{"id":3401,"date":"2013-09-20T16:46:02","date_gmt":"2013-09-20T16:46:02","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3401"},"modified":"2013-09-20T16:46:02","modified_gmt":"2013-09-20T16:46:02","slug":"franz-winsauer-misionari-austriak-i-mirditoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3401","title":{"rendered":"FRANZ WINSAUER, MISIONARI AUSTRIAK I MIRDITOR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/franz_winsauer_misionari_austr.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3402\" title=\"franz_winsauer_misionari_austr\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/franz_winsauer_misionari_austr.jpg\" alt=\"\" width=\"619\" height=\"287\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/franz_winsauer_misionari_austr.jpg 619w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/franz_winsauer_misionari_austr-300x139.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 619px) 100vw, 619px\" \/><\/a>Ndue DEDAJ<\/p>\n<p align=\"center\">&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cProjekt Albanien\u201d kontribuon prej 20 vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p align=\"center\">p\u00ebr shkollat, spitalet\u00a0 etj. \u2013<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong>F. Winsauer me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt austriak\u00eb dhe mirditor\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb interviste<!--more--><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fillimviti shkollor, nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave t\u00eb Mirdit\u00ebs nuk kan\u00eb si t\u00eb mos nisin nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm drejt Austris\u00eb, p\u00ebr zotin Franz Winsauer, njeriun q\u00eb e kan\u00eb gjithnj\u00eb pran\u00eb dhe n\u00ebse n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs ai nuk gjendet mes tyre. Ai \u00ebsht\u00eb aty me gjith\u00e7ka q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta n\u00eb vite, pajisjet e sjella rregullisht p\u00ebr klasat ku ata m\u00ebsojn\u00eb etj. Sapo \u00ebsht\u00eb kthyer nga qyteti i Dornbirnit nj\u00eb grup i \u201cProjekt Albanien\u201d q\u00eb ai drejton, me materiale t\u00eb reja p\u00ebr shkollat e rrethit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ritual bamir\u00ebsie dhe ndihme prej nj\u00ebzet vitesh p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb, pa pritur l\u00ebvdata nga qeveria, pushteti vendor etj. Jo, misionarit fisnik i mjafton buz\u00ebqeshja e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vendit t\u00eb dal\u00eb, fillimisht nga diktatura, pastaj nga tranzicioni i gjat\u00eb. Dhe mos prisni q\u00eb ky njeri i pabuj\u00eb t\u00eb shihet para kamerave, t\u00eb jap\u00eb intervista t\u00eb gjata, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb mbaj\u00eb ndonj\u00eb fjalim, kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb me t\u00eb. Ngjan si e habitshme nj\u00eb sjellje e till\u00eb tejet modeste, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur njer\u00ebzit e k\u00ebtush\u00ebm, po shpesh dhe disa t\u00eb huaj q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e d\u00ebshirojn\u00eb fort \u201creklam\u00ebn\u201d e pun\u00ebs s\u00eb tyre; drejtues shoqatash humanitare q\u00eb v\u00ebrtet kan\u00eb kontribuuar mes shqiptar\u00ebve, ama e kan\u00eb ngjitur emrin e tyre p\u00ebr \u00e7do fasad\u00eb shkolle, ambulance fshati, qendre sociale ku kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Si duket F. Winsauer \u00ebsht\u00eb ana tjet\u00ebr e medaljes. I mjafton sinqeriteti f\u00ebminor dhe jo \u201cdekoratat\u201d. Dhurata m\u00eb e fundit e austriak\u00ebve t\u00eb landit t\u00eb Foralbergut \u00ebsht\u00eb rikonstruksioni i konviktit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme industriale Rubik dhe pajisja e tij me gjith\u00e7ka t\u00eb re. N\u00eb filozofin\u00eb e k\u00ebtij projejti nuk ka gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha dhe gj\u00ebra t\u00eb vogla, por gjera q\u00eb njer\u00ebzve u duhen, q\u00eb nga godinat e shkollave e spitaleve q\u00eb kushtojn\u00eb miliona, te autombulancat, zjarrfikset e deri te librat dhe \u00e7antat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e familjeve t\u00eb vobekta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprat e financuara nga \u201cProjekt Albanien\u201d, vitet e fundit, jan\u00eb nj\u00eb varg objektesh n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb komunitetit n\u00eb komunat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb Mirdit\u00ebs: dy spitale t\u00eb rinj, nj\u00ebri n\u00eb Kurbnesh e tjetri n\u00eb Fan, si dhe dy uj\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb k\u00ebto dy komuna, nj\u00eb varg qendrash sh\u00ebndetsore: n\u00eb Sh\u00ebngjin, Domgjon, Lufaj Ka\u00e7inar, Lurth, disa qendra sociale, rinore n\u00eb Rr\u00ebshen, Reps etj. Vet\u00ebm nj\u00eb shtet mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bilanc t\u00eb till\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm veprash t\u00eb reja apo t\u00eb rind\u00ebrtuara, m\u00eb shum\u00eb se 50 t\u00eb tilla n\u00eb nj\u00ebzet vite, gjysma e tyre shkolla. F\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn minimunin jetik, ata t\u00eb kopshteve, \u00e7erdheve, konvikteve, grat\u00eb, t\u00eb moshuarit, t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb papun\u00ebt, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, familjet n\u00eb zgrip jan\u00eb kategorit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb nga projektet humanitare austriake. N\u00eb Reps u investua dhe p\u00ebr nj\u00eb bibliotek\u00eb publike, m\u00ebsuesit flisnin p\u00ebr nevoj\u00ebn e kthimit t\u00eb t\u00eb rinjve te libri, kurse Winsauer e mb\u00ebshteste konkretisht k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, me krijimin e mjedisit t\u00eb duhur dhe blerjen e librave. Komunat, bashkit\u00eb, organet arsimore dhe ato t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, shoqatat e ndryshme kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me \u201cProjekt Albanien\u201d, q\u00eb ndihmat dhe financimet e tij t\u00eb zgjidhin problemet m\u00eb t\u00eb ngutshme t\u00eb komunitetit mirditor. Natyrisht q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb kontributi thjesht i nj\u00eb njeriu, as vet\u00ebm i nj\u00eb Karitasi, por bujaria e Austris\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve; jan\u00eb austriak\u00ebt q\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti, q\u00eb e mbajn\u00eb at\u00eb gjall\u00eb e veprues, duke siguruar mjete, mallra dhe fonde p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Ka patur dhe nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb \u00e7muar bashk\u00ebpunimi mes Mirdit\u00ebs dhe Austris\u00eb, q\u00eb i paraprin krijimit t\u00eb shtetit shqiptar me 1912. Kur niste ky mision i ri austriak n\u00eb Shqip\u00ebri, mbase pak kush e dinte se po p\u00ebrs\u00ebritej historia. Shkollat e para n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, duke nisur nga fundi i shekullit XIX, ishin financuar nga Austria, si\u00e7 do t\u00eb kishte disa djem nga k\u00ebndej q\u00eb do t\u00eb studionin n\u00eb Vjen\u00eb, Grac, Insbruk etj. Asokohe vepronte protektorati i kultit n\u00eb Ballkan, q\u00eb do t\u00eb thoshte p\u00ebrkujdesje shpirt\u00ebrore dhe mb\u00ebshtetje arsimore, kulturore e Austris\u00eb mbi popullatat q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoheshin nga shkomb\u00ebtarizimi. Shkollat e koh\u00ebs s\u00eb Rilindjes, n\u00eb Orosh, Rr\u00ebshen, Milot etj., t\u00eb inicuara nga Imzot Prend Do\u00e7i, Abati i Mirdit\u00ebs, p\u00ebrmes shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb njohur \u201cBashkimi\u201d, si dhe nga Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri, Ndre Mjeda, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi etj., jan\u00eb disa nga veprat humanitare, civilizuese austriake t\u00eb nj\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong><\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong>Ideali i tij: humanizmi dhe bamir\u00ebsia <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>ndaj njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur nd\u00ebrmori misionin n\u00eb Shqip\u00ebri me 1992, Franz Winsauer ishte thuajse 60-vje\u00e7ar. Tani \u00ebsht\u00eb 80 dhe prap\u00eb nuk i ndahet vendit t\u00eb shqiponjave. Ishte dhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb korrikut n\u00eb Mirdit\u00eb, si gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb udh\u00eb ndonj\u00eb projekti t\u00eb ri. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ber\u00eb si i sht\u00ebpis\u00eb mes banor\u00ebve t\u00eb zonave rurale, n\u00eb shtigjet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta e grykat m\u00eb t\u00eb thella. Aty ku nuk vete shum\u00ebkush q\u00eb e ka p\u00ebr detyr\u00eb, vete ai q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se e ka p\u00ebr detyr\u00eb. Por e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje, t\u2019u gjendet sot e mot njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb misioni i tij i dashuris\u00eb p\u00ebr ta. Ndaj ka sfiduar mosh\u00ebn, s\u00ebmundjen e pak viteve m\u00eb par\u00eb. Tani ai mban dhe nj\u00eb shkop, por nuk \u00ebsht\u00eb plakur dhe me sa duket nuk do t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i till\u00eb. Kan\u00eb kaluar vite qysh kur ai n\u00eb vendin e tij u fliste njer\u00ebzve p\u00ebrmes Radios ku punonte, tani as ta d\u00ebgjoj\u00eb radion nuk ka shum\u00eb koh\u00eb. Nj\u00ebzet e nj\u00eb vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarrte nj\u00eb mision ndihme e bamir\u00ebsie n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr e Mirdit\u00eb. Komuna q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb p\u00ebr hise p\u00ebr t\u2019i ndryshuar faqen ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb thellat e vendit, ani se tash p\u00ebrshkohet nga autostrada Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs. Fani p\u00ebrtej \u201cn\u00ebnt\u00eb maleve\u201d, me 15 fshatra dhe mbi 10 mij\u00eb banor\u00eb, kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe Franz Winsauer, miku i dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira, ishte gjendur atje. Bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij m\u00eb i ngusht\u00eb do t\u00eb ishte Gjon Markagjoni, q\u00eb kishte shkuar jet\u00ebn n\u00eb kampet e internimit dhe tani vinte t\u00eb b\u00ebnte bamir\u00ebsi n\u00eb vendlindjen e tij. Bir i der\u00ebs s\u00eb njohur t\u00eb Gjomarkajve, q\u00eb regjimi i m\u00ebparsh\u00ebm komunist e kishte rr\u00ebzuar me kulm e themel, atij i duhej mund me i rikthye der\u00ebs s\u00eb tij historike nderin dhe dinjitetin e marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. N\u00eb Fan do t\u00eb nd\u00ebrtoheshin, apo rikonstruktoheshin, nj\u00eb varg shkollash, furra e buk\u00ebs, kisha e vjet\u00ebr e Sh\u00ebn Markut etj. Winsauer shkonte e vinte pareshtur nga Foralbergu n\u00eb Mirdit\u00eb, gjithnj\u00eb me projekte t\u00eb reja ndryshimi.<\/p>\n<p>Veprimtaria e misionit t\u00eb tij, hap pas hapi, do t\u00eb shkrihej dhe n\u00eb komun\u00ebn e Ka\u00e7inarit, Selit\u00ebs, Oroshit, bashkin\u00eb e Rr\u00ebshenit dhe t\u00eb Rubikut. Ai tashm\u00eb ishte kudo ku kishte nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Shum\u00eb ia kishin d\u00ebgjuar emrin, kurse fytyr\u00ebn pak ia kishin par\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr emri i tij nuk ishte sh\u00ebnuar \u201cbujarisht\u201d n\u00eb asnj\u00eb pllak\u00eb apo tabel\u00ebz mir\u00ebnjohje dhe kur di\u00e7ka e till\u00eb ndodhi, n\u00eb Qendr\u00ebn Kulturore t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve Rr\u00ebshen, ai nuk do t\u00eb ndjehej mir\u00eb dhe ishte mbase e para her\u00eb q\u00eb syt\u00eb e tij shprehnin qortim. Duku, mburrja, turri p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb \u201chistori\u201d, jan\u00eb tipike p\u00ebr sojin e pushtetar\u00ebve pa lavdi, q\u00eb nuk u mjaftojn\u00eb banderolat me fytyrat e tyre elektorale, pa\u00e7ka se sa i sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb popullit, p\u00ebr t\u00eb cilin fort p\u00ebrbetohen e pak b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u201cProjekt Albanien\u201d &#8211; Guten Tag&#8230; Mirdita!<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Projekti austriak n\u00eb Mirdit\u00eb (n\u00eb dy vitet e para ka vepruar dhe n\u00eb Shkod\u00ebr) ka marr\u00eb jet\u00eb n\u00eb qytetin e Dornbirnit t\u00eb Foralbergut. Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb vite jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, ku nuk mund t\u00eb mos ve\u00e7osh zonj\u00ebn Daniela Thaler, e cila merret me problemet e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb. Si nuk u lodh tash kaq vite kjo zonj\u00eb austriake duke u sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve tan\u00eb deri n\u00eb Arr\u00ebz e Lufaj? Tani ka disa familje t\u00eb varf\u00ebra q\u00eb kujdesohet p\u00ebr to. Zef Shtia, menaxheri i Projektit dhe prej 10 vitesh drejtor i Caritasit \u201cMirdita\u201d, e njeh me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb terrenin ku vepron, me t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e banor\u00ebve. Dikur familja e tij ishte internuar nga Shkodra n\u00eb Kurbnesh, por kjo nuk e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb urrej\u00eb, p\u00ebrkundrazi ai punon me p\u00ebrkushtim me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet, demokrat\u00eb, socialist\u00eb, pasi nj\u00eb mision humanitar nuk mund t\u00eb mendohet ndryshe. Marie Biba, ish-kryetare e Bashkis\u00eb Rr\u00ebshen, me nj\u00eb edukat\u00eb pune model, drejton prej shum\u00eb vitesh qendr\u00ebn e gruas \u201cMirditorja\u201d, q\u00eb ka zhvilluar kurse t\u00eb shumta me grat\u00eb: kuzhine, rrobaqepsie, kompjuteri etj., tani me ide t\u00eb reja p\u00ebr kurse n\u00eb l\u00ebmin e turizmit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb faqja zyrtare n\u00eb internet e \u201cProjekt Albanien\u201d ka vizitor\u00eb dhe nga Kina e Hon Kongu, por p\u00ebr vet\u00eb natyrshm\u00ebrin\u00eb e tij. Fytyra t\u00eb lodhura, t\u00eb varf\u00ebr, hallexhinj, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb shihen n\u00eb imazhet e filmuara n\u00eb fshatra vitet e para, q\u00eb jan\u00eb ndihmuar t\u00eb dalin nga mbijetesa. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00ebzet viteve u p\u00ebrvijuan disa shoqata e qendra humanitare, si \u201cKaritas Mirdita\u201d, qendra e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve mendor\u00eb, qendra e gruas, lidhja kulturore Austri-Mirdit\u00eb (K\u00d6M) etj. N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb thell\u00eb rronte nj\u00eb familjar i verb\u00ebr, i moshuar me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe ishin k\u00ebta austriak\u00eb q\u00eb i nd\u00ebrtuan sht\u00ebpin\u00eb, ashtu si t\u00eb tjer\u00eb individ\u00eb u d\u00ebrguan jasht\u00eb shtetit p\u00ebr kurim. Gjon Nikoll Deda nga Rr\u00ebsheni ka qen\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr mirditor\u00ebt q\u00eb kishte shkuar n\u00eb Austri, mik n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Winsauerit, ku i kishte rr\u00ebfyer atij p\u00ebr vitet e burgut politik n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Kurse Ndue Frrok Gjeta, familja e t\u00eb cilit gjithashtu kishte qen\u00eb e p\u00ebrsekutuar r\u00ebnd\u00eb nga regjimi komunist, ka qen\u00eb nd\u00ebr mikprit\u00ebsit e z. Winsauer n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Fan.<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p>Pyetjes son\u00eb se \u00e7far\u00eb kujtoni nga dita Juaj e par\u00eb n\u00eb Mirdita, pader Winsauer i p\u00ebrgjigjet: \u201cIshte dit\u00eb gushti e vitit 1992. Jemi takuar n\u00eb Fan me ata q\u00eb do t\u00eb ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm. Karitasi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar na kishte \u00e7uar n\u00eb Mirdit\u00eb. Organet e pushtetit n\u00eb Rr\u00ebshen na than\u00eb: \u201cN\u00eb Fan kemi m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ju\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb ne at\u00eb dit\u00eb u gjendem n\u00eb komun\u00ebn e Fanit. Dhe e dini si na than\u00eb banor\u00ebt: \u201cKan\u00eb ardhur shum\u00eb veta si ju me na pa, po asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb&#8230;\u201d N\u00ebnteksti ishte i qart\u00eb, edhe ju si t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb b\u00ebni, do na lini sh\u00ebndetin. Por jo, ne q\u00ebndruam atje. Kishte aq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn ton\u00eb. E filluam me shkollat, n\u00eb Petoq, Munell\u00eb e me radh\u00eb. Nd\u00ebrtuam furr\u00ebn e buk\u00ebs, restauruam kish\u00ebn, b\u00ebm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e murgeshave. Duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb fillim gjendja atje ishte krejt\u00ebsisht e paqart\u00eb, e panjohur p\u00ebr ne. Por na vun\u00eb n\u00eb udh\u00eb me informacionet e tyre, Gjon Marka Gjoni dhe Frida Sadedini, dy njer\u00ebz q\u00eb kishin vuajtur shum\u00eb nga regjimi i kaluar. Gjoni, q\u00eb m\u00eb pas u zgjodh deputet, ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb drejtimin e Karitasit, deri n\u00eb vitin 2003 kur papritur u nda nga jeta, duke i l\u00ebn\u00eb kujtimet e jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb vuajtur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb botuar n\u00eb shqip dhe n\u00eb gjermanisht.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them se na ka p\u00eblqyer shum\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kemi gjetur njer\u00ebz bashk\u00ebpunues dhe t\u00eb interesuar p\u00ebr zhvillimin e trev\u00ebs s\u00eb tyre. Ne u sillnim ndihma q\u00eb ata t\u2019i p\u00ebrdornin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e zon\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb p\u00ebrpara&#8230;\u201d<\/p>\n<p>\u201cPo sot, kur shkoni n\u00eb Fan, si ndiheni?\u201d e pyesim s\u00ebrish misionarin fisnik.<\/p>\n<p>\u201cNdihem si n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, aq i madh \u00ebsht\u00eb ndryshimi. Rruga Durr\u00ebs &#8211; Kuk\u00ebs q\u00eb p\u00ebrshkon lugin\u00ebn e Fanit \u00ebsht\u00eb supermoderne. Kurse matan\u00eb rrug\u00ebs jeta shpesh ka mbetur aty ku ka qen\u00eb&#8230; V\u00ebrtet n\u00eb an\u00eb t\u00eb saj kan\u00eb nisur t\u00eb nd\u00ebrtohen vila, hotele, restorante, karburante etj., por ritmet lypet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta dhe sidomos t\u00eb nd\u00ebrmerren veprimtari prodhuese e jo gjera luksi. P\u00ebr shembull, nj\u00eb drejtim i duhur do t\u00eb ishte turizmi&#8230;\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e Winsauerit dhe stafit t\u00eb tij t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vazhdimisht dhurata p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb nevoj\u00eb. N\u00eb Rr\u00ebshen \u00ebsht\u00eb shtuar dhe nj\u00eb qend\u00ebr e re, ajo e trajtimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me probleme sociale. Sapo mbarojn\u00eb shkoll\u00ebn, rreth 20 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb till\u00eb, jo pak prej tyre rom\u00eb, i pret nj\u00eb\u00a0 drek\u00eb e shijshme, n\u00eb mjediset e qendr\u00ebs s\u00eb past\u00ebr e funksionale. Pastaj n\u00ebn kujdesin e nj\u00eb m\u00ebsuesje me p\u00ebrvoj\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00ebsimet p\u00ebr nes\u00ebr. K\u00ebshtu k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb i ikin rrug\u00ebs dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lidhur me librat. Nuk duhet harruar, thon\u00eb kujdestar\u00ebt e qendr\u00ebs, q\u00eb n\u00eb fillim mjaft prej tyre ishin analfabet\u00eb, nuk dinin shkrim e k\u00ebndim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr humane e k\u00ebtij misionari, si gjithnj\u00eb t\u00eb pabuj\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Fabian Barcata dhe Franz Winsauer, <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>dy misionar\u00eb austriak\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Kur Franz Winsauer shkeli n\u00eb Mirdit\u00eb me 1992 mbase nuk e dinte se nj\u00ebqind vjet para tij k\u00ebtu kishte qendruar p\u00ebr m\u00eb se dhjet\u00eb vjet nj\u00eb bashk\u00ebv\u00eblla i tij me zhgun, fran\u00e7eskani Fabian Barcata nga Tiroli i Jugut, n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekullit XIX dhe deri n\u00eb vitin 1907, kur largohet nga vendi yn\u00eb. Edhe ai do ta lidhte emrin e tij me Shkodr\u00ebn, Lezh\u00ebn, Mirdit\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht Rubikun, ku shkroi dhe romanin e mahnitsh\u00ebm \u201cLule\u201d, q\u00eb qe botuar gjermanisht me 1924 dhe shqip me 1930 n\u00eb Tiran\u00eb. Zoti Winsauer jo vet\u00ebm q\u00eb sponsorizoi sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cMirdita\u201d p\u00ebr ribotimin e k\u00ebtij libri, por m\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e autorit t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve, mund\u00ebsoi dhe zbulimin n\u00eb nj\u00eb manastir austriak t\u00eb \u201cDitarit Shqiptar\u201d t\u00eb Barcat\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas u p\u00ebrkthye e botua n\u00eb shqip. Po nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb syth, por ngjashm\u00ebria mes personazheve dhe misioneve humane n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme. Fabian Barcata ishte prift famillitar, m\u00ebsues i seminarist\u00ebve t\u00eb Rubikut, por dhe biolog, shkrimtar, piktor. Ai sillte ila\u00e7e nga Vjena p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar njer\u00ebzit e prekur nga lija, i m\u00ebsonte bujqit vendas si t\u00eb kultivonin disa nga kulturat e reja bujq\u00ebsore, pra, b\u00ebnte dhe mjekun dhe agronomin p\u00ebr ta. Nd\u00ebrhynte dhe n\u00eb shuarjen e gjakmarrjes. I nxiste njer\u00ebzit e Bulg\u00ebrit e Kryezezit t\u00eb hapnin shkolla shqipe, pasi vet\u00ebm ashtu ata do t\u00eb mund t\u00eb ishin vetvetja, t\u00eb forconin identitetin e tyre komb\u00ebtar e kulturor. Gazeta \u201cShqip\u201d ka botuar reportazhe e suplemente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb tep\u00ebr interesante dhe nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb zgjatemi, por rastin e tij e soll\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar se rruga e misioneve nuk ka t\u00eb sosur, ani se dikur kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ila\u00e7e kundra lis\u00eb e tash k\u00ebrkesa t\u00eb tjera. Ve\u00e7se, si at\u00ebher\u00eb si sot, n\u00eb fokus \u00ebsht\u00eb njeriu, dimensioni i tij social. N\u00eb romanin \u201cLule\u201d At Fabiani merakosej se bota po prishej nga hyrja e modernes me gjith\u00eb \u201clyzhd\u00ebr\u201d &#8211; dhe t\u00eb mendosh se at\u00ebher\u00eb nuk ishte droga, terrorizmi, v\u00ebrbimi nga teknologjia etj. Ashtu si Winsauer sot q\u00eb sjell komjutera p\u00ebr shkollat, por nuk d\u00ebshiron aspak q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb marrosen pas bot\u00ebs virtuale. Misioni humanitar n\u00eb thelb ky \u00ebsht\u00eb, jo ndihmat materiale n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, por mir\u00ebqenia shpirt\u00ebrore e njer\u00ebzve, ve\u00e7mas f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Nj\u00eb flet\u00eb e re historie mes Austris\u00eb dhe Mirdit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nderim t\u00eb misionarit t\u00eb mir\u00ebnjohur, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb mirditor\u00ebt nisnin nj\u00eb mesazh fal\u00ebnderimi drejt Dornbirnit: \u201cN\u00eb kap\u00ebrcimin e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb tranzicionit demokratik na \u00ebsht\u00eb gjendur pran\u00eb \u201cProjekt Albanien\u201d dhe drejtuesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm e tij, pader Franz Winsauer me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt. Ai erdhi n\u00eb vendin ton\u00eb nga Karitasi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kurse n\u00eb Mirdit\u00eb me rokomandimin e Ivan Diasit, asokohe ambasadori i Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri. Prisnin shkollat p\u00ebr t\u2019u rind\u00ebrtuar, nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u integruar. Shteti e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrballonte k\u00ebrkesat e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb re, pasi vendi dilte nga diktatura. Jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme ndihmat n\u00eb vite, n\u00eb baz\u00eb materiale dhe pajisje p\u00ebr shkollat, konviktet, kopshtet, \u00e7erdhet, spitalet. Ai ndjehet mir\u00eb kur njer\u00ebzve u b\u00ebhet mir\u00eb dhe ata i jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs sa her\u00eb aty ku rrojn\u00eb ndodh di\u00e7ka e re: nj\u00eb spital i ri modern n\u00eb Klos, nj\u00eb qend\u00ebr kulturore p\u00ebr t\u00eb rinj e t\u00eb moshuar n\u00eb Reps, nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb Selit\u00eb, nj\u00eb terren sportiv p\u00ebr t\u00eb rinj n\u00eb Fan, nj\u00eb ur\u00eb fshati n\u00eb Masht\u00ebrkor p\u00ebr t\u00eb kaluar nx\u00ebn\u00ebsit, disa kabinete m\u00ebsimore n\u00eb gjimnazin e Rr\u00ebshenit, nj\u00eb lulishte dhe nj\u00eb kend loj\u00ebrash p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e qytetit, kurse informatike, rrobaqep\u00ebsie, kuzhine p\u00ebr komunitetin mirditor, shkoll\u00eb verore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e zonave t\u00eb thella etj. \u00cbsht\u00eb e gjat\u00eb lista e veprave bamir\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij misionari t\u00eb shquar, shpallur tri her\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d, n\u00eb bashkin\u00eb Rr\u00ebshen, komun\u00ebn Fan dhe K\u00ebshillin e Qarkut Lezh\u00eb. Por nderimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai i pashkruar.\u201d<\/p>\n<p>E pyesim zot\u00ebrin\u00eb e moshuar se cila \u00ebsht\u00eb e ardhmja e \u201cProjekt Albanien\u201d? Dhe ai na p\u00ebrgjigjet: \u201cEdhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa ne na duan njer\u00ebzit k\u00ebtu\u201d, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se mirditor\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb ta ndiejn\u00eb dor\u00ebn e tij at\u00ebrore. \u201cFakti q\u00eb punojm\u00eb prej 20 vjet\u00ebsh tregon se ne shohim mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim. B\u00ebhen gj\u00ebra t\u00eb vogla, pasi nuk ka shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha. Kjo na motivon q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar kaq vite, por afron nj\u00eb \u00e7erek shekulli shoq\u00ebri e hapur dhe misionar\u00ebt e huaj nuk do t\u00eb rrin\u00eb gjithnj\u00eb mes nesh. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ndihmat materiale q\u00eb ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb do t\u00eb mbetet p\u00ebrvoja se si ata punojn\u00eb. Karitasi nuk ka pse t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm nga jasht\u00eb, \u201ckaritas\u201d mund t\u00eb ngr\u00ebm\u00eb dhe k\u00ebtu, mjafton t\u00eb kuptohet se duhet m\u00eb shum\u00eb solidaritet me njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. N\u00eb logon e k\u00ebtij Projekti shihen dy duar q\u00eb shtr\u00ebngohen, ngjatjetohen, natyrisht nj\u00eb emblem\u00eb e p\u00ebrbotshme, q\u00eb shpreh mir\u00ebkuptimin e atij q\u00eb ka me at\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur&#8230; mb\u00ebshtetje dhe dashuri.<\/p>\n<p>Misioni i z. Winsaur nuk njeh lodhje. Ky \u00ebsht\u00eb urdhri i misionar\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb. Ata jan\u00eb njer\u00ebz me shpirt N\u00ebn\u00eb Tereze dhe nuk reshtin asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nga e mira, le pastaj t\u00eb din\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohen. Danke (Faleminderit), Herr Winsauer! Danke, Austria!<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong><\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue DEDAJ &#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cProjekt Albanien\u201d kontribuon prej 20 vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkollat, spitalet\u00a0 etj. \u2013 &nbsp; F. Winsauer me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt austriak\u00eb dhe mirditor\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb interviste<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3401","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3403,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3401\/revisions\/3403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}