{"id":3652,"date":"2013-11-22T20:20:29","date_gmt":"2013-11-22T20:20:29","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3652"},"modified":"2013-11-22T20:20:29","modified_gmt":"2013-11-22T20:20:29","slug":"e-kam-te-pamundur-qe-te-mos-ia-respektoj-amanetin-sokolit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3652","title":{"rendered":"E kam t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb mos ia respektoj amanetin Sokolit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/astrit-patozi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3653\" title=\"astrit patozi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/astrit-patozi-300x187.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"187\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/astrit-patozi-300x187.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/astrit-patozi.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Astrit Patozi<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb dashur familjar\u00eb dhe miq t\u00eb Sokol Olldashit. \u00c7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb themi ne sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb zie,<!--more--> do t\u00eb ishin t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nderuar dhe respektuar si duhet Sokolin. E un\u00eb, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej fjal\u00ebt. Sepse pata fatin e mir\u00eb, por edhe t\u00eb keq, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebme, t\u00eb jem nj\u00eb nd\u00ebr miqt\u00eb e tij t\u00eb af\u00ebrt, p\u00ebr gati 20 vjet.<\/p>\n<p>Sepse m\u00eb kujtohet, q\u00eb e kemi ndjellur k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, kur me shaka i kemi th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit se \u00e7far\u00eb do t\u00eb shkruajm\u00eb n\u00eb fjalimin e lamtumir\u00ebs, kur Ai, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lart, do t\u00eb th\u00ebrres\u00eb t\u00eb parin prej nesh n\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo ka ndodhur zakonisht pas ceremonive, kur n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve p\u00ebr t\u00eb ndjerin thuren zinxhir\u00eb l\u00ebvdatash dhe ditirambesh. Kemi th\u00ebn\u00eb jo pak herw, reciprokisht, se do t\u00eb coheshim nga varri, n\u00ebse dikush n\u00eb fjal\u00ebt e p\u00ebrcjelljes do t\u00eb na fyente, duke na v\u00ebn\u00eb mbi shpin\u00eb merita dhe atribute, q\u00eb nuk i kishim patur dhe q\u00eb nuk na takonin. Dhe ndon\u00ebse do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb Sokoli t\u00eb ngrihej, e kam t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb mos ia respektoj atij amanetin.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej mbr\u00ebmjes s\u00eb djeshme e deri m\u00eb tani kam dashur t\u00eb besoj se gjith\u00e7ka ndodhi ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, por n\u00eb fakt e till\u00eb duket se ka qen\u00eb jeta e shkurt\u00ebr e Sokol Olldashit. E megjithat\u00eb ai u largua nga kjo bot\u00eb m\u00eb i realizuar dhe m\u00eb i plot\u00ebsuar se askush tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht se dha shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, se sa mori, n\u00eb jet\u00ebn e tij, t\u00eb prer\u00eb n\u00eb mes. Kurrkush si ai nuk i jetoi me aq intensitet vitet e jet\u00ebs s\u00eb vet. Por ky \u00ebsht\u00eb, gjithsesi, nj\u00eb ngush\u00ebllim fare i vog\u00ebl p\u00ebr nj\u00eb humbje kaq t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Do t\u00eb na mungoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, por mbi t\u00eb gjitha familjes s\u00eb tij t\u00eb mrekullueshme, ndaj s\u00eb cil\u00ebs ndjehemi n\u00eb faj, q\u00eb i shkuam n\u00eb sht\u00ebpi pa Sokolin. Kozeta, Kela, Glauku, Kleiti, Vangjeli, Sula, Ardi dhe Alda do t\u00eb ndjehen gjithmon\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr njeriun e tyre m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, por asgj\u00eb nuk do mund t\u2019ia z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb atyre burrin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk dua t\u00eb flas sot p\u00ebr Sokol Olldashin si politikan, jo se nuk kam gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. P\u00ebrkundrazi. Por se \u00e7far\u00ebdo vler\u00ebsimi q\u00eb t\u00eb kem, nuk do t\u2019i shtoj ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe asaj q\u00eb ai vet\u00eb nd\u00ebrtoi n\u00eb k\u00ebto vite karriere t\u00eb vrullshme, ku la gjurm\u00ebt e tij t\u00eb pashlyeshme, kudo ku shkeli, kudo q\u00eb foli, dhe kudo, ku veproi si shtetar i klasit t\u00eb par\u00eb. Ato jan\u00eb, gjth\u00ebsesi, t\u00eb njohura p\u00ebr secilin prej nesh, por edhe p\u00ebr \u00e7do shqiptar tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht bindjeve politike.<\/p>\n<p>Por kam shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Sokol Olldashin njeri, p\u00ebr shokun ton\u00eb t\u00eb paharruar. Sigurisht, q\u00eb kam t\u00eb pamundur t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb tij t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb k\u00ebsaj Shqip\u00ebrie. Sepse, un\u00eb jam thjesht vet\u00ebm nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>Por besoj se kam edhe lejen e tij p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Sokol Olldashi nuk kishte asgj\u00eb heroike n\u00eb qenien e vet. Asnj\u00eb grimc\u00eb patetizmi, ndon\u00ebse zanati yn\u00eb e k\u00ebrkon, madje n\u00eb disa raste me tepri, k\u00ebt\u00eb dimension. Por kjo nuk e pengoi at\u00eb aspak t\u00eb ishte njeri i vendimeve t\u00eb forta dhe t\u00eb drejta dhe k\u00ebtu nuk kam parasysh vet\u00ebm karrier\u00ebn politike. Kjo nuk e pengoi at\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb adhurues dhe l\u00ebvrues pasionant i gjith\u00e7kaje t\u00eb bukur, q\u00eb ka krijuar mendja e njeriut. Muzika, poezia, piktura, filmi, libri n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ishin realisht mjedisi, ku ndjehej m\u00eb mir\u00eb se kudo tjet\u00ebr. Dhe jam shum\u00eb i sigurt\u00eb, se do t\u00eb kishte arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kuota dhe t\u00eb nj\u00ebjtat maja, n\u00eb rast se do t\u00eb kishte vendosur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me secilin prej pasioneve t\u00eb tij, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sokol Olldashi b\u00ebnte shaka me vdekjen, dhe kjo u ndodh gjithmon\u00eb atyre, q\u00eb e duan dhe e jetojn\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi jet\u00ebn. Edhe pse nj\u00eb mendje e mpreht\u00eb dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht racionale, ai ishte, gjithashtu, me entuziasti midis nesh. Prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet\u00ebsh evitonte n\u00eb maksimum fluturimet me avion, duke besuar verb\u00ebrisht se i sigurt ndjehesh vet\u00ebm me k\u00ebmb\u00eb ose me rrota mbi tok\u00eb. Por ndon\u00ebse nuk ishte ndonj\u00eb fanatik i teknologjis\u00eb, luante me makin\u00ebn dhe me shpejt\u00ebsin\u00eb, nj\u00ebsoj si me tastier\u00ebn e kitar\u00ebs s\u00eb vet. Duke e shnd\u00ebrruar, praktikisht, makin\u00ebn n\u00eb nj\u00eb avion t\u00eb rreziksh\u00ebm. Ironia e fatit e deshi, q\u00eb vdekja ta gjej\u00eb, pik\u00ebrisht, n\u00eb vendin, ku ai ndjehej m\u00eb i mbrojtur, se kudo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Do t\u00eb na mungoj\u00eb, jo thjesht humori i tij i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, edhe n\u00eb situatat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, por mbi t\u00eb gjitha, sensi i optimizmit edhe n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb, edhe n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shenja e par\u00eb dhe m\u00eb e qarta, q\u00eb i dallon burrat e fort\u00eb nga njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sokol Olldashi ishte nj\u00eb shqiptar i madh, dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb e them me bindjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, edhe pse p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta merrja miratimin e ti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb tjetr\u00ebn, ku po e p\u00ebrcjellim sot, me pik\u00ebllim. Por jo nga ai soj shqiptar\u00ebsh, q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr ta shkruar me dor\u00ebn e tyre historin\u00eb e vet. Dhe si i till\u00eb hyri n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues brilant i brezit t\u00eb vet, i pjekur shum\u00eb para kohe, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, arriti ta provoj\u00eb veten dhe t\u2019ia dal\u00eb, duke mbajtur barra tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re. Dhe ruajti t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00ebjtin ekuilib\u00ebr, q\u00eb nga dita e par\u00eb, kur vendosi t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha. Dhe gjith\u00e7ka e arriti vet\u00eb, pa marr\u00eb asnj\u00eb dhurat\u00eb Krishtlindjeje, q\u00eb nga dita e par\u00eb, e deri mbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb \u00e7astin, kur u shua. Pa i hyr\u00eb n\u00eb borxh askujt, por duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve borxhlinj. Ndaj edhe me sa duket vendosi t\u00eb ik\u00eb nga kjo bot\u00eb i vet\u00ebm, edhe pse ishte personazhi, m\u00eb me shum\u00eb miq, q\u00eb un\u00eb kam njohur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb miku yn\u00eb i shtrenjt\u00eb! U prefsh n\u00eb paqe Sokol Olldashi! I paharruar, kujtimi yt!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2><a href=\"http:\/\/www.index.al\/index.php\/politike\/39907-ja-cfare-thote-rama-per-olldashin\">Ja cfare thote Rama per Olldashin &#8230;<\/a><\/h2>\n<p><em>Thursday, 21 November 2013 15:29<\/em><\/p>\n<p>Lexuar gjithesej: 277<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>U PREHTE NE PAQE<\/p>\n<p>S&#8217;kam pasur rastin ta takoj asnj\u00ebher\u00eb dhe pse dy her\u00eb e kam pasur p\u00ebrball\u00eb, drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb si kund\u00ebrshtar. Nj\u00eb her\u00eb si hetues parlamentar dhe nj\u00eb her\u00eb si kandidat p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb distanc\u00eb i \u00e7moja shum\u00eb qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs haz\u00ebrxhevapin prej mistreci brilant. Akull dhe shpuz\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb paktat debate televizive q\u00eb ndiqja me d\u00ebshir\u00eb qen\u00eb ato kur n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrball\u00eb t\u00eb mive, ishte Sokol Olldashi. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb s&#8217;i kjo \u00ebsht\u00eb zakon t\u00eb thuhen me tepri fjal\u00eb t\u00eb mira, por un\u00eb kam ve\u00e7 k\u00ebto pak fjal\u00eb t\u00eb ndjera n\u00eb respekt t\u00eb kujtimit t\u00eb tij si\u00e7 e kam. Ashtu si\u00e7 kam brenda meje qysh mbr\u00ebm\u00eb, nj\u00eb keqardhje ther\u00ebse p\u00ebr ikjen e tij kaq tragjikisht nga jeta dhe nga skena e luft\u00ebs politike &#8211; ku mesa duket la nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr aq shum\u00eb njer\u00ebz sa u vun\u00eb sot n\u00eb radh\u00eb, pa dallim, p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb me dhimbje sinqerisht lamtumir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Astrit Patozi &#8211; T\u00eb dashur familjar\u00eb dhe miq t\u00eb Sokol Olldashit. \u00c7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb themi ne sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb zie,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3652"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3652\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3654,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3652\/revisions\/3654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}