{"id":3553,"date":"2013-11-07T16:13:49","date_gmt":"2013-11-07T16:13:49","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3553"},"modified":"2013-11-07T16:13:49","modified_gmt":"2013-11-07T16:13:49","slug":"mirdita-ne-historine-me-te-vjeter-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3553","title":{"rendered":"Mirdita n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Mirditashkrim-Nga-NT.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3554\" title=\"Mirdita(shkrim Nga NT)\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Mirditashkrim-Nga-NT.jpg\" alt=\"\" width=\"794\" height=\"473\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Mirditashkrim-Nga-NT.jpg 794w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/Mirditashkrim-Nga-NT-300x178.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 794px) 100vw, 794px\" \/><\/a>N\u00eb vitin 2004, si nj\u00eb surpriz\u00eb interesante vjen botimi m\u00eb i ri i studiuesit francez Zhan Klod Faveirial, ish profesor n\u00eb liceun vlleh t\u00eb Manastirit, <!--more-->lib\u00ebr q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasurim i Historiografis\u00eb Shqiptare. N\u00eb librin prej 552 faqesh t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb 117 kapituj, autori argumenton se vendi yn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij gjeografik, shpesh her\u00eb i izoluar, p\u00ebrher\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqin e perandorive dhe qytet\u00ebrimeve. Autori e fillo-n librin e tij me kapitullin \u201corigjina e shqiptar\u00ebve-pellazg\u00ebt, ngulmimet e tyre t\u00eb hershme, nd\u00ebrtimet dhe se pellazg\u00ebt ishin populli m\u00eb i vjet\u00ebr i Ballkanit, t\u00eb ardhur edhe para grek\u00ebve. Analiza e k\u00ebsaj vepre t\u00eb gjer\u00eb me shume argumente shkencore do t\u00eb donte shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u thelluar n\u00eb t\u00eb, por si studiues mirditor, jam p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb sjelljet p\u00ebr Mirdit\u00ebn, q\u00eb deri m\u00eb tash nuk jan\u00eb njohur sa duhet. N\u00eb faqen 33 t\u00eb librit shkruhet: \u201cShum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se Perendia t\u00eb na hidhte n\u00eb kufinjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, ne i kemi par\u00eb shqiptar\u00ebt dhe kemi th\u00ebn\u00eb: jan\u00eb njer\u00ebz me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mendimi i mir\u00eb q\u00eb ishte ngjizur nd\u00ebr ne, u forcua m\u00eb tej nga mar\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb pat\u00ebm me Bib Dod\u00ebn, princin e Mirdit\u00ebs. Dhe q\u00eb at\u00ebhere lindi ideja p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb populli, q\u00eb nxirrte para nesh njer\u00ebz kaq t\u00eb mir\u00eb, shfaqte kaq madh\u00ebshti dhe na ngjallte kaq nderim. Kapitulli 55 f.267: \u201cMirditor\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb flasim p\u00ebrs\u00ebri, banonin n\u00eb malet p\u00ebrreth, dikur t\u00eb quajtura Kunavia. Fshatar\u00ebt e tyre t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Matit, zinin nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej 24 legash, q\u00eb nga gryk\u00ebderdhja e k\u00ebtij lumi e deri n\u00eb burimet e tij, nd\u00ebrsa kryeqyteti i tyre, i vendosur 16 lega prej Alisias quhej Orosh. Kapitulli 21 f.292-293: \u201cT\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Mirdita nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar asnj\u00ebher\u00eb otoman\u00ebve. Ato q\u00eb traktati i Berlinit i cil\u00ebsoi si privilegj, nuk ishin ve\u00e7se nj\u00eb marr\u00ebveshje. Ende edhe sot, nj\u00eb turk nuk mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb. Ai patjet\u00ebr vritet nga nj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb pushke n\u00eb kufijt\u00eb q\u00eb nuk u lejohet t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb\u2026\u201d Kapitulli 69 f.321: \u201cKu mb\u00ebshtetet Aravantini q\u00eb cakton n\u00eb vitin 1560, koh\u00ebn kur mirditor\u00ebt kan\u00eb si prij\u00ebs nj\u00ebfar\u00eb Zaharie, pasardh\u00ebs t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut? K\u00ebt\u00eb nuk e dim\u00eb dhe as ai nuk e thot\u00eb\u2026\u201d Kapitulli 79 f 356-358: \u201cKatolicizmi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Ep\u00ebrme, kleri, ishte ai q\u00eb vuajti vet\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe turqit, duke shpresuar t\u00eb zhduknin katolicizmin n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, u ndaluan prift\u00ebrinj\u00ebve t\u00eb ushtronin detyr\u00ebn e tyre, pasi n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt i priste d\u00ebnimi me vdekje\u2026\u201d Kapitulli 89 f.391: \u201cMahmud Bushatlliu k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet i pavarur. Kur arriti ky lajm n\u00eb Port\u00ebn e Lart\u00eb turqit e sulmuan menj\u00ebher\u00eb me ushtri e flot\u00eb. Por Bushattlia e dogji nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj flote n\u00eb uj\u00ebrat e Bojan\u00ebs (Buna -N.T); geg\u00ebt nga nj\u00ebra an\u00eb, mirditor\u00ebt nga ana tjet\u00ebr i shpartalluanh t\u00eb 20 mij\u00eb ushtar\u00ebt e d\u00ebrguar nga Sulltani\u2026\u201d. Kapitulli 91, karakteri fisnik i mirditor\u00ebve. Mirditasit nuk pranuan t\u00eb thernin 600 kardhiqiot\u00eb. Ne nuk vrasim njer\u00ebz t\u00eb pambrojtur!-p\u00ebrgjigjet prijesi i tyre- u ktheni kardhiqiot\u00ebve arm\u00ebt q\u00eb u jan\u00eb marr\u00eb. N\u00ebse ata ngrihen dhe e pranojn\u00eb at\u00ebhere ti do t\u00eb shoh\u00ebsh se si do t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb ne. Mirditor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kasaphane t\u00eb lemeris\u00ebshme, u t\u00ebrhoq\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb. Kapitulli 99 f 418-421: \u201cDikur epiriot\u00ebt e lasht\u00eb e kishin quajtur shqiponj\u00eb Pirron, sovranin e tyre. Po, un\u00eb jan shqiponj\u00eb!-u p\u00ebrgjigj ai, por prej jush jam i till\u00eb. Kjo ishte pik\u00ebrisht p\u00ebrgjigja q\u00eb do t\u2019u jepte Sk\u00ebnd\u00ebrebeu t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, por mirditor\u00ebve m\u00eb ve\u00e7an t\u00eb tjer\u00ebve. Principata e Mirdit\u00ebs, thot\u00eb Hekardi,-konsulli i Franc\u00ebs, gjendet e rrethuar n\u00eb malet e paarritshme ku mund t\u00eb dep\u00ebrtosh vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet tre shtigjeve t\u00eb ngushta. Pozicioni i saj \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i sigurt\u00eb, dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi ajo komandon rrug\u00ebt e Prizrenit dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb vetmet n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave, n\u00eb rast lufte m\u00eb Malin e Zi, Porta e Lat\u00eb mund t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Ep\u00ebrme p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar trupa atje. Midis Bib Dod\u00ebs dhe Ismalil Pash\u00ebs, me prejardhje bohemiane, pati nj\u00eb grindje dhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb pakt\u00ebn duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej gjykat\u00ebs ose t\u2019i raportohej Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Por n\u00eb vend t\u00eb ndiqte rrug\u00ebn e ligj\u00ebs, \u00e7far\u00eb b\u00ebri bohemi Ismail Pasha? N\u00eb fillim ai helmoi Bib Dod\u00ebn, dhe pak m\u00eb pas e gjymton fshehurazi kufom\u00ebn e tij. \u00c7\u2019k\u00ebrkonte t\u00eb nxirrte prej k\u00ebsaj? Q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb kasaphan\u00eb nd\u00ebr mirditor\u00ebt me topat dhe nizam\u00ebt e tij; porse si\u00e7 tregojn\u00eb faktet, nj\u00eb krim i till\u00eb nuk mbeti pa u nd\u00ebshkuar. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb konsujt qysh n\u00eb fillim e penguan nj\u00eb gjakderdhje t\u00eb till\u00eb, e cila do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nd\u00ebrhyrejn europiane, t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Libanit. Pas vdekjes s\u00eb Bib Dod\u00ebs, i biri i tij u \u00e7ua n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, thuhej se vet\u00eb qeveria do t\u00eb merrej me edukimin e tij. \u2026. N\u00eb vitin 1804, geg\u00ebt muhamedan\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, var\u00ebn p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar nj\u00eb at kapu\u00e7in. T\u00eb njoftuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mizori mirditor\u00ebt kap\u00ebn pes\u00eb turq dhe i varen n\u00eb portat e qytetit. Me nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Vezirit thuhej: \u201cPes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhe n\u00ebse nj\u00eb krim i till\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, si p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb koka jote!\u201d. I trembur p\u00ebr veten e tij, ai u d\u00ebrgoi dhurata mirditor\u00ebve dhe mezi arriti t\u2019i qet\u00ebsonte ata\u2026 F.441: \u201cBib Doda la nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7e dhe nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 9 vje\u00e7\u2026\u201d. Kapitulli 101 helmimi i princit t\u00eb Mirdit\u00ebs M\u00eb 28 korrik 1868 vdiq Bib Doda, princ i mirditor\u00ebve. Pasi ka mbetur e pand\u00ebshkuar kjo vdekje nuk duhet l\u00ebn\u00eb e pa sh\u00ebnuar n\u00eb histori, si nj\u00eb turp p\u00ebr autorin e saj, dhe si nj\u00eb kompromentim p\u00ebr qeverisjen e Abdyl \u2013 Azizit. Dihet mir\u00eb se Bib Doda pati nj\u00eb grindje t\u00eb madhe me qeverin\u00eb turke dhe n\u00eb ve\u00e7anti me Ismail Pash\u00ebn, me origjin\u00eb bohemiane. Dihet mir\u00eb, gjithashtu se Bid Doda, pak koh\u00eb m\u00eb pas u ftua p\u00ebr drek\u00eb tek mirallai Salik, me origjin\u00eb shqiptare, dhe se t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebshoq\u00ebruesit e tij vdiq\u00ebn nga e nj\u00ebjta s\u00ebmundje brenda tri kat\u00ebr jav\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb e ditur gjithashtu se 10 dit\u00eb pas varrimit t\u00eb tij, varri i Bib Dod\u00ebs ishte hapur dhe kufoma ishte gjumtuar. Asaj ishin nxjerr\u00eb syt\u00eb, kishin prer\u00eb hund\u00ebn, vesh\u00ebt, buz\u00ebt, duart dhe k\u00ebmb\u00ebt, i ishte hequr zemra dhe i ishin k\u00ebputur pjes\u00ebt burr\u00ebrore. Me marrjen e k\u00ebtij lajmi Mirdita u ngrit e gjitha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb si nj\u00eb trup i vet\u00ebm dhe gjaku do t\u00eb derdhej lum\u00eb. Ismail Pasha k\u00ebt\u00eb priste, pasi do t\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb masak\u00ebr mbi k\u00ebta t\u00eb ashquajtur rebel\u00eb, q\u00ebllimisht q\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrronte turpin e tij me nj\u00eb l\u00ebvizje politike. Por konsujt e Franc\u00ebs dhe Austris\u00eb, z. Obaret dhe Du\u00e7izi, e kuptuan q\u00ebllimin e guvernatorit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ata nd\u00ebrhyn\u00eb dhe iu b\u00ebn\u00eb mirditor\u00ebve premtime, q\u00eb nuk u mbajt\u00ebn m\u00eb von\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri Ismail Pasha doli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe duhej t\u00eb dilte si autor mizor i akteve t\u00eb tilla; helmimit t\u00eb Bib Dod\u00ebs dhe gjymtimit t\u00eb kufom\u00ebs s\u00eb tij. U k\u00ebrkua nj\u00eb hetim dhe n\u00eb raste t\u00eb till\u00eb ai b\u00ebhet gjithher\u00eb. Por qeveria turke nuk e pa t\u00eb udh\u00ebs ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, sepse e dinin se rezultati nuk do t\u00eb dilte n\u00eb favor t\u00eb gurvenatorit. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, familja e t\u00eb ndjerit, menj\u00ebher\u00eb u hoq nga Shkodra dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Kostandinopoj\u00eb. Megjitthat\u00eb si gurvenator Ismail Pasha, ishte turpi i qeveris\u00eb dhe ushtris\u00eb turke. Nj\u00eb mjek francez, z. Vidal, q\u00eb shoq\u00ebronte asokohe nj\u00eb batalion n\u00eb garnizionin e Shkodr\u00ebs, na tregoi nj\u00eb dit\u00eb at\u00eb cfar\u00eb kishte para me syt\u00eb e tij se, kur hungarezja me t\u00eb cil\u00ebn Ismaili jetonte pa pik\u00eb turpi, shkoi n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb ribashkohej me t\u00eb, ai d\u00ebrgoj band\u00ebn ushtarake p\u00ebr ta pritur dhe e shoq\u00ebroi at\u00eb n\u00ebn tingujt e instrumentave, pothuaj deri pran\u00eb qytetit. T\u00eb rivijm\u00eb tek Bib Doda. Disa shkodran\u00eb na tregojn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb se duke e par\u00eb q\u00eb po vdiste, princi i mirditor\u00ebve k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb vinte konsulli i Franc\u00ebs dhe i tha: \u201cJa, im bir, ja dhe parat\u00eb e mija. Po t\u2019i besoj ty. Gjithcka q\u00eb m\u00eb takon mua \u00ebsht\u00eb n\u00eb rojen t\u00ebnde. Sa p\u00ebr mua ka mbaruar gjithcka. Un\u00eb s\u2019do t\u00eb merrem m\u00eb me to\u2026\u201d. Nj\u00eb korespondenc\u00eb e Shkodr\u00ebs, e riprodhuar nga La Turquie, ish-gazet\u00eb e Kostandinopoj\u00ebs, duke treguar p\u00ebr funeralet e t\u00eb ndjerit, thoshte se konsulli i Franc\u00ebs mbante p\u00ebr dore djalin e vog\u00ebl t\u00eb Bib Dod\u00ebs, paraprinte kortezhin, dhe se kat\u00ebr an\u00ebt e arkivolit, mbaheshin nga konsuj e Austris\u00eb, Rusis\u00eb, Italis\u00eb dhe nga sekretari i konsullat\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb, dhe m\u00eb n\u00eb fund, se sh\u00ebrbesa e p\u00ebrshpirtjes ishte b\u00ebr\u00eb nga ipeshkvi katolik imz. Poten\u2026. Sh\u00ebnim: Abdyl-Azisi u ngjit n\u00eb fronin e sulltanit t\u00eb perandoris\u00eb turke n\u00eb vitin 1861 deri sa u vra m\u00eb 1876. Kapitulli 102 Ne e shohim Bib Dod\u00ebn n\u00eb Kostandinopoj\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb para luft\u00eb s\u00eb Krimes\u00eb, dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb pas luft\u00ebs. Meq\u00eb perandori Nikola I-r\u00eb i kishte shpallur luft\u00eb Turqis\u00eb, sulltan Abdul Mexhidi k\u00ebrkoi ndhm\u00ebn e mirditor\u00ebve dhe Bib Doda udh\u00ebhoqi p\u00ebr atje 5-600 burra. Pasi disa prej tyre vdiq\u00ebn, Bib Doda shkoi t\u00eb rekrutonte t\u00eb tjer\u00eb, dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb princit Omer Pasha, i \u00e7\u2019armatos n\u00ebn pretekstin e abuzimit, i fut nj\u00eb pal\u00eb nd\u00ebr nizam\u00ebt e tij, dhe t\u00eb tjer\u00ebt i rikthen n\u00eb vendin e tyre. Tashm\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb princi i Mirdit\u00ebs, k\u00ebrkon pushk\u00ebt q\u00eb Omer Pasha u kishte marr\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij, dhe nga ana tjet\u00ebr qeveria turke e mbajti shum\u00eb her\u00eb n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebshillat e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte c\u00ebshtja e zmadhimit t\u00eb principat\u00ebs s\u00eb mirditor\u00ebve p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb asaj t\u00eb Malit t\u00eb Zi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, i duhej t\u2019i bashk\u00ebngiste asaj Dibrat, mal\u00ebsor\u00ebt dhe zonat malore t\u00eb C\u00ebrnagores. Por k\u00ebto mbeten vet\u00ebm fjal\u00eb. Ngjarjet e viteve 1876-1878 i treguan Turqis\u00eb se, n\u00eb vend t\u2019a shnd\u00ebrronte Mirdit\u00ebn n\u00eb pashall\u00ebk, e cila nuk kishte qen\u00eb e till\u00eb, ishte m\u00eb me vler\u00eb ta ngrinte at\u00eb si principat\u00eb otomane, e aft\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Malit t\u00eb Zi ambicioz. Ende i ri Bib Doda kishte shoq\u00ebruar baban\u00eb e tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr rus\u00ebve (1828-1829). Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Filipopoj\u00eb me amonierin dhe mirditor\u00ebt e tij, kapiten Lleshi i Zi (Aleksandri i Zi) pyeti ku ishte kisha katolike dhe e \u00e7uan, -thoshte Bib Doda, -n\u00eb nj\u00eb lloj guve, meqen\u00ebse peshkopi fanariot nuk ua lejonte, madje as vet\u00eb bullgar\u00ebve latin\u00eb, t\u00eb kishin nj\u00eb kish\u00eb. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb guv\u00eb, Lleshi i Zi shkoi t\u00eb gjej\u00eb guvernatorin dhe i k\u00ebrkoi atij nj\u00eb vend t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar fen\u00eb e tij dhe t\u00eb katolik\u00ebve. Ia dhan\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. K\u00ebshtu katolik\u00ebt bullgar\u00eb ose polikian\u00ebt e Filipopoj\u00ebs, u detyrohen mirditasve p\u00ebr fatin e mir\u00eb q\u00eb dol\u00ebn nga katakombet ku i mbante fanatizmi i Fanariot\u00ebve. N\u00eb krye t\u00eb mirditor\u00ebve t\u00eb tij Bib Doda, ende shum\u00eb i ri, kishte merituar nishan iftikharin p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera ndaj Reshid Pash\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Poshtme (1844). Dhe n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi (1852) me nj\u00eb gjakftoht\u00ebsi t\u00eb admirueshme kishte mbuluar t\u00ebrheqjen e ushtris\u00eb turke, q\u00eb ishte nen urdh\u00ebrat e Omer Pash\u00ebs. Dallohet jo m\u00eb pak n\u00eb vitin pasues n\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb shumta kund\u00ebr kozak\u00ebve n\u00eb rrethinat e Silistris\u00eb. Arrin fushata e vitit 1862-63 kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. \u00c7far\u00eb sh\u00ebrbimesh t\u00eb tjera nuk kreu ai p\u00ebr ushtrin\u00eb turke t\u00eb futur pa kujdes nd\u00ebr male. Megjithat\u00eb mirditor\u00ebt nuk e kishin harruar at\u00eb cka u kishin b\u00ebr\u00eb vullnetar\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Danub, si ishin shp\u00ebrblyer ata, dhe n\u00eb \u00e7\u2019gjendje ishin kthyer n\u00eb vendin e tyre. Bib Doda vet\u00eb nuk mund t\u00eb harronte mundimin q\u00eb hoqi p\u00ebr t\u2019iu kthyer njer\u00ebzve t\u00eb tij arm\u00ebt q\u00eb ua kishte marr\u00eb Omer Pasha. Ftohja ishte nj\u00eb c\u00ebshtje serioze, dhe mund t\u00eb thuhet se abati i mirditor\u00ebve, i detyruar t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb njer\u00ebzit e tij n\u00eb Mal t\u00eb Zi, kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjej se t\u00eb krishter\u00ebt nuk duhet t\u00eb marrin arm\u00ebt n\u00eb favor t\u00eb musliman\u00ebve kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Fakti \u00ebsht\u00eb se kur mori vesh p\u00ebrgjigjen e Dom Gasprit, kroati apostat Omer Pasha, d\u00ebrgoi njer\u00ebz ta marrin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, dhe e nisi p\u00ebr nuk dihet se ku. Nd\u00ebrkoh\u00eb konsulli i Franc\u00ebs, i njoftuar p\u00ebr at\u00eb cfar\u00eb po ndodhte, nxitoi pran\u00eb xhandar\u00ebve t\u00eb Omer Pash\u00ebs dhe me duart e tyre ua shk\u00ebputi atyre amonierin e Bib Dod\u00ebs. Q\u00ebllimi i konsullit t\u00eb Franc\u00ebs nuk ishte t\u00eb shp\u00ebtonte abatin Gasp\u00ebr nga nd\u00ebshkimet q\u00eb ai mund t\u00eb merrte, por nga keqtrajtimi prej serasqerit apostat, viktim\u00eb e t\u00eb cilit do t\u00eb kishte qen\u00eb patjet\u00ebr. Kur Gaspri ishte jasht\u00eb rrezikut, u bisedua dhe u arrit marr\u00ebveshja, q\u00eb konsulli i Franc\u00ebs ta d\u00ebrgonte vet\u00eb n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, dhe q\u00eb abati i Mirdit\u00ebs t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb atje i lir\u00eb me nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb krye t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij, Bib Doda, ishte nisur tashm\u00eb p\u00ebr n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Si kudo, sjellja e tij n\u00eb cdo drejtim i meritonte l\u00ebvdatat dhe t\u00eb dy ushtri\u00eb e ruajt\u00ebn suksesin q\u00eb e arrit\u00ebn, pjes\u00ebrisht n\u00eb saj t\u00eb guximit t\u00eb mirditor\u00ebve, si dhe t\u00eb informacioneve q\u00eb ata mor\u00ebn prej tyre. Sa p\u00ebr shp\u00ebrblimin dhe cmimin p\u00ebr gjakun e derdhur, as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb, p\u00ebrkundrazi. Tashm\u00eb kemi folur p\u00ebr at\u00eb se si vdiq Bib Doda, p\u00ebr trajtimin q\u00eb Ismail Pasha u rezervoi mirditor\u00ebve hakmarr\u00ebs ndaj akteve t\u00eb tij barbare, dhe se cila ishte n\u00eb k\u00ebto rrethana sjellja e qeveris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij Abdyl Azizi, t\u00eb cilin vet\u00eb turqit e vran\u00eb (1876)\u2026. Kapitulli 103. Sa i kushtoi Port\u00ebs s\u00eb lart\u00eb trajtimi q\u00eb u b\u00ebri mirditor\u00ebve Pasi i kishte l\u00ebnduuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mirditor\u00ebt dhe i kishte l\u00ebn\u00eb pa princin e tyre, ishte e natyrshme q\u00eb nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohej m\u00eb ndihm\u00eb prej tyre, t\u00eb cil\u00ebn ata gjithnj\u00eb besnik\u00ebrisht ua kishin dh\u00ebn\u00eb ushtrive perandorake. Lufta e fundit (1876-1878) u b\u00eb pa ata, dhe kurr\u00eb Turqia nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kaq t\u00eb mjerueshme. N\u00ebse qeveria turke do t\u2019i kishte hapur rrug\u00eb projektit, q\u00eb kishte pasur p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Malit t\u00eb Zi, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb principat\u00eb civile, principat\u00ebn e zmadhuar t\u00eb Mirdit\u00ebs, ajo do t\u00eb mundte pa frik\u00eb t\u2019i linte vet\u00eb asaj kujdesin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbajtur Jugun, dhe madje edhe t\u00eb pushtonte Malin e Zi. E qet\u00eb nga kjo an\u00eb, Turqia mund t\u00eb d\u00ebrgonte tjet\u00ebrkund trupat q\u00eb ajo mbante m\u00eb kot n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb e mundshme q\u00eb Mali i Zi u zgjerua n\u00eb Hercegovin\u00eb me lejen e Austris\u00eb. Por n\u00eb Jug, padyshim Turqia nuk do t\u00eb kishte humbur aspak Tivarin, Ulqinin, Shpuz\u00ebn dhe Podgoric\u00ebn\u2026dhe tashm\u00eb ajo nuk do t\u00eb p\u00ebrballej me pushtime t\u00eb tjera. P\u00ebr t\u00eb riparuar t\u00eb keqen u formuan lidhje, nj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nj\u00eb n\u00eb Prizren, dhe vendimeve t\u00eb Berlinit besohej se mund t\u2019u kund\u00ebrvije vullnetin e popullsive. Por Anglia n\u00eb vitin 1880 provokoi demonstrimin detar t\u00eb Kotorrit, ku u gjend\u00ebn 20 luft\u00ebanije t\u00eb m\u00ebdha me 7300 njer\u00ebz dhe me 136 topa n\u00eb bord. Ky demostrim pati si q\u00ebllim nj\u00eb cop\u00ebtim t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Greqis\u00eb. Meq\u00eb popullsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse iu kund\u00ebrvun\u00eb, Turqia nuk l\u00ebshoi nd\u00ebr male. Por ajo dor\u00ebzoi si barasvler\u00eb teritorin pak a shum\u00eb midis detit dhe liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo gjendej midis dy lidhjeve, q\u00eb vet\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb shkak. P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb lidhjen e Shkodr\u00ebs u d\u00ebrgua nga Kostandinopoja Dervish Pasha (Lov\u00e7ali). Me shkasin e trases\u00eb s\u00eb nj\u00eb rruge prej Shkodr\u00ebs deri n\u00eb det, Dervish Pasha ia hodhi Hodo Beut dhe t\u00eb birit t\u00eb Bib Dod\u00ebs, bashk\u00eb me dy drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhjes shkodrane, i \u00e7oi ata me dredhi deri tek anija me avull e d\u00ebrguar nga Kostandinopoja, dhe at\u00ebhere u tregoi atyre urdh\u00ebrat me t\u00eb cilat ai ishte ngarkuar, duke i d\u00ebrguar n\u00eb Port\u00ebn e Lart\u00eb. Hodo Beu dhe Bib Doda i ri u internuan n\u00eb serasqerat. I m\u00ebrzitur nga burgimi i tij Hodo Beu pranoj nj\u00eb vend si kajmekan n\u00eb Azi. Edhe Bib Dod\u00ebs s\u00eb ri iu ofrua gjithashtu nj\u00eb vend, por nuk e pranoi. M\u00eb n\u00eb fund, nga nj\u00eb artikull i gazet\u00ebs VAQUET, e marsit 1882, dhe i riprodhuar nga Courrier d\u2019Orient, m\u00ebsohet se ai ishte liruar dhe qe em\u00ebruar antar i komisionit t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb ngritur nga Beqir Pasha\u2026 (P\u00ebrgatitur me shkurtime nga Dr. Nikoll\u00eb Toma)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2004, si nj\u00eb surpriz\u00eb interesante vjen botimi m\u00eb i ri i studiuesit francez Zhan Klod Faveirial, ish profesor n\u00eb liceun vlleh t\u00eb Manastirit,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3553","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3553"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3555,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3553\/revisions\/3555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}