{"id":3706,"date":"2013-12-03T18:32:36","date_gmt":"2013-12-03T18:32:36","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3706"},"modified":"2013-12-03T18:32:36","modified_gmt":"2013-12-03T18:32:36","slug":"ndue-shyti-mbreti-i-ciftelise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3706","title":{"rendered":"NDUE SHYTI, MBRETI I \u00c7IFTELIS\u00cb SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\">\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3707\" title=\"ndue shyti\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti-300x200.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti.jpg 1430w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">&#8211; \u201cArtisti i Popullit\u201d s\u00eb fundi mori titullin e lart\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d \u2013<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong>Ndue Shyti, n\u00ebntor 2013. <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>Ndodh q\u00eb shihesh shum\u00eb von\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb je nisur p\u00ebr t\u2019u takuar qysh her\u00ebt. K\u00ebshtu na ka ndodhur me \u201cArtistin e Popullit\u201d Ndue Shyti, dekoruar s\u00eb fundi me titullin e lart\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d nga Presidenti i Republik\u00ebs Bujar Nishani. <!--more-->Mund t\u00eb ishte ky rast shtysa p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt tij, por dhe mosha rreth t\u00eb 80-ave e artistit, apo \u201cpengu\u201d i mbetur prej vitesh. N\u00ebse p\u00ebr Moxartin \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ai ishte vet\u00eb muzika, p\u00ebr Ndue Shytin mund t\u00eb thuhet se ai simfonin\u00eb e tij muzikore e krijoi vet\u00ebm me \u00e7iftelin\u00eb me dy tela prej drurit t\u00eb manit dhe bilbilin prej g\u00ebshtenj\u00eb. Dy tela aq t\u00eb thjesht\u00eb mjaftuan p\u00ebr t\u00eb ndezur \u201cllamp\u00ebn\u201d e tij melodike p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb pashuar.<\/p>\n<p>I trokitem n\u00eb port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb bashku me studiuesin nga treva e tij Mark Mesuli, shkrimtarin Salvador Gje\u00e7i, publicistin Gjon Marku, q\u00eb do t\u2019i merrte dhe nj\u00eb intervist\u00eb mjeshtrit p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb proces. Nuk udh\u00ebtuam drejt Gojanit, aty ku \u00ebsht\u00eb kulla e vjet\u00ebr e Ndue Shytit, por drejt qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, ku ai banon n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb private, larg flladit t\u00eb pishave t\u00eb Munell\u00ebs, Su\u00e7elit e Terbunit, por pran\u00eb val\u00ebve t\u00eb detit. Flasim p\u00ebr rreth tre or\u00eb me Nduen, buzagaz e mir\u00ebsjellsh\u00ebm dhe n\u00eb fund ai ngrihet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa fotografi me ne, dhe se ka mbi dhjet\u00eb vite me paraliz\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. V\u00ebrtet q\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim n\u00ebntori jemi ne miq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, por m\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe muzikologia e njohur Sabrie Nushi, Esat Ruka, Sulejman Sula, Fran Vukaj, q\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb realizuan nj\u00eb emision kushtuar atij n\u00eb TVSH, apo Riza Tafilaku q\u00eb ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr kushtuar tij. Ndue Shyti, ky bard i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm i maleve tona, e ka b\u00ebr\u00eb epok\u00ebn e vet si rrall\u00eb artist n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, fal\u00eb talentit t\u00eb tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. \u201cN\u00eb 32 vite, nga 1960-a deri n\u00eb vitin 2002, kam dh\u00ebn\u00eb 450 koncerte brenda vendit dhe plot t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb, n\u00eb 18 shtete, 4 kontinente, thot\u00eb ai, duke sakt\u00ebsuar se nuk ka qen\u00eb n\u00eb kontinentin e pest\u00eb, Australi, por nj\u00eb emigrant i ardhur prej andej i ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7iftelin\u00eb tande e kam pas k\u00ebrkue me radiopost\u00eb qysh at\u00ebher\u00eb kur vendi ishte i mbyllur. \u00c7iftelia e tij ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, Itali, Norvegji, Austri, Jugosllavi, Turqi, Zvic\u00ebr, Amerik\u00eb, Kin\u00eb, Kamboxhia etj. \u201cN\u00eb Itali trioja me ajk\u00ebn e artist\u00ebve t\u00eb kombit, Gaqo \u00c7ako (muzik\u00eb klasike), Va\u00e7e Zela (muzik\u00eb e leht\u00eb) dhe Ndue Shyti (muzik\u00eb popullore) u vler\u00ebsua maksimalisht, si interpretues kulmor\u00eb shqiptar\u00eb\u201d, shkruan Sulejman Sula.<\/p>\n<p>Ndue Shyti ka 60 vjet n\u00eb Radio dhe Televizion me pjes\u00ebt e tij instrumentale. N\u00eb koleksionin e tij ka 17 \u00e7mime, urdh\u00ebra e medalje komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe 4 \u00e7mime lokale, teksa ai vet\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7mim, pasi p\u00ebr instrumentist\u00ebt popullor\u00eb ka disa vite q\u00eb jepet \u00c7mimi \u201cNdue Shyti\u201d. Alfabeti i \u00e7iftelis\u00eb ishte prej koh\u00ebsh, si dhe \u201cfjal\u00ebt\u201d e saj, n\u00ebse mund t\u2019i quajm\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb figurshme melodit\u00eb, por ai me talentin e pashoq krijoi gjuh\u00ebn e k\u00ebsaj vegle, i dha dyzenit pasaport\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare per\u00ebndimore. Ai e p\u00ebrfshiu \u00e7iftelin\u00eb e trojeve mirditore n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb t\u00ebr\u00eb veglash muzikore moderne, q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb nuk e kishin p\u00ebrfillur, madje duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs e duke krijuar nj\u00eblloj polifonie orkestrale t\u00eb Veriut. At\u00ebbot\u00eb e mbrapa \u00e7iftelia do t\u00eb ishte dhe ajo e para, parakja e tradit\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb binte e vetme n\u00eb oda dasmash, por dhe kryesuesja e nj\u00eb formacioni orkestral prej nj\u00eb dyzine veglash. Dhe e gjitha kjo ndodhte n\u00eb shekullin e shk\u00eblqimit t\u00eb folklorit, po dhe t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Biseda me Nduen nuk ka protokoll, madje ai nuk \u201cbindet\u201d kollaj hullis\u00eb nga duan ta \u00e7ojn\u00eb pyetjet e gazetarit, do q\u00eb t\u2019i marr\u00eb gjerat shtruar e me rend si n\u00eb kuvendet e Mirdit\u00ebs. Nga njer\u00ebzit e politik\u00ebs, si demokrat i thekur q\u00eb \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrmend Sali Berish\u00ebn, jo vet\u00ebm si mjek q\u00eb i ka sh\u00ebruar zemr\u00ebn, por dhe si politikan, Azem Hajdarin, por dhe Rexhep Mejdanin, q\u00eb e ka takuar n\u00eb Puk\u00eb n\u00eb nj\u00eb veprimtari kulturore. Lavd\u00ebron fort Mark Mesulin, me t\u00eb cilin ai thot\u00eb se njihemi pa qen\u00eb partit\u00eb, si t\u00eb thuash p\u00ebrtej politik\u00ebs. \u201cKa qen\u00eb kryetar i komun\u00ebs s\u00eb Gjegjanit n\u00eb vitet 2000, kur erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, nuk e k\u00ebqyri q\u00eb un\u00eb isha demokrat. Marku m\u00eb ka ardhur dhe n\u00eb fatkeq\u00ebsi, prandaj n\u00eb an\u00ebn njer\u00ebzore m\u00eb asht tregue v\u00eblla e shkue v\u00ebllaut. Ndihem i nderuar se gjithnj\u00eb vler\u00ebsimin e kam marr\u00eb vet\u00ebm prej artit\u2026\u201d<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3708\" title=\"ndue shyti1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti1.jpg\" alt=\"\" width=\"472\" height=\"352\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti1.jpg 472w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti1-300x223.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 472px) 100vw, 472px\" \/><\/a>Mrekullia e \u201csimfonis\u00eb me dy tela\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ndue Shyti ka lindur me 10 shtator 1934 dhe qysh f\u00ebmij\u00eb ai i binte \u00e7iftelis\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Gojan, buz\u00eb Fanit t\u00eb Madh, pa e shkuar n\u00ebp\u00ebr mend se vegla me dy tela do ta b\u00ebnte nj\u00eb nga artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit t\u00eb vet. Po dhe fyelli q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb gjyshst\u00ebrgjyshi i tij mes atyre maleve ku Munella \u00ebsht\u00eb p\u00ebrh\u00ebr\u00eb nj\u00eb prekrenare vigane. Ai do t\u00eb ishte jo vet\u00ebm instrumentisti num\u00ebr nj\u00eb i \u00e7iftelis\u00eb, k\u00ebsaj vegle magjike, n\u00eb krejt bot\u00ebn shqiptare, por dhe krijuesi i nj\u00eb orkestrine me 100 instrumentist\u00eb popullor\u00eb n\u00eb ansamblin \u201cPuka\u201d. \u00c7iftelia do ta shnd\u00ebrronte at\u00eb n\u00eb nj\u00eb mit, por dhe ai do t\u2019i jepte nj\u00eb tjet\u00ebr pesh\u00eb instrumentale k\u00ebsaj vegle kaq t\u00eb brisht\u00eb n\u00eb dukje. \u00c7iftelia do ta ngjiste Nduen n\u00eb skenat m\u00eb prestigjoze t\u00eb bot\u00ebs, do ta ngrinte n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e \u201cArtistit t\u00eb Popullit\u201d (1979) dhe s\u00eb fundi dhe t\u00eb \u201cNderit t\u00eb Kombit\u201d. Ai ishte sa \u00e7iftelir\u00ebn\u00ebsi i lugin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb Fandamadhit dhe i formacioneve folklorike t\u00eb Puk\u00ebs, aq dhe nj\u00eb artist i sprovuar i Ansamblit t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb. Gjirokastra nuk kishte kuptim pa k\u00ebt\u00eb mjesht\u00ebr unik n\u00eb festivalet e saj. Gjith\u00e7ka e tij ishte \u00e7iftelia dhe se nj\u00eb tjet\u00ebr ansamb\u00ebl verior mbante emrin \u201c\u00c7iftelia\u201d, ai i \u201cLezh\u00ebs, teksa ky instrument ishte kryesori dhe i Mirdit\u00ebs etj. N\u00eb vitet \u201970, ky virtuoz i lindur i thoshte muzikantes s\u00eb re t\u00eb muzik\u00ebs moderne, Sabrie Nushi, e sapoem\u00ebruar n\u00eb Puk\u00eb, l\u00ebr\u00eb moj cuc\u00eb pjanon e m\u00ebso \u00e7iftelin\u00eb, duke e besfasuar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duke e t\u00ebrhequr at\u00eb drejt nj\u00eb bote muzikologjike t\u00eb tradit\u00ebs q\u00eb nuk kishte t\u00eb shterrur. Ai ishte nga ata virtuoz\u00eb brilant\u00eb q\u00eb dinte t\u00eb b\u00ebnte muzik\u00eb dhe me gjethen, gurin, shtogun, bririn, drurin, \u00e7do send q\u00eb natyra e atyre maleve ta dhuronte bujarisht. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh sot nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb tijin, Gjovalin Ndrec\u00ebn, si luan melodi origjinale me pip\u00ebz, zumare, fyell etj. Dhe ngado q\u00eb t\u00eb vej\u00eb fjala, Ndue Shyti do ta sjell\u00eb at\u00eb her\u00eb pas here te fillimi, me nj\u00eb nderim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr m\u00ebsuesin i tij vadejas t\u00eb \u00e7iftelis\u00eb, mirditasin Gjin Shkoza (1900-1980), instrumentist i shquar paraardh\u00ebs i k\u00ebsaj vegle dhe gdhend\u00ebs i saj.<\/p>\n<p>Shyti vinte nga trevat e Prendush Geg\u00ebs e Mat Dod Pep\u00ebs, Gjin Shkoz\u00ebs e Tom Nikoll\u00ebs, Frrok Haxhis\u00eb e Fran Palit, Preng Kotic\u00ebs e Simon Beleshit, Fran Vorfit e Mark Nikoll\u00ebs, Nikoll Pre\u00e7it e Gjergj Pacanit. Prej atyre trevave do t\u00eb ligj\u00ebronin Dava Gjergji e Vitore Rusha, Zoj\u00eb Pali e Vitore Matoshi. Rapsodia po shuhej, duke ia l\u00ebn\u00eb vendin nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb re me mbrujtje qytetare. Ishin t\u00eb huajt, q\u00eb kur kishin par\u00eb n\u00eb sken\u00eb v\u00ebrshimin e 104 vet\u00ebve me \u00e7ifteli n\u00eb duar dhe me nj\u00eb laryshi veglash t\u00eb tjera, e kishin quajt at\u00eb \u201csimfonia me dy tela\u201d. Mrekullia kishte ndodhur tashm\u00eb. Druri i manit kishte sfiduar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast drurin e ullirit, n\u00ebse mund t\u00eb ishte ai nj\u00eb dru i shenjt\u00ebruar, apo t\u00eb tjer\u00eb drur\u00eb kulte t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0\u201cPaganini shqiptar i \u00e7iftelis\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7iftelia e tij e nisi udh\u00ebn n\u00eb vitet \u201950, kur ai p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pas fshatit t\u00eb tij, i ra asaj n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr vullnetar\u00ebt e nj\u00ebr\u00ebs nga hekurudhat q\u00eb po nd\u00ebrtohej. Ishte viti 1958 kur u ngjit n\u00eb sken\u00ebn folklorike t\u00eb Puk\u00ebs, ku dita-dit\u00ebs aft\u00ebsohej si interpretues dhe n\u00eb pes\u00eb vegla t\u00eb tjera muzikore, si sharkia, dy lloje bilbili, zumarja, fyelli, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb dit\u00eb krijuesi dhe dirigjuesi i orkestr\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb muzik\u00ebs popullore n\u00eb vend. Ai nuk p\u00ebrdorte partitur\u00eb, notat e tij ishin t\u00eb shkruara n\u00eb m\u00ebndje, nj\u00eblloj si doket e maleve. Ishte me fat pasi bota ende nuk kishte dal\u00eb nga muza e folklorit. N\u00eb vitin 1957 n\u00eb Mosk\u00eb Tom Nikolla mori \u201cMedaljen e Art\u00eb\u201d me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, Gjin Shkoza \u201cMedaljen e Argjendt\u00eb\u201d, kurse shk\u00eblqimi meteorik i \u00e7iftelis\u00eb, n\u00ebn nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, do t\u00eb priste Franc\u00ebn e 15 viteve m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Vitet \u201960 institucionalizuan pun\u00ebn me folklorin dhe ai ka shum\u00eb mbresa nga ajo koh\u00eb. \u201cIshim n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koncert, flinim n\u00eb Hotel \u201cSporti\u201d, un\u00eb i bija \u00e7iftelis\u00eb n\u00eb sallon dhe aty mblidheshin qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb shkodran\u00eb dhe mbanin vesh.\u201d Ai shihte se \u00e7iftelia e tij binte p\u00ebr s\u00eb mbari dhe aty ku kishte qen\u00eb qysh her\u00ebt toka e bekuar e pjanos. Ndoi i ka r\u00ebn\u00eb bilbilit dhe n\u00eb bjeshk\u00ebt e vendlindjes dhe n\u00eb Shan Elize t\u00eb Parisit n\u00eb 80-n. Ambasadori yn\u00eb asokohe ishte Misto Treska. \u201cMe arrit me nj\u00eb tub me \u00e7udit Franc\u00ebn, kjo nuk ishte pa deri at\u00ebher\u00eb\u201d, thot\u00eb mjeshtri, nj\u00eb bilbil i punuar nga vet\u00eb ai me dru g\u00ebshtenje. \u201cKy instrument nuk njihej atje, prandaj them se nuk asht me e lan\u00eb mbrapa as sot folklorin, q\u00eb asht nj\u00ebni nga elementet dallues t\u00eb kombit, ashtu si dhe gjuha.\u201d Dhe vazhdon t\u00eb kujtoj\u00eb episode: \u201cPrej atij bilbili m\u00eb thirr\u00ebn me gjith\u00eb djal\u00eb, Markun, me shkue n\u00eb nj\u00eb ansamb\u00ebl n\u00eb Zvic\u00ebr. Ishte viti 1996. Mbasi i ram\u00eb bilbilit atje, u ngrit nj\u00eb profesoresh\u00eb 90 vje\u00e7e e m\u00eb tha: \u201cUn\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha skutat e bot\u00ebs, po askund nuk ka ndigjue nj\u00eb melodi t\u00eb till\u00eb\u201d. N\u00eb at\u00eb pjes\u00eb melodike un\u00eb imitoja bariun, kurse Marku zogjt\u00eb e pyllit. Dhe kjo e mahniti mizikologen e moshuar dhe publikun zviceran.\u201d Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ambasadori zviceran gjat\u00eb nj\u00eb veprimtarie n\u00eb Puk\u00eb m\u00eb tha: \u201cNuk ka flaut japonez q\u00eb ia kalon k\u00ebtij bilbili, duke m\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019i b\u00ebja dhe atij nj\u00eb bilbil, si dhe m\u00eb ftoi n\u00eb vendlindjen e tij, ku p\u00ebrfituan dhe kryetar\u00ebt vendor\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn me grupin artistik.<\/p>\n<p>Ai beson se n\u00eb Luv\u00ebr gjendet nj\u00eb portret i tij, i b\u00ebr\u00eb mbase nga ndonj\u00eb piktor&#8230; n\u00eb Dizhonin e 70-s. Pse jo? A nuk jan\u00eb atje dhe t\u00eb tjet\u00ebr \u201cmbret\u00ebr\u201d t\u00eb artit bot\u00ebror si ai?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u201cGjerdani i Art\u00eb\u201d n\u00eb Dizhon t\u00eb Franc\u00ebs, kulmi <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>i shk\u00eblqimit t\u00eb folkut shqiptar<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ai e rr\u00ebfen pa pushim at\u00eb ngjarje madhore si t\u00eb ket\u00eb ndodhur dje, nj\u00eb jav\u00eb e paharruar,\u00a0 30 gusht &#8211; 4 shtator 1970 n\u00eb Dizhon t\u00eb Franc\u00ebs. \u201cPrej asaj dite kujtoj shum\u00eb gjera. Ka qen\u00eb dita ma e lumtun p\u00ebr mue, po dhe p\u00ebr kombin tim. Un\u00eb kisha pjekurin\u00eb artistike t\u00eb instrumentistit dhe isha n\u00eb kulmin e rinis\u00eb sime. Shqiptari e ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb krenarin\u00eb artistike, o me ba ma t\u00eb mir\u00ebn, o, n\u00eb rastin tim, me e thye \u00e7iftelin\u00eb. Dhe ia arrita. Kisha ambicien artistike, po dhe d\u00ebshir\u00ebn me e nderue Shqipnin\u00eb. Programi na u shkurtue n\u00eb 15 minuta, vet\u00ebm kat\u00ebr numra, dy valle popullore t\u00eb Besim Zeksthit, nj\u00eb kang\u00eb e Ibrahim Tuki\u00e7it dhe melodia ime me \u00e7ifteli. Mbasi u shkurtue programi kam hy n\u00eb sken\u00eb me nj\u00eb inat t\u00eb madh, se m\u00eb than\u00eb me e shkurtue dhe un\u00eb pjes\u00ebn time. Un\u00eb e luajta shpejt dhe k\u00ebshtu e shkurtova!\u2026\u201d Ishte i mrekulluar kur shihte q\u00eb gjith\u00eb ajo sken\u00eb ishte n\u00ebn pushtetin e tingujve t\u00eb tij. E kishte fituar betej\u00ebn artistike n\u00eb metropolin bot\u00ebror t\u00eb kultur\u00ebs. Sa her\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb me modesti e nderim se ai nuk do ta kishte arritur at\u00eb sukses po t\u00eb mos kishte qen\u00eb n\u00eb duart e tij \u00e7iftelia e punuar nga Gjin Shkoza. \u201cNuk do ta arrija pa \u00e7iftelin\u00eb e Gjinit. Nuk kishte \u00e7ifteli ma t\u00eb mir\u00eb se ajo. U ngrit kryetari i juris\u00eb s\u00eb festivalit nga vendi ku ishte dhe tha: \u201cJu zini vend t\u00eb par\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\u201d E megjithat\u00eb ai kujton se francez\u00ebt e k\u00ebqyr\u00ebn \u00e7iftelin\u00eb me shum\u00eb interes, po dhe me v\u00ebrejtje, a thua kishte p\u00ebrbr\u00ebnda ndonj\u00eb zemrek, q\u00eb i kurdiste ato melodit\u00eb e tij magjike. Por nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb trupin e saj, ajo ishte e leht\u00eb pup\u00ebl, pa asgj\u00eb t\u00eb huajin p\u00ebrbrenda. U grumbulluan rreth tij instrumentist\u00eb t\u00eb njohur, laureat\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e bot\u00ebs, t\u00eb buzukut grek, bilbilit egjyptian, veglave popullore spanjolle etj. Nuk ishte shaka, virtuozi shqiptar kishte marr\u00eb \u201cGjerdanin e Art\u00eb\u201d t\u00eb festivalit t\u00eb Dizhonit, q\u00eb p\u00ebr kurreshtjen e l\u00ebxuesit peshonte 3 kg e 860 gram. Ia sillte vendit t\u00eb tij si nj\u00eb trofe artistike t\u00eb rrall\u00eb. Ishte ende her\u00ebt, por nuk do t\u00eb vononin t\u00eb tjera lajme shqiptare nga Franca. Po b\u00ebhej gati t\u00eb trokiste me let\u00ebrsin\u00eb e tij shkrimtari Ismail Kadare vet\u00ebm dy vite m\u00eb von\u00eb. Francez\u00ebt me siguri do t\u00eb mahniteshin se si kishte kap\u00ebrcyer aq shpejt ky popull nga folku tradicional te romanet moderne t\u00eb nj\u00eb autori t\u00eb nominuar prej m\u00eb se 20 vitesh p\u00ebr \u00c7minin Nobel.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Krijuesi i orkestrin\u00ebs popullore me 104 instrumentist\u00eb<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ndue Shyti nuk e mbajti \u00e7iftelin\u00eb p\u00ebr vete. Ishte nj\u00eb hop i papar\u00eb, q\u00eb nga nj\u00eb r\u00ebn\u00ebs monofonik tradicional i \u00e7iftelis\u00eb, qysh se kjo veg\u00ebl ishte shpikur, te nj\u00eb \u201ckompani\u201d \u00e7iftelir\u00ebn\u00ebsish, sa mezi i zinte skena. Kjo tregonte fuqin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kishte ky instrument n\u00eb dirigjimin e nj\u00eb mjeshtri si ai, q\u00eb dikush e quan jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmasve shqiptare, por dhe bot\u00ebrore. Dhe v\u00ebrtet\u00eb nuk dim\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb patur\u00a0 nj\u00eb instrumentist t\u00eb \u00e7iftelis\u00eb si ai, askund ku ajo bie n\u00eb Ballkan. Kulmin si orkest\u00ebr e kemi arrit\u00eb n\u00eb nj\u00eb koncert n\u00eb vitin 1979, ku numri i instrumentist\u00ebve sh\u00ebnoi rekordin 104 vet\u00eb, 6 prej tyre femra. \u201cM\u00eb pyeti Enver Hoxha si ke mujt me e ba nj\u00eb orkest\u00ebr t\u00eb till\u00eb? Nd\u00ebrhyni ministri i Arsimit, Thoma Deliana e i tha: \u201cE ka ba Ndoi vet\u00eb, me iniciativ\u00ebn e tij, pa asnj\u00eb p\u00ebrkrahje.\u201d Ai thot\u00eb se Mirdita artin e veglave muzikore e ka pas t\u00eb varf\u00ebr, mezi baheshin nj\u00eb fyll e nj\u00eb \u00e7ifteli bashk\u00eb, jo ma nj\u00eb orkest\u00ebr me 13 vegla popullore. N\u00eb orkestrin\u00ebn e tij jan\u00eb p\u00ebrdorur: \u00e7iftelia, fyelli, bilbili, sharkia, lahuta, zumarja me dy pipa, gajdja, gjethja, daullja, fisarmonika, kitara, \u00e7iftelit\u00eb e temperuara etj. Nuk ka qen\u00eb e \u00e7elur rruga e k\u00ebtij artisti, ai nga statusi social ishte thjesht\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtor sharrash n\u00eb fillimet, pastaj instrumentist n\u00eb pallatin e kultur\u00ebs n\u00eb Puk\u00eb p\u00ebr 28 vjet. Ai thot\u00eb se nuk kishte ndonj\u00eb preferenc\u00eb nga drejtuesit e Ansamblit t\u00eb Shtetit p\u00ebr ta marr\u00eb me vete, por si mjesht\u00ebr i \u00e7iftelis\u00eb q\u00eb ishte b\u00ebnte vet\u00eb vend n\u00eb shfaqjet jasht\u00eb shtetit. Ka dh\u00ebn\u00eb koncert e ka luajtur pjes\u00eb instrumentale jo vet\u00ebm para publikut e udh\u00ebheqjes s\u00eb vendit n\u00eb Tiran\u00eb, duke marr\u00eb disa her\u00eb p\u00ebrg\u00ebzimet e vet\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb vendit, por dhe para Mao Ce Dunit n\u00eb Pekin n\u00eb vitin 1966. N\u00eb fund t\u00eb koncertit Kryetari Mao ka shtr\u00ebnguar duart me artist\u00ebt shqiptar\u00eb, por rapsodi yn\u00eb s\u2019e ka dalluar p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh mes atyre pes\u00eb-gjasht\u00eb burrave udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb llozh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb veshur me kostumet e popullit punonj\u00ebs kinez.<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3709\" title=\"ndue shyti2\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti2.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"300\" \/><\/a>Artisti n\u00eb nj\u00ebrin nga festivalet e Gjirokastr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong>Folku shqiptar \u00ebsht\u00eb autentik n\u00eb melodi, <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>vegla, interpretim<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ndoi u b\u00eb zoti i \u00e7iftelis\u00eb. Thot\u00eb se ka qendruar 6 muaj pran\u00eb punishtes s\u00eb mjeshtrit t\u00eb njohur t\u00eb punimit t\u00eb \u00e7iftelive Marka Zef P\u00ebrshefa n\u00eb Bisak\u00eb (Fani Vog\u00ebl) t\u00eb Mirdit\u00ebs, si me th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019iu v\u00ebn\u00eb \u201cnotat\u201d muzikore atyre. Gjith\u00eb \u201cfisi\u201d P\u00ebrshqefa ishte \u00e7iftelib\u00ebr\u00ebs, tradit\u00eb q\u00eb e vazhdojn\u00eb dhe sot. \u00c7iftelia ka kup\u00ebn dhe kunjat prej drurit t\u00eb manit, kapakun prej bredhi, bishtin prej ahu dhe \u201cshkamin\u201d ku mb\u00ebshtet\u00ebn telat prej bronzi. Sigla \u201cM. Z. P\u00ebrshefa\u201d mbi \u00e7iftelit\u00eb e gdhendura mjesht\u00ebrisht nga ustai i tyre, jo vet\u00ebm qe ngjitur n\u00eb skenat shqiptare t\u00eb folkut n\u00eb Gjirokast\u00ebr e kudo, por pati shtegtuar dhe jasht\u00eb shtetit si dhurat\u00eb. N\u00eb vitet \u201980 n\u00eb Shkod\u00ebr student\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb kishin mundur t\u00eb vinin p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb ILP, t\u00eb par\u00ebn gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb \u201cPazar\u201d ishte \u00e7iftelia e k\u00ebng\u00ebve patriotike.<\/p>\n<p>Ndoi ngulmon n\u00eb mrekullin\u00eb e \u00e7iftelis\u00eb, bilbilit, zumareve, duke sjell\u00eb gjithnj\u00eb shembuj. \u201cJa, ansambli \u201cPuka\u201d pas 90-s zuri vend t\u00eb par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, me vegla t\u00eb bam\u00eb nga duart tona, me melodi t\u00eb trevave tona, me interpretimin ton\u00eb autentik shqiptar.\u201d Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb ai gjat\u00eb gjith\u00eb bised\u00ebs ka aq shum\u00eb stacione n\u00eb Europ\u00eb, ku ka shkelur folku shqiptar dhe ai si nj\u00eb z\u00eb i shk\u00eblqyer i tij. I ka q\u00eblluar t\u2019i k\u00ebputet nj\u00ebri tel i \u00e7iftelis\u00eb me 1974 n\u00eb Turqi, por melodia nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebputur. \u201cU k\u00ebput teli kryesor, po e \u00e7ova melodin\u00eb n\u00eb fund me telin tjet\u00ebr.\u201d Atij i krijonin tinguj jo telat dhe druri i manit, por gishtat, \u201ctelat\u201d e shpirtit. Dritan Haxhia, biri i mikut dhe kolegut t\u00eb tij, rapsodit t\u00eb mir\u00ebnjohur Frrok Haxhia, shkruan: \u201cKjo trash\u00ebgimi interpretimi dhe tingulli e ka ngritur Ndue Shytin, ka mote, n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb ku vet\u00ebm shqiponjat ngjiten. E, pra, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cshqiponj\u00eb\u201d q\u00eb gjith\u00e7ka e shikon nga lart. Vet\u00eb tingulli i instrumenteve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb hyjnor, origjinal, i shkrir\u00eb me natyr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb sjell nj\u00eb frym\u00ebmarrje prej bjeshk\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs ku ky artist i madh burimor, \u201cautodidakt\u201d, na sillte sa her\u00eb prekte telat e \u00e7iftelis\u00eb, apo fyellin dhe bilbilin, zumaren dhe gjethen.\u201d<\/p>\n<p>E pyesim Nduen rreth konceptit q\u00eb ai ka p\u00ebr rapsodin. Rapsod i mir\u00ebfillt\u00eb, thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e krijon, e shoq\u00ebron me veg\u00ebl muzikore dhe e k\u00ebndon k\u00ebng\u00ebn. Por dhe ai q\u00eb kryen vet\u00ebm nj\u00ebrin nga funksionet, ose e krijon k\u00ebng\u00ebn (tekst e melodi), ose vet\u00ebm e k\u00ebndon at\u00eb. Un\u00eb quhem instrumentist, por mund t\u00eb quhem dhe rapsod, pasi un\u00eb krijoj melodit\u00eb foklorike me \u00e7ifteli, bilbil etj. Kam krijue 13 pjes\u00eb instrumentale dhe disa k\u00ebng\u00eb. E pyesim dhe p\u00ebr krahin\u00ebn nga rrjedh e ai thot\u00eb: \u201cP\u00ebr mue gjaja ma e madhe q\u00eb ka pas Mirdita ishte se kur fliste njani, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mbanin vesh. Jo ve\u00e7 Mirdita, po krejt Shqipnia k\u00ebshtu e ka pas zakon. Por tani gjerat nuk jan\u00eb m\u00eb si dikur, habitesh kur djali ia pret fjal\u00ebn bab\u00ebs, v\u00ebllai i vog\u00ebl v\u00ebllait t\u00eb madh, shoqi mikut e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Rri e d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb mjesht\u00ebr, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, tash q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tij t\u00eb kujtimeve, dhe thua me vete: mbase Festivali i Gjirokast\u00ebs do t\u00eb kishte qen\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb ishte zhvilluar jo me konkurim n\u00eb baz\u00eb rrethesh, por t\u00eb ansambleve t\u00eb trevave, se po t\u00eb marrim p\u00ebr shembull kultur\u00ebn muzikore mirditore, ajo ishte e ndar\u00eb n\u00eb disa ansamble muzikore, t\u00eb Mirdit\u00ebs, Puk\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs, Burrelit, Kurbinit etj. Ajo duhej t\u00eb ishte e p\u00ebrfaq\u00ebsuar vet\u00ebm nga nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebfillta folklorike, ashtu dhe Luma, Mal\u00ebsia e Madhe, Rrafshi i Dukagjinit, Elbasani, Kor\u00e7a, Dibra, Myzeqeja, Lab\u00ebria, \u00c7am\u00ebria, Dropulli e \u00e7do krahin\u00eb tjet\u00ebr etnologjike, l\u00eb t\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb a m\u00eb pak se 26 rrethet administrative t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-3710\" title=\"ndue shyti3\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti3-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"413\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti3-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti3-300x200.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ndue-shyti3.jpg 1430w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Krijues e studiues, miq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Artistit t\u00eb Popullit, n\u00ebntor 2013<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &#8211; \u201cArtisti i Popullit\u201d s\u00eb fundi mori titullin e lart\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d \u2013 Ndue Shyti, n\u00ebntor 2013. Ndodh q\u00eb shihesh shum\u00eb von\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb je nisur p\u00ebr t\u2019u takuar qysh her\u00ebt. K\u00ebshtu na ka ndodhur me \u201cArtistin e Popullit\u201d Ndue Shyti, dekoruar s\u00eb fundi me titullin e lart\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-3706","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3706"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3711,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3706\/revisions\/3711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}