{"id":3777,"date":"2013-12-17T18:15:47","date_gmt":"2013-12-17T18:15:47","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3777"},"modified":"2013-12-17T18:15:47","modified_gmt":"2013-12-17T18:15:47","slug":"bibloteka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3777","title":{"rendered":"Bibloteka"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3778\" title=\"ardian kycyku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku1-300x300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku1-300x300.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku1-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku1-48x48.jpg 48w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku1.jpg 960w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>(A.-Ch. Ky\u00e7yku,\u00a0<em>Tregime t\u00eb padukshme<\/em>, Buzuku, 2013)<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><span style=\"font-size: 0.8em;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p>Fshati ndodhej n\u00eb fund t\u00eb grop\u00ebs dhe \u00ebngj\u00ebjve me siguri duhet t\u2019u dukej, ose p\u00ebr \u00ebngj\u00ebjt <em>ishte<\/em>\u00a0maja e nj\u00eb qielli tjet\u00ebr, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu ngulmoi poeti i m\u00ebhall\u00ebs veriore. Nj\u00eb mal i prer\u00eb me thik\u00eb e ndante fshatin m\u00eb dysh, <!--more-->kurse nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb jo fort e thell\u00eb e as fort e pasur me peshq e mushkonja gjakpir\u00ebse nxirrte avuj p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me vendin fqinj. Shpend\u00ebt grabitqar\u00eb qen\u00eb ushqyer kaher\u00eb me kufomat e t\u00eb arratisurve tan\u00eb, dhe fqinj\u00ebt ia kishin v\u00ebn\u00eb emrin fshatit\u00a0<em>Shqiponja<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet q\u00eb fshati p\u00ebrball\u00eb Shqiponj\u00ebs s\u00eb huaj t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb Librin e Rekordeve nuk munguan as n\u00eb koh\u00ebn e mallkuar, por u nd\u00ebrpren\u00eb kur, bashk\u00eb me librat e tjer\u00eb, bash n\u00eb qend\u00ebr, para kafanes\u00eb s\u00eb madhe, ra edhe nj\u00eb Lib\u00ebr Rekordesh. At\u00eb dit\u00eb, &#8211; 23 prill i nj\u00ebrit prej shum\u00eb viteve t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, &#8211; u mor vendimi q\u00eb librat t\u00eb mblidheshin n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Secili duhej t\u00eb dor\u00ebzonte librat e vet, t\u00eb betohej se nuk kish mbajtur fshehur n\u00eb s\u00ebnduk, n\u00ebn dh\u00e9, apo murosur gj\u00ebkundi as edhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm. Dor\u00ebzimi i librave nuk do t\u00eb sillte shkulturimin e njer\u00ebzve, p\u00ebrkundrazi. Dhoma e librave do t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm shirat, lag\u00ebshtia, d\u00ebbor\u00ebrat, akujt, zjarret, pluhuri, uria e minjve, apo kurreshtja e pavullnetshme dhe shpesh mishngr\u00ebn\u00ebse e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mos c\u00ebnonin aspak fatin dhe pamjen e librave.<\/p>\n<p>Dor\u00ebzimi i librave filloi m\u00eb 1 maj, si p\u00ebr inat t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb puntor\u00ebve, ndoshta ngaq\u00eb n\u00eb fshat, me p\u00ebrjashtim t\u00eb shitjes s\u00eb letr\u00ebs dhe kartonit, punohej gjithnj\u00eb e m\u00eb pak. Pula hante gurin rretherrotull, me varf\u00ebrin\u00eb qen\u00eb m\u00ebsuar, brezat e rinj kaptuan kufijt\u00eb dhe d\u00ebrgonin t\u00eb holla nga jasht\u00eb, atje ku sikur q\u00ebnk\u00ebshin mbledhur t\u00eb holla gjat\u00eb koh\u00ebrave kur n\u00eb fshat mblidheshin libra. Rrezik andej binin t\u00eb holla nga qielli, si\u00e7 binin libra mbi fshat.<\/p>\n<p>Secili dor\u00ebzonte librat e fisit, firmoste me laps, ose me gisht t\u00eb ngjyer n\u00eb boj\u00eb, dhe merrte n\u00eb k\u00ebmbim nj\u00eb d\u00ebshmi ku sh\u00ebnoheshin qart\u00eb titulli i secilit lib\u00ebr, emri i autorit, numuri i faqeve, p\u00ebrfshi ato t\u00eb pashkruarat, viti i botimit, sht\u00ebpia botuese dhe lloji i ballin\u00ebs. Gati asnj\u00ebri prej v\u00ebllimeve nuk kishte faqe t\u00eb bardha, sepse ato qen\u00eb shitur nd\u00ebr mote.<\/p>\n<p>Poeti dhe M\u00ebsuesi i Let\u00ebrsis\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e paskaj t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, hartuan edhe nj\u00eb historik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb fshatit, p\u00ebrq\u00ebndruar vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb mrekulli shum\u00ebvje\u00e7are, q\u00eb e shquante fshatin nga t\u00eb gjith\u00eb vendbanimet e tjera t\u00eb rruzullit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave gojore, por t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme nga asnj\u00eb lib\u00ebr i shkruar, librat e par\u00eb pat\u00ebn r\u00ebn\u00eb mbi fshat n\u00eb fillimin e viteve \u201920 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar. Kishin qen\u00eb mbi 50 libra, p\u00ebrndryshe bariu q\u00eb i pat gjetur dhe q\u00eb nuk ishte vendas, do t\u2019i kish marr\u00eb me vete pa i njoftuar fshatar\u00ebt. Mirpo nuk kish arritur t\u2019i mblidhte dhe i qe rr\u00ebfyer kryeplakut t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Gjat\u00eb viteve, p\u00ebr arsye q\u00eb duhej t\u00eb ishin qiellore, nuk kishin mundur t\u00eb m\u00ebsonin dit\u00eb, madje as muaj t\u00eb sakt\u00eb kur duhej t\u00eb prisnin libra. Dinin vet\u00ebm kaq: librat gjendeshin t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr pllaja, rr\u00ebpira, funde honesh, hapur, mbyllur, heraher\u00ebs t\u00eb shqyer nga suferinat, ose nga t\u00eb paudh\u00ebt q\u00eb nuk e pranonin shenjt\u00ebrin\u00eb e tyre. Pleq\u00ebsia kishte ende n\u00ebn urdh\u00ebr nj\u00eb tog\u00eb djemsh azgan\u00eb q\u00eb kryenin vet\u00ebm at\u00eb pun\u00eb: gjetjen dhe mbledhjen e librave. Shum\u00eb syresh nuk e ndryshuan at\u00eb zeje t\u00eb panjohur as pasi u detyruan t\u00eb shkonin ushtar\u00eb, t\u00eb punonin p\u00ebrkoh\u00ebsisht si minator\u00eb, gardian\u00eb burgjesh, varrmih\u00ebs, bujq etj. Disa rimor\u00ebn pun\u00ebn e hershme pas daljes n\u00eb pension, kur u kthyen t\u2019i shijonin dit\u00ebt e pleq\u00ebris\u00eb atje ku pat\u00ebn par\u00eb s\u00eb pari jo vet\u00ebm drit\u00ebn e shkurt\u00ebr t\u00eb diellit, por edhe librin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk gjendej askund ndonj\u00eb d\u00ebshmi, ose dyshim, q\u00eb ta lidhte p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj librave me padij\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lexuar. Se nja dy \u00e7una q\u00eb tani preheshin n\u00ebn libra, si me th\u00ebn\u00eb, pat\u00ebn m\u00ebsuar gjetiu shkrim e k\u00ebndim dhe njoftonin heraher\u00ebs Pleq\u00ebsin\u00eb n\u00ebse ndonj\u00ebri nga librat e gjetur ishte lib\u00ebr i shenjt\u00eb, i pranuar nj\u00ebz\u00ebri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Gj\u00ebrat dukeshin sheshit: ose ata libra p\u00ebrfaq\u00ebsonin pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb librave t\u00eb shenjt\u00eb, ku pjesa tjet\u00ebr e banor\u00ebve t\u00eb rruzullit nuk kishin leje t\u00eb k\u00ebqyrnin e aq m\u00eb pak t\u00eb ushqeheshin, ose Zoti i pat zgjedhur t\u00eb themelonin m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn nd\u00ebr biblioteka. Se ashtu u quajtk\u00ebsh dhoma e librave:<em>Bibliotek\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 2 maj Biblioteka duhej zgjeruar, sepse numuri i librave doli shum\u00eb m\u00eb i madh nga sa mund t\u00eb pandehej.\u00a0<em>Shqiponjar\u00ebt<\/em>\u00a0e huaj soll\u00ebn nj\u00eb kamion me libra-dhurat\u00eb, se fshatrat qen\u00eb vllaz\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb librat u p\u00ebrkisnin klasik\u00ebve t\u00eb marksiz\u00ebm-leninizmit dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb k\u00ebtyre trojeve (alias Legjendari). M\u00eb pas, b\u00ebri p\u00ebrshtypje sidomos prania e disa prej librave me direktiva e kujtime t\u00eb tij, ama \u00e7uditi dynjan\u00eb fakti q\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit, pask\u00ebshin r\u00ebn\u00eb trefish m\u00eb shum\u00eb libra let\u00ebrsie se zakonisht. Habia thellohej sidomos kur vihej re se librat e Legjendarit dhe t\u00eb oborrtar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb ishin ende gjall\u00eb nuk i kishin dor\u00ebzuar komunist\u00ebt, komisar\u00ebt, veteran\u00ebt e asaj kohe, por fshatar\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, disa krejt pa em\u00ebr a krip\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e bashk\u00ebsis\u00eb. Trefish m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, por tet\u00eb her\u00eb m\u00eb pak se sa n\u00eb periudh\u00ebn 1990-2010.<\/p>\n<p>Kur po ngrinin\u00a0<em>dollin\u00eb e Bibliotek\u00ebs<\/em>, djali q\u00eb pat\u00ebn caktuar roje gati shkau mendsh, se pat ven\u00eb re q\u00eb disa prej librave t\u00eb lexuar kaher\u00eb rrinin n\u00ebn ballina librash t\u00eb tjer\u00eb. Makthi e shtyu t\u00eb shfletonte kuturu n\u00ebp\u00ebr pirgjet me libra dhe t\u00eb zbulonte i \u00e7ak\u00ebrdisur se jo vet\u00ebm ballinat nuk p\u00ebrputheshin me shumic\u00ebn e librave, por as shumica d\u00ebrrmuese e faqeve. Librat qen\u00eb rilidhur sipas fatit t\u00eb secilit fshatar n\u00eb \u2018korrje\u2019. Nga goj\u00ebt e Libragjet\u00ebsve nuk mund t\u00eb nxirrje gj\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, se ata ishin pa p\u00ebrjashtim pijanec\u00eb, m\u00eb keq se varrmih\u00ebsit, apo kufitar\u00ebt e zonave t\u00eb thella. T\u00eb nevojiteshin diza brezni jet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb disa brezni lexueshin t\u00eb p\u00ebrsosur, q\u00eb t\u00eb rendisje si duhet faqet, ballinat, emrat e autor\u00ebve n\u00eb at\u00eb katrahur\u00eb prej letre. Por nuk duhej prishur gjaku, nuk duheshin trishtuar pleqt\u00eb e fshatit, q\u00eb tani ndiheshin v\u00ebrtet t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Kur po ngrihej dollia e dhjet\u00eb a e tremb\u00ebdhjet\u00eb, ish-Kryeplaku i fshatit, (tani plak i thjesht\u00eb, r\u00ebn\u00eb nga dynjall\u00ebku p\u00ebr arsye t\u00eb njohura) &#8211; e pandehu Rojen poet, e mori m\u00ebnjan\u00eb dhe ia hapi zemr\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb tret dheri, o poet, &#8211; i tha, &#8211; se doja t\u00eb mos dor\u00ebzoja nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb shkruar me dor\u00eb. Nuk je poet?! Nuk je Poeti i m\u00ebhall\u00ebs veriore, apo jugore, apo i q\u00ebndr\u00ebs?!<\/p>\n<p>&#8211; Jo, &#8211; ia ktheu Roja, &#8211; poet\u00ebt jan\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb. Si e ke hallin, xhaxha?<\/p>\n<p>&#8211; Po \u00e7\u2019je ti, mor bir, q\u00eb rri k\u00ebtu n\u00eb libra?<\/p>\n<p>&#8211; Roje, &#8211; tha Roja.<\/p>\n<p>&#8211; A, po paske goxha vler\u00eb. Se s\u2019te ve njeri roje n\u00eb k\u00ebto pun\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu \u00ebsht\u00eb, &#8211; qeshi Roja. M\u00eb kan\u00eb zgjedhur roje, ndofta ngaq\u00eb asnj\u00eb lib\u00ebr i imi nuk ka r\u00ebn\u00eb nga qielli. E as ka p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Asaj s\u2019i dihet, &#8211; tha plaku, &#8211; shpresa e mban njerin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe u ftillua. Cilit poet a shkrimtar mund t\u2019ia besoje at\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, m\u00eb mir\u00eb se rojes s\u00eb librave?! Shkrimtar\u00ebt e dridhnin m\u00eb keq se n\u00eb politik\u00eb. S\u2019mund t\u2019i zije bes\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb b\u00ebnte spiunazh hapur, n\u00eb shesh t\u00eb mejdanit, madje me shkrim, jo me goj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E k\u00ebshtu q\u00eb thua ti, bir, &#8211; r\u00ebnkoi plaku. T\u00eb mbetet mes nesh, t\u00eb kam rixha\u2026<\/p>\n<p>Se b\u00ebhej fjal\u00eb jo p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr dosido, po p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb shkruar me dor\u00eb. Me pen\u00eb e boj\u00eb nga ajo e q\u00ebmotit. E kam mbajtur ky\u00e7ur bashk\u00eb me paj\u00ebn e sime plake, Zoti e ndjeft\u00eb, se ajo ngulte k\u00ebmb\u00eb ta ruanim mir\u00eb e ta shisnim kur t\u00eb vinin koh\u00ebra m\u00eb t\u00eb zeza, p\u00ebshp\u00ebriste plaku. Po kujt ia kish marr\u00eb mendja se do vinin koh\u00ebra kaq t\u00eb zeza, sa nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar me dor\u00eb, me shkrim t\u00eb bukur, si rruaza e floririt, nuk do vlente as sa nj\u00eb qerre me gazeta?!<\/p>\n<p>Ai lib\u00ebr u quajtk\u00ebsh\u00a0<em>Dor\u00ebshkrim<\/em>\u00a0dhe mbante nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb panjohur. Dyqind e tridhjet\u00eb e tet\u00eb faqet i p\u00ebrkisnin nj\u00eb bashk\u00ebkombasi q\u00eb mbante pesudonimin: I Paepuri. Mirpo, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tij, libri duhej t\u00eb kishte gati edhe po aq faqe, sepse ish-Kryeplaku i pat gjetur ato faqe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me Filan Fistekun (bart\u00ebsi i emrit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ngulmoi t\u00eb mbetej anonim), dhe ndon\u00ebse as nj\u00ebri, as tjetri nuk dinin asokohe t\u00eb lexonin, qen\u00eb k\u00ebrleshur si ujqit e pyllit p\u00ebr ato faqe. Kjo ishte arsyeja q\u00eb ata vigj\u00eblonin n\u00eb hasm\u00ebri t\u00eb pashpallur, por q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dinin, qysh nga tetori i vitit 1961.<\/p>\n<p>Roja g\u00eblltiti ca lot\u00eb. Nuk mund t\u2019ia thyente zemr\u00ebn si eshk\u00eb atij plaku t\u00eb dhimbsur, duke i th\u00ebn\u00eb se dor\u00ebshkrimi qe botuar diku n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar nga i nipi deputet, me titullin \u201cQ\u00ebndresa jon\u00eb n\u00eb shekuj\u201d, firmosur prej nipit dora-vet\u00eb, n\u00eb dy v\u00ebllime, se nipi pat arritur t\u2019ia blinte hasmit vazhdimin e ngjarjes, dhe flet\u00ebt e atij libri duheshin situr nga kushedisa libra t\u00eb tjer\u00eb, se libri pat r\u00ebn\u00eb nga qielli para ca vitesh, Roja e mbante mend mir\u00eb, se pat qeshur me moton: \u201c<em>Ne e kemi \u00e7ar\u00eb rrug\u00ebn e historis\u00eb me lib\u00ebr n\u00eb dor\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E p\u00ebrg\u00ebzoi plakun q\u00eb e kish leht\u00ebsuar zemr\u00ebn duke dor\u00ebzuar pjes\u00ebn e vet t\u00eb dor\u00ebshkrimit, e bindi se do t\u00eb njoftonte p\u00ebr at\u00eb ngjarje prek\u00ebse n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej gazetave q\u00ebndrore, ose thjesht do t\u2019ia tregonte, por me kujdes, mbuluar me vello, ndonj\u00ebrit prej shkrimtar\u00ebve t\u00eb panumurt t\u00eb zon\u00ebs, dhe u mblodh kruspull mes aq librave t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga qielli, duke thar\u00eb nj\u00eb shishe me raki kumbulle t\u00eb zjer\u00eb dy her\u00eb,\u00a0<em>whisky i bardh\u00eb<\/em>\u00a0e quanin, duke mallkuar shpikjen e avionit e duke u betuar ta mbyste me ato (pes\u00eb e m\u00eb shum\u00eb) duar t\u00eb parin p\u00ebrkthyes t\u00eb huaj q\u00eb do t\u2019i dilte n\u00eb udh\u00eb, ndoshta n\u00eb aeroport, pak para se ai t\u00eb dor\u00ebzonte valixhet e bymyera me libra dhurat\u00eb, burrecin e pispillosur e t\u00eb ngrefosur si gjel maj\u00eb plehut, n\u00eb t\u00eb cilin aq shkrimtar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, por edhe lexues, e mbanin shpres\u00ebn. Shpres\u00ebn se, fal\u00eb e p\u00ebrmes tij, mikut t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, dekoruar nga t\u00eb gjith\u00eb pushtetar\u00ebt e t\u00eb gjitha kaheve e ngjyrave, t\u00eb paepur, po \u00e7anin m\u00eb n\u00eb fund udh\u00ebn nga nj\u00eb histori n\u00eb tjetr\u00ebn me lib\u00ebr n\u00eb dor\u00eb, ose me dor\u00ebshkrim n\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(A.-Ch. Ky\u00e7yku,\u00a0Tregime t\u00eb padukshme, Buzuku, 2013) \u00a0\u00a0 Fshati ndodhej n\u00eb fund t\u00eb grop\u00ebs dhe \u00ebngj\u00ebjve me siguri duhet t\u2019u dukej, ose p\u00ebr \u00ebngj\u00ebjt ishte\u00a0maja e nj\u00eb qielli tjet\u00ebr, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu ngulmoi poeti i m\u00ebhall\u00ebs veriore. Nj\u00eb mal i prer\u00eb me thik\u00eb e ndante fshatin m\u00eb dysh,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3777","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3777"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3777\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3779,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3777\/revisions\/3779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}