{"id":369,"date":"2012-03-24T10:51:54","date_gmt":"2012-03-24T10:51:54","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=369"},"modified":"2012-03-24T10:51:54","modified_gmt":"2012-03-24T10:51:54","slug":"nacionalizmi-maqedonas-politike-shteterore-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=369","title":{"rendered":"NACIONALIZMI MAQEDONAS \u2013 POLITIK\u00cb SHTET\u00cbRORE E QEVERIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/xhelal-zejneli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-370\" title=\"xhelal zejneli\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/xhelal-zejneli.jpg\" alt=\"\" width=\"161\" height=\"234\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Midis skil\u00ebs dhe haribd\u00ebs \u2013 n\u00eb shtratin e Prokrustit<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit n\u00eb Maqedoni, nga individ\u00eb dhe nga qendra t\u00eb caktuara, u quajt\u00ebn <em><strong>incidente<\/strong><\/em>. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se sulmet e individ\u00ebve apo t\u00eb grupeve t\u00eb caktuara maqedonase ndaj shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb incidente, por pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse <em><strong>e<\/strong><\/em> <em><strong>frym\u00ebs antishqiptare<\/strong><\/em> q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Qeveria e VMRO-s\u00eb, me n\u00eb krye liderin e partis\u00eb Nikolla Gruevskin, ndjek politik\u00eb ultranacionaliste, antishqiptare. Kjo politik\u00eb, n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje, ka pika takimi me politik\u00ebn shkat\u00ebrrimtare t\u00eb Sllobodan Millosheviqit.<!--more--><\/p>\n<p>Politika e qeveris\u00eb s\u00eb tashme t\u00eb VMRO-s\u00eb, nuk shkon n\u00eb favor, as t\u00eb maqedonasve, as t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe as t\u00eb rajonit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb <em><strong>retrograde, anakronike, nacional-romantike<\/strong><\/em> e tipit t\u00eb shekullit XIX dhe <em><strong>destabilizuese.<\/strong><\/em> Politika e VMRO-s\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike n\u00eb Maqedoni i rr\u00ebnon n\u00eb themel. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb politik\u00eb <em><strong>kund\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebs<\/strong><\/em> me shqiptar\u00ebt. Politika e VMRO-s dhe e k\u00ebsaj qeverie \u00ebsht\u00eb aq antishqiptare, saq\u00eb shqiptar\u00ebt nuk i njeh, as si t\u00eb barabart\u00eb dhe as si qiraxhinj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u2019i shoh\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr kolona t\u00eb gjata autobus\u00ebsh, n\u00eb rrug\u00ebn pa kthim drejt Evrop\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb nd\u00ebrtimtari dhe si pjatalar\u00ebs. VMRO-ja ndjek politik\u00ebn afatgjate <em><strong>t\u00eb varf\u00ebrimit<\/strong><\/em> t\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare, rrjedhimisht edhe t\u00eb zbrazjes s\u00eb k\u00ebtyre hap\u00ebsirave. \u00cbsht\u00eb politik\u00eb e deportimit dhe e shp\u00ebrnguljeve masive t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 si n\u00eb koh\u00ebn e \u00c7ubrilloviqit.<\/p>\n<p>Nacionalizmi maqedonas pra, \u00ebsht\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore e kryeministrit Nikolla Gruevski. Nj\u00eb politik\u00eb nacionaliste kaq e skajshme, n\u00eb Evrop\u00eb merr jo m\u00eb shum\u00eb se 3% t\u00eb votave t\u00eb elektoratit. K\u00ebtu nd\u00ebrkaq, nacionalizmi i skajsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore. VMRO-ja dhe lideri i saj, votat e elektoratit maqedonas i fitojn\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tyre antishqiptare. N\u00eb p\u00ebrputhje me politik\u00ebn e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrtashme krijohet edhe <em><strong>klima <\/strong><\/em>dhe <em><strong>fryma antishqiptare.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Vrasja e dy shqiptar\u00ebve dhe sulmi ndaj nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb kurrfar\u00eb incidentesh t\u00eb izoluara, por rezultant\u00eb e nj\u00eb fryme antishqiptare, e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb ideologjie dhe politike kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, mir\u00eb t\u00eb paramenduar.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb deklarojn\u00eb se p\u00ebr vrasje e fundit duhet ta thon\u00eb fjal\u00ebn e vet <em><strong>organet e hetuesis\u00eb <\/strong><\/em>dhe<em><strong> t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/em>. Duhet ditur se gjykatat mund t\u00eb merren me nj\u00eb individ apo me nj\u00eb grup individ\u00ebsh dhe t\u2019i d\u00ebnojn\u00eb ata, por kurr\u00eb nuk mund t\u00eb merren me ideologjit\u00eb politike, me politik\u00ebn nacionaliste dhe me strategjin\u00eb sllave kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb nj\u00eb populli, si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Nga kjo rezulton se ngjarjet e fundit n\u00eb Maqedoni nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, por <em><strong>\u00e7\u00ebshtje politike<\/strong><\/em>. T\u2019i trajtosh ngjarjet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi gjyq\u00ebsor apo juridik, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb lejosh q\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb skenarist\u00ebt e tyre. E \u00e7mimin me gjakderdhje e paguajn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb ngjarjet e fundit n\u00eb Maqedoni i shpjegojn\u00eb si skenar\u00eb <em><strong>t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb huaja<\/strong><\/em>, kryesisht serbe. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Beogradi d\u00ebshiron nj\u00eb Maqedoni dhe nj\u00eb rajon jostab\u00ebl. Por, t\u00eb thuash se sulmin e individ\u00ebve apo t\u00eb grupeve t\u00eb caktuara maqedonase e ka kurdisur Beogradi, kjo do t\u00eb thot\u00eb ta heq\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos e diagnostifikosh s\u00ebmundjen drejt dhe sakt\u00eb.<\/p>\n<p>VMRO-ja synon:<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb Maqedoni maqedonase;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb ruaj\u00eb fizionomin\u00eb e nj\u00eb Maqedonie, si vendin m\u00eb t\u00eb <em><strong>nacifikuar<\/strong><\/em> t\u00eb rruzullit;<\/p>\n<p>&#8211; <em><strong>t\u00eb injoroj\u00eb<\/strong><\/em> karakterin dyetnik t\u00eb shtetit;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb rikthej\u00eb koh\u00ebn kur Maqedonia ishte <em><strong>unitariste, monoetnike, centraliste<\/strong><\/em> dhe <em><strong>individual-nacionaliste<\/strong><\/em>.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni sot, ndodhet midis <em><strong>skil\u00ebs dhe haribd\u00ebs.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, VMRO-ja ka p\u00ebr q\u00ebllim:<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb relativizoj\u00eb dhe t\u00eb diskreditoj\u00eb luft\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht konfliktin e 2001-shit;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb relativizoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb komprometoj\u00eb faktorin politik shqiptar n\u00eb Maqedoni;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb shp\u00ebrfill\u00eb qendrat politike shqiptare t\u00eb vendosjes \u2013 Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb injoroj\u00eb qendrat politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Uashingtonin dhe Brukselin.<\/p>\n<p><em><strong>Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim<\/strong><\/em> duhet t\u00eb dij\u00eb se sulmi i analist\u00ebve dhe i krijuesve t\u00eb opinioneve ndaj <em><strong>qeveris\u00eb<\/strong><\/em> s\u00eb p\u00ebrtashme, vetvetiu paraqet sulm edhe ndaj saj (BDI-s\u00eb). K\u00ebshtu sepse, vet\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj qeverie. BDI-ja duhet ta dij\u00eb se sulmi i analist\u00ebve dhe i nd\u00ebrtuesve t\u00eb opinioneve kund\u00ebr VMRO-s\u00eb dhe liderit t\u00eb saj N. Gruevskit, nj\u00ebherazi \u00ebsht\u00eb edhe sulm ndaj saj. K\u00ebshtu sepse, me VMRO-n dhe me liderin e saj, BDI-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb koalicion qeveritar.<\/p>\n<p><em><strong>Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim<\/strong><\/em> duhet ta dij\u00eb se p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr ngecjen ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr politik\u00ebn nacionaliste t\u00eb VMRO-s\u00eb, mban <em><strong>p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb<\/strong><\/em>, pik\u00ebrisht p\u00ebr disa arsye:<\/p>\n<p>&#8211; e para, disa nga krer\u00ebt e BDI-s\u00eb, identifikohen me luft\u00ebn e 2001-shit;<\/p>\n<p>&#8211; e dyta, BDI-ja ndodhet n\u00eb mandatin e tret\u00eb t\u00eb qeverisjes;<\/p>\n<p>&#8211; e treta, BDI-ja, n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb deritashme e ka marr\u00eb verdiktin e popullit, d.m.th. shumic\u00ebn e votave t\u00eb elektoratit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni <em><strong>nuk sh\u00ebnon<\/strong><\/em> ndonj\u00eb avancim pozitiv t\u00eb theksuar. P\u00ebrkundrazi, sh\u00ebnon ngecje, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe kthim prapa.<\/p>\n<p><em><strong>Duke e rr\u00ebnuar pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, VMRO-ja synon po ashtu t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb komprometoj\u00eb, t\u00eb diskreditoj\u00eb dhe t\u00eb PPD-izoj\u00eb edhe vet\u00eb BDI-n\u00eb, t\u00eb dal\u00eb nga lufta e 2001-shit.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>BDI-ja ka detyrim historik q\u00eb ta mbroj\u00eb nga diskreditimi: luft\u00ebn e 2001-shit, Marr\u00ebveshjen e Ohrit si dhe verdiktin e popullit q\u00eb e fiton tri her\u00eb radhazi.<\/p>\n<p>Nacionalizmi maqedonas u ka shpallur <em><strong>luft\u00eb ekonomike<\/strong><\/em> shqiptar\u00ebve. I ka getoizuar dhe i ka margjinalizuar shqiptar\u00ebt. N\u00eb hap\u00ebsirat ku jan\u00eb shqiptar\u00ebt nuk ka dep\u00ebrtuar dhe nuk dep\u00ebrton as edhe nj\u00eb investim i mir\u00ebfillt\u00eb. <em><strong>Premtime ka, por jo edhe vepra konkrete<\/strong><\/em>. \u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni ka filluar t\u00eb marr\u00eb <em><strong>p\u00ebrmas\u00eb sociale dhe ekzistenciale<\/strong><\/em>. Pasojat e varf\u00ebrimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni do t\u00eb precipitojn\u00eb brenda pes\u00eb deri dhjet\u00eb vjet\u00ebsh. Nj\u00eb armat\u00eb t\u00eb rinjsh t\u00eb diplomuar do t\u00eb enden rrug\u00ebve, si <em><strong>t\u00eb tep\u00ebrt<\/strong><\/em> dhe t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proceset prodhuese, riprodhuese, krijuese apo kreative. N\u00eb situata t\u00eb tilla mund t\u00eb pasojn\u00eb dhe protesta sociale.<\/p>\n<p>Si t\u00eb shpjegohet fakti: shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni n\u00eb disa mandate e mbajn\u00eb n\u00eb nivel ministror dikasterin e Ekonomis\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare nd\u00ebrkaq, n\u00eb rrafshin ekonomik, nuk sh\u00ebnon kurrfar\u00eb zhvillimi. Shtrohet pyetja: <em>N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kujt vall\u00eb kan\u00eb qen\u00eb deri m\u00eb sot ministrat shqiptar\u00eb t\u00eb Ekonomis\u00eb n\u00eb qeverit\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb?!<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrqendrimi i mjeteve financiare p\u00ebr <em>Shkupin 2014 <\/em>dhe orientimi i tyre p\u00ebr n\u00eb viset lindore t\u00eb Maqedonis\u00eb, kryhet <em><strong>n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tyre<\/strong><\/em>.<\/p>\n<p>Sipas individ\u00ebve t\u00eb caktuar, <em><strong>Tirana<\/strong><\/em> dhe <em><strong>Prishtina<\/strong><\/em>, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, duhet t\u00eb jen\u00eb <em><strong>m\u00eb energjike<\/strong><\/em>. Kjo pik\u00ebpamje \u00ebsht\u00eb relative, pik\u00ebrisht p\u00ebr arsyet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>&#8211; e para, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, jan\u00eb <em><strong>t\u00eb organizuar politikisht<\/strong><\/em>, veprojn\u00eb politikisht n\u00eb institucionet e sistemit, posedojn\u00eb faktorin politik vetanak, klas\u00ebn politike dhe intelektuale vetanake, marrin pjes\u00eb n\u00eb organet ligjv\u00ebn\u00ebse dhe ekzekutive t\u00eb shtetit, si n\u00eb nivel qendror, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb vendor; rrjedhimisht, realizimit t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb veta, duhet t\u2019i dalin zot vet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; e dyta, Shqip\u00ebria dhe Kosova, duke qen\u00eb shtete sovrane dhe t\u00eb pavarura, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u2019i respektojn\u00eb <em><strong>konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/em>, d.m.th. t\u00eb ndjekin politik\u00ebn e mosp\u00ebrzierjes n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shteteve t\u00eb tjera;<\/p>\n<p>&#8211; e treta, Tirana dhe Prishtina, n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat strategjik\u00eb t\u00eb Uashingtonit dhe t\u00eb Brukselit, duhet t\u00eb ndjekin politik\u00ebn e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, si dhe <em><strong>politik\u00eb konstruktive<\/strong><\/em> dhe <em><strong>stabilizuese<\/strong><\/em> n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Por, Uashingtonit dhe Brukselit duhet t\u2019u b\u00ebhet me dije se paqja dhe stabilitetit i Maqedonis\u00eb dhe i rajonit, nuk mund t\u00eb ruhet vet\u00ebm n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria akoma nuk ka kapacitet p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin e <em><strong>Piemontit<\/strong><\/em> nd\u00ebr shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Krijohet p\u00ebrshtypja sikur Maqedonia \u00ebsht\u00eb<em><strong> e p\u00ebrk\u00ebdhelura e SHBA<\/strong><\/em>-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht Uashingtoni:<\/p>\n<p>&#8211; Nuk do t\u00eb lejoj\u00eb Sofjen, Beogradin dhe Athin\u00ebn ta rrezikojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Maqedonis\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211; Nuk do t\u00eb lejoj\u00eb Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn t\u00eb implikohen rreth \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni;<\/p>\n<p>&#8211; Nuk do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb q\u00ebndrimet, pik\u00ebpamjet dhe <em><strong>veprimet<\/strong><\/em> <em><strong>radikale <\/strong><\/em>t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Uashingtoni dhe Brukseli mb\u00ebshtesin nj\u00eb Maqedoni multietnike dhe demokratike, si pjes\u00eb e familjes per\u00ebndimore dhe jo nj\u00eb Maqedoni jodemokratike.<\/p>\n<p><em><strong>Dihet mir\u00ebfilli se problemi i Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje ballkanike q\u00eb nd\u00ebrlidhet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Bullgarin\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni <em><strong>nuk \u00ebsht\u00eb kontest territorial<\/strong><\/em>, por <em><strong>\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e territorit t\u00eb pushtuar<\/strong><\/em>. Tokat shqiptare n\u00eb Maqedoni u pushtuan nga Serbia n\u00eb vitin 1912. N\u00eb Mbledhjen e Dyt\u00eb t\u00eb AVNOJ-it (KA\u00c7KJ-s\u00eb) t\u00eb mbajtur n\u00eb Jajce t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Josip Broz Titoja e themeloi Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb, si nj\u00eb prej gjasht\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb federat\u00ebs jugosllave. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Maqedonia \u00ebsht\u00eb <em><strong>kreatur\u00eb serbo-komuniste<\/strong><\/em> dhe <em><strong>kominterniste<\/strong><\/em>. Shteti maqedonas \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj \u2013 n\u00eb at\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><em><strong>Maqedonia \u00ebsht\u00eb rezultant\u00eb e kontradiktave t\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit, p\u00ebr t\u2019i neutralizuar synimet hegjemoniste t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb Greqis\u00eb dhe t\u00eb Bullgaris\u00eb ndaj saj.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se <em><strong>nuk ka Maqedoni, pa shqiptar\u00ebt n\u00eb qeverin\u00eb e saj<\/strong><\/em>. Duke qen\u00eb se pjes\u00ebmarrja e faktorit politik shqiptar n\u00eb qeverit\u00eb e Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>conditio sine qua non, <\/em>d.m.th. kusht i stabilitetit t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: <em>\u201cMe se shp\u00ebrblehen shqiptar\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit t\u00eb Maqedonis\u00eb?!\u201d <\/em>\u00c7\u2019do t\u00eb ndodhte<em> <\/em>me Maqedonin\u00eb sikur faktori politik shqiptar ta l\u00ebshonte k\u00ebt\u00eb qeveri q\u00eb ndjek politik\u00eb irracionale?!<\/p>\n<p>Interesi i popullit shqiptar n\u00eb Maqedoni <em><strong>nuk mund t\u00eb reduktohet<\/strong><\/em> n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb nomenklature dhe t\u00eb nj\u00eb koniunkture partiake, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs. Faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedoni, arritjet koniunkturale nuk duhet t\u2019i prezantoj\u00eb si arritje t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>BDI-ja duhet ta dij\u00eb se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb reduktohet:<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb Muze t\u00eb Alfabetit, n\u00eb Manastirin e zbrazur, t\u00eb mbetur me pak shqiptar\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb Muze t\u00eb Liris\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn shqiptare t\u00eb Shkupit; si dhe<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr kremtimin e 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p><em><strong>Tri \u00e7\u00ebshtjet e sip\u00ebrth\u00ebna i takojn\u00eb l\u00ebmit t\u00eb kultur\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja shqiptare nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, p\u00ebrkat\u00ebsisht territoriale.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb maten n\u00eb<em><strong> shtratin e Prokrustit \u2013 <\/strong><\/em>si\u00e7 mendojn\u00eb sllavo-maqedonasit.<em><strong> <\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Kremtimi i p\u00ebrvjetor\u00ebve<\/strong><\/em> t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb 2001-shit, pa e zgjidhur statusin e familjeve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb invalid\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe pa e p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb k\u00ebtij vendi \u2013 nuk ka shum\u00eb kuptim, as dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. K\u00ebshtu sepse, luft\u00ebrat jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb, e historit\u00eb jan\u00eb t\u00eb popujve dhe jo pron\u00eb e partive. E p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e popullit, ajo (lufta) duhet t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb histori dhe n\u00eb tekstet e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Faktori politik shqiptar duhet ta ket\u00eb parasysh faktin se integrimi i Maqedonis\u00eb n\u00eb organizmat euro-atlantik\u00eb, nuk duhet t\u00eb realizohet <em><strong>pa u zgjidhur \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb t\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Politika VMRO-iste e prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike<\/strong><\/em> rr\u00ebnon n\u00eb themel <em><strong>p\u00ebrpjekjet shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve<\/strong><\/em> p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Maqedoni multietnike dhe multikulturore.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet ta din\u00eb se <em><strong>p\u00ebr per\u00ebndimor\u00ebt r\u00ebnd\u00ebsi nuk kan\u00eb vet\u00ebm ata<\/strong><\/em> <em>(shqiptar\u00ebt)<\/em>, por edhe vendet e tjera t\u00eb rajonit, e sidomos Serbia. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, interesi i BE-s\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, po aq \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, n\u00eb mos dhe m\u00eb i madh. Per\u00ebndimor\u00ebt, duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete Serbin\u00eb e parandalojn\u00eb hyrjen e Rusis\u00eb n\u00eb rajon. K\u00ebshtu sepse, Serbia konsiderohet p\u00ebr\u00e7uese e natyrshme e interesit rus n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><em><strong>Me parandalimin e ndikimit rus n\u00eb rajon, b\u00ebhet e panevojshme edhe prania e Ankaras\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gadishullit. <\/strong><\/em>Brukseli pra, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr pranis\u00eb s\u00eb Mosk\u00ebs dhe t\u00eb Ankaras\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Duke e marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb Beogradin, BE-ja e mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vij\u00ebn e Boris Tadiqit, p\u00ebr ta parandaluar ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb n\u00ebnproduktit t\u00eb Sheshelit \u2013 Tomislav Nikoliqit. Tadiqi p\u00ebr shqiptar\u00ebt v\u00ebrtet nuk dallohet nga Millosheviqi, por per\u00ebndimor\u00ebt at\u00eb e perceptojn\u00eb ndryshe nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebr arsye t\u00eb caktuara, mb\u00ebshtetja e Uashingtonit dhe e BE-s\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ka koh\u00eb q\u00eb ka filluar t\u00eb zbehet<\/strong><\/em>.<\/p>\n<p><em><strong>Arsyet e r\u00ebnies s\u00eb interesimit t\u00eb qendrave t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna, shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb vetvete<\/strong><\/em>. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, tashm\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurit e per\u00ebndimor\u00ebve. Kjo, edhe me fajin e vet\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebrse?! K\u00ebshtu sepse, p\u00ebrkund\u00ebr mb\u00ebshtetjes q\u00eb mor\u00ebn prej Uashingtonit dhe Brukselit, individ\u00eb dhe grupe t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, vitet e fundit manifestuan sjellje, <em><strong>veprime<\/strong><\/em> dhe <em><strong>prononcime antiper\u00ebndimore<\/strong><\/em>. Edhe pse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr grupe t\u00eb margjinalizuara, t\u00eb pap\u00ebrfillshme dhe joinfluente t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, veprimet antiper\u00ebndimore t\u00eb tyre jan\u00eb irituese p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb aq brengos\u00ebse. M\u00eb brengos\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se ndaj koncepteve antiper\u00ebndimore t\u00eb segmenteve t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, klasa politike dhe ajo intelektuale duket sikur i mbyll syt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb nuk reagon fare.<\/p>\n<p>Por, edhe per\u00ebndimor\u00ebt duhet ta din\u00eb se shqiptar\u00ebt, dhe jo sllav\u00ebt, jan\u00eb p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb interesit amerikan apo per\u00ebndimor n\u00eb Ballkan. Sllav\u00ebt nd\u00ebrkaq, e n\u00eb ve\u00e7anti serb\u00ebt, jan\u00eb aleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb rus\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Midis skil\u00ebs dhe haribd\u00ebs \u2013 n\u00eb shtratin e Prokrustit &nbsp; Zhvillimet e fundit n\u00eb Maqedoni, nga individ\u00eb dhe nga qendra t\u00eb caktuara, u quajt\u00ebn incidente. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se sulmet e individ\u00ebve apo t\u00eb grupeve t\u00eb caktuara maqedonase ndaj shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb incidente, por pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e frym\u00ebs antishqiptare q\u00eb mbizot\u00ebron&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-369","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=369"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":372,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/369\/revisions\/372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}