikush, q\u00eb \u00ebsht\u00eb competent, mos ta verifikoj\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde!<\/p>\n<p><strong>Kush<\/strong><strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb competent n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb institucionet! Ne nuk kemi institucione adekuate. Mbase kan\u00eb filluar tani. Bashk\u00ebsia Evropiane ka financuar Institutin e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb. Ka sjell\u00eb disa mjete por ekspert\u00eb nuk kemi. Un\u00eb jam detyruar jasht t\u2019I b\u00ebj analizat. Nuk kam d\u00ebshir\u00eb ta n\u00ebncmoj shkollimin tim edhe me shpall\u00eb produktin kaq t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb produkt laik. Mbrapa efekteve edhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb produkteve t\u00eb mia q\u00ebndrojn\u00eb cartifikatat nga laboratoret me ISO standarde t\u00eb cilat I njeh cdo universitet, cdo klinik\u00eb.<\/p>\n<p>Pse hulumtimet tua I monitorojn\u00eb gjerman\u00ebt e jo institucionet tona? Raportet me institucionet tona si I ke? Nuk t\u00eb besojn\u00eb apo u mungon d\u00ebshira p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr besim m\u00eb dilemma nuk ka! Un\u00eb I kam certifikatat edhe I kam d\u00ebshmit\u00eb e mbi 15 mij\u00eb personave t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe t\u00eb pashpres\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb nuk e di pse heshtjen e institucioneve!<\/p>\n<p><strong>T\u00eb lutem t\u00eb jesh m\u00eb konkrete! Cilat s\u00ebmundje i sh\u00ebron ilaqi yt?<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm edhe dicka d\u00ebshiroj t\u00eb them! T\u00eb kujtohet Flor\u00eb kur shikonim do filma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shihnim do pleq q\u00eb b\u00ebnin ilaqe e, kisha I shpallte shtriga e shtrigana! Ata I sh\u00ebronin njer\u00ebzit me t\u00eb madhe. Besohej q\u00eb n\u00eb trupin e tyre ka shpirtra k\u00ebshtu edhe I digjnin.\u00a0Po\u00a0t\u00eb kisha jetuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb m\u00eb digjnin! Ata t\u00eb shkret\u00eb nuk paskan qen\u00eb luget\u00ebr por ata kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mrekullin\u00eb e natyr\u00ebs\u00a0\u00a0p\u00ebr sh\u00ebrimin e njer\u00ebzve. Natyra ish cudib\u00ebr\u00ebse, Flor\u00eb! Q\u00ebllimi im nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u2019I sh\u00ebroj njer\u00ebzit por edhe t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohen ata p\u00ebr cudin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb natyra.<\/p>\n<p><strong>Cilat s\u00ebmundje konkretisht i sh\u00ebron?<\/strong><\/p>\n<p>Cdo s\u00ebmundje q\u00eb e ka shkaktuar bakterja. Sic e dini bakteret jan\u00eb gram negative dhe gram positive. Disa preparate e shkat\u00ebrrojn\u00eb gram negativet\u00a0\u00a0por jo edhe ato gram pozitivet dhe anasjelltas. Nd\u00ebrsa produkti im I cili tash edhe quhet NT41 shkat\u00ebrron bakteret gram negative dhe gram positive pa l\u00ebn\u00eb efekte an\u00ebsore n\u00eb organizmin ton\u00eb. \u00cbnd\u00ebrra ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb ilaq ta derdh n\u00eb ujin e pijsh\u00ebm n\u00eb rrjetin shp\u00ebrndar\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb b\u00ebhet kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Tash s\u00eb fundi e kam siguruar certifikat\u00ebn. Faktikisht e kam lejen dhe argumentin q\u00eb ky produkt mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga kush e ke lejen?<\/strong><\/p>\n<p>Nga laboratori zvic\u00ebrran \u201cAMICO\u201d\u00a0\u00a0I cili laborator \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht I njohur. Ta z\u00ebm\u00eb: kur dy shtete kan\u00eb contest, p\u00ebr barnat, at\u00ebher\u00eb gjyqi e pranon rezultatin vet\u00ebm nga ky laborator!<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb Ajtene, nuk mjafton kjo n\u00ebse mungon vullneti I mir\u00eb I vet\u00eb shtetit ton\u00eb. Ti nuk mund ta derdh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb ilaq n\u00eb rrjetin e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Kosov\u00ebs derisa institucionet tona e japin lejen ose hezitojn\u00eb ta japin lejen.<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u2019i vij\u00eb koha edhe k\u00ebsaj. Shtetit I kushton shum\u00eb kur populli \u00ebsht\u00eb I s\u00ebmur\u00eb. \u00cbsht\u00eb kosto marramend\u00ebse. Definitivisht, ne duhet t\u00eb edukohemi ta parandalojm\u00eb s\u00ebmundjen. Pse t\u00eb sh\u00ebrohemi kur mund ta parandalojm\u00eb s\u00ebmundjen. Kjo do t\u00eb ndodh sepse shtetet e huaja jan\u00eb paraqitur ta marrin k\u00ebt\u00eb produkt, ta derdhin n\u00eb ujin e pijsh\u00ebm. N\u00ebse ata e derdhin n\u00eb ujin e pijsh\u00ebm dhe parandalojn\u00eb s\u00ebmundjet e ndryshme at\u00ebher\u00eb pse jo ne?! Tjet\u00ebr: me mineralet t\u00eb cilat I posedon ky produkt garanton nj\u00eb organiz\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe parandalon gjakderdhjen n\u00eb tru, ushqen muskujt, po ndihmon te rastet e kancerit bile bile edhe n\u00eb metastaza q\u00eb, na ka befasu. K\u00ebt\u00eb nuk e kemi pritur. Sipas efektivitetit t\u00eb cilin\u00a0hulumtimet klinike e d\u00ebshmojn\u00eb do t\u00eb dal\u00eb q\u00eb ky ilaq rrit imunitetin e organizmit dhe organizmi vetvetiu e lufton s\u00ebmundjen. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb ashtu, e sipas meje ashtu \u00ebsht\u00eb, por n\u00ebse institucionet kompetente e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb veti t\u00eb produktit mbase do t\u00eb propozohet edhe p\u00ebr Nobel!<\/p>\n<p><strong>Urojm\u00eb t\u00eb ndodh kjo q\u00eb thua Ajtene dhe t\u00eb kemi edhe nj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr shqiptare pas N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb t\u00eb marr\u00eb cmimin Nobel!<\/strong><\/p>\n<p>Gjerman\u00ebt po punojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Kemi d\u00ebgjuar q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb sh\u00ebruar megjithat\u00eb si mund ta v\u00ebrtetosh k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ne nuk mundemi kurr\u00eb ta konstatojm\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrim pa I p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb analizat e gjakut, urinokultur\u00ebn. Kemi shkoll\u00eb sa mjeku por dallimi mes mjekut dhe neve \u00ebsht\u00eb se mjeku gjen s\u00ebmundjen e ne gjejm\u00eb ilaqin. Pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pacienti terapin\u00eb ai duhet t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat. Edhe mjeku e konstaton sh\u00ebrimin. Ka pasur mjek\u00eb t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb telefonuar dhe kan\u00eb dashur t\u00eb m\u00eb takojn\u00eb. Ata nuk kan\u00eb besuar q\u00eb me 2 vjet e 6 vjet t\u00eb trajtimit nuk kan\u00eb pasur rezultate nd\u00ebrsa me ilaqin tim p\u00ebr dy jav\u00eb ka pasur sh\u00ebrim. Ata jan\u00eb cudit\u00eb me k\u00ebt\u00eb. Mua m\u00eb ka ardhur mir\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund edhe mjek\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhen kurreshtar\u00eb p\u00ebr ilaqin. Un\u00eb ia kam l\u00ebn\u00eb emrin ilaqit goc\u00eb me shkoll\u00eb se pa dashur t\u00eb n\u00ebncmoj edhe njer\u00ebzit tjer\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb ilaqe, un\u00eb kisha hezituar t\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb ilaq q\u00eb nuk posedon certifikat\u00eb q\u00eb lejohet t\u00eb p\u00ebrdoret.<\/p>\n<p><strong>Ajtene, un\u00eb kam d\u00ebgjuar se formula e ilaqit t\u00ebnd ruhet n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb ku ruhen formulat jasht shtetit. Gjithashtu, kam d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb jan\u00eb ofruar shuma t\u00eb m\u00ebdha parash, miliona, pse nuk e shite?\u00a0<\/strong><strong>Po<\/strong><strong>\u00a0ta shisje p\u00ebrvec q\u00eb do t\u00eb fitoje milionat tashm\u00eb edhe produkti do t\u00eb ishte n\u00eb treg.<\/strong><\/p>\n<p>Flor\u00eb, un\u00eb do t\u00eb kisha pranuar ta shes licenc\u00ebn n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb kishin lejuar kompanit\u00eb e m\u00ebdha bot\u00ebrore q\u00eb un\u00eb s\u00eb paku ta prodhoj k\u00ebt\u00eb ilaq p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky ishte I vetmi kusht I imi por ata nuk pranuan. Milionat p\u00ebr mua nuk kan\u00eb qen\u00eb josh\u00ebse. As miliardat nuk mund ta zavend\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb konstatim klinik q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjece t\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb filluar veshk\u00ebt t\u2019I bllokojn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb hemodializ\u00eb dhe NT41 e ka kthyer vajz\u00ebn n\u00eb jet\u00eb. Kjo nuk krahasohet. Populli im do ta kuptoj\u00eb m\u00eb von\u00eb pse Ajtenja nuk e ka shitur licenc\u00ebn. Edhe n\u00eb aspektin komercial besoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lev\u00ebrdishme q\u00eb ilaqi t\u00eb prodhohet n\u00eb Kosov\u00eb. Pse? Do t\u2019I paguajm\u00eb taksat vendit ton\u00eb, do t\u2019I pun\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb, do t\u2019I shfryt\u00ebzojm\u00eb pasurit\u00eb ton\u00eb q\u00eb quhen \u201cari I gjelb\u00ebr\u201d. Bima \u00ebsht\u00eb ari I gjelb\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Fundja le t\u00eb vij\u00eb bota k\u00ebtu dhe le t\u2019I l\u00eb k\u00ebtu lek\u00ebt, le ta blej\u00eb ilaqin k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb jam duke p\u00ebrpiluar kontratat.<\/p>\n<p><strong>Cilat shtete kan\u00eb treguar interesim p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb NT41-shin?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb paraqitur t\u00eb gjitha shtetet evropiane, aziatike, Amerika bile, bile edhe Kina q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ilaqin. Shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb prodhohet ilaqi dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shitje. Dy million doza do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn! Nd\u00ebrsa shteteve t\u00eb tjera do t\u2019u shitet vet\u00ebm doza e dymilion e nj\u00ebta! Aq sa mundemi t\u00eb prodhojm\u00eb do t\u00eb shesim.<\/p>\n<p><strong>Ajtene e ke licenc\u00ebn p\u00ebr ta filluar prodhimin n\u00eb Kosov\u00eb? Ku ka ngecuar puna?<\/strong><\/p>\n<p>Kostoja e prodhimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb. Un\u00eb nuk jam trim\u00ebresh\u00eb n\u00eb biznes. As nuk dua t\u00eb jem biznesmene. Un\u00eb dua t\u00eb rri n\u00eb laboratorin tim ku kam par\u00eb nj\u00eb zingjir t\u00eb gjat\u00eb me plot hallka dhe vet\u00ebm disa I kam nxjerr\u00eb. Kostoja e lart\u00eb e prodhimit mua ma ka pamund\u00ebsuar t\u00eb\u00a0nis\u00a0prodhimin. Shtetet tjera inovacionet I financon vet\u00eb. Ne jemi akoma t\u00eb varf\u00ebr. Ndoshta as shteti nuk ka mund\u00ebsi ta financoj\u00eb prodhimin e ilaqit. Tash e kemi donatorin I cili, do ta financoj\u00eb nd\u00ebrtimin e fabrik\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb edhe donator I cili, do t\u00eb financoj\u00eb q\u00eb ilaqi t\u00eb derdhet n\u00eb ujin e pijsh\u00ebm. K\u00ebto dy \u00ebnd\u00ebrra t\u00eb mia, q\u00eb nuk kam pritur se do t\u00eb realizohen, ja po realizohen. Jam duke pritur edhe lejen prej Institutit t\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb q\u00eb ky produkt ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyj\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr pikat e shitjes. Jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb ke th\u00ebn\u00eb se ke n\u00eb plan t\u00eb themelosh edhe grupin e hulumtuesve t\u00eb rinj. Do t\u2019ua jap\u00ebsh atyre t\u00eb gjitha informacionet?<\/strong><\/p>\n<p>Patjet\u00ebr! Jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr dhe un\u00eb e shoh q\u00eb at\u00eb zingjir t\u00eb gjat\u00eb nuk do t\u00eb arrij ta zgjidh\u00eb. N\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problem shkat\u00ebrrimi I bakteres. P\u00ebrshembull, migrena n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb e pash\u00ebrueshme, e-sheriacoli gjithashtu nuk mund t\u00eb shkat\u00ebrrohet nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb e-sheriacoli \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar, migrena \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Por ka edhe shum\u00eb produkte q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e shum\u00eb s\u00ebmundjeve.\u00a0Po\u00a0e potencoj p\u00ebrs\u00ebri, un\u00eb jam duke luftuar p\u00ebr vet\u00ebdij\u00ebsimin dhe parandalimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve. Mjaft m\u00eb me sh\u00ebrime! Do t\u00eb sh\u00ebrohen vet\u00ebm ata q\u00eb kan\u00eb kaluar mosh\u00ebn 50 vjecare. Gjeneratat e ardhshme n\u00eb mosh\u00ebn 50 vjecare nuk do t\u2019I ken\u00eb k\u00ebto probleme. K\u00ebt\u00eb e them me shum\u00eb kompetenc\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb konstatim edhe I koleg\u00ebve t\u00eb mi gjerman\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb se ne, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre materieve t\u00eb cilat I p\u00ebrmban produkti im vijn\u00eb pasoja q\u00eb ne I kemi. Ekipi I hulumtuesve t\u00eb rinj do t\u00eb jen\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e mi. Ata do ta vazhdojn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb vijm\u00eb te produktet e tjera por, edhe n\u00eb aspektin komercial \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lev\u00ebrdishme. N\u00eb grupin e produkteve tona do t\u00eb ket\u00eb produkte edhe m\u00eb t\u00eb mira. N\u00ebse nj\u00eb ilaq ka dh\u00ebn\u00eb efektivitet me kaq vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune po cka do t\u00eb ndodh n\u00ebse un\u00eb e krijoj ekipin dhe ne aty shk\u00ebmbejm\u00eb mendime e mendime, p\u00ebrvoja e p\u00ebrvoja?! Natyrisht k\u00ebto ilaqe n\u00ebse kan\u00eb tre yje, shkojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr e pes\u00eb e Zoti I di sa! Ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb ndalemi. Ekipi \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrra e shpresa ime. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam siguruar donacione.<\/p>\n<p><strong>Edhe kur po fillojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po\u00a0fillojm\u00eb me fillimin e fabrik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb ende nuk ka filluar!<\/strong><\/p>\n<p>Jo Flor\u00eb se neve shteti duhet t\u00eb na garantoj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb p\u00ebrrreth fabrik\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtohen objekte t\u00eb tjera. Problemet urbanistike duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zgjidhura sepse ajo ka me qen\u00eb edhe zon\u00eb hulumtuese. Aty do t\u00eb mbillen bim\u00ebt. Aty do t\u00eb sillen akuariumet. Un\u00eb kam filluar hulumtimet edhe me frutat e detit, gjallesat e detit t\u00eb cilat po japin nj\u00eb efektivitet t\u00eb papritur. Jo pse un\u00eb po dua t\u2019I v\u00eb kushte shtetit tim por natyra e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb e till\u00eb se aty nuk guxon t\u00eb ngulfatet ajri. Dhe, n\u00ebse investohen aq shum\u00eb miliarda n\u00eb at\u00eb object nuk vjen pastaj n\u00eb konsiderim t\u00eb l\u00ebvizet nga aty. Zoti mos e dhasht\u00eb por pastaj mund t\u00eb bllokohet prodhimi dhe\u00a0del\u00a0prej Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Uroj q\u00eb t\u00eb arrini at\u00eb q\u00eb d\u00ebshironi! Gjithashtu uroj t\u00eb sh\u00ebrohen sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz!<\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb ma keni dh\u00ebn\u00eb rastin t\u00eb flas. Nuk ia fal vetes q\u00eb nuk kam folur m\u00eb her\u00ebt duke menduar q\u00eb s\u2019pari duhet t\u00eb flas\u00eb shteti e pastaj un\u00eb. Ndoshta edhe ky tranzicion pak na ka trulluar por p\u00ebr mua mbi t\u00eb gjitha sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi. Faleminderit q\u00eb ma keni dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>________<\/p>\n<p><strong>Ajtene Krasniqi shum\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb (1994) ka p\u00ebrjetuar vdekje klinike pasi ka marr\u00eb penicilin\u00eb. Q\u00eb nga ai moment ajo ka filluar hulumtimet. Pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh(1998) ajo zbulon k\u00ebt\u00eb ilaq t\u00eb cilin n\u00eb vitin 2001, thot\u00eb Ajtenja, nj\u00eb laborator I NATO-s e konstaton zbulimin.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr zbulimin e k\u00ebtij ilaqi Ajtenja ka punuar bashk\u00eb me Hysen Ramadanin-kimist I cili nuk jeton m\u00eb. Ajtenja b\u00ebnte eksperimentet nd\u00ebrsa z. Ramadani b\u00ebnte matjet n\u00eb laboratorin e tij. Prov\u00ebn e par\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb veten e saj dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj. Ilaqi p\u00ebrmban 42 lloje bim\u00ebsh t\u00eb cilat rriten n\u00eb vendin ton\u00eb. Produkti edhe m\u00eb tutje \u00ebsht\u00eb produkt sht\u00ebpiak por shum\u00eb shpejt ajo shpreson t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrtimi I fabrik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nisur m\u00eb pas prodhimi dhe shp\u00ebrndarja kudo ku ka nevoj\u00eb.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Flora Durmishi Ajtene Krasniqi \u00ebsht\u00eb nga Prizreni. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga Gjilani nd\u00ebrsa e lindur n\u00eb Gjakov\u00eb dhe e rritur n\u00eb Prishtin\u00eb.\u00a0\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3925,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3923\/revisions\/3925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}