{"id":3559,"date":"2013-11-12T02:08:23","date_gmt":"2013-11-12T02:08:23","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3559"},"modified":"2013-11-13T00:28:47","modified_gmt":"2013-11-13T00:28:47","slug":"krijohet-shoqata-atdhetare-mirdita-ne-michigan-usa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3559","title":{"rendered":"Krijohet Shoqata Atdhetare \u201c Mirdita\u201d n\u00eb Michigan, USA"},"content":{"rendered":"<p><strong><br \/>\n<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-3573\" title=\"mirdita3\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita3-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita3-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita3-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita3.jpg 1172w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a>Pjet\u00ebr Jaku<\/strong><\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 10 N\u00ebndor 2013, nga ora 3:00 Pm deri n\u00eb 5 :00 Pm, n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb u thirr nga Komisioni Nism\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb nga mjediset e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Palit, n\u00eb Rochester Hills u krijua Shoqata Atdhetare \u201c Mirdita\u201d,\u00a0 i pari grupim i mirditorve n\u00eb USA.<!--more--><\/p>\n<p>Edhe m\u00eb par\u00eb nuk kishin munguar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb till\u00eb, por kishin d\u00ebshtuar p\u00ebr arsye organizative t\u00eb modelit \u201c Prit t\u00eb presim, deri sa t\u00eb bashkohen t\u00eb gjith\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Duke nxerr m\u00ebsim nga e kaluara, k\u00ebsaj radhe, Komisioni Nism\u00ebtar kishte ardh\u00eb n\u00eb mendimin, se t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e veshtir\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb t\u00eb njejten koh\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb arsye. Mbasi u njoftuan t\u00eb gjith\u00eb mirditor\u00ebt, v\u00eb\u00e7an\u00ebrisht kryefamiljar\u00ebt, nga ky komision dhe u punua intensivisht p\u00ebr t\u00eb ardh\u00eb te bashkimi n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb, u caktua nj\u00eb dat\u00eb themeluese, edhe pse pati\u00a0 p\u00ebrsona q\u00eb e kishin t\u00eb pamundur, p\u00ebr arsye pune dhe probleme t\u00eb tjera familjare. Ata u lidhen me komisionin, duke njoftuar dhe pranuar antarsimin n\u00eb shoqat\u00eb, si dhe detyrimin\u00a0 p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb do merreshin n\u00eb at\u00eb takim. Edhe pa prezencen fizike, kjo kategori ishte e pranishme! N\u00eb shum\u00eb kode demokratike lejohet p\u00ebrfaq\u00ebsimi i autorizuar. Ndon\u00ebse kishte autorizime t\u00eb tilla, n\u00eb takim nuk u p\u00ebrmenden, pasi nuk u pa e nevojshme nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb. Por, nuk duhet l\u00ebn\u00eb pa theksuar se pati edhe nga ata, q\u00eb ishin t\u00eb njoftuar dhe nuk e kan\u00eb pa t\u00eb arsyeshme t\u00eb jen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe nuk moren pjes\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shoqata detyrimisht duhet t\u2019i mbledh t\u00eb gjith\u00eb mirditor\u00ebt. Ata jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb marrin ose t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb grupim. Mvaret nga vler\u00ebsimi dhe arsyetimi i secilit prej tyre! Duke par\u00eb aktivitetin e saj, ata mund t\u00eb afrohen edhe m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Takimin, fillimisht e drejtoi Komisioni\u00a0 Nism\u00ebtar i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej: Bardhok Ndoit, Gjovalin Kol\u00ebs,\u00a0 Fran Kecit, Kujtim Qafes dhe Pjet\u00ebr Geg\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kishin filluar pun\u00ebn e tyre, para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji. Komisioni kishte ngarkuar Kujtim Qaf\u00ebn, si nj\u00eb nga aktivist\u00ebt e njohur t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Detroit, i cili e hapi takimin duke k\u00ebrkuar t\u00eb hidheshin n\u00eb vot\u00eb: n\u00ebse ishin dakort t\u00eb krijohej shoqata dhe se si do t\u2019i vihej emri. Pasi u kaluan k\u00ebto dy pika, me dy \u2013tri sugjerime, Komisioni Nism\u00ebtar e quajti t\u00eb mbaruar pun\u00ebn e tij, duke ia l\u00ebn\u00eb vendin Komisionit t\u00eb votimit dhe drejtimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi. Me propozimin e\u00a0 t\u00eb pranishm\u00ebve, komisioni i votimit u zgjodh prej tre vetash: Gjovalin Ka\u00e7orri, Gjon Nikolli dhe Lek Preni. Sekretar i Kuvendit,\u00a0 (mbajt\u00ebs i protokollit) u zgjodh Fran Keci.<\/p>\n<p>S\u00eb pari u votua n\u00eb parim\u00a0 nj\u00ebri nga nenet e Projekt &#8211; programit p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit me vot\u00ebn e fsheht\u00eb t\u00eb Kuvendit, si dhe p\u00ebr numrin e\u00a0 Kryesis\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 12 vetash, p\u00ebrkat\u00ebsisht sipas flamujve t\u00eb k\u00ebsaj krahine, nd\u00ebrsa i tremb\u00ebdhjeti ishte kryetari i zgjedhur nga Kuvendi. Po k\u00ebshtu,\u00a0 an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb duhej t\u00eb zgjidheshin m\u00eb vot\u00ebn e fsheht\u00eb t\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00ebnkryetar\u00ebt, sekretari dhe ark\u00ebtari zgjidheshin po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb nga mbledhja e par\u00eb e\u00a0 Kryesis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb pati nj\u00eb mendim nga Ndue Prenga ( mirditor nga Lezha), q\u00eb kryetari duhej t\u00eb ishte nj\u00eb mirditor q\u00eb ka lindur, punuar dhe jetuar n\u00eb Mirdit\u00eb, por ky kusht u hodh posht\u00eb nga t\u00eb pranishmit, pasi \u00e7do mirditor\u00a0 q\u00eb ka pranuar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u zgjedhur pa asnj\u00eb kufizim. K\u00ebt\u00eb propozim e kund\u00ebrshtoi fillimisht Gjok\u00eb Ndoj, i cili mori shembullin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur n\u00eb Amerik\u00eb: \u201c Atyre nuk u p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e t\u00eb q\u00ebnit mirditor.\u201d- sqaroi Gjoka.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj procedure u propozuan\u00a0 5 kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar: Kujtim Qafa, Gjovalin Kacorri, Bardhok Ndoi, Ded Beleshi dhe Gjon Nikolli. P\u00ebr kryesin\u00eb u propozuan 20 an\u00ebtar, nga t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb liheshin n\u00eb list\u00eb 12. Kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar paraqiten versionin e tyre per\u00a0 drejtimin e shoqat\u00ebs dhe mund\u00ebsin\u00eb, duke\u00a0 pranuar kandidimin. Ded Beleshi u propozua n\u00eb munges\u00eb nga Ndue Prenga.<\/p>\n<p>Pas numrimit t\u00eb votave, Komisioni i Votimit njofton zgjedhjen e\u00a0 Kujtim Qafes\u00a0 Kryetar i k\u00ebsaj shoqate.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb shkurt\u00ebr dhe falenderim p\u00ebr besimin q\u00eb i dhan\u00eb mirditor\u00ebt e k\u00ebtij takimi, Kujtimi zuri vend n\u00eb drejtimin e takimit s\u00ebbashku me komisionin e\u00a0 votimit.\u00a0 Pas votimit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr kryesin\u00eb e k\u00ebsaj shoqate, u lexuan fituesit: Pjet\u00ebr Gega, Gjovalin Kola, Viktor Toma, Dod Qafa, Lek Preni, Gjon Simoni, Gentjan Kola, Shkelqim Legisi, Gjok Ndoj, Fran Vokrri, Bardhok Ndoj dhe Gjon Nikolli.<\/p>\n<p>Kryesia zgjodhi: n\u00ebnkryetar,\u00a0 Bardhok Ndoj dhe\u00a0 Fran Vokrri, Sekretar Gjon Simoni dhe ark\u00ebtar Pjet\u00ebr Gega. Sipas\u00a0 Programit, m\u00eb von\u00eb do t\u00eb zgjidhen dhe disa komisione, q\u00eb do ta ndihmojn\u00eb kryesin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar programin e miratuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Pjes\u00eb nga programi i k\u00ebsaj shoqate:<\/span><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Qellimi:<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ruajtja e traditave shqiptare dhe te krahines.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Forcimi i njohjeve dhe evidentimi i mirditoreve n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kanada.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Sigurimi i ndihmave dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimi amerikano-shqiptar n\u00eb dobi t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe mirditor\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ndihma e nj\u00ebri-tjetrit dhe aktivitetet e p\u00ebrbashk\u00ebta<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ruajtja dhe inkurajimi kulturor, si dhe mbajtja gjall\u00eb e gjuh\u00ebs\u00a0 shqipe n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Funksionimi:<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shoqata krijohet me vullnetin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar dhe q\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb program, i cili shtrohet p\u00ebr miratim n\u00eb takimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60 p\u00ebrqind t\u00eb t\u00eb regjistruarve.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 An\u00ebtar i k\u00ebsaj Shoqate mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7do mirditor dhe miq t\u00eb tyre, q\u00eb pranon programin dhe paguan detyrimin mujor t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00c7do an\u00ebtar paiset me librezen e\u00a0\u00a0 an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, ku i shenohet pagesa e \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebr \u00e7do pranim dhe shum\u00eb t\u00eb derdhur n\u00eb ark\u00ebn e Shoqat\u00ebs, kryesia u d\u00ebrgon an\u00ebtar\u00ebve buletinin tremujor me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e saj, sidomos ana financiare, si pjesa m\u00eb e ndjeshme e \u00e7do veprimtarie.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00c7do an\u00ebtar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoi sqarime dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr aktivitetin e Shoqat\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebrfaq\u00ebsimi mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel kryesie t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 11 ose 13 an\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt zgjedhin kryetarin, n\u00ebnkryetar\u00ebt , sekretarin dhe ark\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kryesia zgjidhet nj\u00ebher\u00eb n\u00eb tri vjet ( Janar )<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shoqata nuk \u00ebsht\u00eb objekt p\u00ebrfitues, as biznes. Nuk ndihmon ask\u00ebnd p\u00ebr biznes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Drejtimi i\u00a0 Shoqat\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shoqata ka nj\u00eb kryesi; Kryetar,\u00a0 dy nenkryetar, nje sekretar, dy ark\u00ebtar dhe 5 ose 7 an\u00ebtar.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kryetarin e zgjedh Kuvendi, ndersa grupin drejtues Kryesia<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Sipas p\u00ebrb\u00ebrjes\u00a0 kryesia mund t\u00eb shtoi edhe dy komisione, at\u00eb t\u00eb marr\u00ebdhenjeve me shoqatat e tjera dhe at\u00eb t\u00eb\u00a0 kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ark\u00ebtar\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb, ose t\u00eb t\u00ebrheqin nga llogaria bankare e Shoqat\u00ebs asnj\u00eb peni pa autorizimin e\u00a0 kryesise, ( drejtuesve t\u00eb saj ). E drejta e depozitimit \u00ebsht\u00eb e secilit prej ark\u00ebtar\u00ebve. \u00c7do mang\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim konsiderohet shkelje e ligjit t\u00eb Shoqat\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Informacioni \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e sekretarit, i cili duhet ta nis n\u00eb\u00a0 posten e secilit an\u00ebtar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00c7do aktivitet\u00a0 i organizuar nga kryesia e Shoqat\u00ebs b\u00ebh\u00ebt detyrim\u00a0 p\u00ebr t\u2019u ndihmuar e p\u00ebrkrahur nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta dhe me propzim t\u00eb 30 p\u00ebrqind t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, mund t\u00eb\u00a0 afrohet koha e zgjedhjeve e p\u00ebrcaktuar nj\u00ebher\u00eb n\u00eb tri vjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Fotot nga autori i shkrimit:<\/span><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-3576\" title=\"mirdita1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita1-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita1-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita1-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita1.jpg 1157w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kryetari i sapozgjedhur, Kujtim Qafa<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-3575\" title=\"mirdita2\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita2-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita2-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita2-300x200.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita2.jpg 1086w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Komisioni i votimit: Nga e majta, Gjovalin Ka\u00e7orri, Gjon Nikolli dhe Lek Preni<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3574\" title=\"mirdita4\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita4.jpg\" alt=\"\" width=\"1021\" height=\"611\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita4.jpg 1021w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/mirdita4-300x179.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 1021px) 100vw, 1021px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Komisioni nismetar, nga e majta: Fran Keci, Bardhok Ndoj, Kujtim Qafa, Pjeter Gega dhe Gjovalin Kola<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjet\u00ebr Jaku Me dat\u00ebn 10 N\u00ebndor 2013, nga ora 3:00 Pm deri n\u00eb 5 :00 Pm, n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb u thirr nga Komisioni Nism\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb nga mjediset e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Palit, n\u00eb Rochester Hills u krijua Shoqata Atdhetare \u201c Mirdita\u201d,\u00a0 i pari grupim i mirditorve n\u00eb USA.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-3559","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3559","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3559"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3559\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3572,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3559\/revisions\/3572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}