{"id":3824,"date":"2013-12-29T04:21:37","date_gmt":"2013-12-29T04:21:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3824"},"modified":"2013-12-29T04:21:37","modified_gmt":"2013-12-29T04:21:37","slug":"jashte-europes-per-lirine-ligjin-dhe-demokracine-e-deformuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3824","title":{"rendered":"Jasht\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb, ligjin dhe demokracin\u00eb e deformuar"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Gurakuqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3825\" title=\"Gurakuqi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Gurakuqi.jpg\" alt=\"\" width=\"354\" height=\"310\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Gurakuqi.jpg 354w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Gurakuqi-300x262.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 354px) 100vw, 354px\" \/><\/a>Shqip\u00ebria mbeti serish jasht\u00eb kuadratimit n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb me nj\u00eb refuzim t\u00eb vendosur, me nota t\u00eb qarta paralajm\u00ebruese p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb artikuluara drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Unionit.<!--more--> N\u00eb fakt, kjo pritej: trash\u00ebgimia e l\u00ebn\u00eb pas nga qeveria parar\u00ebnd\u00ebse n\u00eb aspektet e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shtetit, seriozitetit dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb bindjeve europiane, konfuzionit juridik t\u00eb krijuar dhe menaxhimit t\u00eb financave publike, ishte zhg\u00ebnjyese. K\u00ebtij zhgenjimi t\u00eb Europ\u00ebs dhe Publikut t\u00eb thjesht\u00eb shqiptar p\u00ebr parar\u00ebnd\u00ebsit, iu shtua aktiviteti politik e teknik krejt\u00ebsisht diletant i ekipit t\u00eb ri administrativ n\u00eb k\u00ebto tre-kat\u00ebr muaj: pa garancit\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse p\u00ebr ndryshim, pa qart\u00ebsin\u00eb e nevojshme p\u00ebr aspektet ku do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrqendrohej, pa projektin e detajuar dhe ekspertizen e nevojshme p\u00ebr korigjimin e sistemit e institucioneve t\u00eb degraduara, pa kujdesin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb integruar t\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn shqiptare n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb p\u00ebrshpejtuar korigjues, pa nj\u00eb sked\u00eb reformash legjislative q\u00eb do t\u00eb mbeshtesnin korrigjimin, sked\u00eb e cila ende sot nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb axhenden e Parlamentit; pa kujdesin minimal p\u00ebr t\u00eb ringjizur unitetin e brendsh\u00ebm n\u00eb popull, madje duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: duke nxitur urrejtjet politike, krahinore deri edhe n\u00eb sulme krejt\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuara ndaj klas\u00ebs s\u00eb t\u00eb p\u00ebrsekutuarve politik\u00eb dhe krahinave tradicionalisht antikomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb \u201cshitur\u201d n\u00eb tregun politik t\u00eb BE, si t\u00eb rinovuar Shqip\u00ebrin\u00eb aktuale t\u00eb vjesht\u00ebs 2013, e b\u00ebri establishmentin e ri, t\u00eb ngjaj\u00eb tep\u00ebr qesharak e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i refuzuar prer\u00eb nga partner\u00ebt europian\u00eb.<\/p>\n<p>Kulmi arriti kur u muar vesht zyrtarisht lajmi: u fol p\u00ebrqart\u00eb, me nervoziz\u00ebm duke k\u00ebrkuar armiq t\u00eb jasht\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb e keqja e madhe \u00ebsht\u00eb brenda nesh: nj\u00eb vend i rrethuar me lig\u00ebsi, mediokritet, riciklim, konvertim dhe me shkelje masive t\u00eb lirive civile, munges\u00eb t\u00eb garancis\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe shtypit dhe l\u00ebnie e qytetar\u00ebve t\u00eb pambrojtur para ekipeve jakobiniste q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb mbi jet\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb. Ndaj kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyesim:<\/p>\n<p>Pse beni sikur nuk kuptoni? Nuk e dinit ju qe me at\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje shum\u00eb komplekse t\u00eb Parlamentit dhe te institucioneve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Shtetit, me at\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb disa prej em\u00ebrimeve t\u00eb administrat\u00ebs, nuk do t\u00eb merrnit dot asgj\u00eb nga vendet kampione t\u00eb liris\u00eb? Nuk e dinit ju se me procesin purifikues t\u00eb administrat\u00ebs, me procesin terrorit politik e ekonomik q\u00eb keni ndermarr\u00eb ndaj jetes s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb ketij vendi, ndaj jet\u00ebs s\u00eb familjeve q\u00eb ngriten Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb pranoheshit nga vendet per\u00ebndimore si t\u00eb barabart\u00eb me ato n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten tryez\u00eb ? Nuk e dinit ju q\u00eb me emerimet e hetuesve t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb poste t\u00eb larta do t\u00eb besoheshit q\u00eb operimi i Shtetit t\u00eb Ligjit dhe parimi i barazis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve para ligjit do t\u00eb ishte funksional dhe kjo do t\u2019ia mbushte mendjen Kancelares mike t\u00eb shqiptar\u00ebve Angela Merkel, se jeni serioz\u00eb? A mendoni ju se fjalimi i par\u00eb kryeministror i stilit laburist, ka neutralizuar procesin e matutjesh\u00ebm verifikues t\u00eb kabinetit t\u00eb David Cameron, mbi ato \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto tre muaj qeverisje, mbi shkat\u00ebrrimin e t\u00eb gjith\u00eb parametrave gjithp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb qeverisjes dhe deformimit t\u00eb qendrimit t\u00eb qeveris\u00eb si gjykat\u00ebse e kthjell\u00ebt e rendit shoq\u00ebror? Si menduat q\u00eb goditja e profesionist\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs, t\u00eb shkolluarve n\u00eb universitetet per\u00ebndimore, t\u00eb pun\u00ebsuar gjat\u00eb qeverisjeve parar\u00ebnd\u00ebse, purifikimi i profesionalizmit, ekspertiz\u00ebs dhe normalitetit, do t\u00eb kalohej pa u v\u00ebn\u00eb re nga diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb? Nuk e dinit ju se p\u00ebrseritja e purifikimeve q\u00eb b\u00ebri administrata parar\u00ebnd\u00ebse n\u00eb segmente t\u00eb caktuara kohore, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte noten negative n\u00eb vler\u00ebsimin e mend\u00ebsis\u00eb suaj t\u00eb njejt\u00eb? A e dini ju se goditja e korrupsionit ka nj\u00eb radh\u00eb; ajo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhore, e paragjykueme, por fillon nga vetja, nga qeverisja jote dhe nga segmentet e qeverisjes tande qe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes s\u00eb kaluar, me notat m\u00eb negative t\u00eb mundshme? Si e menduat q\u00eb shkat\u00ebrrimi i t\u00eb gjitha investimeve t\u00eb BE dhe organizmave t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb ndertimin e nj\u00eb administrate profesioniste, shkat\u00ebrrimi i t\u00eb gjitha programeve strategjike dhe planifikimeve makro t\u00eb sistemit administrativ shqiptar do t\u00eb anashkalohej nga nd\u00ebrkombetar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb largimit t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb konsumuar? Nuk e kuptoni ju se dekoratat dhe \u00e7mimet e liris\u00eb nuk mund t\u00eb dor\u00ebzohen p\u00ebrmes dor\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb shkallmuar lirin\u00eb, ligjin dhe drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb mandatin parar\u00ebnd\u00ebs, dhe se asnj\u00eb mask\u00eb e k\u00ebtij lloji nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb riciklimin e tyre para syve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb dhe as t\u00eb vendeve mike q\u00eb presin me aq vemendje nj\u00eb demokratizim t\u00eb njimendt\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb? Nuk e dinit ju se p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs n\u00eb segmente t\u00eb caktuara t\u00eb elektoratit shqiptar nga grupet t\u00eb paautorizuara n\u00eb qendrat e votimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cshfaqje\u201d q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb? A mundet nj\u00eb vend q\u00eb renditet pas Mongolis\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shtypit, mekanizmin e kontrollues t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb liris\u00eb, t\u00eb pretendoj\u00eb t\u00eb ulet aq leht\u00ebsisht n\u00eb Bruksel?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment kur lirit\u00eb civile po shkelen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive, t\u00eb programuar dhe t\u00eb paramenduar, nga ekipe paralele q\u00eb operojn\u00eb frontalisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn e shtetit shqiptar, n\u00ebn justifikimin e spastrimit t\u00eb administrat\u00ebs nga korrupsioni, tarafi, politizimi, por q\u00eb po tejkalojn\u00eb \u00e7do parashikim dhe \u00e7do arsye njer\u00ebzore dhe ligjore. Stili operacional \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb dikur hetuesit dhe persekutor\u00ebt e djesh\u00ebm t\u00eb <em>Ancient Regime<\/em> t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, e n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb qeverisjes demokratikase. Administrator\u00ebt e rinj e k\u00ebtij vendi nuk e kuptojn\u00eb ende se, dikasteret kryesore t\u00eb shtetit, Parlamenti Shqiptar etj. jan\u00eb institucione t\u00eb nj\u00eb shteti pluralist dhe jo institucione t\u00eb para vitit 1990, ku pun\u00ebsoheshin vet\u00ebm t\u00eb besuarit e PPSH. Parlamenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parlament pluralist dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe administrata e ketij intsitucioni, perve\u00e7se pluraliste, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb administrat\u00eb e depolitizuar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka vend edhe p\u00ebr nj\u00ebrezit pa parti, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumicen e qytetar\u00ebve Ata duhen respektuar dhe mbrojtur. Ju takon juve zoti kryeminist\u00ebr ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Dhe kur ju nuk e b\u00ebni, a mendoni se mund t\u00eb jeni i krahasuesh\u00ebm dhe n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit europian t\u00eb mendimit dhe veprimit?<\/p>\n<p>Me at\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh \u00e7do dit\u00eb, me duhet t\u00eb them se sjellja europianiste e ekipit tuaj qeveris\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr momentin e vdekur edhe zyrtarisht, dhe vendi po kalon nj\u00eb prej periudhave m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebr\u00e7arjes se brendshme t\u00eb unitetit kombt\u00ebar, g\u00ebrryer nga urrejtja politike, krahinore deri edhe kulturore. Jo rast\u00ebsisht sulmi kryesor i establishmentit t\u00eb sot\u00ebm politik \u00ebsht\u00eb i drejtuar ndaj Shkodr\u00ebs dhe pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsekutuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nga Veriu n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk mund ta fshehni dot k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, me em\u00ebrimet n\u00eb vend t\u00eb tyre t\u00eb pinjoll\u00ebve t\u00eb atyre q\u00eb u sh\u00ebrbyen si bazament udh\u00ebrr\u00ebfyes, komandant\u00ebve q\u00eb ushtruan dhun\u00ebn dhe terrorin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut. Jo rast\u00ebsisht n\u00eb shenjest\u00ebr t\u00eb spastrimeve dhe shkeljeve masive t\u00eb lirive civile jan\u00eb vendosur pinjoll\u00ebt e familjeve me t\u00eb njohura q\u00eb nd\u00ebrtuan themelet e Shtetit, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb sistemit arsimor shqiptar, t\u00eb shkences, kultur\u00ebs dhe kujtdo q\u00eb i mbijetoi terrorit t\u00eb kuq, dhe u p\u00ebrpoq pak k\u00ebto 23 vite t\u00eb merrte pak frym\u00eb e kompensim.<\/p>\n<p>Une e kuptoj se mekatet e administrat\u00ebs parar\u00ebnd\u00ebse, sidomos n\u00eb operimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe luft\u00ebs ndaj korrupsionit jan\u00eb faktori kryesor i ngeljes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga disa vende m\u00eb tipike skeptike ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb mbajn\u00eb vazhdimisht pran\u00eb nj\u00eb skan\u00ebr krejt\u00ebsisht cil\u00ebsor ndaj trupit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb keni kurajon t\u00eb pranoni se zgjerimi i hart\u00ebs s\u00eb skepticizmit ndaj nesh, nga vende tradicionalisht stimuluese t\u00eb progresit dhe pranimit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb e ricikilimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb asaj t\u00eb keqe nga ana e juaj, rezultat i nj\u00eb politike foshnj\u00ebrake t\u00eb ndjekur me drit\u00ebshkrut\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto tre muaj qeverisjeje. Kjo politik\u00eb \u00e7oi n\u00eb dhunimin masiv t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, dhunimin e lirive civile, n\u00eb shkat\u00ebrrimin e nj\u00ebsueshm\u00ebris\u00eb nacionale, n\u00eb dhunimin e patriotizmit dhe n\u00eb jakobinizimin e politik\u00ebs shqiptare pozitare, n\u00eb nj\u00eb sens hakmarrjeje pa dallim, duke imituar qendrimet m\u00eb puniste t\u00eb politik\u00ebs shqiptare t\u00eb tranzicionit. Ju nuk e shihni, por ne q\u00eb jemi jasht\u00eb rrethit tuaj t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb paranojes pushtetare, e shohim k\u00ebt\u00eb veprimtari kulimash t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr standardet q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria europiane.<\/p>\n<p>Veprimi operacional me an\u00ebn e t\u00eb cilit po kryhet ky proces \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pangjashmit q\u00eb ka p\u00ebrjetuar politika shqiptare dhe faktori num\u00ebr nj\u00eb i ngecjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb klas\u00ebn europiane e muajit dhjetor 2013. Akti i nd\u00ebrhyrjes <em>underground<\/em> i ekzekutivit n\u00eb veprimtarin\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi shk\u00ebmbimi interesash q\u00eb po \u00e7on n\u00eb zvarritjen procedurale t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb do t\u00eb ishte prioritar, \u00ebsht\u00eb lexuar me mjaft v\u00ebmendje nga opinioni publik i brendsh\u00ebm dhe ai politik europian. Ai p\u00ebrb\u00ebn nd\u00ebrhyrjen e par\u00eb t\u00eb Ekzekutivit n\u00eb Gjyq\u00ebsor, dhe pik\u00ebrsisht n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Qytetarit dhe Shtetit. Legjitimitetit i Aktit Normativ qeveritar, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shqyrtuar dhe zbardhur me p\u00ebrpar\u00ebsi dhe t\u00eb interesuarit e par\u00eb p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebtij vendimi, duhej t\u00eb ishin qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb. Kjo ndodh n\u00eb vendet me qeveri t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb shpjegueshme q\u00eb duan t\u2019i shkurtojn\u00eb vuajtjet financiare publikut. N\u00eb Shqip\u00ebri kjo nuk ndodhi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vendet demokratike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, nj\u00eb rast i till\u00eb zgjidhet brenda or\u00ebsh nga Gjykata Kushtetuese. K\u00ebshtu, vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb absurdi p\u00ebrsa i p\u00ebrket legjitimitetit t\u00eb administrat\u00ebs: a. Nj\u00eb qeveri q\u00eb vepron administrativisht me urgjenc\u00eb dhe panik p\u00ebr t\u00eb operuar mbi administrat\u00ebn pa u sqaruar situacioni i s\u00eb drejt\u00ebs; b.nj\u00eb ligj mbi administrat\u00ebn civile q\u00eb Gjykata Kushtetuese b\u00ebri dy muaj e gjys\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim, dhe q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur dhe nuk dihet kur Kryetari i saj ta vendos\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs, zbardhjen; c.rr\u00ebzimi i aktit normativ t\u00eb qeveris\u00eb presupuzon kthimin e legjitimitetit dhe veprimin e Ligjit t\u00eb ri mbi Administrat\u00ebn Civile, nga data 1 tetor 2013; d. ekipe operacionale q\u00eb operojn\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi dhe nxitim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fakt t\u00eb kryer purifikimin e administrat\u00ebs dhe mbushjen e saj me militant\u00eb majtist\u00eb; e.akte n\u00ebnligjore p\u00ebr zbatimin e Ligjit mbi Sh\u00ebrbimin Civil ende t\u00eb pap\u00ebrgatitura; f.nj\u00eb fatur\u00eb financiare q\u00eb i peshon buxhetit q\u00eb tani nuk do t\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb dy administrata, por tre t\u00eb tilla; g.nj\u00eb List\u00eb Pritjeje q\u00eb me ligjin e ri mund t\u2019i peshoj\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra buxhetit t\u00eb shtetit dhe taksapaguesve shqiptar\u00eb, p\u00ebr shkak se nuk ezkiston m\u00eb n\u00eb parashikimet ligjore; Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngutje dhe munges\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb nxitur veprimin e shpejt\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese? Shefat operativ\u00eb t\u00eb spastrimeve? Apo establishmenti i ri administrativ? Ju takon ju zoti\u00a0 kryeminist\u00ebr t\u2019ua b\u00ebni t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Publikut, sepse ai do e paguaj\u00eb koston financiare t\u00eb aventur\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Menyra se si keni vendosur ndarjen e pushtetit dhe se si e keni nd\u00ebrtuar <em>the principal agent of government<\/em>, na b\u00ebn me mendue se edhe m\u00eb tutje Shqipnia do t\u00eb jete e zotnueme nga skuadra q\u00eb luftojn\u00eb me nj\u00ebra- tjetren p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta t\u00eb pushtetit e t\u00eb p\u00ebrfitimeve materiale prej tij. Ju po p\u00ebrfitoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb tuaj t\u00eb ngjarjeve, nga gjendja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet populli q\u00eb po qeverisni, i cili prej shum\u00eb koh\u00ebsh nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb qeverisjeje progresiste. Ju u ngarkuat nga ai popull, jo p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb pa kok\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb bashkimit t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb korrigjuar lengatat e s\u00eb djeshmes. Nd\u00ebrsa ju p\u00ebrndryshe, s\u00eb paku po p\u00ebrkrahni, ose po i leni t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebsit brenda agjencis\u00eb tuaj governative, sepse nuk mund ta kuptoj ndryshe k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje q\u00eb po godet t\u00eb p\u00ebrsekutuarit politik\u00eb, shtresat qytetare dhe shtetasit normale t\u00eb k\u00ebtij vendi; sepse nuk mund t\u00eb kuptohet ndryshe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimi i profesionist\u00ebve me nj\u00ebrez t\u00eb diplomuar n\u00eb universitete false, q\u00eb ju aq shum\u00eb i keni kritikuar. Ishte kjo nj\u00eb propagand\u00eb e asaj kohe?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po l\u00ebngon n\u00ebn pesh\u00ebn e paaft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr b\u00ebr\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje, p\u00ebr t\u00eb rilind\u00eb vertet\u00eb, p\u00ebr shkak se Rilindja nuk \u00ebshte kuptuar si rilindje e nj\u00eb populli marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pavar\u00ebsisht bindjeve politike, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb krahinore e kulturore, drejt liris\u00eb, por rilindje e politikave t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve, konfiktit, segregacionit dhe e shkeljes s\u00eb liris\u00eb. Nj\u00eb establishment q\u00eb nuk gjeneron dot lirin\u00eb e garantuar, q\u00eb godet liberalizmin dhe klasen e mesme q\u00eb n\u00eb momentin e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb ngjizjes dhe konsolidimit, me nisma utopike kursimtare, q\u00eb nuk meson nga gabimet e fajet e s\u00eb shkuar\u00ebs, s\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb larg\u00ebt, nuk ka ta ardhme. E keqja \u00ebsht\u00eb se ajo mund ta fundos\u00eb vendin n\u00eb kaos dhe armiq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebtejshme. Viti 2013 ishte nj\u00eb vit i mbrasht degradimi p\u00ebr Shtetin dhe problemi \u00ebsht\u00eb se Viti i Ri mund t\u00eb mos sjell\u00eb ndaljen e tat\u00ebpjet\u00ebs, sepse drejtuesit nuk kan\u00eb nj\u00eb plan udh\u00ebtimi n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb privuar nga filozofia e liris\u00eb, e toleranc\u00ebs, nga atdhedashuria e patriotizmi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nga qasja gjithp\u00ebrfshir\u00ebse. Pse ende Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ec\u00eb me hij\u00ebn e punizmit, edhe 23 vite pas r\u00ebnies s\u00eb fasad\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj ideologjie e politike?<\/p>\n<p>Romeo Gurakuqi<\/p>\n<p>Instituti i Historis\u00eb Bashk\u00ebkohore<\/p>\n<p>Universiteti Europian i Tiran\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria mbeti serish jasht\u00eb kuadratimit n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb me nj\u00eb refuzim t\u00eb vendosur, me nota t\u00eb qarta paralajm\u00ebruese p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb artikuluara drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Unionit.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3824","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3824"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3826,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3824\/revisions\/3826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}