{"id":3517,"date":"2013-10-24T19:50:32","date_gmt":"2013-10-24T19:50:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3517"},"modified":"2013-10-24T19:50:32","modified_gmt":"2013-10-24T19:50:32","slug":"fishta-dhe-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3517","title":{"rendered":"Fishta dhe Shteti"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/agron-gjekmarkaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3518\" title=\"agron-gjekmarkaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/agron-gjekmarkaj.jpg\" alt=\"\" width=\"332\" height=\"332\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/agron-gjekmarkaj.jpg 332w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/agron-gjekmarkaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/agron-gjekmarkaj-300x300.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/agron-gjekmarkaj-48x48.jpg 48w\" sizes=\"auto, (max-width: 332px) 100vw, 332px\" \/><\/a>AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Dje, m\u00eb 23 tetor, Gjergj Fishta kishte dit\u00eblindjen. Nj\u00eb grup dashamir\u00ebsish nga Zadrima dhe zonat atypari u mblodh\u00ebn dhe e p\u00ebrkujtuan s\u00eb paku me dashuri, si dit\u00ebn, me \u00e7ka mund\u00ebn.\u00a0<!--more--><br \/>\nIdeolog\u00ebt e komunizmit dhe artilier\u00ebt e realizmit socialist n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebr t\u00eb tjera, gjithmon\u00eb\u00a0 jan\u00eb munduar ta zhveshin Fisht\u00ebn nga p\u00ebrmasa komb\u00ebtare e nd\u00ebrkombetare drejt asaj lokale, p\u00ebr ta asgj\u00ebsuar m\u00eb leht\u00eb e shtyr\u00eb drejt honeve t\u00eb harres\u00ebs.<br \/>\nD\u00ebshtuan, kuptohet, me turp, pa turp, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje etike dhe p\u00ebr etiken k\u00ebtu pakkush e \u00e7an kryet. Por d\u00ebshtimi la pas nj\u00eb mentalitet i cili menaxhimin e kultur\u00ebs e ka \u00e7uar drejt gj\u00ebrave rast\u00ebsore, sip\u00ebrfaq\u00ebsore e koniunkturale, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije jo pa dashje at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb klasike e themelore, kjo si p\u00ebrligjje e heshtur e s\u00eb shkuar\u00ebs.<br \/>\n\u00c7dokush \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr historin\u00eb q\u00eb kan\u00eb edhe armiqt\u00eb e Fisht\u00ebs, edhe miqt\u00eb, edhe vet\u00eb Fishta, madje edhe shteti.<br \/>\nHistoria e Fisht\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet me at\u00eb th\u00ebnien e akademik\u00ebve francez\u00eb p\u00ebr Molierin: \u201cLavdia e tij s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, e jona ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d.<br \/>\nPor nj\u00eb paradoks sh\u00ebnon marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me shtetin shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb themeluar e shpallur i pavarur fal\u00eb edhe kontributit par\u00ebsor t\u00eb tij. N\u00ebse pes\u00ebdhjet\u00eb ishin shqiptar\u00ebt q\u00eb e dinin se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb liria dhe kombi sipas Konic\u00ebs, pa dyshim Fishta qe p\u00ebrtej saj.<br \/>\nMe vepr\u00ebn e tij s\u00eb bashku me Naim Frash\u00ebrin krijuan\u00a0 Shqip\u00ebrin\u00eb poetike, Shqip\u00ebrin\u00eb ide, kohezionin komb\u00ebtar, dhe k\u00ebshtu p\u00ebrgatit\u00ebn, natyrisht, terrenin e Shqip\u00ebris\u00eb politike. Naimi vdiq her\u00ebt e \u201cqe me fat\u201d, nd\u00ebrsa Fishta jetoi m\u00eb gjat\u00eb dhe krijesa iu kthye kund\u00ebr.<br \/>\nNj\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e kishte parashikuar n\u00eb proz\u00ebn e tij publicistike, e cila e rilexuar sot pa ndoshta e pa sikur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e vazhdueshme qytetrimore, kulturore, demokratike dhe europiane e nevojshme sepse m.q.s. u \u201cba Shqipnia, duheshin ba shqiptar\u00ebt\u201d.<br \/>\nAhmet Zogu e detyroi t\u00eb emigronte nj\u00eb her\u00eb haptas e nj\u00eb her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padeklaruar. Shteti i Hoxh\u00ebs dhe strukturat e tij kulturore e shpall\u00ebn armikun e madh n\u00eb ideologji dhe kultur\u00eb, nd\u00ebrsa shteti demokratik filloi fabrikimin e miteve t\u00eb rreme sipas nevojave politike t\u00eb qeverive t\u00eb ndryshme, duke iu qasur Fisht\u00ebs gjith\u00eb dyfytyr\u00ebsi dhe mediokritet.<br \/>\nJemi d\u00ebshmitar\u00eb se n\u00eb dy dekadat e fundit her\u00eb sajoheshin shkrimtar\u00eb disident\u00eb e fap nj\u00eb dekorat\u00eb, e her\u00eb korifenj t\u00eb realizmit socialist q\u00eb qajn\u00eb dit\u00eblindjeve e fap nj\u00eb tjet\u00ebr dekorat\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr fjalim ministror plot patetik\u00eb e ndezulli, nj\u00eb tjet\u00ebr vezullim i rrem\u00eb dhe let\u00ebrsia shqipe fluturon me presh\u2026!<br \/>\nFatmir\u00ebsisht liria ka nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, ajo e tejkalon shtetin dhe zyrtar\u00ebt n\u00eb raport me vlerat, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst studiuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00eb, po ashtu edhe lexuesit, kan\u00eb qasje t\u00eb tjera.<br \/>\nBuxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb n\u00eb tregun shqiptar t\u00eb librit, ka financuar n\u00eb dekada lloj-lloj autor\u00ebsh preferencial\u00eb, sht\u00ebpi botuese gjithashtu, librat e t\u00eb cilave jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cfirar\u201d.<br \/>\nAsnj\u00ebher\u00eb nuk pati lek\u00eb ky shtet demokratik ta nderonte Fisht\u00ebn si\u00e7 duhej. \u00cbsht\u00eb folur pa fund p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tij, e cila do t\u00eb b\u00ebhej muze. Premtohet n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb elektorale nga shum\u00eb parti, kurr\u00eb nuk b\u00ebhet. P\u00ebr nj\u00eb moment njeriu beson n\u00eb kulturimin e politik\u00ebs, po kur fushatat bdaren, gjindja shkel mbi iluzionin e rradh\u00ebs.<br \/>\nKujtesa kulturore dhe historike e shtetit shqiptar duket se mbingarkohet, r\u00ebndohet nga shkrimtar\u00ebt e saj t\u00eb m\u00ebdhenj. Duket sikur ata e bezdisin at\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrvjetori i dit\u00eblindjes s\u00eb Fisht\u00ebs, i festuar vet\u00ebm nga \u201cbashk\u00ebfshatar\u00ebt\u201d e tij n\u00eb Fisht\u00eb, sigurisht u b\u00ebn nder atyre, por e \u00e7nderon shtetin, i cili nuk u kujtua t\u00eb shpreh\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb kujtimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb si pakkush kontribuoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt.<br \/>\nE kam d\u00ebgjuar ministren e Kultur\u00ebs t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr \u201csht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrkthimit\u201d, nj\u00eb sht\u00ebpi virtuale si \u201cstreh\u00eb\u201d p\u00ebr p\u00ebrkthyesit, e nuk mund ta paragjykojm\u00eb n\u00eb do jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb efikase apo jo, por\u00a0 do t\u00eb ishte m\u00eb e besueshme n\u00ebse e nis pun\u00ebn e saj nga di\u00e7ka konkrete, nga nj\u00eb sht\u00ebpi e v\u00ebrtet\u00eb, e cila do t\u00eb ishte sht\u00ebpia muze e poetit komb\u00ebtar Gjergj Fishta, i cili edhe p\u00ebrkthyes ka qen\u00eb, e k\u00ebshtu mund t\u00eb kthehej n\u00eb \u201csht\u00ebpin\u00eb e vet\u201d.<br \/>\nE k\u00ebshtu m\u00eb rradh\u00eb. Buxheti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb justifikim ose \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb justifikim. Fishta nuk turp\u00ebrohet se ai ka jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn si peng sigurie, nd\u00ebrsa shteti po, sepse edhe ai ka jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn si peng sigurie. Fishta i ka dh\u00ebn\u00eb shtetit t\u00eb vet gjith\u00e7ka, nd\u00ebrsa ai atij pakogj\u00eb, si\u00e7 thuhet n\u00eb dialektin tosk\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ Dje, m\u00eb 23 tetor, Gjergj Fishta kishte dit\u00eblindjen. Nj\u00eb grup dashamir\u00ebsish nga Zadrima dhe zonat atypari u mblodh\u00ebn dhe e p\u00ebrkujtuan s\u00eb paku me dashuri, si dit\u00ebn, me \u00e7ka mund\u00ebn.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3517","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3517"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3519,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3517\/revisions\/3519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}