{"id":3543,"date":"2013-11-06T15:48:20","date_gmt":"2013-11-06T15:48:20","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3543"},"modified":"2013-11-06T15:48:20","modified_gmt":"2013-11-06T15:48:20","slug":"musine-kokalari-emblema-e-disidences-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3543","title":{"rendered":"MUSINE KOKALARI, EMBLEMA E DISIDENC\u00cbS  SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/110801_Kokalari-218x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3544\" title=\"110801_Kokalari-218x300\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/110801_Kokalari-218x300.jpg\" alt=\"\" width=\"218\" height=\"300\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Pasakt\u00ebsi t\u00eb \u201cvogla\u201d q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm historis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr Musine Kokalarin \u00ebsht\u00eb folur e shkruar shum\u00eb k\u00ebto vite. Edhe k\u00ebt\u00eb gusht, n\u00eb 30-vjetorin e shuarjes s\u00eb saj, pati nj\u00eb ritual p\u00ebrkujtimor, duhet th\u00ebn\u00eb rutin\u00eb, kur mund t\u00eb ishte nj\u00eb ceremoni me t\u00eb tjera p\u00ebrmasa e jo me tridhjet\u00eb vet\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs,<!--more--> sa \u00e7\u2019mblidhen kur promovon vjershat nj\u00eb letrare e re. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, krahas gj\u00ebrave me vler\u00eb rreth saj, vijon t\u00eb thuhet tek-tuk dhe ndonj\u00eb pasakt\u00ebsi, ku p\u00ebr ta goditur regjimin e djesh\u00ebm sa m\u00eb n\u00eb asht, i mvishen atij dhe ca \u201cflluska\u201d t\u00eb k\u00ebqiash q\u00eb nuk kan\u00eb ndonj\u00eb pesh\u00eb dhe nuk bindin ask\u00ebnd. Sikur t\u00eb mos mjaftonte odiseja politike q\u00eb hoqi n\u00eb kurriz kjo figur\u00eb emblematike e elit\u00ebs shqiptare t\u00eb shekullit XX. Ndodh nj\u00ebfar\u00ebsoj si dikur m\u00eb heronjt\u00eb partizan\u00eb, q\u00eb iu mbushej biografia me holl\u00ebsira \u201cdometh\u00ebn\u00ebse\u201d, kur ata kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb madhen, kishin dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb. Musineja kishte sakrifikuar gjith\u00e7ka p\u00ebr lirin\u00eb nd\u00ebrgjegjes, k\u00ebsisoj asgj\u00eb nuk shton n\u00eb figur\u00ebn e saj t\u00eb martiruzuar p\u00ebr s\u00eb gjalli \u201cfakti\u201d se demek n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes ajo i kishte patur duart t\u00eb lidhura me tela me gjemba (!?) \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb. Por q\u00ebllimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngjallim ndonj\u00eb debat t\u00eb panevojsh\u00ebm, thjesht na intereson t\u00eb shkruhet e v\u00ebrteta rreth shkrimtares dhe politikanes dhe jo teprimet, q\u00eb n\u00eb thelb i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm historis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Kodet e qytetit mirditor me Musinen\u00eb<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>Shqiptar\u00ebt tashm\u00eb e njohin historin\u00eb e saj trondit\u00ebse, pa droje do t\u00eb hynte n\u00eb librin e disidenc\u00ebs s\u00eb krejt Lindjes komuniste, ku sh\u00ebmb\u00eblltyra e saj mbase do t\u00eb ishte m\u00eb e p\u00ebrkryera p\u00ebr nj\u00eb memorial me simbolik\u00ebn e rezistenc\u00ebs gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. E doktoruar n\u00eb Itali p\u00ebr let\u00ebrsi, shkrimtare e par\u00eb shqiptare, idealiste e kulluar, q\u00eb donte ta b\u00ebnte politik\u00ebn socialdemokrate jo sipas ideologjis\u00eb komuniste, nj\u00eb div\u00eb e iluminizmit dhe mir\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Dihet se si u soll regjimi i kaluar me k\u00ebt\u00eb kategori intelektuale t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, q\u00eb, kur nuk e asgj\u00ebsoi fizikisht, e kalbi n\u00ebp\u00ebr burgje e internime p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Por p\u00ebrtej regjimit ka patur dhe nj\u00eb qendrim qytetar, ndryshe nga ai i zyrave t\u00eb shtetit. \u00cbsht\u00eb e njohur tashm\u00eb se Musineja dhe Rr\u00ebsheni, qyteti ku ajo q\u00ebndroi n\u00eb internim p\u00ebr 22 vite, e kishin nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb mes tyre, sado memece n\u00eb dukje. Njer\u00ebzit e qytetit, q\u00eb asokohe nuk ishin vet\u00ebm mirditor\u00eb, nuk e tanonin n\u00eb pun\u00eb, rrug\u00eb, kinema, bibliotek\u00eb, ashtu si ajo nuk i \u201cprovokonte\u201d me agjitacion e propagand\u00eb kund\u00ebr pushtetit. Ajo agjitonte sa mundej vet\u00ebm p\u00ebr kulturimin dhe emancipimin e njer\u00ebzve q\u00eb e rrethonin, pa qen\u00eb ndonj\u00eb misionare. Kuptohet q\u00eb Komiteti i Partis\u00eb dhe Sigurimi i Shtetit ishin vigjilent\u00eb ndaj \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb saj n\u00eb 24 or\u00eb, kontrollonin gjer \u00e7\u2019libra lexonte dhe \u00e7\u2019filma shihte. Por nuk mbahet mend ndonj\u00eb p\u00ebrplasje funksionari shtet\u00ebror me Musinen\u00eb, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. Ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb personaliteti i saj tejet rrezatues q\u00eb e kishte fashitur nga syt\u00eb e tyre pamjen e saj \u201carmike\u201d, aq sa t\u00eb mos e urrenin e stigmatizonin. Ishte po ashtu dhe natyra e fisme mirditore kundrejt t\u00eb ardhurve, cil\u00ebtdo t\u00eb ishin ata, ndoshta dhe nga statusi i mikut. Shkurt, kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pashkruar, t\u00eb heshtur, t\u00eb dyanshme. Ajo si e internuar nuk mund t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe as ata n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, pos rasteve sporadike, pasi kjo ishte e ndaluar nga regjimi, ama njer\u00ebzorja shtrihej p\u00ebrtej k\u00ebtij kontakti gjysm\u00eb t\u00eb munguar. Kjo soj etike ka funksionuar dhe me t\u00eb internuarit e tjer\u00eb n\u00eb Rr\u00ebshen, q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakt\u00eb dhe t\u00eb mos k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ajo koh\u00eb!<\/p>\n<p>Musineja ishte nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb dinte ta gjente vendin dhe fjal\u00ebn, t\u00eb shmangte incidentet e mundshme me regjimin. Kishte p\u00ebrzem\u00ebr sidomos f\u00ebmij\u00ebt, por sillej me ta me takt e eleganc\u00eb, pa u shkrir\u00eb mes tyre si ndonj\u00eb masovike. K\u00ebshillonte t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr leximin e librave a shikimin e filmave, pa u shtyr\u00eb n\u00eb opinione. Po ashtu ajo iu fliste grave, sidomos atyre q\u00eb i psikologjiste se e mir\u00ebkuptonin. Ajo nuk e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar ndonj\u00eb pozit\u00eb favorizuese, pasi e dinte se ishte e pamundur, por thjesht\u00eb nga edukata dhe formimi solid q\u00eb kishte. Sidoqoft\u00eb m\u00ebkati ndaj saj ishte. Si\u00e7 kishte f\u00ebmij\u00eb q\u00eb n\u00ebnat e tyre i \u00e7onin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Musines\u00eb me nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb misri, ashtu ndodhte q\u00eb dikush t\u2019i thoshte vajz\u00ebs s\u00eb vet se ajo gruaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cshtrig\u00eb\u201d, vet\u00ebm q\u00eb vog\u00eblushja t\u00eb mos e adhuronte \u201carmiken e popullit\u201d. Sidomos n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrtim, ajo ishte e kursyer n\u00eb fjal\u00eb, se aty popullata ishte m\u00eb heterogjene dhe mund\u00ebsia e provokimit p\u00ebr nj\u00eb armike t\u00eb klas\u00ebs ishte m\u00eb e madhe. Vet\u00eb Musineja n\u00eb ditarin e saj nuk ka shkruar asgj\u00eb t\u00eb rezervuar p\u00ebr njer\u00ebzit e qytetit, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb e pakta nuk donin t\u2019i b\u00ebnin keq. Asnj\u00eb akuz\u00eb, d\u00ebnim a rid\u00ebnim aty, asnj\u00eb d\u00ebshmitar kundra saj. Asgj\u00eb e k\u00ebsaj natyre. Dhe nuk q\u00ebndruan pak bashk\u00eb Rr\u00ebsheni dhe Musineja, por rreth nj\u00eb \u00e7erek shekulli, nga shkelja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb aty pas daljes nga burgu e deri n\u00eb shuarjen e saj n\u00eb vitet \u201880. Ndon\u00ebse gruaja e paepur rronte n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb notonte mes uj\u00ebrave t\u00eb ndenjura dhe mizerjes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0\u201cRr\u00ebshen, q\u00eb u rrite n\u00eb krah\u00ebt e mi&#8230;\u201d<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg poezie i Musines\u00eb. Por dhe fati i saj fort i bjerr\u00eb. Kur zonja e internuar vajti aty, qyteti nuk ishte as 15-vje\u00e7ar. Musineja e nd\u00ebrtoi me duart e veta. Ajo dinte gjith\u00e7ka q\u00eb lidhej me ata njer\u00ebz dhe ata dinin gjith\u00e7ka q\u00eb lidhej me t\u00eb, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, pasi ishte nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb vend e nj\u00eb grusht njer\u00ebz. Informacioni i marr\u00eb nga ata n\u00eb ve\u00e7anti dhe i p\u00ebrmbledhur nga ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, nd\u00ebrton nj\u00ebfar\u00ebsoj p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e saj, q\u00eb ishte dhe p\u00ebrvitshm\u00ebria, apo gjith\u00ebkoh\u00ebsia e saj e privuar. Rronte e vetme, n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb amortizuar, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebrdhese n\u00eb mo\u00e7alishte, bashk\u00eb me dy-tre familje t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrsekutuara. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb banes\u00eb t\u00eb mjer\u00eb duhej t\u00eb vije dy-tre tulla dhe ndonj\u00eb d\u00ebrras\u00eb q\u00eb t\u00eb mos binte k\u00ebmba n\u00eb uj\u00eb. Aty ishte shtrati i saj dhe nj\u00eb raft rrobash, pak libra dhe nj\u00eb dor\u00eb revistash n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb vazhdonin t\u2019i vinin nga jasht\u00eb. Punonte n\u00eb nd\u00ebrtimin e pallateve, p\u00ebrziente lla\u00e7 p\u00ebr ustallar\u00ebt gollobordas, ngrinte qytetin q\u00eb nuk i jepte nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur kok\u00ebn. Kishte dhe ndonj\u00eb grua tjet\u00ebr si ajo e p\u00ebrsekutuar q\u00eb gjithashtu p\u00ebrziente lla\u00e7 dhe ngrinte tulla mbi krah\u00eb. Musineja shihte si regjimi kafshonte t\u00eb vet\u00ebt dhe nj\u00eb dit\u00eb pran\u00eb saj do t\u00eb punonte pun\u00ebtore dhe e bija e ish-Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Beqir Ballaku me t\u00eb shoqin, nj\u00eb profesor i nderuar universiteti. Kjo ishte paraditja e mundimshme sizifiane saj, kurse mbasditja ishte \u201cmondane\u201d. Vishej me shije t\u00eb holl\u00eb si ato zonjat e r\u00ebnda, shkonte n\u00eb kinema, bibliotek\u00eb dhe sidomos nuk harronte kurr\u00eb at\u00eb xhiron e saj t\u00eb famshme, nga qyteti deri n\u00eb periferi te Ura e Fanit, sa shpesh identifikohej me at\u00eb xhiro. Nx\u00ebn\u00ebsve iu thuhej se ajo ishte Emira Velo e romanit \u201cPara Agimit\u201d t\u00eb Shevqet Musarajt. Si dhe paraqitej rregullisht n\u00eb sportelin e Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme. Jeta asaj nuk i afronte asgj\u00eb bujare, megjithat\u00eb ajo kishte arritur t\u00eb mbijetonte, t\u00eb ishte nj\u00eb personazh n\u00eb syt\u00eb e qytetit, mund t\u00eb harroheshin t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, por jo Musineja. Njer\u00ebzit nuk e dinin biografin\u00eb e saj me holl\u00ebsi, nuk dinin sidomos se ajo kishte qen\u00eb shkrimtare, por as ajo nuk e tregonte k\u00ebt\u00eb an\u00eb. As q\u00eb kishte pyetur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebse n\u00eb bibliotek\u00ebn e atij qyteti ishte ndonj\u00eb nga librat e saj, \u00e7ka do t\u00eb kishte shkaktuar befasi te vend\u00ebsit, por ajo ishte nj\u00eb bibliotek\u00eb me fond t\u00eb ri t\u00eb pas Luft\u00ebs, nd\u00ebrsa librat e saj ishin botuar m\u00eb par\u00eb. \u00cbsht\u00eb Rr\u00ebsheni q\u00eb e rind\u00ebrton biografin\u00eb e disidentes antikomuniste, si dhe ditari i saj. Rr\u00ebsheni, me pranin\u00eb dhe munges\u00ebn, me d\u00ebgjes\u00ebn dhe me heshtjen e tij, \u00ebsht\u00eb i vetmi d\u00ebshmitar i vdekjes s\u00eb Musines\u00eb, ashtu si dhe i jet\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr nj\u00ebzet e dy vjet, ndaj nuk mund t\u00eb shp\u00ebrfillet ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Musines\u00eb i b\u00ebn nder vet\u00ebm e v\u00ebrteta<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>Mikja m\u00eb e ngusht\u00eb e saj ishte vetmia. Vetmia e nj\u00eb gruaje t\u00eb bukur plot ndjesi njer\u00ebzore. Pas gjith\u00eb atij kalvari t\u00eb mundimsh\u00ebm, duke b\u00ebr\u00eb bilancin e trisht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, Musineja shkruante si nga fundi i d\u00ebshp\u00ebrimit: \u201cNganj\u00ebher\u00eb them me vete se nuk fitova gj\u00eb q\u00eb mbeta gjall\u00eb. Ndoshta do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kisha mbyllur syt\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. K\u00ebshtu merrnin fund dhe vuajtjet, me gjith\u00eb gjendjen tragjike.\u201d Dhe prap\u00eb ajo do t\u00eb kthehej mes sokak\u00ebve t\u00eb saj e pavdekshme. Do t\u00eb linte porosi q\u00eb sendet q\u00eb gjendeshin n\u00eb valixhen e saj prej druri t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb muzeun e Gjirokastr\u00ebs. Gjithsesi, asaj i mjafton qendresa e vet morale e pazakont\u00eb, p\u00ebr afro nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, ndaj nuk e kupton pse duhet t\u2019i mvishet di\u00e7ka q\u00eb nuk kan\u00eb ngjar\u00eb me t\u00eb. N\u00eb Wikipedia shkruhet: \u201cMusineja vdiq e vetme dhe u varros nga varrmih\u00ebsit. Kur e zhvarros\u00ebn vite m\u00eb von\u00eb, u pa se duart e saj ishin t\u00eb lidhura me tela me gjemba.\u201d Nuk kishte arsye as mosarsye t\u00eb ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, n\u00eb asnj\u00eb popull nuk ka ndodhur q\u00eb i vdekuri t\u00eb lidhet as p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje bestytnish. Nuk b\u00ebhet m\u00eb tragjike jeta e Musines\u00eb duke shtuar di\u00e7ka monstruoze p\u00ebr t\u00eb. Asnj\u00ebri nga varrmih\u00ebsit e pakt\u00eb nuk d\u00ebshmon p\u00ebr \u201cpranga\u201d n\u00eb duart e saj t\u00eb kryq\u00ebzuara mbi gjoks. P\u00ebrkundrazi, ata e kund\u00ebrshtojn\u00eb fort k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb sajes\u00eb. Musinen\u00eb zyrtarisht e ka varrosur Komunalja, por kan\u00eb qen\u00eb komshinjt\u00eb e saj, njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrsekutuar si ajo, q\u00eb e kan\u00eb kryer at\u00eb varrim. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00eb q\u00eb figura t\u00eb tilla t\u00eb shoq\u00ebrohen sot nga legjendat urbane. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs i duhet vet\u00ebm ajo q\u00eb ka ndodhur dhe jo shtesat a d\u00ebnesat. Se ka ngjar\u00eb k\u00ebshtu kemi sot nj\u00eb histori t\u00eb gjymtuar. Ky \u00ebsht\u00eb problemi. Besojm\u00eb se biograf\u00ebt e Kokalarit do t\u00eb peshojn\u00eb \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb rreth figur\u00ebs s\u00eb saj, larg qasjes ideologjike t\u00eb asaj kohe. Agim Haruni, fqinji m\u00eb i af\u00ebrt i saj, nj\u00ebher\u00ebsh njeriu q\u00eb ka organizuar varrimin deklaron sot e gjith\u00eb dit\u00ebn: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb duart e Musines\u00eb ka patur tela me gjemba p\u00ebr s\u00eb vdekuri!\u201d \u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb thuhet se si do t\u00eb duhej t\u00eb ishte varrimi i saj, por kjo do t\u00eb dilte jasht\u00eb realitetit t\u00eb asaj kohe. A mund t\u00eb k\u00ebrkohej sadopak v\u00ebmendje mortore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb t\u00eb madhe, kur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb regjimi varroste ish-Kryeministrin e vet legjendar me nj\u00eb grusht njer\u00ebz, pa asnj\u00eb protokoll?!<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\">JETA DHE VDEKJA E NJ\u00cb ZONJE ARISTOKRATE<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>(Kujtime t\u00eb mbledhura koh\u00eb pas kohe n\u00eb Mirdit\u00eb)<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Musineja ndejti n\u00eb Rr\u00ebshen dhe pasi kishte <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>p\u00ebrfunduar internimin<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Ndue Gjika,<\/em><strong> <\/strong><em>shkrimtar, ish-deputet i PD-s\u00eb<\/em>: \u201cNe kemi njohur e ndar\u00eb jet\u00ebn, qoft\u00eb edhe n\u00eb heshtje me t\u00eb p\u00ebrndjekur e t\u00eb internuar politik\u00eb, q\u00eb nga familjet mirditore t\u00eb Llesh G\u00ebziqit, t\u00eb Gje\u00e7ajve etj. e deri te figura m\u00eb emblematike politike e artistike n\u00eb shkall\u00eb vendi, Musine Kokalari. Jan\u00eb shkruar e deformuar shum\u00eb gj\u00ebra nga pasioni p\u00ebr t\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb ngjarje apo veprim t\u00eb ult\u00eb q\u00eb do ta faj\u00ebsonte qytetarin e Rr\u00ebshenit p\u00ebr vuajtjet e gjith\u00eb t\u00eb internuarve dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb asaj. Ata e kan\u00eb dashur, respektuar e nderuar aq sa kishin mund\u00ebsi n\u00eb heshtje, por kurr\u00ebn e kurr\u00ebs nuk e kan\u00eb fyer apo keqtrajtuar, qoft\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt punonte, apo q\u00eb ndiqnin filmat, ndanin sall\u00ebn e bibliotek\u00ebs, apo radh\u00ebt p\u00ebr racionet e zarzavateve, mishit, buk\u00ebs etj. K\u00ebt\u00eb raport si me \u201clulen mos m\u00eb prek\u201d, e shprehin vet\u00eb veprimi dhe t\u00eb shkruarat e saj. Tem\u00eb t\u00eb hulumtimeve shkencore ajo kishte edhe Mirdit\u00ebn, \u201ckrahin\u00eb me shum\u00eb interesa dhe e pa studiuar\u2026\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ajo. N\u00eb vitin 1979, pasi i kreu vitet e d\u00ebnimit dhe t\u00eb internimit i than\u00eb se mund t\u00eb shkonte n\u00eb Gjirokast\u00ebr, por ajo k\u00ebrkoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb sistemohej n\u00eb Tiran\u00eb dhe iu mohua. At\u00ebher\u00eb zgjodhi Rr\u00ebshenin, t\u00eb jetonte e t\u00eb vijonte studimet e saj. Pra ajo ka qen\u00eb dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht do t\u00eb jet\u00eb qytetare e Rr\u00ebshenit, se v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb e soll\u00ebn si t\u00eb d\u00ebnuar, por pastaj u njoh dhe u lidh me k\u00ebt\u00eb qytet, t\u00eb cilit i fali vuajtjet, por dhe respektin e thell\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb banor\u00ebve q\u00eb e rrethonin. T\u00eb gjitha k\u00ebto e b\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruante me aq dashuri e femilitet vargun emblematik n\u00eb\u00a0nj\u00eb prej poezive t\u00eb saj: \u201cRr\u00ebshen, q\u00eb u rrite n\u00eb krah\u00ebt e mi&#8230;\u201d<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Qarku i Lezh\u00ebs, titull nderi p\u00ebr Musinen\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;22 korrik 2011, dit\u00eb e premte. K\u00ebshilli i Qarkut Lezh\u00eb nderon me tituj nderi nj\u00eb varg personalitetesh, m\u00eb s\u00eb shumti ish t\u00eb p\u00ebrsekutuar nga diktatura komuniste. U dhan\u00eb tituj p\u00ebr At Ambroz Marlaskajn, At Klement Mirajn, Dom Nikoll\u00eb Gazullin, Hafiz Ulqinakun, Llesh Nik Dak\u00ebn, Col Dizadarin, Ndue Preng Marka Gjinin (ish-m\u00ebsues), Franko Alk\u00ebn, k\u00ebng\u00ebtaren e njohur Luljeta P\u00ebrbasha, qendrestar\u00eb t\u00eb familjeve nacionaliste Syku, Miraj, Shabani e t\u00eb tjer\u00eb. Mes tyre ishte dhe titulli <em>\u201cIntelektuale e shquar\u201d <\/em>p\u00ebr Musine Kokalarin, nisur nga koh\u00ebqendrimi i saj n\u00eb internim n\u00eb Rr\u00ebshen. Pra, nj\u00eb nderim p\u00ebr njeriun e ndaluar. Rastisi t\u00eb isha dhe un\u00eb n\u00eb panelin e atyre dekorimeve, s\u00eb bashku me zonj\u00ebn Lili Ndoci nga Shoqata e t\u00eb ish t\u00eb P\u00ebrsekutuarve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe zot\u00ebrinjt\u00eb Mark Vuji e Reshat Kripa, kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs, pasi lexoi motivacionin e titullit t\u00eb nderit p\u00ebr Musine Kokalarin, m\u00eb ftoi t\u2019ua dor\u00ebzoja solemnisht t\u00eb af\u00ebrmve. Por ata nuk ishin n\u00eb sall\u00eb, si duket nuk u kishte mb\u00ebrritur fjala, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e zgjata, p\u00ebrsh\u00ebndeta t\u00eb pranishmit, thash\u00eb se ishte nder i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb dor\u00ebzoja nj\u00eb titull p\u00ebr nj\u00eb shkrimtare shqiptare kaq t\u00eb vyer, nj\u00eb disidente t\u00eb rrall\u00eb, dhe (p\u00ebrkoh\u00ebsisht) dekorat\u00ebn po e mbaj po un\u00eb, deri sa t\u2019ua d\u00ebrgoj njer\u00ebzve t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb. Kishim rrojtur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, ani se si dy t\u00eb \u201cpanjohur\u201d; me 1995 n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha jon\u00eb\u201d kisha botuar shkrimin me titull \u201cDisidentja\u201d dhe m\u00eb pas nj\u00eb ese t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShqip\u201d, p\u00ebr \u00e7ka m\u00eb kishin telefonuar me mir\u00ebsi dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb saj nga kryeqyteti. (Flet\u00eb nga ditari vetjak i autorit t\u00eb shkrimit.)<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Nj\u00eb koleksion q\u00ebndisjesh i Musines\u00eb<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p><em>Mark Pa\u00e7uku, i moshuar, Rr\u00ebshen 2010<\/em>. \u201cMusineja ka jetuar n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebrdhese me motr\u00ebn time, Prenush\u00ebn, gjithashtu e p\u00ebrsekutuar r\u00ebnd\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb kam par\u00eb me syt\u00eb e mi nj\u00eb koleksion prej 50-60 q\u00ebndisjesh q\u00eb Musineja i kishte b\u00ebr\u00eb kur kishte qen\u00eb p\u00ebr 12 vjet e d\u00ebnuar n\u00eb Burgun e Burrelit. Por nuk mund t\u00eb them se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbanin ato figura q\u00eb ajo kishte q\u00ebndisur, ku binin n\u00eb sy figurat gjeometrike, ndonj\u00eb shqiponj\u00eb etj&#8230;\u201d Nuk dim\u00eb q\u00eb k\u00ebto relikte t\u00eb saj t\u00eb jen\u00eb gjetur e ekspozuar ndokund. Po \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ishin ato q\u00ebndisje, kur ajo e dinte se kurr\u00eb nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb paj\u00eb nus\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb. Nuk do t\u00eb nus\u00ebronte. Nuk do t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebn\u00eb. I kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb Musineja n\u00eb Rr\u00ebshen nj\u00eb qytetari: \u201cJeta ime e till\u00eb pask\u00ebsh qen\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn nuk po l\u00eb f\u00ebmij\u00eb e nip\u00ebr mbrapa, q\u00eb t\u2019ua shkat\u00ebrroja jet\u00ebn dhe atyre!\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>D\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb: \u201cNe e varros\u00ebm Musinen\u00eb, nuk i kishte <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>duart t\u00eb lidhura me tela me gjemba<\/strong><strong>!\u201d<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Agim Haruni, komshia m\u00eb i af\u00ebrt, njeriu q\u00eb e ka varrosur Musinen\u00eb:<\/em><\/p>\n<p>\u201cMusinen\u00eb, pas vdekjes, e ka b\u00ebr\u00eb gati n\u00ebna ime bashk\u00eb me Myzejen Kalon etj. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb duart e saj ka patur tela me gjemba p\u00ebr s\u00eb vdekuri!? Kjo \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr! E kush do t\u2019ia lidhte, ne q\u00eb e varros\u00ebm? Nuk erdhi aty Sigurimi i Shtetit. E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb, po \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sajes\u00eb e kot\u00eb, e thot\u00eb ndonj\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb varrim&#8230;\u201d deklaron Haruni duke protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij. Ai e ka th\u00ebn\u00eb shqip k\u00ebt\u00eb sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur nga gazetar\u00ebt, televizionet etj. (Gusht 2013).<\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p><em>Shaban Do\u00e7i, ish-i d\u00ebnuar politik,<\/em> <em>q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb varrimin e Musines\u00eb,<\/em> n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb shprehet se pran\u00eb me Musine Kokalarin ka jetuar gruaja e tij, Yldyshanja, me dyert ball\u00ebp\u00ebrball\u00eb, p\u00ebr nj\u00ebzet vjet, para se t\u00eb martoheshin. Kurse vdekjen e saj e p\u00ebrshkruan k\u00ebshtu: \u201c&#8230;Musineja kishte vdekur n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb dark\u00ebs, nd\u00ebrsa un\u00eb isha n\u00eb Lezh\u00eb. Dal n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb kapur autobus\u00ebt q\u00eb shkonin p\u00ebr Rr\u00ebshen. Shkoj te shtepia e saj, dera ishte me \u00e7el\u00ebs, kishin marr\u00eb ato dor\u00ebshkrimet dhe \u00e7a kishte atje, e kishin mbyllur der\u00ebn me \u00e7el\u00ebs dhe \u00e7el\u00ebsin e kishin d\u00ebrguar te kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Qytetit. Shkova dhe i thash\u00eb Agim Harunit se kush e kishte \u00e7el\u00ebsin. Filani, me tha ai. Shkova n\u00eb K\u00ebshill, po m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk ma jepnin dot \u00e7el\u00ebsin. U thash\u00eb atyre q\u00eb i kisha premtuar Musines\u00eb se do ta varrosja, e kisha me shkrim k\u00ebt\u00eb nga ajo, se p\u00ebrgjigjesha p\u00ebr t\u00eb gjitha. K\u00ebshtu e mora \u00e7el\u00ebsin, shkova te sht\u00ebpia e Musines\u00eb, e nxor\u00ebm, e b\u00ebm\u00eb gati, shkuam te Komunalja se donim ta varrosnim ngjitur me n\u00ebn\u00ebn e gruas.\u201d Por nuk ishte pranuar q\u00eb Musineja t\u00eb varrosej pran\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb gruas s\u00eb tij dhe pas k\u00ebsaj e kishin transportuar arkivolin e t\u00eb ndjer\u00ebs me nj\u00eb makin\u00eb zhavorri. Ai shton se Musineja i kishte th\u00ebn\u00eb Myzejen Kalos, q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb telefon Platon Kokalarin, djalin e xhaxhait t\u00eb saj, i cili erdhi pas 2-3 dit\u00ebsh dhe iu dhan\u00eb \u201ct\u00eb gjitha materialet e Musines\u00eb, fotografit\u00eb, dokumentet e pensionit, let\u00ebrnjoftimin, librat&#8230;\u201d (\u201cKoha jon\u00eb\u201d, 25 janar 2010, \u201cSi e varrosa Musine Kokalarin.\u201d) Po ashtu, Do\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, kund\u00ebrshton se ajo i kishte duart t\u00eb lidhura me tela me gjemba&#8230;<em><\/em><\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p><em>Yldyshane Kalo (Do\u00e7i), nj\u00eb nga personat q\u00eb e ka varrosur:<\/em><\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha d\u00ebshmit\u00eb e mbedhura prej nesh rreth jet\u00ebs dhe vdekjes s\u00eb Musines\u00eb n\u00eb Rr\u00ebshen, del se zonja Myzejen Kalo ka qen\u00eb person ky\u00e7 n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb dhe n\u00eb varrimin e s\u00eb ndjer\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, motra e saj, Yldyshanja, gjithashtu pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb varrimin e Musines\u00eb, ka deklaruar p\u00ebrmes ekranit t\u00eb televizionit: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Musineja u varros me duar t\u00eb lidhura at\u00eb dit\u00eb. P\u00ebrse do t\u00eb ndodhte? Kush do ta b\u00ebnte? Jo, jo! Ne ishim q\u00eb e varros\u00ebm. Nuk ishte kush tjet\u00ebr aty\u2026\u201d (Dokumentar nga Agim Popoci kushtuar Musines\u00eb.)<em> <\/em><\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p><em>Jakup Hysni Isufi, shoferi q\u00eb e ka mbartur me makin\u00eb p\u00ebr n\u00eb varreza.<\/em><\/p>\n<p>E kam \u00e7ue un\u00eb Musinen\u00eb p\u00ebr n\u00eb varreza, me makin\u00ebn time skod\u00eb reportab\u00ebl e Parkut t\u00eb Mallrave Rr\u00ebshen. M\u00eb tha Agim Haruni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ndoshta ngaq\u00eb me at\u00eb vet\u00eb dhe me Musinen\u00eb kisha komshie motr\u00ebn time, Fahrien. Nj\u00ebri q\u00eb ka folur n\u00eb televizion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb ka fyer duke th\u00ebn\u00eb se mor\u00ebm nj\u00eb jevg p\u00ebr t\u00eb transportuar kufom\u00ebn!&#8230;\u201d<\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p><em>Gjon Gje\u00e7i, ish i p\u00ebrsekutuar, komshi:<\/em><\/p>\n<p>Nana m\u00eb ka pas than\u00eb se Musinen\u00eb e ka vesh p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb, para se t\u00eb varrosej, Zina e Mark Shkodr\u00ebs (shofer), bashk\u00eb me nan\u00ebn e Agim Harunit e ndonji grua tjet\u00ebr. Nuk i ka pas duart e lidhuna me tel me gjemba p\u00ebr s\u00eb vdekuni. Si shofer e ka transportue Jakupi, me makin\u00eb reportab\u00ebl&#8230;\u201d<\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p><em>Age Nikoll\u00eb Gje\u00e7i, e moshuar, ish-komshie:<\/em><\/p>\n<p>\u201cNuk t\u00eb fliste, se donte mos t\u00eb b\u00ebnte keq. T\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste kur nuk e shihte kush. Pas pun\u00ebs vet\u00ebm lexonte dhe sh\u00ebtiste deri te Ura e Fanit. Nxirrte karrig\u00ebn n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebrdhese, ku banonte, dhe lexonte libra. N\u00eb at\u00eb banes\u00eb banonin kat\u00ebr familje: Musineja e vetme, Sul Haruni me familjen, Myzejen Kalo, me sa mbaj mend dhe nj\u00eb familjar tjet\u00ebr me ngjyr\u00eb, ku secila familje kishte nga nj\u00eb dhom\u00eb. Aty pat\u00ebn banuar dhe dy motrat, Dyshja (Yldyshanja) dhe Myzejeni. Nj\u00ebher\u00eb u p\u00ebrmbyt oborri dhe ata dol\u00ebn vet\u00ebm kur u largua uji vet\u00eb p\u00ebr n\u00eb Zm\u00e9\u201d Dy motrat kishin qen\u00eb me shkoll\u00eb, Dyshja kishte mbaruar p\u00ebr mjeksi, por mezi e kishin caktuar infermiere n\u00eb Ferm\u00eb. Myzejeni kishte studiuar n\u00eb universitet p\u00ebr gjuh\u00eb ruse, por nuk e kishin l\u00ebn\u00eb ta ushtronte m\u00ebsuesin\u00eb, vet\u00ebm pas 90-s me sa di ka punuar m\u00ebsuese n\u00eb Durr\u00ebs. Ajo ishte e martuar me nj\u00eb grek, me t\u00eb cilin pati nj\u00eb djal\u00eb, por m\u00eb pas qen\u00eb divorcuar, ai k\u00ebrkoi t\u00eb shkonte n\u00eb vendin e tij, gj\u00eb q\u00eb iu lejua, ku m\u00eb pas t\u00ebrhoqi me vete dhe djalin 15-vje\u00e7ar, k\u00ebshtu q\u00eb Myzi mbeti e vetme. Ka qen\u00eb ajo q\u00eb e ka rregulluar pas vdekjes Musinen\u00eb dhe e ka varrosur.<\/p>\n<p>Musineja e dinte se po vdiste, ndaj kishte l\u00ebn\u00eb der\u00ebn hapur. Sapo u gjet e vdekur, u njoftua K\u00ebshilli Popullor i Qytetit. Di q\u00eb erdh\u00ebn dhe mor\u00ebn ato pak libra q\u00eb ishin. E ka varrosur Komunalja me pun\u00ebtor\u00ebt e saj. Njer\u00ebzit kishin frik\u00eb t\u00eb shkonin. Nga komshinjt\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb varrim vet\u00ebm Agim Haruni, Myzejen Kalo, Dyshja dhe pak t\u00eb tjer\u00eb. Nuk kam d\u00ebgjuar q\u00eb ajo i ka patur duart e lidhura me gjemba p\u00ebr s\u00eb vdekuri. Pastaj pse duhej t\u2019i kishte!?&#8230;\u201d (Gusht 2013).<\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p><em>Angjelina Margjini,<\/em> <em>punonj\u00ebse e Gjendjes Civile, Rr\u00ebshen:<\/em><\/p>\n<p>\u201cMusinen\u00eb e kujtoj si nj\u00eb grua moderne, q\u00eb nuk dilte asnj\u00ebher\u00eb pa u veshur si zonj\u00eb. Ulej n\u00eb lulishte, n\u00eb stol dhe lexonte libra t\u00eb trash\u00eb. Nuk i fliste kujt dhe nuk i fliste kush. Lexonte jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb dhe n\u00eb dim\u00ebr, po t\u00eb kishte diell. Kur b\u00ebnte ftoht\u00eb vishte nj\u00eb pellush me lesh, q\u00eb asokohe nuk ia shihje njeriu tjet\u00ebr, q\u00eb duhej ta kishte sjell\u00eb nga jasht\u00eb qysh para Lufte. Vinte dhe nj\u00eb shall n\u00eb qaf\u00eb. E shihja vazhdimisht pasi pallatin tim nj\u00eb p\u00ebrrosk\u00eb e ndante nga banesa e saj dhe e t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb internuar&#8230; Kam qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Gjendjes Civile, kur ka ardh\u00eb Myzejen Kalo, komshia e saj, p\u00ebr ta \u00e7\u2019rregjistrue Musinen\u00eb, tre dit\u00ebs pas vdekjes. Emri i saj figuron dhe n\u00eb aktin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb vdekjes, nr. 46, dat\u00eb 16.81983.\u201d<\/p>\n<p><em>P.S.<\/em> Akti i vdekjes e ka t\u00eb sh\u00ebnuar emrin e vendlindjes s\u00eb Musines\u00eb n\u00eb Turqi, Andona (?), kur dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb Adana, q\u00eb besohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gabim teknik i Gjendjes Civile t\u00eb viteve \u201960, kur Kokalari pati ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Rr\u00ebshen. Musineja vdiq me 13 gusht 1983 n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe jo me 14, si\u00e7 del n\u00eb ndonj\u00eb botim, \u00e7ka paraqitet dhe n\u00eb \u00e7\u00ebrtifikat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Pasakt\u00ebsi t\u00eb \u201cvogla\u201d q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm historis\u00eb &nbsp; P\u00ebr Musine Kokalarin \u00ebsht\u00eb folur e shkruar shum\u00eb k\u00ebto vite. Edhe k\u00ebt\u00eb gusht, n\u00eb 30-vjetorin e shuarjes s\u00eb saj, pati nj\u00eb ritual p\u00ebrkujtimor, duhet th\u00ebn\u00eb rutin\u00eb, kur mund t\u00eb ishte nj\u00eb ceremoni me t\u00eb tjera p\u00ebrmasa e jo me tridhjet\u00eb vet\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3543","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3545,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3543\/revisions\/3545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}