{"id":3871,"date":"2014-01-10T15:28:00","date_gmt":"2014-01-10T15:28:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3871"},"modified":"2014-01-10T15:28:00","modified_gmt":"2014-01-10T15:28:00","slug":"dy-shkrime-nga-albin-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3871","title":{"rendered":"Dy shkrime nga Albin Kurti"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Albin-Kurti-per-publikim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3872\" title=\"Albin-Kurti per publikim\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Albin-Kurti-per-publikim-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Albin-Kurti-per-publikim-225x300.jpg 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Albin-Kurti-per-publikim.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a>Kosova ne vitin 1988<\/strong><br \/>\nMosha mesatare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 25 vje\u00e7. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pothuajse gjysma e popullsis\u00eb aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ishin t\u00eb lindur n\u00eb vitin 1988. Shum\u00eb d\u00ebshira e nevoja, ca m\u00eb pak shpresa e pritje, fare pak mund\u00ebsi e shanse, <!--more-->dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak perspektiv\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb kushtet e varf\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrhapur dhe papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb rrije, e gjith\u00eb popullsia por posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb mbetur edhe t\u00eb ngujuar edhe t\u00eb ngulfatur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nuk ka mundur t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Pa ekonomi prodhuese, pa shtet zhvillimor, pasoja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se e k\u00ebtill\u00eb sikurse realiteti yn\u00eb. Me af\u00ebr 60 val\u00eb t\u00eb privatizimeve t\u00eb egra q\u00eb soll\u00ebn deindiustrializimin, me deficit tregtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se 1\/3 e Bruto Produktit Vendor dhe me tok\u00eb bujq\u00ebsore mesatarisht vet\u00ebm 1\/6 e hektarit p\u00ebr person, mjerimi \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm e p\u00ebrparimi \u00ebsht\u00eb i pamundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vjetari statistikor i KSAK-s\u00eb nga viti 1989, prognozonte q\u00eb n\u00eb vitin 2000 Kosova do t\u2019i ket\u00eb 2.529.000 banor\u00eb, pra mbi 2,5 milion\u00eb! Mbase kjo prognoz\u00eb kishte ndikim n\u00eb planet dhe projektet antishqiptare t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Milosheviqit. Mbi 300.000 shqiptar\u00eb u detyruan t\u00eb shp\u00ebrngulen p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta, mir\u00ebpo kjo dukuri vazhdoi edhe n\u00eb k\u00ebto 14 vitet e pasluft\u00ebs p\u00ebr shkak se as \u00e7lirimi dhe as pavar\u00ebsia nuk e soll\u00ebn zhvillimin.<\/p>\n<p>Paradoksalisht ekonomia e Kosov\u00ebs ishte shum\u00eb m\u00eb e zhvilluar para nj\u00eb \u00e7erek shekulli sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. T\u00eb vjen t\u00eb p\u00eblcas\u00ebsh nga zem\u00ebrimi teksa shikon shifrat e ekonomis\u00eb kosovare nga viti 1988. Kosova kishte autonomi, por ishte n\u00ebn Serbi; shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb shtypur e t\u00eb shfryt\u00ebzuar; 80% t\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb ish Jugosllavi ishin shqiptar\u00eb; e, megjithat\u00eb, ekonomia ishte pakrahasimisht m\u00eb e avancuar sesa sot.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1988, Kosova i kishte 35.272 traktor\u00eb (991 t\u00eb organizatave bujq\u00ebsore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashkuar dhe 34.281 individual\u00eb). Jan\u00eb punuar gjithsej 409.000 ha tok\u00eb (50.000 ha tok\u00eb shoq\u00ebrore dhe 359.000 ha tok\u00eb private). Dhe, i kishim 309.000 krer\u00eb bag\u00ebtish (18.000 shoq\u00ebrore dhe 291.000 private).<\/p>\n<p>N\u00eb po k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb Kosov\u00eb kishte gjithsej 408.591 hektar\u00eb si sip\u00ebrfaqe punuese bujq\u00ebsore: 300.565 ha ara dhe kopshte, 12.056 ha pemishte, 9.321 ha vreshta dhe 86.749 ha kullosa. Por, edhe 174.904 ha kullosa e 206 ha mo\u00e7ale, kallamishte e hurdha. Prej k\u00ebtyre, 300.565 ha ara e kopshte, 220.261 ha ishin t\u00eb mbjellura me drith\u00ebra.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1988, u prodhuan 36.880 ton\u00eb mish (16.673 ton\u00eb mish gjedhi\u00a0 dhe 5.116 ton\u00eb mish derri), 297.680.000 litra qum\u00ebsht dhe 203.531.000 kokrra vez\u00eb. Kishte 703 ekspert\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb organizata bujq\u00ebsore e q\u00eb ishin me fakultet ose shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe 842 t\u00eb tjer\u00eb me shkoll\u00eb t\u00eb mesme, si dhe 254 veterinar\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova sot ngec duksh\u00ebm krahasuar me t\u00eb gjitha dhe secilin vend t\u00eb rajonit. Por, nuk ishte k\u00ebshtu edhe n\u00eb vitin prej kur lind\u00ebn shumica e banor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 1988, Kosova prodhonte 379 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb, Sllovenia 164 mij\u00eb ton\u00eb kurse Maqedonia 295 mij\u00eb ton\u00eb. Kosova prodhonte 15.093 ton\u00eb vishnje kur Sllovenia prodhonte 791 ton\u00eb, Maqedonia 9.688 ton\u00eb, Kroacia 13.416 ton\u00eb, Mali i Zi 1.178 ton\u00eb e Bonja e Hercegovina 4.767 ton\u00eb vishnje. M\u00eb tutje, Kosova prodhonte 58 mij\u00eb ton\u00eb rrush kur Vojvodina prodhonte 55 mij\u00eb ton\u00eb, Mali i Zi 23 mij\u00eb ton\u00eb e Bosnja e Hercegovina 37 mij\u00eb ton\u00eb. Edhe rendimenti ishte i lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr shembull, p\u00ebr grur\u00eb: n\u00eb Kosov\u00eb3,66 ton\u00eb p\u00ebr hektar\u00eb, n\u00eb Serbi 3,65 (pa Vojvodin\u00ebn), n\u00eb Maqedoni 2,41, n\u00eb Mal t\u00eb Zi 2,82 e n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb 3,26 ton\u00eb p\u00ebr hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Krahasuar me Serbin\u00eb pa Vojvodin\u00ebn, rendimenti n\u00eb Kosov\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr grur\u00eb edhe p\u00ebr elb, thek\u00ebr, li, duhan, rep\u00eb vaji, patate, fasule, speca, t\u00ebrfil, molla, dardha, kumbulla, vishnje, kajsi, arra dhe rrush. P\u00ebr vishnje dhe rrush, rendimenti n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr hektar ishte m\u00eb i lart\u00eb edhe se dyfishi i rendimentit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Krahasuar me Maqedonin\u00eb, Kosova printe n\u00eb rendiment n\u00eb grur\u00eb, elb, thek\u00ebr, mis\u00ebr, rep\u00eb vaji, panxharsheqeri, duhan, luledielli, li, patate, fasule, t\u00ebrfil, dardha, vishnje, kajsi e arra. Dhe, n\u00eb jo pak prej k\u00ebtyre me diferenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kosova kishte 217 ton\u00eb kumbulla t\u00eb teruna, q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se cilado dy vende marr\u00eb s\u00eb bashku prej k\u00ebtyre tri sosh: Sllovenia (58 t), Maqedonia (126 t), Mali i Zi (62 t).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1988, Kosova kishte 405 mij\u00eb krer\u00eb gjedh\u00ebve (bag\u00ebti e trash\u00eb), ku Vojvodina kishte 255 mij\u00eb e Maqedonia 291 mij\u00eb; Kosova kishte 407 mij\u00eb dele, kur Vojvodina kishte 329 mij\u00eb e Sllovenia 14 mij\u00eb. Kosova kishte 302 ton\u00eb mjalt\u00eb kur Sllovenia kishte 214 ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb produktiviteti ishte p\u00ebraf\u00ebrsisht i barabart\u00eb me di\u00e7ka m\u00eb pak se 11 kg mjalt\u00eb p\u00ebr koshere.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb n\u00eb vitin 1988, shk\u00ebmbimi tregtar i prodhimit industrial n\u00eb Kosov\u00eb ishte: eksporti 526.360 milion\u00eb dinar\u00eb nd\u00ebrsa importi 385.411 milion\u00eb dinar\u00eb.\u00a0 Pra, raporti eksport\/import ishte 1,37! Sot, ky raport \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebfish m\u00eb i ult\u00eb n\u00eb mos edhe m\u00eb shum\u00eb se aq.<\/p>\n<p>Indeksi i prodhimit bujq\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb (ku p\u00ebrfshihen lav\u00ebrtaria, pem\u00ebtaria, vreshtaria dhe blegtoria) qysh n\u00eb vitet e \u201870-ta ishte rregullisht i krahasuesh\u00ebm me mesataren e ish Jugosllavis\u00eb dhe m\u00eb i lart\u00eb se ajo n\u00eb vitet \u201973, \u201974, \u201975, \u201979, \u201980, \u201981, \u201982, \u201983, \u201985, kurse n\u00eb vitin 1986 ishte m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb secil\u00ebn republik\u00eb (p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Vojvodin\u00ebn)!<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Kosov\u00eb ka aso q\u00eb thon\u00eb se duhet t\u2019i harrojm\u00eb fabrikat dhe prodhimin bujq\u00ebsor e industrial vendor nga e kaluara sepse ai i p\u00ebrket komunizmit. Mir\u00ebpo, t\u00eb gjitha ato nd\u00ebrmarrje e kapacitete prodhuese i takonin qytetar\u00ebve e shoq\u00ebris\u00eb sepse ishin nd\u00ebrtuar e zhvilluar me djers\u00ebn dhe kontributin e popullit. Ngjash\u00ebm, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb\u201990-tave ca thoshin se ullinjt\u00eb duhen nxjerrur me rr\u00ebnj\u00eb meq\u00eb jan\u00eb t\u00eb komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Sot,po t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb i kultivojn\u00eb ullinjt\u00eb n\u00eb Greqi ku punojn\u00eb si argat e me remitancat q\u00eb ua d\u00ebrgojn\u00eb familjeve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri ato i blej\u00eb po ata ullinj t\u00eb importuar!<\/p>\n<p>Neoliberalizmi \u00ebsht\u00eb vazhdim i luft\u00ebs me sh\u00ebnjest\u00ebr tjet\u00ebr. Teksa agresioni, okupimi dhe gjenocidi i Serbis\u00eb na sulmonte para e gjat\u00eb luft\u00ebs si popull e si komb, neoliberalizmi na sulmoi pas luft\u00ebs si shoq\u00ebri e si prodhim vendor.<br \/>\nPrishtin\u00eb, 17 dhjetor 2013<br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Garantimi i rezervimit<\/strong><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 0.8em;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p>N\u00eb Kapitullin IV t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Nenin 64, Pika 2, aty ku flitet p\u00ebr Struktur\u00ebn e Kuvendit, thuhet q\u00eb: \u201c&#8230;nj\u00ebzet (20) prej nj\u00ebqind e nj\u00ebzet (120) vendeve jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebs, si vijon:<\/p>\n<p>(1) partit\u00eb, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidat\u00ebt e pavarur, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb deklaruar se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetin Serb, do t\u00eb ken\u00eb numrin e vendeve n\u00eb Kuvend t\u00eb fituar n\u00eb zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjet\u00eb (10) vende t\u00eb garantuara, n\u00eb rast se numri i vendeve t\u00eb fituara \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se dhjet\u00eb (10);<\/p>\n<p>(2) partit\u00eb, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidat\u00ebt e pavarur, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb deklaruar se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetet e tjera, n\u00eb Kuvend do t\u00eb ken\u00eb numrin e vendeve t\u00eb fituara n\u00eb zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve t\u00eb garantuara si n\u00eb vijim: komuniteti Rom nj\u00eb (1) vend; komuniteti Ashkali nj\u00eb (1) vend; komuniteti Egjiptian nj\u00eb (1) vend; dhe nj\u00eb (1) vend shtes\u00eb do t\u2019i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, q\u00eb ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran nj\u00eb (1) vend, n\u00ebse numri i vendeve t\u00eb fituara nga secili komunitet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se numri i vendeve t\u00eb garantuara.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra, Kushtetuta e Kosov\u00ebs duke derivuar nga Plani i Ahtisaarit, u garanton nj\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebn e vendeve n\u00eb Kuvend komuniteteve joshumic\u00eb t\u00eb cilat nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb as nj\u00eb t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebsisoj, atyre q\u00eb nuk jan\u00eb as 8% t\u00eb popullsis\u00eb iu garantohet mbi 16% t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit qendror politik. Gjysma e k\u00ebsaj shkon p\u00ebr serb\u00ebt dhe gjysma tjet\u00ebr p\u00ebr rom\u00ebt, ashkalinjt\u00eb, egjiptian\u00ebt, boshnjak\u00ebt, turqit dhe goran\u00ebt marr\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kapitulli XIV i Kushtetut\u00ebs, Neni 148 te Dispozitat Kalimtare q\u00eb iu referohet Dispozitave Transicionale p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, thot\u00eb q\u00eb: \u201cP\u00ebr dy (2) mandatet e para zgjedhore, Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebzet (20) vende t\u00eb rezervuara p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si vijon: Dhjet\u00eb (10) vende do t\u2019u ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur, q\u00eb jan\u00eb deklaruar se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetin Serb t\u00eb Kosov\u00eb, dhe dhjet\u00eb (10) vende do t\u2019u ndahen komuniteteve t\u00eb tjera si vijon: komunitetit Rom nj\u00eb (1) vend; komunitetit Ashkali nj\u00eb (1) vend; komunitetit Egjiptian nj\u00eb (1) vend; dhe nj\u00eb (1) vend shtes\u00eb do t\u2019i jepet komunitetit Rom, Ashkali ose Egjiptian, i cili ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme; komunitetit Boshnjak tri (3) vende, komunitetit Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran nj\u00eb (1) vend. \u00c7do vend i fituar p\u00ebrmes zgjedhjeve, do t\u00eb jet\u00eb vend shtes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dhjet\u00eb (10) vendeve t\u00eb rezervuara q\u00eb u ndahen p\u00ebrkat\u00ebsisht komunitetit Serb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe komuniteteve t\u00eb tjera.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb faz\u00ebn kalimtare prej dy mandatesh, parashihej q\u00eb k\u00ebto 20 vende t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb garantuara duke qen\u00eb t\u00eb rezervuara. Komunitetet joshumic\u00eb e fillonin gar\u00ebn duke i pasur t\u00eb rezervuara tashm\u00eb 20 vende dhe numri i tyre ngritej p\u00ebrmes votave t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrmbi k\u00ebto 20 vende. Pas mbarimit t\u00eb dy mandateve t\u00eb para, 20 vende mbesin t\u00eb garantuara por jo edhe t\u00eb rezervuara. Komunitet joshumic\u00eb nisin gar\u00ebn prej zero vendeve dhe ato i kan\u00eb ato 20 vende t\u00eb garantuara edhe n\u00ebse nuk i arrijn\u00eb ato n\u00ebp\u00ebrmjet votave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2014, Kuvendi i Kosov\u00ebs nis mandatin e tij t\u00eb tret\u00eb dhe k\u00ebshtu merr fund Dispozita Kalimtare, p\u00ebrkat\u00ebsisht marrin fund ul\u00ebset e rezervuara p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar me ato t\u00eb garantuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tashm\u00eb u b\u00eb e qart\u00eb se realisht nuk do t\u00eb ket\u00eb reform\u00eb zgjedhore pik\u00ebrisht ashtu qysh asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. S\u00eb pari, reforma zgjedhore ishte objektiv dyt\u00ebsor i marr\u00ebveshjes Pacolli-Tha\u00e7i-Mustafa q\u00eb kishte p\u00ebr synim nxjerrjen e emrit t\u00eb Presidentes aktuale nga zarfi. Objektivi dyt\u00ebsor, duke qen\u00eb dyt\u00ebsor, s\u2019ishte objektiv as i ngutsh\u00ebm dhe as i sinqert\u00eb. S\u00eb dyti, zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb 3 n\u00ebntorit dhe 1 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti e d\u00ebshmuan at\u00eb q\u00eb e kemi ditur: n\u00eb 12 dhjetorin e vitit 2010 nuk kishte faj ligji pse ndodhi ajo q\u00eb m\u00eb pas u quajt \u2018vjedhje industriale\u2019, por ata q\u00eb planifikuan dhe u organizuan p\u00ebr ta shkelur masivisht ligjin duke manipuluar procesin.<\/p>\n<p>E ashtuquajtura reform\u00eb zgjedhore tani rrezikon t\u00eb p\u00ebrqendrohet dhe kufizohet te vazhdimi anti-kushtetues i vendeve t\u00eb rezervuara edhe pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. Pra, q\u00eb t\u00eb mos kemi vende t\u00eb garantuara n\u00eb vend se t\u00eb rezervuara por t\u00eb garantohet vet\u00eb rezervimi. Serbis\u00eb padyshim q\u00eb i lev\u00ebrdis kjo e po ashtu edhe politikan\u00ebve q\u00eb i dirigjon ajo n\u00eb Kosov\u00eb. Nga reforma si mbrojtje e Kosov\u00ebs prej vjedh\u00ebsve t\u00eb zgjedhjeve po kalojm\u00eb te reforma si forcim i Serbis\u00eb q\u00eb na e vjedh edhe at\u00eb pak demokraci e shtet\u00ebsi t\u00eb mbetur n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! vazhdimisht \u00ebsht\u00eb akuzuar me eg\u00ebrsi nga regjimi dhe analist\u00ebt e tij pse e kund\u00ebrshton Planin e Ahtisarit ani se ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb Kosov\u00ebs i takon shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe ka t\u00eb drejt\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa Plani i Ahtisaarit. Tani kur Plani i Ahtisaarit po ndryshohet p\u00ebr t\u00eb keq (me Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe dhe tendenc\u00ebn p\u00ebr vazhdimin e vendeve t\u00eb rezervuara) pothuajse asnj\u00ebri prej tyre nuk b\u00ebzan\u00eb dhe asisoj kolektivisht vihen n\u00eb pozitat e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas \u00e7do serie negociatash po rritet p\u00ebrfaq\u00ebsimi i serb\u00ebve n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs sepse k\u00ebt\u00eb e do Serbia. K\u00ebshtu ishte n\u00eb Vjen\u00eb, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe tash n\u00eb Bruksel. Po rritet \u2018diskriminimi pozitiv\u2019 i cili \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb diskriminim p\u00ebr shqiptar\u00ebt e gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh pozitivitet p\u00ebr Beogradin. Republika e Kosov\u00ebs po degradohet n\u00eb nj\u00eb asociacion t\u00eb komunave nd\u00ebrkaq asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe po avanson n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb serbe. Paralelisht, serb\u00ebve iu rezervohen vendet n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shprehur rezerva p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>As shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u quajt akt historik dhe as mbyllja e zyres s\u00eb Pieter Feithit q\u00eb u quajt fund i mbik\u00ebqyrjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare fare nuk e kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb procesin ku Serbia fiton privilegje n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb drejta p\u00ebr edhe m\u00eb shum\u00eb privilegje. Pak ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb diku kjo po quhet normalizim e diku reform\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 10 dhjetor 2013<br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ne vitin 1988 Mosha mesatare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 25 vje\u00e7. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pothuajse gjysma e popullsis\u00eb aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ishin t\u00eb lindur n\u00eb vitin 1988. Shum\u00eb d\u00ebshira e nevoja, ca m\u00eb pak shpresa e pritje, fare pak mund\u00ebsi e shanse,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3871","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3871"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3873,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3871\/revisions\/3873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}