{"id":3810,"date":"2013-12-25T23:09:30","date_gmt":"2013-12-25T23:09:30","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3810"},"modified":"2013-12-25T23:09:47","modified_gmt":"2013-12-25T23:09:47","slug":"te-medhenjte-e-shekullit-xx-te-don-lush-gjergjit-dashuria-qe-nuk-vdes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3810","title":{"rendered":"T\u00cb M\u00cbDHENJT\u00cb E SHEKULLIT XX T\u00cb DON LUSH GJERGJIT (\u201cDashuria q\u00eb nuk vdes\u201d)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3811\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb duar kemi librin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Don Lushit, me nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb vet\u00eb autorit, me titullin dometh\u00ebn\u00ebs \u201cDashuria q\u00eb nuk vdes\u201d, kushtuar njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb shekullit XX dhe teksa e shfletojm\u00eb faqe pas faqeje, <!--more-->me vete themi: \u201cEdhe ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga ata\u201d, por nuk e shqiptojm\u00eb me z\u00eb, se e dim\u00eb q\u00eb modestia e tij nuk e pranon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt e ver\u00ebs dhe drejt Stubll\u00ebs, ku do t\u00eb mbahet nj\u00eb fest\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, kemi udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me Dom Nik\u00eb Ukgjinin, famullitar i Kuklit t\u00eb Mjed\u00ebs. Ajo an\u00eb e Karadakut \u00ebsht\u00eb e gjitha n\u00eb fest\u00eb, pasi do t\u00eb kremtohet 40-vjetori i shugurimit meshtarak t\u00eb tre meshtar\u00ebve t\u00eb mir\u00ebnjohur kosovar\u00eb: Dom Lush Gjergjit e Dom Ndue Gjergjit (v\u00ebllez\u00ebr) dhe Dom Aleksand\u00ebr Kol\u00ebs. Vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs b\u00ebhet nj\u00eb tjet\u00ebr takim jubilar, dhe p\u00ebr faktin se atje prej 6 vitesh sh\u00ebrben Dom Ndue Gjergji, si ambasador i kish\u00ebs shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb SHBA. Kisha e Zoj\u00ebs Pajtore n\u00eb Mi\u00e7igan n\u00eb shtator u vizitua nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani dhe iu dha titulli \u201cNderi i Kombit\u201d, ka padyshim nj\u00eb merit\u00eb e ka dhe kreu i saj.<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Nga famullia e Bin\u00e7\u00ebs n\u00eb Akademin\u00eb Europiane<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Rrall\u00eb n\u00eb koh\u00ebt moderne ndodh t\u00eb ket\u00eb orator\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, sikur kjo zeje e lasht\u00eb t\u00eb ket\u00eb mbetur n\u00eb antikitet apo n\u00eb Rilindje. Por jo, ka nj\u00eb njeri t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb duan ta d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e ky \u00ebsht\u00eb Don Lushi. Ky personalitet i pazakont\u00eb poliedrik e poliglot mund t\u00eb ishte profesor n\u00eb Roma apo Paris, n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb, mund t\u00eb ishte n\u00eb cil\u00ebndo akademi shkencash e kulture, mir\u00ebpo ai b\u00ebn as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak zakonin e misionar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, zgjedh p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vepr\u00ebn e vet nj\u00eb famulli t\u00eb thjesht\u00eb, at\u00eb t\u00eb vendlindjes, ku q\u00ebndron aq gjat\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh dhe mes popullit t\u00eb tij dhe mes librave, arkivave, bibliotekave t\u00eb huaja. Nuk shkoi Don Lushi nd\u00ebr ato akademi p\u00ebr t\u2019u ngulur atje, por i t\u00ebrhoqi ato me vete, aty ku ai rronte e meshonte p\u00ebr 40 vite. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon i ndjekur nga paraardh\u00ebsit e tij, po t\u00eb kihet parasysh se Gje\u00e7ovi e b\u00ebri vepr\u00ebn e tij <em>Kanunin<\/em> n\u00eb Gomsiqe t\u00eb Mirdit\u00ebs, Mjeda <em>Anrr\u00ebn e jet\u00ebs<\/em> e shkroi n\u00eb Kuk\u00ebl t\u00eb Zadrim\u00ebs, Bernardin Palaj <em>Visaret e Kombit<\/em> i solli prej Dukagjini, Don Simon Filipaj <em>Bibl\u00ebn n\u00eb shqip<\/em> e p\u00ebrktheu n\u00eb nj\u00eb famulli t\u00eb Ulqinit dhe Don Lush Gjergji <em>N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn<\/em> e shkroi n\u00eb Bin\u00e7\u00eb t\u00eb Karadakut, ku q\u00ebndroi rreth 15 vite. Jan\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb vogla, q\u00eb prelat\u00ebt e dijes iu dhan\u00eb em\u00ebr t\u00eb madh. Ashtu si vet\u00eb Gjon Buzuku do t\u00eb na e sillte nga nj\u00eb famulli a dioqez\u00eb librin e par\u00eb t\u00eb shqipes. Jan\u00eb Krishlindjet e ti kujtohesh se ka qen\u00eb dramatike udha e shqiptar\u00ebve p\u00ebr te \u201cFormula e Pag\u00ebzimit. At\u00eb dim\u00ebr t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vitit 1462 ipeshkvi Pal Engjelli, teksa nxitonte kreshtave t\u00eb Matit, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjes otomane, shkruante nj\u00eb lutje n\u00eb shqip dhe ua linte n\u00eb duar banor\u00ebve, q\u00eb ata vet\u00eb t\u2019i pag\u00ebzonin f\u00ebmij\u00ebt e tyre: \u201cN\u00eb em\u00ebn t\u00eb Atit, Birit e Shpirtit Shenjt\u201d. Kan\u00eb kaluar shekuj e misioni ungjillizues e qytet\u00ebrues i Dom Lushit e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij t\u00eb meshtaris\u00eb nuk ka t\u00eb sosur.<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Orator i rrall\u00eb, publicist n\u00eb z\u00eb, autor i 60 librave<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Po sjellim p\u00ebr lexuesin pak rreshta nga biografia e tij, shk\u00ebputur nga fjala e p\u00ebrsh\u00ebndetjes n\u00eb ceremonin\u00eb e 40-vjetorit t\u00eb m\u00ebshtaris\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs: \u201cDon Lush Gjergji u lind n\u00eb Stub\u00ebll t\u00eb Ep\u00ebrme t\u00eb Vitis\u00eb n\u00eb vitin 1949. Shkoll\u00ebn fillore i kreu n\u00eb vendlindje, gjimnazin klasik n\u00eb Dubrovnik, magjistratur\u00ebn p\u00ebr filozofi n\u00eb Rom\u00eb, ku dhe diplomoi n\u00eb teologji e sociologji. N\u00eb vitin 1975 n\u00eb universitetin shtet\u00ebror t\u00eb Rom\u00ebs fitoi titullin doktor i shkencave n\u00eb psikologji. Eshte shuguruar meshtar n\u00eb Bin\u00e7\u00eb m\u00eb 11 gusht 1973. Qysh mbas shugurimit Dr. Don Lush Gjergji ka sh\u00ebrbyer pa nd\u00ebrprerje n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Ferizaj, n\u00eb Bin\u00e7\u00eb, n\u00eb Prizren dhe sot \u00ebsht\u00eb vikar i pergjithshem i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e sh\u00ebrben n\u00eb katedralen e re \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Vite me radh\u00eb ka qen\u00eb redaktor dhe kryeredaktor i revist\u00ebs fetaro-kulturore i sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cDrita\u201d me seli n\u00eb Ferizaj. \u00cbsht\u00eb njoh\u00ebs i gjuh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr latine, i gjuh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr greke, i gjuh\u00ebs italiane, gjermane, frenge, angleze dhe i gjuh\u00ebve sllave q\u00eb fliten n\u00eb Ballkan. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i Akademis\u00eb Evropiane. Don Lush Gjergji \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga intelektual\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb gjitha viset shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb. Ka kontribuar n\u00eb disa fusha t\u00eb jet\u00ebs e t\u00eb dijes. P\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb \u00e7muar n\u00eb misionin meshtarak, p\u00ebr t\u00eb cilin edhe \u00ebsht\u00eb shkolluar, veprimtaria e tij ka qen\u00eb e dalluar dhe n\u00eb misionin humanitar e fisnik, pajtimin e gjaqeve e at\u00eb t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb spikatur me aft\u00ebsit\u00eb oratoriale e njer\u00ebzore, e cila i prek majat e nd\u00ebrgjegj\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit. Po ashtu Don Lush Gjergji \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shkrimtar e publicist i njohur. Deri me tani ka botuar 60 libra, shumica prej t\u00eb cilave jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb m\u00eb se 35 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0Don Lush Gjergji \u00ebsht\u00eb studiuesi m\u00eb i plot\u00eb i vepr\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, nga e cila ai u frym\u00ebzua qysh nga takimi i tyre i par\u00eb n\u00eb vitin 1968. Jeta, vepra dhe mendimi i Don Lush Gjergjit \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me figur\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, sa t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, nuk mund t\u00eb rrish pa folur p\u00ebr Don Lushin dhe anasjelltas. Prandaj 13 nga librat e tij i kushtohen t\u00eb Lumnuemes N\u00ebn\u00eb Tereza, t\u00eb cilin Don Lushi e quan simbol i rilindjes dhe shpres\u00ebs.\u00a0Thelbi i vepr\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb si\u00e7 ai vet\u00eb thot\u00eb: \u201ce v\u00ebrteta n\u00eb dashuri dhe p\u00ebr dashurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>T\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e shekullit, modele njer\u00ebzore p\u00ebr t<\/strong>\u2019<strong>u ndjekur<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ata ishin projektur koh\u00eb pas kohe n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e autorit si t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb. Ndjen krenari p\u00ebr kombin t\u00ebnd q\u00eb n\u00eb 26 figura madhore t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, tre jan\u00eb shqiptar\u00eb: E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza, Patriku ekumenik i Kish\u00ebs Ortodokse Atenagora I dhe Kardinal Mikel Koliqi, q\u00eb gjejn\u00eb pasqyrim n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Ajo q\u00eb i bashkon personazhet e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb kumti i tyre i dashuris\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin, sakrifica dhe kushtimi ndaj paqes dhe triumfit t\u00eb liris\u00eb. Jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj ng\u00eb e gjith\u00eb bota, nga Italia, Franca, Anglia, Gjermania, Amerika, Polonia, Zvicra, India, Shqip\u00ebria etj. Njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb fes\u00eb dhe martir\u00eb t\u00eb saj, burra dhe gra t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, kryesues t\u00eb misioneve t\u00eb m\u00ebdha humanitare dhe t\u00eb paqes n\u00eb vendet e varf\u00ebra, si Afrik\u00eb etj; pap\u00eb, shenjtor\u00eb, shkrimtar\u00eb, politikan\u00eb tribun\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb kauzave t\u00eb m\u00ebdha sociale, nd\u00ebr ta jo pak nobeslist\u00eb. Bien n\u00eb sy figura t\u00eb tilla si Rabindranath Tagore, Mohandas Gandhi, Martin Luther King, Gjoni XXIII, Pater Pio, Pali VI, Gjon Pali II, Edith Stein, Chiarra Lubich, Giorgio La Pira etj. Nj\u00eb antologji e till\u00eb i thot\u00eb shum\u00eb\u00e7ka lexuesit t\u00eb sot\u00ebm, se sa m\u00eb mundim jan\u00eb krijuar disa nga vlerat e qytet\u00ebrimit t\u00eb sot\u00ebm, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen nga luft\u00ebrat, terrorizmi, arm\u00ebt kimike, genocidi, se n\u00eb shekullin e shkuar kemi disa kollos\u00eb t\u00eb heshtur nga t\u00eb cil\u00ebt na duhet ta kthejm\u00eb fytyr\u00ebn sot e nes\u00ebr, pasi ata nuk jan\u00eb vet\u00ebm e shkuara. Po ashtu ky lib\u00ebr i thurur me mjeshtri nga autori, me elemente t\u00eb biografis\u00eb s\u00eb secilit protagonist, n\u00eb stilin e eses\u00eb, me mjaft fotografi t\u00eb spikatura nga vepra e tyre bamir\u00ebse, sjell para lexuesit modele t\u00eb shp\u00ebtimtar\u00ebve t\u00eb njer\u00ebzimit, n\u00eb sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb t\u00eb Jezusit, p\u00ebrball\u00eb fuqive t\u00eb err\u00ebta shkatrrimtare t\u00eb shekullit XX si fashizmi, hitlerizmi, diktaturat e ndryshme etj. Misionar\u00ebt e m\u00ebdhenj i p\u00ebrkasin si fillimit si fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e me gjas\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vazhdojn\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb shkruhet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ve\u00e7se k\u00ebta jan\u00eb mes nesh si n\u00eb koh\u00ebt e para t\u00eb misioneve, t\u00eb \u201cpaduksh\u00ebm\u201d, q\u00eb ne i shohim vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb&#8230; N\u00ebn\u00eb Terez\u00eb! \u201cDashuria q\u00eb nuk vdes\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00eb njeriu. Prandaj mbajeni sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb duar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Dom Lush Gjergjit. T\u00eb rinjt\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb aty nj\u00eb tjet\u00ebr pamje t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb shthurur jo pak nga vesi, kamja, droga, korrupsioni, nga shk\u00eblqimi shpesh i rrem\u00eb i modernes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0 N\u00eb duar kemi librin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Don Lushit, me nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb vet\u00eb autorit, me titullin dometh\u00ebn\u00ebs \u201cDashuria q\u00eb nuk vdes\u201d, kushtuar njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb shekullit XX dhe teksa e shfletojm\u00eb faqe pas faqeje,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-3810","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3810"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3810\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3813,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3810\/revisions\/3813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}