{"id":3914,"date":"2014-01-21T13:11:32","date_gmt":"2014-01-21T13:11:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3914"},"modified":"2014-01-21T15:45:54","modified_gmt":"2014-01-21T15:45:54","slug":"sh%d1%91nime-nga-atdheu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3914","title":{"rendered":"Sh\u0451nime nga atdheu"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/ALBANA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3915\" title=\"ALBANA\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/ALBANA.jpg\" alt=\"\" width=\"210\" height=\"160\" \/><\/a>Albana M Lifschin<\/p>\n<div><strong>Pjesa e pare<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>\u00a0<\/strong><em>Koha\u00a0\u00a0q\u0451 po kaloja vet\u0451m me maman\u0451 p\u0451r mua qe b\u0451r\u0451 e pa\u00e7mueshme. Jeta na merr me vete me\u00a0\u00a0rutin\u0451n e saj dhe vet\u0451m\u00a0\u00a0n\u0451\u00a0\u00a0momente t\u0451 caktuara e kuptojm\u0451 se sa pak koh\u0451-jete kemi kaluar me prind\u0451rit.<\/em><em><\/em><\/div>\n<div>\u2026Qe fund shtatori\u00a0\u00a0dhe f\u0451mij\u0451t kishin filluar shkoll\u0451n, q\u0451 do t\u0451 thoshte q\u0451 familja e tim v\u0451llai e kishte l\u0451n\u0451 fshatin dhe qe kthyer n\u0451 Tiran\u0451.<!--more--><\/div>\n<div>-Mir\u0451 do t\u0451\u00a0ishte q\u0451 t\u2019i\u00a0\u00a0planifikoje ardhjet e tua gjat\u0451 ver\u0451s, dhe t\u0451 rrije \u00a0ca m\u0451 shum\u0451. Dit\u0451t jan\u0451 t\u0451 gjata, sht\u0451pia \u0451sht\u0451 bollshme dhe e rehatshme, -tha n\u0451na ime.<\/div>\n<div>\u00a0N\u0451n\u0451s \u00a0i p\u0451lqen shum\u0451 sht\u0451pia me oborr n\u0451 stin\u0451n e ver\u0451s. \u0401sht\u0451 nd\u0451rtuar\u00a0n\u0451 nj\u0451\u00a0faqe kodre me pamje nga veriu, vet\u0451m \u00a015 minuta larg Tiran\u0451s. K\u0451tu\u00a0\u00a0temperaturat e nxehta t\u0451 ver\u0451s \u00a0nuk ndihen. K\u0451shtu verws e kalon pothuaj t\u0451r\u0451 dit\u0451n duke u marr\u0451 me lulet dhe me oborrin.\u00a0Pastron nga barishtet rreth pem\u0451ve dhe \u00a0trendafilave. Tr\u0451ndafilat n\u0451 oborr jan\u0451\u00a0t\u0451\u00a0\u00e7do ngjyre, t\u0451 bardh\u0451 t\u0451 verdh\u0451, roz\u0451, t\u0451 kuq.Tr\u0451ndafila me arom.\u0451<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0&#8220;Kjo sht\u0451pi m\u0451 ka zgjatur jet\u0451n&#8221; \u00a0m\u0451 thoshte\u00a0shpesh \u00a0kur pinim kafen e m\u0451ngjesit n\u0451 oborr.\u00a0\u00a0Ne t\u0451 dyja nuk ngopeshim duke folur. N\u0451na sillte nd\u0451rmend koh\u0451t kur ishte f\u0451mij\u0451 , ngjarjet n\u0451 familje, t\u0451 njohurit q\u0451 s\u2019ishin m\u0451. Jeta e saj qe e ndar\u0451 midis Shkodr\u0451s, Mirdit\u0451s, Vlor\u0451s dhe Tiran\u0451s dhe kujtimet e saj ishin t\u0451 larmishme. I p\u0451lqente t\u0451 d\u0451gjonte trion e paharruar t\u0451 Vlor\u0451s, Doda -Thana \u2013Osmani, k\u0451ng\u0451t labe me iso, dhe t\u0451 tregonte histori t\u0451 vjetra t\u0451 Veriut.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>1.\u00a0T\u0451 sht\u0451na n\u0451 drit\u0451n e pishtarit<\/strong><\/div>\n<div>Dritat na iknin shpesh<strong>\u00a0.\u00a0<\/strong>Duket sikur njer\u0451zit \u00a0u m\u0451suan me ikjen e tyre e nuk ankohen m\u0451, por n\u0451 fakt jan\u0451 lodhur tashm\u0451 me k\u0451t\u0451 tem\u0451.\u00a0 Natyrisht \u201dt\u0451 priten duart\u2019, se s\u2019je n\u0451 gjendje t\u0451 b\u0451sh asgj\u0451, as t\u0451 gatuash, as t\u0451 shikosh televizor, as t\u0451\u2026 Vet\u0451m se\u00a0 mungesa e dritave nuk na injektonte heshtjen. P\u0451rkundrazi. Err\u0451sira e ndri\u00e7uar vende-vende \u00a0nga qirinjt\u0451 e ndezur ngacmonte mendimet.<\/div>\n<div>&#8211;\u00a0\u00c7udi si e kan\u0451 \u201cmundur\u201d njer\u0451zit\u00a0 err\u0451sir\u0451n n\u0451 t\u0451 kaluar\u0451n. Si kan\u0451 b\u0451r\u0451 pa drit\u0451\u2026them un\u0451 sikur flas me veten time m\u0451 shum\u0451.<\/div>\n<div>-P\u0451rdornin kandil\u0451 dhe\u00a0 pishtar\u0451, -thot\u0451 n\u0451na. I ndiznin dhe i vendosnin n\u0451p\u0451r mure. B\u0451nte drit\u0451\u00a0 mir\u0451 pishtari.\u00a0 E merrnin n\u0451 dor\u0451 kur l\u0451viznin nga nj\u0451 dhom\u0451 n\u0451 tjetr\u0451n, apo kur shkonin p\u0451r t\u0451 fjetur.<\/div>\n<div>P\u0451rfytyroj l\u0451vizjen me pishtar n\u0451 dor\u0451 n\u0451p\u0451r ambjentet e nj\u0451 kulle guri. Hijet e njeriut n\u0451p\u0451r mure\u00a0 nga flaka e tij zgjateshin e l\u0451viznin si fantazma.<\/div>\n<div>-Po n\u0451se vinte dikush nat\u0451n p\u0451r vizit\u0451 si e njihnin n\u0451 err\u0451sir\u0451?<\/div>\n<div>&#8211; Miku i sht\u0451pis\u0451 l\u0451shonte z\u0451. Njihej nga z\u0451ri, e pastaj nga drita e pishtarit. I zoti i sht\u0451pis\u0451 dilte tek dera me pishtar n\u0451 dor\u0451.<\/div>\n<div>Mua mu p\u0451rfytyrua\u00a0 nj\u0451 sken\u0451 e till\u0451. I zoti i sht\u0451pis\u0451 n\u0451 der\u0451, i ndri\u00e7uar nga pishtari i vet, leht\u0451sisht i par\u0451 dhe i idendifikuar nga dikush q\u0451 ndodhej\u00a0 disa metra larg, por q\u0451 e mbulonte err\u0451sira.<\/div>\n<div>&#8211; Po sikur i ardhuri t\u0451 ishte has\u0451m me t\u0451 zotin e sht\u0451pis\u0451? Pishtari ndri\u00e7onte at\u0451 vet\u0451 n\u0451 prag t\u0451 der\u0451s, dhe ai, hasmi, mund ta vriste. A ndodhte kjo?<\/div>\n<div>-Ka ndodhur,- thot\u0451 n\u0451na dhe nisi t\u0451 tregoj\u0451 .<\/div>\n<div>N\u0451 nj\u0451 sht\u0451pi t\u0451 fshatit, nj\u0451 gruaje t\u0451 re i vdiq burri. Kaluan muaj e ndoshta vite, dhe gruas i dol\u0451n fjal\u0451 me nj\u0451 burr\u0451 n\u0451 fshatin fqinj. Thuhej se ai vinte tek kulla e saj nat\u0451n. Fisi i burrit kur e m\u0451soi k\u0451t\u0451, u ndije i turp\u0451ruar. Po p\u0451rflitej mbiemri i sht\u0451pis\u0451. Nj\u0451ri prej tyre u shqet\u0451sua shum\u0451\u00a0 e nuk po zinte v\u0451nd. Ishte nj\u0451 djal\u0451 i ri dhe sa her\u0451 binte nata tek i kujtohej se \u00e7\u2019mund t\u0451 ndodhte n\u0451 kull\u0451n e vejush\u0451s, i turbullohj gjaku. S\u0451 fundi nuk duroi dot m\u0451 dhe i shkoi v\u0451llait t\u0451 madh n\u0451 sht\u0451pi e i tha: Do ta vras at\u0451 maskara.<\/div>\n<div>I v\u0451llai i madh , q\u0451 ishte m\u0451 i shkolluar, m\u0451 i sh\u0451titur e m\u0451 i duruar, u p\u0451rpoq t\u2019i mbushte mendjen t\u0451 mos e b\u0451nte at\u0451 vrasje. Do t\u0451 qe marr\u0451zi. Gruaja ishte e ve. Ishte puna e saj se\u00a0\u00e7vendoste p\u0451r veten.<\/div>\n<div>Por\u00a0 djalit qe e v\u0451shtir\u0451 t\u2019i mbushej mendja. Turpi binte mbi familjen, mbi mbiemrin e tyre q\u0451 mbante vejusha.\u00a0 T\u0451 dy v\u0451llez\u0451rit nuk ran\u0451 dakort me njeri tjetrin. P\u0451rfundimisht, djaloshi u ngrit nj\u0451 nat\u0451, rr\u0451mbeu arm\u0451n\u00a0 e pa marr\u0451 parasysh k\u0451shill\u0451n e v\u0451llait iu afrua kull\u0451s s\u0451 vejush\u0451s. I b\u0451ri vesh\u0451t pip\u0451z e syt\u0451 kat\u0451r. Kishte r\u0451n\u0451 mesnata dhe jarani me siguri do dilte jasht\u0451 kull\u0451s p\u0451r t\u0451 derdhur uj\u0451t. Dhe k\u0451shtu ndodhi. Burri hapi der\u0451n duke mbajtur n\u0451 dor\u0451 nj\u0451 pishtar t\u0451 ndezur p\u0451r t\u0451 par\u0451 rreth e rrotull n\u0451 err\u0451sir\u0451. Djalit i hipi gjaku n\u0451 kok\u0451. Ishte pik\u0451risht ai: dashnori i vejush\u0451s s\u0451 sht\u0451pis\u0451, q\u0451 po u turp\u0451ronte fisin. U d\u0451gjuan dy krisma pushke n\u0451p\u0451r nat\u0451 dhe burri ra p\u0451rdhe i vdekur.<\/div>\n<div>Vras\u0451si u kthye i qet\u0451 n\u0451 sht\u0451pi, sepse tjetri e kishte paguar me jet\u0451n e tij turpin.<\/div>\n<div>T\u0451 nes\u0451rmen ia befi v\u0451llai i madh, q\u0451 i kishte th\u0451n\u0451 t\u0451 mos e b\u0451nte at\u0451 vrasje.<\/div>\n<div>-Tani vrasja do t\u0451 merret vesh n\u0451 katund dhe n\u0451 t\u0451r\u0451\u00a0 krahin\u0451n. Historia nuk u shua, por mori dhen\u0451\u2026\u201d As ti, as un\u0451 nuk e dijm\u0451 n\u0451se vejusha nuk do t\u0451 martohej me at\u0451 djal\u0451. Ndoshta do t\u0451 martohej me t\u0451.<\/div>\n<div>***<\/div>\n<div>Hesht\u0451m nj\u0451 cop\u0451 her\u0451. Gjykimet p\u0451r nj\u0451 ngjarje n\u0451 t\u0451 shkuar\u0451n n\u0451 koh\u0451 t\u0451 ndryshme, mund t\u0451 jen\u0451 t\u0451 ndryshme, ndaj \u0451sht\u0451 m\u0451 mir\u0451 t\u0451 lihen ashtu n\u0451 \u2018gjyqin\u2019 e asaj kohe. Gjith\u0451sesi duke p\u0451rtypur ngjarjen thjesht pyeta:<\/div>\n<div>-Po, a nuk kishte gjakmarrje ? Gisht p\u0451r gisht e gjak p\u0451r gjak, si\u00e7\u00a0thot\u0451 kanuni? A nuk e vran\u0451 vras\u0451sin m\u0451 pas?<\/div>\n<div>&#8211; Jo, tha n\u0451na, sepse ai shtiu p\u0451r \u201cnder\u201d,dhe me kanun n\u0451 k\u0451to raste nuk kishte gjak p\u0451r t\u2019u marr\u0451. Dometh\u0451n\u0451 gjaku u mbyll.<\/div>\n<div>Kishim folur p\u0451r nj\u0451 rast t\u0451 rall\u0451, \u00a0jo t\u0451 r\u0451ndomt\u0451, dhe nd\u0451rkoh\u0451 \u0451sht\u0451 e pamundur t\u0451 mos mendosh p\u0451r gjakmarrjen e ringjallur, t\u0451 ngujuarit e sot\u0451m,\u00a0familje, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbyllur brenda,q\u0451\u00a0kan\u0451 braktisur shkollat e f\u0451mij\u0451rin\u0451\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb gjakmarrjes.\u00a0Nj\u0451 plag\u0451 e hapur s\u0451rish, dhe nj\u0451 ila\u00e7\u00a0i pagjetur.\u00a0 M\u0451 shkoi nd\u0451r mend fenomeni Anton\u00a0\u00c7eta.\u00a0 N\u0451se nuk ka nj\u0451 ligj shtet\u0451ror p\u0451r t\u2019i th\u0451n\u0451 \u2018ndal\u2019 gjakmarrjes, mos ndoshta na duhet t\u0451 k\u0451rkojm\u0451 sot nj\u0451 Anton\u00a0\u00c7et\u0451, me magjin\u0451 e tij p\u0451r t\u0451 pajtuar gjaqet, pik\u0451risht p\u0451r hir t\u0451 kombit?<\/div>\n<div><strong>***<\/strong><\/div>\n<div>Filluan shirat e para t\u0451 vjesht\u0451s, oborri u mbush me gjethet e pem\u0451ve , pjergulla e rrushit \u00a0q\u0451 im v\u0451lla e kishte ujdisur si streh\u0451 p\u0451r makin\u0451n e tij, l\u0451shoi kokrrat p\u0451rdhe.<\/div>\n<div>Temperaturat ran\u0451 menj\u0451her\u0451, dhe sht\u0451pia n\u0451 kod\u0451r sikur ndihej m\u0451 pran\u0451 \u0451nd\u0451rimeve t\u0451 zjarrit bubulak n\u0451 vat\u0451r se sa freskis\u0451 e bukuris\u0451\u00a0 s\u0451 vjesht\u0451s.<\/div>\n<div>\u201cSikur t\u0451 kishim ca g\u0451shtenja t\u0451 pjekura, -thash\u0451 un\u0451 m\u0451 shum\u0451 sikur po flisja me vete.<\/div>\n<div>\u00a0-Sikur s\u2019e kan\u0451 koh\u0451n ende, foli n\u0451na, -Po misra? Disa misra t\u0451 pjekur, sa do t\u0451 na shijonin!\u201d<\/div>\n<div>-Dola,- thash\u0451 duke hedhur xhakovent\u0451n krah\u0451ve.<\/div>\n<div>&#8211; Ah,\u00a0\u00e7\u2019ta kam merakun, -tha\u00a0 n\u0451na me nj\u0451 z\u0451 pendese kur m\u0451 pa tek dola n\u0451 oborr. -Kujdes bijo, se ajo rrug\u0451 ka marr\u0451 jet\u0451 njer\u0451zish.<\/div>\n<div>Kur udha e re automobilistike\u00a0\u00e7au mes p\u0451r mes fshatit pati viktima . Fshatar\u0451t s\u2019m\u0451soheshin leht\u0451 me t\u0451. Makinat zbrisnin nga tat\u0451pjeta me nj\u0451 furi t\u0451 papar\u0451, t\u0451 frik\u0451shme. P\u0451r t\u0451 kap\u0451rcyer n\u0451 krahun tjet\u0451r t\u0451 rrug\u0451s duhej t\u0451 zbrisje disa blloqe m\u0451 posht\u0451, aty ku trafiku qet\u0451sohej disi.<\/div>\n<div>Eci ngadal\u0451 n\u0451 ngjitje p\u0451r tek tregu fshatar. M\u0451 t\u0451rheq v\u0451mendjen emri i rrug\u0451s ngjitur n\u0451 nj\u0451 shtyll\u0451 telefoni: \u201cBulevardi Blu\u201d. Fillimisht m\u2019u b\u0451 si em\u0451r romantik. Madje m\u2019u kujtua nj\u0451 koleg i imi n\u0451 Nju Jork, q\u0451 e kishte p\u0451r zem\u0451r k\u0451t\u0451 ngjyr\u0451 n\u0451 krijimtarin\u0451 e tij. Un\u0451 isha m\u0451suar q\u0451 blu-n\u0451 ta shikoja si ngjyr\u0451 t\u0451 m\u0451rzis\u0451, trishtimit. Ndoshta sepse ende m\u0451 xhironte n\u0451 tru nj\u0451 k\u0451ng\u0451 e Elvis Preslit\u201dBlue, blue Christmas\u2026without you\u201d. Por para syve t\u0451 kalimtarit ky em\u0451r konvertohet shum\u0451 shpejt n\u0451 gjuh\u0451 politike. Vet\u0451m disa sekonda dhe e kuptoje q\u0451 je n\u0451 nj\u0451 zon\u0451\u00a0 me ngjyr\u0451n e partis\u0451 demokratike. Pse mendja\u00a0 vete gjithnj\u0451 tek politika? Nj\u0451 arbitraritet i trurit. P\u0451rpara n\u0451 nj\u0451 poster t\u0451 madh fotografia e deputetit t\u0451 zon\u0451s. Portret i njohur. Ky deputet ka q\u0451n\u0451 edhe n\u0451 Nju Jork p\u0451r vizit\u0451 e mori respektin e komunitetit. (Tek sa shkruaj k\u0451to radh\u0451, m\u0451soj nga interneti se sapo qenka arrestuar p\u0451r afera korruptive). Papritur , k\u0451mb\u0451t m\u0451 mbajn\u0451 para nj\u0451 pllak\u0451\u00a0p\u0451rkujtimore buz\u0451 rrug\u0451s. Fotografia e nj\u0451 t\u0451 riu t\u0451 vrar\u0451 t\u0451 vendosur n\u0451 pllak\u0451n e mermert\u0451- viktim\u0451 e trafikut t\u0451 \u00e7mendur. P\u0451r ironi t\u0451 fatit, ai \u0451sht\u0451 p\u0451rjetsuar me nj\u0451 buz\u0451qeshje ironike sikur t\u0451 thot\u0451: \u201cT\u0451 tremba? \u00a0E di. Un\u0451 s\u2019duhet t\u0451 isha k\u0451tu. Por m\u0451 k\u0451put\u0451n n\u0451 mes. S\u2019m\u0451 lan\u0451 t\u0451 veja n\u0451 sht\u0451pin\u0451 time\u201d.<\/div>\n<div>M\u0451 von\u0451, tek udh\u0451toja gjat\u0451 Rrug\u0451s s\u0451 Kombit, kam par\u0451 edhe kurbane t\u0451 tjer\u0451. Thuhet se k\u0451to 20 vjet n\u0451 atdhe nga aksidentet jan\u0451 vrar\u0451 m\u0451 shum\u0451 njer\u0451z se\u00a0 nga pushtuesit gjat\u0451 luft\u0451s s\u0451 par\u0451 e dyt\u0451 dyt\u0451 bot\u0451rore. T\u0451 thuash \u201ce dhimshme\u201d\u0451sht\u0451 pak, se e dhimshme \u0451sht\u0451 \u00e7do vdekje e natyrshme. Por k\u0451to jan\u0451 vdekje\u00a0 nga pakujdesi kriminale. Nga krimi i neglizhuar. Mu kujtua q\u0451 nj\u0451 i njohur q\u0451 kisha takuar tek po nxitonte t\u0451 blente lejen e makin\u0451s.\u201dPse, di ta ngas\u0451sh makin\u0451n ti? e pyeta.\u201c\u00a0\u00c7\u2019r\u0451nd\u0451si ka di apo s\u2019di. T\u0451 marr patent\u0451n nj\u0451her\u0451, pastaj ajo tjetra kollaj!\u201d m\u2019u p\u0451rgjigj.Dhe mua mu duk sikur tha:\u201d\u00a0\u00c7\u2019r\u0451nd\u0451si ka n\u0451se vritem n\u0451 aksident, apo vras dik\u0451 tjet\u0451r?\u201d<\/div>\n<div>Duket sikur jeta k\u0451tu, si askund tjet\u0451r, nuk ka asnj\u0451 vler\u0451.<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pjesa e dyte<\/p>\n<p><strong>III.<\/strong>\u00a0<strong>Fallco, v\u0451lla, fallco!<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>-Fallco, v\u00eblla fallco! \u00a0Fasad\u0451! Ore, ju q\u00eb vini k\u00ebtu nga jasht\u00eb shtetit b\u00ebni ndonj\u00ebher\u00eb ca pyetje t\u0451\u00a0\u00e7udi\u00e7me, naive.<\/p>\n<p>Ishim nj\u0451 grup miqsh e t\u0451 njohurish virtual\u0451 rreth nj\u0451 tavoline tek \u201cPiaca\u201d e po gj\u00ebrbnim kafen\u0451. Ai q\u0451 po flliste qe Astriti, nj\u0451 inxhiner mekanik q\u0451 kishte nd\u0451rruar karier\u0451n p\u0451r munges\u0451 pune.<!--more--><\/p>\n<p>-Po s\u2019u v\u0451 faj un\u0451 juve , jo. Vini prej andej dhe e keni v\u0451shtir\u0451 t\u0451\u00a0na kuptoni. Rrini ca m\u0451 gjat\u0451, jo si turist\u0451, q\u0451 t\u2019i shihni gj\u0451rat si\u00e7\u00a0jan\u0451. Ju shikoni vet\u0451m shk\u0451lqimin e jasht\u0451m dhe entuziazmoheni\u2026 Gocat e bukura q\u0451 vishen ekstravagante e b\u0451jn\u0451 ato l\u0451vizjet seksi duke \u00a0buz\u0451qeshur majtas e djathtas sikur po vdesin nga lumturia\u2026 jan\u0451 fallco.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em>-Vishen v\u0451rtet bukur. Edhe at\u0451here, n\u0451 moniz\u00ebm, veshja kishte r\u0451nd\u0451si t\u0451 dor\u0451s s\u0451 par\u0451-tha Alberti i ardhur nga Bostoni<\/p>\n<p>-At\u0451here s\u0451paku ishin t\u0451 fabrik\u0451s, rroba t\u0451 reja, por tani kapardisemi me rrobat e Gabit . Dmth vishemi me rrobat t\u0451 p\u0451rdorura q\u0451 vijn\u0451 nga Evropa. Jan\u0451 mbushur tezgat kudo, i ke \u00a0brenda n\u0451 kryeqytet, edhe pas Ministris\u0451 s\u0451 Arsimit, jo vet\u0451m p\u0451rtej unaz\u0451s. I ke par\u0451? Se n\u0451 fakt vajzat tona jan\u0451 t\u0451 bukura. Yje jan\u0451. Po\u00a0\u00e7\u2019e do! Jan\u0451 t\u0451 varfra.\u00a0Ku do ven\u0451 t\u0451 vishen? Tek Gabi! Nj\u0451\u00a0pal\u0451\u00a0\u00e7izme dimri 500lek\u0451! Shesin mend m\u0451sueset , n\u0451pun\u0451set e zyrave me rrobat e \u2026Gabit.\u00a0 Do nj\u0451 pallto? E ke tek Gabi, 1000 lek\u0451. Edhe qeveria e ka mbledhur mendjen. Nuk ka pse t\u0451 ulet e t\u0451 b\u0451j\u0451 nj\u0451 llogari se sa u del rroga njer\u0451zve.\u00a0 Se veshjen\u00a0ua ka siguruar falas tek gab-e-l\u0451t.<\/p>\n<p>Mua m\u0451 kujtuan\u00a0vargjet e nj\u0451 poeti..<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>GAB, 2013<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Ka koh\u00eb q\u00eb po ecim<\/em><\/p>\n<p><em>me k\u00ebpuc\u00ebt e t\u00eb vdekurve,<\/em><\/p>\n<p><em>Me xhupat e tyre<\/em><\/p>\n<p><em>dimrit i shpallim luft\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026.<\/em><\/p>\n<p><em>(Sk<\/em>\u0451<em>nder Rusi)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u0451rsa poetesha nga Vlora, Anila Toto\u00a0 shkruan:<\/p>\n<p><em>Ndonj\u0451her\u0451\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>E urrej k\u0451t\u0451 bot\u0451 manekinesh.<\/em><\/p>\n<p><em>Veshur me ngjyra t\u0451 ndryshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Vet\u0451m p\u0451r reklam\u0451.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkelqejn\u0451 pas xhamave, n\u0451 ball\u0451 t\u0451 vitrin\u0451s.<\/em><\/p>\n<p><em>Gati p\u0451r shitje\u2026rrobat q\u0451 i dhan\u0451<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>-Kategoria q\u0451 sfidon Gabin ,-foli profesori i Arteve,- jan\u0451 ato femra q\u0451 kan\u0451 z\u0451n\u0451 \u00a0nga nj\u0451 dashnor t\u0451 pasur, dyfishi i mosh\u0451s s\u0451 tyre q\u0451 i mban me para, u blen rroba, xhingla, dhe\u00a0 makin\u00eb! Dhe meq\u0451 ra fjala, kujdes kur udh\u0451ton se b\u0451n vaki ta cik\u0451sh makin\u0451n e saj, t\u0451 del pun\u0451. Th\u0451rret n\u0451 vend dashnorin n\u0451 cel. ajo! Pa\u00e7ka, se mund ta ket\u0451 fajin vet\u0451. Dhe hajde t\u0451 merresh me dashnorin pastaj. Se mund t\u0451 mos jet\u0451 dokushdo i biri i bot\u0451s. E pe statusin e Nelit\u00a0 n\u0451 fb\u201dK\u0451rkesat e nj\u0451 femre p\u0451r nj\u0451 mashkull?\u201d:Duhet t\u0451 jet\u0451 i njohur n\u0451 Tiran\u0451 dhe super i pasur!\u00a0\u201d.\u00a0Nuk mund t\u0451 ul un\u0451 standardin tim t\u0451 jet\u0451s\u201d.\u00a0Varf\u00ebria t\u00eb prish, thon\u00eb. Ca s\u2019e besojn\u00eb, por un\u00eb po.Ndonj\u0451her\u0451 m\u0451 duket se ka zbritur Migjeni n\u0451 sken\u0451n e koh\u0451s. Do t\u0451 v\u0451rtet\u0451n ti, vlla? Pa para, je pa personalitet, je\u00a0 nj\u0451\u00a0 frikacak. Ja shikom\u0451 mua p\u0451r shembull. Un\u0451 dal nga sht\u0451pia me 2000 lek\u0451 t\u0451 vjetra n\u0451 xhep. Jo vet\u0451m un\u0451, po shum\u0451 si un\u0451, e them me vete:\u201d Ishalla s\u2019takoj ndonj\u00eb t\u00eb njohur ,se do m\u0451 duhet\u00a0 ta fus n\u00eb lokal, t\u2019i jap nj\u00eb kafe. E po mir\u0451, n\u00eb k\u00ebrkoft\u00eb vet\u00ebm kafe, por po t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe uj\u00eb?!! Mir\u0451 kafen, po ujin\u00a0\u00e7\u2019e deshe zot\u00ebrote?\u201dNuk ve dot nj\u0451 kacidhe m\u0451njan\u0451 p\u0451r dit\u0451n e fundit. T\u0451 fut frik\u00ebn pasiguria p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen. Partishm\u0451ria \u2018moderne\u2019 ka pjell\u0451 servil\u0451 t\u0451 rinj. Ka deformuar karakteret. Njer\u0451zit kan\u0451 nevoj\u0451 p\u0451r buk\u0451n e goj\u0451s\u00a0 p\u0451r familjet e tyre.\u00a0\u00c7do pushtet i ri hedh n\u0451 rrug\u0451 mijra njer\u0451z, trembet edhe pastruesja e shkoll\u0451s pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>IV.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Intermexo:\u00a0Gjenerat\u0451 e re t\u0451 p\u0451rkedhelurish prepotent\u0451<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><em>-O ba! M\u2019i bo i\u00a0\u00e7ik detyrat!<\/em><\/p>\n<p><em>-Sot e ka radhen ma-ja -thot\u0451 ba-ja.<\/em><\/p>\n<p><em>-Po jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, o ba! Ku di mami t\u2019i boj k\u0451to\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>-Mamin e kemi m\u00ebsuese!<\/em><\/p>\n<p><em>-Po \u0451sht\u0451 p\u00ebr fillooren o ba, un\u0451 hyra n\u0451 gjimnaz.<\/em><\/p>\n<p><em>-Po mir\u00eb thot\u00eb goca, edhe ti! p\u0451rgjigjet ma-ja q\u00eb nga aneksi tek p\u0451rgatit dark\u0451n.<\/em><\/p>\n<p><em>-Do mi boni detyrat ju, apo si e keni hallin? Keni p\u0451r t\u0451 pagu pare ju kur t\u0451 ngel n\u0451 klas\u0451 un\u0451 ! ngre z\u0451rin vajza.<\/em><\/p>\n<p><em>Presioni \u0451sht\u0451 i hapur.<\/em><\/p>\n<p><em>-OK , s\u2019du dark\u0451, po shkoj t\u0451 fle. Ja tek kjo faqja k\u0451tu, ku kam vu lapsin jan\u00eb detyrat,-nes\u0451r kam provim, thot\u00eb vajza duke u ngritur nga divani. Burr\u0451 e grua l\u0451n\u0451\u00a0\u00e7kan\u0451 n\u0451 dor\u0451 e marrin librin e shkoll\u0451s, t\u0451 hapur pik\u0451risht aty ku e ka v\u0451n\u0451 lapsin vajza.<\/em><\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>A ke nevoj\u0451 p\u0451r ndonj\u0451 diplom\u0451 ti?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0Ore t\u2019i l\u0451m\u0451 k\u0451to, se t\u0451 m\u0451rzisin. Ti andej, mos ke ndonj\u0451 hall? Me se mund t\u0451 ndihmojm\u0451 ne ty? Mos t\u0451 duhet ndonj\u0451 diplom\u0451 shkolle, ndonj\u0451 master? Pyes se \u00a0na \u00a0vijn\u0451 edhe \u00a0p\u0451rtej detit p\u0451r ndonj\u0451\u00a0sh\u0451rbim\u00a0t\u0451 vog\u0451l. U duhet ndonj\u0451 p\u0451r rezume. U ndihmon p\u0451r t\u0451 gjetur pun\u0451. Sot kemi me kuintal\u0451 nga k\u0451to ne, ti vet\u0451m hidh paran\u0451!<\/p>\n<p>Kaq u desh dhe biseda p\u0451r shkollat mori p\u0451rpara.<\/p>\n<p>-Hahaha! qeshi emigranti- t\u2019i hyj \u201cKristalit\u201d thua? Po atij i ka dal\u0451 boja fare!<\/p>\n<p><strong>&#8211;<\/strong>\u00c7far\u0451 boje or burazer! Pse s\u2019kemi fur\u00e7e ne k\u0451ndej, a si? Binjak\u0451 jan\u00eb b\u0451r\u0451 t\u00eb t\u00ebr\u00eb, po h\u00eb. Pastaj pse Kristalit? Kemi plot ne k\u0451ndej. Evropa ka nj\u0451 universitet n\u0451 500 mij\u0451 banor\u0451, n\u0451 kemi nj\u0451 universitet n\u0451 40 mij\u0451 banor\u0451.\u00a0Popull\u00a0 i shkalluar.. ap..shiu! \u201cshkolluar\u201d-desha t\u0451 them.<\/p>\n<p>\u2013Natyrisht, s\u2019mund t\u0451 jen\u0451 t\u0451 gjith\u0451 nj\u0451lloj, -nd\u0451rhyra un\u0451. Ka nj\u0451 llogjik\u0451 k\u0451tu. Nuk jan\u0451 shuar petagog\u0451t e m\u0451suesit e nd\u0451rgjegjsh\u0451m. Ata punojn\u0451. D\u0451gjova nj\u0451 rast q\u0451 nj\u0451 drejtuesi fakulteti i erdhi \u201cporosia\u201d q\u0451 disa \u00a0student\u0451 duhet t\u0451 rregjistroheshin n\u0451 vitin e dyt\u0451, dhe ai u lemeris dhe dor\u0451zoi\u00a0\u00e7elsat.\u00a0P\u0451r nj\u0451\u00a0petagog t\u0451 nd\u0451rgjegjsh\u0451m, kjo do t\u0451 \u00a0thot\u0451\u00a0vet\u0451vrasje.<\/p>\n<p>-Asnj\u0451 s\u2019e vret veten p\u0451r k\u0451to, mot\u0451r. Se jan\u0451 realist\u0451. Ja nj\u00eb miku im, vajti t\u2019i marr\u00eb student\u00ebt n\u00eb provim, por s\u2019u paraqit askush . E thirri eprori i tij \u00a0e i tha: \u201cProvimi ka mbaruar, ja tek \u00ebsht\u00eb lista e student\u00ebve dhe notat q\u0451 duan ata. V\u0451ri notat dhe firmos mbylljen e procesit t\u0451 provimdh\u0451nies\u201d.<strong>\u00a0<\/strong>\u00c7\u2019t\u0451 b\u0451nte ai? T\u0451 kund\u0451rshtonte? T\u0451 mbetej papun\u0451?\u00a0Shkolla private \u0451sht\u0451 treg. M\u0451 dhe, t\u0451 dhash\u0451. Student\u0451t paguajn\u0451, ti do t\u2019i kalosh se s\u2019b\u0451n, edhe po t\u0451 mos vijn\u0451 fare n\u0451 shkoll\u0451!<\/p>\n<p>-Po ata q\u0451 \u201cstudiojn\u0451\u201d p\u0451r mjeksi, q\u0451 nes\u0451r do t\u0451 ken\u0451 n\u0451 dor\u0451 jet\u0451n e njer\u0451zve?<\/p>\n<p>&#8211; Ahaaa, -b\u0451ri bashk\u0451biseduesi\u00a0 me nj\u0451 ndjenj\u0451 humori p\u0451r t\u2019u pasur zili-mos t\u2019i ngat\u0451rrojm\u0451 gj\u0451rat. Pas \u201cstudimeve\u201d ata em\u0451rohen direkt drejtora spitalesh, drejtora personeli\u2026 ministra. Ata q\u0451 drejtojn\u0451 s\u2019kan\u0451 nevoj\u0451 t\u0451 jen\u0451 profesionist\u0451 apo jo?<\/p>\n<p>-Paraja hidhet p\u0451r t\u0451 fituar\u2026Apo ju t\u0451 Amerik\u0451s s\u2019e keni k\u0451shtu?<\/p>\n<p>-Edhe tek ne e paguajn\u00eb shkoll\u0451n, por pik\u0451risht\u00a0 sepse e kan\u0451 paguar student\u0451t nuk mungojn\u00eb n\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>Mu kujtua koha kur shkoja t\u0451 studioja n\u0451 NYU. M\u0451 dhimseshin parat\u0451 q\u0451 kisha dh\u0451n\u0451 p\u0451r shkollimin, se kisha punuar p\u0451r to, dhe jo vet\u0451m nuk mungoja asnj\u0451 dit\u0451, por\u00a0 s\u2019lija t\u0451 m\u0451 kalonte as nj\u0451 fraz\u0451 pa kuptuar nga spjegimi i petagogut.<\/p>\n<p>-Jo , jo jemi shum\u0451 larg \u2026, por n\u0451 fund t\u0451 fundit, \u00a0e kush e di se si e ke marr\u0451 diplom\u0451n apo masterin ti? Si vijn\u0451 pun\u0451t k\u0451tu m\u0451 kollaj t\u0451 heqin ty se sa at\u0451 q\u0451 ka mast\u0451r.<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u0451 vij\u0451 at\u0451 puna aty, as diploma as masteri s\u2019t\u0451 ndihmon. Vet\u0451m po t\u0451 jesh\u00a0 militant i partis\u0451, ndryshon puna,- tha Astriti.<\/p>\n<p>-Pse s\u2019thoni ju? Prit kur t\u0451 hapet ndonj\u0451 shkoll\u0451 partie, p\u0451r militant\u0451t, si nj\u0451 her\u0451 vakti- tha Genci nga Parisi, \u00a0po pse o, k\u0451shtu do hyni n\u00eb Evrop\u0451 ju, me g\u0451njeshtra!?<\/p>\n<p>-Kush t\u00eb tha q\u00eb ne duam t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, o i uruar?\u00a0 Ne djemt\u0451\u00a0 e\u00a0\u00e7upat n\u0451 Evrop\u0451 i kemi, -\u00e7\u2019ta duam Evrop\u0451n! Na jep detyra zysha Evrop\u0451, e luan me ne.. h\u0451, b\u0451 edhe k\u0451t\u0451, h\u0451 \u00a0b\u0451 edhe at\u0451. Kur na ka dashur Evropa ndonj\u0451her\u0451 ne? K\u0451shtu them un\u0451, xhan\u0451m..<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>V. \u2013 Skuta t\u0451 dhimshme t\u0451 jet\u0451s.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7do m\u0451ngjes e filloj me ndjekjen e lajmeve n\u0451 televizor. Lajmet flasin p\u0451r aksidente,p\u0451r grabitje vrasje e vet\u0451vrasje, afera korruptive, arrestime, dhe \u00a0mua m\u0451 b\u0451het se jam n\u0451 Nju Jork.\u00a0\u201c\u00c7udi, sa t\u0451 ngjash\u0451m u b\u0451m\u0451! Vet\u0451m se n\u0451 Amerik\u0451 sundon ligji e k\u0451tu kaosi\u201d, them me vete.<\/p>\n<p>Kamera televizive hyn n\u0451 skutat e mjerimit, n\u0451 \u201csht\u0451pi\u201d me mure t\u0451 rr\u0451nuara, me \u201cdritare\u201d t\u0451 z\u0451na me letra plasmasi, p\u0451r t\u0451 ndaluar t\u0451 ftohtin. T\u0451 krisurat n\u0451 murin e batuar, kalojn\u0451 p\u0451rtej konceptit \u201crrezik sh\u0451mbje\u201d. E frikshme. Askush nuk do t\u0451 guxonte t\u0451 flinte as edhe nj\u0451 nat\u0451 t\u0451 vetme n\u0451n at\u0451 \u2018streh\u0451\u2019. N\u0451 \u2018juridiksionin\u2019 e kujt jan\u0451 k\u0451to familje vall\u0451? Kush kujdeset p\u0451r to? Fytyra e pashpres\u0451 e nj\u0451 n\u0451ne q\u0451 nuk di se\u00a0\u00e7do t\u0451 ndodh\u0451 nes\u0451r me familjen e saj, me f\u0451mij\u0451t e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>F\u0451mij\u0451t e rrug\u0451ve<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Makina jon\u0451 ndalet para drit\u0451s s\u0451 kuqe. F\u0451mij\u0451 t\u0451 vegj\u0451l, t\u0451 reckosur\u00a0 na dalin p\u0451rpara\u00a0 me duar t\u0451 zgjatura drejt nesh. Lypsar\u0451 q\u0451 t\u0451 rr\u0451ngjethin. Flitet shum\u0451 p\u0451r shfryt\u0451zimin e t\u0451 miturve , p\u0451r\u201dpun\u0451simin\u201d e tyre nga m\u0451 t\u0451 m\u0451dhenjt\u0451,\u00a0 t\u0451 cil\u0451ve ata u dor\u0451zojn\u0451 \u201crrog\u0451n\u201d e rrug\u0451s. Thon\u0451 se k\u0451ta f\u0451mij\u0451 shfryt\u0451zohen edhe nga vet\u0451 prind\u0451rit.\u00a0\u00c7far\u0451 po b\u0451het p\u0451r t\u2019i larguar f\u0451mij\u0451t nga rruga?\u00a0Kush kujdeset p\u0451r ta? A egziston nj\u0451 sh\u0451rbim social p\u0451r t\u0451 ndihmuar? Po shteti? Pyetje t\u0451 menj\u0451hershme t\u0451 sulmojn\u0451 trurin. \u201cN\u0451se nuk nd\u0451rhyn shteti, shoq\u0451ria civile nuk ka si t\u0451 ndihmoj\u0451. Por\u00a0n\u0451se shteti \u00a0u jep si ndihm\u0451 40 mij\u0451 lek\u0451 t\u0451 vjetra n\u0451 muaj, problemin\u00a0 e k\u0451tyre f\u0451mij\u0451ve nuk e zgjidh dot, sepse ata vet\u0451 duke lypur mund t\u2019i b\u0451jn\u0451 120 mij\u0451\u201d-\u00a0 hidhet nj\u0451 opinion\u00a0 n\u0451 ekranin televiziv.<\/p>\n<p>P\u0451r mua nuk \u0451sht\u0451 koncept i ri ky \u00a0\u201cF\u0451mij\u0451t e rrug\u0451ve\u201d.\u00a0 Ndodh edhe n\u0451 Amerik\u0451 ky fenomen. Kam lexuar nj\u0451 lib\u0451r \u201dPlease help me God\u201d shkruar nga\u00a0 Sister Mary Rose McGeaady, ku flitet p\u0451r f\u0451mij\u0451 t\u0451 braktisur,adoleshent\u0451 t\u0451 gjetur n\u0451 rrug\u0451 e t\u0451 ndihmuar nga Kisha deri n\u0451 nj\u0451 moment t\u0451 rritjes s\u0451 tyre e pastaj ata p\u0451rpiqen t\u0451 \u00e7ajn\u0451 vet\u0451 n\u0451 jet\u0451\u2026 Por deri at\u0451here ata ata kan\u0451 nevoj\u0451 p\u0451r streh\u0451n e par\u0451\u2026 Kush do t\u2019ua jap\u0451 k\u0451t\u0451?<\/p>\n<p>N\u0451 nj\u0451 station televiziv transmetohet nj\u0451 takim i ministrit Veliaj me rom\u0451t t\u0451 cil\u0451ve u premton sht\u0451pi, shkolla, pun\u0451, barazi sociale. Dalin edhe ata vet\u0451 n\u0451 ekran e l\u0451vdojn\u0451 ministrin e ri megjith\u0451se ai s\u2019ka shum\u0451 q\u0451 ka filluar pun\u0451n e \u0451sht\u0451 ende n\u0451 faz\u0451 premtimesh. Habitesh. Eshte e v\u0451rtet\u0451 kjo q\u0451 po ndodh, apo nj\u0451 shfaqje e organizuar,ku gjithkush i ka t\u0451 ndara rolet? Vet\u0451m koha do ta tregoj\u0451.<\/p>\n<p>N\u0451 rrjetin social\u00a0 facebook publikohet nj\u0451 fotografi e nj\u0451 famillje te varf\u0451r\u00a0 deri n\u0451 mjerim duke pritur vitin e ri.<\/p>\n<p>Dikush reagoi duke th\u0451n\u0451 se\u00a0 ai q\u0451 e ka nxjerr\u0451 k\u0451t\u0451 foto,do kishte b\u0451r\u0451 mir\u0451 \u00a0t\u2019u jepte ca para q\u0451 edhe kjo familje t\u0451 g\u0451zonte vitin e ri si t\u0451 gjith\u0451 t\u0451 tjer\u0451t.<\/p>\n<p>\u201cMjerimi nuk do m\u0451shir\u0451 , por don vet\u0451m t\u0451 drejt\u0451! Na kujton Migjeni yn\u0451.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>VI. Emigrant\u0451 n\u0451 Shqip\u0451ri<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Intermexo: Nga\u00a0nj\u0451 bised\u0451 tek pragu i der\u0451s midis Lules dhe Ijes.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ija:\u00a0&#8211;<em>Nuk di\u00a0<\/em>\u00e7<em>far\u0451 bojn\u0451 k\u0451to djemt\u0451 e nonave jasht shtetit. Paret i kan\u0451 bo, ene shpijat k\u0451tu i kan\u0451 nd\u0451rtu. Mo t\u2019mira se vila e Enverit, pasha zotin!\u00a0 Nona, baba vet\u0451m knejta. Ata anejta. N\u0451 vend q\u0451 t\u2019vijn\u0451 e t\u0451 rrijn\u0451 si zotni n\u0451 vend t\u0451 vet. E kan\u0451 lon venin bosh k\u0451tu, ene po i a ze kinezi, rusi, taljoni, izraeliti<strong>\u2026<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Lulja:- Bota \u0451sht\u0451 b\u0451r\u0451 globale mi Ije\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Ija- Si glob ka qen\u0451 edhe dikur vafti , biles\u00a0 ka pas qen\u0451 edhe nj\u0451 kong\u0451 , me globni q\u0451 \u00a0rrotullohet. Tani duhet t\u0451 jet\u0451 bo shesh-besh!<\/em><\/p>\n<p><em>Lulja: E di t\u2019i q\u0451 3000 italian\u0451\u00a0 banojn\u0451 sot k\u0451tu tek ne?. Kan\u0451 ardhur si emigrant\u0451 t\u0451 shkret\u0451t. K\u0451shtu shkruajn\u0451 edhe gazetat italiane.\u00a0 A e pe at\u0451 emisionin mbr\u0451m\u0451\u00a0 n\u0451 televizior?<\/em><\/p>\n<p><em>Ija- Nuk thu shyqyr q<\/em>\u0451<em>\u00a0kan<\/em>\u0451<em>\u00a0ardh!!Kjo don me thon\u0451\u00a0 q\u0451 ne nuk jemi mo m\u0451 t\u0451 vorfnit e Evrop\u0451,se na plas\u0451n mo! Ul e ngre Shqipnia n\u0451 vend t\u0451 funit.<strong>\u00a0<\/strong>S\u2019e kom pa ate shoun q\u0451 thu ti; jan\u0451 bo\u00a0 nja 100 kanale televizive e s\u2019vjen radha p\u0451r mu q<\/em>\u0451<em>\u00a0ta hap atje ku du un\u0451, se jan\u0451 gocat nj\u0451her\u0451, pastaj\u00a0<\/em>\u00e7<em>unat, burri,mbesat\u2026<\/em><\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E\u00a0 kisha par\u0451 edhe un\u0451 at\u0451 emison nj\u0451 pasdite. M\u0451sova se\u00a0n\u0451 atdheun ton\u0451 ka rreth 8500 emigrant\u0451 q\u0451 kan\u0451 zgjedhur Shqip\u0451rin\u0451 p\u0451r banim dhe pun\u0451sim dhe se fliteshin\u00a0 8 gjuh\u0451. N\u0451 studion televizive qen\u0451 ftuar nj\u0451 ruse, nj\u0451 italian dhe nj\u0451\u00a0\u00e7ift hebre. T\u0451 gjith\u0451 e flisnin gjuh\u0451n shqipe shum\u0451 mir\u0451, sidomos rusja edhe hebrenjt\u0451, por edhe italiani jo keq. I jepte nj\u0451 theks\u00a0 si nga Vlora. Rusja tha se kishte ardhur \u00a0nga Moska. Ajo me t\u0451 \u0451m\u0451n dhe familjen kishte zgjedhur p\u0451r t\u0451 jetuar e punuar Sh\u0451ngjinin. I p\u0451lqente natyra ,deti, ushqimi i fresk\u0451t dhe njer\u0451zit e dashur. N\u0451 Sh\u0451ngjin kishte bler\u0451 nj\u0451 apartament dhe kishte filluar nj\u0451 bisnes t\u0451 sajin.\u00a0<span style=\"text-decoration: underline;\">\u00c7<\/span>ifti hebre, nga ana e tyre, ishin shum\u0451 t\u0451 k\u0451naqur n\u0451 Vlor\u0451. Burri kishte nj\u0451 bisnes me peshkimin(biopeshkimin). T\u0451 dy, dukeshin si shqiptar\u0451 n\u0451 t\u0451 par\u0451. Burri i tha gazetares se \u201cn\u0451 pak vite k\u0451tu do t\u0451 vij\u0451 gjysma e Izraelit\u201d.<\/p>\n<p>Italiani, sipas fjal\u0451ve t\u0451 tij, mezi i kishte mbushur mendjen shqiptares p\u0451r t\u2019u martuar me t\u0451 . Ishin njohur n\u0451 Itali, por ai kishte qen\u0451 shum\u0451 kureshtar p\u0451r \u00a0Shqip\u0451rin\u0451 q\u0451 e kishin aq af\u0451r dhe rreth t\u0451 cil\u0451s ai nuk dinte asgj\u0451 me par\u0451 madje kishte marr\u0451 hart\u0451n p\u0451r t\u0451 par\u0451 se me k\u0451\u00a0kufizohej. Nd\u0451rsa n\u0451na e tij kishte patur nj\u0451 ide t\u0451 vak\u0451t. Mendonte se \u00a0shqiptar\u0451t ishin\u00a0 ziosh\u0451.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>VII<\/strong>.<strong>\u00a0Gjuha jon\u0451 (e p\u0451rzier) shqipe.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u0451rzjera e gjuh\u0451s shqipe me fjal\u0451 t\u0451 huaja, kryesisht anglisht e italisht \u0451sht\u0451 fenomeni m\u0451 i r\u0451ndomt\u0451 q\u0451 vihet re sot n\u0451 atdhe. T\u0451 krijohet p\u0451rshtypja se askush s\u2019do t\u0451 dij\u0451 m\u0451 p\u0451r k\u0451t\u0451 pun\u0451. Fjal\u0451t e huaja \u2013sidomos \u00a0nga anglishtja, kan\u0451 hyr\u0451 pa fre \u00a0n\u0451 fjalorin e p\u0451rditsh\u0451m t\u0451 drejtuesve, fol\u0451sve t\u0451 televizioneve dhe madje gjen edhe n\u0451 tituj programesh q\u0451 s\u2019jan\u0451 shqip ! (kujto:\u00a0X Factor Albania ; The Voice of Albania ; Albania\u2019s Got Talent apo edhe kanale televizive \u00a0si ABC news ,etj.)\u00a0\u00a0Sa pak fantazi ka! Sa d\u0451shir\u0451 p\u0451r t\u2019i marr\u0451 t\u0451 gat\u0451shme nga bota!\u00a0\u00a0E pastaj flasim p\u0451r ruajtjen \u00a0e idenditetit! Gjuha, elementi m\u0451 i r\u0451nd\u0451sish\u0451m i tij, injorohet, shtr\u0451mb\u0451rohet e deformohet; Mania p\u0451r t\u0451\u00a0krijuar \u00a0fjal\u0451 t\u0451 panevojshme, \u2018moderne\u2019(Pse thuhet \u201cshorteu\u201d e jo \u2018shorti\u2019-si\u00e7\u00a0ka qen\u0451 m\u0451 par\u0451? Apo \u201cshumatorja\u201d n\u0451 vend t\u0451 \u201cshuma\u201d? etj.) M\u0451\u00a0kujtohet Konica i madh ,t\u0451 cilit i referohemi shpesh sepse mbetet gjithnj\u0451 aktual.<\/p>\n<p>\u201c<strong>Duam t\u00eb flasim e t\u00eb shkruajm\u00eb nj\u00eb shqipe t\u00eb q\u00ebruar; n\u00eb e trazofshim me greqisht, turqisht, italisht e me t\u00eb tjera gjuh\u00eb, m\u00eb mir\u00eb ta l\u00ebm\u00eb fare shqipen.\u201d<\/strong>\u00a0(1899)<\/p>\n<p>K\u0451to q\u0451 them un\u0451, tashm\u0451 s\u2019p\u0451rb\u0451jn\u0451 lajm. Me siguri lajm do t\u0451 p\u0451rb\u0451nte \u00a0fillimi i pastrimit t\u0451 gjuh\u0451s dhe heqja dor\u0451 nga imitimet, e kopjimet e majmunizimet. (A do t\u0451 filloj\u0451 vall\u0451?) Duket se nuk e vret mendjen njeri p\u0451r t\u0451 qen\u0451 origjinal e i mb\u0451shtetur n\u0451 taban\u2026 N\u0451p\u0451rmjet televizionit si mjet i komunikimit masiv edukohet keq sidomos brezi q\u0451 rritet. Anormalja kthehet n\u0451 normale. M\u0451 e keqja \u0451sht\u0451 se sa m\u0451 shum\u0451 fjal\u0451 t\u0451 huaja n\u0451 ekranin e televizorit , aq m\u0451 me kultur\u0451 u duket vetja dhunuesve t\u0451 gjuh\u0451s m\u0451m\u0451. \u00a0A thua se jan\u0451 \u00a0adoleshent\u0451 q\u0451\u00a0duan t\u0451 bien n\u0451 sy, t\u0451 t\u0451rheqin v\u0451mendjen. Ca m\u0451 keq kur mpleksja e gjuh\u0451s praktikohet gjer\u0451sisht nga fol\u0451sa apo drejtues\u00a0\u00a0t\u0451 vjet\u0451r e \u00a0me reputacion. Ndoqa nga ekrani nat\u0451n finale t\u0451 K\u0451ng\u0451s magjike 2013 n\u0451 Tv Klan. Nga skena e\u00a0 festivalit jepeshin nominimet p\u0451r \u201cbest performance\u201d , p\u0451r \u201c best dance\u201d, \u201cK\u0451nga hit\u2026<\/p>\n<p>Cili popull n\u0451 vendin e tij, do injoronte gjuh\u0451n e vet\u00a0 p\u0451r t\u2019i dh\u0451n\u0451 \u2018respekt\u2019\u00a0nj\u0451 tjetre?<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u0451t nuk \u00a0respektojn\u0451 gjuh\u0451n e tyre\u201d. Ky qe\u00a0 konkluzion i nj\u0451 t\u0451 huaji q\u0451 kishte qen\u0451\u00a0 n\u0451 Shqip\u0451ri<\/p>\n<p>M\u0451 kujtohet nj\u0451 rast tek ecnim n\u0451 Central Park, n\u0451 Manhattan, m\u2019u b\u0451 sikur dikush na ndiqte nga pas.\u00a0 Ngadalsuam hapat. N\u0451 krahun ton\u0451 ishte nj\u0451\u00a0\u00e7ift.<\/p>\n<p>-M\u0451 falni, m\u2019u drejtua me mir\u0451sjellje burri: A mund ta di se\u00a0\u00e7far\u0451 gjuhe flisni? Na ting\u0451lloi interesante,-tha ai duke par\u0451 nga e shoqja. Ajo pohoi me kok\u0451 duke buz\u0451qeshur.<\/p>\n<p>-Flasim shqip. Ne jemi nga Albania.<\/p>\n<p>-Nga Albania? Nuk kam pasur rast ta d\u0451gjoja m\u0451 par\u0451 gjuh\u0451n tuaj.<\/p>\n<p>-Ju p\u0451lqen?<\/p>\n<p>&#8211; Oh, ting\u0451llon di\u00e7ka si midis fr\u0451ngjishtes dhe hungarishtes.Gjuh\u0451 interesante ,v\u0451rtet e bukur.<\/p>\n<p>Ata u larguam dhe ne t\u0451 dyja pam\u0451 nga nj\u0451ra tjera.<\/p>\n<p>S\u2019na kishte shkuar mendja se si ting\u0451llonte gjuha jon\u0451 n\u0451 vesh\u0451t e nj\u0451 t\u0451 huaji. Ky qe nje rast i thjesht\u0451 q\u0451 na krijoi nj\u0451 ndjenj\u0451 t\u0451 k\u0451nd\u0451shme p\u0451r bukurin\u0451 e gjuh\u0451s son\u0451, pa hyre m\u0451 thell\u0451 \u00a0n\u0451 vlerat\u00a0e saj .<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Me \u201cti\u201d apo me \u201cJu?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Munges\u0451 respekti p\u0451r tjetrin dhe p\u0451r veten<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kam shkruar edhe nj\u0451 her\u0451 tjet\u0451r p\u0451r k\u0451t\u0451 fenomen. N\u0451 emisionet televizive ftohen personalitete t\u0451 nj\u0451 fushe apo nj\u0451 tjetre p\u0451r t\u2019u marr\u0451 mendimin apo nj\u0451 opinjon t\u0451 kualifikuar p\u0451r nj\u0451 problem a tem\u0451 t\u0451 caktuar, dhe me t\u0451 filluar biseda gazetari u drejtohet me \u201cti\u201d. Teleshikuesi p\u0451rjeton nj\u0451 ndjenj\u0451 e parehatshme me k\u0451t\u0451 lloj komunikimi. Mungon edukata dhe kultura. Dhe nuk \u0451sht\u0451 se gjuh\u0451s son\u0451 i mungon \u2018Ju\u2019-ja-p\u0451r t\u2019i shprehur tjetrit vler\u0451simin dhe respektin. N\u0451 fakt \u00a0n\u0451 \u201cti\u201d-n\u0451, ndihet mendjemadh\u0451sia e intervistuesit. \u00a0P\u0451rse u bie nuri po t\u0451 flasin me Ju? A nuk e kuptojn\u0451 k\u0451ta intervistues se\u00a0 thjesht\u0451sia e tyre do t\u0451 qe m\u0451 dinjitoze n\u0451 syt\u0451 e teleshikuesve?<\/p>\n<p>Nj\u0451 sh\u0451mbull mendjemadh\u0451sie dhe arrogance: Nj\u0451 redaktor i ri tek t\u0451 tridhjetat interviston nj\u0451 zot\u0451ri tek t\u0451 n\u0451nt\u0451dhjetat. I ftuari ka p\u0451rjetuar ngjarje t\u0451 r\u0451nd\u0451sishme n\u0451\u00a0t\u0451\u00a0kaluar\u0451n\u00a0dhe p\u0451r fat ruan nj\u0451 kujtes\u0451 t\u0451 mrekullushme. Ai \u00a0flet thjesht\u0451, d\u0451shmon. Nga ana \u00a0e tij gazetari nxiton t\u2019ja marr\u0451 fjal\u0451n nga goja arbitrarisht dhe jep\u00a0nj\u0451 konkluzion krejt t\u0451 gabuar tek publiku. Zot\u0451ria reagon me qet\u0451si: \u201cJo nuk jam ndjer\u0451 ashtu! \u201c<\/p>\n<p>Sa qesharake! Gazetari n\u0451 vend q\u0451 t\u0451 d\u0451gjoj\u0451\u00a0si nj\u0451 njeri i nd\u0451rgjegjsh\u0451m e me kultur\u0451, nd\u0451rhyn pik\u0451risht p\u0451r t\u0451 treguar munges\u0451n e kultur\u0451s s\u0451 vet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhjetor, 2013<\/p>\n<p>Nju Jork<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albana M Lifschin Pjesa e pare \u00a0Koha\u00a0\u00a0q\u0451 po kaloja vet\u0451m me maman\u0451 p\u0451r mua qe b\u0451r\u0451 e pa\u00e7mueshme. Jeta na merr me vete me\u00a0\u00a0rutin\u0451n e saj dhe vet\u0451m\u00a0\u00a0n\u0451\u00a0\u00a0momente t\u0451 caktuara e kuptojm\u0451 se sa pak koh\u0451-jete kemi kaluar me prind\u0451rit. \u2026Qe fund shtatori\u00a0\u00a0dhe f\u0451mij\u0451t kishin filluar shkoll\u0451n, q\u0451 do t\u0451 thoshte q\u0451 familja e tim&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3914","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3914"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3917,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3914\/revisions\/3917"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}