{"id":3631,"date":"2013-11-18T17:09:00","date_gmt":"2013-11-18T17:09:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3631"},"modified":"2013-11-18T17:09:00","modified_gmt":"2013-11-18T17:09:00","slug":"bisede-me-imzot-rrok-mirditen-per-femijet-e-ngujuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3631","title":{"rendered":"BISED\u00cb ME IMZOT RROK MIRDIT\u00cbN P\u00cbR  \u201cF\u00cbMIJ\u00cbT E NGUJUAR\u201d"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3632\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dizinformimi mbi gjakmarrjen dhe f\u00ebmij\u00ebt e ngujuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb cilin kemi shkruar disa her\u00eb, por prap\u00eb konfuzioni ka qen\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Sa her\u00eb kemi dashur ta cekim spekullimin me shifra t\u00eb st\u00ebrfryra t\u00eb \u201cf\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar\u201d,<!--more--> na e kan\u00eb prer\u00eb shkurt se mjafton dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i ngujuar, q\u00eb shoqatat t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin. Plot\u00ebsisht dakord, e kemi pohuar me koh\u00eb dhe ne k\u00ebt\u00eb, dhe nj\u00eb rast ngujimi d\u00ebfton se ngrehina i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ende me themele n\u00eb uj\u00eb, por dhe ta tjet\u00ebrsojm\u00eb e deformojm\u00eb realitetin nuk b\u00ebn. N\u00ebse shifrat nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, si\u00e7 thuhet ndonj\u00ebher\u00eb, pse shoqatat e ndryshme i tridhjet\u00ebfishojn\u00eb ato? P\u00ebr t\u00eb thithur fonde? P\u00ebr t\u00eb patur m\u00eb shum\u00eb \u201cpun\u00eb\u201d? A i lejohet shoq\u00ebris\u00eb civile t\u2019i raportoj\u00eb shtypit t\u00eb huaj p\u00ebr qindra f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar tek ne? Sapo t\u00eb klikosh n\u00eb internet, dalin vet\u00ebm shifra t\u00eb larta, q\u00eb nisin nga 100 e mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb 700 a m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar. Sipas policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark jan\u00eb 27 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, nga t\u00eb cil\u00ebt dy student\u00eb. Sikur t\u00eb jen\u00eb pak k\u00ebto dhe jo nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr institucionet e vendit e gjer kreun e shtetit, kush e paska t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb raportime pa u ballafaquar me statistik\u00ebn zyrtare? Po t\u00eb drejt\u00ebn ta ndaloj\u00eb nj\u00eb mashtrim, q\u00eb i r\u00ebndon gjendjes sociale dhe imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, a e ka ndokush? Pastaj a \u00ebsht\u00eb i qen\u00eb termi \u201cf\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar\u201d?&#8230; P\u00ebr t\u00eb mos vazhduar me analiz\u00ebn ton\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrim pasardh\u00ebs, iu drejtuam nj\u00eb autoriteti t\u00eb lart\u00eb ipeshkvnor, Imzot Rrok Mirdit\u00ebs, me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb misionare si k\u00ebtu, si mes mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, apo komuniteteve etnike n\u00eb Nju Jork, me t\u00eb cilin biseduam n\u00eb selin\u00eb e Argjipeshkvis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Gjakmarrja e ngujimi, plag\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb duhen <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>trajtuar me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cPik\u00eb s\u00eb pari kjo dukuri n\u00eb dioqez\u00ebn e Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb sa n\u00eb ipeshkvit\u00eb e tjera, por shum\u00eb m\u00eb pak. Mendoj se shifrat k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb ekzagjeruara. Ka padyshim njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj k\u00ebtij misioni, por nga disa dhe teprohet e manipulohet. P\u00ebrdoret Kanuni aty ku nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak. Ju e dini se f\u00ebmij\u00ebt dhe grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm me Kanun dhe t\u00eb p\u00ebrjshtuar nga gjakmarrja. Do t\u2019ia vlente shum\u00eb q\u00eb nga nj\u00eb komision t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb studim i detajuar dhe konkret p\u00ebrsa u p\u00ebrket pik\u00ebrisht k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar dhe jo t\u00eb jepen shifra p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme. Un\u00eb do ta p\u00ebrsh\u00ebndesja nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb. T\u00eb verifikohen nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ku jan\u00eb e si jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e ngujuar, t\u00eb dim\u00eb konkretisht p\u00ebr secilin dhe jo t\u00eb flitet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00c7do familje t\u00eb ket\u00eb sked\u00ebn e vet, si\u00e7 pasqyrohet rregullisht gjendja e famullis\u00eb. E p\u00ebrs\u00ebris, duhet q\u00eb dikush t\u00eb merret seriozisht me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq delikate. Dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb jepet mb\u00ebshtetja e nevojshme ligjore, sociale, financiare etj. Mendoj se mungon nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme te ne, aty ku jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb shifrat, p\u00ebrqindjet, njer\u00ebzit i l\u00ebshojn\u00eb ato pa u menduar. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet dhe kjo puna e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar dhe e gjakmarrjes. Duke dashur t\u00eb sigurojn\u00eb ndihma nga t\u00eb huajt, shtohen shifrat, rriten ato artificialisht, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr l\u00ebndohet imazhi i popullit shqiptar. T\u00eb jepen shifra alarmante her\u00eb pas here, kjo te t\u00eb huajt krijon iden\u00eb se p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, k\u00ebt\u00eb popull, jeta nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb. Po ashtu krijohet ideja se jemi dor\u00ebzuar para k\u00ebsaj dukurie, sikur \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr ta ndrequr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, i kemi mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta ndalur gjakmarrjen, por duhet vullnet dhe bashk\u00ebpunim mes t\u00eb gjith\u00ebve. E kam th\u00ebn\u00eb me njer\u00ebzit e mediave, jan\u00eb t\u00eb neveritshme disa lajme q\u00eb jepen. Kjo \u00ebsht\u00eb plag\u00eb komb\u00ebtare shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe nuk mund t\u00eb paraqitet me leht\u00ebsi n\u00eb gazeta e televizione nga njer\u00ebz jo profesionist\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebrkushtuar. P\u00ebr mua n\u00eb lajm\u00ebrimin e jet\u00ebs reale media ka d\u00ebshtuar. Dhe jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por dhe n\u00eb arg\u00ebtimin pa lidhje me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb TV\u2026\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u201cMisionar pajtimi i vet\u00ebshpallur nuk mund t\u00eb jesh\u201d<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJu p\u00ebrmend\u00ebt \u201cmisionar\u00ebt\u201d fals, si\u00e7 i quajt\u00ebt. Misionar\u00ebt e paqes \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdoruar si term. Misionar i vet\u00ebshpallur nuk mund t\u00eb jesh. Misionar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga dikush. Duhet mbajtur parasysh dhe puna q\u00eb pat\u00ebn b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn misionet volante t\u00eb jezuit\u00ebve n\u00eb Veri p\u00ebr zgjidhjen e ngat\u00ebrresave dhe pajtimin. M\u00eb kujtohet nj\u00eb rast n\u00eb K\u00ebllez\u00ebn t\u00eb Ulqinit, nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb e fort\u00eb mes nj\u00eb katoliku dhe nj\u00eb myslimani, kur i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, i besimit mysliman, iu thot\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsve, mbasi keni dit\u00eb se me k\u00eb me ardh\u00eb (me famullitarin), qoft\u00eb e kryer kjo pun\u00eb. Si\u00e7 shihet nuk ishte \u00e7\u00ebshtje besimi, por misioni, tradite. Ai b\u00ebri nj\u00eb gjest t\u00eb rrall\u00eb, pasi fali p\u00ebr hir t\u00eb meshtarit q\u00eb ishte i fes\u00eb tjet\u00ebr. Por raste t\u00eb tilla ka gjithandej. N\u00eb nj\u00eb kolegj n\u00eb Nju Jork nj\u00eb student italian kishte rrahur n\u00eb grup nj\u00eb shqiptar, kuksian. M\u00eb thirr\u00ebn dhe mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngatrres\u00eb nd\u00ebretnike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb udh\u00eb. U mblodh\u00ebn familjet, jep e merr mes tyre, nuk donin me e fal italianin ata t\u00eb familjes s\u00eb djalit t\u00eb l\u00ebnduar. Por ishte babai i tij q\u00eb iu drejtua nd\u00ebrmjet\u00ebsve: meq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ka hyr\u00eb njeriu i fes\u00eb, fal\u00eb qoft\u00eb. As un\u00eb nuk e prita me nj\u00eb t\u00eb ram\u00eb zgjidhjen. Nuk kishte dhurat\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mua. Nuk ishte as k\u00ebsaj here \u00e7\u00ebshtje besimi, pasi prindi q\u00eb fali ishte i fes\u00eb tjet\u00ebr, por e kuptonte se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb misionari. Ai burr\u00eb mysliman e dinte se un\u00eb isha famullitar i Nju Jorkut dhe kjo ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb rast nga Nju Jorku. Kishte ndodhur nj\u00eb vrasje mes shqiptar\u00ebsh. Ishte viti 1990 dhe nga Kosova kishin ardhur Mark Krasniqi e Anton \u00c7etta p\u00ebr pajtimet dhe n\u00eb dispor\u00eb. Djali q\u00eb duhej t\u00eb falte gjakun e t\u00eb v\u00ebllait, iu tha: \u201cJo faqebardh\u00eb qofshi, por jeta e v\u00ebllaut tim nuk mund t\u00eb falet kollaj. N\u00ebse e falim, ia falim vet\u00ebm Zotit! Un\u00eb do t\u00eb flas me vllaznit e mi n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7do njoftim do t\u2019ua baj me dije n\u00ebp\u00ebrmjet Dom Rrokut.\u201d Dhe nuk vonoi e trokiti n\u00eb der\u00ebn time: \u201cLirisht mundesh me u dhan\u00eb fjal\u00ebn atyre burrave se ne e falem gjakun!\u201d Un\u00eb ia p\u00ebrcolla grupit t\u00eb pajtimit lajmin e mir\u00eb. N\u00eb Nju Jork kemi patur dhe rastin e nj\u00eb f\u00ebmije me ngjyr\u00eb q\u00eb p\u00ebr provokim e lyejn\u00eb me boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe ky do t\u00eb ishte incident etnik, pasi donin t\u2019ua linin shqiptar\u00ebve. Si thoni vepruam? S\u00eb bashku me nj\u00eb grup vullnetar\u00ebsh, nd\u00ebrmjet\u00ebsues n\u00eb zgjidhjen e konflikteve. (Imzot Rroku na tregon gazetat amerikane ku ishte shkruar p\u00ebr at\u00eb ngjarje). Ky \u00ebsht\u00eb dhe kuptimi modern e pajtimit dhe jo persona t\u00eb vet\u00ebshpallur si pajtimtar\u00eb. I solla k\u00ebto shembuj jo p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer di\u00e7ka vetjake, por misionar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb na mungojn\u00eb sot. Ata jan\u00eb t\u00eb pabuj\u00eb, nuk b\u00ebjn\u00eb deklarata, nuk mburren, nuk merren me \u201cshifra\u201d, por me at\u00eb \u00e7ka kan\u00eb arritur me njeriun.\u201d<\/p>\n<p>I bashkohemi k\u00ebtij mesazhi t\u00eb Imzot Mirdit\u00ebs, me bindjen se e v\u00ebrteta nuk qendron n\u00eb ato q\u00eb reklamojn\u00eb disa shoqata p\u00ebr veten, por n\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb, n\u00ebse kan\u00eb p\u00ebrfituar apo jo nga \u201caksioni\u201d i k\u00ebtyre misionar\u00ebve t\u00eb vet\u00ebshpallur. Le t\u00eb dalin ata e t\u00eb thon\u00eb se cil\u00ebt misionar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre (jo sa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fotografi!) dhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta realisht? Askujt nuk i lejohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cheroin\u201d lidhur me ta, natyrisht pa mohuar asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vite p\u00ebr t\u00eb shuar gjakmarrjen, nga shoqatat jo \u201cpopullore\u201d. S\u00eb fundi a do t\u00eb ngrihet komisioni p\u00ebr t\u00eb cilin flet Imzot Mirdita, q\u00eb me siguri do t\u00eb ishte miks: shtet\u00ebror, i shoq\u00ebris\u00eb civile, komuniteteve fetare, mediave? Le t\u00eb shpresojm\u00eb se do t\u00eb jemi nj\u00eb z\u00eb i p\u00ebrbashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision human, ku meritat vetjake t\u00eb mbeteshin anonime, t\u2019i shkonin ato Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebndoshjes s\u00eb saj nga kriminaliteti dhe integrimit ton\u00eb europian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\">\u201cF\u00cbMIJ\u00cbT E NGUJUAR\u201d, MES SHTETIT JOVEPRUES<\/p>\n<p align=\"center\">DHE SHOQ\u00cbRIS\u00cb (JO)CIVILE<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Organet shtet\u00ebrore nuk kan\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb pre\u00e7ize t\u00eb ngujimit, si n\u00eb rastin kur dikush p\u00ebrfshihet n\u00eb gjakmarrje, si at\u00ebher\u00eb kur dikush tjet\u00ebr del prej saj. Pastaj, p\u00ebr seriozitetin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb pjekur, duhet th\u00ebn\u00eb se ka f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vet\u00ebngujuar dhe jo t\u00eb ngujuar kanunisht, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk i ka shtr\u00ebnguar askush t\u00eb mbyllen, por jan\u00eb vet\u00ebmbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga frika e ndonj\u00eb agresioni nga ana e familjes s\u00eb d\u00ebmtuar, meq\u00eb sot nga disa nuk i rrihet as kanunit, as ligjit. Dihet tashm\u00eb, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, por dhe \u00ebsht\u00eb e provuar, se me Kanun askush nuk e ngujonte f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr gjak. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka, mund t\u00eb hidhen moralist\u00ebt, apo shoqatist\u00ebt, nj\u00eblloj \u00ebsht\u00eb. Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb dy llojesh, por kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete, se nuk jan\u00eb njer\u00ebzit e viktim\u00ebs q\u00eb duan t\u00eb hakmerren mbi f\u00ebmij\u00ebt, jemi ne t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ua \u201ckujtojm\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb me padijen dhe padashjen ton\u00eb. Por t\u00eb vim\u00eb te thelbi. Thujase pranohet se shteti nuk ka informacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, ama \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur fakti q\u00eb ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, qysh n\u00eb dit\u00ebt e para n\u00eb k\u00ebt\u00eb post \u00ebsht\u00eb fokusuar te ky problem jasht\u00ebzakonisht i ndjesh\u00ebm, duke u shprehur se atyre f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dija u privohet jeta, do t\u2019iu gjendemi pran\u00eb. Ministria e Arsimit do t\u00eb merret seriozisht me k\u00ebt\u00eb dukuri, ka deklaruar ministrja, duke apeluar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr rol t\u00eb komunitetit ndaj \u00e7\u00ebshtjeve komunitare e n\u00ebnkuptuar nj\u00eb tjet\u00ebr qasje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. V\u00ebreni se \u00e7far\u00eb konfuzioni ka. \u201cLezha, shifra alarmante t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i fresk\u00ebt i dat\u00ebs 29 tetor 2013 n\u00eb disa media, p\u00ebr \u00e7udi pa p\u00ebrmendur asnj\u00eb shif\u00ebr!? N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim flitet p\u00ebr \u201cshifra kontradiktore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e ngujuar\u201d, ku nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nj\u00eb nga shoqatat e pajtimit fliste p\u00ebr 900 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, nd\u00ebrsa Ministria e Arsimit jepte shifr\u00ebn 50 t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrher\u00eb shifrat e k\u00ebtyre organizmave \u201ccivile\u201d jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ato t\u00eb policis\u00eb. \u201c130 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, apo 140 deputet\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsuar\u201d \u00ebsht\u00eb titulli i nj\u00eb artikulli tjet\u00ebr. M\u00eb af\u00ebr s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs na duket gazeta \u201cShqiptarja. com\u201d, e cila raportonte se n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti shkollor 32 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb rrethit t\u00eb Shkodr\u00ebs nuk kan\u00eb mundur t\u00eb nisin m\u00ebsimin p\u00ebr shkaqe gjakmarrje. Sipas misionar\u00ebve t\u00eb paqes q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, fshati Bardhaj ka edhe numrin me t\u00eb lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar. \u201cEdhe pse ngujimi i f\u00ebmij\u00ebve deri n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb i ndaluar n\u00eb Kanun, k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb dalin nga sht\u00ebpit\u00eb, m\u00ebsimi p\u00ebr ta zhvillohet brenda sht\u00ebpive t\u00eb tyre, ku m\u00ebsuesit shkojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim.\u201d\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb Shkodra, rrethina e saj. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi. Dhe k\u00ebtu t\u00eb mbetemi, pa p\u00ebrgjith\u00ebsuar, si\u00e7 do ta shohim dhe n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Panorama e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar, sipas burimeve nga terreni<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sadopak nj\u00eb realitet q\u00eb nuk e kemi t\u00eb plot\u00eb shtet\u00ebrisht, kemi folur me struktura t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, drejtues t\u00eb arsimit n\u00eb qarqet e Veriut, m\u00ebsues, gazetar\u00eb, veprimtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe ja pamja e dukuris\u00eb.<\/p>\n<p>Shkodra: Sipas burimeve nga Drejtora e Policis\u00eb, jan\u00eb 25 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, nga t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebri n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, si dhe student\u00eb.<\/p>\n<p>Mal\u00ebsia e Madhe: Kadri Ujka, m\u00ebsues n\u00eb Koplik, publicist: \u201cKa patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar nga \u201cShansi i dyt\u00eb\u201d. Shifrat e gjakmarrjes jan\u00eb fiktive, nuk ka nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb, ka spekulim e abuzim. M\u00eb shum\u00eb se gjakmarrje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim ordiner. Jan\u00eb 2 familje n\u00eb Koplik dhe nj\u00eb n\u00eb Grizh\u00eb me probleme t\u00eb tilla. Kurse n\u00eb Shkod\u00ebr ka disa, n\u00eb Kiras.\u201d<\/p>\n<p>Lezha: Sipas drejtorit t\u00eb DAR, Kastriot Kodheli, ka patur vet\u00ebm nj\u00eb rast vitin e kaluar n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i klas\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb, q\u00eb venin m\u00ebsuesit dhe e m\u00ebsonin n\u00eb sht\u00ebpi, ndonj\u00ebher\u00eb merrej dhe n\u00eb shkoll\u00eb mbasditesh. Tani ai ka shkuar me f\u00ebmiljen n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Puka: Drejtori i Zyr\u00ebs Arsimore, Vladimir Kola: \u201cDeklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se n\u00eb rrethin e Puk\u00ebs nuk ka asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, vet\u00ebm n\u00ebse ka ndonj\u00eb subjekt q\u00eb abuzon.\u201d Dhe nga interesimi yn\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga komunat k\u00ebshtu del, ka patur dy-tre f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb kufizuar p\u00ebr disa jav\u00eb, kan\u00eb munguar, apo kan\u00eb ardhur t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb shkoll\u00eb, pasi familja e tyre ishte perfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vrasje p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb gjakmarrje.<\/p>\n<p>Mirdita: Drejtori i ZA, Viktor Mata: \u201cP\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb shifra e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar \u00ebsht\u00eb zero. K\u00ebt\u00eb ia kam komunikuar dhe Ministris\u00eb.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dy komuna t\u00eb k\u00ebtij rrethi kan\u00eb qen\u00eb dy raste t\u00eb nj\u00eb vet\u00ebngujimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, por t\u00eb paraportuara as n\u00eb organet arsimore, as n\u00eb komun\u00eb.<\/p>\n<p>Tropoja: Sipas punonj\u00ebsit e ZA, Naim Sadiku, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth nuk figuron asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i ngujuar, q\u00eb t\u00eb trajtohet nga \u201cShansi i dyt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kuk\u00ebsi: Petrit Palushi, drejtori i Radio-Kuk\u00ebsit, shkrimtar: \u201cJan\u00eb zona q\u00eb nuk e zbatojn\u00eb gjakmarrjen, ka patur vet\u00ebm tek-tuk raste sporadike, por as nga k\u00ebto jo q\u00eb prej 5 vitesh. Ka nj\u00eblloj urt\u00ebsie t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb k\u00ebta banor\u00eb, v\u00ebrtet ka sherre, konflikte, por fill ndodhin pajtimet mes tyre. Nuk ka f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar n\u00eb Kuk\u00ebs e Has. Nuk njihet ngujimi i f\u00ebmij\u00ebve. U interesova dhe n\u00eb DAR, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sakt\u00eb, e nj\u00ebjta gj\u00eb m\u2019u tha. Por ka disa shoqata pajtimi q\u00eb spekullojn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kurbini: M\u00ebsuesi i \u201cShansit t\u00eb dyt\u00eb\u201d, Fran Nezha: \u201cKemi pas dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, i kemi m\u00ebsuar p\u00ebr 6 muaj n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebsim me ta dy-tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Ishte m\u00eb shum\u00eb vetizolim. Ngujime t\u00eb paqen\u00eb do t\u2019i quaja. Ndodhin \u00e7udira sot, ngujohet pala e vrar\u00eb, me frik\u00ebn se nuk dihet se nga merr pushka!? Kemi nd\u00ebrhyr\u00eb te pala tjet\u00ebr, q\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mos pengohen p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb dhe na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ngujohen f\u00ebmij\u00ebt! \u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsues tjet\u00ebr na thot\u00eb se n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga shkollat jopublike dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb, i merrnin me makin\u00eb te dera e sht\u00ebpis\u00eb dhe pas m\u00ebsimit i \u00e7onin prap\u00eb aty, jo se k\u00ebrc\u00ebnoheshin nga pala tjet\u00ebr, por familjar\u00ebt e tyre kishin frik\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se n\u00eb disa raste, nga frika e gjakmarrjes, f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb larguar bashk\u00eb me familjet e tyre, m\u00eb s\u00eb shumti jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Pajtimi zakonor nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u201cinstitucion\u201d i rendit juridik<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb 27 nx\u00ebn\u00ebs e student\u00eb t\u00eb ngujuar n\u00eb Shkod\u00ebr, nga familjet e r\u00ebna nga Dukagjini e t\u00eb tjer\u00eb dhe mjafton kaq q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr gjakmarrjes, jo me parulla e fjalime, por me forc\u00ebn e shtetit dhe t\u00eb ligjit. Por \u00ebsht\u00eb ndryshe kjo dhe ndryshe t\u00eb stis\u00ebsh shifra marramend\u00ebse t\u00eb ngujuarish, p\u00ebr p\u00ebrfitime buxhetore, sa problemi i ngujimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb nuk e prekim n\u00eb realitet n\u00eb p\u00ebrmasat e frikshme q\u00eb flitet, ngjan m\u00eb shum\u00eb \u201cproblem\u201d shoqatash? N\u00eb radh\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile ka organizma q\u00eb nxjerrin n\u00eb treg shifra t\u00eb pabesueshme, q\u00eb numrin e familjeve t\u00eb ngujuara e japin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar?! Dhe shteti e lejon k\u00ebt\u00eb, madje i sodit pajtimtar\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pajtime fars\u00eb me kamera, ndonj\u00ebher\u00eb duke u p\u00ebrzier n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtetit me l\u00ebshim v\u00ebrtetimesh \u201cgjakmarrje\u201d p\u00ebr viza, pa e rrokur thell\u00ebsisht problemin. K\u00ebrkohet akreditim p\u00ebr universitetet dhe nuk u k\u00ebrkoka \u201cakreditim\u201d p\u00ebr shoqata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore dhe publike, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb misionarin e gjykat\u00ebsin, sipas nj\u00eb tagri t\u00eb vet\u00ebshpallur. E kritikonte pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe Imzot Rrok Mirdita, Argjipeshkvi i Tiran\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka organizma t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb trajnuara p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve, q\u00eb veprojn\u00eb sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nd\u00ebrmjetsimit, forume t\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut etj., q\u00eb koh\u00eb pas kohe kan\u00eb patur sukses dhe n\u00eb siparmarrje t\u00eb tilla, por ama ka dhe shoqata \u201cpopullore\u201d me qeleshe q\u00eb recitojn\u00eb parulla pajtimi, apo zotohen se do t\u00eb nd\u00ebrmjetsojn\u00eb q\u00eb qindra f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar t\u00eb rikthehen n\u00eb shkoll\u00eb!? Ku jan\u00eb k\u00ebta <em>qindra<\/em> f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar, q\u00eb pritkan \u201cdor\u00ebn e ngroht\u00eb\u201d t\u00eb k\u00ebtyre organizmave pajtimi? Apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kushdo mund t\u00eb deklaroj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, pa mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u2019thot\u00eb e p\u00ebr \u00e7\u2019b\u00ebn?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Dizinformimi mbi gjakmarrjen dhe f\u00ebmij\u00ebt e ngujuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb cilin kemi shkruar disa her\u00eb, por prap\u00eb konfuzioni ka qen\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Sa her\u00eb kemi dashur ta cekim spekullimin me shifra t\u00eb st\u00ebrfryra t\u00eb \u201cf\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ngujuar\u201d,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3631","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3631","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3631"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3631\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3633,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3631\/revisions\/3633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3631"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}