{"id":3547,"date":"2013-11-06T16:22:11","date_gmt":"2013-11-06T16:22:11","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3547"},"modified":"2013-11-06T16:22:11","modified_gmt":"2013-11-06T16:22:11","slug":"nje-nobeliste-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3547","title":{"rendered":"Nj\u00eb nobeliste p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/alice-munro.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3548\" title=\"alice-munro\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/alice-munro.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"355\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/alice-munro.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/alice-munro-253x300.jpg 253w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Arta Marku<\/strong><\/p>\n<p>Asokohe ishte thjesht nj\u00eb lib\u00ebrth n\u00eb raftet e tejmbushura t\u00eb librarive. Lexuesve q\u00eb u ra n\u00eb sy dhe e mor\u00ebn me vete, e shijuan. T\u00eb tjer\u00ebt, v\u00ebshtir\u00eb ta ken\u00eb njohur shkrimtaren q\u00eb kish q\u00eb kish z\u00ebn\u00eb vend modestisht,<!--more--> vet\u00ebm me nj\u00eb cop\u00ebz t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb saj, n\u00eb librarit\u00eb shqiptare. Nj\u00eb lib\u00ebrth me titullin &#8220;Virgj\u00ebresha shqiptare&#8221;, edhe pse togfjal\u00ebshi ngacmon, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ia vlen t\u00eb lexohet. Fundja v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dihej thjesht me aq informacion sa jep kopertina (titulli dhe emri i autores) se rreshtave t\u00eb librit kishin ngritur prit\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb papritura&#8230;<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nTani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr. Togfjal\u00ebshi ngacmues u kthye n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Shkaku: Nobeli q\u00eb mori autorja. Me t\u00eb drejt\u00eb, Alice Munro, nobelistja e saposhpallur, iu paraqit lexuesve shqiptar\u00eb t\u00eb gazetave si autorja e &#8220;Virgj\u00ebresh\u00ebs shqiptare&#8221; ani pse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb ve\u00e7se p\u00ebr nj\u00eb prej tregimeve t\u00eb pafundme t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb gruas q\u00eb iu shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publikut (t\u00eb vendit t\u00eb saj) n\u00eb 1968-\u00ebn e larg\u00ebt.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>***<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nPor \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr? \u00c7far\u00eb fshihet pas tij, titullit, rreshtave t\u00eb subjektit t\u00eb tij? \u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb kjo virgj\u00ebresh\u00eb shqiptare, aspak e shkruar n\u00eb shqip e q\u00eb vjen nga p\u00ebrtej oqeanit?<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nThuajse nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb shkuar, kish qen\u00eb krejt i rast\u00ebsish\u00ebm &#8220;kontakti&#8221; i p\u00ebrkthyesit (Piro Dollani) me autoren. E kush mund t\u00eb ishte aq profet e t\u00eb parashikonte se pas emrit Alice Munro (pavar\u00ebsisht \u00e7mimeve t\u00eb shumta letrare q\u00eb ka merituar) fshihej nobelistja e ardhshme. Gjithsesi, befasia e par\u00eb ishte shkrimtarja e &#8220;saponjohur&#8221;. Por akoma m\u00eb e madhe befasia e dyt\u00eb: tregimi q\u00eb e lidh \u00e7uditshm\u00ebrisht shkrimtaren kanadeze me Shqip\u00ebrin\u00eb. Pastaj, vjen natyrsh\u00ebm d\u00ebshira p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer, p\u00ebr t&#8217;ia dh\u00ebn\u00eb edhe lexuesve shqiptar\u00eb nj\u00eb autore q\u00eb vlen dhe nj\u00eb cop\u00ebz krijimtarie t\u00eb saj, ku Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nK\u00ebshtu u shfaq &#8220;Virgj\u00ebresha shqiptare&#8221; n\u00eb vitrinat shqiptare t\u00eb librarive, m\u00eb 2005. Nj\u00eb lib\u00ebr me kopertin\u00eb m\u00eb vete porse brenda saj nj\u00eb tregim i vet\u00ebm (edhe pse ka gjas\u00eb q\u00eb prej k\u00ebsaj fare mund t\u00eb kish mbir\u00eb e rritur nj\u00eb proz\u00eb e gjat\u00eb, aspak p\u00ebr tu shp\u00ebrfillur), ama nj\u00eb nd\u00ebr tregimet q\u00eb shkrimtarja kishte p\u00ebrzem\u00ebr; ndoshta p\u00ebr frym\u00ebn ekzotike t\u00eb k\u00ebtij krijimi, fal\u00eb faktit q\u00eb ishte ngjyer me nektar Shqip\u00ebrie, me nektarin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb fillimit t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, kur atmosfera e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ishte v\u00ebshtir\u00eb-e-gjindshme gjetiu, s\u00eb paku n\u00eb pjes\u00ebn e qytet\u00ebruar t\u00eb globit. Ku ta dish&#8230;<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nN\u00ebse do t&#8217;i referoheshim autores, ishte rast\u00ebsore r\u00ebnia n\u00eb kontakt me nj\u00eb material kaq josh\u00ebs si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ka futur prej Shqip\u00ebrie n\u00eb tregimin e saj. Por shum\u00eb shpesh rast\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mbret i fatit. Dhe fati p\u00ebr Munro-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ishte &#8220;Virgj\u00ebresha shqiptare&#8221;.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>***<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nProtagonistja e librit nuk \u00ebsht\u00eb as virgj\u00ebresh\u00eb e as shqiptare, e megjithat\u00eb togfjal\u00ebshi &#8220;Virgj\u00ebresha shqiptare&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb ngacmuar v\u00ebmendjen. Sharlota, ose &#8220;virgj\u00ebresha&#8221; q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb titullin tregimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kureshtare q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb zbuloj\u00eb e njoh\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb zbulohet e njihet. I kishin th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, madje e rrezikshme, t\u00eb kap\u00ebrcente kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb zi. Andej, matan\u00eb vij\u00ebs ndar\u00ebse me vendin ku ajo si turiste po m\u00ebrzitej n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb grupi njer\u00ebzish pasiv\u00eb q\u00eb k\u00ebnaqeshin duke luajtur letrash, thuhej se ishte nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb bot\u00eb ku koha kishte ndalur e nuk l\u00ebvizte. Dhe ajo, e joshur, niset me nj\u00eb shoq\u00ebrues t\u00eb rreckosur dhe nj\u00eb kal\u00eb. Por aventura i ka z\u00ebn\u00eb prit\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjaksi i shoq\u00ebruesit t\u00eb saj, por Sharlota \u00ebsht\u00eb ende larg t\u00eb kuptuarit t\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave. Shoq\u00ebruesi mbetet i vrar\u00eb vet\u00ebm pak pasi kishin kap\u00ebrcyer kufirin, kali i saj trembet dhe e rr\u00ebzon, ajo bie mbi nj\u00eb gur t\u00eb thepisur dhe humb ndjenjat.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nK\u00ebtu fillon tregimi i Sharlot\u00ebs&#8230;<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>***<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nQ\u00ebllimi i shkrimtares nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb e tu tregoj\u00eb lexuesve t\u00eb vendit t\u00eb saj nj\u00eb bot\u00eb ekzotike q\u00eb t\u00eb le me goj\u00eb hapur. Jo vet\u00ebm se e ka b\u00ebr\u00eb sakaq Edith Durhami, libri i s\u00eb cil\u00ebs iu b\u00eb &#8220;udh\u00ebrr\u00ebfyes&#8221; Munro-s\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar, paraqitja e nj\u00eb reportazhi. Gjetiu e ka hedhur spiranc\u00ebn Munro-ja: n\u00eb humbellat e padeshifrueshme t\u00eb shpirtit t\u00eb qenies njer\u00ebzore. K\u00ebrkon t\u00eb flas\u00eb, tregoj\u00eb, shpjegoj\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb sakaq lexuesit t\u00eb p\u00ebrsiasin dhe b\u00ebjn\u00eb interpretimet e veta, p\u00ebr DASHURIN\u00cb, ekzistenc\u00ebn, dometh\u00ebnien, thelbin e saj&#8230;<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Munro e \u00e7on personazhin e saj, Sharlot\u00ebn (Lotar\u00ebn si\u00e7 i thirr\u00ebn mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb) n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve &#8217;20 t\u00eb shekullit XX, madje mu mes maleve t\u00eb izoluara prej nga ikja \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb mos qofsh zog. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye p\u00ebrball\u00eb saj vendos nj\u00eb tjet\u00ebr protagoniste, nj\u00eb grua t\u00eb re, pronare e nj\u00eb librarie, t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr ikur ku e kur t\u00eb doj\u00eb&#8230;<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nDy grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtet e librit, dy paralele q\u00eb nuk mund t\u00eb priten n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb, tek rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr veten, jet\u00ebt e tyre, HISTORIT\u00cb RIVALE, rreshtave e mes rreshtave vulosin konkluzione, japin p\u00ebrgjigje (relative padyshim) p\u00ebr pyetjet e pashpallura por t\u00eb n\u00ebnkuptuara: mbi DASHURIN\u00cb.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>***<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nGruaja a e par\u00eb, tashm\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb jet\u00ebs, ka nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb krah. T\u00eb dy, nj\u00ebri m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm se tjetri (edhe p\u00ebr hir t\u00eb asaj cop\u00ebzjete n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm). Jan\u00eb bashk\u00eb qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, dhe lidhja e tyre ngjan si nj\u00eb fill q\u00eb, edhe pse i pakapsh\u00ebm nga syri, i ka shtr\u00ebnguar fort e i mban k\u00ebsisoj edhe tani, n\u00eb muzg t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nE dyta ka nj\u00eb bagazh jet\u00ebsor t\u00eb trazuar, nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb prishur, nj\u00eb tradhti t\u00eb dyfisht\u00eb&#8230; I beson shprehjes q\u00eb diku e ka d\u00ebgjuar se &#8220;nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb martes\u00ebs \u00ebsht\u00eb se t\u00eb krijon mund\u00ebsi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tilla ku lul\u00ebzon dashuria e v\u00ebrtet\u00eb. Nd\u00ebrsa ato paramartesore nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se kopje t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221;. Ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhe e vetmuar.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nHistoria e dashuris\u00eb s\u00eb gruas s\u00eb par\u00eb ka rr\u00ebnj\u00eb shqiptare. Lind \u00e7uditsh\u00ebm mes maleve t\u00eb izoluar, ftoht\u00eb dhe e padukshme, zhvillohet n\u00eb nj\u00eb terren aspak t\u00eb favorsh\u00ebm. Von\u00eb konsumohet por n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00ebn parap\u00ebrgatitore rr\u00ebnj\u00ebt q\u00eb nis e l\u00ebshon fara, gjejn\u00eb humus t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb t\u00eb pashkulshme, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb historin\u00eb t\u00eb pafund dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Tashm\u00eb dy pleq t\u00eb dashuruar, thell\u00ebsisht varfanjak\u00eb, por t\u00eb pasur n\u00eb dashuri, duke fantazuar apo duke u rrekur ta b\u00ebjn\u00eb fantazin\u00eb realitet, k\u00ebrkojn\u00eb me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat (e \u00e7uditshme) ve\u00e7 nj\u00eb grusht para p\u00ebr t\u00eb shijuar dit\u00ebt e fundit t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb tyre mbi tok\u00eb.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nHistoria e gruas s\u00eb dyt\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa histori dashurie \u00ebsht\u00eb histori tradhtie. Vjen prej per\u00ebndimit. Protagonistja, e turbullt dhe e paqart\u00eb, s&#8217;di \u00e7&#8217;t\u00eb b\u00ebj\u00eb me veten, nuk e di se \u00e7&#8217;e \u00e7oi drejt burrit t\u00eb saj e \u00e7&#8217;e b\u00ebri m\u00eb pas ta tradhtoj\u00eb. Aludon se ka k\u00ebrkuar tek i shoqi, m\u00eb shum\u00eb se sa burrin, prind\u00ebrit e munguar dhe rreket ta p\u00ebrligj\u00eb tradhtin\u00eb, me nj\u00eb lloj akti braktisjeje, si hakmarrje ndaj braktisjes q\u00eb i b\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit dikur, duke e l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve. Kalamendet pra, nga nj\u00eb sofistikim n\u00eb tjetrin, e po k\u00ebshtu vijon edhe tek fantazon t\u00eb ardhmen: sheh me sy hapur plot lidhje t\u00eb tjera jasht\u00ebmartesore, konflikte q\u00eb edhe pse zbuten, paralajm\u00ebrojn\u00eb rutin\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb \u00e7ift.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nT\u00eb dyja jan\u00eb histori paralele, lidhje intime q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr nj\u00ebra- tjetr\u00ebs, t\u00eb zhvilluara skajshm\u00ebrisht, mu p\u00ebr t\u00eb rivalizuar.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>***<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nPor pse terreni i ngjizjes s\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb par\u00eb (asaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs) \u00ebsht\u00eb pjesa e izoluar e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb shkuara? Nj\u00eb pyetje q\u00eb ka p\u00ebr p\u00ebrgjigje nj\u00eb tjet\u00ebr pyetje. E ku tjet\u00ebr? Nd\u00ebrsa historia e gruas moderne \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjendet kudo, sepse nj\u00eb grua bashk\u00ebkohore, ngarkuar me paqart\u00ebsi q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb t\u00eb tradhtoj\u00eb pa vramendje e t\u00eb p\u00ebrfytyroj\u00eb krejt e qet\u00eb tradhti t\u00eb reja, mund t&#8217;i v\u00ebr\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb gjeografike t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. Nj\u00eb histori dashurie e thell\u00eb dhe e thjesht\u00eb, duhet gjetur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb thjesht\u00eb. Pra, primitivizmi i ka interesuar autores n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me ca pak rregulla t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara, me kufij t\u00eb caktuar qart\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb magneti: mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb hequr paralele. Primitivizmi shqiptar i b\u00ebn gj\u00ebrat e thjeshta, i shkon qenies njer\u00ebzore n\u00eb thelb duke e zhveshur nga sofistikimet e modernitetit q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa qart\u00ebsojn\u00eb. Civilizimi per\u00ebndimor, p\u00ebrkundrazi ushqen egoizmin, harrimin e tjetrit, dhe vetja shnd\u00ebrrohet n\u00eb mos n\u00eb diell, n\u00eb planet rreth t\u00eb cilit tjetri p\u00ebrsillet si satelit. Shkurt: skajshm\u00ebria e dy terreneve do q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se: primitivizmi dhe modernizimi jan\u00eb rival\u00eb n\u00eb dashuri!<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb prania e terrenit primitiv t\u00eb p\u00ebrligjet. Dhe Munro ia ka dal\u00eb. Pra, e ka nj\u00eb arsye pse nj\u00eb e huaj gjendet maleve t\u00eb veriut shqiptar: kureshtja e turistes p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si t\u00eb tjer\u00ebt; nj\u00eb arsye pse i vrasin shoq\u00ebruesin: gjakmarrja; nj\u00eb arsye pse mbetet e paprekur nga vras\u00ebsi: kanuni nuk lejon t\u00eb shtihet mbi nj\u00eb grua; nj\u00eb arsye pse bie n\u00eb duart e mal\u00ebsoreve q\u00eb e marrin n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet: e rr\u00ebzuar nga kali ka humbur ndjenjat; nj\u00eb arsye pse k\u00ebrkon t\u00eb rrij\u00eb me priftin: \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb izoluar me t\u00eb cilin mund t\u00eb komunikoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb e njohin t\u00eb dy; nj\u00eb arsye pse ajo zbulon se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;virgj\u00ebresh\u00eb&#8221;: detyrohet t\u00eb b\u00ebhet e till\u00eb p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar nj\u00eb martese-shitje; nj\u00eb arsye pse mbetet nj\u00eb vit mes maleve duke u p\u00ebrshtatur me jet\u00ebn dhe rregullat e banoreve t\u00eb zon\u00ebs: askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb qytet t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb n\u00eb konsullat\u00eb a polici, p\u00ebr shkak t\u00eb distancave pothuaj t\u00eb pap\u00ebrshkueshme, izolimit natyror dhe mendor.<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nTani shinat jan\u00eb shtruar. \u00cbsht\u00eb e &#8220;leht\u00eb&#8221; t\u00eb b\u00ebhen krahasimet e tipit: librarja e re, gruaja bashk\u00ebkohore, fantazon se e martuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb bie n\u00eb dashuri me nj\u00eb mjek praktikant kur shkon t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb &#8211; teksa protagonistja e historis\u00eb tjet\u00ebr, sqaron se n\u00eb Shqip\u00ebri grat\u00eb lindnin kudo ku t\u00eb ndodheshin, me ngarkes\u00ebn e druve a bucel\u00ebn e ujit mbi shpin\u00eb&#8230;<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>***<strong>\u00a0<\/strong><br \/>\nVet\u00eb shkrimtarja nuk e njeh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb vendin e vog\u00ebl t\u00eb Ballkanit, k\u00ebt\u00eb pik\u00eb n\u00eb glob q\u00eb i sh\u00ebrben si terren t\u00eb ngjizjes s\u00eb nj\u00eb dashurie t\u00eb p\u00ebrjetshme. E megjithat\u00eb n\u00eb gjysm\u00eblibrin q\u00eb i takon Shqip\u00ebris\u00eb, Munro, pa rrezikuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb detaje thell\u00ebsisht fine, deri n\u00eb nivelin q\u00eb zgjedh t\u00eb shkoj\u00eb, duket e sakt\u00eb. Po, fokusi \u00ebsht\u00eb thelbi i marr\u00ebdh\u00ebnies dashurore, pjesa tjet\u00ebr vlen sa p\u00ebr t\u00eb stolisur sfondin. Por, p\u00ebrderisa atij sfondi shkrimtarja i ka v\u00ebn\u00eb em\u00ebr real, p\u00ebrderisa ai sfond \u00ebsht\u00eb territor gjeografik i v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb gjith\u00e7ka duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb n\u00eb librin e autores kanadeze: kanuni me rregullat e tij (edhe magjepsjen, p\u00ebrtej problematikes); mal\u00ebsor\u00ebt me tragjizmin q\u00eb i p\u00ebrndjek, shamin\u00eb e bardh\u00eb e mb\u00ebshtjell\u00eb rreth kok\u00ebs dhe krenarin\u00eb e tyre, pushk\u00ebn me zbukurime argjendi; meshkujt q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb till\u00eb pik\u00ebrisht pushka (e cila vajz\u00eb pranonte t\u00eb martohej me nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka godit\u00eb mbi gjaksin pa mundur q\u00eb ta cik\u00eb me plumbat e tij?); mal\u00ebsoret me feminitetin e p\u00ebrzier me forc\u00eb dhe energji (duart e t\u00eb cilave nuk duhej t\u00eb rrinin kurr\u00eb bosh e supet kurr\u00eb pa ngarkes\u00eb); rregullat e jet\u00ebs (duhet t\u00eb jesh vet\u00ebm nj\u00ebri prej tyre q\u00eb t&#8217;i kuptosh pa i gjykuar); prifti, q\u00eb edhe i izoluar mes maleve, i ndjen syt\u00eb e Zotit tek e v\u00ebzhgojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00ebkatoj\u00eb&#8230; deri edhe virgj\u00ebresha, &#8220;burri&#8221; i veshur me tirqe, me duhanin e dredhur gjithnj\u00eb n\u00eb buz\u00eb, ll\u00ebr\u00ebt e mjekr\u00ebn aspak mashkullore&#8230; virgj\u00ebresha shqiptare q\u00eb mori rrug\u00ebn, kap\u00ebrceu oqeanin, e iu b\u00eb l\u00ebnd\u00eb nj\u00eb shkrimtareje t\u00eb madhe&#8230; s\u00eb fundmi nj\u00eb nobelisteje, Alice Munro-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Ne foto: Alisa Munro<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arta Marku Asokohe ishte thjesht nj\u00eb lib\u00ebrth n\u00eb raftet e tejmbushura t\u00eb librarive. Lexuesve q\u00eb u ra n\u00eb sy dhe e mor\u00ebn me vete, e shijuan. T\u00eb tjer\u00ebt, v\u00ebshtir\u00eb ta ken\u00eb njohur shkrimtaren q\u00eb kish q\u00eb kish z\u00ebn\u00eb vend modestisht,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3547","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3549,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3547\/revisions\/3549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}