{"id":3780,"date":"2013-12-18T18:14:37","date_gmt":"2013-12-18T18:14:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3780"},"modified":"2013-12-18T18:14:37","modified_gmt":"2013-12-18T18:14:37","slug":"ditet-e-letersise-shqipe-ne-michigan-aktiviteti-i-rendesishem-i-vitit-ne-diasporen-shqiptare-ne-amerike-ka-hyre-ne-kalendarin-kulturor-letrar-te-vitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3780","title":{"rendered":"Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Michigan, aktiviteti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vitit n\u00eb Diaspor\u00ebn Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, ka hyr\u00eb n\u00eb kalendarin kulturor letrar t\u00eb vitit&#8230;"},"content":{"rendered":"<h5 data-ft=\"{&quot;type&quot;:1,&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/simsia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3781\" title=\"simsia\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/simsia.jpg\" alt=\"\" width=\"266\" height=\"289\" \/><\/a>Nga Pierre-Pandeli Simsia<\/h5>\n<h5 data-ft=\"{&quot;type&quot;:1,&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\">\nP\u00ebr t\u00eb 12-in vit radhazi, n\u00ebn kujdesin e Revist\u00ebs KUVENDI, me botues shkrimtarin Pjet\u00ebr Jaku dhe stafi i tij, n\u00eb Michigan, Sh.B.A. m\u00eb 7 dhe 8 dhjetor, 2013, u mbajt aktiviteti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vitit: &#8220;Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe&#8221;<!--more--><br \/>\n\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb tradit\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb krijuesit letrar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Sh.B.A. n\u00eb muajt e fundit t\u00eb vitit t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb krijimet e tyre letrare t\u00eb pabotuar ndonj\u00ebher\u00eb pran\u00eb revist\u00ebs KUVENDI p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e konkursit q\u00eb mbahet n\u00eb Michigan. Botuesit i KUVENDI-t, shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku kishte koh\u00eb q\u00eb kishte njoftuar komunitetin si p\u00ebr ta rikujtuar at\u00eb aktivitet. Nuk kishte ftesa personale, njoftimi ishte i hapur q\u00eb \u00e7do krijues letrar, \u00e7dokush t\u00eb merrte pjes\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e tij. Dhe nuk ka asnj\u00eb ar\u00ebsye pse t\u00eb d\u00ebrgohen ftesa personale kur aktiviteti i p\u00ebrvitsh\u00ebm tashm\u00eb dihet, \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr cilindo dhe ka marr\u00eb form\u00ebn e tij t\u00eb plot\u00eb. Un\u00eb, duke qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb n\u00eb at\u00eb aktivitet, mbresat dhe p\u00ebrshtypjet e shk\u00eblqyera q\u00eb kam marr\u00eb dhe i ruaj n\u00eb kujtes\u00ebn time nga organizator\u00ebt, miqt\u00eb prit\u00ebsa, q\u00eb me angazhimin e tyre, me seriozitetin e pun\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb, e prisja me d\u00ebshir\u00eb ardhjen e dat\u00ebs s\u00eb caktuar. Sivjet kisha edhe nj\u00eb ar\u00ebsye tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb nxiste dhe m\u00eb dukej paksa e larg\u00ebt dita e aktivitetit; e kisha vendosur, t\u00eb shkoja bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten time&#8230;<\/h5>\n<h5 data-ft=\"{&quot;type&quot;:1,&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\">E shtun\u00eb, 7 dhjetor 2013.<\/h5>\n<h5 data-ft=\"{&quot;type&quot;:1,&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\">\nAvioni i kompanis\u00eb ajrore DELTA Air Line, pas nj\u00eb or\u00eb e dyzet minuta nisje nga Nju Jorku, mb\u00ebrin n\u00eb mesdit\u00eb n\u00eb aeroportin DTW, Detroid. E dija, sekretari i Vatr\u00ebs p\u00ebr shtetin e Michiganit Mondi Rakaj, pas bised\u00ebs telefonike q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb, do na priste n\u00eb aeroport. Aeroporti DTW p\u00ebr mua tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vend i njohur&#8230; Duke zbritur shkall\u00ebt p\u00ebr n\u00eb hollin e madh drejt daljes, mes njer\u00ebzve t\u00eb shumt\u00eb, se\u00e7 ndjeva nj\u00eb si ng\u00ebr\u00e7 n\u00eb veten time. M\u00eb ishte m\u00ebsuar syri q\u00eb p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, bashk\u00eb me miqt\u00eb e tjer\u00eb q\u00eb dalin e na presin n\u00eb aeroport ne t\u00eb ardhurve nga shtetet e tjera t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte edhe nj\u00eb mik tjet\u00ebr; fytyr\u00ebqeshur, gazmor, letrar, me humor&#8230; dy vite q\u00eb nuk e shoh n\u00eb dalje t\u00eb aeroportit; ka nj\u00eb vit q\u00eb nuk merr pjes\u00eb n\u00eb aktivitetin e madh t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb zhvillohet. M&#8217;u shfaq p\u00ebrpara syve ai trup, ajo fytyr\u00eb dhe m\u00eb dukej se do m\u00eb dilte p\u00ebrpara e do p\u00ebrqafoheshim ashtu si vitet e tjera&#8230; Zef Lleshi! Na mungon&#8230; N\u00eb ato \u00e7aste t\u00eb trishta emocionale, d\u00ebgjoj tingullin e telefonit. Ishte Mondi Rakaj. Jam k\u00ebtu n\u00eb aeroport, m\u00eb thot\u00eb. I them numrin e der\u00ebs dal\u00ebse.\u00a0 Me Mondin kisha pak muaj q\u00eb isha takuar, sivjet isha i ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb e dasm\u00ebs s\u00eb tij&#8230; Takimi me Mondin ishte edhe emocional edhe befasues. Kishte ardhur bashk\u00eb me baban\u00eb e tij, zoti Pal Rakaj.\u00a0 U p\u00ebrqafuam si p\u00ebrher\u00eb si v\u00ebllai me v\u00ebllan\u00eb&#8230; Mondi, p\u00ebrve\u00e7 preokupimit p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb jep si \u00e7do vit p\u00ebr fest\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, kishte edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr; bashk\u00ebshortja e tij ishte n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb sjelljes n\u00eb jet\u00eb t\u00eb foshnjes s\u00eb tyre t\u00eb par\u00eb. Mondi \u00ebsht\u00eb intelektual, biznesmen i suksessh\u00ebm, djal\u00eb &#8220;flori&#8221; si i thon\u00eb fjal\u00ebs dhe ka nga t\u00eb ngjaj\u00eb, p\u00ebrderisa edhe i ati, zoti Pal Rakaj \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Kemi krijuar miq\u00ebsi me nj\u00ebri tjetrin dhe biseda, sigurisht b\u00ebhet miq\u00ebsore. Miqt\u00eb prit\u00ebsa n\u00ebp\u00ebr vite kan\u00eb nj\u00eb &#8220;tradit\u00eb&#8221;, gjat\u00eb rrug\u00ebs nga aeroporti p\u00ebr n\u00eb hotel, ndalojn\u00eb n\u00eb restorante t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb na drekuar. K\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb edhe ata at e bir, Pal dhe Mondi Rakaj. T\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, Pjet\u00ebr Jaku dhe Alfons Grishaj, si gjithmon\u00eb edhe k\u00ebsaj here kishin merakun e tyre p\u00ebr mb\u00ebritjen ton\u00eb. Pasi u siguruan nga Mondi q\u00eb kemi ardhur dhe ndodhemi n\u00eb restorant, ne vazhdojm\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb hotel. Gjat\u00eb bised\u00ebs me ta, m\u00ebsova se edhe sivjet n\u00eb at\u00eb aktivitet, do ishin edhe miqt\u00eb e mi, shkrimtari Naum Prifti me vajz\u00ebn e tij Rafaela Kondi dhe shkrimtari tjet\u00ebr Fatos Kongoli me bashk\u00ebshorten e tij, Lili, me t\u00eb cil\u00ebt kemi qen\u00eb bashk\u00eb n\u00eb disa aktivitete. Edhe me k\u00ebta dy miqt\u00eb e mi, \u00ebsht\u00eb e disata her\u00eb q\u00eb ne takohemi dhe jemi pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Michigan dhe n\u00eb festa t\u00eb tjera. Sigurisht, e prita me g\u00ebzim pjes\u00ebmarrjen e tyre&#8230;<br \/>\nN\u00eb or\u00ebt e mbasdites, Alfonsi m\u00eb njofton t\u00eb b\u00ebhemi gati; do vij\u00eb t\u00eb na mari p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ritualin e p\u00ebrvitsh\u00ebm&#8230; Zbresim posht\u00eb dhe, n\u00eb hollin e hotelit takohemi me shkrimtar\u00ebt Naum Prifti e Fatos Kongoli, bashk\u00ebshortja e tij Lili, dhe Rafaela Kondi. Edhe pse kishim pak koh\u00eb q\u00eb ishim takuar me nj\u00ebri tjetrin, p\u00ebrs\u00ebri, takimi n\u00eb raste t\u00eb tilla ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e tij; takohemi dhe p\u00ebrqafohemi me mall e dashuri Nuk vonoi shum\u00eb dhe n\u00eb hyrjen e hotelit u shfaq\u00ebn dy miqt\u00eb tan\u00eb me makinat e tyre: Alfons Grishaj dhe Kujtim Qafa. Edhe pse kam folur dhe shkruar her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr gjith\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb bujar\u00eb e mikprit\u00ebsa, prap, sa her\u00eb takohemi, aq m\u00eb shum\u00eb na e shtojn\u00eb dashurin\u00eb, respektin, vler\u00ebsimin. E \u00e7&#8217;far\u00eb duam m\u00eb tep\u00ebr ne nga miqt\u00eb, shok\u00ebt tan\u00eb, kur ndodhemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri tjetrit dhe shohim krahapjet e tyre, kur p\u00ebrqafohemi si v\u00ebllai me v\u00ebllan\u00eb, buz\u00ebqeshtjet n\u00eb fytyrat e tyre gazmore. Ajo buz\u00ebqeshje q\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb se sa fjal\u00ebt e urimit dhe mirseardhjes, ai shk\u00eblqim rrezatues n\u00eb fytyrat e tyre&#8230; Me bised\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, nuk e ndjem\u00eb larg\u00ebsin\u00eb disa minut\u00ebshe nga hoteli, kur makinat ndalojn\u00eb p\u00ebrpara Kafes KUVENDI. T\u00eb tjer\u00eb miq e shok\u00eb, t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur na presin atje. Kafe KUVENDI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb streh\u00ebz e ngroht\u00eb, n\u00eb \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mbushur plot me klient\u00eb. Un\u00eb, pothuajse, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb atyre njer\u00ebzve, miqve, klient\u00ebve i njoh nga vitet e tjera. N\u00eb hyrjen kryesore t\u00eb Kafes na presin t\u00eb qeshur t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, pronar\u00ebt e kafes, shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku dhe bashk\u00ebshortja e tij, poetja Elinda Marku. M\u00eb ka shoq\u00ebruar p\u00ebrher\u00eb ajo buz\u00ebqeshja e Pjetrit q\u00eb flet shum\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve refren: Mir\u00ebse na keni ardhur, ju lumshin k\u00ebmb\u00ebt&#8230; d\u00ebgjoj nga ata t\u00eb dy edhe fjal\u00ebt: na e ke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb qejfin kj\u00ebsaj here&#8230; E kishin fjal\u00ebn p\u00ebr vajtjen time me bashk\u00ebshorten. Salla e kafenes\u00eb ishte plot me miq dhe takohemi me radh\u00eb: Dom Ndue Gjergji, Dom Fran Kola, Luigj Gjokaj, Nevrus Nazarko, Nexhip Ejupi, Monela Jaku, Gjovalin Lumaj, Gjeto Ivezaj, Prek Topalli, Pal Rakaj, Luvigj St\u00ebrby\u00e7i, Mondi Rakaj, Reshat Sahitaj, Tom\u00eb Paloka, Valentin Lumaj, Ruzhdi Gjokaj, Gazmend Kishta&#8230; Midis miqve, shohim nj\u00eb fem\u00ebr amerikane, e panjohur p\u00ebr ne, Ashley Wood. Nd\u00ebrsa shtr\u00ebngojm\u00eb duart, d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb na flas\u00eb shqip, nj\u00eb shqipe t\u00eb past\u00ebr dhe pastaj bised\u00ebn e kthente n\u00eb anglisht. U prezantua: Ashley Wood, e ardhur enkas nga North Carolina p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb aktivitet. M\u00ebsuam se sivjet, aktiviteti n\u00eb Michigan kishte filluar q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 5 dhjetor me pritjen e Ashley-t dhe t\u00eb shkrimtarit Reshat Sahitaj, i cili kishte ardhur para nj\u00eb jave. Ishte interesante dhe p\u00ebr t&#8217;u vler\u00ebsuar ajo fem\u00ebr amerikane, e &#8220;dashuruar&#8221; me shqiptar\u00ebt, me gjuh\u00ebn shqipe, me tradit\u00ebn, kultur\u00ebn ton\u00eb Brenda disa muajve, Ashley kishte m\u00ebsuar t\u00eb komunikonte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe edhe pse gjuha jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte e disata gjuh\u00eb q\u00eb ajo i zot\u00ebron. Ajo \u00ebsht\u00eb duke shkruar nj\u00eb lib\u00ebr dedikuar shqiptar\u00ebve, Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb edhe do p\u00ebrkthehet s\u00eb shpejti. Si\u00e7 e kam p\u00ebrmendur edhe m\u00eb par\u00eb, ambienti n\u00eb Kafen KUVENDI \u00ebsht\u00eb ambient shqiptar; jo vet\u00ebm reliket dhe pikturat e ndryshme, tre ekranet e m\u00ebdhenj televizori q\u00eb transmetojn\u00eb vet\u00ebm programe shqiptare, por edhe klientela \u00ebsht\u00eb pothuajse e gjitha shqiptare. Nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb mes t\u00eb Michiganit. Zum\u00eb vend n\u00eb tavolinat e bashkuara p\u00ebr t\u00eb darkuar.T\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb nuk i &#8220;mbante vendi&#8221; nga g\u00ebzimi. Pjetri, Elinda, Alfonsi, Monela, dukeshin sikur mbanin pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb asaj darke t\u00eb paharuar\u00a0 Meze t\u00eb ndryshme, ushqim i bollsh\u00ebm, i shijsh\u00ebm, shumllojshm\u00ebria e pijeve t\u00eb ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike; raki rrushi t\u00eb zjer\u00eb vet\u00eb, ver\u00ebra t\u00eb markave t\u00eb ndryshme&#8230;(Sa na kishte marr\u00eb malli p\u00ebr at\u00eb t\u00eb uruar raki rrushi t\u00eb zjer\u00eb vet\u00eb&#8230; Sa shum\u00eb na shijoi mes mive t\u00eb shumt\u00eb) Por, m\u00eb shum\u00eb se rakia dhe ushqimi i shijsh\u00ebm, ne po shijonim dashurin\u00eb, respektin, mikpritjen e madhe q\u00eb tregonin ata njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, bujar\u00eb, e zem\u00ebrmir\u00eb me ne t\u00eb gjith\u00eb. E nd\u00ebrsa tavolinat ishin plot dhe darka duhej t\u00eb fillonte, zoti Pjet\u00ebr Jaku, me got\u00ebn e urimit n\u00eb dor\u00eb na uroi mirseardhjen. Elinda dhe Monela jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. L\u00ebvizin, duke par\u00eb tavolinat n\u00ebse mungonte di\u00e7ka apo jo&#8230; Alfons Grishaj-t i ka dh\u00ebn\u00eb Zoti nj\u00eb dhunti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8230; \u00cbsht\u00eb edhe mjesht\u00ebr n\u00eb organizimin dhe drejtimin e ceremonive t\u00eb tilla gazmore e miq\u00ebsore. Me dhuntin\u00eb dhe shkatht\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizon, ai na &#8220;detyroi&#8221; t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje n\u00eb form\u00ebn edhe t\u00eb nj\u00eb prezantimi. E si mund t\u00eb kalohej kollaj prezantimi nga i mir\u00ebnjohuri, mjeshtri Gjovalin Lumaj, q\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb shprehte, \u00e7do varg, \u00e7do p\u00ebrsh\u00ebndetje e kalonte me humor me fabulat e tij. Po Nevrus Nazarko?! Humori i tij na befasoi dhe i dha edhe m\u00eb shum\u00eb emocione g\u00ebzimi mbr\u00ebmjes.\u00a0 Pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara edhe me kujtime nga f\u00ebmij\u00ebria e tij dha edhe Luvigj St\u00ebrbyci.\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebn e tij plot humror, zoti Nevrus Nazarko kur foli edhe p\u00ebr krijuesit letrar\u00eb, nuk la pa p\u00ebrmendur edhe pik\u00ebn e dob\u00ebt timen, ajo q\u00eb m\u00eb ka shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, rinis\u00eb, jet\u00ebs sime; mbajtja mend e shum\u00eb k\u00ebng\u00ebve shqiptare n\u00ebp\u00ebr vite. Kur m\u00eb erdhi radha mua p\u00ebr prezantim p\u00ebrsh\u00ebndetjen time, pasi fola edhe p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e shumta q\u00eb i mbaj mend, duke p\u00ebrmendur edhe intervistat e ndryshme q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb televizione dhe radio t\u00eb ndryshme k\u00ebtu dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, recitova vargjet e k\u00ebng\u00ebs k\u00ebnduar nga Arif Vladi dhe dubluar nga Valdete Hoxha: &#8220;N\u00eb m\u00ebrgim u end shqiptari\/ anembanb\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb\/ asnj\u00ebher\u00eb gjumi s&#8217;e zuri\/ p\u00ebr Liri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tok\u00eb\/ kalojn\u00eb vitet, kalojn\u00eb shekujt, k\u00ebsula e bardh\u00eb si bor\u00eb mbi vetull, mallin prush t\u00eb m\u00ebrgimtarit, nuk e fiku asnj\u00eb shekull\/ hej Shqip\u00ebri, Shqip\u00ebria jon\u00eb\/ balli t\u00eb ndrit n\u00eb histori\/ krenari na jep gjithmon\u00eb, trime moj Shqip\u00ebri\/ Pasi mbarova recitimin fillova ta k\u00ebndoj edhe me melodi. Ishte nj\u00eb ambient tep\u00ebr i k\u00ebndsh\u00ebm, q\u00eb vet\u00ebm ne q\u00eb e jetuam e kuptojm\u00eb se sa k\u00ebnaq\u00ebsi shpirt\u00ebrore po ndjenim. Po na dukej vetja si pjes\u00ebtar\u00ebt t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje q\u00eb ishim mbledhur e po g\u00ebzonim s\u00eb bashku. Dhe n\u00eb fakt ashtu ishte, p\u00ebrderisa edhe t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, edhe miqt\u00eb prit\u00ebsa na i kishin krijuar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe ambientin. Mes atij g\u00ebzimi, m\u00eb vjen nj\u00eb mesazh nga miku im, nga miku i familjes Jaku, miku i KUVENDIT, shkrimtari Roland Musta. E p\u00ebrsh\u00ebndeste aktivitetin shkrimtari Musta dhe ndjehej shpirt\u00ebrisht mes nesh n\u00eb ato \u00e7aste.\u00a0 Ia transmetova t\u00eb pranishm\u00ebve urimin e Landit, i cili u mir\u00ebprit me duartrokitje. N\u00eb biseda t\u00eb lira me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebrreth tavolinave, Rafaela Kondi m\u00eb fton pran\u00eb saj. &#8220;Ka ardhur koha t&#8217;ia marrim tani, ashtu si dim\u00eb ne vet\u00eb&#8230;&#8221; E kishte fjal\u00ebn se kishte ardhur koha q\u00eb ne t\u00eb k\u00ebndonim. Filluam t\u00eb k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb ndryshme nga krahinat e vendit edhe pse z\u00ebri nuk m\u00eb dilte mir\u00eb; ndoshta nga avioni, ndoshta nga moti i fresk\u00ebt&#8230; Pjet\u00ebr Jaku, q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i ndriste buz\u00ebqeshja n\u00eb buz\u00eb, na thot\u00eb se kishte edhe fizarmonicist q\u00eb t\u00eb na shoq\u00ebronte. E nd\u00ebrsa k\u00ebndonim k\u00ebng\u00ebt e vendit ton\u00eb, un\u00eb &#8220;zbulova&#8221; edhe nj\u00eb adashin tim p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt: Prek Topalli ishte mjesht\u00ebr, jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebndonte bukur, por edhe dinte dhe mbante mend shum\u00eb k\u00ebng\u00eb. Jemi b\u00ebr\u00eb edhe ne pjes\u00eb e atij komuniteti, e atyre njer\u00ebzve q\u00eb vet\u00ebm mir\u00ebsi dijn\u00eb t\u00eb japin Sa bukur! Sa d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb kemi p\u00ebrher\u00eb ambiente t\u00eb tilla t\u00eb g\u00ebzueshme n\u00eb komunitetin ton\u00eb&#8230; Edhe pse kishte kaluar mesnata dhe neve nuk na vinte t\u00eb \u00e7oheshim nga vendi, menduam se ishte koha p\u00ebr t\u00eb ikur, t\u00eb pushonim disa or\u00eb n\u00eb hotel, sepse edhe e diela ishte e programuar me veprimtarit\u00eb e tjera&#8230;<\/h5>\n<h5 data-ft=\"{&quot;type&quot;:1,&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\">E diel, 8 dhjetor, 2013<\/h5>\n<h5 data-ft=\"{&quot;type&quot;:1,&quot;tn&quot;:&quot;K&quot;}\">\n&#8230; P\u00ebrs\u00ebri zilja e telefonit. P\u00ebrs\u00ebri Alfons Grishaj dhe Kujtim Qafa na njoftonin t\u00eb b\u00ebhemi gati se po vinin t\u00eb na merrnin me makina. Duke sh\u00ebtitur udh\u00ebve t\u00eb Michiganit, makinat ndalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant, pronari i t\u00eb cilit ishte shqiptar. Miqt\u00eb si \u00e7do vit, kishin menduar ngr\u00ebnien e m\u00ebngjesit n\u00eb at\u00eb restorant. Nd\u00ebrsa po shijonim m\u00ebngjesin miq t\u00eb tjer\u00eb nga Kafe KUVENDI na njoftojn\u00eb se po na presin, madje dhe po vonoheshim&#8230; Zot! \u00c7far\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm! Sa t\u00eb mir\u00eb&#8230; Edhe pse kam shkruar viteve t\u00eb tjera, prap pena nuk rresht s\u00eb shkruari p\u00ebr mikpritjen, bujarin\u00eb, zem\u00ebrgj\u00ebr\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb ata bashkatdhetar\u00eb, ai komunitet kaq i shk\u00eblqyer, q\u00eb duhet ndihmuar dhe p\u00ebrkrahur nga t\u00eb gjith\u00eb ne&#8230; Kafja KUVENDI p\u00ebrs\u00ebri m\u00ebngjesin e asaj t\u00eb diele, pas restorantit ishte stacioni i radh\u00ebs. Nd\u00ebrsa Pjetri, Elinda, Monela na servisnin kafen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me pjet alkoolike, klient\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm na p\u00ebrsh\u00ebndesin, vijn\u00eb e na takojn\u00eb. T\u00eb shkruash \u00ebsht\u00eb pak ndaj emocioneve dhe k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ndjejm\u00eb n\u00eb ambiente t\u00eb tilla. Vjen e ulet pran\u00eb, miku yn\u00eb, aktori i talentuar Ndue Gjekaj, i cili s\u00eb bashku me Rafaela Kondin ishin p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb drejtuar mbr\u00ebmjen e madhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje e shk\u00eblqyer e dyshes Kondi-Gjekaj, ashtu si\u00e7 ishte e shk\u00eblqyer edhe p\u00ebrzgjedhja e juris\u00eb: Gjovalin Lumaj, Arben Dervishi, Ruzhdi Gjokaj. Zoti Gjeto Ivezaj, sigurisht si vitet e tjera nuk mund t\u00eb mungonte edhe n\u00eb at\u00eb takim. Ulemi n\u00eb kolltuqet e Kafe Kuvendit dhe biseda e ngroht\u00eb dhe miq\u00ebsore shoq\u00ebrohet me kafen\u00eb dhe pijet e ndryshme q\u00eb na servirin t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb bashk\u00eb me programet televizive shqiptare. Mes asaj bisede t\u00eb k\u00ebndshme, hapet dera dhe hyn bjondina, Ashley Wood. E thjesht\u00eb, popullore, si t\u00eb ket\u00eb jetuar dhe i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur tradit\u00ebs shqiptare. Mirm\u00ebngjes, na p\u00ebrsh\u00ebndet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, na takon dhe na p\u00ebrqafon me mall. Ashley na lexon pjes\u00eb nga libri i saj q\u00eb e ka n\u00eb botim n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe Rafaela Kondi na e p\u00ebrkthen. Madje, Ashley na e tregoi edhe historin\u00eb e saj se si ishte njohur me shqiptar\u00ebt, ndihm\u00ebn e madhe q\u00eb ata i kishin dh\u00ebn\u00eb dhe i ishin gjendur n\u00eb \u00e7aste t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj&#8230; P\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb shprehte vler\u00ebsimin p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike &#8220;Sh\u00ebn Pali&#8221;, p\u00ebr Dom Ndue Gjergjin, p\u00ebr Dom Fran Kol\u00ebn, p\u00ebr Pjet\u00ebr Jakun, Alfons, Grishaj, Elinda Marku&#8230; P\u00ebrs\u00ebri meraku i miqve organizator\u00eb, t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Kishte kaluar mesdita dhe po mendonin t\u00eb drekonim. Po a mund t\u00eb lihej ai ambient kaq i ngroht\u00eb miq\u00ebsor?! Shpreh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn se, sht\u00ebpia jon\u00eb tani \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, tek kjo sof\u00ebr e KUVENDI-t Prap ushqim i bollsh\u00ebmdhe i shijsh\u00ebm, pije t\u00eb ndryshme&#8230; Nuk po na b\u00ebhej t\u00eb \u00e7oheshim, por edhe duhej t\u00eb pushonim pak or\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gati n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebr fest\u00ebn e madhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe kishim shkuar.<br \/>\nPas nj\u00eb pushimi pakor\u00ebsh n\u00eb hotel, p\u00ebrs\u00ebri i nj\u00ebjti ritual; zilja e telefonit na njofton t\u00eb b\u00ebhemi gati: Po vijm\u00eb t&#8217;ju marim me makina&#8230;<br \/>\nSalla e madhe &#8220;Gjergj Kastrioti&#8221; n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Palit, ishte menduar t\u00eb zhvillohej aktiviteti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Bashkatdhetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kishin ardhur n\u00eb at\u00eb sall\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb festuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Un\u00eb, jam pjes\u00ebmarr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb n\u00eb Michigan, ndjej emocione t\u00eb forta dhe nostalgji kur bashk\u00ebkombas t\u00eb ndrysh\u00ebm vijn\u00eb e m\u00eb takojn\u00eb, p\u00ebrqafohemi, shmallemi&#8230; Takohem me p\u00ebrjthyesen Aida Dismondy, me zonj\u00ebn Mirela Grishaj, me aktorin Arben dervishi, me drejtorin e Albanian TV of America, zoti Gani Vila&#8230; N\u00eb sken\u00eb shohim dy k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e mir\u00ebnjohur Hana dhe Nikoll\u00eb Prelaj, t\u00eb cil\u00ebt do shoq\u00ebronin mbr\u00ebmjen me z\u00ebrat e tyre melodioz\u00eb dhe k\u00ebng\u00ebt aq t\u00eb dashura q\u00eb ata mjesht\u00ebrisht i interpretojn\u00eb. Programin e hapin Rafaela Kondi dhe Ndue Gjekaj. Ashtu si\u00e7 e kisha parashikuar, nj\u00eb prezantim brilant, g\u00ebrshetim i bukur i dy z\u00ebrave melodioz\u00eb, timbrik, me skenar nga poeti, mjeshtri i humorit dhe fabulave, Gjovalin Lumaj. Fjal\u00ebn hyr\u00ebse p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse e mbajti Zoti Nevrus Nazarko Pastaj p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me radh\u00eb: Dom Ndue Gjergji, Dom Fran Kola, Reshit Sahitaj, i cili edhe recitoi poezi nga Pjet\u00ebr Jaku, shkrimtari Naum Prifti, shkrimtari Fatos Kongoli, Pierre-Pandeli Simsia, Aktori i mir\u00ebnjohur, i talentuari Arben Dervishi, pasi p\u00ebrsh\u00ebndeti, mjesht\u00ebrisht recitoi vargje nga krijimtaria e poetit Mensur Spahiut. Mjesht\u00ebrisht interpretuan gjithashtu edhe Simon Sinishtaj, Luigj Gjokaj, Ruzhdi Gjokaj. Interpretim mjesht\u00ebror iu b\u00eb edhe &#8220;S&#8217;\u00ebsht\u00eb von\u00eb&#8221;, poem\u00eb nga Gani Vila. Arben Dervishi, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb aktor profesionist, e prezantoi veten e tij edhe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i talentuar&#8230; Nuk kishte se si t\u00eb mos emocionoheshim kur i shoq\u00ebruar nga kitaristi kor\u00e7ar Spahiu, Arbeni k\u00ebndoi putpuri t\u00eb ndryshme kor\u00e7are. Prezantuesi Ndue Gjekaj, me aft\u00ebsit\u00eb e tij profesionale n\u00eb drejtimin e mbr\u00ebmjeve t\u00eb tilla, e kaloi mikrofonin tavolin\u00eb m\u00eb tavolin\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesnin aktivitetin.\u00a0 Prezantuesi na dha edhe lajmin e g\u00ebzuar se, libri i poetes Elinda Marku &#8220;Bija e Er\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn rumune. Mes atij g\u00ebzimi, mes atyre emocioneve dhe k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb po kalonim, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb telefonate, vjen lajmi i g\u00ebzuar, i shum\u00ebpritur: Mondi Rakaj, Sekretar i Vatr\u00ebs p\u00ebr Michiganin, nj\u00eb nd\u00ebr bashkpun\u00ebtor\u00ebt e Kuvendit, na njoftoi se sapo kishte ardhur n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmija i tij i par\u00eb, djali Emiljano. Ky ishte edhe g\u00ebzimi befasues (surpriz\u00eb) i asaj mbr\u00ebmjeje. T\u00eb papriturat e asaj mbr\u00ebmjeje ishin t\u00eb shumnta; p\u00ebrmend k\u00ebtu edhe vog\u00eblushen e talentuar Mara Jaku, e cila sapo ka hyr\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e bukur e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, poezis\u00eb, si prind\u00ebrit e saj: Pjet\u00ebr Jaku dhe Elinda Marku. \u00c7ast i bukur emocional, ishte edhe vler\u00ebsimi i juris\u00eb p\u00ebr ndarjen e \u00e7mimeve letrare. Duke patur si rregull kryesor q\u00eb \u00e7do krijim letrar i pabotuar ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe i paraqitur p\u00ebr konkurim brenda nj\u00eb date t\u00eb caktuar, juria, krejt\u00ebsisht e pavaruar nga organizator\u00ebt, edhe pse ndodhet n\u00eb pozita t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr zgjedhjen e krijimtarive letrare p\u00ebr t&#8217;u vler\u00ebsuar, me shum\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe paanshm\u00ebrina njoftoi:<br \/>\nPOEZI \u00c7mimi i par\u00eb: Mensur Spahiu \u00c7mimi &#8220;Gjergj Fishta:Ana Toma Agraja \u00c7mimi &#8220;Migjeni&#8221; Gjeto Turmalaj<br \/>\nPROZE \u00c7mimi i par\u00eb: Agim Dishnica \u00c7mimi &#8220;PETRO MARKO&#8221; Vlash Fili<br \/>\nHUMOR \u00c7mimi i par\u00eb: Naum Prifti- Pse qeshim dhe si qeshim.<br \/>\nPUBLICISTIKE \u00c7mimi i par\u00eb: Hatixhe Latifi Popovci- Polarizimi, fenomen shqetesues.<br \/>\n\u00c7mime t\u00eb ve\u00e7anta:<br \/>\nP\u00ebr krijimtari q\u00eb solli realitetin: Gani Vila, Poema &#8220;S&#8217;\u00ebsht\u00eb von\u00eb&#8221;<br \/>\n\u00c7mimi i dhuntis\u00eb:Vogelushja 8 vje\u00e7are, Mara Jaku.<br \/>\nP\u00ebr krijimtari me frym\u00ebn e tradit\u00ebs: Lulash Palushaj.<br \/>\n\u00c7mime t\u00eb akorduara nga Revista Kuvendi:<br \/>\nMir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb p\u00ebrkrahjen e vazhdueshme t\u00eb veprimtarive t\u00eb revist\u00ebs:<br \/>\nFatos Kongoli, shkrimtar:&#8221;P\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb Ditet e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, organizuar nga revista Kuvendi, vler\u00ebsim dhe p\u00ebrkrahje t\u00eb vazhdueshme&#8221;<br \/>\nDom Fran Kola, Famulltar i Kish\u00ebs &#8220;Sh\u00ebn Pali&#8221; Detroid: P\u00ebrkrah\u00ebs dhe dashamir\u00ebs i vazhduesh\u00ebm i veprimtarive letraro-artistike.<br \/>\nEkrem Bardha, Konsull Nderi, biznesmen: P\u00ebrkrah\u00ebs i vazhduesh\u00ebm dhe kontribues n\u00eb realizimin e veprimtarive t\u00eb revist\u00ebs Kuvendi.<br \/>\nKujtim Qafa: P\u00ebr ndihm\u00ebn, aktivizimin dhe kontributin e pakursyer n\u00eb aktivitetin e revist\u00ebs Kuvendi.<br \/>\nRafaela Kondi: P\u00ebr interpretimin m\u00eb t\u00eb realizuar, paraqitur n\u00eb Konkursin e revist\u00ebs Kuvendi.<br \/>\nAktiviteti u ndoq nga: &#8220;Albanian TV of America&#8221; me drejtor, zotin Gani Vila.<br \/>\nK\u00ebshtu p\u00ebrfundoi edhe k\u00ebt\u00eb vit aktiviteti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor-letrar i vitit &#8220;Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Michigan&#8221; organizuar nga Revista &#8220;KUVENDI&#8221; p\u00ebr t\u00eb 12-tin vit radhazi me botues, shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku. Ky aktivitet i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Diaspor\u00ebn Shqiptare n\u00eb Sh.B.A. \u00ebsht\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe duhet p\u00ebrkrahur nga t\u00eb gjith\u00eb krijuesit letrar\u00eb, biznesmen\u00ebt. Faleminderit dhe mir\u00ebnjohje organizator\u00ebve, gjith\u00eb stafit t\u00eb revist\u00ebs KUVENDI Mirutakofshim vitin tjet\u00ebr dhe n\u00eb aktivitete t\u00eb tjera kulturore, letrare, artistike.\u00a0\u2014\u00a0with\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/nevrus.nazarko\" data-ft=\"{&quot;tn&quot;:&quot;;&quot;}\" data-hovercard=\"\/ajax\/hovercard\/user.php?id=1634079876\">Nevrus P. Nazarko<\/a>\u00a0and\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/browse\/participants\/?q=AeLLDjtmlH81dya-ZfKuGfGAh4hqVPnjpk2XW3qDkc-MGE1tTayT6yQxYsx26g3u5aq-4sAqXFIenKkS1lYlLK_7EDvU1jhHloe7D7D3FBbpbcmUDLgBWpHZPcwtNLiv7Tw5nWewhVggiLJyKygQBmIUN36u9IOrxAvDy0g_E3SIpAw2bZO_1Zq715nt9f7AFNzs2pHlRvikHJbUSR-KtnLFhMWa9DWsjRwFlTgMLcW9RuoKdr5lFXqUI4RoZEV5ej628UStIVnIf_OJdBUYBLQ0tVqrMoU4vKnYla3TXE_bfzbrlb-YCvWkTBwQSdpvvwP8ilNQ3wiKpssie1kdfuv181clipmWFIRS8DLuNRlXtH7ViM3DFUd6NramsS44iwe0zXOrYZgzCYcbwTxQqonuoGw2wAvLsN2IySsYY6B70wuyEhd7HMLWhQAh5wG170Uhtg_-vGlZp5BCbhwdsnyM3hFDUpiKuPuErEsdxkG1GovAnY3OhgC0RlKlDgoAGTs\" rel=\"dialog\" data-ft=\"{&quot;type&quot;:90,&quot;tn&quot;:&quot;l&quot;}\" data-tooltip-position=\"below\" data-hover=\"tooltip\">15 others<\/a>.<\/h5>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:10,&quot;tn&quot;:&quot;H&quot;}\">\n<div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1471180_188853127973528_444555555_n.jpg\" alt=\"Shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku, Botues i Revist\u00ebs KUVENDI, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur pjes\u00ebmarr\u00ebsit\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1461064_188853441306830_383904012_n.jpg\" alt=\"Duke p\u00ebrsh\u00ebndetur aktivitetin dhe duke recituar poezin\u00eb &quot;Telegram Falje&quot; t\u00eb autorit Alfons Grishaj.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net\/hphotos-ak-ash3\/p173x172\/1474361_188853457973495_98726255_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net\/hphotos-ak-prn1\/p173x172\/1525176_188853357973505_515766079_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"188\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net\/hphotos-ak-prn1\/p173x172\/1521367_188853321306842_1092428353_n.jpg\" alt=\"Me drejtorin e &quot;Albanian TV of America&quot; zoti Gani Vila.\" width=\"241\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1489134_188853311306843_2067407122_n.jpg\" alt=\"Me botuesin e KUVENDIT, shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku.\" width=\"197\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1528481_188853354640172_895434605_n.jpg\" alt=\"Me shkrimtarin Pjet\u00ebr Jaku dhe Kryetari i Shoqat\u00ebs Atdhetare &quot;MIRDITA&quot;, zoti Kujtim Qafa\" width=\"253\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1488805_188854214640086_1356360717_n.jpg\" alt=\"Monela Jaku, gjithmon\u00eb e v\u00ebmendshme q\u00eb asgj\u00eb mos mungonte n\u00eb tavolina...\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1525406_188854187973422_48332423_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net\/hphotos-ak-prn2\/p173x172\/1525219_188854144640093_1237569953_n.jpg\" alt=\"Kryetari i Shoqat\u00ebs Atdhetare &quot;MIRDITA&quot;, zoti Kujtim Qafa\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1380053_188854211306753_380708512_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-ash3\/p173x172\/1528584_188854111306763_558004686_n.jpg\" alt=\"Me poeten Elinda Marku.\" width=\"173\" height=\"178\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn1\/p173x172\/551423_188854547973386_724217199_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"232\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1493254_188855694639938_124863399_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1508198_188856371306537_1309678569_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1479275_188856544639853_1780865550_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-frc3\/p173x172\/1525768_188856311306543_1996669394_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-frc3\/p173x172\/1476148_188856387973202_2132410566_n.jpg\" alt=\"Poeti Mensur Spahiu duke marr\u00eb \u00e7mimin e par\u00eb n\u00eb poezi\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-ash4\/p173x172\/1517697_188856461306528_1897012101_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1520737_188856421306532_1818481437_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-ash3\/p173x172\/1524717_188856407973200_1317295125_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1491597_188856324639875_1514632981_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-ash3\/p173x172\/1501830_188857014639806_1098356719_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"173\" height=\"230\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1478968_188856997973141_723500409_n.jpg\" alt=\"Me drejtorin e &quot;Albanian TV of America&quot; zoti Gani Vila\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-frc3\/p173x172\/988443_188857004639807_1701632333_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-frc3\/p173x172\/1484123_188857044639803_718249392_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1483401_188857117973129_1648179440_n.jpg\" alt=\"Me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e mir\u00ebnjohur Hana dhe Nikoll Nikprelaj\" width=\"229\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-b-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1483250_188857341306440_951113412_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"192\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div data-ft=\"{&quot;type&quot;:41,&quot;tn&quot;:&quot;E&quot;}\">\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent-a-ord.xx.fbcdn.net\/hphotos-prn2\/p173x172\/1470162_188857361306438_1990281168_n.jpg\" alt=\"Pierre Simsia's photo.\" width=\"265\" height=\"172\" \/><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div>\n<div>\n<div>\n<form id=\"u_0_1\" action=\"https:\/\/www.facebook.com\/ajax\/ufi\/modify.php\" method=\"post\" onsubmit=\"return window.Event &amp;&amp; Event.__inlineSubmit &amp;&amp; Event.__inlineSubmit(this,event)\" data-live=\"{&quot;seq&quot;:&quot;188858007973040_363938&quot;}\">\n<div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<\/form>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pierre-Pandeli Simsia P\u00ebr t\u00eb 12-in vit radhazi, n\u00ebn kujdesin e Revist\u00ebs KUVENDI, me botues shkrimtarin Pjet\u00ebr Jaku dhe stafi i tij, n\u00eb Michigan, Sh.B.A. m\u00eb 7 dhe 8 dhjetor, 2013, u mbajt aktiviteti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vitit: &#8220;Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe&#8221;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3780","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3780"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3782,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3780\/revisions\/3782"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}