{"id":3866,"date":"2014-01-09T15:48:18","date_gmt":"2014-01-09T15:48:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3866"},"modified":"2014-01-09T21:31:03","modified_gmt":"2014-01-09T21:31:03","slug":"intuita-atdhetare-invencion-i-krijuesve-te-rilindjes-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3866","title":{"rendered":"Intuita atdhetare &#8211; invencion i krijuesve t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Nepi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3867\" title=\"Nepi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Nepi.jpg\" alt=\"\" width=\"260\" height=\"318\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Nepi.jpg 260w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/01\/Nepi-245x300.jpg 245w\" sizes=\"auto, (max-width: 260px) 100vw, 260px\" \/><\/a>Dr. ZEJNEPE ALILI &#8211; REXHEPI<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Invencioni krijues i shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, kaher\u00eb bart frym\u00ebn e lirik\u00ebs atdhetare, t\u00eb ngjizur n\u00eb dram\u00ebn sociale, ve\u00e7mas para dhe pas Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1912). <!--more-->Krijimtaria shqiptare e k\u00ebsaj kohe, sidomos poezia shqipe, pavar\u00ebsisht shtrirjeve hap\u00ebsirore ku krijohet, reflekton variacione t\u00eb ndjeshme atdhetare. N\u00ebse, v\u00ebmendsh\u00ebm ndalemi n\u00eb bot\u00ebn letrare, do t\u00eb ndeshim misionin m\u00eb madhor t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes, ku qart\u00eb p\u00ebrvijohet ekspozeja shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>S\u2019ka poet q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb mikluar nga \u00ebndrrat p\u00ebr atdhe, s\u2019ka poet q\u00eb t\u00eb mos i ket\u00eb kushtuar t\u00eb pakt\u00ebn ca vargje atdheut, ndon\u00ebse her\u00eb me nostalgji e p\u00ebrgj\u00ebrim, her\u00eb plot entuziaz\u00ebm. Mir\u00ebpo, Rilind\u00ebsit, mbi t\u00eb gjith\u00eb, ngrihen n\u00eb pirgun e krijimtaris\u00eb shqiptare, si p\u00ebr kah koh\u00ebshtrirja, dimensioni tematik, vizioni komb\u00ebtar, veprimi i unj\u00ebsuar intelektual rreth shoqatash e revistash t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Krijuesit e k\u00ebsaj periudhe, motivin atdhetar e pat\u00ebn ide prioritare q\u00eb i p\u00ebrndoqi deri n\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe gjat\u00eb pas saj, sepse ajo erdhi si nj\u00eb Parajs\u00eb e gjymtuar. N\u00ebse Shqip\u00ebria e 1912 nj\u00ebmend qe <em>\u201cParajsa<\/em> e poet\u00ebve\u201d, ata nuk rreshtin s\u00eb shkruari p\u00ebr koh\u00ebn kur ajo do t\u00eb duhet t\u2019i mbledh\u00eb copat e humbura t\u00eb <em>Parajs\u00ebs<\/em>. Me k\u00ebt\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb shk\u00ebputet nga miti i Atlantid\u00ebs, me vet\u00eb iden\u00eb e shk\u00ebputjes s\u00eb imazhit t\u00eb saj nga e pamundura, e humbura, e vetmuara, p\u00ebr faktin q\u00eb pohon E. Koliqi: <em>\u201cNji komb qi p\u00ebrbuz\u00eb traditat e veta vendos vetvrasjen e vet\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Po t\u00eb hedh\u00ebsh nj\u00eb sy mbi prurjet e shumta poetike, t\u00eb vendosura n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb pashk\u00ebputur midis p\u00ebrvoj\u00ebs krijuese dhe lirizmit ideor, vargjet e Rilind\u00ebsve vijn\u00eb me nj\u00eb funksion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb stilistik. K\u00ebt\u00eb brumosje poetike e gjejm\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e: Pashko Vas\u00ebs, Z. Serembes, De Rad\u00ebs, Naimit, Fisht\u00ebs, Nolit, Konic\u00ebs, Migjenit, Lasgushit, Asdrenit, \u00c7ajupit, Mjed\u00ebs\u2026 (nuk e di n\u00ebse ky vargan poet\u00ebsh ka mbarim), poezi e cila e ndikuar nga situatat shoq\u00ebroro &#8211; politike, <em>\u201cAtdheun\u201d <\/em>e<em> <\/em>pati metafor\u00eb t\u00eb dhimbjes dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Kryevargjet q\u00eb hapin imazhe t\u00eb fuqishme atdhetare<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb imazh impresiv, metafor\u00eb e bukur me fuqi shpreh\u00ebse, e sajuar nga refleksione t\u00eb shumta poetike, qe <em>\u201cAtdheu\u201d<\/em> nd\u00ebr shekuj. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, atdheu n\u00eb t\u00ebr\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e Rilindjes Komb\u00ebtare, jo vet\u00ebm poezia, shquhet p\u00ebr <em>\u201cideologjin\u00eb homogjene&#8230;, me nj\u00eb program komb\u00ebtar p\u00ebrbashkues\u201d.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb iden\u00eb e <em>\u201cbashkimit komb\u00ebtar\u201d<\/em>, shum\u00eb poet\u00eb e shpalos\u00ebn bot\u00ebn poetike, teksa p\u00ebrmes mallit e rebelimi intelektual, atdheut i k\u00ebnduan: Pashko Vasa, Jeronim de Rada, Gjergj Fishta, Asdreni, Noli e t\u00eb tjer\u00eb. Poezia me motive atdhetare qe domosdoja e k\u00ebsaj plejade poet\u00ebsh.<strong><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pashko Vasa (1825 \u2013 1892)<\/em><\/strong> p\u00ebrshkohet nga pezmi dhe malli i poetit, sa her\u00eb q\u00eb i kujtohet <em>\u201cShqypnija dhe shqyptar\u00ebt\u201d<\/em>. P\u00ebr t\u00eb, Shqip\u00ebria qe tok\u00eb e shenjt\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebrplot me <em>\u201cTr\u00ebndafila e gjemba\u201d<\/em>. Ndjenja atdhetare e Pashko Vas\u00ebs qe lart\u00ebsuar mbi \u00e7do synim tjet\u00ebr, andaj <em>\u201cbesojma\u201d<\/em>, pra credoja poetike e tij p\u00ebrb\u00ebhej nga slogani: <em>\u201c(Mos shikoni kisha e xhamia) Feja e shqiptarit \u00ebsht\u00eb shqiptaria\u201d<\/em>, megjith\u00ebse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, poezia e tij mban vul\u00ebn e kontrastit t\u00eb thell\u00eb, por mbetet nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm q\u00eb i reziston koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia e Rilindjes u ngjiz si nj\u00eb <em>\u201ckoleksion i p\u00ebrzier\u201d <\/em>simbolesh<em> <\/em>komb\u00ebtare q\u00eb dekad\u00eb pas dekade e trev\u00eb pas treve, sinkronizonin nj\u00eb ide, nj\u00eb ideal e nj\u00eb synim. Si nj\u00eb flamurtar i k\u00ebsaj ideje, p\u00ebrmes revist\u00ebs <em>\u201cFjamuri i Arb\u00ebrit\u201d<\/em> shquhet atdhetari i devotsh\u00ebm, <strong><em>Jeronim De Rada (1814 &#8211; 1903)<\/em><\/strong>, q\u00eb nd\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt e Kalabris\u00eb mban t\u00eb fresk\u00ebt kujtimin p\u00ebr st\u00ebrgjysh\u00ebrit. Brenga e thell\u00eb e mallit p\u00ebr atdhe e p\u00ebrshkon<strong><em> <\/em><\/strong>pa rreshtur nd\u00eb jet\u00eb dhe mbase i nxitur nga kjo breng\u00eb, De Rada e koncepton Shqip\u00ebrin\u00eb si <em>\u201cmitin e atdheut t\u00eb braktisur\u201d. <\/em>Madje, nga thelbi i vepr\u00ebs s\u00eb De Rad\u00ebs, t\u00eb mbetet mbresa se t\u00ebr\u00eb let\u00ebrsia arb\u00ebreshe p\u00ebrmban porosin\u00eb: <em>\u201cLexoje arb\u00ebnishten bir. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb kuvendosh me Skenderbeun\u201d. <\/em>Vepra \u201c<em>Skenderbeu i pafan\u201d<\/em>, sikur<em> <\/em>kulmon me frym\u00ebn atdhetare, ndon\u00ebse u shkrua pas veprave:<em> \u201cPellazg\u00eb e shqiptar\u00eb\u201d <\/em>dhe<em> \u201cKonferenca mbi gjuh\u00ebn shqipe\u201d<\/em>, t\u00eb karakterit patriotik e shkencor.<em>\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p>Ky poet arb\u00ebresh, p\u00ebrmes poezis\u00eb nuk sjell vet\u00ebm nd\u00ebrlidhje kulturore, por edhe vler\u00eb letrare ku feks intuit\u00ebn n\u00eb profilin e tok\u00ebs st\u00ebrgjyshore. Dashuria p\u00ebr atdhe nuk peshohet, ajo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e pafrenuar. Se kur do t\u00eb ndalet s\u00eb shtegtuari kjo \u00ebnd\u00ebrr, e t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri me tjera p\u00ebrmasa gjeografike, nuk dihet, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, se do t\u00eb portretizonte \u201c<em>zemr\u00ebn e bot\u00ebs\u201d<\/em> p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb krijuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb <em>\u201cKumti\u201d<\/em> drith\u00ebrues q\u00eb reflekton ngjyrat reale t\u00eb atdheut, me dhuntin\u00eb homerike, q\u00eb n\u00eb poem\u00ebn <em>\u201cLahuta e malsis\u00eb\u201d<\/em>e shpall <em>\u201c<\/em><em>Epopen\u00eb e madhe shqiptare\u201d <\/em>dallohet <strong><em>Gjergj Fishta (1871 &#8211; 1940)<\/em><\/strong>, q\u00eb cil\u00ebsohet edhe si\u00a0 <em>\u201c<\/em><em>Homer i koh\u00ebve moderne\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Kreativiteti autorial i Fisht\u00ebs, atdheun dhe gjuh\u00ebn, q\u00eb shihet edhe nga poezit\u00eb: <em>\u201cHymn flamurit komb\u00ebtar\u201d <\/em>dhe <em>\u201cGjuha shqipe\u201d<\/em> e ka si referenc\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur frym\u00ebzimi poetik plekset n\u00eb nj\u00eb imagjinat\u00eb artistike. Shqip\u00ebria e himnit t\u00eb Fisht\u00ebs, fillimisht shtrihet si nj\u00eb Parajs\u00eb, por m\u00eb pas \u201c<em>&#8230;Modeli i kataklizm\u00ebs merr status\u201d <\/em>interteksti<em> \u201ckur Fishta artikulon q\u00ebndrim moral, kur artikulon mosp\u00eblqimet, d\u00ebshp\u00ebrimin\u201d.<\/em><\/p>\n<p>\u201cLahuta e malsis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poem\u00eb epiko-heroike, nj\u00eb vep\u00ebr epope, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrshkruhet fati i atdheut, i shqiptar\u00ebve, si <em>\u201cnj\u00eb fis q\u00eb ka mbetur i pac\u00ebnuar prej ideologjive t\u00eb Lindjes dhe t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d. <\/em>Lirika e Fisht\u00ebs e ruan pushtetin e krijuesit, edhe at\u00ebher\u00eb kur ai gjakon p\u00ebr t\u00eb dialoguar p\u00ebr shqet\u00ebsimet e tij t\u00eb m\u00ebdha. Ve\u00e7mas, sintagma poetike, gjegj\u00ebsisht binomi i nj\u00eb kodi moral <em>\u201cFe e Atme\u201d <\/em>ndez pezmin e poetit me nj\u00eb thell\u00ebsi metaforike p\u00ebrmasash mitike.<\/p>\n<p>Poeti, i cili nuk lejon q\u00eb n\u00eb mendjen e tij t\u00eb farfurij\u00eb ideja e zhg\u00ebnjimit, \u00ebsht\u00eb <strong><em>Aleksand\u00ebr Stav\u00ebr Drenova &#8211; Asdreni\u00a0 (1872 \u2013 1947). <\/em><\/strong>Tema mbi atdheun, n\u00eb poezin\u00eb e tij, merrte p\u00ebrmasa ekzistenciale. Poezit\u00eb e para, <em>\u201cArdhi dita\u201d <\/em>dhe <em>\u201cPalla e Sk\u00ebenderbeut\u201d, <\/em>t\u00eb cilat i botoi n\u00eb vitin 1900, vit kur vdiq Naim Frash\u00ebri, erdh\u00ebn si nj\u00eb kushtrim p\u00ebr kryengritje, nd\u00ebrsa 10 vite m\u00eb pas e shkruan edhe <em>\u201cHymnin komb\u00ebtar\u201d<\/em>, q\u00eb vjen si paralajm\u00ebrim i Pavar\u00ebsis\u00eb, 1912 dhe po n\u00eb prag t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb botohet me titullin: <em>\u201cBetimi mbi flamur\u201d<\/em>, q\u00eb realisht sh\u00ebnon projektin e unifikimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe simboleve komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<em>.<\/em><\/p>\n<p>Me q\u00ebndrimin intelektual t\u00eb poetit t\u00eb radh\u00ebs, poezia sikur fiton pesh\u00eb, racionalitet. <strong><em>Fan Stilian Noli (1882 &#8211; 1965)<\/em><\/strong> profilizon ikon\u00ebn e shqiptarit t\u00eb painstrumentalizuar. Ai e ruan harmonin\u00eb e ides\u00eb atdhetare dhe vazhdon t\u00eb veproj\u00eb me atdhetariz\u00ebm edhe pas ngjarjesh t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebr t\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Poezia <em>\u201cHymni i Flamurit\u201d, <\/em>i paraprin\u00eb poezis\u00eb atdhetare, si nj\u00eb hymn ku Noli, m\u00eb fuqish\u00ebm se kushdo, e afirmon konceptin e poezis\u00eb atdhetare. N\u00eb imazhin e poetit dhe gjith\u00ebsecilit, flamuri, \u00ebsht\u00eb simbol i madh\u00ebshtis\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb pararoja shpirt\u00ebrore e vlerave komb\u00ebtare, megjith\u00ebse Noli, Konica e t\u00eb tjer\u00eb i takojn\u00eb atij brezi shkrimtar\u00ebsh q\u00eb <em>\u201cmbeti pa atdhe\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Noli u ngjit si nj\u00eb figur\u00eb sfiduese e koh\u00ebs mbi kontradiktat shoq\u00ebrore. N\u00eb vargjet e tij tejet pasionante zbulohet sensi i poetit i ngitur nga nj\u00eb intelekt i thell\u00eb, ndon\u00ebse her\u00eb i rr\u00ebmbyer nga bresh\u00ebri kritikash p\u00ebr prapambeturin\u00eb shqiptare, ai digjet nga nj\u00eb mal d\u00ebshirash p\u00ebr ta par\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb p\u00ebrparuar atdheun e tij.<em><\/em><\/p>\n<p>Pra, t\u00ebr\u00eb brezin e poet\u00ebve t\u00eb Rilindjes komb\u00ebtare e p\u00ebrvijon ideja e bashkimit komb\u00ebtar, pavar\u00ebsisht zb\u00ebrthimeve psikologjike t\u00eb ngjarjeve t\u00eb koh\u00ebs, atdheu mbetet thesari i p\u00ebrbashk\u00ebt i tyre. Edhe Gjuha shqipe, poashtu mbetet intuit\u00eb m\u00eb e spikatur atdhetare e krijuesve t\u00eb Rilindjes. Ata krijuan nj\u00eb model letrar q\u00eb sot, natyrisht me vones\u00eb, e ndjekin popuj t\u00eb vegj\u00ebl, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Rilind\u00ebsit, me sukses iu shmang\u00ebn iracionaliteteve dhe konfuzioneve absurde edhe kur u jepen \u00ebndrrave si mund\u00ebsi poetike n\u00eb shp\u00ebrfytyrimin e realitetit objektiv. Pavar\u00ebsisht peripetive q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb, p\u00ebr ta atdhedashuria qe esenca e jet\u00ebs. Pa ndjenj\u00ebn e dualitetit u shpreh\u00ebn p\u00ebr atdheun. Atdheu dhe imazhi p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qe filozofia e t\u00ebr\u00eb brezit t\u00eb Rilindjes.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dimensioni i liris\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Po t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb shfletim mbi krijimtarin\u00eb shhqiptare, pavar\u00ebsisht periudh\u00ebs kohore, situatave shoq\u00ebroro &#8211; politike, trevave gjuh\u00ebsore\u2026,\u00a0 kjo krijimtari ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, megjith\u00ebse her\u00eb vjen e begatshme, her\u00eb e ngulfatur. Kemi bindjen se <em>\u201cideja e pritjes s\u00eb liris\u00eb\u201d<\/em>, qe <em>\u201ccredoja\u201d<\/em> m\u00eb e fuqishme poetike e Rilind\u00ebsve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arsyetuar, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, p\u00ebrzgjedhjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb, t\u00eb vet\u00ebm disa poet\u00ebve t\u00eb Rilindjes si: Pashko Vasa, Jeronim De Rada, Gjergj Fishta, Asdreni e Noli, do t\u00eb doja t\u00eb sh\u00ebrbehem me nj\u00eb mendim t\u00eb albanologut italian, Agostino Giardano, n\u00eb lidhje me gjuh\u00ebn arb\u00ebreshe. N\u00eb mes tjerash ai thot\u00eb: <em>\u201cS\u2019jam kollecjonist i t\u00eb Folmeve Arb\u00ebreshe. M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i shkruanj: se t\u00eb njihen, t\u00eb sdudjohen, t\u00eb mir\u00ebsohen, t\u00eb rroj\u00ebn. Jan\u00eb njera ndrishe ka jetra: kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebgat\u00ebria e tyre\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Natyrisht, t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt e Rilindjes kan\u00eb stilin e ve\u00e7ant\u00eb krijues, por vargjet e tyre i p\u00ebrshkon obsesioni i p\u00ebrjetsh\u00ebm i liris\u00eb. Pashko Vasa, demaskon antivlerat, tani m\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb pen\u00ebn e tij s\u2019ishte vet\u00ebm nj\u00eb <em>\u201cp\u00ebrrall\u00eb mashtrimi i art\u00eb\u201d<\/em>, ndon\u00ebse shumica mendojn\u00eb se: <em>\u201cAtdheu lirik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb hart\u00eb, nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, dielli dhe gjaku i poetit. Dhe m\u00eb shum\u00eb se realitet fizik, \u00ebsht\u00eb realitet shpirt\u00ebror i idealizuar \u2013 Lulishte e Evrop\u00ebs\u201d. <\/em>Po ky mall e mb\u00ebshtjell atdhedashurin\u00eb e De Rad\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin nd\u00ebr dekada, <em>Atdheu <\/em>mbetet tempulli i kujtes\u00ebs historike dhe kulturore.<em> <\/em><\/p>\n<p>Poeti, q\u00eb p\u00ebrthyerjet e goditjet e jet\u00ebs i pranon, jo me n\u00ebnshtrim, po me ideale fisnike q\u00eb e p\u00ebrshkojn\u00eb credon jet\u00ebsore t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb Asdreni. Edhe p\u00ebr t\u00eb, si mjaft t\u00eb tjer\u00eb, <em>\u201catdheu i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb esenca e ides\u00eb s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb\u201d. <\/em>Edhe p\u00ebr Nolin, liria s\u2019\u00ebsht\u00eb iluzore, vet\u00ebm se p\u00ebrjetoi nj\u00eb koh\u00eb, kur triumfalizmi i liris\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb piramid\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur. Ngjarja e Revolucionit t\u00eb Qershorit, qe nj\u00eb <em>\u201cp\u00ebrkujtim i zgjuar se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb je n\u00eb rob\u00ebri\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Po gjakimi i liris\u00eb vazhdon, ve\u00e7mas n\u00eb trev\u00ebn k\u00ebndej, ku krijuesit ende e shohin \u00ebnd\u00ebrr lirin\u00eb. N\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e tyre, metaforike, gjithmon\u00eb s\u2019ka kamuflim, p\u00ebrmbysje tezash, as koncepte t\u00eb konvertuara dhe ky \u00ebsht\u00eb model i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, pik\u00ebnisje e t\u00eb gjith\u00eb krijuesve, ku p\u00ebr atdheun p\u00ebrher\u00eb t\u00eb shkruhet me koherenc\u00ebn e mendimeve t\u00eb kristalizura.<\/p>\n<p>Sot, e nd\u00ebr mote, poet\u00ebt jan\u00eb Emblema e kombit&#8230;, dhe urojm\u00eb q\u00eb vargu i \u00e7donj\u00ebrit prej tyre <em>\u201ct\u00eb b\u00ebhet fanar drite mbi mug\u00ebtir\u00ebn e atdheut\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrmbyllje<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Poezia e Rilindjes komb\u00ebtare ng\u00ebrthen nj\u00eb sfond t\u00eb pasur lirik, ku konteksti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm historik, hap\u00ebsira shpirt\u00ebrore dhe ajo gjeografike, universi shoq\u00ebror e komb\u00ebtar, bota intime e krijuesit&#8230;, qartazi, jan\u00eb universi i k\u00ebtij lirizmi.<\/p>\n<p>Imazhi i poet\u00ebve t\u00eb Rilindjes, sidomos: Pashko Vas\u00ebs, Fisht\u00ebs, e De Rad\u00ebs, ndon\u00ebse imazh i ngritur mbi pamjet tragjike t\u00eb tok\u00ebs son\u00eb, qe sajuar nga shpirti i tyre i purifikuar, me vargje t\u00eb purpurta, dhe e pati t\u00eb pashk\u00ebputshme lidhjen shpirt\u00ebrore t\u00eb poetit me atdheun.<\/p>\n<p>Mgjith\u00ebse plot vibrime t\u00eb jet\u00ebs personale, si Asdreni e Noli, shum\u00eb her\u00eb edhe tragjiz\u00ebm, e t\u00ebr\u00eb kijimtaria e Rilind\u00ebsve \u00ebsht\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb, sepse duke pasur fatin t\u00eb krijohet kryesisht jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, natyrsh\u00ebm iu shmang <em>\u201crefuzimit estetik\u201d<\/em>, n\u00eb kushte trysnie e diferencimi shtet\u00ebror.<em> <\/em><\/p>\n<p>Si nj\u00eb koncentrat imazhesh vjen identiteti komb\u00ebtar, i k\u00ebrkuar shum\u00eb m\u00eb par\u00eb, por i shpalosur theksh\u00ebm para Pavar\u00ebsis\u00eb, me \u00e7\u2019rast uni krijues i tyre shpalos bot\u00ebn e t\u00ebr\u00eb t\u00eb ngacmimeve poetike. N\u00eb po k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim vjen edhe studiuesi i madh i letarave shqipe, E. \u00c7abej, kur&#8230; <em>\u201ckishte parasysh Rilindjen, literatur\u00ebn nacionale, me tema t\u00eb m\u00ebdha-heroike dhe me ide t\u00eb forta politike, q\u00eb mbante n\u00eb hije temat personale e t\u00eb tjera\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Let\u00ebrsia shqipe e periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes u ngjiz si nj\u00eb <em>\u201ckoleksion i p\u00ebrzier\u201d <\/em>simbolesh<em> <\/em>komb\u00ebtare q\u00eb dekad\u00eb pas dekade sinkronizonin nj\u00eb ideal&#8230;, teksa\u00a0 vargu poetik i tyre qe kandil q\u00eb e ndri\u00e7oi udh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr tek Pavar\u00ebsia e 1912-t\u00ebs. Nj\u00eb moment i bukur ky, q\u00eb gjith\u00ebsecili nga ne, sot e p\u00ebrjeton me nj\u00eb emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, megjith\u00ebse, do t\u00eb parap\u00eblqeja q\u00eb kumtes\u00ebn time ta p\u00ebrmbyllja me nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Ali Podrimes, i cili i pajisur me atdhedashuri pa fund p\u00ebr vendin e tij &#8211; Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb truallin shqiptar, k\u00ebt\u00eb breng\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr cop\u00ebzimin e atdheut e p\u00ebrmbledh n\u00eb titullin e v\u00ebllimit poetik <em>\u201cTkurrja e atdheut\u201d. <\/em>Ai, i pajisur me dhuntin\u00eb atdhetare dhe me q\u00ebndrimin intelektual, sikur orienton n\u00eb faktin se s\u2019\u00ebsht\u00eb atdhetariz\u00ebm <em>\u201ct\u00eb jetosh n\u00eb absurdin e komoditetit shoq\u00ebror jasht\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb interesave komb\u00ebtare\u201d.<\/em> Sot, vlen t\u00eb yshtet bindja se poezia atdhetare e Rilindjes komb\u00ebtare sh\u00ebnon kodin e mbamendjes s\u00eb vlerave letrare e nacionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. ZEJNEPE ALILI &#8211; REXHEPI &nbsp; Invencioni krijues i shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, kaher\u00eb bart frym\u00ebn e lirik\u00ebs atdhetare, t\u00eb ngjizur n\u00eb dram\u00ebn sociale, ve\u00e7mas para dhe pas Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1912).<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-3866","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3866"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3869,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3866\/revisions\/3869"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}