{"id":3805,"date":"2013-12-25T23:03:33","date_gmt":"2013-12-25T23:03:33","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3805"},"modified":"2014-01-02T02:50:21","modified_gmt":"2014-01-02T02:50:21","slug":"edira-merlika-nga-kampet-e-perqendrimit-drejtuese-e-ralph-lauren-per-evropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3805","title":{"rendered":"Edira Merlika, nga kampet e p\u00ebrqendrimit drejtuese e \u201cRalph Lauren\u201d p\u00ebr Evrop\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/EdiraMerlikaHepburn3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3808\" title=\"EdiraMerlikaHepburn3\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/EdiraMerlikaHepburn3-199x300.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/EdiraMerlikaHepburn3-199x300.jpg 199w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/EdiraMerlikaHepburn3-680x1024.jpg 680w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/EdiraMerlikaHepburn3.jpg 700w\" sizes=\"auto, (max-width: 199px) 100vw, 199px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em><strong>Intervistoi Julia Gjika<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Historia e vajz\u00ebs q\u00eb lindi dhe u rrit n\u00eb internim duke vuajtur d\u00ebnimin komunist q\u00eb i dhan\u00eb st\u00ebrgjyshit t\u00eb saj, Mustafa Kruj\u00ebs. Sot \u00ebsht\u00eb drejtuesja e koleksionit t\u00eb femrave p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb mod\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>TIRANE ( Gazeta Metropol)<\/strong>\u00a0N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011, nj\u00eb shqiptar mik i familjes, zoti Evgjen Merlika, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb flet\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cNew York Times\u201d n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte fotografuar vajza e tij Edira, n\u00eb daljen nga sfilata e firm\u00ebs \u201cRalph Lauren\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo punon. Fotografi ishte Bill Cunningham, 82-vje\u00e7ari reporter m\u00eb i njohur i k\u00ebsaj gazete. Mu mbush zemra me g\u00ebzim per faktin q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e re shqiptare t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e tij e akoma m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb lindi kurioziteti t\u00eb di di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pata lexuar disa rrjeshta n\u00eb kujtimet e babait n\u00eb librin e botuar n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb\u201d. N\u00ebpermjet babait u lidha me Edir\u00ebn e zbulova q\u00eb ajo punon si menaxhere n\u00eb fush\u00ebn e mod\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 2000 pasi u laureua n\u00eb Universitetin Bocconi n\u00eb Milano. Ne vitin 2005 kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shkrimin e librit \u201cN\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb horizonti t\u00eb ri kulturor\u201d (autori \u00ebsht\u00eb Ardian Ndreca) duke p\u00ebrshkruar pun\u00ebn e saj dhe pastaj n\u00eb vitin 2006 ka mbajtur nj\u00eb rubrik\u00eb n\u00eb revisten \u201cSpekt\u00ebr\u201d mbi grat\u00eb e famshme p\u00ebr stilin n\u00eb bot\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht pas 3 numrash rubrika e saj u mbyll sepse, si\u00e7 ja shpjegoi redaksia, shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar n\u00eb historin\u00eb e stilit por m\u00eb tep\u00ebr ata duan t\u00eb dine \u00e7\u2019far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb trend, \u00e7\u2019far\u00eb ngjyrash p\u00eblqehen e \u00e7\u2019far\u00eb veshjesh. Edira nuk pranoi t\u00eb shkruante di\u00e7ka t\u00eb ndryshme nga ideja e saj sepse ajo beson q\u00eb Shqiperia sot ka nevoj\u00eb t\u00eb m\u00ebsoje\u00a0\u00a0 historin\u00eb e stilit, sepse shija e s\u00eb bukur\u00ebs e s\u00eb rafinuar\u00ebs nuk vjen nga mund\u00ebsia e harxhimit t\u00eb paras\u00eb por nga nj\u00eb ndjenj\u00eb e shpirtit q\u00eb krijohet e kultivohet me koh\u00eb. Kultura nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb intervista q\u00eb ajo m\u00eb d\u00ebrgoi me shpres\u00ebn q\u00eb arritjet e saja t\u00eb jen\u00eb frym\u00ebzim e shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kudo n\u00eb bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb besojn\u00eb se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebshirohet e ndiqet me pun\u00eb serioze e t\u00eb ndershme. E kaluara \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme por shpresa n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr brezin e ri. Duke lexuar k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ndjeva nj\u00eb dhimbje therr\u00ebse p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e saj dhe nj\u00eb revolt\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb vlerat e p\u00ebrmendura prej saj nuk zen\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas diktatur\u00ebs. N\u00eb shumic\u00ebn e gazetave, revistave, kanaleve televizive n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, vijohet t\u2019u b\u00ebhet jehon\u00eb b\u00ebmave t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb punuan p\u00ebr forcimin e diktatur\u00ebs komuniste, sikur ajo t\u00eb ishte nj\u00eb koh\u00eb suksesesh t\u00eb m\u00ebdha, sikur k\u00ebta njer\u00ebz ishin e jan\u00eb heronj, etj. Nga ana tjeter v\u00ebndin e par\u00eb n\u00eb fam\u00eb e kan\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e V\u00ebllait t\u00eb madh e t\u00eb tjera emisione q\u00eb mbeten larg vlerave t\u00eb v\u00ebrteta e ngulin n\u00eb mendjen e rinise nje pamje t\u00eb shtremb\u00ebruar t\u00eb suksesit. Edira \u00ebsht\u00eb st\u00ebrmbesa e Mustafa Merlika Kruj\u00ebs,\u00a0 atdhetar, i cili i kishte sh\u00ebrbyer atdheut me p\u00ebrkushtim 29 vjet (1910-1939) dhe u konsiderua armik e tradh\u00ebtar, sepse pranoi t\u00eb sh\u00ebrbente vet\u00ebm 13 muaj si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pushtuar nga fashizmi italian, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohej. Ai u d\u00ebnua me vdekje n\u00eb munges\u00eb prej gjyqit t\u00eb popullit m\u00eb 1945, kurse familjar\u00ebt u trajtuan mizorisht burgjeve e kampeve t\u00eb p\u00ebrqendrimit n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs. Si k\u00ebto viktima, ka pasur shum\u00eb\u2026 Jeta e tyre duhet njohur, p\u00ebr ta duhet shkruar shpesh e m\u00eb shpesh. Njohja e vuajtjeve t\u00eb tyre, e q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb tyre, do t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi qytetar\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, m\u00eb demokrat\u00eb, m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe atdheun. Ma sa duket fara e mir\u00eb nuk prishet e k\u00ebshtu sot mund t\u00eb flasim me krenari p\u00ebr stermbes\u00ebn e Mustafa Kruj\u00ebs q\u00eb, brenda mund\u00ebsive t\u00eb veta, jep kontributin p\u00ebr ngritjen e dinjitetit shqiptar n\u00eb bot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo jeton.<\/p>\n<p>Edira Merlika, lindi n\u00eb Lushnj\u00eb m\u00eb 29 qershor 1976 e jetoi n\u00eb nj\u00eb kamp internimi n\u00eb Grabian t\u00eb atij rrethi deri n\u00eb mosh\u00ebn 14-vje\u00e7are. \u00cbsht\u00eb vajza e par\u00eb e Evgjen Merlik\u00ebs, nipi i Mustafa Merlika Kruj\u00ebs, dhe Teuta Agollit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 saj pat\u00ebn nj\u00eb vajz\u00eb, Elen\u00ebn e nj\u00eb djal\u00eb, Besandrin. Prind\u00ebt punonin si puntor\u00eb bujq\u00ebsie. E \u00ebma, rrobaqep\u00ebse p\u00ebr pasion, \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb i p\u00ebrciell dashurin\u00eb p\u00ebr stof\u00ebrat, q\u00ebndisjet dhe gjithshka q\u00eb i p\u00ebrket bot\u00ebs s\u00eb veshmbathjes. Ajo dhe gjyshja italiane, e diplomuar n\u00eb let\u00ebrsi, do t\u00eb jen\u00eb modelet e saj t\u00eb vet\u00ebme t\u00eb stilit gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 1990 vjen n\u00eb Itali, ku shkruhet n\u00eb nj\u00eb Lice Klasik, prej atij n\u00eb Universitetin Luigi Bo\u00e7oni t\u00eb Milanos, ku diplomohet n\u00eb Ekonomi Aziendale me specializimin Fashion Management dhe nj\u00eb tez\u00eb mbi pozicionimin e nj\u00eb marke luksi. Nj\u00ebher\u00ebsh thellon vet\u00eb kultur\u00ebn e mod\u00ebs duke studiuar Historin\u00eb e Veshjeve e t\u00eb Mod\u00ebs, thellim q\u00eb vazhdon gjithmon\u00eb me nj\u00eb pasion t\u00eb pamas\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas diplomimit arrin t\u00eb send\u00ebrtoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb bot\u00ebn e mod\u00ebs, duke filluar nga Costume National, p\u00ebr t\u00eb kaluar disa muaj m\u00eb von\u00eb tek Valentino e pastaj tek Ralph Lauren, ku sot \u00ebsht\u00eb drejtoreshe e koleksioneve t\u00eb gruas per Europen. Jeton e punon n\u00eb Milano.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrmblidhni pun\u00ebn tuaj?<\/p>\n<p>Un\u00eb punoj n\u00eb sektorin q\u00eb quhet merchandising. Merrem me p\u00ebrmbajtjen e koleksioneve q\u00eb ndjek s\u00eb bashku me stilist\u00ebt q\u00eb n\u00eb lindje per tu siguruar q\u00eb po krijojm\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb p\u00eblqej\u00eb e do t\u00eb shitet. Pas vizatimit t\u00eb koleksionit vendos buxhetin e harxhimit mbi \u00e7\u2019do veshje q\u00eb krijojm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ana m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse kemi t\u00eb b\u00ebjme me shifra shum\u00eb t\u00eb larta. Natyrisht k\u00ebrkohet ndjenj\u00eb e shijes dhe e stilit e pastaj sigurisht aft\u00ebsi me numurat. Gjithmon\u00eb mendojme se \u00e7\u2019far\u00eb do t\u00eb veshin njer\u00ebzit pas 12 muajsh e pra duhet nj\u00eb far\u00eb vizioni i s\u00eb ardhmes. Sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, si grua e n\u00ebn\u00eb, t\u00eb jem shpesh larg familjes p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs por me ndihm\u00ebn e prind\u00ebrve arrij t\u00eb sistemoj gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tipike n\u00eb zyr\u00eb? Po kur udh\u00ebton?<\/p>\n<p>Arrij n\u00eb pun\u00eb ne or\u00ebn 9, pas 50 minutash n\u00eb tren sepse banoj jasht\u00eb qytetit. Zakonisht koh\u00ebn e trenit ja kushtoj leximit ose pun\u00ebs. Gjat\u00eb dit\u00ebs kam zakonisht mbledhje, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, me pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit tim t\u00eb pun\u00ebs. Zakonisht koha e vetme q\u00eb kam p\u00ebr vete \u00ebsht\u00eb ora e drek\u00ebs n\u00eb qoft\u00eb se edhe ajo nuk zihet me pun\u00eb. Dreka zgjat jo m\u00eb tep\u00ebr se 10 minuta. Pastaj mbledhje p\u00ebrs\u00ebri deri n\u00eb or\u00ebn 6. N\u00eb at\u00eb or\u00eb dal sepse dua t\u00eb vrapoj n\u00eb sht\u00ebpi tek familja ime.<\/p>\n<p>Kur udh\u00ebtoj n\u00eb Evrop\u00eb zakonisht zgjohem n\u00eb or\u00ebn 5.30 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fluturimin e par\u00eb. Nj\u00eb shofer m\u00eb shoq\u00ebron n\u00eb aeroport e pastaj vjen t\u00eb m\u00eb marr\u00eb n\u00eb dark\u00eb.\u00a0 Jemi b\u00ebr\u00eb miq tanim\u00eb. Zakonisht gjysma e koh\u00ebs i kushtohet vizitave t\u00eb dyqaneve e gjysma mbledhjeve. Koha nuk mjafton kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb rejat e fush\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shkoj n\u00eb Ne\u00eb York nisem n\u00eb m\u00ebngjes nga ora 10. 8 or\u00eb fluturimi e kurr arrij vrapoj n\u00eb hotel, nd\u00ebrrohem, b\u00ebj pak tualet per t\u00eb fshehur syt\u00eb e kuq nga fluturimi e jam gati p\u00ebr dy mbledhje p\u00ebrpara dark\u00ebs. Duke shpresuar q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dark\u00ebn t\u2019a kaloj si\u00e7\u00a0 dua, por ndonj\u00ebhere kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur sepse jemi me klient\u00eb e duhet t\u00eb jemi n\u00eb form\u00eb. Nga ora 10 e Ne\u00eb Yorkut, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ora 6 e m\u00ebngjesit, mund t\u00eb kthehem n\u00eb hotel.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebhere kur nuk jam kaq e z\u00ebn\u00eb p\u00ebrdor koh\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shopping, ose m\u00eb mir\u00eb akoma p\u00ebr t\u00eb vizituar v\u00ebndet.<\/p>\n<p>Shpesh her\u00eb m\u00eb thon\u00eb q\u00eb kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb fantastike sepse nuk e din\u00eb se sa forc\u00eb fizike e mendore duhet q\u00eb t\u00eb jesh gjithmon\u00eb n\u00eb maksimumin e vetes, nga ana fizike e t\u00eb p\u00ebrgatitjes, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr an\u00ebn dipllomatike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00a0vendos\u00ebt t\u00eb hyni\u00a0 n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mod\u00ebs?<\/p>\n<p>Fusha e mod\u00ebs dhe e stilit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e fush\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bukuris\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb Dostojevskij :\u00a0<em>Bukuria do ta shp\u00ebtoje bot\u00ebn<\/em>. Megjith\u00ebse jam e bindur q\u00eb ai flet p\u00ebr bukurin\u00eb shpirt\u00ebrore, besoj se ka di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb lart\u00eb edhe p\u00ebr ndjenj\u00ebn estetike.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur isha e vog\u00ebl kam pasur nj\u00eb prirje p\u00ebr t\u00eb kundruar veshjet, bukurin\u00eb, q\u00eb pothuajse gjithmon\u00eb lidhet me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb n\u00eb kujtimet e mia. Kam pasur fatin t\u00eb kem pran\u00eb si modele n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb grat\u00eb e familjes sime. E para, st\u00ebrgjyshja ime nga ana e babit, Caje Merlika, grua fisnike n\u00eb shpirt e n\u00eb trup. Gjithmon\u00eb e veshur me te zeza (i vdiq djali i kat\u00ebrt, Besimi, m\u00eb 1944 n\u00eb mosh\u00ebn 19 vjecare, s\u00eb shkret\u00ebs n\u00ebn\u00eb) me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb si bora, aspak llafazane, e zhytur n\u00eb kujtimet e saj, pra asnj\u00ebher\u00eb e vetme, e dashuruar mbas nesh.<\/p>\n<p>Pastaj gjyshja ime Elena Gjika, gruaja m\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kam par\u00eb. Nuk ishte vet\u00ebm me kultur\u00eb e me sjellje t\u00eb shk\u00eblqyer, e cila kur fliste, ua mbyllte goj\u00ebn burrave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb maskiliste shqiptare, por dhe me nj\u00eb shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb prirur mbi thjesht\u00ebsin\u00eb e sjell\u00eb n\u00eb kulm (less is more) q\u00eb nuk kuptohej aspak n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e asaj kohe, ku stili nuk njihej. Duke kujtuar veshjet e saj e duke par\u00eb fotografit\u00eb, m\u00eb duket se kam para meje nj\u00eb pararend\u00ebse t\u00eb veshjeve t\u00eb Armanit ose t\u00eb Prad\u00ebs s\u00eb viteve t\u00eb arta. Ajo kishte mbetur e lidhur me vitet 40-t\u00eb t\u00eb shekullit XX, vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj e k\u00ebshtu vdiq.<\/p>\n<p>Pastaj vjen n\u00ebna ime, flladi i pranver\u00ebs q\u00eb hyri n\u00eb familjen Merlika me fytyr\u00ebn e nj\u00eb zane. Kurr\u00eb ajo nuk u paraqit n\u00eb tryez\u00eb pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tualet t\u00eb leht\u00eb e pa u veshur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Sapo kthehej nga fusha e balta, i kushtonte koh\u00ebn e duhur tualetit t\u00eb saj e si p\u00ebr magji shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Kishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kombinimin e ngjyrave, krejt ndryshe nga n\u00ebnat e shoqeve t\u00eb mia. Un e v\u00ebshtroja pa folur e k\u00ebnaqesha me bukurin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse komunizmi i vuri si detyr\u00eb Vendit t\u00eb shkelte estetik\u00ebn e bukurin\u00eb, si shprehje t\u00eb huaja mikroborgjeze, me ne nuk arriti t\u00eb fitoj\u00eb. N\u00ebna ime m\u00ebsoi t\u00eb qepte, sepse nuk duronte dot q\u00eb vajzat e saja t\u00eb visheshin me rrobat standarde t\u00eb MAPO-ve tona. Gjith\u00e7ka q\u00eb vishnim ne krijohej nga duart e saj e t\u00eb gjyshes. Natyrisht, ishim f\u00ebmij\u00ebt e veshur m\u00eb mir\u00eb, edhe si pasoj\u00eb e rrobave, q\u00eb njer\u00ebzit e gjyshes dhe xhaxhai i babit me t\u00eb shoqen na d\u00ebrgonin bujarisht, me gjith\u00eb dogan\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb na detyronte shteti t\u00eb paguanim.\u00a0 Kjo b\u00ebhej shkak p\u00ebr akoma m\u00eb shum\u00eb urrejtje p\u00ebr disa shpirtra t\u00eb k\u00ebqij njer\u00ebzish q\u00eb jetonin rreth nesh. Un\u00eb isha ndihm\u00ebsja e n\u00ebn\u00ebs n\u00eb rrobaqepsi. M\u00ebsova, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7e, t\u00eb qep e q\u00ebndis e k\u00ebshtu n\u00ebna qepte me makin\u00eb e un\u00eb e ndihmonja me dor\u00eb. N\u00eb pak koh\u00eb ajo u b\u00eb nj\u00eb nga rrobaqep\u00ebset m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Grabjan. Un isha \u201ck\u00ebshilltare\u201d p\u00ebr modelet q\u00eb do t\u00eb qepnim. K\u00ebshtu u njoha me\u00a0 stofrat.<\/p>\n<p>Kur erdha n\u00eb Itali fillova t\u00eb shoh revistat e dyqanet e d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebhesha stiliste. Vazhdova t\u2019i thelloj njohurit\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mod\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb,\u00a0 p\u00ebr zbavitje. Kur mbarova Liceun desha t\u00eb shkoj n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr t\u00eb studjuar stiliz\u00ebm, por babai dhe n\u00ebna nuk desh\u00ebn. Studjo ekonomi \u2013 m\u00eb than\u00eb \u2013 e pastaj b\u00ebj \u00e7\u2019far\u00eb t\u00eb duash. K\u00ebshtu p\u00ebrfundova n\u00eb Bo\u00e7oni, universiteti m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr ekonomi, me gjith\u00eb koston e lart\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte e q\u00eb paguajta edhe fal\u00eb bursave q\u00eb fitova. Kur mbarova Bo\u00e7onin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0<em>business administration school<\/em>, e kuptova q\u00eb rruga ime do t\u00eb ishte nj\u00eb tjet\u00ebr. Do t\u00eb punoja n\u00eb fush\u00ebn e mod\u00ebs, jo si stiliste, por si menaxhere. Nuk do t\u00eb isha ajo q\u00eb vizatonte, por ajo q\u00eb merrej me organizimin e biznesit. Ky \u00ebsht\u00eb boshti kryesor i veprimtaris\u00eb sime sot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A ke marr\u00eb pjese n\u00eb sfilata dhe n\u00eb cilat firma?<\/p>\n<p>Ka 11 vjet q\u00eb marr pjes\u00eb rregullisht n\u00eb sfilatat e firmave p\u00ebr t\u00eb cilat kam punuar,\u00a0 Valentino e Ralph Lauren. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sfilata t\u00eb tjera si Alexander McQueen, Versace, Pu\u00e7i.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka personazhe q\u00eb t\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve?<\/p>\n<p>Sigurisht. Disa prej tyre nuk jan\u00eb t\u00eb njohur por mund t\u00eb them q\u00eb kam pasur fatin t\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb rreth njer\u00ebzish shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur nga ana kulturore e nga ana e menaxhimit, njer\u00ebz te ndri\u00e7uar nga t\u00eb cil\u00ebt kam m\u00ebsuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nga personazhet e njohur m\u00eb e ve\u00e7anta ishte e ndjera Isabella Blo\u00eb. Kur arrinte tek sfilatat e Valentinos t\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb ishin p\u00ebr t\u00eb. Dukej sikur vinte nga nj\u00eb bote tjet\u00ebr. Pastaj Anna \u00cbintour, drejtoresh\u00ebn e Vogue t\u00eb Amerik\u00ebs, grua e akullt. Gjat\u00eb sfilatave shoh shpesh fytyr\u00ebn e saj duke pritur nj\u00eb buzeqeshje t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb zanonisht nuk arrin. Nga burrat ai q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebne nj\u00eb mbres\u00eb t\u00eb v\u00eb\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb Tom Ford, burri absolutisht m\u00eb elegant q\u00eb kam par\u00eb. Edhe ai duket sikur i p\u00ebrket nj\u00eb bote tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur jeni martuar, ku e njoh\u00ebt bashk\u00ebshortin, si quhet?<\/p>\n<p>Burri im quhet Graeme Hepburn, \u00ebsht\u00eb francez nga n\u00ebna e skocez nga babai. Jemi njohur n\u00eb vitin 2006 e jemi martuar n\u00eb 2010. Kur punoja n\u00eb Valentino ishim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat e shiheshim gjithmon\u00eb n\u00eb ashensor, deri sa nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb e njohur e t\u00eb dyve na organizoi nj\u00eb takim. Kisha menduar veten si grua q\u00eb nuk do t\u00eb martohej kurr\u00eb por si githmone jeta na b\u00ebn surpriza.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A jeni inkurajuar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb pun\u00ebn tuaj?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr ai m\u00eb p\u00ebrkrah shum\u00eb. \u00cbndrra e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij t\u00eb fitoj aq sa t\u00eb kemi mund\u00ebsi q\u00eb ai t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me Alexandrin e f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb Zoti mund t\u00eb na d\u00ebrgoj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si quhet vog\u00eblushi juaj, sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb, ku\u00a0 ka lindur?<\/p>\n<p>Alexander Hepburn, djali yn\u00eb, lindi m\u00eb 23 qershor 2009 n\u00eb qytetin Angera af\u00ebr Sesto Calende ku jetojm\u00eb ne. Sot \u00ebsht\u00eb gati tre vje\u00e7.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Deri tani q\u00eb shkruhemi bashk\u00eb, \u00e7\u2019far\u00eb shihni si suksesin tuaj m\u00eb t\u00eb madh, n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb jet\u00eb?<\/p>\n<p>Suksesi im m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb familja ime e sidomos djali, dhurata e Zotit. N\u00eb fush\u00ebn e pun\u00ebs, besoj se ka q\u00ebn\u00eb sukses t\u00eb arrij t\u00eb dep\u00ebrtoj me nder e pun\u00eb serioze n\u00eb ambiente q\u00eb jan\u00eb, zakonisht, shum\u00eb t\u00eb mbyllura e snobiste. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke q\u00ebn\u00eb shqiptare e duke kujtuar sa i keq ishte opinioni p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb vitet q\u00eb un fillova pun\u00ebn n\u2019Itali. Kam arritur t\u00eb kem \u00e7aste t\u00eb bukura si dit\u00ebn q\u00eb Valentino vuri n\u00eb sfilat\u00eb fustanin q\u00eb k\u00ebrkova un, kur takova Ralph Lauren p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kur princesha Rosario e Bullgaris\u00eb zgjidhte veshjet me mua ose kur prita princesh\u00ebn Mary t\u00eb Danimark\u00ebs n\u00eb sho\u00ebroom. Sa i p\u00ebrket pun\u00ebs jam e lumtur, sepse t\u00eb gjith\u00eb ish epror\u00ebt e mij do t\u00eb donin t\u00eb punonim p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb e kemi lidhje t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsoheni kur pun\u00ebt nuk u shkojn\u00eb\u00a0 ashtu si ju i projektoni?<\/p>\n<p>Pak po, por pastaj e mbledh vehten e k\u00ebrkoj t\u00eb kuptoj shkakun. Kur kupton shkakun, shpesh ke n\u00eb dor\u00eb zgjidhjen e problemeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A kini sakrifikuar ndonj\u00ebher\u00eb ?<\/p>\n<p>Sigurisht dhe kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Sakrifica \u00ebsht\u00eb shkoll\u00eb jete. Kur jetonim n\u00eb Latina ndihmonja prind\u00ebrit, gjat\u00eb fundjav\u00ebs, n\u00eb pastrimin e zyrave. Puna e ndershme ka pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb edukimin ton\u00eb. Gjat\u00eb universitetit jetoja me shum\u00eb pak para, si shum\u00eb studente, pra nuk mund t\u00eb arrija t\u00eb bleja shum\u00eb gj\u00ebra, edhe ushqime p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, por\u00a0 mendonja gjithmon\u00eb se \u00e7\u2019far\u00eb nuk mund t\u2019a bleja kur studioja, do ta bleja kur t\u00eb punonja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur u vendos\u00ebt n\u00eb qytetin Latina, si ju prit\u00ebn italian\u00ebt, \u00e7far\u00eb ndihme konkrete pat\u00ebt?<\/p>\n<p>Kur ik\u00ebm nga Shqip\u00ebria shkuam n\u00eb Itali, ku na priti v\u00ebllai i gjyshit tim, dmth djali i Mustafa Merlik\u00ebs q\u00eb kishte ikur p\u00ebr arsye sh\u00ebndetvsore jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Ai dhe bashk\u00ebshortja e tij na prit\u00ebn n\u00eb Latina, ku jetonin prej vitesh. Un\u00eb ika vet\u00ebm me gjyshen, kurse pjesa tjet\u00ebr e familjes erdhi nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Italian\u00ebt qen\u00eb t\u00eb dashur me ne, sidomos njer\u00ebzit e kish\u00ebs, e pastaj ata q\u00eb u b\u00ebn\u00eb shok\u00eb\u00a0 t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua viti i par\u00eb ishte traumatik. Programet e shkoll\u00ebs ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Un\u00eb vija nga nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr, nuk kisha studjuar let\u00ebrsi italiane, anglishten, greqishten e vjet\u00ebr apo latinishten. T\u00eb tjer\u00ebt disa nga k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb m\u00eb pan\u00eb, mbet\u00ebn t\u00eb \u00e7uditur sepse prisnin nj\u00eb zezake (nuk kishin d\u00ebgjuar kurr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, mendonin se ishte shtet n\u00eb Afrik\u00eb). Kur d\u00ebgjuan q\u00eb un\u00eb nuk kisha b\u00ebr\u00eb ato l\u00ebnd\u00eb filluan t\u00eb qeshnin, t\u00eb bindur se nuk do t\u2019ia delja dot. Por si thot\u00eb Alfieri\u00a0<em>desha, gjithmon\u00eb desha, desha me shum\u00eb forc\u00eb<\/em>\u00a0e k\u00ebshtu, pas 5 vjet\u00ebsh, mbarova shkoll\u00ebn me notat m\u00eb t\u00eb larta, shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00eb ata q\u00eb qeshnin me mua. Shqipja m\u00eb ndihmoi shum\u00eb p\u00ebr greqishten e latinishten. Gjyshja m\u00eb ndenji af\u00ebr e studjoi me mua \u00e7do dit\u00eb, v\u00ebllai i gjyshit m\u00eb ndihmoi me anglishten.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesit habiteshin se si nj\u00eb shqiptare mund t\u00eb p\u00ebrkthente nga latinishtja pa fjalor m\u00eb mir\u00eb se italian\u00ebt, q\u00eb e kan\u00eb praktikisht gjuh\u00ebn e tyre e se si mund t\u00eb njihja disa autor\u00eb t\u00eb huaj m\u00eb mir\u00eb se m\u00ebsuesja ime e let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si ka ndihmuar trash\u00ebgimia kulturore? \u00c7\u2019far\u00eb vler\u00ebsoni nga kultura e popullit shqiptar, nga Kruja e t\u00eb par\u00ebve, pastaj nga Milano?<\/p>\n<p>Kurreshtja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb, besoj, se m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb eci p\u00ebrpara. K\u00ebmb\u00ebngulja e puna, pa u kursyer kurr\u00eb, pa e dh\u00ebn\u00eb veten p\u00ebr t\u00eb lodhur, kan\u00eb gjithashtu pjes\u00ebn e vet. Nuk e di n\u00ebse k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb populli, apo\u00a0 m\u00eb tep\u00ebr vetiake. Fatkeq\u00ebsisht, qytetin e Kruj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin kaq her\u00eb pata d\u00ebgjuar t\u00eb flitej, e pash\u00eb vet\u00ebm pak koh\u00eb para se t\u00eb largohesha nga Shqip\u00ebria e ndjenja q\u00eb m\u00eb lindi qe m\u00eb tep\u00ebr emocioni p\u00ebr faktin se po shihja ku kan\u00eb lindur e jan\u00eb rritur st\u00ebrgjyshi e st\u00ebrgjyshja, p\u00ebr historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb qytet, jo t\u00eb jet\u00ebs sime.<\/p>\n<p>Milano, ashtu si Parisi, Londra, Gjeneva, Stambolli, Roma, Madridi, Barcelona, Moska, St. Peterburgu, Athina, Ne\u00eb York qen\u00eb p\u00ebr mua zbulimet q\u00eb pata fatin t\u00eb b\u00ebnja. K\u00ebta qytete m\u00eb m\u00ebsuan sa i r\u00ebnd\u00ebsishem \u00ebsht\u00eb qytet\u00ebrimi e ku arrijn\u00eb popujt q\u00eb kan\u00eb pasur fatin t\u00eb jen\u00eb djepa kulture. Kultura p\u00ebrkthehet n\u00eb dashuri p\u00ebr vendin, pra n\u00eb arkitektur\u00eb e t\u00eb gjitha artet vizive, n\u00eb respekt p\u00ebr njeriun e gjith\u00e7ka lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019a b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn sa m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme e t\u00eb bukur, duke ngritur vlerat e mir\u00ebq\u00ebnies e t\u00eb shpirtit.<\/p>\n<p>Qyteti im i preferuar \u00ebsht\u00eb Parisi. Magjia e Place Vendome n\u00eb or\u00ebn tre t\u00eb nat\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb e vetmuar e pa njeri m\u00eb ka shoq\u00ebruar p\u00ebr vite, kur kthehesha nga zyra n\u00eb hotel, gjat\u00eb jav\u00ebve q\u00eb punoja n\u00eb Paris.\u00a0 Mund t\u00eb vazhdoj me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Londra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mrekulli. Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb shkova isha 20 vje\u00e7e e vendi i par\u00eb ku shkova qe muzeumi Victoria e Albert, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb seksionin e kostumeve.\u00a0 Sa her\u00eb q\u00eb mundem, kudo t\u00eb jem, vrapoj n\u00eb muzeumet, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kostumet, artin, historin\u00eb.<\/p>\n<p>Akoma nuk kam pasur rastin t\u00eb shoh muzeun etnografik t\u00eb Tiran\u00ebs, por njoh kostumet tona komb\u00ebtare. Jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e tradit\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb mir\u00ebmbajm\u00eb e vler\u00ebsojm\u00eb. M\u00eb vjen keq q\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00eb vrapimin drejt \u201cmodernizimit\u201d, harroi t\u00eb mbroj\u00eb si duhet tradit\u00ebn e saj historike dhe arkitektur\u00ebn. Duke par\u00eb disa nga qytetet tona duket sikur jemi pa rr\u00ebnj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7\u2019 keni d\u00ebgjuar prej prind\u00ebrve p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt tuaja familjare?<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm me ne f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebrsa i p\u00ebrket historis\u00eb s\u00eb kaluar familjare. N\u00eb fillim, kur sapo fillova t\u00eb kuptoj, vura re se n\u00eb kop\u00ebsht na flisnin p\u00ebr historin\u00eb e Vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga \u00e7far\u00eb d\u00ebgjoja n\u00eb sht\u00ebpi. Pak nga pak, pas arrestimit t\u00eb babit, e kuptova q\u00eb e v\u00ebrteta ishte ajo q\u00eb d\u00ebgjoja n\u00eb sht\u00ebpi e un\u00eb, si f\u00ebmij\u00eb, duhej t\u2019a mbaja t\u00eb ndrydhur at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb mos flisja p\u00ebr t\u00eb me ask\u00ebnd jasht\u00eb familjes. Jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebrjetohej adhurimi p\u00ebr komunizmin, br\u00ebnda saj urrejtja p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb tep\u00ebr rritesha, aq m\u00eb interesante ishte t\u00eb d\u00ebgjoja historin\u00eb e familjes son\u00eb e t\u00eb miqve t\u00eb saj nga goja e gjyshes e gjyshit apo e\u00a0 miqve. Sa her\u00eb q\u00eb ata flisnin un\u00eb strukesha mbi divan p\u00ebr t\u00eb mos humbur as edhe nj\u00eb fjal\u00eb. Ishte nj\u00eb histori e mbushur me dinjitet, dashuri p\u00ebr kombin, p\u00ebr kultur\u00ebn, ndershm\u00ebri, respekt, sakrifica.<\/p>\n<p>Sa e ndryshme ishte jeta p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata flisnin para burgim-internimeve nga ajo q\u00eb jetonim ne!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vitet e v\u00ebshtira n\u00eb internim, besoj kan\u00eb pasur edhe momente g\u00ebzimi?<\/p>\n<p>G\u00ebzimi m\u00eb i madh ishte harmonia e pamas\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb sht\u00ebpi. Gjyshja, gjyshi, babi, mami, un, motra dhe v\u00ebllai ishim 7 vet\u00eb q\u00eb formonin nj\u00eb familje t\u00eb p\u00ebrsosur, pa z\u00ebnie, pa m\u00ebr\u00ed, vet\u00ebm dashuri e z\u00ebm\u00ebrgj\u00ebr\u00ebsi ndaj nj\u00ebri tjetrit. Kjo ka q\u00ebn\u00eb mburoja q\u00eb na mbronte nga klima e tmerrshme e luft\u00ebs s\u00eb regjimit kundrejt nesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra edhe p\u00ebr ju n\u00eb ato vite aq t\u00eb v\u00ebshtira paska pasur nj\u00eb\u00a0<em>hektar qiell<\/em>, dit\u00eb me paqe qiellore?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Disa \u00e7aste mbet\u00ebn n\u00eb m\u00ebndje si mrekullira t\u00eb Zotit p\u00ebr ne: kthimi i babit nga burgu dhe lindja e v\u00ebllait, s\u00eb bashku me vdekjen e Enver Hoxh\u00ebs. Si mund t\u00eb harroj \u00e7astin e par\u00eb kur pash\u00eb detin n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7are? Sa her\u00eb q\u00eb mblidheshim me dajat ose familjen e xhaxhit t\u00eb babit ishte fest\u00eb. (Nuk ndodhte q\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tjer\u00eb t\u00eb vinin shpesh sepse kishin frik\u00eb)<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr dit\u00ebn kur e lash\u00eb Shqip\u00ebrine p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Itali, n\u00eb shtator 1990.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A mund t\u00eb m\u00eb tregoni ndonj\u00eb moment nga m\u00eb t\u00eb dhembshurit, ose m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuarit, q\u00eb u ka mbetur n\u00eb m\u00ebndje?<\/p>\n<p>Me momentet e trishtuara lista do t\u00eb b\u00ebhej tep\u00ebr e gjat\u00eb. I pari \u00e7ast ishte ai kur arrestuan babin. Isha shum\u00eb e lidhur me t\u00eb e kur e mor\u00ebn e nuk kthehej m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi besoj se kam p\u00ebrjetuar nj\u00eb nga traumat e para t\u00eb jet\u00ebs. Pastaj shp\u00ebrngulja n\u00eb Grabjan, n\u00eb nj\u00eb mbasdite tetori, sip\u00ebr rimorkios s\u00eb nj\u00eb kamioni dhe st\u00ebrgjyshja e ulur mbi nj\u00eb stol me fytyr\u00eb t\u00eb trishtuar. S\u00ebmundja e motr\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb babit, q\u00eb e detyronte n\u00ebn\u00ebn t\u00eb shkonte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri n\u00eb spitalin e Lushnjes, (distanca me qytetin ishte 18 km.) p\u00ebr t\u00eb ndenjur af\u00ebr f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj motake. Kujtoj me dhimbje dit\u00ebn q\u00eb e soll\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi Elen\u00ebn (ky \u00ebsht\u00eb emri i motr\u00ebs sime t\u00eb vog\u00ebl, me emrin e s\u00eb cil\u00ebs prind\u00ebrit p\u00ebrjet\u00ebsuan gjyshe Elen\u00ebn). Kishte harruar si t\u00eb shtrihej n\u00eb shtrat e vet\u00ebm th\u00ebrriste mamin e vet. M\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb dita, kur na erdhi n\u00eb kamp lajmi i vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gjyshe Elen\u00ebs n\u00eb Itali e pas 6 muajsh, lajmi tjet\u00ebr, ai i vdekjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb k\u00ebsaj gjysheje t\u00eb paharrueshme. Akoma i kam n\u00eb vesh r\u00ebnkimet e saj, kur kuptoi q\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dashurit e vet n\u00eb Itali nuk jetonin m\u00eb. Ishte p\u00ebrsh\u00ebndetur\u00a0 p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb me ta n\u00eb vitin 1943, kur ishte 23 vje\u00e7e, e kishin kaluar plot 38 vite pa i par\u00eb e pa u d\u00ebgjuar z\u00ebrin.<\/p>\n<p>\u00c7aste t\u00eb hidhura ka pasur gjithashtu, kur n\u00eb Grabjan, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl na ngacmonin, mua e motr\u00ebn me fjal\u00eb kund\u00ebr familjes e babit tim q\u00eb ishte n\u00eb burg; kur na t\u00ebrhiqnin flok\u00ebt, na shanin, na fyenin e na p\u00ebshtynin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na posht\u00ebruar. Un isha vet\u00ebm 6 vje\u00e7e, motra ime Elena 4. Mbaj m\u00ebnd se nj\u00eb dit\u00eb, mbas disa vitesh q\u00eb ishim n\u00eb Grabjan, u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi duke qar\u00eb me d\u00ebnes\u00eb, sepse nj\u00eb djal\u00eb, bir i nj\u00eb familjeje komuniste nga t\u00eb parat e fshatit, m\u00eb kishte ndalur e m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tmerrshme p\u00ebr mua e familjen. At\u00ebher\u00eb n\u00ebna m\u00eb tha:\u00a0<em>Kur ti qan i b\u00ebn ata t\u00eb lumtur, m\u00ebso t\u00eb mos qash!<\/em>\u00a0Nj\u00eb tjet\u00ebr her\u00eb, po i nj\u00ebjti djal\u00eb, m\u00eb ndali para nj\u00eb pallati, kur po shkoja tek m\u00ebsuesi im, her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, t\u00eb merrja \u00e7el\u00ebsat p\u00ebr t\u00eb hapur klas\u00ebn p\u00ebr pastrimin. M\u2019u kujtuan fjal\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs, shtr\u00ebngova dh\u00ebmb\u00ebt dhe eca para p\u00ebr t\u00eb treguar se nuk isha trembur. Ai ma bllokoi rrug\u00ebn duke nxjerr\u00eb k\u00ebmb\u00ebn para meje. Un\u00eb e pash\u00eb n\u00eb sy e nuk di se si e gjeta forc\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shqelm e p\u00ebr t\u2019i a mbathur vrapit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ngacmoi m\u00eb. Edhe t\u00eb tjera her\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb fitoj respekt duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn time. Shpesh her\u00eb e pyesja veten:\u00a0<em>Pse k\u00ebta njer\u00ebz gjenin k\u00ebnaq\u00ebsi kur silleshin aq\u00a0 ashp\u00ebr e posht\u00ebrsisht ndaj nesh. Ndaj njer\u00ebzve q\u00eb nuk u kishim b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe?<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk dua t\u2019u kujtoj koh\u00ebt e v\u00ebshtira q\u00eb keni kaluar n\u00eb f\u00ebminin\u00eb tuaj, por mendoj se \u00ebsht\u00eb edukative p\u00ebr lexuesit t\u00eb dihen se si i keni kap\u00ebrcyer disa momente t\u00eb v\u00ebshtira. Kam d\u00ebgjuar se gjyshja juaj Elena, lutej p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju. \u00c7\u2019kujton ti, nga kjo gjyshe heroin\u00eb, nga babai juaj i paepur, nga n\u00ebna\u00a0 juaj e sakrifikuar?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjyshja ime lutej shum\u00eb. Lutja ishte e vetmja arm\u00eb q\u00eb i kishte mbetur. Feja e besimi i saj i madh, mendoj q\u00eb e kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb v\u00ebshtira. Shpesh her\u00eb, kur ishte vet\u00ebm, (ajo besonte se ishte vet\u00ebm por un\u00eb e strukur aty e d\u00ebgjoja) ajo fliste me n\u00ebn\u00ebn e v\u00ebllain e vet sikur ata t\u00eb ishin af\u00ebr saj. Kujtimet p\u00ebr gjyshen jan\u00eb shum\u00eb, e ndoshta, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kem koh\u00eb t\u00eb shkruaj di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb. Ajo ishte tep\u00ebr e ndryshme nga shoq\u00ebria n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonim. M\u00eb kujtohet se me sa edukat\u00eb e respekt sillej me \u00e7do njeri q\u00eb takonte. Kur shkonim tek rradha e \u00e7ezmes p\u00ebr t\u00eb mbushur uj\u00eb, p\u00ebrsh\u00ebndeste e kur fliste me grat\u00eb e tjera i quante ato\u00a0<em>zonja<\/em>. Nuk i harroj dot fytyrat e k\u00ebtyre grave q\u00eb nuk kishin d\u00ebgjuar kurr\u00eb t\u00eb quheshin\u00a0<em>zonja<\/em>, por vet\u00ebm\u00a0<em>shoqe<\/em>. Ka shum\u00eb episode t\u00eb tjera q\u00eb do t\u2019i mbaj p\u00ebr librin tim, disa q\u00eb ishin shum\u00eb qesharake, por t\u00eb gjitha tregojn\u00eb q\u00eb gjyshja ime vinte nga nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr e \u00e7fardo q\u00eb ajo b\u00ebnte, kjo gj\u00eb dilte n\u00eb pah. Ajo e kishte merak t\u00eb madh edukat\u00ebn e mbesave, sidomos sjelljen ton\u00eb dhe formimin kulturor. Nj\u00eb dit\u00eb e d\u00ebgjoja q\u00eb i thoshte gjyshit:\u00a0<em>Petrit, po rriten vajzat e nuk din\u00eb t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb piano!<\/em>. I vinte keq q\u00eb komunist\u00ebt e ndan\u00eb nga pianoja e saj e dashur, po akoma m\u00eb keq i vinte q\u00eb mbesat e saj nuk pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsonin pianon si ajo.<\/p>\n<p>Babai im gjithashtu ka q\u00ebn\u00eb e \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. M\u00ebsimet e tij i merrnim drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga shembulli i tij. Sa dashuri p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb familje! Sa shum\u00eb e turpshme, na m\u00ebsuan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb injoranca, asgj\u00eb nuk e justifikon at\u00eb. Babai e kishte shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb leximi ishte dera drejt kultur\u00ebs, prandaj na nxiste gjithmon\u00eb drejt tij. Biblioteka n\u00eb sht\u00ebpi ishte e madhe e un mund t\u00eb lexoja \u00e7\u2019far\u00eb t\u00eb doja. Isha 9 vje\u00e7e kur fillova t\u00eb lexoja vepra t\u00eb Hygoit, Stendalit, Kadares\u00eb dhe\u00a0<em>Komedin\u00eb Hyjnore<\/em>\u00a0me vizatimet e Gustav Dores. Shum\u00eb bisedime b\u00ebheshin nd\u00ebrmjet gjysh\u00ebrve dhe prind\u00ebve p\u00ebr tema kulturore e ne femij\u00ebt duhej vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjonim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervistoi Julia Gjika Historia e vajz\u00ebs q\u00eb lindi dhe u rrit n\u00eb internim duke vuajtur d\u00ebnimin komunist q\u00eb i dhan\u00eb st\u00ebrgjyshit t\u00eb saj, Mustafa Kruj\u00ebs. Sot \u00ebsht\u00eb drejtuesja e koleksionit t\u00eb femrave p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb mod\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3805","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3805"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3807,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3805\/revisions\/3807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}