{"id":389,"date":"2012-03-27T00:35:11","date_gmt":"2012-03-27T00:35:11","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=389"},"modified":"2012-03-27T00:38:12","modified_gmt":"2012-03-27T00:38:12","slug":"drejtori-i-arkivit-dhembe-floriri-unaza-e-bizhuteri-ne-kasaforten-e-sigurimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=389","title":{"rendered":"Drejtori i Arkivit: Dh\u00ebmb\u00eb floriri, unaza e bizhuteri n\u00eb kasafort\u00ebn e Sigurimit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/kastriot-Dervishi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-390\" title=\"kastriot Dervishi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/kastriot-Dervishi.jpg\" alt=\"\" width=\"240\" height=\"300\" \/><\/a><strong>Drejtori i Arkivit: Dh\u00ebmb\u00eb floriri, unaza e bizhuteri n\u00eb kasafort\u00ebn e Sigurimit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Flet Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Procesverbali i dosjeve dhe materialeve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit m\u00eb 30.10.1948<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb inventar edhe monedha ari, ora, unaza e bizhuteri t\u00eb shtrenjta.<\/strong><\/p>\n<p>Motua e famshme \u201cDiktatura e proletariatit do t\u2019u shkul\u00eb dh\u00ebmb\u00eb e dh\u00ebmball\u00eb armiqve t\u00eb klas\u00ebs\u201d, nuk ka pasur vet\u00ebm q\u00ebllim simbolik. S\u00eb paku, dokumenti t\u00eb cilit i referohet zoti Kastriot Dervishi, drejtori i Arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, konfirmon faktin se regjimi dhe njer\u00ebzit e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar edhe p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt fizik\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb tyre, ata t\u00eb veshur me flori. Madje, kjo e pohuar zyrtarisht, jo nga funksionar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, por nga ish-kreu i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Fsheht\u00eb, Vask\u00eb Koleci, i cili\u00a0 bashk\u00eb me detyr\u00ebn, i ka dor\u00ebzuar pasardh\u00ebsit kasafort\u00ebn me nj\u00eb inventar sendesh t\u00eb shtrenjta, madje edhe dh\u00ebmb\u00eb floriri t\u00eb p\u00ebrftuara nga pla\u00e7kitja e t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb.<!--more--><br \/>\n<strong>DOKUMENTI<\/strong><br \/>\nKa qen\u00eb fundi i tetorit t\u00eb vitit 1948, kur Vask\u00eb Koleci \u00ebsht\u00eb shkarkuar si drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe i ka dor\u00ebzuar zyr\u00ebn e mjetet e pun\u00ebs Kadri Hazbiut, nj\u00eb tjet\u00ebr personazh ky q\u00eb u b\u00eb po aq i njohur n\u00eb krye t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Fsheht\u00eb. Hazbiu \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb zyr\u00ebn e Kolecit bashk\u00eb me nj\u00eb grup zyrtar\u00ebsh t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe pasi ka b\u00ebr\u00eb inventarin e saj, ka shkruar me dor\u00ebn e tij gjith\u00e7ka ka gjetur aty. Nga m\u00ebnyra si kishin rrjedhur ngjarjet, Koleci nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb l\u00ebvizte asgj\u00eb nga zyra e tij, pasi tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim si njeriu i Ko\u00e7i Xoxes, q\u00eb tashm\u00eb ishte kryq\u00ebzuar si tradhtar. N\u00eb procesverbalin e Hazbiut, si\u00e7 duket n\u00eb faksimilen q\u00eb po botojm\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dosjeve sekrete, ku dallojn\u00eb ato me direktivat e jugosllav\u00ebve p\u00ebr organizimin e Policis\u00eb Sekrete, gjendet edhe nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb me nj\u00eb mori sendesh me vler\u00eb q\u00eb i jan\u00eb gjetur n\u00eb kasafort\u00eb kreut t\u00eb sigurimit. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre u p\u00ebrket t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, q\u00eb m\u00eb sa duket kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb zyr\u00ebn e shefit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sekret pas pla\u00e7kitjes q\u00eb vart\u00ebsit e tij u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb atyre para ekzekutimit. N\u00eb inventarin e tyre bie n\u00eb sy sasia e madhe e monedhave dhe sahateve t\u00eb floririt, e sendeve t\u00eb tjera t\u00eb shtrenjta, madje deri edhe dh\u00ebmb\u00eb floriri etj.<br \/>\n<strong>LISTA\u00a0<\/strong><br \/>\nP\u00ebrmbajtja e inventarit t\u00eb procesverbalit t\u00eb firmosur nga Hazbiu dhe Koleci m\u00eb 30.10.1948 \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb befasuese. Mjafton t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb sy list\u00ebs s\u00eb monedhave dhe sendeve q\u00eb jan\u00eb gjetur n\u00eb kasafort\u00ebn e drejtorit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. N\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur e zeza n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb: Nj\u00eb zarf me 1286 dollar\u00eb amerikan\u00eb, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e ark\u00ebs 1.755.823, 41 sahate xhepi, nj\u00eb kuti me 12 gota argjendi, nj\u00eb qese me mexhite Turqie, nj\u00eb pako me argjendari t\u00eb vjetra, 10 cop\u00eb gjyzlyk\u00eb, dy sahate t\u00eb tjer\u00eb, 5 cop\u00eb unaza floriri, nj\u00eb sasi me para shqiptare, nj\u00eb tabakon argjendi, nj\u00eb zarf me tre sahate me 1980 lek\u00eb, zarf i Eugenio Scaturos me nj\u00eb unaz\u00eb floriri, zarf i Aleks Vasilit me para, zarf i Rizio Konfredo me disa para dhe nj\u00eb stilograf t\u00eb vjet\u00ebr, zarf i Hans Val\u00ebs me para t\u00eb vjetra, zarfi i \u2026. para t\u00eb vjetra e nj\u00eb sahat xhepi, zarf i Mario Guarnierit dhe nj\u00eb or\u00eb, zarf i Mihal \u2026 dhe nj\u00eb stilograf e para t\u00eb vjetra, zarf i Kujtim Beqirit, nj\u00eb unaz\u00eb floriri dhe sahat xhepi, zarf i Pandeli Zografit, nj\u00eb or\u00eb e para t\u00eb vjetra, zarf i Zyrika Manos, para t\u00eb vjetra dhe nj\u00eb or\u00eb grash, lira turke, nj\u00eb sterlin\u00eb, 3 napolona ari dhe nj\u00eb zinxhir floriri, zarfi i Abdyl Sharr\u00ebs, nj\u00eb sahat e para t\u00eb vjetra, nj\u00eb zarf me para t\u00eb vjetra dhe nj\u00eb pal\u00eb syze, or\u00eb dore e Selim K\u00ebrlukut, dy dh\u00ebmb\u00eb floriri, dy sahate gjerman\u00eb, nj\u00eb byzylyk i vlefsh\u00ebm i Hysen Shehut, nj\u00eb kapele gruaje me 48 cop\u00eb flori me dy cop\u00eb rrath\u00eb indian\u00eb, 160 sterlina let\u00ebr, nj\u00eb kuti me nj\u00eb stilograf me pen\u00eb floriri t\u00eb Taraskonit, nj\u00eb kuti me dekorata t\u00eb vjetra, nj\u00eb kuti me argjendari, nj\u00eb or\u00eb e nj\u00eb qostek floriri, nj\u00eb unaz\u00eb me gur\u00eb jeshil floriri, nj\u00eb zinxhir floriri, 4 kopsa floriri, 1 mij\u00eb franga egjiptiane, zarf i Namik Xhelilit, disa para t\u00eb vjetra, nj\u00eb or\u00eb e nj\u00eb pal\u00eb gjyzlyk\u00eb dhe 1 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, zarf i Emin Bakallit me 690 lek\u00eb, nj\u00eb stilograf e nj\u00eb or\u00eb, zarf i Mirush P\u00ebrmetit, nj\u00eb pal\u00eb v\u00ebth\u00eb floriri n\u00eb kuti, nj\u00eb s\u00ebnduk me nj\u00eb cop\u00eb lir\u00eb floriri, nj\u00eb or\u00eb dhe 3 byzylyk\u00eb, d\u00ebftes\u00eb p\u00ebr 183.429 lek\u00eb, dy \u00e7eqe nga 500.00 lek\u00eb, gjasht\u00eb dengje t\u00eb lidhura me nga 100 cop\u00eb 500-lek\u00ebshe, dhjet\u00eb dengje nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshe, dhjet\u00eb dengje me 1000 cop\u00eb 50-lek\u00ebshe, 70 cop\u00eb mij\u00ebshe, 6 cop\u00eb 500-lek\u00ebshe, 2 dengje nga 100 cop\u00eb, 59 cop\u00eb 100-lek\u00ebshe, nj\u00eb deng me 100 cop\u00eb 50-lek\u00ebshe, 188 cop\u00eb nga 50 lek\u00eb etj T\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen fakti q\u00eb midis shum\u00eb sendeve t\u00eb \u00e7muara, n\u00eb kasafort\u00ebn e kryesigurimsit gjendeshin edhe dy dh\u00ebmb\u00eb floriri, t\u00eb cilat me siguri duhet t\u2019i ken\u00eb takuar ndonj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari me vdekje, apo ndonj\u00eb t\u00eb vdekuri n\u00eb Hetuesi.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb pla\u00e7kiturit<\/strong><br \/>\nTre jan\u00eb grupet e t\u00eb pla\u00e7kiturve, sendet e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb regjistruar n\u00eb procesverbalin e Kadri Hazbiut dhe Vask\u00eb Kolecit, t\u00eb vitit 1948. S\u00eb pari, grupi \u201cantiparti\u201d i Kadri Hoxh\u00ebs dhe Ludovik Nikajt. I pari, nj\u00eb figur\u00eb e njohur e luft\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues ushtarak n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb, deputet i Kuvendit Popullor, me mandat t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb pas arrestimit. I dyti, Ludovik Nikaj, personazhi i filmit artistik \u201cVendimi\u201d, me subjekt t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb trilluar, t\u00eb cilit i atribohet \u201ctradhtia\u201d p\u00ebr tregimin e bazave t\u00eb komunist\u00ebve gjat\u00eb vitit 1942. Ai ndodhej i internuar n\u00eb Itali dhe me mbarimin e luft\u00ebs k\u00ebrkoi t\u00eb kthehet, pasi martonte v\u00ebllain. Te filmi \u201cVendimi\u201d paraqitet sikur nj\u00eb nj\u00ebsit e ka arrestuar n\u00eb Bari. Ludoviku sa mb\u00ebrrin n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkoi takim me Ko\u00e7i Xoxen ose Enverin, por p\u00ebrfundoi n\u00eb Hetuesi e m\u00eb von\u00eb para pushkatimit. Grupi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i deputet\u00ebve, ku p\u00ebrmenden Arif Gjyli dhe Islam Radovicka. Pjesa tjet\u00ebr e t\u00eb pla\u00e7kiturve u p\u00ebrket inxhinier\u00ebve t\u00eb procesit t\u00eb \u201ck\u00ebnet\u00ebs s\u00eb Maliqit\u201d. Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Zyrika Mano dhe dy italian\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shfaqur n\u00eb varjet apo pushkatimet publike q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb list\u00ebn e inventarit t\u00eb procesverbalit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm nuk mungojn\u00eb edhe emra t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb anatemuar n\u00eb vitet e para pas \u00c7lirimit, reaksionar\u00eb dhe armiq t\u00eb betuar t\u00eb Pushtetit Popullor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\">Faksimile e nj\u00eb prej dokumenteve t\u00eb sekuestrimeve q\u00eb b\u00ebnte Sigurimi i Shtetit n\u00eb vitit 1950<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrbind\u00ebshi Sk\u00ebnder Kosova<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/skender-kosova.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-393\" title=\"skender kosova\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/skender-kosova.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" \/><\/a><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\">\n<p>Sk\u00ebnder Kosova, kryepolici i Tiran\u00ebs i viteve t\u00eb para t\u00eb \u00e7lirimit, ishte b\u00ebr\u00eb tmerri i qytetit, sidomos i familjeve t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb. Dokumentet e Sigurimit p\u00ebrmbajn\u00eb dhjet\u00ebra denoncime t\u00eb grave t\u00eb t\u00eb arrestuarve p\u00ebr sjelljet brutale t\u00eb tij. Autoriteti lokal i Sigurimit, si Sk\u00ebnder Kosova, shkruhet n\u00eb nj\u00eb syresh q\u00eb mban dat\u00ebn 13 janar 1947, e ka tepruar me q\u00ebndrimin kundra grave dhe familjar\u00ebve t\u00eb armiqve t\u00eb d\u00ebnuar. Teprime t\u00eb tilla, si bastisje sht\u00ebpish dhe pla\u00e7kitje sendesh personale, ku nuk kurseheshin as teshat e trupit, n\u00eb Tiran\u00ebn e atyre viteve krahasoheshin me ato t\u00eb pushtuesit. Sidoqoft\u00eb,Kosova nuk ishte nj\u00eb rast i shk\u00ebputur, por pjes\u00eb e profilit brutal t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cPara pushkatimit t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb u grabisnin sendet personale\u201d<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cNjer\u00ebzit e Sigurimit n\u00eb \u00e7astet e fundit u rr\u00ebmbenin or\u00ebt, unazat dhe monedhat e floririt\u201d<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Po t\u00eb ndodhte mrekullia e t\u00eb ngriheshin edhe nj\u00eb her\u00eb nga varri viktimat e kryq\u00ebzat\u00ebs s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, ve\u00e7 torturave t\u00eb tmerrshme, barbaris\u00eb n\u00eb Hetuesi dhe akuzave monstruoze, do t\u00eb rr\u00ebfenin edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb makabritetit t\u00eb ushtruar ndaj tyre n\u00eb \u00e7astet e fundit. \u00c7do syresh, para se t\u00eb mbyllte syt\u00eb e t\u00eb ndahej nga kjo bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb grabitur p\u00ebrdhunsh\u00ebm nga njer\u00ebzit e Policis\u00eb Sekrete n\u00eb kushte \u00e7njer\u00ebzore e n\u00eb terr t\u00eb plot\u00eb. Profili i krimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u00eb ishte zhdukur bashk\u00eb me viktimat, por me sa duket, nuk ka shp\u00ebtuar pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme n\u00eb dosjet e Policis\u00eb Sekrete. Kastriot Dervishi, drejtori i Arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, pas hulumtimeve t\u00eb shumta ka zbuluar s\u00eb fundi dokumente autentike e d\u00ebshmi t\u00eb pakontestueshme q\u00eb provojn\u00eb praktik\u00ebn makabre t\u00eb grabitjes s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb para ekzekutimit. Gjat\u00eb rr\u00ebfimit p\u00ebr \u201cPanorama\u201d, kreu i institucionit t\u00eb memories s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit zbardh nj\u00eb mori faktesh rr\u00ebqeth\u00ebse, duke hedhur drit\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn si funksiononte ky mekaniz\u00ebm barbar. Fillesat e k\u00ebsaj pla\u00e7kitjeje, pohon Dervishi, jan\u00eb shfaqur qysh n\u00eb fillimet e viteve \u201940, ku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr \u201creaksionit\u201d dhe armikut t\u00eb klas\u00ebs, shqiptari jokomunist p\u00ebrballej me bab\u00ebzin\u00eb e grupit q\u00eb p\u00ebrgatitej t\u00eb merrte pushtetin. Po si e argumenton m\u00eb tej drejtori i Arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme historin\u00eb e panjohur t\u00eb k\u00ebtij krimi \u00e7njer\u00ebzor\u2026\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Kastriot, shum\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e viktimave t\u00eb regjimit komunist, por jo vet\u00ebm, kan\u00eb denoncuar rastet e sekuestrimeve q\u00eb shoq\u00ebronin procesin e persekutimit t\u00eb tyre. A ka n\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme nj\u00eb inventar p\u00ebr to dhe si veproni me t\u00eb interesuarit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e institucionit tuaj?\u00a0<\/strong><br \/>\nArkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi \u00ebsht\u00eb memoria e k\u00ebtij p\u00ebrbind\u00ebshi t\u00eb regjimit komunist. Por jo t\u00eb gjitha marr\u00ebzit\u00eb e tij mund t\u00eb gjenden aty. Ca m\u00eb tep\u00ebr, inventari i materialeve t\u00eb sekuestruara, i cili n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb ligjeve t\u00eb koh\u00ebs. Pra, Arkivi nuk posedon dokumente zyrtare p\u00ebr sendet dhe materialet q\u00eb u jan\u00eb sekuestruar t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb. Ato pak t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kemi jan\u00eb nga burime t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me procesin e grabitjes. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb interesit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb subjekteve q\u00eb kan\u00eb vuajtur e jan\u00eb pla\u00e7kitur, nuk u vijm\u00eb dot n\u00eb takim. Sakaq, t\u00eb dh\u00ebnat e tjera p\u00ebr konfiskimin e floririt jan\u00eb regjistruar n\u00eb fondet arkivore t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb Brendshme. Placckitja n\u00eb rastin e sendeve personale b\u00ebhej kur personi arrestohej. Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e florinjve ka pasur karakter tjet\u00ebr, pasi fillonte nga \u201cgjob\u00ebv\u00ebnia\u201d e mbaronte deri te p\u00ebrndjekja\u2026<br \/>\n<strong>Megjithat\u00eb, me burime nga institucioni tuaj dhe Arkivi i Shtetit disa her\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike raste t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb sekuestrimeve, sidomos t\u00eb monedhave dhe sendeve t\u00eb floririt. A ka nj\u00eb shif\u00ebr zyrtare p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit?\u00a0<\/strong><br \/>\nM\u00ebnyra e grabitjes s\u00eb sendeve t\u00eb floririt, n\u00eb rastin e t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar si procedur\u00eb zyrtare, por si grabitje ordinere, duke shfryt\u00ebzuar pozitat e pafavorshme t\u00eb viktimave. E vetmja shif\u00ebr zyrtare, referuar dokumenteve t\u00eb Sigurimit, \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 1948, e botuar n\u00eb vitin 1984 n\u00eb revist\u00ebn \u201cN\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit\u201d. Sipas saj, q\u00eb nga lufta e deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishin sekuestruar 43.816.682 cop\u00eb t\u00eb tilla. A \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb ajo? Pa dyshim q\u00eb jo. Rezervat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm me sasin\u00eb, por edhe me koh\u00ebn, pasi kjo lloj grabitjeje ka nisur q\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs. Pra, n\u00eb thelb ky lloj konfiskimi kishte nisur qysh her\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs ndaj \u201creaksionit\u201d dhe armikut t\u00eb klas\u00ebs. Shqiptari jokomunist ishte personi q\u00eb duhet t\u00eb vuante bab\u00ebzin\u00eb e grupit q\u00eb p\u00ebrgatitej t\u00eb merrte pushtetin. Vet\u00eb regjimi t\u00eb cilin p\u00ebrfaq\u00ebsonte Sigurimi, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishte nj\u00eb regjim bandit\u00ebsh.<br \/>\n<strong>Me pak fjal\u00eb, regjmi komunist \u00ebsht\u00eb shfaqur q\u00eb n\u00eb fillim si nj\u00eb regjim bandit\u00ebsh\u2026\u00a0<\/strong><br \/>\nProfilin banditesk t\u00eb tij shqiptar\u00ebt e kan\u00eb provuar qysh n\u00eb vitet e luft\u00ebs, t\u00eb epok\u00ebs q\u00eb komunizmi e ve\u00e7onte si m\u00eb t\u00eb lavdishmen. Lavdia me sa duket kishte lidhje edhe me k\u00ebt\u00eb dimension grabit\u00ebs.\u00a0\u00a0 Mjafton t\u2019u kthehemi dokumenteve q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb protagonist\u00ebt e k\u00ebsaj kauze. N\u00eb ditarin e nj\u00eb partizani t\u00eb njohur, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb shkrimtar, kur flitet p\u00ebr historikun e Brigad\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, shkruhet: \u201cPas nj\u00eb nate ecjeje hyjm\u00eb n\u00eb Dumre, partizan\u00ebt ia nxorr\u00ebn inatin reaksionar\u00ebve. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr \u00e7ifligun e Ibrahim Bi\u00e7ak\u00e7iut, ushqim pa mas\u00eb, duhan me rrogoz\u00eb e, mbi t\u00eb gjitha, mish prej dhie q\u00eb kishte 4 gisht dhjam\u00eb. U k\u00ebnaq\u00ebn partizan\u00ebt e bajshin shaka mes tyne, tue thane mos na lente Zoti pa reaksionar\u00eb! N\u00eb Dumre kishim lop\u00eb q\u00eb thernim, t\u00eb cilat ua merrshim atyre \u00e7do dit\u00eb.\u201d Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb zakonshme, por p\u00ebr nj\u00eb dokument autentik i ruajtur n\u00eb Arkivin e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, sot pjes\u00eb e AQSH-s\u00eb\u2026<br \/>\n<strong>Ndoshta ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast i shk\u00ebputur\u2026\u00a0<\/strong><br \/>\nT\u00eb till\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb dokumentet q\u00eb kan\u00eb shkruar me dor\u00ebn e tyre njer\u00ebzit e regjimit, jan\u00eb me dhjet\u00ebra. Kjo lloj sjelljeje, sidomos pas qershorit 1944, kur nisi \u201cm\u00ebsymja ndaj reaksionit\u201d, u b\u00eb gati masive. Tipik \u00ebsht\u00eb rasti i fshatit Fush\u00eb-Alie i Dibr\u00ebs. Aty partizan\u00ebt \u201cduke luftuar reaksionin\u201d u l\u00ebshuan n\u00eb tapetet e orendit\u00eb e sht\u00ebpive. Mor\u00ebn \u00e7do gj\u00eb q\u00eb gjet\u00ebn, sepse i quanin\u00a0\u00a0 t\u00eb \u201ckriminelit Halil Alia\u201d. I ashtuquajturi \u201creaksion\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrb\u00ebhej nga fshatar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, familje t\u00eb mesme dhe t\u00eb pasura\u2026<br \/>\n<strong>Sidoqoft\u00eb, pas luft\u00ebs fushata e sekuestrimit u b\u00eb m\u00eb masive, madje e p\u00ebrligjur me akte e procedura zyrtareve. Nga buronte agresiviteti i regjimit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar pron\u00ebn e qytetar\u00ebve?\u00a0<\/strong><br \/>\nFilozofia e shkat\u00ebrrimit buronte m\u00eb s\u00eb shumti prej formimit t\u00eb ekipit drejtues komunist. N\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, organet e PKSH-s\u00eb, Kuvendin Popullor, Drejtorin\u00eb e Sigurimit, Ministrin\u00eb e Mbrojtjes etj., qysh me krijimin e shtetit komunist, dep\u00ebrtoi elementi me precedent kriminal. Mjafton k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrmend faktin se nj\u00ebri prej ministrave n\u00eb qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vrasje t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy personave. Vras\u00ebs ordiner\u00eb, kontingjente kriminale etj. u b\u00ebn\u00eb oficer\u00eb, gjykat\u00ebs, prokuror\u00eb, hetues etj. Po k\u00ebshtu, t\u00eb tjer\u00eb persona q\u00eb kishin probleme deri te hakmarrjet personale, mor\u00ebn pushtet, t\u00eb cilin n\u00eb jo pak raste e p\u00ebrdor\u00ebn at\u00eb kund\u00ebr njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin pasur probleme.<br \/>\n<strong>P\u00ebrtej k\u00ebsaj konsiderate t\u00eb p\u00ebrgjithshme, do t\u00eb ishte me interes ndonj\u00eb rast konkret\u2026\u00a0<\/strong><br \/>\nN\u00eb Tiran\u00ebn e asaj kohe ishte b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm oficeri i Sigurimit, Sk\u00ebnder Kosova. N\u00eb informacionin e Sigurimit t\u00eb dat\u00ebs 13 janar 1947,\u00a0 p\u00ebr sjelljet e tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera, shkruhet: \u201cFlitet se autoriteti lokal i Sigurimit, si Sk\u00ebnder Kosova etj., e kan\u00eb tepruar q\u00ebndrimin kundra grave dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb disa familjeve ku kemi b\u00ebr\u00eb arrestime. K\u00ebto ankime t\u00eb shumta po qarkullojn\u00eb goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb, duke p\u00ebrshkruar nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb akuza kund\u00ebr njer\u00ebzve tan\u00eb. E shoqja e Hysni Babametos, e Beshirit etj., ajo e Abdyl Kokoshit, e Selfos, mb\u00ebrrijn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn na trajtojn\u00eb partizan\u00ebt, ia kalon gjerman\u00ebve, grek\u00ebve dhe italian\u00ebve. E shoqja e Beshirit p.sh., u ndalua t\u00eb merrte as k\u00ebmish\u00ebn e krah\u00ebve nga teshat e tij. E shoqja e Abdyl Kokoshit po n\u00eb k\u00ebto kondita mb\u00ebrrin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash kund\u00ebr Sk\u00ebnderit dhe disa agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. E shoqja e Abdylit, me djalin 1-vje\u00e7ar, sillet duke qar\u00eb n\u00ebp\u00ebr familje t\u00eb ndryshme, k\u00ebrkon strehim dhe fillon t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb kuadrot m\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm kund\u00ebr nesh\u201d\u2026<br \/>\n<strong>Sigurimi i Shtetit ishte pjes\u00eb e administrat\u00ebs zyrtare t\u00eb regjimit. Po pjes\u00ebt e tjera t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit a demonstronin sjellje t\u00eb tilla?<\/strong><br \/>\nN\u00eb vitet e para t\u00eb regjimit komunist e gjith\u00eb administrata u p\u00ebrfshi n\u00eb aksionin p\u00ebr r\u00ebndimin social t\u00eb \u201carmiqve t\u00eb popullit\u201d. Fushata nisi me bastisjen e qyteteve duke larguar prej tyre t\u00eb familjet \u201ce pad\u00ebshirueshme\u201d dhe zaptimin e sht\u00ebpive nga aparati i ri komunist. T\u00eb dyshuarit u d\u00ebnuan me vdekje apo me burgime t\u00eb gjata. Pasuria e tyre kaloi n\u00eb dy duar: s\u00eb pari, te ata q\u00eb e vidhnin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe s\u00eb dyti, te pushteti i koh\u00ebs q\u00eb e vidhte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb vend u ngrit nj\u00eb sistem sa i eg\u00ebr, aq edhe korruptiv. Pla\u00e7kitja shkonte deri aty sa p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb burg t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd, duhej t\u00eb lije peng unaz\u00ebn e floririt apo sende t\u00eb tjera me vler\u00eb. Por edhe m\u00eb tej: t\u00eb d\u00ebnuarve me vdekje, para ekzekutimit, u grabiteshin unazat, or\u00ebt, madje edhe dh\u00ebmb\u00ebt prej floriri. Raste t\u00eb tilla nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb sporadike, apo marri e ndonj\u00eb polici province, por praktik\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb e t\u00ebr\u00eb hierakis\u00eb s\u00eb Sigurimit\u2026<\/p>\n<p><strong>AFRIM IMAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Panorama26 Mars 2012<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Arkivit: Dh\u00ebmb\u00eb floriri, unaza e bizhuteri n\u00eb kasafort\u00ebn e Sigurimit Flet Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Procesverbali i dosjeve dhe materialeve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit m\u00eb 30.10.1948 N\u00eb inventar edhe monedha ari, ora, unaza e bizhuteri t\u00eb shtrenjta. Motua e famshme \u201cDiktatura e proletariatit do&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=389"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/389\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":392,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/389\/revisions\/392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}