{"id":3695,"date":"2013-12-01T13:39:22","date_gmt":"2013-12-01T13:39:22","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3695"},"modified":"2013-12-01T13:39:22","modified_gmt":"2013-12-01T13:39:22","slug":"mund-te-mos-jesh-ne-diten-e-dikujt-por-te-jesh-ne-jeten-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3695","title":{"rendered":"\u201cMund t\u00eb mos jesh n\u00eb dit\u00ebn e dikujt, por t\u00eb jesh n\u00eb jet\u00ebn e tij\u2026\u201d ."},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3696\" title=\"ardian kycyku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku-300x300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku-300x300.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku-48x48.jpg 48w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/12\/ardian-kycyku.jpg 960w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><em>Ne foto: Ardian- Christian Kycyku<\/em><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi apo nga ata k\u00ebrkimet e r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa pseudogazetar\u00eb apo kritik\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur ndonj\u00eb \u201cpeshk\u201d dhe p\u00ebr ta injektuar e ndotur trurin e shum\u00eb lexuesve, por thjesht \u00ebsht\u00eb drita metaforike q\u00eb vjen nga nj\u00eb tunel i err\u00ebt, ku skeletet vdek\u00ebtar\u00eb jan\u00eb verbuar nga shk\u00eblqimi i k\u00ebsaj drite.<!--more--><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr shkrimtarin Ardian-Christian Ky\u00e7yku (pseudonimi letrar i Ardian Ky\u00e7ykut).<\/p>\n<p>E meq\u00ebn\u00ebse jam tek verbimi, a nuk ka ndodhur gjithmon\u00eb me t\u00eb ikurit e detyruar nga qeverisjet fatale t\u00eb vendit ton\u00eb t\u00eb shum\u00ebvuajtur q\u00eb pothuajse ose harrohen, ose b\u00ebjn\u00eb sikur i kujtojn\u00eb? E kjo e fundit \u00ebsht\u00eb vdekja vet\u00eb, vrasja e ngadalt\u00eb, pa z\u00eb. Me t\u00eb drejt\u00eb shkrimtari i mir\u00ebnjohur dhe studiuesi serioz z. Novruz Xh. Shehu n\u00eb nj\u00eb esse t\u00eb shkruar enkas p\u00ebr krijimtarin\u00eb e Ky\u00e7ykut thot\u00eb: &#8220;I d\u00ebgjuar shum\u00eb pak n\u00eb vendin e tij t\u00eb lindjes, i botuar pa kujdesin e duhur n\u00eb komunitetin shqiptar, q\u00eb ende s\u2019po shk\u00ebputet plot\u00ebsisht nga ankthi i miteve t\u00eb komunizmit, me nj\u00eb kolan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme veprash artistike n\u00eb proz\u00eb (mbi 30 tituj shkruar e botuar n\u00eb gjuh\u00ebt shqip, p\u00ebrkat\u00ebsisht rumanisht), Ardian Ky\u00e7yku meriton t\u00eb nderohet si nj\u00eb kont i v\u00ebrtet\u00eb i letrave&#8221;.<\/p>\n<p>Ardian Ky\u00e7yku \u00ebsht\u00eb Rektor i Universitetit Rumun t\u00eb Shkencave dhe Arteve \u201cGheorghe Cristea\u201d t\u00eb Bukureshtit. Doktor i shkencave filologjike, doktorand n\u00eb teologji pran\u00eb Universitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Bukureshtit dhe docent n\u00eb shkencat humane dhe t\u00eb komunikimit, an\u00ebtar i Bashkimit t\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb, i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Rektor\u00ebve, i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i Acad\u00e9mie Europ\u00e9enne des Arts dhe i Central European Academy of Science and Art. \u00cbsht\u00eb edhe President i European Academy of Performing Arts. (Kozeta Zylo)*<\/p>\n<p>Kozeta Zylo: Zoti Ky\u00e7yku cila ka q\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebria juaj dhe sa ka ndikuar natyra e magjishme e vendlindjes suaj, Pogradecit, legjendat e qytetit n\u00eb bot\u00ebn tuaj shpirt\u00ebrore?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: P\u00ebr \u00e7do njeri, aq m\u00eb tep\u00ebr kur merret me let\u00ebrsi, f\u00ebminia \u00ebsht\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb jet\u00eb e shenjt\u00eb. Ajo i ngjan burimit, ku uji mbetet p\u00ebrher\u00eb i kulluar, &#8211; ose b\u00ebhet edhe m\u00eb i past\u00ebr, &#8211; sa m\u00eb shum\u00eb humb shijen dhe kthjelltin\u00eb tek largohet (drejt moshash t\u00eb tjera, t\u00eb pashmangshme). Gjat\u00eb shkrimit t\u00eb romanit \u201cViti kur u shpik mjellma\u201d (i pari q\u00eb shkrova drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rumanisht), m\u2019u fanit\u00ebn dy pamje t\u00eb f\u00ebminis\u00eb: nj\u00ebra si \u201cshaka t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por t\u00eb cil\u00ebn me gjak e shlyen ti\u201d, dhe e dyta: \u201ckrejt pjesa tjet\u00ebr e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdhosje e shum\u00ebfisht\u00eb e simboleve dhe e thelbeve t\u00eb f\u00ebminis\u00eb\u201d. Un\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb nd\u00ebr ata shkrimtar\u00ebt me f\u00ebmini tejet t\u00eb pasura e t\u00eb lumtura. Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, moshat e tjera brenda meje vijojn\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohen f\u00ebminis\u00eb dhe jo f\u00ebminia t\u00eb \u2018robtohet\u2019 p\u00ebr to. Pogradeci \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i thell\u00eb nga sa duket dhe nga sa e b\u00ebn let\u00ebrsia, gjer edhe kur flitet p\u00ebr nj\u00eb Pogradec lasgushian apo kutelian. F\u00ebminia e brendshme m\u00eb shtyu q\u00eb Pogradecin tim, at\u00eb \u201cku vdiset m\u00eb bukur\u201d dhe \u201cku jetohet edhe pasi ke m\u00ebrguar\u201d, ta zhvendos dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb letra, n\u00eb shqip e rumanisht, duke e shndrruar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb qendre r\u00ebndese t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, jo vet\u00ebm ballkanike. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr veten time dhe p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb pranohen m\u00eb von\u00eb n\u00eb Pogradecin e p\u00ebrhersh\u00ebm, e kam \u2018shp\u00ebtuar\u2019 qytetin n\u00eb pamje, sh\u00ebnime, vizatime e t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb shpresoj t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebfar\u00eb f\u00ebminie e dyt\u00eb edhe p\u00ebr artist\u00ebt e lindur tjet\u00ebrkund.<\/p>\n<p>&#8211; Ju jetoni prej vitesh n\u00eb Rumani dhe jeni nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Rumani. Sa i v\u00ebshtir\u00eb ka q\u00ebn\u00eb integrimi atje dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, a mendoni se do t\u00eb kishit arritur m\u00eb shum\u00eb intelektualisht n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: Fal\u00eb librave q\u00eb shkrova para dhe pas zhvendosjes n\u00eb kultur\u00ebn rumune, aq i p\u00ebrfoluri \u2018integrim\u2019, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb fort nj\u00eb term q\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb mpirjen apo krejt ngurt\u00ebsimin e dikujt, si puna e nj\u00eb ushtari n\u00eb katror\u00ebt e kutis\u00eb s\u00eb shahut, nuk b\u00ebri m\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fjalorin tim t\u00eb brendsh\u00ebm. Dy kultura u nj\u00ebsuan natyrsh\u00ebm dhe nis\u00ebn t\u00eb shprehen me libra n\u00eb dy gjuh\u00eb, libra q\u00eb ndryshojn\u00eb mesveti, duke pasur t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mend\u00ebsin\u00eb dhe m\u00ebnyrat si p\u00ebrftohet jeta, vdekja dhe kujtesa n\u00eb k\u00ebto treva. P\u00ebrmes librave, un\u00eb jam gjithaq i pranish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, Rumani e gjetiu, madje shpesh m\u00eb i pranish\u00ebm nga sa mund t\u00eb mendohet, ndon\u00ebse nuk kam nj\u00eb jet\u00eb letrare klasike. \u00cbsht\u00eb pakashum\u00eb si n\u00eb nj\u00eb dashuri: mund t\u00eb mos jesh n\u00eb dit\u00ebn e dikujt, por t\u00eb jesh n\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Diku ju shkruani se \u201cm\u00ebrgimi nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, por as p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebruar nuk sh\u00ebrohet ndonj\u00ebher\u00eb\u201d. N\u00ebse vendi yn\u00eb do t\u00eb kishte lider\u00eb dhe qeveritar\u00eb q\u00eb do ta ngrinin mir\u00ebq\u00ebnien, me siguri q\u00eb do kishte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak t\u00eb arratisur nga Shqip\u00ebria. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: S\u00ebmundjen, n\u00eb shprehjen e m\u00ebsip\u00ebrme, e shoh si p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb asaj dhuntie jasht\u00ebtok\u00ebsore q\u00eb nj\u00ebrin e ndalon t\u00eb ik\u00eb, kurse tjetrin t\u00eb rrij\u00eb. As q\u00ebndrimi, as ikja nuk duhen paragjykuar. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, mir\u00ebq\u00ebnia nuk m\u00eb duket ndonj\u00eb mbar\u00ebsi e madhe. Mir\u00ebq\u00ebnia \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e stomakut dhe e krenaris\u00eb, jo e artit, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, kur shum\u00eb vet\u00eb e pandehin veten artist\u00eb, duket thelb\u00ebsore. Sa u p\u00ebrket prij\u00ebsave, nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj, por deri tani sjellja e tyre ndaj artist\u00ebve t\u00eb pavarur duket sikur punon vet\u00ebm p\u00ebr shfarosje. N\u00eb parim, niveli i pushtetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb drejt\u00eb me artin zyrtar t\u00eb nj\u00eb vendi, jo me popullin q\u00eb duhet t\u00eb drejtojn\u00eb. I r\u00ebndomt\u00eb dhe i rob\u00ebruar arti \u2013 vocrrak\u00eb e plot llafe, pra, me liri t\u00eb shtirur, lider\u00ebt. M\u00eb duket e kot\u00eb t\u2019u k\u00ebrkohet k\u00ebtyre njer\u00ebzve dalja nga rrethi i tyre, se \u00ebsht\u00eb si t\u2019u k\u00ebrkosh t\u00eb dalin l\u00ebkur\u00ebsh. Jo rrall\u00eb vargut t\u00eb Emineskut \u201cN\u00eb rrethin e tyre t\u00eb ngusht\u00eb\u201d, i duhet shtuar: \u201ct\u00eb cilin e pandehin bot\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>&#8211; Prej gati dy vjet\u00ebsh jeni rektor i Universitetit Rumun t\u00eb Shkencave dhe Arteve &#8220;Gheorghe Cristea&#8221; n\u00eb Bukuresht. Mendoni se ka dallime thelb\u00ebsore midis arsimit rumun dhe atij shqiptar?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: Dallime ka, por ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendim dhe madje t\u00eb jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb idealizmi dhe p\u00ebrkushtimi i jo pak profesor\u00ebve jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; Sa vend zen\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb edukimin shkollor n\u00eb Rumani?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: Hap\u00ebsira juglindore e Evrop\u00ebs po kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb \u00e7uditshme: autor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb ende gjall\u00eb dhe kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb pushteti politik a rrjet sahanl\u00ebpirjesh, rropaten dhe shpesh ia dalin mban\u00eb t\u00eb dynden n\u00eb programe shkollore, ndon\u00ebse shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb librave t\u00eb tyre as koha e as lexuesi nuk i ka b\u00ebr\u00eb ende Vepra. P\u00f3 nga gjiri i tyre dalin m\u00eb von\u00eb siv\u00ebllez\u00ebrit (binjak\u00eb n\u00eb q\u00ebnie e vler\u00eb) q\u00eb p\u00ebrhapin programet alternative, dhe e v\u00ebrteta relativizohet aq sa e humb shijen edhe si g\u00ebnjesht\u00ebr. Vite m\u00eb par\u00eb, u b\u00eb mbar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshija nj\u00eb kapitull t\u00eb gjer\u00eb kushtuar letrave shqipe n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn universitare \u201cElemente t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit balkanik\u201d. Tani e mbaj si grup ligjeratash p\u00ebr ata q\u00eb duan ta njohin sakt\u00eb, p\u00ebrtej murit prej llafesh e sintagmash varf\u00ebruese, kultur\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi lindur dhe e cila, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb moralit dhe p\u00ebrkushtimit, cakton fatin e secilit prej nesh.<\/p>\n<p>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i kritik\u00ebs rumune ndaj krijimtaris\u00eb suaj?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: Nj\u00eb q\u00ebndrim, pas t\u00eb cilit, n\u00ebse ke shkruar p\u00ebr fam\u00eb e ledhatime sedre, mund edhe t\u00eb mos shkruash, ose t\u00eb mos botosh m\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Si President i European Academy of Performing Arts, cilat jan\u00eb lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe sa e \u00e7mojn\u00eb shkrimtar\u00ebt rumun\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe artin shqiptar?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: Kjo akademi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb zgjatimi i p\u00ebrvoj\u00ebs q\u00eb pata si dekan n\u00eb deg\u00ebn e arteve t\u00eb spektaklit, n\u00eb Fakultetin e Arteve dhe Shkencave. V\u00ebmendja e Akademis\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet kryesisht n\u00eb pasurin\u00eb dhe kahet n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt zhvillohet arti i hap\u00ebsir\u00ebs danubiane, por edhe n\u00eb ngjarjet nd\u00ebrkulturore t\u00eb popujve evropian\u00eb. Mes antar\u00ebve t\u00eb saj, pas nj\u00eb procesi pranimi q\u00eb duket i koklavitur, por q\u00eb d\u00ebbon \u00e7do nepotiz\u00ebm e an\u00ebsi, tashm\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe personalitete t\u00eb mir\u00ebfillta (jo gjithmon\u00eb t\u00eb njohura e t\u00eb vler\u00ebsuara sa duhet) nga bota shqiptare, dhe q\u00eb kan\u00eb vepra t\u00eb padiskutueshme n\u00eb muzik\u00eb, arte figurative, diplomaci kulturore, teat\u00ebr, p\u00ebrkthim etj. Duhet rikujtuar se sot gati \u00e7do qytez\u00eb a katund ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb \u2018akademi\u2019, e cila zakonisht vjen si \u2018kryengritje\u2019 ndaj akademive shtet\u00ebrore, ndaj heshtjeve zyrtare, ose si reagim i disa krenarive t\u00eb l\u00ebnduara, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb paranojave. Prandaj European Academy of Performing Arts vepron pa buj\u00eb dhe pa u ngutur, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u2018themelohet\u2019 vite m\u00eb von\u00eb, pasi d\u00ebshmit\u00eb dhe veprimtaria shkencore t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb studimet, n\u00eb revistat q\u00eb drejtoni dhe n\u00eb shkrimet tuaja letrare ju keni sjell\u00eb, n\u00eb rumanisht e shqip, mjaft shkrimtar\u00eb disident\u00eb, t\u00eb persekutuar n\u00eb koh\u00ebn e monizmit. Sa \u00ebsht\u00eb i njohur lexuesi i huaj me krijimtarin\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb tyre dhe m\u00eb konkretisht\u2026?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: Disidenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term gjithnj\u00eb e m\u00eb i brisht\u00eb, edhe si pasoj\u00eb e drit\u00ebs s\u00eb dokumenteve q\u00eb zbulohen heraher\u00ebs, edhe si pasoj\u00eb e territ t\u00eb dokumenteve q\u00eb sajohen me nj\u00eb rit\u00ebm disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Prandaj synimi im ishte dhe mbetet nxjerrja n\u00eb pah e veprave q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb ndaluara edhe para, edhe pas r\u00ebnies de jure t\u00eb diktatur\u00ebs. Sidomos p\u00ebrmes Revist\u00ebs Haemus, &#8211; t\u00eb cil\u00ebn im at\u00eb dhe un\u00eb e botojm\u00eb qysh nga 28 n\u00ebntori i 1998-\u00ebs, dhe arkivi i s\u00eb cil\u00ebs i ka kaluar tashm\u00eb pes\u00eb mij\u00eb faqet, &#8211; lexuesi i huaj, por edhe ai shqiptar, ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb gjykuar vet\u00eb dhe, sipas rastit, t\u00eb jap\u00eb ndihmes\u00ebn e vet n\u00eb \u00e7rob\u00ebrimin e paprer\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb panairin e sivjet\u00ebm t\u00eb librit ndodhej dhe romani juaj &#8220;Sy&#8221;, nj\u00eb titull tep\u00ebr intrigues. A mund t\u00eb na thoni pse ia keni v\u00ebn\u00eb titullin &#8220;Sy&#8221;? Duket sikur gjith\u00eb bot\u00ebn e keni sjell\u00eb n\u00eb nin\u00ebz\u00ebn e syrit t\u00eb nj\u00eb shkrimtari dhe shpresoni se do t\u00eb lexohet gjer\u00eb?<\/p>\n<p>Ardian-Christian Ky\u00e7yku: N\u00eb panairin p\u00ebrkat\u00ebs kan\u00eb q\u00ebn\u00eb edhe librat \u201cEngj\u00ebjt e tep\u00ebrt\u201d, \u201cKristali dhe hienat\u201d, \u201cSi u pushtua \u00c7mendustani\u201d, \u201cN\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201cPerla\u201d dhe \u201cTregime t\u00eb padukshme\u201d. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit Buzuku e botoi pik\u00ebrisht ato dit\u00eb. Sado e habitshme t\u00eb duket, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh pse u p\u00ebrmend aq shum\u00eb romani \u201cSy\u201d, i cili, qysh nga viti 2004, ka pasur 4 botime. P\u00ebrmendja e vet\u00ebm nj\u00ebrit prej f\u00ebmij\u00ebve, mb\u00ebshtjell e fundos n\u00eb heshtje f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. M\u2019u kujtua nj\u00ebri nga panairet e Lajpcigut, ku isha i ftuar si p\u00ebrfaq\u00ebsues i letrave shqipe dhe ku fotografin\u00eb time e kishin z\u00ebvend\u00ebsuar hajdut\u00e7e me portretin e nj\u00eb shkrimtari t\u00eb paftuar. Kur kaloja para stend\u00ebs, i d\u00ebrguari zyrtar i botuesve shqiptar\u00eb nuk e mbajti dot veten dhe i pyeti t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb sy tim: Po k\u00ebt\u00eb kush e ka ftuar?! K\u00eb?!\u201d u habit\u00ebn ata. K\u00ebt\u00eb q\u00eb\u2026 mungon. Pa dashur t\u00eb harxhoj koh\u00eb me holl\u00ebsira, p\u00ebr romanin \u201cSy\u201d po p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb u tha pas botimit t\u00eb par\u00eb: \u201cDuhet lexuar, se s\u2019mund t\u00eb rr\u00ebfehet\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb disa nga dor\u00ebshkrimet tuaja q\u00eb do t&#8217;ua sillni lexuesve s\u00eb shpejti si libra t\u00eb botuar?<\/p>\n<p>P\u00ebr shkaqe t\u00eb shumta, librat e mi jan\u00eb vazhdimisht n\u00eb gjendjen e dor\u00ebshkrimeve \u2013 dhe ky \u00ebsht\u00eb fat i rrall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar, ndon\u00ebse jo pak vet\u00eb, (t\u00eb cil\u00ebt me humor i kam em\u00ebrtuar kriptoqyqar\u00eb) ngulmojn\u00eb e madje punojn\u00eb me zell q\u00eb edhe \u2018dor\u00ebshkrimet\u2019 e mia t\u00eb zhduken fare nga qarkullimi. Nd\u00ebrkaq vjedhin paturp\u00ebsisht prej tyre, &#8211; duke nisur nga fjal\u00ebt e reja, si demonkraci, outiz\u00ebm, globanalizim etj; duke vijuar me skena e tema t\u00eb t\u00ebra, shkulur nga Ata q\u00eb rrijn\u00eb si drap\u00ebri (poeti q\u00eb varroset vet\u00eb), nga Mort\u00ebt, Lumenjt\u00eb e Saharas\u00eb, Home etj, e duke kulmuar me ese tejet vetjake, si\u00e7 ndodhi para pak koh\u00ebsh me artikullin kushtuar ikjes s\u00eb t\u00eb ndjerit Dhimit\u00ebr Xhuvani, botuar n\u00eb vitin 2009 dhe q\u00eb u mor e iu ngjit vdekjes s\u00eb nj\u00eb autori gati t\u00eb panjohur&#8230; Ata i botojn\u00eb vjedhjet n\u00ebn tituj t\u00eb tjer\u00eb, sa m\u00eb shpesh, sa m\u00eb ngutsh\u00ebm e sa m\u00eb bujsh\u00ebm, pastaj kuptojn\u00eb se vepra e tjetrit e shnd\u00ebrron \u00e7do lib\u00ebrth t\u00ebndin, vjedhur prej saj, n\u00eb rast\u00ebsi, ose n\u00eb krim kulturor, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebrp\u00ebliten q\u00eb e gjitha t\u00eb rr\u00ebnjos\u00eb bindjen se un\u00eb kam vjedhur prej tyre, por edhe mllefosen n\u00eb vetvete, se si kam guxuar t\u2019i vjedh n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje. Prandaj nuk e di cili nga dor\u00ebshkrimet e mi do t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah bastisjet e k\u00ebtij viti dhe do t\u00eb pasuroj\u00eb me humor e hidh\u00ebrim artistik k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb m\u00eb g\u00ebzoj\u00eb fakti q\u00eb shkrimet e mia, pavar\u00ebsisht si e pse, lexohen. Apo jo?<\/p>\n<p>Bukuresht, n\u00ebntor 2013<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Ardian- Christian Kycyku Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi apo nga ata k\u00ebrkimet e r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa pseudogazetar\u00eb apo kritik\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur ndonj\u00eb \u201cpeshk\u201d dhe p\u00ebr ta injektuar e ndotur trurin e shum\u00eb lexuesve, por thjesht \u00ebsht\u00eb drita metaforike q\u00eb vjen nga nj\u00eb tunel i err\u00ebt, ku skeletet vdek\u00ebtar\u00eb jan\u00eb verbuar nga shk\u00eblqimi i&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3695","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3695","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3695"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3695\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3697,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3695\/revisions\/3697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}