{"id":35,"date":"2012-02-28T16:28:46","date_gmt":"2012-02-28T16:28:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=35"},"modified":"2012-03-03T21:27:55","modified_gmt":"2012-03-03T21:27:55","slug":"libri-duhet-te-kete-vetem-kohen-e-tashme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=35","title":{"rendered":"Libri duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm koh\u00ebn e tashme"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/flora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-36\" title=\"flora\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/flora-181x300.jpg\" alt=\"\" width=\"181\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/flora-181x300.jpg 181w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/flora.jpg 278w\" sizes=\"auto, (max-width: 181px) 100vw, 181px\" \/><\/a>N\u00ebse libri nuk ka t\u00eb tashm\u00ebn e tij n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, kot q\u00eb shkruhet. Vet\u00ebm t\u00eb q\u00ebnit \u00a0n\u00eb koh\u00eb me lexuesin e \u00e7do kohe merr vlera t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb mund\u00ebsohen t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe, q\u00eb t\u00eb lexohet sikur ai \u00ebsht\u00eb shkruar sot, me mendimin p\u00ebr t\u2019a ndjer\u00eb\u00a0 lexuesi i cil\u00ebsdo koh\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebshm\u00ebrin\u00eb me vepren?<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ndodhet e panjohura dhe tundimi i lexuesit p\u00ebr ta filluar leximin e tij, ose p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb d\u00ebnimin e harres\u00ebs. Kjo e dyta nuk ndodh me librin e sip\u00ebrcituar, edhe pse mban botimin e vitit 2003, pothuajse dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Libri ka nj\u00eb strukturim miks, n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb t\u00eb cilit ka proz\u00ebn poetike, poezin\u00eb dhe publicistiken. Persiatjet, meditimet filozofiko \u2013 letrare, shenimet dhe portretizimet e heronj\u00ebve konkret, \u00a0p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti l\u00ebnden e k\u00ebtij libri.<!--more--><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb jetosh jo vet\u00ebm jeten t\u00ebnde, por edhe dhimbjen e tjetrit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht motoja e\u00a0 proz\u00ebs poetike t\u00eb Flora Nikoll\u00ebs. \u201c Asnj\u00eb nuk mund t\u00eb provoj\u00eb imazhin tim p\u00ebr t\u00eb shkuaren e viteve t\u00eb ikura, deri kur un\u00eb t\u00eb tregoj mbi njer\u00ebzit q\u00eb shoq\u00ebruan vitet e mia\u2026\u201d Autorja nuk mund ta duroj\u00eb vibrimin e\u00a0 shoq\u00ebrive mediokre dhe k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrcjell\u00eb pa e fyer lexuesin, pa e fyer shoq\u00ebrin\u00eb, duke i folur p\u00ebrher\u00eb unit t\u00eb saj, rrebelimit t\u00eb shiut, bot\u00ebs s\u00eb zhevshur, dhe mjegull\u00ebs v\u00ebshtruese t\u00eb secilit, q\u00eb \u201cdetyruesh\u00ebm\u201d i flet gjith\u00ebkujt, ve\u00e7\u00ebse rrall\u00ebher\u00eb njeriut. E folura nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb thyer heshtjen, por edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shfaqur veten, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar trishtimin ngjyrues n\u00eb pritjen e nj\u00eb dite t\u00eb pambaruar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrish me k\u00ebto persiatje e fillon Flora librin e saj, q\u00eb fillim e fund \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb, edhe pse n\u00eb dukje nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar rrembimthi, vet\u00ebm si testim e aspak p\u00ebr t\u2019u shitur. Autorja nuk ka pse t\u00eb b\u00ebj parath\u00ebnie t\u00eb shkruar, hyrje e dalje, ku e th\u00ebna n\u00ebnkuptuese t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha skicat e proz\u00ebs poetike, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb poezi se proz\u00eb. Autorja, librin e quan me t\u00eb drjet\u00eb nj\u00eb muzik\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. Vdekja mavi sikur e p\u00ebrcillte p\u00ebrsonazhin artist, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim, n\u00eb nj\u00eb kurth t\u00eb pashmangsh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb trajektore vet\u00ebrrethuese, p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb humneren e pakthyeshme t\u00eb nj\u00eb ishulli marramend\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb ndezjen e nj\u00eb qiriri mbi varrin e njeriut q\u00eb duhej t\u00eb jetonte. A mjafton t\u00eb ndezesh vet\u00ebm nj\u00eb qiri mbi drit\u00ebn e syve t\u00eb tij t\u00eb shuar e t\u00eb shkuar? Sa pak! Me shum\u00eb dhimbje autorja kujton Tedor Kekon, shkrimtarin e\u00a0 poetin, mikun e saj t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, teksa i drejtohet si ta kishte p\u00ebrball\u00eb. Notat e dhimbjes, t\u00eb\u00a0 fiksuara\u00a0 me fjal\u00eb aq t\u00eb zgjedhura, ia kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin munges\u00ebs. Dhimbja p\u00ebr mosqenien e tij fizike zbutet, sikur ai po shkon p\u00ebr t\u2019u kthyer t\u00eb nes\u00ebrmen, ashtu pa buj\u00eb dhe pa i th\u00ebn\u00eb askujt. Fjal\u00ebt \u201cLiri\u201d dhe e \u201cdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb\u201d kan\u00eb nj\u00eb kuptimi tep\u00ebr t\u00eb mug\u00ebt dhe enigmatik, e \u00a0domethenien se, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb dhe ta l\u00ebn\u00eb vet\u00ebn p\u00ebrher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e sip\u00ebrme, t\u00eb mendojn\u00eb sikur po ikin n\u00eb pakthim nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trajtes\u00eb n\u00eb vete, q\u00eb para lindjes s\u00eb shkrimit. Njeriu b\u00ebri let\u00ebrsi edhe me fjal\u00ebn e folur. Edhe vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb fabul t\u00eb th\u00ebn\u00eb, pa ndonj\u00eb tjerrje metaforike, t\u00eb cil\u00ebn e kujtonte nga i ati, autorja na tregon shum\u00eb p\u00ebr nivelin e qeveritave, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb pazgjedhur. Tregohet se n\u00eb nj\u00eb vend X n\u00eb dit\u00ebt e sotme e kishin pyetur ministrin e brendsh\u00ebm se kush kishte q\u00ebn\u00eb minist\u00ebr i brendsh\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e Shekspirit, nj\u00eb pyetje kjo \u00e7orodit\u00ebse. Ministri i ishte p\u00ebrgjigjur se nuk e dinte, n\u00eb vend q\u00eb ta pyeste se p\u00ebr cilin vend po pyetej?<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Po kur nuk e di ti q\u00eb je minist\u00ebr, kush mund ta dij\u00eb tjet\u00ebr? \u2013 i ishte p\u00ebrgjigjur njeriu q\u00eb etapat e historis\u00eb i\u00a0 kishte t\u00eb lidhura me emra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fakt dometh\u00ebn\u00ebs, i p\u00ebrdorur me disa q\u00ebllime na v\u00eb n\u00eb loj\u00eb mediokritetin e nj\u00eb qeveritari, na thot\u00eb\u00a0 r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb dhe lidhjen e saj me historin\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb historia q\u00eb i referohet vet\u00ebm fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, qoft\u00eb edhe nj\u00eb mbishkrimi mij\u00ebravje\u00e7ar t\u00eb gjetur n\u00eb pllak\u00ebn e nj\u00eb varri? Me k\u00ebt\u00eb episod Flora respekton baban\u00eb, mjeshtrin e fjal\u00ebs, i cili qe udh\u00ebzuesi i par\u00eb p\u00ebr ta\u00a0 d\u00ebrguar Floren te libri.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm aft\u00ebsia krijuese mund t\u2019i jap\u00eb form\u00eb mendimit, pa t\u2019u imponuar n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo mjetesh q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb, qofshin ato edhe delikate si t\u00eb Mitrushit t\u00eb njohur, q\u00eb regjimi i katranosur u mundua t\u2019a mbuloj\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb sh\u00ebndritshem letrare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh let\u00ebrsi \u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb mundim i madh, nd\u00ebrsa t\u00eb shkruash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsi mekanike, mjafton t\u00eb p\u00ebrdoresh lapsin, ose tastieren. Let\u00ebrsia jo vet\u00ebm q\u00eb nuk krijohet, por as nuk mund t\u00eb lexohet vet\u00ebm. Pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb gjykim m\u00eb vjen t\u00eb p\u00ebrdor <em>nj\u00eb th\u00ebnie brilante t\u00eb Thornton Uajllde\u00a0 \u201cLet\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb orkestracioni i th\u00ebnieve.\u201d<\/em> \u00a0Autorja e vuan vetmin\u00eb e\u00a0 krijimit. Vetmia e ngarkon me m\u00eb shum\u00eb fytyra, me m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb, q\u00eb her\u00eb her\u00eb zvarriten p\u00ebr t\u2019u ngjitur, e her\u00eb t\u00eb tjera zbresin picingul. Pik\u00ebrisht k\u00ebtij njeriu i drejtohet n\u00eb prozat e saj, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb poezi n\u00eb radhitje horizontale, se sa proz\u00eb e t\u00eb treguarit n\u00eb veten e tret\u00eb. Ajo flet me heshtjen, me diellin, me mjegullen, me gjith\u00e7ka q\u00eb nuk ka goj\u00eb, q\u00eb nuk shkruan as nuk ting\u00ebllon, por q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste thot\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijuesin ka ngjyr\u00eb \u00e7do gj\u00eb, edhe heshtja ngjyroset, edhe shiu, edhe mendimi.<\/p>\n<p>Shiu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb epitet q\u00eb autorja ia vesh ngajrjeve p\u00ebrsonale, por edhe jet\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb vendi. Shiu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm lag\u00ebshti, shiu \u00ebsht\u00eb edhe fjal\u00eb, biles grindavec, shiu nuk \u00ebsht\u00eb pendes\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb edhe rrebelim, ai \u00ebsht\u00eb edhe meditim, edhe dhimbje e p\u00ebrjetuar me nostalgji. Njeriu shpesh ka nevoj\u00eb t\u2019i tregoj\u00eb vetes, \u00e7far\u00eb i shkoi dhe si, dhe pse, dhe kur!<\/p>\n<p>Nd\u00ebr prozat poetike me t\u00eb realizuar, do t\u00eb ve\u00e7oja at\u00eb me titull \u201c Ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb\u201d. P\u00ebrsonazhi pa em\u00ebr dhe pa subjekt, ulur n\u00eb nj\u00eb karrige kashte, mediton dhe i drejtohet vetes ; \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb njeri nuk vdes? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb pyetje interesante p\u00ebr k\u00ebdo? A nuk mund t\u00eb pyesni dhe ju k\u00ebshtu? H\u00eb, pra, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh me nj\u00eb njeri q\u00eb nuk vdes? \u00a0P\u00ebrve\u00e7\u00ebse t\u00eb mbetet i pavdeksh\u00ebm asgj\u00eb tjet\u00ebr! Po si mund t\u00eb mbet\u00ebt i pavdeksh\u00ebm, se? Pik\u00ebrisht k\u00ebtu, autorja i jep mund\u00ebsi lexuesit t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka, q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb pavdek\u00ebsin\u00eb. E pra, atij, njeriut n\u00eb karrigen prej kashte nuk po\u00a0 i sugjeronte mendimin shishja, as ngrohja p\u00ebrv\u00ebluese e nj\u00eb dit\u00eb vere.<\/p>\n<p>Po ashtu, proza \u201c Hipokrizi\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mbahet subjekti i nj\u00eb romani. P\u00ebrsonazhi\u00a0 pa em\u00ebr p\u00ebrs\u00ebriste pafund\u00ebsisht, deri n\u00eb bezdisje shejt\u00ebrin\u00eb e familjes, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjitha femrat q\u00eb ia prezantonte gruas si shoqe, i kishte dashnore. Njeriu i tjet\u00ebrsuar tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 n\u00eb mod\u00eb.<\/p>\n<p>Poezia \u00ebsht\u00eb e pranishme, g\u00ebrshetuar bukur me publicistiken. T\u00eb rr\u00ebfyerit shkurt dhe pa veshje t\u00eb tepruara e r\u00ebnduese e b\u00ebjn\u00eb proz\u00ebn poetike poezi. Me fare pak pun\u00eb kjo lloj\u00eb proze mund t\u00eb kthehet n\u00eb poezi. Mjafton t\u2019i ndryshosh renditjen nga\u00a0 horizontale n\u00eb vertikale. Ja vet\u00ebm nj\u00eb shembull: Le t\u00eb marrim proz\u00ebn poetike \u201c<strong>Dim\u00ebr\u00a0 2003\u201d, fq.55<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dim\u00ebr.<\/p>\n<p>Dim\u00ebr q\u00eb mban er\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb,<\/p>\n<p>Q\u00eb nxjerr gjuh\u00ebn e\u00a0 ngrir\u00eb<\/p>\n<p>Gjuh\u00ebn q\u00eb t\u00eb godet n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mardh trupin e nxeht\u00eb,<\/p>\n<p>Kur gjaku nuk ka ngrohje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fryn\u00eb er\u00eb mitologjike<\/p>\n<p>N\u00eb syt\u00eb e ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebpuc\u00eb uji b\u00ebh\u00ebt akull<\/p>\n<p>Ec\u00ebn mbi trishtimin<\/p>\n<p>Q\u00eb ndjell toka e mardhur!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga mediokriteti zyrtar,<\/p>\n<p>Nuk ka zajrr.<\/p>\n<p>Kur ka zjarr,<\/p>\n<p>E ngrohta<\/p>\n<p>mban er\u00eb gaz helmues.<\/p>\n<p>Nuk ka drita,<\/p>\n<p>Kur ka drita,<\/p>\n<p>Ajo mban er\u00eb naft\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka uj\u00eb,<\/p>\n<p>Kur ka uj\u00eb,<\/p>\n<p>Uji mban er\u00eb fekale.<\/p>\n<p>Simfonia hyjnore<\/p>\n<p>E miliona njer\u00ebzve;<\/p>\n<p>Uj\u00eb, drita, zjarr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pasioni p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e nxit t\u00eb shkruaj p\u00ebr latino-amerikan\u00ebt e njohur, Maria Llosa, Gabriel Marquez, Allenden dhe\u00a0 Borgesin, por edhe p\u00ebr Sabaton shqiptar, specialistin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb armiq, si\u00e7 ndodh pothuajse me \u00e7do krijues t\u00eb nivelit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Autorja e k\u00ebtij libri nuk mund t\u00eb rri pa shkruar p\u00ebr \u201cSht\u00ebpin\u00eb e shpirtrave\u201d t\u00eb Allendes, p\u00ebr historit\u00eb e saj q\u00eb u b\u00ebn\u00eb let\u00ebrsi, dhe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb u be jo vet\u00ebm art, por edhe nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb, memorizuar n\u00eb kujtes\u00ebn e miljona lexuesve. E, ky pra, \u00ebsht\u00eb arti, q\u00eb vjen nga nje let\u00ebr gjyshit e p\u00ebrfundon pa u mbyllur kurr\u00eb te \u201cPaula\u201d dhe \u201c Bija e fatit\u2019, pothuajse t\u00eb gjitha ndodhi p\u00ebrsonale t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuara. Gjithashtu, autorja nuk hesht as kur \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr p\u00ebrkthyesin e njohur,\u00a0 Robert Zhvarc, q\u00eb b\u00ebri dhjetra autor t\u00eb njohur t\u00eb\u00a0 bot\u00ebs t\u00eb flasin n\u00eb shqip, t\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb shqip. \u00a0Flora, \u201charron\u201d t\u00eb shkruaj let\u00ebrsis\u00eb e saj, kur lexon let\u00ebrsi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Poezia e k\u00ebtij libri dhe Flora poete<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Flora nuk pretendon\u00a0 t\u00eb jet\u00eb poete e t\u00eb trumbetoj\u00eb krijimtarin\u00eb e saj. Edhe publicistika e saj \u00ebsht\u00eb poezi, \u00ebsht\u00eb gjetje, \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb, \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebntekst, krahasim, por jo shum\u00eb hiperbol\u00eb. Ajo i ruhet mas\u00ebs dhe, t\u00eb shprehurit e koncentruar e konciziteti p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krijimtarin\u00eb e saj. Edhe kur shkruan p\u00ebr Alenden e Sabaton, Flora \u00ebsht\u00eb poete, m\u00ebnyra se si e trajton nj\u00eb tem\u00eb, edhe n\u00ebse nuk ka lidhje me poezin\u00eb, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh poeten para vet\u00ebs e jo publicisten as prozatoren. \u201cLet\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitosh mbi harresen\u201d, \u2013 thot\u00eb n\u00ebnkuptuesh\u00ebm autorja.<\/p>\n<p>Poezia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb dashuruarit me qet\u00ebsin\u00eb, t\u00eb folurit e heshtjes, as metafora t\u00eb asfiksuara. \u00a0Poezia e Flor\u00ebs buron prej nj\u00eb shpirti t\u00eb plot\u00eb, me nj\u00eb vet\u00ebdije dhe paqe q\u00eb e ndan\u00eb bujarisht me lexuesin. Pa u sforcuar, lexuesi dhe libri gjejn\u00eb nj\u00ebri tjetrin, ashtu si\u00e7 ndodhi me mua pas n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebsh nga ky botim.<\/p>\n<p>Flora, n\u00eb poezin\u00eb e saj, komunikon m\u00eb s\u00eb shumti me veten, por \u00a0ky komunikim transmeton ndjesi. N\u00eb shkrimin ndjesor p\u00ebr Lasgushim, autorja me t\u00eb drejt\u00eb n\u00ebnkupton: \u201c Pik\u00ebrisht me vdekjen, poet\u00ebt lindin!\u201d, por poet\u00ebt ama! N\u00eb poezin\u00eb e Flor\u00ebs edhe koha ka frik\u00eb, nga zhurma dhe vetmia e nj\u00eb gruaje, kur edhe zogjt\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, duke levizur si zot t\u00eb hapsir\u00ebs. Poezit\u00eb \u201c Nat\u00eb\u201d kushtuar n\u00ebn\u00ebs, \u201c Dhe zogjt\u00eb djegin er\u00ebn\u201d, Fjal\u00eb\u201d, \u201c T\u00eb ishim bashk\u00eb\u201d, \u201cDy\u201d, \u201cAutoportret\u201d e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, tregojn\u00eb jo vet\u00ebm poezin\u00eb shpirt\u00ebrore, por edhe poezin\u00eb si krijim, si mjeshtri.<\/p>\n<p><em>\u201c Frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb dy.\/ tmerr p\u00ebr t\u00eb jetuar dy.\/ \u00c7menduri p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb dy.\/<\/em><\/p>\n<p><em>pasqyr\u00eb frike syt\u00eb e tij,\/ p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb dy\u2026\/ etj Poezia \u201c Dy\u201d, fq. 127<\/em><\/p>\n<p>Poezia \u201cAutoportret\u201d shpreh natyr\u00ebn, ose t\u00eb q\u00ebnit fem\u00ebr e koh\u00ebs s\u00eb sotme, nj\u00eb shprehje\u00a0 trokit\u00ebse e p\u00ebrshkall\u00ebzuar, nj\u00eb antitez\u00eb noliane;<\/p>\n<p><em>\u201c ose pa jet\u00eb,\/ose pa gjak\/ ose pa ty\/ose pa z\u00eb\/ose pa qeshje\/ ose pa dhimbje\/ose me lot\u00eb\/ose me vrap\/ose me klithma\/ose me shpirt\/ose me pun\u00eb\/<\/em><\/p>\n<p><em>ose me gjak;\/ un\u00eb eci dit\u00ebn\/kur nat\u00ebn fle\/ dhe m\u00ebngjesi m\u00eb gjen t\u00eb lodhur.\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Portretet \u2013 nj\u00eb poezi p\u00ebrshkruese n\u00eb proz\u00ebn publicistike\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas Flor\u00ebs, njeriu i jep fytyren e vet maleve, sidomos artist\u00ebt, me t\u00eb cil\u00ebt i ka takuar t\u00eb punoj\u00eb. Ngado q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb, Flores \u00a0nuk i ndahet Pogradeci, si nj\u00eb p\u00ebrqafim i p\u00ebrhersh\u00ebm. N\u00eb poezin\u00eb dhe propz\u00ebn e saj\u00a0 nuk do t\u00eb mungoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb\u00a0 pak Pogradec. Aty fillojn\u00eb dhe mbarojn\u00eb historit\u00eb, aty fillojn\u00eb dhe mbarojn\u00eb poezit\u00eb. Gjith\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lidhur me k\u00ebt\u00eb qytet. Kjo frym\u00eb shoq\u00ebron protretizimin e disa artist\u00ebve, si Vera Grabocka, Palton Vasi, Bujar Kokonozi, Pali Kuke dhe Stefan Gajo. N\u00eb\u00a0 secilin prej tyre ka dashuri, p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka at\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kultures shqiptare, duke i vler\u00ebsuar me superlativat e merituara, kur disa prej tyre, prej viteve ecin mbi gjemba, her\u00eb her\u00eb nuk kuptohen, puna e tyre quhet nj\u00eb specialitet rutinor, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb krijuese. Skeptik\u00ebt nuk mund ta shihni femren\u00a0 regjizore dhe, as q\u00eb e mendonin. Emancipimi dhe elganca e pun\u00ebs, vrulli me t\u00eb cilin vepron,\u00a0 t\u00eb menduarit para se t\u00eb veproj\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb nga femrat ndryshe, saq\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast, Vera shprehet n\u00eb kund\u00ebrshtim me veten : \u201c Un\u00eb th\u00ebm di\u00e7ka t\u00eb parealizueshme dhe ajo arrihet.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Individualiteti artistik shihet tek secili prej k\u00ebtyre artist\u00ebve t\u00eb zgjedhur. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ata kan\u00eb vizion, nuk ecin pa e ditur ku shkojn\u00eb. Kamera e tyre b\u00ebn histori, mbushen arshivat p\u00ebr historian\u00ebt, hulumtuesit dhe profesor\u00ebt e\u00a0 s\u00eb nes\u00ebrmes. Nuk mund t\u00eb b\u00ebsh asnj\u00eb pun\u00eb, pa patur m\u00eb par\u00eb ide. Festivali i fyejve dhe Pluton Vasi. Nj\u00eb gjetje e ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb realizim i mrekulluesh\u00ebm!<\/p>\n<p>Nj\u00eb skllav i bindur i pun\u00ebs si Bujar Kokonozi rrall\u00eb gj\u00ebndet. Deshiren e ka n\u00eb t\u00eb sotmen dhe mendimin larg, se \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj nes\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb artisti , nd\u00ebrsa kamera \u00ebsht\u00eb skllavja e tij, me t\u00eb cil\u00ebn fikson nj\u00eb dram\u00eb edhe n\u00eb r\u00ebnien e nj\u00eb gjethi. N\u00eb nj\u00eb mendim shfaqen p\u00ebrher\u00eb disa imazhe, t\u00eb cilat duhen p\u00ebrzgjedhur dhe, k\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebje kushdo!<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb llojet e tyre vler\u00ebsohen edhe Pali Kuke, nj\u00eb em\u00ebr i njohur dhe Stefan Gajo, i riu i p\u00ebrjet\u00ebshm.<\/p>\n<p>Intervista me veten \u00ebsht\u00eb mbyllja m\u00eb e gjetur p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr miks si ky i Flora Nikoll\u00ebs. Larg klisheve para e pas th\u00ebnie, ajo i ka treguar lexuesit se kush \u00ebsht\u00eb Flora. Kush m\u00eb mir\u00eb se Flora e ofron Flora Nikollen?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse libri nuk ka t\u00eb tashm\u00ebn e tij n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, kot q\u00eb shkruhet. Vet\u00ebm t\u00eb q\u00ebnit \u00a0n\u00eb koh\u00eb me lexuesin e \u00e7do kohe merr vlera t\u00eb p\u00ebrjetshme. A mund t\u00eb mund\u00ebsohen t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe, q\u00eb t\u00eb lexohet sikur ai \u00ebsht\u00eb shkruar sot, me&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-35","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35\/revisions\/51"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}