{"id":3439,"date":"2013-09-25T01:35:27","date_gmt":"2013-09-25T01:35:27","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3439"},"modified":"2013-09-25T01:35:27","modified_gmt":"2013-09-25T01:35:27","slug":"ne-industrine-e-publikimit-te-librave-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3439","title":{"rendered":"N\u00eb industrin\u00eb e publikimit t\u00eb librave n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Lindita-Komani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3440\" title=\"Lindita Komani\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Lindita-Komani.jpg\" alt=\"\" width=\"100\" height=\"100\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Lindita-Komani.jpg 100w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Lindita-Komani-48x48.jpg 48w\" sizes=\"auto, (max-width: 100px) 100vw, 100px\" \/><\/a>Lindita Komani<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb afrohet tetori e n\u00ebntori, autor\u00ebt gjall\u00ebrohen dhe v\u00ebmendja n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrqendrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme tek libri: duke u afruar tetori, tek \u00e7mimi Nobel p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb me shpres\u00ebn popullore t\u00eb p\u00ebrvitshme q\u00eb t\u00eb jet\u00eb Ismail Kadare ai q\u00eb e merr at\u00eb dhe duke u afruar n\u00ebntori, tek Panairi i Librit n\u00eb Tiran\u00eb, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptare.<!--more--><\/p>\n<p>Njoh njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt si autor\u00eb apo si ish-punonj\u00ebs sht\u00ebpish botuese, jan\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e biznesit t\u00eb publikimit n\u00eb Shqip\u00ebri, disa prej tyre edhe me plane p\u00ebr themelimin e sht\u00ebpive botuese, p\u00ebrgjith\u00ebsisht me synimin e promovimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb artistike. Ky synim iu \u00ebsht\u00eb ushqyer duke pasur parasysh se, \u00e7far\u00eb shohin e gjejn\u00eb n\u00eb tregun shqiptar t\u00eb librit, nuk i k\u00ebnaq nga ana artistike. Autor\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vite kan\u00eb shkruar e publikuar n\u00eb revista letrare, por edhe t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb afirmuar q\u00eb kan\u00eb disa libra n\u00eb biografin\u00eb artistike, i kam d\u00ebgjuar apo lexuar t\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket sht\u00ebpive botuese, duke i konsideruar ato thuajse si armiq t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, p\u00ebr shkak se prej tyre e kan\u00eb par\u00eb veten t\u00eb anashkaluar, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, injoruar.<\/p>\n<p>Ky shkrim merr p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb pa paragjykime dhe me aq informacione sa \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb mblidhen, duke analizuar industrin\u00eb e publikimit t\u00eb librave, t\u00eb afroj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e ndryshme t\u00eb biznesmen\u00ebve dhe t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb, mes t\u00eb tjerash p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drejtuesve t\u00eb sht\u00ebpive botuese nj\u00eb p\u00ebrqasje tjet\u00ebr mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si b\u00ebjn\u00eb e ndoshta do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebnin biznes. K\u00ebndv\u00ebshtrimi im n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb i autores me eksperienc\u00eb n\u00eb biznes q\u00eb synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi botuese e cila t\u00eb kishte si mision promovimin e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Publikimi i librit \u00ebsht\u00eb biznes<\/strong><\/p>\n<p>Publikimi i librit \u00ebsht\u00eb biznes fitimprur\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb maksima q\u00eb udh\u00ebheq pun\u00ebn e sht\u00ebpive botuese dhe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb pak se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr autor\u00ebt, sidomos autor\u00ebt e rinj duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb e t\u00eb pranojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs e n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie botuese do t\u00eb q\u00ebndronte analizimi i industris\u00eb s\u00eb publikimit t\u00eb librave: njohja me rivalitetin konkurrues brenda saj, i ndikuar nga fuqia e bler\u00ebsve, fuqia e furnizuesve, rreziku nga hyrjet e reja dhe nga z\u00ebvend\u00ebsuesit. Kjo analiz\u00eb do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb dh\u00ebna mbi sht\u00ebpit\u00eb botuese, forc\u00ebn dhe specializimin e tyre n\u00eb treg, burimet kryesore t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe kostove q\u00eb ata kan\u00eb, t\u00eb dh\u00ebna mbi prirjet e lexuesve duke iu referuar shitjeve aktuale dhe t\u00eb viteve t\u00eb shkuara, t\u00eb dh\u00ebna mbi emrat dhe cil\u00ebsin\u00eb e autor\u00ebve vendas, t\u00eb dh\u00ebna mbi emrat dhe cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkthyesve dhe redaktor\u00ebve vendas, t\u00eb dh\u00ebna mbi at\u00eb q\u00eb konsiderohet let\u00ebrsi cil\u00ebsore dhe bestseller n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb dh\u00ebna kontakti me sht\u00ebpit\u00eb botuese q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejtat e autor\u00ebve t\u00eb vler\u00ebsuar si cil\u00ebsor\u00eb dhe si bestseller.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Statistikat q\u00eb mund t\u00eb mblidhen<\/strong><\/p>\n<p>Konkretisht puna k\u00ebrkuese do t\u00eb m\u00eb tregonte si fillim se nj\u00eb botim statistikor mbi industrin\u00eb e publikimit t\u00eb librit dhe sfidat e saj p\u00ebr zhvillim nuk ekziston ende. P\u00ebr numrin e sht\u00ebpive botuese do t\u00eb m\u00ebsoja q\u00eb ekzistojn\u00eb rreth 60 sht\u00ebpi botuese, nga t\u00eb cilat rreth 10-15 jan\u00eb ato q\u00eb b\u00ebjn\u00eb v\u00ebrtet biznes, kurse t\u00eb tjerat p\u00ebrballen m\u00eb shum\u00eb me sfid\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00eb. Nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb panairin e librit, do t\u00eb v\u00ebreja q\u00eb panairi jep nj\u00eb platform\u00eb e mir\u00eb prezantimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb. Nga librar\u00ebt por edhe nga drejtuesit e sht\u00ebpive botuese do t\u00eb d\u00ebgjoja q\u00eb librat q\u00eb m\u00eb shum\u00eb shiten jan\u00eb ata jo-artistik\u00eb, por edhe nd\u00ebr librat artistik\u00eb ata q\u00eb m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb sukses, jan\u00eb librat bestseller t\u00eb huaj. M\u00eb tej q\u00eb p\u00ebr k\u00ebta libra kujdesen vet\u00eb sht\u00ebpit\u00eb botuese q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb koh\u00eb e n\u00eb sasin\u00eb e duhur n\u00eb librari, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr librat me autor\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, jan\u00eb autor\u00ebt vet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren me shp\u00ebrndarjen dhe negociimin me librar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebfinancimi nga autor\u00ebt si burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb botuese<\/strong><\/p>\n<p>Nga drejtuesit e sht\u00ebpive botuese do t\u00eb d\u00ebgjoja q\u00eb ata publikojn\u00eb edhe autor\u00eb shqiptar\u00eb, por t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se si furnizues me \u201cl\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d, i kan\u00eb si klient\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb botuese iu ofrojn\u00eb: q\u00eb librin e p\u00ebrfunduar dhe redaktuar nga vet\u00eb autori, ta marrin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb faqosur, dizenjuar, lidhur dhe me nj\u00eb num\u00ebr ISBN p\u00ebr t\u00eb. Rrezikun financiar t\u00eb lidhur me mosshitjen e librave, sht\u00ebpit\u00eb botuese e l\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht tek autori, duke e kthyer at\u00eb nga prodhues dije dhe arti n\u00eb klient, deri urrejt\u00ebs e p\u00ebr\u00e7mues i sht\u00ebpive botuese.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pirateria<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me librat e p\u00ebrkthyer nga gjuh\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb problematik\u00eb tjet\u00ebr r\u00ebndon mbi botuesit q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb blerjen e t\u00eb drejtave t\u00eb autorit nga sht\u00ebpit\u00eb e huaja botuese. Pirateria. Pa shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje e p\u00ebr t\u2019u luftuar ashtu si\u00e7 do t\u00eb duhej. Shum\u00eb p\u00ebrkthime qarkullojn\u00eb, me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt, pa leje p\u00ebrdorimi t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autorit, d\u00ebmtuese t\u00eb biznesit t\u00eb sht\u00ebpive botuese t\u00eb cilat e blejn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tregon bilanci i vitit 2012?<\/strong><\/p>\n<p>Rezulton se 1675 libra jan\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2012 e nga k\u00ebta 545 jan\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb artistike e nga k\u00ebta 373 tituj i p\u00ebrkasin let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr librat jo-artistik\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pesh\u00ebn kryesore, do t\u00eb d\u00ebgjoja se nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo e teksteve shkollore p\u00ebr t\u00eb gjitha nivelet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i sigurt t\u00eb ardhurash. Nd\u00ebr librat artistik\u00eb, nj\u00eb burim tjet\u00ebr i sigurt do t\u00eb ishte me autor\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb duan t\u00eb publikojn\u00eb me investim vetjak. Drejtimi q\u00eb pritet nga nj\u00eb sht\u00ebpi e mir\u00eb botuese, do t\u00eb ishte: p\u00ebrkthimi i let\u00ebrsis\u00eb artistike dhe jo-artistike. N\u00ebse do t\u00eb isha largpam\u00ebse, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb p\u00ebrkthimin e autor\u00ebve t\u00eb huaj, do t\u00eb investoja n\u00eb promovimin e talenteve shqiptare. N\u00eb pun\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb zbuluar \u201ctalent scouts\u201d dhe kritik\u00eb p\u00ebr t\u2019i angazhuar me pun\u00eb, do t\u00eb kuptoja q\u00eb k\u00ebto dy hallka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e industris\u00eb n\u00eb fakt i mungojn\u00eb industris\u00eb. Duke k\u00ebrkuar p\u00ebr specialist\u00eb t\u00eb mir\u00eb shitjesh n\u00eb treg, do t\u00eb d\u00ebgjoja se n\u00eb industrin\u00eb e librit k\u00ebt\u00eb funksion n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, e mbulojn\u00eb vet\u00eb drejtuesit e sht\u00ebpive botuese.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>eBooks dhe shitjet online<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb konstatoja se temat eBooks dhe shitjet online jan\u00eb ende larg v\u00ebmendjes s\u00eb sht\u00ebpive botuese dhe k\u00ebtu do t\u00eb shihja q\u00eb ka ve\u00e7an\u00ebrisht vend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshim e sjell\u00eb risi n\u00eb industri. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb internet, qoft\u00eb si lexues, qoft\u00eb si shkrues \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht autor\u00ebt e rinj. Ata jan\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb rrjetet sociale dhe priren drejt komunikimit. Por sht\u00ebpit\u00eb botuese ende nuk jan\u00eb online n\u00eb form\u00ebn q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb simotrat e tyre n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsit\u00eb elektronike si p\u00ebr publikimin e librave me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe promovimin dhe shitjen e tyre p\u00ebrmes platformave ekzistuese t\u00eb shitjeve online, do t\u00eb afronin edhe at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lexuesve q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit Shqip\u00ebrin\u00eb e gjuh\u00ebn shqipe i arrijn\u00eb p\u00ebrmes internetit, duke e b\u00ebr\u00eb tregun e arritsh\u00ebm p\u00ebr librin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se ai q\u00eb perceptohet n\u00eb kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb brenda t\u00eb cil\u00ebve jetojn\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Konsolidimi i industris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rast se do t\u00eb kisha forc\u00ebn e nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme botuese, do t\u00eb studioja me v\u00ebmendje zhvillimin e sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb vogla botuese jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe Kosov\u00eb e Maqedoni, p\u00ebr t\u00eb shquar ato n\u00eb mes tyre q\u00eb jan\u00eb pjekur m\u00eb shum\u00eb si biznese p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e blerjes dhe integrimit t\u00eb tyre: p\u00ebr t\u00eb konsoliduar fuqin\u00eb financiare, p\u00ebr t\u00eb krijuar sinergji n\u00eb prodhim, p\u00ebr t\u00eb fituar ekspertiz\u00eb e fokus q\u00eb mund t\u00eb mungoj\u00eb. Me rreth 60 sht\u00ebpi botuese q\u00eb operojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb thuhet se industria ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr konsolidim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Investimi<\/strong><\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmbledhur informacionet e fituara, duke njohur prirjet e mia dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nxitje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zhvilluar biznes, do t\u00eb vendosja t\u00eb investoja: p\u00ebr nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb publikimesh p\u00ebr t\u00eb pasur burime t\u00eb ndryshme t\u00eb sigurta t\u00eb ardhurash nga libri; ose vet\u00ebm tek let\u00ebrsia e mir\u00eb e huaj dhe vendase dhe nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb zhvilloja edhe nj\u00eb biznes mb\u00ebshtet\u00ebs nga i cili t\u00eb kisha aq fitime sa t\u00eb kompensoja humbjet n\u00eb biznesin e publikimit t\u00eb librave. Kjo do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhte derisa lexuesit t\u00eb arrinin n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb pjekurie q\u00eb do i shtynte t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb libra cil\u00ebsor\u00eb, t\u00eb blejn\u00eb libra q\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e autorit, t\u00eb lexojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb let\u00ebrsi vendase p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans rritjes s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb rinj shqiptare dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Aktivizimi n\u00eb Shoqat\u00ebn e Botuesve Shqiptar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si sht\u00ebpi e re botuese, do t\u00eb aktivizohesha brenda Shoqat\u00ebs s\u00eb Botuesve Shqiptare dhe do t\u00eb punoja p\u00ebr fuqizimin e saj si promovuese e interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Do t\u00eb sugjeroja dhe do t\u00eb prisja q\u00eb shoqata t\u00eb aktivizohet n\u00eb drejtime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si: edukimi i publikut drejt let\u00ebrsis\u00eb cil\u00ebsore, trajnimi i redaktor\u00ebve, i kritik\u00ebve, i agjent\u00ebve letrare, i botuesve, ofrimi i platformave t\u00eb konkursit p\u00ebr zbulimin e talenteve, realizimi i studimeve me interes p\u00ebr zhvillimin e industris\u00eb, promovimi i saj p\u00ebrmes nj\u00eb platforme shum\u00eb aktive n\u00eb internet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dhe s\u00eb fundmi \u2026<\/strong><\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb afrohet tetori e n\u00ebntori, autor\u00ebt gjall\u00ebrohen dhe v\u00ebmendja n\u00eb Shqip\u00ebri fokusohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme tek libri. Si autore dhe me eksperienc\u00eb n\u00eb biznes e mbi t\u00eb gjitha si njeri q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe do t\u00eb doja t\u00eb lexoja me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrftoj kur lexoj edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera, do t\u00eb uroja q\u00eb disa prej sht\u00ebpive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme botuese n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb fuqi dhe stabilitet financiar si dhe biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndjesi t\u00eb ngjashme me sa u soll n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst p\u00ebr librin dhe leximin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, t\u00eb kalonin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces vler\u00ebsimi t\u00eb gjendjes dhe t\u00eb kuptonin se investimi largpam\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri do t\u00eb ishte ai q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte ndryshimin e madh n\u00eb tregun e librit dhe n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb afatgjat\u00eb do t\u00eb ishte fitimprur\u00ebs p\u00ebr investuesit. Dhe deri sa drejtuesit e sht\u00ebpive botuese ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak se i \u00e7on aty vendimi i sh\u00ebndosh\u00eb i nj\u00eb biznesi q\u00eb do t\u00eb zhvillohet, autor\u00ebt dhe publiku \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ken\u00eb deri diku mir\u00ebkuptim. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr subvencionim t\u00eb gjer\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs nga shteti, industria e publikimit t\u00eb librave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka nevoj\u00eb p\u00ebr biznese q\u00eb arrijn\u00eb t\u2019i mbijetojn\u00eb krizave dhe e shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drejtimin e duhur t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre, duke mbartur n\u00eb vete denj\u00ebsisht misionin e promovimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p><strong><em>Botimet Shqiptare ( facebook ),24 Shtator 2013<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lindita Komani U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb afrohet tetori e n\u00ebntori, autor\u00ebt gjall\u00ebrohen dhe v\u00ebmendja n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrqendrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme tek libri: duke u afruar tetori, tek \u00e7mimi Nobel p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb me shpres\u00ebn popullore t\u00eb p\u00ebrvitshme q\u00eb t\u00eb jet\u00eb Ismail Kadare ai q\u00eb e merr at\u00eb dhe duke u afruar&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3441,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3439\/revisions\/3441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}