{"id":3774,"date":"2013-12-17T03:11:48","date_gmt":"2013-12-17T03:11:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3774"},"modified":"2013-12-17T03:11:48","modified_gmt":"2013-12-17T03:11:48","slug":"konica-dembel-por-estet-si-askush-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3774","title":{"rendered":"Konica, dembel por \u201cestet\u201d si askush n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/faik-Konica.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3775\" title=\"faik Konica\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/faik-Konica.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"218\" \/><\/a>Ne foto: Faik Konica<\/p>\n<p><strong>Nga Zoi Xoxa<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot n\u00eb 71 vjetorin e ndarjes nga jeta t\u00eb nj\u00eb prej mendjeve m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb kombit, Faik Konica, sjellim p\u00ebr lexuesit d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsi, gazetarit Zoi Xoxa, <!--more-->mbi procesin e t\u00eb shkruarit tek Konica. Si e shkroi nj\u00eb artikull p\u00ebr 25-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa e kishte shtyr\u00eb p\u00ebr momentin e fundit. Afro nj\u00eb or\u00eb duke f\u00ebrsh\u00ebllyer nj\u00eb arie\u2026dhe artikulli qe gati- d\u00ebshmon Zoi Xoxa n\u00eb \u201cKujtimet\u201d e tij, prej nga \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur edhe ky fragment.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr Konic\u00ebn, Xoxa kujton dhe nj\u00eb episod ku ai e kishte mbrojtur para mbretit, pas sulmeve t\u00eb Iljaz Vrionit, apo edhe p\u00ebrplasjen mes Konic\u00ebs dhe dom Gasper Jakov\u00ebs. Kur ky i fundit e kishte kritikuar se Konica po i harxhonte me grat\u00eb parat\u00eb q\u00eb i jepnin shqiptar\u00ebt e gjor\u00eb p\u00ebr pun\u00eb atdhetare, Konica i qe pwrgjigjur se fundja bashkw kishin qenw me gratw duke u zbavitur\u2026 Nd\u00ebrsa mw tej shtonte se \u201cShqip\u00ebris\u00eb i kam falur nga k\u00ebrthiza e sip\u00ebr; nga k\u00ebrthiza e posht\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb dua, s\u2019i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Dr. Zoi Xoxa<br \/>\nM\u00eb 1929, pas shum\u00eb vitesh m\u00ebrgimi, erdhi p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Faik Konica, q\u00eb ishte ministri yn\u00eb n\u00eb Uashington. Zogu e priti me nderime t\u00eb m\u00ebdha: pritje n\u00eb Durr\u00ebs, vetur\u00eb n\u00eb dispozicion, apartament luksoz n\u00eb \u201cKontinental\u201d, hyrje-dalje n\u00eb Pallat p\u00ebrdit\u00eb etj. etj. Sa koh\u00eb q\u00eb ndenji n\u00eb Tiran\u00eb, Faiku merrte pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, q\u00eb mbaheshin n\u00ebn kryesin\u00eb e mbretit.<br \/>\nSi\u00e7 e dini, un\u00eb e kisha mik Faikun q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur bashk\u00ebpunoja n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d t\u00eb Bostonit. M\u00eb erdhi nja dy a tri her\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb gazet\u00eb dhe m\u00eb mbajti disa her\u00eb p\u00ebr drek\u00eb.<\/p>\n<p>Po nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb thirri n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha t\u2019i shkoja n\u00eb \u201cKontinental\u201d se kishte disa fjal\u00eb. Shkova dhe e gjeta vet\u00ebm me Omer Fortuzin, t\u00eb cilin e mbante si ndihm\u00ebs. M\u00eb shtr\u00ebngoi dor\u00ebn me p\u00ebrzem\u00ebrsi dhe m\u00eb tha, duke qeshur me t\u00eb madhe: \u201cT\u00eb uroj, se shp\u00ebtove nga nj\u00eb rrezik. E v\u00ebrteta do t\u00eb dilte medoemos n\u00eb drit\u00eb, por p\u00ebr disa koh\u00eb mundet edhe t\u00eb vuaje. Ndodhesha te mbreti kur erdhi ai sarhoshi, Iljaz Vrioni, t\u00ebr\u00eb i nevrikosur dhe i shqet\u00ebsuar, me syt\u00eb gjak dhe me duart q\u00eb i dridheshin dhe i tha mbretit se gjoja ti i kishe k\u00ebrkuar 200 napolona ryshfet legat\u00ebs italiane, p\u00ebrndryshe do ta ktheje gazet\u00ebn kund\u00ebr Italis\u00eb. K\u00ebt\u00eb legata italiane ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, me nj\u00eb not\u00eb verbale.<\/p>\n<p>-Mbeta pak si i habitur, \u2013 vazhdoi Faiku, \u2013 por menj\u00ebher\u00eb e mora me mend si q\u00ebndronte puna. E pyeta:- \u201cA e lexuat mir\u00eb emrin?\u201d \u2013 \u201cSi jo, fare mir\u00eb\u2026\u201d. \u2013 \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e mundur\u201d. \u2013 \u201cSi nuk qenka e mundur?\u201d \u2013 \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e mundur jo vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb e njoh karakterin e tij, por edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye fare t\u00eb thjesht\u00eb: \u201cGazeta e Re\u201d del n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb edhe sikur t\u00eb doj\u00eb, ai kurr\u00eb s\u2019mund ta kthej\u00eb politik\u00ebn kund\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb, se t\u00eb nes\u00ebrmen kapet dhe arrestohet. Shiko se mos \u00ebsht\u00eb ai i Rumanis\u00eb, q\u00eb nxjerr \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e Re\u201d.<\/p>\n<p>Edhe mbreti q\u00eb s\u2019kishte th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjysm\u00eb fjale dhe po na d\u00ebgjonte, m\u00eb dha t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb Iljaz beu mori telefonin, k\u00ebrkoi Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe, pas pak, u kthye me nj\u00eb shkres\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Ishte fjala p\u00ebr Mihal Xoxen. Mbreti i hoqi v\u00ebrejtjen dhe i tha t\u00eb kishte kujdes, se mund t\u00eb merrte m\u00eb qaf\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. U shkrim\u00eb s\u00eb qeshuri.<br \/>\nPo at\u00eb drek\u00eb un\u00eb i thash\u00eb Faikut se po afrohej 28 N\u00ebntori dhe ai, q\u00eb ndodhej k\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas aq e aq vitesh m\u00ebrgimi, duhej ta shkruante kryeartikullin n\u00eb Gazet\u00ebn e Re\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb dha fjal\u00ebn dhe un\u00eb e fjeta mendjen.<br \/>\nPas nj\u00eb jave i b\u00ebra nj\u00eb telefon, duke i kujtuar fjal\u00ebn q\u00eb m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb. M\u2019u p\u00ebrgjigj t\u00eb mos kisha merak.<br \/>\nDy dit\u00eb p\u00ebrpara 28 N\u00ebntorit i b\u00ebra prap\u00eb nj\u00eb telefon p\u00ebr ta kujtuar dhe prap\u00eb m\u00eb siguroi t\u00eb mos b\u00ebhesha merak.<br \/>\nPor erdhi nata e fundit dhe ai s\u2019m\u00eb kishte d\u00ebrguar akoma asgj\u00eb. Rudi po m\u00eb m\u00ebrziste duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhej kryeartikulli se do ta mbyllte gazet\u00ebn. Ia shpjegova sesi q\u00ebndronte puna, ndaj t\u00eb kishte edhe pak durim. Mbylla telefonin me Rudin dhe k\u00ebrkova Faikun. M\u00eb doli menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n-Zoti Faik, gazeta duhet t\u00eb mbyllet. Nuk mungon ve\u00e7se kryeartikulli. Ju jeni i zanatit dhe m\u00eb kuptoni.<br \/>\n-Por, po \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj? Tani posa u shk\u00ebputa nga legata amerikane. Megjithat\u00eb, po vij. M\u00eb prit.<br \/>\nDhe mbylli telefonin.<\/p>\n<p>Pas dhjet\u00eb minutash, p\u00ebrpara zyr\u00ebs sime q\u00ebndroi nj\u00eb vetur\u00eb. Ishte Faiku. I dola p\u00ebrpara, e futa n\u00eb zyr\u00eb dhe i lash\u00eb tryez\u00ebn time. U ul dhe nisi t\u00eb b\u00ebnte shakara me mua. Un\u00eb i thash\u00eb se po shkoja n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb ta lija t\u00eb qet\u00eb. M\u2019u p\u00ebrgjigj q\u00eb s\u2019i b\u00ebnte gj\u00eb prania ime dhe mund t\u00eb rrija. Nuk e kund\u00ebrshtova. U struka n\u00eb nj\u00eb kolltuk dhe ndenja i menduar. Faiku po lozte me stilografin dhe po f\u00ebrsh\u00ebllente arien e nuk e di \u00e7far\u00eb opere. Kujtova se po mendohej gjersa t\u2019i vinte frym\u00ebzimi dhe t\u00eb lidhte idet\u00eb. Vazhdoi k\u00ebshtu afro nj\u00eb or\u00eb, gjith\u00eb duke f\u00ebrsh\u00ebllyer.<\/p>\n<p>Kur ngriti kok\u00ebn, m\u00eb tha: \u201cMbaroi. K\u00ebndoma ti nj\u00eb \u00e7ik\u00eb\u201d.<br \/>\nKishte nj\u00eb shkrim shum\u00eb t\u00eb past\u00ebr, at\u00eb shkrim q\u00eb ia njihja mir\u00eb nga letrat q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte nga Amerika.<br \/>\nE lexova me intonacion. U habita. S\u2019e kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb sesi shkruante. A mund t\u00eb shkruhet k\u00ebshtu, duke f\u00ebrsh\u00ebllyer? (dhe t\u00eb \u00e7\u2019niveli, se!). A mund t\u00eb p\u00ebrqendrohet k\u00ebshtu njeriu?<br \/>\n-T\u00eb p\u00eblqen? \u2013 m\u00eb pyeti.<br \/>\n-Shum\u00eb, \u2013 i thash\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qejfin, po se v\u00ebrtet m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u bindur, lexuesit le ta shohin vet\u00eb duke hapur koleksionin e \u201cGazet\u00ebs s\u00eb Re\u201d , n\u00eb dat\u00ebn 28 n\u00ebntor 1929.<br \/>\n-Mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, jepe n\u00eb shtyp, ve\u00e7se bocat duhet t\u2019i ndreq\u00ebsh ti vet\u00eb. S\u2019i duroj dot gabimet e shtypit; e sh\u00ebmtojn\u00eb shkrimin.<br \/>\nIu zotova se do t\u00eb kujdesesha vet\u00eb dhe e d\u00ebrgova artikullin n\u00eb shtypshkronj\u00eb.<br \/>\nM\u00eb uroi \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d dhe hipi n\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb mbeta aty n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb t\u00eb madhe, edhe pasi ishte zhdukur makina. Po mendoja at\u00eb burr\u00eb me sjellje aristokratike, me fizik t\u00eb bukur, i past\u00ebr dhe i krehur me kujdes. P\u00ebr ata q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur personalisht, le t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb \u201cDr. Gjilp\u00ebr\u00ebn\u201d. \u201cDr. Gjilp\u00ebra\u201d \u00ebsht\u00eb Faiku vet\u00eb, me t\u00eb metat e virtytet e veta. M\u00eb kujtohet se diku Faiku thot\u00eb p\u00ebr Dr. Gjilp\u00ebr\u00ebn se ky nuk ushqente nj\u00eb atdhedashuri t\u00eb ngusht\u00eb, po at\u00eb q\u00eb quhet \u201cl\u2019amour du sol natal\u201d. Ky ishte Faiku. Dembel si t\u00eb gjith\u00eb aristokrat\u00ebt, \u201cestet\u201d si askush n\u00eb Shqip\u00ebri. Sado q\u00eb ka kaluar afro nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli q\u00eb asokohe, shqipja e Faikut duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cshembull\u201d p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, sidomos p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb palc\u00eb dashurin\u00eb e gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjynah q\u00eb ishte kaq dembel! Sot brezi i ri ka shum\u00eb pak shkrime nga Faiku: Do t\u00eb k\u00ebnaqet me \u201cAlbania-n\u201d, me \u201cTrumpet\u00ebn e Kruj\u00ebs\u201d, me artikujt e \u201cDiellit\u201d, me \u201cDr. Gjilp\u00ebr\u00ebn\u201d q\u00eb mbeti p\u00ebrgjysm\u00eb, me \u201cN\u00ebn hijen e hurmave\u201d dhe me ndonj\u00eb shkrim t\u00eb hedhur andej \u2013 k\u00ebndej.<br \/>\nKur isha student n\u00eb Rom\u00eb, prita me padurim \u201cThemelet e gjuh\u00ebs shqipe\u201d, q\u00eb Faiku e reklamoi te \u201cDielli\u201d, se do t\u00eb dilte s\u00eb shpejti. Nuk doli kurr\u00eb. Niste nj\u00eb pun\u00eb dhe e linte p\u00ebrgjysm\u00eb. E t\u00ebrhiqnin shum\u00eb rehatll\u00ebku, zbavitjet, jeta e bukur, grat\u00eb. P\u00ebrsa u p\u00ebrket k\u00ebtyre, shum\u00eb kuptimplote \u00ebsht\u00eb polemika q\u00eb pati me dom Gasp\u00ebr Jakov\u00ebn. E keni tek \u201cAlbania\u201d, mund ta shikoni. Me dom Gasp\u00ebr Jakov\u00ebn kishin qen\u00eb miq e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb Bruksel, ku botonin revist\u00ebn \u201cAlbania\u201d.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh u prish\u00ebn keq. Dom Gasp\u00ebr Jakova shkoi n\u00eb Trieste, ku botoi gazet\u00ebn \u201cShpnesa e Shqypnis\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fletore ai e kritikonte ashp\u00ebr Faikun dhe, midis tjerave, i thoshte se i harxhonte me grat\u00eb dollar\u00ebt q\u00eb jepnin shqiptar\u00ebt e gjor\u00eb p\u00ebr pun\u00eb atdhetare. Dhe Faiku iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb artikull humoristik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryevep\u00ebr. I thot\u00eb se ata t\u00eb dy kishin qen\u00eb shok\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe bashk\u00eb kishin shkruar dhe qen\u00eb zbavitur. Bashk\u00eb kishin shkuar edhe me grat\u00eb, sido q\u00eb ai ishte prift. Po kishte nj\u00eb ndryshim: se edhe n\u00eb pun\u00eb e grave dom Gasp\u00ebr Jakova s\u2019kishte as shijen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, kurse ai, Faiku, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ishte artist, estet dhe s\u2019e ndynte veten me \u00e7far\u00ebdo grua.<\/p>\n<p>-Po fundja, -i thot\u00eb Faiku, \u2013 \u00e7\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb me grat\u00eb, me t\u00eb cilat ne t\u00eb dy shkonim dhe zbaviteshim? Duhet ta dish se un\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i kam falur nga k\u00ebrthiza e sip\u00ebr; nga k\u00ebrthiza e posht\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb dua, s\u2019i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrgjigje v\u00ebrtet danteske. Mbani mend kur Virgjili i tregoi Dantes Farinat\u00ebn? P\u00ebr ta sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e tij, i thot\u00eb: \u201cDalla cintola in su tutti il vedrai\u201d (Nga brezi e lart krejt ke p\u00ebr ta par\u00eb).<br \/>\nEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, q\u00eb duket si banale n\u00eb pamjen e par\u00eb, nxjerr krye Faiku, artist dhe estet si kurdoher\u00eb.<\/p>\n<p><em>Shkrimi u publikua me (15.12.2013) n\u00eb suplementin Rilindasi t\u00eb gazet\u00ebs Shqiptarja.com (print)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Faik Konica Nga Zoi Xoxa &nbsp; Sot n\u00eb 71 vjetorin e ndarjes nga jeta t\u00eb nj\u00eb prej mendjeve m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb kombit, Faik Konica, sjellim p\u00ebr lexuesit d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsi, gazetarit Zoi Xoxa,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3774","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3774"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3774\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3776,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3774\/revisions\/3776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}